Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Struga vendi ideal pėr pushime!

    Qyteti i Struges eshte nje qytet shume i bukur. Nese nuk keni vendosur sivjet se ku do te shkoni per pushime ne ua preferojme qe kete vere te kaloni ne Struge rreze lumit DRini i ZXi.
    Ku ka shume bukuri dhe ku ne kete qytet behet nje jete e bukur naten.
    Nje nate kushton 5 euro ndersa nje dhome 10 euro qe eshte me lire se gjithekund ttjeter. Poashtu ushqimi eshte me i lire se ne vendet tjera turstike. Nese doni te dini me shume per Strugen mundeni ne google te surfoni duke e shkruar emrin struga dhe do te merrni informata te ndryshme.
    Edhe fjetja neper hotele eshte e lire!
    Ejani dhe vizitojeni Strugen
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. #2
    *ALBOSTAR* Maska e Dr_Love
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    USA NY
    Postime
    60
    Dimri me fal se u bera i tepert ndaj teje....cfare esht ideal per ju.struga vend ideal?sorry man wowo
    Snjef Kufi Zemra Shqiptare Kombi S'ndahet Pa Dal Fare Ku i Thojne Buke E Ku i Thojne Uje Jem Shqiptar Dhe S'ja Lshojm Kuje.....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    vend ideal dmth i perkryer, shume i mire, super i mire etj. Dmth vend qe kisha preferuar ta vizitoni!
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  4. #4
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    mendoj ket vite kur te kthehem ne vendlindja do ta vizitoj strugen qytet i bukur

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    E mire se sesht Sruga e keqe bile edhe e mire eshte vetem nje gje nuk me pelqen se vajzat strugane jane pak si te ftohta sikur urejne te shoqerohen me te tjere. Te pakten ky eshte mendimi im.
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Struga qytet shum i bukur e meriton viziten e cdo njerit
    #VamosArgentina

  7. #7
    No pain, no gain Maska e ^ZeMra^
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Alaska, USA
    Postime
    33
    Citim Postuar mė parė nga As^Dibrane
    E mire se sesht Sruga e keqe bile edhe e mire eshte vetem nje gje nuk me pelqen se vajzat strugane jane pak si te ftohta sikur urejne te shoqerohen me te tjere. Te pakten ky eshte mendimi im.
    Jo ashtu te duket ty. Jemi krejtesisht e kunderta

  8. #8
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    eshte vend i bukur dhe meriton te vizitohet
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  9. #9
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869

    Struga

    Para ca kohe ashtu spontanisht, duke dashur te largohem nga pluhuri neverites i Prishtines dhe duke eskploruar aty-per-aty opcionet e pakta se ku te shkoj me buxhet e liri qarkullimi te kufizuar, thashe, te shkoj ne Struge; kurre me heret nuk kisha vizituar Strugen. Kuptohet, morra edhe te dashuren me veti. (Sorry ladies) .

    "Kputa" nje bilete (ne te vertete dy bileta) sic thone Shqipet nga Shqiperia dhe pas rrafsh 5 ore e gjysem udhetimi te merzitshem e pritjes ne kufi, arrita ne Struge. Ishte terr dhe furgoni qe me solli nga Shkupi brenda se cilit degjoja te flitet edhe Shqip edhe Maqedonisht, cfare ishte e pazakonte per mua, na zbarkoj prane nje hoteli ne qender te Struges. Dola jashte dhe e para gje qe verejta, qe ndjeva ishte ajri. Ishte ndryshe. Ishte shume me i paster se ai ne Prishtine. Ndeza nje cigare pas tri oreve pauzim dhe pasi shikova ne te dy anet se nga te ia mbaj, pash vetem nje njeri me nje femije. Furgoni vazhdoj rrugen dhe pasi u tret zhurma e motorit te tij, mbreteroj nje qetesi. Asgje nuk degjohej. Bash asgje. Pothuaj se qyteti ishte i vdekur.

    U futem ne nje rrugice ku ishte nje Xhami shume e bukur, e paster dhe mire e ndriquar. Kisha kohe qe nuk kisha pare aq shume poqa qe vertete punojne dhe ndriqonin Xhamin. Takuam disa njerez te cilet na gjeten nje dhome modeste dhe pasi pagova dhomen dhe hoqa torben qe kisha me veti, dolem te darkonim. Duhet te pranoj, nga ajo cfare pash deri ne ate moment, nuk isha i sigurt se do te gjejme ushqim. Nuk e di, mbase terri ishte faktor skeptcizmi. Dhomen qe muarrem ishte larg nga Drini vetem 15 metra.

    Sapo dolem ne rruge buze lumit duke ecur poshte qendres, dhe sapo verejta ato drita rruge gjysme te ndezura te fshehura prapa drunjve gjethmbajtse te cilat ndriqonin rruges me nje intenzitet te dobet, duke ndjere flladin dhe gurgullimen e lumit, my kthye optimizmi dhe sa me shume qe i afrohesha qendres, aq me mire ndjehesha. Ajo rruge me perkujtoj qytetet e pershkruara ne detaje ne veprat e Lajosh Zilahit, ato qytete te vogla ne kilometra katror por te pasura me ndodhi, piktoresk, jo i zbrazet. Kaluam uren (E kuptova sa shume me kishte munguar te shoh nje lum qe ndan qytetin ne dysh) dhe hyme ne qender, aty ku njerezit shetisnin. Kjo "shetitore" ishte e shtruar me gur katror, dikund 30 x 30 cm, gur te vjeter qe tani nuk perdoren, anash kishte dyqane te shumta. Duke shikuar njerezit, kisha pershtypjen se udhetova prapa ne kohe, sepse njerezit ishin ndryshe nga ata qe shoh ne Prishtine. Menyra se si ata visheshin eshte e papranueshme ne Prishtine, teper regresive. Njerezit nuk ishin te djallzuar, ishin shume mikprites dhe te thjesht, edhe pse teper te thjeshte per shijen time mirpo me pelqenin, me pelqente se si silleshin me njeri-tjetrin, me vendasit e te huajt. Me pelqente menyra se si i drejtoheshin njeri-tjetrit.

    Hyme ne restoranin "Dredhza" dhe megjithate menyse se begate, ne shijen e ushqimit verehej ndikimi dhe format sllave. Ushqimi ishte i rende, teper i yndyrshem, taman sikur ushqimi sllav. Pasi mbaruam aty, dikund rreth ores 22:00, pasi natyrisht, shiquam edhe bustin e Nenes Tereze, vendosem te shkojme ne nje kafiteri, ku mblidhen te rinjet dhe hyme ne nje kafiteri, apo me mire te them ne te vetmen kafiteri ne ate ane te qytetit. Menjehere si hyra, mendova se hyra ne shtab te ndonje ushtrie, te gjithe meshkuj, pervec te dashures sime. Qendruam aty per nje ore dhe ikem per ne banese.

    Te nesmeren, ne driten e diellin pata mundesine te shoh Strugen ne edicionin e saj me te ndritur. Liqeni me impresionoj. Pastaj shkuam ne Oher ku pervec tjerash vizitova edhe Samuilova Tvrdina dhe pasdite u ktheva prape ne Struge. Dem qe nuk kishte ndonje industri te zhvilluar.

    Gjerat qe me lane mbresa ishte qetesia qe te ofronte dinamika e plogesht e jetes ne Struge. Ishte vete infrastruktura e qytetit, statika e jetes ne Struge qe me mbulonte dhe pervetsonte te terin. Ishte qetesia pothuaj morbide qe me relaksonte.

    Ishte pervoje e mire dhe mendova ta ndaj me ju. Kuptohet, nuk shkrova per te gjitha, mos te ju bezdis. Mirpo, qellimi qe hapa kete teme per Strugen eshte se do te i rekomandoja forumistet, nese kane kohe e mundesi te vizitojne Strugen dhe te shijojne ate cfare Struga ka per te ofruar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kiniku : 05-03-2007 mė 18:59
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  10. #10
    chacha Maska e diviner
    Anėtarėsuar
    31-01-2007
    Vendndodhja
    Dibra F*** City ; Dibra e Madhe
    Postime
    353
    Struga, eshte nje nder qytetet me te bukura.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cili qytet në Maqedoni ju pëlqen më shumë?
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 399
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 02:37
  2. Cilet politikane do te dergonit me pushime ne Irak?
    Nga saimiri-uk nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-01-2007, 20:45
  3. Pushime nė Colorado
    Nga miki_al2001 nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2006, 01:29
  4. Ku po pushojnė politikanėt e vendit?
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 01:30
  5. Pse nuk marrin pushime amerikanet
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 21:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •