Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Merkel: Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet me pëlqimin e vendeve fqinje të rajonit

    Merkel: Statusi i Kosoves duhet te zgjidhet me pelqimin e vendeve fqinje te rajonit


    PRISHTINE (16 Korrik) - "Do te jete e nevojshme te behen kompromise per statusin e Kosoves dhe per kete duhet te jene te pergatitur te gjithe pasi kjo eshte ne interesin e Kosoves", ka thene kryesuesja e fraksionit CDU - CSU ne Bundestagun gjerman Angle Merkel per Dojce Velen e cila ndodhet per nje vizite ne Kosove. Rreth ores 10 te paradites se djeshme helikopteri i KFOR-it eshte ulur ne Kampin ushtarak te Prizrenit me kryetaren e CDU-se dr. Angle Merkel ne bord. E shoqeruar nga komandanti i Brigades Shumekombeshe jug-perendim, gjenerali Norbert Stier, ajo ka takuar ushtaret gjermane ne Prizren duke u njohur nga dora e pare me aktivitetin e tyre dhe veshtiresite ne permbushjen e detyrave ushtarke, pa harruar te lavderoje punen qe bejne: "Bundesveri dhe KFOR-i po ndihmojne per permiresimin e situates politike, e cila hap pas hapi po permiresohet vecmas ne fushen e sigurise." E pyetur si e sheh ajo zgjidhjen e ceshtjes se statusit te Kosoves Merkel tha se persa i perket te ardhmes se Kosoves cdo qytetar duhet ta dije se permiresimi i standardeve dhe plotesimi i tyre eshte i lidhur ngushte me ceshtjen e statusit. "Secili duhet ta kete te qarte se ceshtja e statusit duhet te zgjidhet ne ate menyre qe vendet e rajonit te cilat e rrethojne Kosoven, te japin pelqimin e tyre per cfardo zgjidhje perfundimtare. Ne presim qe bisedimet per statusin te fillojne mundesisht sa me shpejt. Po them gjithashtu se do te jete e nevojshme te behen kompromise dhe per kete duhet te jene te pergatitur te gjithe pasi kjo eshte ne interesin e Kosoves". Merkel tha se Serbia ne kete kuader ka gjithashtu rolin e saj, pasi ajo eshte nje vend nga rajoni dhe nese fliitet per nje zgjidhje te perbashket qe duhet te arrihet permes bisedimeve, atehere kjo nuk mund te behet pa marre ne konsiderate interesat serbe. Merekl ne Prizren ka vizituar edhe lagjen nenkalja ne Prizren dhe disa nga monumentet e shkaterruar kishtare te serbeve gjate marsit te viti te kaluar. db/db(DeuscheWelle/Balkanweb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anëtarësuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    "te zgjidhet statusi me pelqimin e vendeve fqinje "

    Po ...si i vje serbit dhe grekut kjo apo jo? nje shife ket ti .....ec e merre vesh. gjithmone me ja dhone zinxhiret dhe celsat te tjereve, neve mos morim asnji venim per vete. vendet qe e rrethojne ? po nje ti morim dale ka dale. Ka jugu jena ne.. veriu po dihet serbofilet, maqedonsat qe gjithmone " kon dhone jeten dhe kuleten per ne shqiptaret" , ca bullgara dhe rumuna nja dy lagje me ciper, edhe me se fundi popullin me "mik " te shqiptareve...greket. Hudhe voten dhe ta shofim si zgjidhet statusi i kosoves. AAAAA bir o zot kto budallenjt e evropes i ka lon menja fare eree.....pranaj themi une qe tregojm sumen ktyne neve dhe ta shtrengojme xhaxhi samin fort sepse vetem ai te bo pune. Nuk u mjaftojne 500 e ca vjet sherre me thika dhe bomba ketyne. dune vetem ti fusin i shtrese voji puneve sa te gatiten perkohesisht dhe per nja dy dekada se care bohet masanej ska problem e shofim kur ti vije rradha. U ftofshin m'tajare kto. Kom qef kur cohen ca ktu ne forum dhe dune me cu xhixhin dhe ca qe kan menimet si te xhixhit , me na cu ne irak qe te tregojme perkrahjen ndaj amerikonve, meqe xhixhi me opinionin e vet thote " maje mire me xhaxhin se tte qit ne selamet" evropa gjithmone me te futme na e ka pat. nuk ka per te ndryshu na i here evropa me ne. Po i dha zgjidhje nai shtet ktij muhabeti osht vetem amerika. Ne grop t'hales me ca merr france, rusi, greqi etj etj. Ca ja fusin pordhes kot kto ere....

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •