Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Exclamation Vëllai kafshon të motrën e vogël për vdekje

    ----------------------------------------------------

    Ngjarje makabre ne nje fshat te Elbasanit dhe teper e paprecedent ka ndodhur dy dite me pare. Prindrit merren ne pyetje per fshehjen e ngjarjes, nderkohe qe autori minoren rezulton te jete me te meta mendore. Shprehja pagane se "do haje njeriu-njeriun", ka gjetur domethenien me tragjike ne nje fshat te Elbasanit. Vellai ka ngrene te motren per se gjalli dhe trupi i saj eshte varrosur dje pasdite. Historia ka si personazh fshtatin Shtepanje, 30 km larg qytetit. Ndersa e ema ka vene te tre femijet ne gjume, ndoshta nuk ka vene koken mbi jastek, duke menduar per fatin e te shoqit refugjat ne Greqi. Nuk ishte e thene keshtu. Britmat e foshnjes 3-muajshe e kane zgjuar befasisht. Eshte lebetitur kur ka pare te gjakosur foshnjen qe sapo e kishte pagezuar me emrin Bukurie. Mbi trupin e saj te njome ka pare njolla gjaku dhe djalin me emrin Axhuanin, qe nuk ngopej duke kafshuar. Ky "vampir" kishte kohe qe ishte bere tmerri i lagjes. I favorizuar edhe nga te metat mendore, ai kafshonte cdo njeri qe gjente perpara. Kjo ishte arsyeja qe nena shpesh e lidhte pas hekurave te krevatit. Naten qe e zgjidhi, ndodhi gjema. Axhuani kishte pritur sa t'i zinte gjumi te gjithe dhe i ishte turrur se motres. Pasi i kishte kafshuar ne te gjithe pjeset e trupit, e ka perplasur pertoke dhe kafka e foshnjes ende e paformuar, nuk ka mbajtur dot trurin Brenda, duke pesuar demtime te renda. E ema, Vjollca ka kerkuar ndihmen e banoreve te lagjes. Fqinjet ishin te paret qe erdhen ne ndihme, por e mitura kishte dhene shpirt. Pas ngjarjes ne spitalin e Elbasanit, nje dite me pas eshte njoftuar edhe policia. Ne pyetje jane marre familjaret, nderkohe qe eshte njoftuar dhe babai i femijeve ne Greqi. Burime zyrtare thane se moren nen kujdes femijen "vampir", 8-vjec dhe pritet qe ai t'u dorezohet mjekeve te spitalit psikiatrik. "Nuk kam cfare te bej", u shpreh e ema, Vjollca. Ajo i beri thirrje shoqatave jofitimprurese qe ta marrin. Paniku ka zene gjithe fshatin, saqe dje kur u be varrimi i foshnjes, nuk kishte asnje femije neper lagje. Kjo gje ka ndodhur ne Elbasan, ne qytetin e njemije e nje cudirave.

    Marre nga "Koha Jone"

    ----------------------------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga zeus : 17-07-2005 më 03:44
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

Tema të Ngjashme

  1. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  2. Vëllai "marton" motrën me të vdekurin
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 17:27
  3. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 18:39
  4. Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiut
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 06:58
  5. Prostitucioni dhe morali
    Nga tani në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-01-2003, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •