Nexhip Fazëll Kësakyrek (Necip Fazıl Kısakürek)
Erdhi ne jetë më 26 maj 1905 ne Stamboll. Arsimin fillor dhe te mesëm e kreu ne kolegjet Amerikane dhe Franceze si dhe ne një lice ushtarak detar. Mbaroi për Filozofi ne universitetin e Stambollit më 1924 dhe me pas vazhdoi studimet në Universitetin e Sorbonës per dy vjet.
I botoi poezitë e para qe në moshën 17 vjeçare. Poezia e tij është përmbledhur në vëllimin Brengë (Çile) një pjesë e të cilit është botuar dhe në Shqip, i përkthyer nga Mithat Hoxha dhe botuar nga shtëpia botuese Logos-A. Ka shkruar dhe 3 romane, nje përmbledhje me tregime, disa skenarë, kutjime, përkthime, punime hulumtimi e analiza në lidhje me historinë e politikën. Për arsye politike u burgos disa vjetë nga regjimi monist i kohës. U nda nga kjo botë më 25 Maj 1983 në Stamboll. I janë dhëne disa çmime e dekorata për veprat e tij.
Kalldrëmet
Në mes të sokakut jam, pa njeri, me veten time;
Çapitem pa parë nga pas, çapitem vetë.
Në pikën e zhytur n’errësire të rrugës sime
Shoh një iluzion që duket se mua më pret.
Qiejt e zinj prej reve të përhimta sunduar;
Baxhat e shtëpive rrufetë shohin nganjëherë.
Të gjithë ne gjumë, vetëm dy shokë te zgjuar
Njëri-une; dhe një tjetër-kalldrëmet e mjerë.
Çdo sokak më duket gjigant me kokë të prerë
Dhe brenda pika-pika më mblidhet një frikë...
Mbi mua ngulin qelqet përherë të zezë sterrë
Me sy të verbuar, si një i verbër shtëpitë.
Kalldrëmet-nëna e të vetmuarëve plot brengë;
Kalldrëmet-një njeri që jetoi brenda meje në këtë botë.
Kalldrëmet dëgjohen kur zërat të jenë shuar krejt;
Kalldrëmet-brenda meje një gjuhë që diç kërkon të thotë.
Të jap shpirt në një prehër te butë, mua s’më përket,
Unë jam fëmija që i dhanë gji kalldrëmet me durim.
Aman, te ky sokak i errët mëngjes të mos ketë,
Te ky sokak të mos mbarojë udhëtimi im!
Unë të shkoj, rruga të shkojë, të dy të shkojmë;
Në dy krahët të më pikojnë fenerët me rrëke prej pikash.
Tak, tak, hapat e mi qentë e uritur të përgjojnë,
Për rrugën simbol fitoreje: gurë qemeri hijesh....
As mëngjesi ta shoh, as në mëngjes të shihem;
Më jepni errësirat, merrni ditët në i doni!
Të mblidhem si jorgan i lagur, të mpihem,
Të ftohtat errësira mi hidhni siğër, më mbuloni
Në m’u zgjattë trupi tej e tej sa gurët nxënë,
Në ma marrçin nga fytyra këtë zjarr gurët e ftohtë
Ë sa sokakët në një gjumë misterioz duke rënë,
Bashkëshorti dashurizi i kalldrëmeve në mbaroftë!
Krijoni Kontakt