Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652

    Fillojne punimet per ndertesen TID ne kryeqytet

    Nisin punimet pėr kullėn belge te Drini
    Pas ish-Milenium-it, si po transformohet qendra e Tiranės



    TIRANE

    Pas sheshit te ish-kinema Milenium njė tjetėr hapėsirė po pėrgatitet pėr njė ndėrtim tė ri nė qendėr tė Tiranės. Pranė monumentit tė "Ushtarit tė Panjohur" prej dy ditėsh kanė nisur punimet. Me tė cilat po hidhet njė hap drejt konkretizimit tė projekteve pėr qendrėn e Tiranės, projekte tė seleksionuara nga njė varg konkursesh ndėrkombėtare.

    Projekti
    Duam tė ndryshojmė qytetin. Duam tė hedhim njė hap ambicioz pėr njė mjedis mė cilėsor pėr jetesėn". Kjo ishte deklarata e arkitektėve tė studios belge "51N4E" e shpallur fituese pėr ndėrtimin e kullės pranė hotel Drinit. Dy ditė mė parė u hodhėn themelet e projektit tė tyre nė pronėn e familjes sė Toptanasve. Sheshi pranė Ushtarit tė Panjohur po pėrgatitet pėr ndėrtimin madhėshtor, ku firma belge nuk ka neglizhuar dhe kujdesin pėr Varrin e Kapllan Pashės qė ėshtė dhe monument kulture. Nė konkursin qė zgjodhi fituese studion "51N4E" morėn pjesė dhe 3 studio tė tjera arkitekture, studioja shqiptare "ATELIER 4", studioja franceze "ARCHITECTURE STUDIO" dhe studioja sllovene "SADAR VUGA". Por sigurisht, ajo qė ne do tė shohim pas pak kohėsh do tė jetė sipas pėrshkrimit tė mėposhtėm. Juria pėrzgjodhi fituese pas prezantimit pikėrisht studion belge qė premtoi ta sjellė kullėn nė lartėsi "tė harmonishme" edhe me Palltin e Kulturės qė do tė jetė pas saj.



    Detajet
    Ndėrtesa e paraqitur nga studioja fituese ėshtė projektuar nė formė rrethi, sipėr drejtkėndėsh pėr tė shfrytėzuar tė gjithė metrat katrorė tė mundshėm. Kulla do tė ketė njė pamje ballore nga Unaza e Vogėl. Rruga pėrpara saj ėshtė konceptuar si njė oborr. Godina mund tė shihet qė nga parku, si njė skenografi, ndėrsa u propozua qė baza tė jetė gur. Qendra e dyqaneve do tė ketė njė hapėsirė boshe nga ku hyn nė godinė. Nė pjesėn e sipėrme tė godinės sė ulėt do tė ketė dhe njė restorant panoramik nė pėrkujtim tė asaj qė ka bėrė Sulejman Pasha. Fasada ėshtė konceptuar tė ndėrtohet me material bazė terrakotėn; belgėt e kishin zgjedhur tė tillė, pasi, siē shprehėn njė alternativė tjetėr e mundshme do tė qe e papėrballueshme pėr ata qė do ta lartonin kullėn e tyre ende nė letėr. Materiali i xhamtė ishte i kushtueshėm.

    Masa edhe pėr ndotjen
    Ndėrtesa do tė ketė ventilim natyral optimal, i domosdoshėm po tė kihet parasysh ndotja problematike e Tiranės. Ajri me pluhur ishte pėrshtypja e parė e pakėndshme qė arkitektėt morėn sapo zbritėn nė kryeqytet. Ndėrtesa, gjithashtu sipas belgėve, do tė jetė me kondicionim. Pėr sa i takon kompleksit urban tė lidhur me kullėn, Studimi i Qendrės sė Tiranės, pėrcakton njė lartėsi maksimale prej 18.8 dhe 12 metrash. Lartėsia prej 18.8 metrash duhet tė mbahet e njėjtė me lartėsinė e Pallatit tė Kulturės - Teatri i Operas dhe Baletit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Unhappy Si lejohet te ndertohet dicka e tille?!

    Pamje e shemtueme....
    Nuk me pelqen `as te nji pike`!

  3. #3
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Ndertesa belge TID u vleresua shume pozitivisht nga juria nderkombetare qe votoi per te.
    Eshte nje krijim teper unik me vlera ne arkitekturen moderne.
    Kam folur me njohes te arkitektures dhe jane mahnitur nga ky projekt.

  4. #4
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Pershendetje


    Personalisht nuk me pelqen fare ky lloj projekti! Mendoj se qendra e Tiranes meriton dicka me figurative dhe me moderne nga ana e paraqitjes.Shumica e gradacelave apo ndertesave mesatarisht te larta ne kete kohe ndertohen te xhamta.Ndersa kjo te krijon me shume pershtypjen e nje godine industriale.Mbase jam gabim dhe kjo eshte thjesht pershtypja ime, dhe tek e fundit nga akitektura nuk di shume gjera.

    Sidoqofte shpresoj te duket me bukur pas ndertimit.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Kjo ndertese qe paraqitet ne kete foto me shume i perngjan nje Obelisku apo edhe Lapidari perkujtimor, mbase kur ta shohim realisht mund te duket dicka krejt tjeter mbase... Per momentin pamja nuk eshte mbreslenese.


    Dito.

  6. #6
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Eww sikur kisha pare ca foto te " bukura " per tironen une ?


    Ajo ndertesa aty ... shume e shemtuar !!

    Apo nuk shkon shume me ato lodrat dhe makinat ne qender papapapa ... (i vetmi qytet ne bote qe i ka ato lodrat e shemtuara ne qender )
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #7
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Kulla eshte dicka e bukur dhe dicka moderne.Por vendi ne te cilen kane vendosur ta ndertojne eshte i papershtatshem.Nje kulle e tille do kerkonte edhe hapsire te gjelber rreth saj.
    Fakti eshte qe ne qoftese duam ta veme aty duhet te shembim cdo gje qe e rrethone dhe te leme vetem xhamine dhe Pallatin e Kultures (nqs e mbaj mend mire qe quhet keshtu)

    Per mendimin tim ky projekt do falimentoje per mungese dekoracioni dhe hapsire.

    klodi

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    LOL nuk eshte e shemtuar kulla por ben shume kontrast me ndertesat e tjera aty , te duket sikur po perzihet lindja me perendimin ; )...

    ishalla eshte e qendrueshme , se nga pamja te merrka ne qafe po te jete dhe funksionale do ishte akoma me mire , megjithate kam besim per faktin qe s'qenka firme Shqiptare :D

  9. #9
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Por vendi ne te cilen kane vendosur ta ndertojne eshte i papershtatshem.Nje kulle e tille do kerkonte edhe hapsire te gjelber rreth saj.
    Fakti eshte qe ne qoftese duam ta veme aty duhet te shembim cdo gje qe e rrethone dhe te leme vetem xhamine dhe Pallatin e Kultures (nqs e mbaj mend mire qe quhet keshtu)

    Per mendimin tim ky projekt do falimentoje per mungese dekoracioni dhe hapsire.
    Pse eshte i papershtatshem?
    A nuk reflekton mire me projektin danez qe do kete ne krah te kundert?
    Hapesira e gjelber do krijohet besoj por mesa duket ti pretendon per nje park:D
    Jam dakort qe duhen shembur te gjitha ndertesat perreth e ne vecanti ai pallati i shemtuar ne ngjyre kafe.
    Besoj se fotoja e zmadhuar dhe sigurisht kontrasti i dobet i figures te japin pershtypje te gabuar por une mendoj se ky eshte nje projekt i arrire.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    O Jost

    Objekti duhet ti pershtatet rrethines ku do ngritet,
    jo e kunderta !

  11. #11
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    O Jost

    Objekti duhet ti pershtatet rrethines ku do ngritet,
    jo e kunderta !
    Pse nuk i pershtatet rrethines ky objekt?

  12. #12
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Kete projekt to me pelqente te shikoja ne vend te asaj,ZiM Project Looooool :D

    E meriton TIRONA

    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    katet e para do te jene me siguri te tosit , katet e messit te rames dhe ato te fundit te sales me arqiten

  14. #14
    Projekti i vertete eshte ky ne fakt.








    Di ndonjeri te na tregoje se cila firme ndertimi po zbaton punimet aty?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 12-04-2008 mė 09:06

  15. #15
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Projekti fillestar ka qene ai ne postat e para, por eshte ndryshuar.

    Punimet ne kete kulle tash me kane filluar dhe jane ne zhvillim e siper. Eshte nje nga 10 kullat qe jane desanjuar ne perputhje me masterplanin francez te qendres se Tiranes.

    Fotoja e meposhtme tregon zhvillimin e punimeve ne TID.Fotoja eshte punim i Andrew (anetar forumi ne Urbania21) dhe te drejtat e autorit i perkasin atij.

    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ndoshta ben kontrast me ambientin ne foton e pare ,ndertesa mu duk si nje ene guzhine qe quhet rende.Ndertesat e larta ne Tirane nuk shkojne me dekorin qe ka ajo ne lindje.
    Gjithsesi mendimi im eshte qe ne Tiranen e tanishme nuk mund te behet asgje .Ky qytet duhesh lene sic ishte dhe ndertimet e reja madje dhe ministrite dhe objektet social kulturore duhet te ndertoheshin ne perendim ne drejtim te Durresit.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Tek pamja e pare projekti duket shumeeeeeeeeeeeeee i shemtuar per shkak te kontrastit. Me e shemtuar edhe edhe se projekti i ZiM :D Ndersa ke kjo pamja tjeter duket packa me mire. Gjithesesi ne 2080 ka per te mbaruar ky projekt si gjithe te tjeret kshu qe mos e vrisni mendjen :D
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 12-04-2008 mė 10:06

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2005
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    139
    Sa e veshtire eshte ta besh te bukur nje gje qe tashme eshte shemtuar, eshte si puna e shtepise se vjeter qe hedh pare e mundohesh ta riparosh por prapseprap nuk eshte kurre si shtepia e re dhe ne fund po t'ja vesh vizen per te shikuar totalin, shpenzimet tek shtepia e vjeter jane me te medha se tek e reja por prapseprap rezultati nuk eshte i njejti.
    Keshtu jane edhe keto ndertesat e reja, qe sado qe jane te bukura, gjithe ato ndertime te tjera pa planifikim e lloj lloj ngjyrash rreth tyre ja heqin gjysmen e bukurise. Sidoqofte ishalla ngadale ngadale do rregullohemi edhe ne.
    Kur u ndane, keshtu na rane.

  19. #19
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Gjithesesi ne 2080 ka per te mbaruar ky projekt
    Projekti mbaron mbrenda 2 vitesh. Edhe pse ky egzistone si projekt, deri kohet e fundit nuk kish drite jeshile per te vazhduar punimet. Burokracia ne organet qe merren me gjera te tilla arrin kulmin ne Shqiperi, dhe shume projekte perjetojne gjume letragjik neper sirtare dhe i mbulon pluhuri.

    Sipas te dhenave, jane plotesuar 3 katet e nendheshme te TID dhe ndertimet mbitokesore behen teper shpejt. Sipas fjales se dikujt qe punon ne kete veper, duhet nje muaj per perfundimin e struktures se nje kati.

    PS: Ajo projekt ZiM ishe shaka e para 3 viteve, mos e merrni shume seriozisht ;)
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  20. #20
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Disa foto te tjetra nga kjo kulle, qe nga nisja (tre katet nentoksore) e deri ne ngritje mbi shtresen e tokes. Fotografite i perkasin anetarit Johan (nga Urbania21)





    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Basha: Rruga Tirane-Elbasan, do tė shkurtojė distancėn me Shkupin
    Nga Era1 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 298
    Postimi i Fundit: 15-06-2013, 15:07
  2. Divorcet nė kryeqytet, 6 ēifte nė ditė
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 10:54
  3. 13 viktima nga vetėvrasjet vetėm nė 1 muaj nė kryeqytet
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 08:21
  4. Bllokohen punimet tek Zogu i Zi nė Tiranė
    Nga ArberXYZ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 13:44
  5. Tirana, si qytet i qytetareve dhe kryeqytet i pushtetareve
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2004, 04:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •