Persona të paidentifikuar deri më tani kanë sulmuar mbrëmë para mesnate, me granatahedhës, stacionin policor në Gazibabë të Shkupit. Nga ky sulm, nuk ka viktima e as të plagosur, por janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.Siç kumton Ministria e Punëve të Brendshme, shpërthimi është shkaktuar deri më tani nga një mjet i panjohur shpërthyes.
Mbrëmë rreth orës 23 e 20 minuta është sulmuar stacioni policor në Gazibabë të Shkupit .Ndaj godinës pesëkatëshe të policisë është shtënë me granatahedhës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale por pa pasoja në njerëz. Siç kumton Ministria e Punëve të Brendshme, shpërthimi është shkaktuar nga deri më tani mjet i panjohur shpërthyes, ndërsa dëmi në plotësim do të konfirmohet. Janë dëmtuar dritaret dhe janë thyer xhamat e dritareve dhe në të gjitha katet nga ana veriore e stacionit janë shkaktuar edhe dëme në pjesën e brendshme të stacionit, ndërkaq nga shpërthimi janë dëmtuar edhe vitrinat e tregtizave për ballë stacionit policor në sheshin Nikolla Kariq të Shkupit. Në vendin e ngjarjes në prani të gjykatëses hetuese kujdestare Vesna Kostovës dhe zëvendësprokurores publike Juliana Misheva është bërë ekspertiza nga ana e ekipit të ekspertëve të sektorit për punë të brendshme në Shkup, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet profesionalet sektorit për antiterrorizëm. Ministria e punëve të brendshme i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen e kryesit të sulmit si dhe për hetimin e llojit të mjetit shpërthyes.
Besnik Iseni
Krijoni Kontakt