Vajza e Armstrongut, flet pas promovimit të librit "Gjashtë muaj mbretëri"

"Babai im në krah të Princ Vidit në Shqipëri"

--------------------------------------------------------------------------------

Nga Londra, Muhamed Veliu

Griselda Adam është vajza e ish-sekretarit privat të princ Vidit, Duncan Heaton-Armstrong, i cili rastësisht u ndodh në krah të princit gjerman, që ushtroi në Shqipëri monarkinë më të shkurtër në historinë e Evropës. Libri, që Armstrong shkroi menjëherë pas largimit nga Shqipëria, me titull "Gjashtë muaj mbretëri", u botua më në fund në gjuhën angleze pas shumë tentativash. I promovuar para pak ditësh në Londër, për këtë libër ishin mbledhur shumë studiues, akademikë, diplomatë, e mes tyre e ftuar speciale edhe vajza e kapitenit Armstrong, Grisela Adam. Ajo solli për të pranishmit disa kujtime të veçanta nga babai i saj, i cili u zgjodh për t'i shërbyer princit Vidit në Shqipëri. Griselda flet ngadalë, disi e pamundur prej moshës, por në këtë intervistë për Gazetën Shqiptare ajo jep detajet e jetës së babait të saj mes shqiptarëve dhe një princi të zgjedhur nga Europa për të drejtuar vendin e tyre.

Pse babai juaj vendosi të shkonte në Shqipëri në një kohë aspak të përshtatshme?
Ishte një kohë pak e vështirë për të. Ai ishte i papunë. Ju ofrua kjo mundësi, të cilën e përqafoi. Ishte koha, kur ai sapo kishte mbaruar studimet në Kembrixh. Ai ishte një linguist, i cili që kur ishte i vogël u rrit duke mësuar gjermanisht dhe italisht. Kësisoj ai nuk e pati aspak problem edhe mësimin e gjuhës shqipe. Duke qënë një person që fliste gjermanisht im atë, ishte mjaft i përshtatshëm për një punë si sekretar i një princi me origjinë gjermane, siç ishte princ Vidi.

Këto kujtime, që Amstrong i mblodhi në këtë libër kur u shkruajtën?
I shkruajti menjëherë pas luftës. Por nuk u botuan në atë kohë, kur ai sapo i kishte shkruar. Ai nuk mund ta botonte këtë libër, pasi ishte ofendues ndaj grekëve. Dhe në atë kohë, sikurse të gjithë e dinë, grekët ishin aleatë të anglezëve. Atëherë a mund të gjente vend ky libër në Angli në këto kushte.

Në ç'vit saktësisht tentoi babai juaj ta botonte këtë libër?
Ishte pikërisht, një vit pas Luftës së Parë Botërore. Atëherë nuk ndodhi, e më vonë, ai nuk kishte para. Që nga ajo kohë nuk tentoi ta botonte përsëri.

A vazhdoi të mbante kontakte me Princ Vidin edhe pas largimit nga Shqipëria?
Po, babai deri sa qe gjallë mbante kontakte me princin Vid. Mbaj mend që në në shtëpi mbante disa fotografi të tijat, dhe fliste me shumë respekt për të. Babai shpesh herë e kujtonte princin si një njeri të drejtë dhe korrekt e kjo lidhej mbase me origjinën e tij, që ishte gjermane.

Tashmë pas kaq e kaq vitesh ky libër u botua edhe në Angli. Si ndiheni?
Ndjehem e gëzuar, pasi unë kam tentuar edhe një herë tjetër për ta botuar. Ka ndodhur që njërën prej këtyre tentativave, ta pres në mes, unë vetë. Ia kisha besuar librin një profesori, i cili do të punonte me të. Por, ai ndryshoi shumë gjëra dhe unë nuk e lejova që ta botojë.

6 muajt e mbretërimit të Princ Vidit

Botohen në Britani dorshkrimet të Armstrongut
Kujtime nga një kapiten irlandez për gjashtë muajt e mbretërimit të Princ Vidit në Shqipëri. Është një libër mjaft i lakuar për lexuesin shqiptar me titull "Gjashtë muaj mbretëri". Por mjaft interes ka ngjallur edhe në Britani, ku para pak ditësh është promovuar në prani të shumë studiuesve, akademikëve, dhe shumë të interesuarve për gjithë çka ka ndodhur në këtë kohë të sundimit të shkurtër të princ Vidit në Shqipëri. Duncan Heaton-Armstrong, te "Gjashtë muaj mbretëri", përcjell dëshmi autentike të asaj çka ndodhur në Shqipëri gjatë monarkisë gjashtë mujore të Vidit. Kujtimet e tij përmbledhur në 173 faqe, do ta shikonin dritën e botimit vetëm në vitin 2005, diçka më shumë se 35 vjet nga vdekja e autorit. Megjithëse kujtimet janë hedhur në letër nga Armstrong gjatë kohës, që ishte në shërbim të Vidit dhe tentoi t'i botojë ato disa vite më vonë, nuk u lejua nga autoritet britanike me pretendimin se libri fliste ashpër ndaj grekëve, të cilët që në atë kohë, sipas Armstrongut, trajtonin keq popullsinë shqiptare të atjeshme. Dorëshkrimi origjanal ra para pak kohësh në dorë të studiuesit shqiptar Bejtulla Destani, i cili drejton "Qëndrën e Studimeve Shqiptare" në Londër. Ai ia besoi redaktimin e librit anglezit Gervase Belfield, e më së fundi u botua nga shtëpia e njohur botuese me degë në Londër dhe New York I.B.Tauris. Studiusi Bejtulla Destani ka punuar dy vite rresht për redaktimin e librit. Ai thotë se ka mësuar për herë të parë, mbi dorëshkrimet e Duncan Heaton-Armstrong nga autori i librit "Skënderbeu" Harry-Hockings. Ai, përpara se të vdiste, i tregoi se ruante në bibliotekën e tij dorëshkrimin, të cilin ia besoi Destanit, duke iu lutur që ta ruante. Duke folur për Gazetën, Destani thotë, se më pas arriti të vihet në kontakt me vajzën e autorit Griselda Adams, e cila e autorizoi për ta botuar librin. Por shton se ka patur botime të tij në mënyrë pirate tre herë në Shqipëri, dy herë në Anglisht dhe në Shqip nga disa shtëpi botuese, njëra prej tyre botuese e veprave të Kadaresë, e cila e ka botuar vetëm me mbiemrin e autorit. Historiani Destani e cilëson librin si shumë interesant pasi për këtë periudhë (viti 1914), nuk ka shumë dokumenta, që të hedhin dritë mbi ngjarjet e ndodhura. "Libri mund të cilësohet si një dokument autentik për vitin 1914 pasi janë kujtime të përjetuara nga një person anglez, këshilltar i Vidit, i cili ka marrë pjesë në luftën për mbrojtjen e Durrësit dhë është shpallur sipas gazetave angleze heroi i kësaj lufte" shpjegon Destani, i cili ka patur bashkëudhëtar në redaktimin e këtij libri anglezin Gervase Belfield. Ai shënon në krye të librit në parathënie: "Që nga koha që kam studiuar historinë ballkanike në universitet në vitin 1970 kam patur dëshirë që të shkruaja një libër për Shqipërinë. Kjo mundësi m'u dha kur miku im, studiusi dhe historiani Bejtulla Destani më sygjeroi redaktimin e kujtimeve të kapitenit Duncan Heaton-Armstrong (1886-1968). Kujtimet e Armstrong sjellin detajet e hollësishme të asaj që njihet si "Gjashtë muaj Mbretëri" të princ Vidit, duke sqaruar se për kohën kur i referohet libri, Shqipëria nuk ka qënë mbretëri, por principatë e princit Vid, i cili nuk ishte mbret, por princ. Sipas Belfield mësohet se në periudhën para dhe pas ardhjes së princ Vidit në pushtet, që nga viti 1912 e deri në kohën e Ahmet Zogut në 22 Janar 1925, kur ai shpalli republikën, ka patur 40 kandidatë seriozë për postin e mbretit. Në atë kohë në një gazetë britanike u vendos një reklamë në faqen e vëndeve ku thuhej "Kërkohet një mbret, preferohet një xhentëllmen anglez. Aplikoni pranë Qeverisë së Shqipërisë