Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867

    Nuse shqiptare në Tetovë, për 500 euro

    Dy agjenci ilegale martesash mundësojnë lidhjen e vajzave nga Shkodra me djem maqedonas nga Tetova


    Numri i martesave të vajzave shqiptare me maqedonas është 300. Sociologia: U martuan me dëshirë



    TETOVË - Të paguash 500 euro, për të gjetur nuse shkodrane. Kjo u ka ndodhur rreth 300 djemve maqedonas, kryesisht nga rrethinat e Tetovës, të cilët për kurorëzimin e tyre janë “ndihmuar” nga dy agjenci ilegale martesash, me qendër në Shkodër dhe Tetovë. Sipas “Koha Ditore” mësohet se për kurorëzimet mes maqedonasve dhe vajzave shqiptare luajnë rol kryesor agjencitë e mësipërme, selia e së cilës në Tetovë gjendet në fshatin Kopanicë, ndërsa në të punojnë shqiptarë edhe maqedonas që kanë lidhje të drejtpërdrejta me agjencinë e Shkodrës. Burime nga kjo agjenci pohojnë se djemtë beqarë mbi 30 vjeç, të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të martohen në Maqedoni aplikojnë në këtë agjenci, për të gjetur një nuse shqiptare. Shuma që paguhet prej dy palëve për një shërbim të tillë është 500 euro, por në pjesën më të madhe të rasteve, janë paguar nga dhëndri.


    Martesat shqiptaro-maqedonase

    Gjatë dhjetë viteve të fundit, mbi 300 vajza nga Shqipëria janë martuar me maqedonas nga Tetova. Sipas Qendrës për Punë Sociale në Tetovë mësohet se kjo tendencë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti, madje vihet re një shtim i numrit të maqedonasve që martohen me vajza shqiptare.
    Martesa e parë shqiptaro-maqedonase, zyrtarisht është regjistruar në vitin 1995 kur një vajzë nga Shqipëria veriore ka hyrë në lidhje bashkëshortore me një maqedonas, që në atë kohë ka qenë një befasi e madhe duke pasur parasysh përkatësinë nacionale të këtij çifti. Numri i martesave të këtilla, deri në vitin 2000 ka qenë tepër simbolik, kurse numri i tyre është shtuar me shpejtësi pas vitit 2001, kohë kur është shënuar edhe numri më i madh i martesave të tilla. Nada Bllazhevska, sociologe në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, ka pohuar për një rritje të vazhdueshme të martesave të tilla. “Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që lidhjet bashkëshortore mes shqiptareve dhe djemve maqedonas shënojnë rritje vazhdimisht, por sigurisht përkatësia katolike e të dyja palëve dhe karakteri shumë i urtë i vajzave nga Shqipëria bën që ato të jenë shumë të kërkuara në Tetovë”,- ka thënë Vllazhevska.


    Nuset maqedonase, nga Shkodra

    Vajzat që martohen me burra maqedonas vijnë nga Shqipëria e veriut, kryesisht nga fshatrat e Shkodrës, kurse mbi 90 për qind e tyre janë katolike. Ato janë martuar me banorë të fshatrave të Tetovës, që janë me shumicë maqedonase si Brevenicë, Dobrosht, Ratajë, Tearcë, Dobrosht, Zhillcë, Vratnicë dhe Jegunovc. Mosha mesatare e këtyre vajzave është 24 - 35 vjeç. Për sociologët është interesant fakti se asnjëri prej këtyre çifteve të martuara me ndërmjetësinë e agjencive ilegale nuk ka parashtruar kërkesë për ndarje në institucionet përkatëse në Tetovë. Zyrtarët thonë se vajzat shqiptarë që janë martuar me djem maqedonas kanë pohuar se një hap të tillë e kanë marrë me dëshirën e tyre, ndërsa kanë shtuar se problemet në këto lidhje janë mosnjohja e gjuhës dhe e partnerit. “Në bisedat që kemi zhvilluar me këto vajza, asnjëra prej tyre nuk ka deklaruar se ka hyrë në bashkëshortësi si pasojë e frikës apo presionit, por përkundrazi të gjitha na kanë deklaruar se me vetë dëshirë dhe me lejen e familjes së tyre kurorëzohen me qytetarë maqedonas”,- ka deklaruar sociologia Nada Vllazhevska.

    Marre nga "Shekulli"

  2. #2
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Une nje gje se kuptoj, se cfare interesi kane keto maqedonsit te martohen me vajza, nga nje rajon teper i larget me te tyrin.....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Dashurija nuk ka kufi.............,pa marre parasysh ngjarjet,rrethanat,ajo lind......

    Vetem te para femrat shqipetare......
    Menyra e krijimit te nje kombesije te re,si rezultat te bashkimit te shqipetareve dhe maqedoneve....
    Qe ne te ardhmen do te quhen ''ALBMAQ'' ose ''AMLABAMAQ''
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shkrimi eshte 100% genjeshter e kulluar, kete jua them me sinqeritetin me te madh, une cdo dite jam ne Tetove dhe e shoh si eshte puna.

    Mandej kur permenden disa fshatra une prej atyre fshatrave kam shoke ne fakulktet dhe ne ato fshatrat me shume se ka 5-6 shpi s'ka maqedon, a ketu thuhet se shumica jane maqedon, po si more aq lehte bien ne provokime te tilla.

    Dhe ajo shume se 300 djem maqedon kane mare nuse nga Shkodra harojeni se ajo eshte nje manipulim teper i madhe, eshte fakt se disa gra jane martuar ne Tetove por ato krysisht kane qene te punotore ne Maqedoni si gazetare, lektore e tjeter...pra disa gra ketu behet fjale vetem per 5-6 cifte dhe kurre me shume sepse cdo dite jam ketu dhe i shoh si shkojne gjerat, harrojeni ato shifrat 300 femra jane ne Tetove, mos u mashtroni aq lehte...

    Kurre mos u besoni ketyre shkrimeve.

    Kaloni mire...
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Bashkohem me Davius...perralla me mbret me duket ky shkrimi.

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shekulli i kthen grushtin qeverise dhe Maqedonise ne teresi.
    Nese mbani mend, ishte nje gazetar i Shekullit me familje qe u burgos para ca kohesh ne Maqedoni.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    E pse qenka per tu bere publike se sa veta jane martuar e sa jo ? Te martohen zoti ju mbushte shtepite me femije , nipera e mbesa. Ka pas raste qe jane martuar me jevgj , e ketu ne Us po shohim femra shqiptare qe jane lidhur edhe me zezake . Ku eshte problemi ketu se eshte Maqedonas apo tetovar , ku ju ka ngjitur po martohen , se nuk perfitojne asgje . A thua se po u martuan do arrijne qiellin e shtate. Mjafton te jene njerez te mire dhe rrace e bardhe pa te tjerat kalojne. Pastaj persa i perket gjuhes une kam idene se te gjiteh flasin shqipen pak a shume . Pastaj dashuria ka gjuhen e vet , s'ka nevoje per perkthyes.




    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  8. #8
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    O mjeshtra , e kuptoni ju temen dhe cili eshte thelbi i saj apo postoni thjesht per te rritur numrin e postimeve?

    Davius , nese ti nuk e beson artikullin ne fjale duhet te na sjellesh argumenta qe ta hedhesh poshte e jo te thuash nuk eshte e vertete se e kam pare me syte e mi

    Tani, lidhur me temen nuk eshte e cuditshme te lexoj dicka te tille.
    Fundja fundit kemi te bejme me nje grup provincialesh qe jetojne akoma me ligjet e kanunit.
    Keta vajza qe shiten per 500 euro jane ca copa mishi me dy sy , te prapambetura nga pikpamja sociale dhe qe pasqyrojne hapur mentalitetin verior ku femren e perdor si skllave.

    Ndersa nga ana tjeter vertetohet dukshem mentaliteti i shiptareve te Maqedonise qe blejne femra me pare sikur te ishin sheik arabie dhe pse jo ku ata jane islamike te devotshem si arabet.

    Kjo eshte dicka e turpshme per popullin shqiptar.Sinqerisht me vjen shume turp qe e lexoj dhe njekohesisht i them vetes se cfare neandertalesh ekzistojne ne shoqerine e sotme shqiptare.

  9. #9
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    O mjeshtra , e kuptoni ju temen dhe cili eshte thelbi i saj apo postoni thjesht per te rritur numrin e postimeve?
    O mjeshtër
    Po ti a e kupton temën dhe thelbin e saj, apo ke problem me të kuptuarit që bën komente palidhje si ky më poshtë:

    Ndersa nga ana tjeter vertetohet dukshem mentaliteti i shiptareve te Maqedonise qe blejne femra me pare sikur te ishin sheik arabie dhe pse jo ku ata jane islamike te devotshem si arabet.
    Çfarë vërtetimi mër bilmez? Çka vërtetohet mër injorant? Ku e sheh ti vërtetimin dua ta di?! A s'e sheh se tema është për femra shqiptare nga Shqipëria që martohen me sllavo-maqedonas? A bën dallim ti mes shqiptarit dhe sllavit mër bilmez? Në vend se të flasish për këtë dukuri degjenerative të shqiptareve, që për një shumë të hollash martohen me armiqtë tanë, del e bën komente injorante për mentalitetin e shqiptarëve të maqedonisë.
    Lum shqiptarët për mendjet e këtilla si e jotja dhe si këto motra që kanë fillu t'i "përmirësojnë marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase" në këtë mënyrë.

    p.s. Davius, për këtë problematikë ka shkruar edhe fakti shumë herë, mund ti gjejsh në arkivën e faktit, madje me fakte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 23-05-2005 më 04:49

  10. #10
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    O mjeshtër
    Po ti a e kupton temën dhe thelbin e saj, apo ke problem me të kuptuarit që bën komente palidhje si ky më poshtë:


    Çfarë vërtetimi mër bilmez? Çka vërtetohet mër injorant? Ku e sheh ti vërtetimin dua ta di?! A s'e sheh se tema është për femra shqiptare nga Shqipëria që martohen me sllavo-maqedonas? A bën dallim ti mes shqiptarit dhe sllavit mër bilmez? Në vend se të flasish për këtë dukuri degjenerative të shqiptareve, që për një shumë të hollash martohen me armiqtë tanë, del e bën komente injorante për mentalitetin e shqiptarëve të maqedonisë.
    Lum shqiptarët për mendjet e këtilla si e jotja dhe si këto motra që kanë fillu t'i "përmirësojnë marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase" në këtë mënyrë.

    p.s. Davius, për këtë problematikë ka shkruar edhe fakti shumë herë, mund ti gjejsh në arkivën e faktit, madje me fakte.
    I nderuar provincial
    Une temen e kapa dhe e shtrengova , e shtrengova fort sa per te qene i sigurte se e dija qe te pa-shtrenguar si puna jote do me benin replike.

    Tani, ne teme flitet qe shqiptaret po martohen me maqedonasit por nuk thuhet se maqedonasit drejtpersedrejti po e kryejne kete marreveshje midis paleve.
    Apo e kam gabim une?
    Metej ....

    TETOVË - Të paguash 500 euro, për të gjetur nuse shkodrane. Kjo u ka ndodhur rreth 300 djemve maqedonas, kryesisht nga rrethinat e Tetovës, të cilët për kurorëzimin e tyre janë “ndihmuar” nga dy agjenci ilegale martesash, me qendër në Shkodër dhe Tetovë. Sipas “Koha Ditore” mësohet se për kurorëzimet mes maqedonasve dhe vajzave shqiptare luajnë rol kryesor agjencitë e mësipërme, selia e së cilës në Tetovë gjendet në fshatin Kopanicë, ndërsa në të punojnë shqiptarë edhe maqedonas që kanë lidhje të drejtpërdrejta me agjencinë e Shkodrës. Burime nga kjo agjenci pohojnë se djemtë beqarë mbi 30 vjeç, të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të martohen në Maqedoni aplikojnë në këtë agjenci, për të gjetur një nuse shqiptare. Shuma që paguhet prej dy palëve për një shërbim të tillë është 500 euro, por në pjesën më të madhe të rasteve, janë paguar nga dhëndri.

    Dmth keta mbeturina nga Tetova (zone me 90% shqipare) po i kryejne keto akte , mos ja ve fajin maqedonasve por ketyre mbeturinave dhe sigurisht provincialeve te Shqiperise qe bien dakort.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •