Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22
    Shkrimtari i njohur flet për Nanon, Berishën dhe rotacionin e pushtetit

    Agolli: Nano të japë dorëheqjen

    “Nano duhet të shkojë në parti, sepse është kryetari dhe duhet të jetë mes tyre, siç ka qenë mes të mirave”

    A.R

    TIRANË- Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, është shprehur dje se nëse kryetari i PS-së ka deklaruar se do të japë dorëheqjen në rast se partia e tij humb zgjedhjet, duhet ta mbajë fjalën. Në një intervistë për TV Klan, ish-deputeti i PS-së Agolli, ka vlerësuar se ndërrimi i pushteteve në pluralizëm, nga njëri krah në tjetrin ishte një zhvillim mëse normal. Sipas tij, socialistët nuk kanë arsye të dëshpërohen nga kjo humbje dhe të marrin përgjegjësitë në kolektivitet. Ai ka shtuar ndër të tjera se kishte një tjetër mendim për largimin e Nanos nga kreu i PS-së. “Unë kam një mendim tjetër, pak a shumë, që këto parti nuk janë të vendosura në një fitore të përjetshme. Njëherë do të humbin dhe njëherë do të fitojnë. Po nuk duhet të luhet më ketë që po të humbësh duhet të japësh dorëheqjen. Nëse e ka premtuar, ai duhet ta zbatojë këtë, por, në fakt, nuk është vetëm puna e Fatos Nanos këtu apo nga një person i vetëm. Këtu është një kolektivitet krejt i gjerë që duhet të përgjigjet. Nuk përgjigjet vetëm një njeri, por kryesia, të gjitha forumet përgjegjëse. Domethënë, kjo është një analizë jo vetëm e një invididi, e kryetarit”, - tha Agolli. Ai ka vlerësuar më tej se përderisa gjatë kësaj kohe është duke u folur për analiza, socialistët e kanë pranuar humbjen. “Socialistët e kanë njohur humbjen përderisa thonë që të bëhen analiza. Duhet të jetë kryetari i partisë në forumet e saj. Kjo tregon që nuk kanë fituar, rezultati i deritanishëm është pranuar. Problemi është të dish të jesh i ndërgjegjshëm për fitoren apo humbjen, dhe nuk shoh ndonjë gjë alarmante. Socialistët nuk kanë pse të dëshpërohen. Në pluralizëm njëherë e merr njëri, një herë e merr tjetri. Kur e merr njëri, t’i thonë bravo të qoftë dhe tungjatjeta. Kështu që nuk ka ndodhur gjë e çuditshme, sepse këto parti nuk janë si partitë komuniste, që është vetëm një dhe kjo duhet të jetë 40-50 vjet. Edhe Partia Demokratike që i fitoi zgjedhjet, edhe ajo nuk pretendon që do të jetë e përjetshme. Pas katër vjetësh, nuk i dihet. Kështu që këto parti nuk janë si partitë e dikurshme komuniste. Njëherë kalon andej dhe njëherë andej”, - tha Agolli. Ndërkohë ai nuk ka harruar gjatë kësaj interviste t’i bëjë thirrje kryetarit të PS-së, Fatos Nano, që të kthehet në krye të partisë, ashtu siç ka qenë në ditë të mira e të këqija. “Unë nuk e di se çfarë mendimi ka ai dhe pse vonohet, apo ngurron të shkojë në forumet e partisë. Mbase ai mendon që të dijë të argumentojë, që të dijë të përgjigjet për analizat që do të bëhen. Mbase kjo është një fazë pregatitore për atë, por unë nuk e di me hollësi këtë punë dhe mendimet e tij që nuk shkon në forume. Për mua, duhet që të shkojë, sepse është kryetari i partisë dhe duhet të jetë mes tyre. Siç ka qenë mes të mirave, të jetë dhe mes fatkeqësive”, - vijoi shkrimtari i njohur. Ndër shkaqet që, sipas tij, çuan në humbjen e PS-së, janë “disa premtime që nuk u realizuan. Megjithëse ka patur arritje dhe shqiptarët që votuan menduan që po të ketë ndryshim qeverisjeje, një ndryshim në drejtim, mund të ketë një përmirësim më të mirë. Kështu e menduan, sepse as PD-ja nuk e ka patur gjithnjë fitoren në duar, por as PS-ja. Kështu që PD-ja që do ta ketë pushtetin, ajo do të marrë anët e mira të asaj periudhe dhe do të mënjanojë anët e dobëta”. Agolli ka vlerësuar më tej se Berisha gjatë qeverisjes së tij të ardhshme, do të tregojë se ka mësuar nga gabimet e mëparshme, duke u shprehur njëkohësisht se kalimi i PS-së në opozitë do ta ndihmojë atë që të përgatitet mirë dhe të mos bëjë të njëjtat gabime kur të vijë në pushtet. “Doemos, opozita e ka mësuar atë që të mos përsërisë gabimet e mëparshme. Ashtu siç do ta mësojë dhe PS-në qëndrimi në opozitë, që të shohë si përgatitet më mirë. Dhe Berisha ma merr mendja, që është përgatitur për këtë gjë, të mënjanojë gabimet që janë bërë atëherë dhe të shohë edhe arritjet që janë bërë deri tani dhe t’i vazhdojë, të mos përsërisë heqjen masive të administratës, vështrimi i njerëzve me biografi, sepse ndonjëherë dhe përsëriten këto. Unë dëgjova njërin nga drejtuesit e Partisë Demokratike që tha: “filani është kushëri i filanit dhe kështu vejmë te Partia e Punës”, tha Agolli. Ndërsa përsa i përket kalimit të Xhuvelit në koalicion me PD-në, shkrimtari i njohur tha se “ma merr mendja që po të shkonte Xhuveli te Berisha, me torbën bosh nuk do ta pranonte. Por e mbushi torbën te PS-ja dhe vajti te PD-ja dhe i tha ja si e kam torbën”.

  2. #42
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    PS për 4 vjetët e ardhshëm, në dorë të F. Nanos ose E. Ramës

    PS Per 4 Vjetet E Ardhshem, Ne Dore Te Fatos Nanos ose Edi Rames

    Interviste me Dr. Eduard Zaloshnja*

    Intervista eshte dhene per K. Ditore
    Marre nga Gazeta Illyria

    Votimet ne Shqiperi kane nje muaj qe kane perfunduar, ndersa ende nuk kemi nje rezultat perfundimtar, por vetem deklarata te kunderta mes dy partive kryesore. Si i shikoni ju keto zhvillime?

    Zaloshnja: Ne nje vend normal demokratik, partia humbese me kohe do te kishte pranuar humbjen dhe shume me pak ankimime do te ishin bere ne institucionet qe administrojne zgjedhjet. Por Shqiperia nuk eshte nje vend normal demokratik. Nuk duhet te harrojme se, qe nga themelimi i shtetit shqiptar, nderrimi i pushteteve asnjehere nuk eshte bere ne menyre paqesore tek ne. Kesaj here, duket se me ne fund kjo gje do te realizohet, por jo pa terheqje kembesh zvarre. Dhe faktori kryesor per kete zvarritje eshte deklarata parazgjedhore e Nanos per doreheqje ne rast humbje. Duket qarte qe ai nuk po do ta mbaje premtimin dhe po e perdor zvarritjen si nje taktike per te ricikluar vete si kryetar i opozites se ardheshme.

    Megjithe deklarat e ndryshme mes partive, duket qarte se kryeministri i ardhshem do te jete kreu i PD-se Berisha. Si do ta gjykonit Berishen kryeminister?

    Zaloshnja: Opinionet per Berishen jane te ndara. Disa mendojne se ai e shikon pushtetin thjesht si nje qellim ne vetvete, i cili i permbush nje deshire thuajse subkoshiente te tij per te qene prijesi i gjithefuqishem i gjindjes perreth. Ndersa disa te tjere, perkundrazi, mendojne se ai e shikon pushtetin si nje mjet per te permirsuar qeverisjen e Shqiperise, gje qe do te realizonte enderren e tij te regjistrimit ne histori si nenshkruesi i antaresimit te saj ne Bashkimin Europian.

    Ne kete ndarje opinionesh, une vete, pas luhatjesh te shumta nder viteve, jam pozicionuar ne grupin e dyte. Por ndryshe nga shume te tjere ne kete grup, mendoj se Berisha fokusohet aq shume ne marrjen apo mbajtjen e pushtetit (d.m.th. mjetin), saqe shpesh harron qellimin. Keshtu, kur Berisha ishte president, e mbushi administraten me besnike nga krahina e origjines ngaqe deshte ta kishte ate sa me ne kontroll. Por harroi se, duke bere kete gje, e uli aftesine e saj per te kryer reformat qe do ta afronin Shqiperine me Bashkimin Europian. Gjithashtu, ai deboi nga PD-ja politikane si E. Selami, G. Ruli, D. Shehi, G. Pollo, P. Zogaj, etj. ngaqe i rrezikonin pushtetin personal. Por nuk e kuptoi se me kete veprim, ne vend qe t'i afrohej, iu largua qellimit final. Ndersa sot, per te siguruar marrjen dhe mbajtjen e pushtetit per kater vitet e ardheshme, Berisha eshte gati te fuse ne koalicionin qeverises politikane qe ishin deri dje sahanlepires te Nanos. Por harron se njerezit qe do te sjellin ata me vete ne administrate mund te jene nder zyrtaret qe i kane penguar reformat deri me sot.

    Lista e gabimeve qe demonstrojne se Berisha e ka vetedemtuar shpesh qellimin e tij final eshte nje liste e gjate. (Kuptohet qe ky konstatim vlen vetem per njerez qe, si une, mendojne se ai ka si objektiv firmosjen e antaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian, e jo pushtetin ne vetvete.) Sidoqofte, e kaluara dhe e sotmja jo gjithmone vlejn per te parashikuar te ardhmen. Sepse mund te ndodhe qe kur Berisha te qeverise per here te dyte, te mos beje me gabimet qe ka bere deri me sot.

    Ne platformen e tij qeverisese, kryeministri i ardhshem Berisha, ka thene se nje nga gjerat primare do te jete lufta kunder korrupsionit. Sa te arritshme e shihni kete gje nga ana e PD-se, nderkohe qe Shqiperia vazhdon te perflitet si vendi me nivelin me te larte te korrupsionit?

    Zaloshnja: Per t'iu pergjigjur kesaj pyetje, vlen te hidhet nje veshtrim ne vitet 92-96, ne kohen kur Berisha e qeverisi nje here Shqiperine. Nderkohe qe ai konsiderohej nga shumica derrmuese e shqiptareve si nje politikan qe nuk fuste gje ne xhep, e njejta gje nuk mund te thuhej per njerzit poshte tij. Cdo biznesmen e mban mend se si ne ate kohe, duke paguar nje rryshfet te arsyeshem, mund te kaloheshin mallra pa dogane ndoshta me shume se sot. Gjithashtu, cdo qytetar e mban mend se si atehere, duke paguar nje rryshfet te arsyeshem, mund te reduktohej ndjeshem fatura e elektrikut, apo mund te mbarohej pune ne zyra e gjykata ndoshta me kollaj se sot. Kuptohet qe, ne qofte se Berisha, pervec vullnetit per qepjen e xhepave te tij, do te kishte patur edhe vullnetin politik te ndertonte mekanizma transparaente institucionale per parandalimin e korrupsionit te vartesve te bindur, magnituda e problemit do te ishte zvogeluar. Por ne qofte se i referohemi metafores se peshkut qe qelbet nga koka, shembuj te shumte nga vende me kulture shoqerore te ngjashme me te Shqiperise tregojne se keputja e kokes se qelbur te peshkut nuk mjafton - ndryshimet rrenjesore ne funksionimin e administrates publike mund te ndodhin vetem kur vete trupi i peshkut te pastrohet nga bakteriet e kultures se klientelizmit dhe vendin e tyre ta zene ndjenjat e komunitetit, reciprocitetit, e te integritetit moral.

    Me shqip, kjo do te thote se lufta kunder korrupsionit nga lart eshte vetem nje kusht i domosdoshem por jo i mjaftueshem per ta mundur kete te keqe te shoqerise shqiptare. Qe ajo lufte te kete sukses, duhet te ndryshoje edhe psikologjia driteshkurter qe mbizoteron gjeresisht sot ne Shqiperi, sipas se ciles, cdo veprim qe sjell perfitime personale te menjehershme eshte i justifikueshem, pavarsisht se mund te demtohet interesi i komunitetit, e ndosha edhe ai personal afatgjate. Qe ndryshimi nga poshte te realizohet, organizatave joqeveritare dhe sponsorizuesve te tyre nderkombetare do t'iu duhet t'i thone nje MJAFT te madh e te vazhdueshem kesaj psikologjie. Dhe po u be kjo gje, me kohe e pak fat, edhe Shqiperia mund te arrije te dale nje dite nga tuneli i pafund i korrupsionit te saj endemik.

    Cili eshte mendimi juaj per parlamentin e ardhshem, duke pare rezultatet e deritanishme te zgjedhjeve, per pozicionin qe do zene forcat politike ne vend?

    Zaloshnja: Si koalicioni i ardheshem qeverises edhe ai opozitar nuk duket se do te jene monolite. Qe sot, kane filluar te duken krisjet apo frakturat e para ne koalicionin e djathte, ku Partia Demokristiane e Nikolle Lesit dhe Partia Demokrate e Re e Genc Pollos kane shfaqur pakenaqesi per futjen ne koalicion te dy partive qe ishin deri dje pjese e koalicionit te majte. Po keshtu edhe Lidhja Socialiste per Integrim e Ilir Metes dhe Partia e Demokracise Sociale e Paskal Milos nuk duken se do te bashkepunojne me Partine Socialiste per sa kohe Nano eshte ne krye te saj. Keto krisje apo fraktura ne te dyja kampet mund te shkaktojne kriza perfaqesimi ne te ardhmen. Testi i qendrueshmerise se parlamentit te ri do te jete ne vitin 2007, kur do nevojitet vota e 84 deputeteve per te zgjedhur Presidentin e Republikes. A do te arrihet kjo shumice e cilesuar? Veshtire eshte te parashikohet qe tani.

    Mendoni se ky ndryshim pushtetesh, ne Shqiperi, do te sjelle ndryshime pozitive ne marredheniet e saj me BE-ne?

    Zaloshnja: Ne qofte se qeveria e kryesuar nga Berisha do t'i permbahet pakashume premtimeve elektorale qe beri ne lidhje me zhvillimet e brendeshme ne Shqiperi, dhe ne menyre rigoroze premtimeve ne lidhje me politiken e jashtme, gjasat jane qe BE-ja te mbaje nje qendrim me pozitiv ndaj Shqiperise se deri me sot. Por dua te theksoj se ky parashikim fillon me nje "ne qofte se" te madh.

    Si e shihni PS-ne dhe kryeministrin aktual Nano ne opozite?

    Zaloshnja: Ne PS sot ka dy udheheqes qe kane potencialin te drejtojne partine per kater vitet e ardheshme. Njeri eshte Kryetari aktual, Fatos Nano, e tjetri eshte Edi Rama, politikani qe, sipas te gjitha sondazheve, gezon perkrahjen e rreth 70% te shqiptareve. Ne qofte se Nano, ndryshe nga c'ka deklaruar, nuk jep doreheqjen, eshte e sigurte se ai do te perpiqet qe nje fraksion Rama, i lejuar tashme me statut, te mos formalizohet ne forumet drejtuese te PS-se. Per ta realizuar kete, ai do terheqe te gjitha fijet e dukshme e te padukshme qe e lidhin me njerzit kyc te partise. Dhe ne qofte se Rama nuk do ta zhvendose betejen ne baze, PS-ja do te mbetet nje parti qe do te mbahet fort vetem tek e kaluara. Por e kaluara nuk do t'i siguronte asaj mbijetesen si parti e madhe.

    Ne qofte se Nano s'jep doreheqjen, nje mundesi tjeter eshte qe Rama te filloje nje trune Konispol-Vermosh (gazetat shqiptare ka kohe qe raportojne se nje trune i till eshte ne ngjizje). Po te kihet parasysh suksesi i nje truneu te ngjashem qe Nano zhvilloi kunder Metes ne 2001, nuk eshte ekzagjerim te thuhet se gjasat e suksesit te nje turneu te Rames do te ishin goxha te medha. Ne fund te fundit, Nano kishte demonstruar vetem se ishte mjeshter i fjales, ndersa Rama ka demonstruar se eshte sa mjeshter i fjales aq edhe i punes. Per me teper, perballe do te kishte Nanon, nje kryeminister qe i humbi zgjedhjet, dhe jo Meten, i cili i fitoi ato ne vitin 2001.

    Ne qofte se Rama arrin ta beje dominues fraksionin e tij ne PS, ajo ka shanse te mira te jete konkuruese ne zgjedhjet e ardheshme, qofshin ato te parakohshme ne 2007 apo te rradhes ne 2009. Kjo per arsyen e thjeshte se kandidat per kryeminister nga e majta nuk do te ishte me Fatos Kazino' Nano por Edi Rezultativ Rama. Dhe perkrahja masive qe te gjitha sondazhet tregojne se ai ka ne elektorat nuk mund te krahasohet me te Nanos, e madje me te asnje politikani tjeter.

    Rrjedhja tjeter e mundshme e ngjarjeve ne PS eshte qe Nano, sic ka premtuar, te jape doreheqjen. Ne kete rast, themelet qe hodhi Rama me platformen e tij ne kongresin e fundit te PS-se mund te sherbejne per rindertimin e saj ne formen e nje ngrehine te madhe moderne serioze, brenda e rreth se ciles, pervec te majteve, mund te bashkohen edhe shume progresiste. Dhe nje e majte e bashkuar progresiste, e cila edhe sot e ka shumicen arithmetike te votave ne proporcional, do te behej nje pretendente serioze ne zgjedhjet e ardheshme. Per te mos thene e paperballueshme.

    LSI dhe LZHK, nuk arrinin te merrnin nje numer te madh mandatesh ne zgjedhjet e 3 korrikut. Sipas mendimit tuaj, cili ishte shkaku?

    Zaloshnja: Shkaku thelbesor ishte se shoqeria shqiptare akoma i sheh gjerat bardhezi sipas parimit "O me ne, o kundra nesh; rruge te mesme s'ka". Qe te thyhej duopoli Nano-Berisha duhej qe ne krye te LSI-se apo LZHK-se te ishte nje figure karizmatike si, per shembull, ish-mbreti Simeon II i Bullgarise, i cili fitoi ne 2001 si ndaj socialisteve ashtu edhe ndaj demokrateve. Por as Leka Zogu e as Ilir Meta nuk qelluan Simeone. Nga pikepamja e magnitudes, rezultati i LSI-se dhe i LZHK-se ndoshta do te kishte qene me i larte ne qofte se keto parti do te kishin patur perfaqsuesit e tyre ne cdo tavoline ku numeroheshin votat.


    * Doktori i shkencave ekonomike Eduard Zaloshnja u lind ne Tirane ne vitin 1960. Levizja Studentore e Dhjetorit 1990, e gjeti asistent-pedagog ne Fakultetin e Ekonomise Agrare. Nen ndikimin e edukates anti-komuniste marre ne familje, iu bashkua qe ne 11 Dhjetor grupit te studenteve dhe intelektualeve te rinj qe themeluan Partine Demokratike.

    Ne muajt e para pas themelimit te PD-se, Dr. Zaloshnja u mor me hartimin e programit ekonomik per bujqsine, si dhe me sqarimin e tij publik ne gazete, televizion, radio, dhe neper qytete e fshatra te Shqiperise. Ne zgjedhjet e Marsit 91, ai ishte kandidat per deputet ne nje zone rurale. Por rivalja e tij, e cila ishte kryetare e koperatives se asaj zone, si shume kolege te saj, fitoi ne zgjedhje.

    Ne Kuvendin e Pare te PD-se (Shtator 91), Dr. Zaloshnja propozoi qe PD-ja, ne vend te nje kryetari te vetem, te kishte nje kryesi kolegjiale me rotacion 6 mujor. Porpozimi i tij, nuk u aprovua nga Kuvendi. Pas atij kuvendi, Dr. Zaloshnja u shkeput nga PD-ja dhe iu dedikua plotesisht karrieres shkencore.

    Ne Janar 1992, Dr. Zaloshnja shkoi ne SHBA per studime pasuniversitare dhe, qe prej asaj kohe, ka jetuar ne shtetin e Virxhinias. Aktualisht punon ne "Pacific Institute for Research and Evaluation", ku merret me analizen ekonomike te aksidenteve ne pune e trafik. Nderkohe, ai ka shkruar rregullisht komente e analiza per gazetat me te medha te Tiranes.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rama: Nano të japi dorëheqjen nga PS

    gsh
    --

    Gusht 27, 2005


    Intervista e Edi Ramës pas zgjedhjeve të 3 korrikut

    Rama: PS jo një parti të pastrehësh politikë
    Kryebashkiaku: Nano të dorëhiqet


    ------------------------------

    Redaksia e Gazetës po riboton intervistën e kryebashkiakut Rama dhënë gazetës së Partisë Socialiste, "Zëri i Popullit" pas interesimit të madh që ajo ka ngjallur. Për herë të parë pas humbjes së socialistëve në 3 korrik, kryetari i bashkisë ka vendosur të thyejë heshtjen që ka pushtuar të gjithë kupolën rozë pas zgjedhjeve të 3 korrikut, duke përcaktuar përgjegjësitë e kryetarit të saj Nano dhe duke shpallur dëshirën për t'u zgjedhur lider i PS. Më poshtë po botojmë intervistën e plotë të tij.

    LAJMI

    Redaksia e Gazetës po riboton intervistën e kryebashkiakut Rama dhënë gazetës së Partisë Socialiste, "Zëri i Popullit" pas interesimit të madh që ajo ka ngjallur. Për herë të parë pas humbjes së socialistëve në 3 korrik, kryetari i bashkisë ka vendosur të thyejë heshtjen që ka pushtuar të gjithë kupolën rozë duke përcaktuar përgjegjësitë e kryetarit të saj, Fatos Nano dhe duke hedhur idenë e dorëheqjes së tij për t'i dhënë një tjetër shans socialistëve për t'u rikthyer sërish në qeveri. Më poshtë po botojmë intervistën e plotë të tij.

    Si e keni përjetuar 3 korrikun dhe heshtjen e gjatë pas tij?
    3 korriku qe një pësim dhe mësim i madh për ne socialistët. Menjëherë pas 3 korrikut unë s'mund veçse të respektoja përpjekjet e të gjithë shokëve e miqve të përfshirë në procesin paszgjedhor të kontestimeve pranë institucioneve përkatëse; të reflektoja në një periudhë heshtjeje të vyer, mbi të nesërmen e Partisë Socialiste e të vetë të majtës shqiptare; të prisja me durim rezultatin përfundimtar të kësaj maratone krejt të papërfytyrueshme për një vend europian-qysh nga momenti i mbylljes së kutive të votimit ky proces u zhvillua tërësisht jashtë standardeve të demokracisë e të mendësisë europiane, duke dëshmuar një prapambetje rrëqethëse në raport me botën ku themi se po integrohemi, si edhe duke i dhënë jetë një Parlamenti ku vullneti i popullit është bërë lende dushku;

    Ndërkohë, nuk kanë munguar, megjithatë, komentet që kanë lënë të kuptohet se do të ketë analiza për të nxjerrë përgjegjësit e humbjes së Partisë Socialiste. Cili është komenti juaj për këtë?
    Do të doja që të gjithë të fokusoheshim tek e nesërmja e forcës sonë politike, te nevoja jetike e saj për të nisur ringjitjen pas një periudhe rënieje të vazhdueshme. Kjo nuk bëhet e nuk ndodh dot as duke çliruar në mexhlis emocionet e natyrshme negative të momentit dhe as duke luajtur "E ka kush e ka?!" fajin për çka ndodhi-teknologji të vjetra dhe vetëdëmtuese komunikimi që në PS gabimisht quhen edhe analiza. Ne duhet të ringjitemi, duke rigjetur përsëpari arsyet për të qenë bashkë, duke rindërtuar bazën parimore të bashkëjetesës vullnetare nën flamurin e përbashkët të bindjeve tona politike, duke riformuluar raportin mes anëtarit të partisë dhe vetë partisë si një tërësi anëtarësh me të drejta të barabarta e përgjegjësi që rriten sipas detyrave. Ne duhet të nisim rrugën e kthimit në qeverisjen e vendit, duke e kuptuar drejt humbjen, jo si një aksident, po si një mësim të madh që populli na e dha për gjithçka nuk bëmë sa e si duhej. Duke e parë të vërtetën drejt e në sy, pa harruar se forca e një skuadre të madhe provohet pas një humbjeje shumë më tepër sesa në disa fitore, duke rikthyer në themel të projektit tonë politik punën me njerëzit dhe për njerëzit, duke ringjallur modestinë e vdekur intelektuale të forumeve dhe solidaritetin e varrosur nën hijen e një pushteti të mbingopur me vetveten. Me pak fjalë, ne duhet të ristartojmë duke e mbrojtur të ardhmen e Partisë Socialiste me ide dhe energji të shumëfishuara e jo duke e marrë peng atë me analiza "të mbjellash" e "të korrash" si ato të Partisë së Punës. Një parti e madhe demokratike që kërkon të ringjitet në majën e preferencave të publikut pas një shuplake të fortë elektorale si ajo e 3 korrikut dhe një shqelmi si ai i 21 gushtit, nuk bën gjasmeanaliza, po vetëkritikë, nuk bën gjyqe partizane, po ballafaqime projektesh politike, nuk bën gjueti shtrigash, po reforma. Dhe vetëkritika nuk ka të bëjë me organizime mbledhjesh formale si ato të "kuvendimit të madh", humbje e papërgjegjshme e kohës së çmuar të njerëzve të zhgënjyer nga inercia e krizës së Partisë Socialiste, por me ridimensionimin tërësor të politikës e të mënyrës së funksionimit të partisë. Ashtu sikundër reforma në parti nuk ka të bëjë hiçgjëkundi me shkarkime e ngarkime përgjegjësish larteposhtë, me uljengritje mekanike njerëzish në emër të ndryshimit e të rinovimit apo, më zi akoma, me larje hesapesh e vërshime sharjeshpifjesh mes të ndryshmish brenda llojit. Një parti serioze politike pas një beteje të humbur elektorale nuk katandiset në ca llogore hatërmbetjesh e hatërllëqesh brenda oborrit të vockël të selisë qendrore, ku burra të kthyer në kalamaj luajnë "topa luftash". Ajo hapet për t'u ballafaquar, bashkuar e ringritur përmes gjithëpërfshirjes së anëtarësisë e të simpatizantëve të vet në një proces të madh konsultimi përmes votës, sepse, mbi të gjitha, në një parti demokratike askush, absolutisht askush, nuk është i domosdoshëm, ndërsa të gjithë pa përjashtim janë të nevojshëm.

    Le të qëndrojmë te "shuplaka elektorale". Si i gjykoni ju arsyet e humbjes, duke pasur parasysh se kjo parti mori rreth 35 deputetë më pak se në zgjedhjet e vitit 2001?
    Disa nga drejtuesit e PS-së thonë se arsyeja e humbjes duhet kërkuar te taktika elektorale që ndoqi blloku i majtë, bashkoheni edhe ju me këtë apo ju duket justifikim.
    Nuk është justifikim. Është, sipas meje, vetëm njëra nga tri arsyet themelore të tkurrjes së madhe, jo vetëm numerike, po në radhë të parë politike të Partisë Socialiste. Dy të tjerat janë përçarja e thellë që mbolli kongresi "i bukës së gojës" në vitin 2003 e që u materializua më 3 korrik me njëqind e kusur mijë votat e majta, të cilat i dhanë praktikisht fitoren numerike Partisë Demokratike, si edhe, më e rëndësishmja ndër të trija, sipas meje, bilanci dhe modeli i drejtimit të qeverisjes socialiste. Ky ishte problemi ynë themelor në raport me zgjedhësit, stimuli kryesor i fitores politike të kundërshtarëve tanë në këto zgjedhje. Theksoj këtu se votat e LSI-së, gabimisht, disa kolegë i numëruan si tonat, në përpjekjen për të argumentuar një thuajsebarazim mes të djathtës dhe nesh, gjë e justifikueshme, gjithsesi, në kuadrin e vijimit të betejës politike brenda një procesi të pambyllur zgjedhor. Por tani që procesi u mbyll duhet thënë me plot gojën se ato jo vetëm ishin vota kundër nesh po aq saç ishin të tilla edhe votat që ka marrë e djathta, por janë të destinuara të shtohen e të vazhdojnë ta sharrojnë në mes të majtën, nëse Partia Socialiste nuk ndryshon vetveten për t'u bërë, përmes reformimit e modernizimit të mëtejshëm të saj, edhe flamurtare e ribashkimit të së majtës.
    S'duhet të kemi iluzione se mund të rifitojmë zgjedhje pa këtë reformim, modernizim e ribashkim të të gjithë të majtëve në një subjekt politik federal, por kjo është një çështje që kërkon së pari daljen e Partisë Socialiste nga kriza disaveçare dhe psikoza e frikës prej ndryshimit të madh. Vërtet kemi humbur një betejë të rëndësishme, por, nëse nuk reagojmë drejt, nëse nuk e dëgjojmë opinionin publik dhe nuk gjejmë kurajë ta lexojmë siç është votën e popullit, nëse nuk heqim dorë nga fabrikimi i të vërtetave partiake si pasqyra që e përthyejnë realitetin shqiptar dhe raportin tonë me të sipas "interesave të partisë", ne rrezikojmë që të hyjmë në një spirale humbjesh me pasojë transformimin në pak vite të Partisë Socialiste nga një forcë e madhe popullore në një parti të pastrehësh politikë.

    Si e gjykoni, megjithatë, faktin që shqiptarët në këto zgjedhje e thyen tabunë e mosrikthimit të Berishës në pushtet dhe e votuan kthimin e tij?
    Pa dashur t'i heq asnjë meritë për fitoren Partisë Demokratike, kam bindjen se shqiptarët nuk kanë votuar për zotin Berisha (të cilit po ia përmend emrin pas tetë vjetësh, duke uruar ta lexojë edhe ai siç duhet fitoren e tij), po kanë kundërvotuar qëndrimin e mëtejshëm të qeverisë sonë në detyrë. Siç e thonë edhe numrat, shumica e shqiptarëve, e përbërë nga e djathta dhe një pjesë e së majtës, ka refuzuar bilancin qeverisës dhe modelin e drejtimit të vendit që lidershipi i Partisë Socialiste ofroi veçanërisht nga fundi i vitit 2003 e këtej. Ky është fakt dhe mohimi apo anashkalimi i këtij fakti nuk na ndihmon të kuptojmë atë çka realisht ka ndodhur mes nesh dhe shqiptarëve, për të kuptuar pastaj atë çka realisht duhet të bëjmë për të rifituar zemrat e tyre.
    Shqipëria që ka votuar majtas ka qenë një shumicë e përçarë mes zemërgjerësisë ndaj gabimeve, gafave, fajeve apo skandaleve të prodhuara, si për shembull Ditën e Zisë Kombëtare, pa as ndjesinë më bazike të shqetësimit nga ana e lidershipit tonë më njërën anë dhe shpirtit të kundërshtimit, rebelimit, inatit, mllefit apo, në ekstremin e vet, hakmarrjes brenda llojit nga ana tjetër. Të cilat degjeneruan të tëra bashkë deri në një futjakot spektakolar siç qe shqyerja e shportës së votave të majta në votimin maxhoritar mes duzinës absurde të kandidatëve të majtë në çdo zonë përballë një kandidati të vetëm të aleancës së djathtë. Për shumicën e kësaj shumice të majtë që ekziston sot e gjithë ditën në vend-e kështu si kjo shumicë e shumicës kam menduar e mendoj sot e gjithë ditën edhe unë-bilanci i shumëkritikueshëm i qeverisjes sonë në raport me aspiratat dhe ambiciet e të gjithëve, ishte gjithsesi i mjaftueshëm për ta rivotuar Partinë Socialiste, po të kihej parasysh qoftë progresi i vendit në raport me pikënisjen e mandatit të socialistëve dhe qoftë mungesa e rëndë e kredibilitetit të PD-së-pavarësisht punës së admirueshme që demokratët bënë për përmirësimin e imazhit gjashtëmujorin e fundit.
    Kurse për një pakicë me mjaft peshë po brenda së majtës, ky arsyetim racional ia la vendin një turrjeje në kah të kundërt jo vetëm të LSI-së, kundërshtare e PS-së njësoj si PD-ja në këto zgjedhje, por edhe të vetë aleatëve të PS-së. E dimë të gjithë se aleatët tanë e përjetuan dyveçarin e paskongresit të vitit 2003 dhe vetë fushatën me makthin e dilemës "A jemi a s'jemi aleatë?" dhe zhvilluan, si edhe vetë PS-ja, një fushatë me dy fytyra, me dy mendje, me dy gjuhë, me dy hyrje e me dy dalje, secili për vete fitorja për asnjërin.

    Pra, më lejoni të konkludoj se Sali Berishën nuk e risolli në krye të vendit vota "pro" tij e shumicës së shqiptarëve, por pamundësia jonë për të qëndruar më tutje në qeveri për shkak të një modeli përditë e më të papranueshëm drejtimi që prodhoi përçarje, zhgënjim, arbitraritet e, për pasojë, shthurjen pararendëse të humbjes së madhe.
    A ndieni ju personalisht ndonjë lloj përgjegjësie për humbjen?
    Mbi të gjitha kam ndierë gjatë gjithë kësaj kohe një dhimbje të fortë për faktin se nuk munda të bëj asgjë më shumë sesa ç'bëra për ta paralajmëruar e parandaluar këtë humbje, të cilën e pashë të na kanosej qysh kur doli rezultati i zgjedhjeve vendore të vitit 2003 në rang vendi dhe kur krisja mes Fatos Nanos e Ilir Metës mori përmasat e një çarjeje, që u përpoqa të jap edhe unë një kontribut për ta shmangur me kandidaturën time për kryetar në kongresin e po atij viti. Ai kongres, të cilit po i referohem për të disatën herë, është mallkimi ynë, fillimi i fundit të pushtetit të socialistëve. Në atë shfaqje vulgare të arrogancës së pushtetit, e cila e devijoi Partinë Socialiste nga rruga e reformimit edhe modernizimit të vazhdueshëm, u asgjësua jo thjesht "grupi i parë armiqësor" në PS, po vetë modeli demokratik që, për meritë në radhë të parë të Fatos Nanos, kjo parti kishte krijuar e kishte promovuar e vetme në skenën e politikës shqiptare për një dekadë të tërë. Nga një parti e bashkëjetesës konfliktuale, por funksionale në gjirin e grupit drejtues, që gjermëaty kishte ditur ta ndante kundërshtarin brenda llojit nga kundërshtari politik e ta dëgjonte instinktivisht zërin e shumicës si një garanci të pushtetit, Partia Socialiste u kthye në një arenë lufte vëllavrasëse, ku shpërtheu një urrejtje e akumuluar gradualisht qysh nga dimri i zymtë i "katharsisit". Dhe praktikisht nga dyert e atij kongresi doli një parti tjetër, e gjymtuar dhe e ndrydhur, me një model drejtimi e sjelljeje politike që na vuri përpara tatëpjetë në rrugën e humbjes së 3 korrikut.
    Duke u kthyer më konkretisht tek pyetja juaj, do të thosha se përgjegjësi për humbjen mund e duhet të ndiejë kushdo, sepse cilido mund e duhet të bënte diçka më mirë në funksion të së mirës së përbashkët. Por, nga ana tjetër, në një parti politike, kudo në botën demokratike, puna e përgjegjësive të humbjes së zgjedhjeve është e sqaruar fare mirë dhe nuk ka vend hiç për ngatërresa e garnitura mikse me praktikat komuniste apo me eksperiencën e botës së biznesit.
    Partia në demokraci është bashkim vullnetar të barabartësh mes tyre në të drejta, ku i pari është thjesht primum inter pares, pra i parë mes të barabartëve. Kjo do të thotë se në aspektin moral e simbolik fitorja është e të gjithëve, kurse humbja është vetëm e të parit mes të barabartëve, i cili e merr mbi supe përgjegjësinë morale në emër të të gjithëve bash për t'u vënë kapakun "analizave"-të cilat në fakt quhen të bëra nga populli zgjedhës- për t'u dhënë votuesve shenjën e fortë të përgjegjshmërisë e të seriozitetit në mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një tjetri, për t'i çelur rrugë pa humbur kohë anëtarësisë që, përmes leximit të votës së popullit, të formulojë drejtimin e ri të partisë me sytë nga sfidat e së ardhmes e jo nga trofetë e së shkuarës. Helmut Koli, një shembull i madh mes plot të tjerëve në rutinën e sjelljes demokratike në këso rastesh, humbi zgjedhjet pasi realizoi bashkimin historik të dy Gjermanive, e megjithatë u largua nga kreu i partisë së tij jo kur dolën "rezultatet e analizave", por po atë natë që doli rezultati i votimeve. Pra, partia në demokraci nuk është si në komunizëm, ku për çdo dështim nxirret fët e fët përmes ca "analizash të thelluara me frymë kritike e autokritike", një grup armiqësor, dhe bëhen me dorë ca ndërrime në Byronë Politike e në Komitetet e Rretheve, ku konstatohet frymë sabotazhi apo rënie rendimenti në vjelje a mjelje. Dhe as si në një ndërmarrje private, ku një vit me bilanc negativ mund të sjellë pasoja për të tërë përveç të zotit të ndërmarrjes. Dallimi me ndërmarrjen vjen ngase i zoti i partisë në demokraci nuk është kryetari po anëtari i partisë dhe anëtari nuk i kërkon dot llogari anëtarit "humbës" të zonës nëpër mbledhje e aktive të zgjeruara, se nuk është kontrolli punëtor i shokut Enver, që merr përpara shokun e tij me frymën kritike të Sekretarit të Parë. E vura fjalën "humbës" në thonjëza sepse më duket një perceptim fyes, sa naiv aq edhe bolshevik, ai sipas të cilit sot paskemi ca "fitimtarë" që ia paskan hedhur analizave dhe ca "humbës" që duhet t'u analizokan e të jepkan llogari nuk e di ku. Stop! S'ka askush në këtë rast tagrin të analizojë cilindo kandidat për deputet, se pse nuk fitoi e më the të thashë, ashtu siç nuk ka askush tagrin të analizojë, nëpër mbledhje që të kujtojnë ato seancat e maktheve staliniste, se pse njëri tha kështu apo pse ata bënë ashtu e më the e të thashë, deri në debate të degjeneruara si ato që u bënë spote elektorale nga kundërshtarët tanë. Kjo do ta fuste Partinë Socialiste në një qorrsokak të ri, ndërkohë që në këto zgjedhje të drejtuara e të administruara si s'ka më keq, përgjatë një fushate të interpretuar si s'ka më gabim, çdonjëri më vete ka bërë çfarë ka mundur. Prandaj secili kandidat, i humburi njësoj si i fituari, duhet falënderuar për gjithçka ka mundur të bëjë me forcat e me njerëzit e tij, e jo poshtëruar me etiketën e "humbësit" e me analiza që vetëm nxisin përçarje e kërleshje tribale provincash, shpërndajnë kuturu përgjegjësinë, mjegullojnë rrugën ku ecim, çorodisin socialistët, shkurajojnë zgjedhësit, neverisin popullin që na sheh e që e bëri analizën tonë qartë e prerë me votën e tij. Kurse vetë socialistët, me votën e tyre, duhet të vendosin një orë e më parë rrugën që duan të ndjekin në opozitë dhe njerëzit që, nga qendra në bazë, do t'i drejtojnë në këtë rrugë për t'i rikthyer në qeverisjen e vendit. Pra, në vend se të sorollatemi e të ndahemi në të fituar e në të humbur me "analiza" shthurëse, ne duhet të organizojmë pa humbur kohë zgjedhje të reja në parti sipas parimit një anëtar një votë dhe duhet të nisim një orë e më parë rrugën e kthimit, duke përgatitur një fitore domethënëse në të gjithë vendin qysh në zgjedhjet e ardhshme vendore.

    Megjithatë, do të kërkoja leximin tuaj të rezultatit për zgjedhjet në Tiranë, ku PS-ja fitoi vetëm katër dhe humbi tetë zona. Një nga humbëset ishte edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Mimi Kodheli, ashtu si edhe kandidatë të tjerë të mbështetur nga ju. A ishte kjo humbje edhe një mesazh për modelin Rama në Tiranë? A ka një kontradiktë këtu mes faktit që në sondazhe ju jeni politikani më i kuotuar, ndërsa PS-ja në Tiranë pati rezultat shumë negativ?
    E kam dëgjuar këtë përsiatje mendjesh, kryesisht të pozicionuara djathtas, dhe mendoj se është thjesht pjesë e luftës politike ndaj së vetmes "kështjellë të armikut" të mbetet për t'u marrë në Tiranë pas 3 korrikut, përkatësisht Bashkisë së Tiranës. PS-ja në Tiranë, më shumë sesa kudo tjetër, humbi kryesisht për atë arsye që unë e kisha stërthënë në vijimësi, ku dhe sa kisha mundur e që e thashë ku e sa munda edhe gjatë fushatës: Mungesa e marrëveshjes me LSI-në. Nuk besoj se ka ndonjë kryeqytetas votues të LSI-së sot që të mos ketë votuar "modelin Rama" në vitin 2003 apo që ta kontestojë atë aktualisht, gjë që do të thotë se qoftë edhe një aritmetikë banale tregon se ata që janë kundër këtij "modeli" vazhdojnë të jenë minorancë në Tiranë. Megjithatë, edhe sikur aritmetika, që s'është gjithnjë udhërrëfyese e mirë në analizat politike, të na thoshte se e djathta rezultoi shumicë në zgjedhjet e 3 korrikut, prapëseprapë kjo nuk do të thoshte asgjë hiç për Bashkinë e Tiranës, e cila është dhe do të mbetet në sytë e në zemrat e qytetarëve si kampione e punës dhe e transformimit të këtij vendi. Veç në këto kafenetë e mejhanet tona mund të dëgjosh silogjizma të tilla që lidhin rezultatin e zgjedhjeve për Parlamentin me punën e Bashkisë, sepse në Francë, për shembull, kur e majta humbi zgjedhjet, askush nuk tentoi të mendonte e jo më të shkruante se kandidatët e PS-së në Paris humbën për shkak të "modelit Delanoe" apo se humbja e tyre ishte një mesazh për Bertrand Delanoenë që i mbështeti në fushatë. Sa për Mimi Kodhelin, të jeni të sigurt se një e majtë e bashkuar dhe jo e përçarë, si edhe një model drejtimi dhe sjellje tjetër në qeverisjen e vendit e në fushatën zgjedhore, do e kishin nxjerrë fituese, siç do kishin nxjerrë fituese Majlinda Ketën. Përmenda veç këto të dyja, sepse janë dy gra që do t'u bënin nder zonave të tyre dhe Parlamentit.

    Fushata e PS-së sipas shumë analistëve qe tërësisht e personalizuar nga zoti Nano dhe prandaj ai duhet të largohet nga drejtimi i partisë. A jeni edhe ju me opinionin se zoti Nano duhet të largohet?
    E vetmja pikë që unë hoqa me vullnetin tim të lirë nga paketa e votuar në Kongresin Paraelektoral ishte pika sipas së cilës "Kryetari i partisë është automatikisht i dorëhequr kur partia humb zgjedhjet dhe kalon në opozitë". E hoqa sepse nuk doja që nga një paragjykim i mundshëm për atë pikë të kundërvotohej e gjithë paketa, e cila sot, ndryshe nga çfarë e mendonin tre muaj më parë komentuesit skeptikë të saj, na ofron praktikisht rrugëdaljen nga kriza me rrugë të drejtë demokratike-zgjedhje të lira me parimin një anëtar një votë-e pa përçarje artificiale, përderisa tashmë kemi pranuar platformat integruese të votuara ose, siç quhen tradicionalisht, fraksionet. Pra, nuk ka një nen në statut, po nuk ka për fat të keq as edhe ndonjë precendent në kulturën tonë të mjerë demokratike, që ta detyrojë automatikisht zotin Nano të japë dorëheqjen. Është tërësisht në dorën e tij ta krijojë ose jo këtë precedent, duke u sjellë si udhëheqës i emancipuar e i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij ekskluzive-jo thjesht në raport me humbjen, por, edhe më e rëndësishme ndoshta, në raport me të nesërmen e kësaj force që ka udhëhequr 15 vjet e për hir të së cilës duhet të ndahet nga kjo detyrë me vështrimin përpara jo mbrapa. Pra, duke krijuar kësisoj një model të ri emancipues për partitë shqiptare në kësi rasti e duke e mbyllur me dinjitetin e një lideri historik raportin e tij pesëmbëdhjetëvjeçar me socialistët apo, në të kundërt, duke zgjedhur të sillet si një politikan i zakonshëm i pjesës më të prapambetur të trevës ballkanike e duke imituar edhe në këtë pikë, si në disa syresh qysh nga Kongresi i vitit 2003 e këtej, jo vetveten po Sali Berishën. Kjo e dyta do të thoshte që, shpresoj e uroj jo, kryetari t'i shkaktonte Partisë Socialiste një rritje të kostos politike të ndryshimit të domosdoshëm e të pashmangshëm në udhëdaljen e vetme të mundshme nga ky stad i krizës ku gjendemi aktualisht.

    Si një prej administratorëve më të rëndësishëm të vendit në pushtetin lokal, si i përfytyroni marrëdhëniet e ardhshme me kryeministrin Berisha, me njeriun që aq shumë jeni urryer dhe keni shkëmbyer akuza? A e shikoni të vështirë bashkëjetesën në qeverisje me një personazh të tillë Kryeministër, që ju as nuk e kishit përfytyruar ta kishit "shef" në një farë kuptimi?
    Do të doja të bëja një korrigjim, unë nuk e kam urryer ndonjëherë njeriun Sali Berisha-në kapërcyellin e të dyzetave mund të them me krenari se kam qenë gjithnjë njeri tepër i lirë për të mundur të urreja dikë. Ah po, kam përbuzur qysh ditën e parë të njohjes modelin patriarkal dhe politikën e tij primitive, pa vizion, pa profesionalizëm e, mbi të gjitha, pa respekt për të vërtetën e për lirinë e tjetrit. Me kryeministrin Sali Berisha, të cilin nuk e kam shef në asnjëlloj kuptimi, do të bashkëjetoj në respekt të vullnetit të shqiptarëve e të banorëve të kryeqytetit, të cilët me votën e tyre krijuan këtë konfiguracion të ri marrëdhëniesh mes qeverisë vendore e asaj qendrore. Secili detyrat dhe përgjegjësitë e veta në raport me zgjedhësit. Gjykimin e ecurisë së punëve të të dyja palëve si edhe të cilësisë së raportit mes tyre, le ta bëjnë vetë zgjedhësit. Një gjë është e sigurt, ne vetë punën tonë në shërbim të qytetit e të qytetarëve dimë ta bëjmë më mirë se kushdo dhe nuk do të lejojmë kurrkënd të na pengojë ta bëjmë.

    Si mendoni se do të jetë Berisha kryeministër dhe pse thoni se mund t'ju pengojë të bëni punën tuaj?
    Nuk e thashë në këtë mënyrë, po gjithsesi për këtë do kemi të gjithë kohën për të gjykuar e folur mbi fakte e jo më mbi hamendje, duke filluar qysh ditën që zotëria do të ulet në karrigen nga ku nuk do të mund të premtojë më qiqra në hell, po do të duhet të mbajë premtimet që ka bërë "qiqër më qiqër", nga ku nuk do të mund të klithë më për korrupsionin, duke përzier dy të qena me dyzet të paqena, po do të duhet ta luftojë korrupsionin duke na treguar duart e tij e të të tijve çdo ditë, nga ku nuk do të mund të qajë më për pacientët që s'kanë kushte nëpër spitale apo për ata që mbyten në det ngaqë "ambasadat i kanë bërë embargo vizash shtetit të mafiozëve", po do të duhet t'u plotësojë kushtet e t'u nxjerrë vizat e premtuara me tam-tame, nga ku nuk do të mund të na tregojë më sesa larg jemi nga Bashkimi Europian, po do të duhet të na provojë pas çdo negociate me partnerët tanë sesa po ecim drejt afatit pesëveçar që ai u ka dhënë shqiptarëve për integrimin përfundimtar në BE, etj. etj...
    Por më shumë sesa si do të jetë Berisha Kryeministër, gjë që personalisht them se e kam të qartë, shqetësimi im më i madh sot dhe pikëpyetja më e madhe aktualisht për vetë të ardhmen e vendit, është sesi do të jetë opozita ndaj tij dhe kësaj aleance të çuditshme që ka bashkuar në një qeveri Jozefina Topallin me Lufter Xhuvelin. Sot për sot-e ne duhet ta pranojmë këtë të gjithë, nëse duam të rifitojmë zgjedhjet lokale dhe ato që do të vijnë pas tyre për t'i rikthyer socialistët në qeverisje-Partia Socialiste është e gjunjëzuar, e shkurajuar, e çorientuar dhe pa stimujt e nevojshëm për t'u ngritur për betejën që e pret në opozitë.

    Cila është, sipas jush, rruga që duhet ndjekur konkretisht për ta ngritur PS-në "për betejën që e pret në opozitë", ndërkohë që figurat e njohura të PS-së konsiderohen nga publiku shumë të konsumuara nga koha dhe pjesa dërrmuese e figurave të reja humbën në 3 korrik?
    Po ju rikujtoj atë që thashë më parë, për mua leximi i humbjes së 3 korrikut s'duhet të përmblidhet në asnjë mënyrë tek "ngastrat" e zonave elektorale që fitoi kundërshtari dhe të mbetet mbi shpatullat e atyre që kandiduan për ne në ato zona, të cilët humbën një garë për arsyet që thamë e për të tjera më specifike zonë më zonë, por nuk kanë humbur vlerat si njerëz e të drejtën për të kontribuar sipas dëshirës e mundësive për PS-në. Përkundrazi, Partia Socialiste si një parti e madhe popullore ka nevojë për të gjithë. Sot më shumë se kurrë. Ajo ka nevojë për "fitimtarët" e po ashtu edhe për "figurat e reja" që humbën ose ato që ende s'janë provuar e duhen ftuar me zemër të hapur të hyjnë e kontribuojnë në PS, siç ka nevojë në radhë të parë edhe për të tërë ata "senatorë" që e kanë themeluar dhe kanë shkruar deri këtu historinë e saj e, po ashtu, për më të rinjtë e Forumit Eurosocialist dhe për plot e plot simpatizantë ose qytetarë me prirje të majta, të cilët i janë larguar apo i rrinë larg, sepse Partisë Socialiste i ka humbur fuqia tërheqëse, entuziazmi rrezatues, vullneti gjithëpërfshirës, solidariteti, pa të cilin një parti e madhe e së majtës as që mund të përfytyrohet e jo më të preferohet nga njerëzit si avokati i tyre për një shoqëri më të drejtë. Rruga që duhet ndjekur menjëherë është ajo e shmangies së kurthit të "analizave" e të gërrmërreve këpëdëre dhe e bashkimit të të gjitha energjive shpirtërore e fizike, "të vjetër" e "të rinj" krah për krah në një llogore të vetme, për të ndërtuar një platformë përbashkuese, sintezë e fuqishme e mendimeve të ndryshme, e eksperiencës së pasur dhe e ideve të reja, për ta fuqizuar partinë me një frymë skuadre që duhet ta mbjellim e kultivojmë kudo ku ka socialistë, pra në të njëzetetetëmijë kilometrat katrore të Shqipërisë. Opozita jonë duhet të jetë diametralisht e kundërt me atë që ishte opozita e demokratikasve ndaj nesh, e cila në tetë vite akuzoi, shpifi e shau më shumë sesa e tërë rrugaçëria shqiptare për tetëdhjetë vjet. Forca jonë opozitare duhet të burojë nga pasioni për të zgjidhur drejt problemet e mprehta të Shqipërisë së sotme, nga vetëdija se këto probleme nuk zgjidhen dot pa një shtet modern dhe social, nga bindja se kthimi ynë në krye të vendit nuk mund të bëhet as në dëm të interesave e as në kurriz të emancipimit të tij dhe nga një profesionalizëm i klasit të parë që do të na e garantojnë ekipet mbështetëse të mendimtarëve e të ekspertëve me prirje të majta. Ne duhet dhe do ta zerojmë trashëgiminë e Partisë Demokratike si opozitë, qoftë duke inkurajuar me propozime konkrete çdo përpjekje pozitive të shumicës qeverisëse kundër korrupsionit, parazitizmit e prapambetjes-në rast se do të ketë të tilla-,qoftë duke u angazhuar qysh ditën e parë për asgjësimin e barbarizmit gjuhësor ndaj kundërshtarit që qeveris. Shkurt, politika jonë duhet të dalë nga llumi i konfliktit permanent e i vulgaritetit absolut, që e kanë bërë Shqipërinë gazin e botës dhe vetë politikën-makthin e shqiptarëve. Këtë detyrë duhet ta marrë përsipër brenda misionit të vet shumëpërmasor, opozita jonë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Duke i dhënë "Cezarit atë që është e Cezarit dhe Zotit atë që është e Zotit" e duke u bërë kësisoj zëdhënëse e interesave dhe e problemeve të atyre që kjo parti e madhe përfaqëson.

    Zoti Rama, ju tashmë e keni shfaqur ambicien tuaj për të drejtuar PS-në, duke kandiduar përballë zotit Nano në kongresin e kaluar. A e gjykoni momentin e tanishëm si momentin e duhur për t'iu kthyer kësaj sfide?
    Sfida ime për PS-në nuk ka qenë e nuk është një sfidë përballë apo kundër dikujt, po një sfidë për transformimin e mëtejshëm të shoqërisë e të vendit përmes transformimit të mëtejshëm të partisë më të madhe të shqiptarëve. Pavarësisht numrave të zgjedhjeve të 3 korrikut e të 21 gushtit, që dëshmojnë rënien e vazhdueshme dhe krizën e saj, Partia Socialiste mund, duhet e do të ribëhet partia e shumicës së qytetarëve të këtij vendi. Në kuadrin e kësaj sfide unë pa asnjë dyshim do të rijap kontributin tim, duke synuar që në PS të fitojë një projekt politik i ri, përbashkues për të majtën dhe gjithëpërfshirës për socialistët e progresistët pa dallim moshe e mendimesh të ndryshme, që mes nesh të ringjallet solidariteti i humbur, pasioni i politikës dhe shpirti vetësakrifikues i skuadrës, që të rivihet në vend dinjiteti i anëtarit e i forumeve të partisë, roli dhe përgjegjësia e tyre, të ridimensionohet katërcipërisht figura e kryetarit si i parë mes të barabartëve, mishërim i punës në ekip dhe i frymës kolegjiale, padyshim i pari në punë dhe afërmendsh i fundit në pushime. Dhe që, sigurisht, Partia Socialiste, të rikthehet pa humbur kohë aty ku i takon, në zemrat e shumicës së shqiptarëve.

    ----


    Korrieri

    --

    Ne plazh me Mimi Kodhelin
    E Premte, 26 Gusht 2005
    Ka zgjedhur Golemin per te hequr stresin zgjedhor. Fotot e rralla ne pishine te ish-prefektes se Tiranes dhe kandidates per deputete te Partise Socialiste

    Mimi Kodheli, ish-prefekte e Tiranes dhe per disa kohe zevendese e Edi Rames ne Bashkine e kryeqytetit, ka zgjedhur plazhin e Golemit per te pushuar pas fushates elektorale per zgjedhjet parlamentare. Ajo eshte fiksuar nga "Korrieri" ne disa foto, duke u clodhur ne nje pishine, prane baneses qe zoteron ne bregdet. E martuar dhe me nje djale, Kodheli duket te suportoje me sukses "peshen" e viteve. Me veshje plazhi dhe me syze te erreta, ajo shfaqet ne foto, teksa pushon ne pishinen e ndertuar prane detit.

    E cilesuar nga Nano, si arkitekte e Tiranes moderne, Kodheli pati angazhimin e saj edhe ne politike. Kryeministri e ka kujtuar ate gjate diteve te fushates elektorale, si nje studente te shkelqyer, nje administratore e zonja, e sprovuar ne ndertim standartesh dhe realitetesh moderne. "Mimi nuk eshte vetem prefekte, por edhe perfekte", ka thene Nano.

    Ish-prefektja e Tiranes garoi ne zonen 31 ne Tirane, ne siglen e Partise Socialiste, per te siguruar nje vend ne Parlamentin e ardhshem. Megjithate, perpjekja e saj politike rezultoi e pafat. Ne zonen 31 fitues u shpall Bamir Topi i Partise Demokratike.

    Kush eshte:

    Emri: Mimi Kodheli

    Data e lindjes: 11 shtator 1964

    Arsimi: Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik, Dega Finance. Master ne Administrim Biznes

    Gjuhet e huaja: Anglisht, italisht, frengjisht



    Eksperiencat e Punes: Nenkryertare e Bashkise se Tiranes; Konsulente Financiare e ISPL-se dhe MSI-se; Senior Ekonomist dhe Acc. Manager, Banka Amerikane;

    Inspektore e pergjithshme, Banka e Shqiperise; Asistent i Drejtorit te Pergjithshem, Sereco s.r.l, Bari, Itali; Departamenti i marketingut, Ndermarrja e Postave Shqiptare.






    -------

    ..


    paska arkitektuar mire vil-pishinen e saj ne Golem kjo zonja..

  4. #44
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    www.gazetatema.net

    Intervista e Edi Rames ne ‘Zerin e Popullit’, nuk ka prodhuar ende asnje pozicion te ri kunder Fatos Nanos

    Rama, PS heziton te pozicionohet

    Gramoz Ruci, perpjekje te kujdesshme per te mos u shfaqur pro Rames. Erjon Brace me afer. Nano, nga ana tjeter, provokon nje liste te re emrash, qe sfumojne Edi Ramen. Te vetmit pro Rames jane analistet kryesor te shtypit

    Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, nuk ka mundur dot te prodhoje dje nje pozicionim real te asnje prej figurave kryesore te PS-se. Intervista e tij e shumeparalajmeruar arriti te prodhoje nje konference shtypi te Gramoz Rucit, dhe nje deklarate te Erjon Braces, te cilet duket se jane me afer Edi Rames, por jo plotesisht te sigurt per ta mbeshtetur ate.

    Te vetmit qe u shprehen qarte pro Rames, dje, publikisht, jane nje grup analistesh te njohur te shtypit shqiptar, te cilet ne te vertete e kane mbeshtetur ne menyre konstante kryebashkiakun Edi Rama.

    Nga ana e tij, Fatos Nano, i cili duket se pushon ne bregdetin jonian, ka provokuar lajme sipas te cilave ai eshte i gatshem te prodhoje nje udheheqje te ndryshuar te PS-se me emra te rinj, te cilet sipas tij do te ndryshojne PS-ne.

    Pavaresisht seriozitetit te ketij lajmi, duket qarte se Nano arrin ta mbaje te pozicionuar partine pas tij dhe te shmange vemendjen nga levizjet e Rames dhe rivalitetin e tij per kreun e PS-se.

    Fakti qe asnje figure e njohur e PS-se nuk mbeshteti dje hapur Edi Ramen dhe amullia qe prodhon Fatos Nano, nga pushimet per ndryshime te pritshme ne PS, kane sfumuar dukshem levizjen e tij, duke e kufizuar ate vetem ne nje lajm mediatik.

    Kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, ka shprehur hapur deshiren e tij per te qene ne krye te Partise Socialiste ne nje interviste botuar ne “ZP”, diten e djeshme. Edi Rama i ka bere thirrje kryetarit te Partise Socialiste, Fatos Nano, te largohet nga drejtimi i socialisteve, per t’u hapur rruge alternativave te reja politike. Kryebashkiaku Rama ka folur per alternative politike, nderkohe qe ka shtruar si te tille, parimin e sanksionuar ne statutin e kesaj partie, “nje anetar – nje vote”.

    Kryetari i bashkise Edi Rama, gjate intervistes se shumeperfolur, eshte shprehur per reformim dhe modernizim te Partise Socialiste, qe behet i mundur vetem me largimin e kryesocialistit, Fatos Nano. Edi Rama paralajmeron se nese Fatos Nano nuk largohet nga drejtimi i partise, atehere PS do te katandiset ne nje parti te pastrehesh politike. Ndersa largimi i Nanos, per Edi Ramen do te thote, nje rruge e hapur per bashkimin e te majtes ne nje subjekt politik federal.

    Kryebashkiaku bie ne nje kontradikte gjate intervistes, teksa thote se humbja e Partise Socialiste ne rang kombetar ka ardhur kryesisht per shkak te nje modeli te keq qeverisjeje te instaluar nga lidershipi i PS-se, vecanerisht pas vitit 2003, kur ndodhi dhe ndarja e Partise Socialiste. Ndersa per humbjen ne Tirane, kryebashkiaku Edi Rama thote se ajo nuk ka ardhur si pasoje e kesaj, por nga ndikimi i forte i Levizjes Socialiste per Integrim, e drejtuar nga Ilir Meta.

    Po gjate kesaj interviste, pak me lart kryebashkiaku thote se votat e Levizjes Socialiste per Integrim kane qne vota kunder Partise Socialiste, po aq sa kane qene edhe vota per Partine Demokratike. Rama thote se zgjedhjet e 21 Gushtit ishin shqelmi i fundit per socialistet ne keto zgjedhje. Ai thote se PS duhet te gjeje forcat per te bere nje ristartim ne drejtim te modernizimit, me qellim kthimin e saj ne pushtet. Ai e quan iluzive idene e kthimit te socialisteve me Nanon ne krye.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Intervistë taktike, tani duhen veprat

    Intervistë taktike, tani duhen veprat


    Mentor Nazarko


    Me bumin e një fenomeni mediatik Edi Rama, kryetar i bashkisë së Tiranës, hodhi në intervistën e vet disa ide kryesore: Fatos Nano të largohet menjëherë; votim të menjëhershëm në bazë pa bërë analiza; të shohim më vonë edhe për federatën e së majtës dhe të bëjmë një opozitë mode! Intervista ishte fenomen për takticizmin e vet, fenomen u bë dhe gazeta bartëse e cila u fshi me shpejtësi që në orët e para të mëngjesit nga shitoret dhe përtej atyre orëve madje u bënë dhe kopie pirate.
    Por përtej fenomenit mediatik, që u krijua me art prej tij, nëpërmjet grimcave që paralajmëronin pardje të tërën në mediat e tjera që u vunë në shërbim të suksesit të djeshëm të ”Zërit të Popullit”, që kishte kohë pa njohur sukses të tillë, ka disa elementë që meritojnë vëmendje në intervistën e Ramës. Vërtet ai zotëron mjaft mirë artin e manipulimit mediatik, por kësaj radhe shprehu dhe aftësira taktike.
    Rama zgjodhi gazetën e socialistëve, duke reflektuar ndaj një kritike të bërë shpesh ndaj tij se injoron forumet, mediat e partisë, duke tentuar të bëjë njeriun e tyre, të rregullt dhe të disiplinuar ndaj traditës. Ai u përpoq kështu të testonte në këtë mënyrë dhe popullaritetin e tij në bazën socialiste, për të cilën ka patur në mjedisin politik dhe mediatik gjithnjë dy ide të kundërta, njëlloj të akredituara: se ai nuk ka popullaritet, sepse konsiderohet si i huaj apo si i ri në partinë e vjetër; dhe e dyta, se ai ka popullaritet, porse me dështimin e takimeve të tij në turin parakongresual apo në numrin e paktë të votave që mori në Kongresin e 2003-shit është krijuar ideja e kundërt. Përtej verifikimit a posteriori të vërtetësisë së njerës prej dy tezave, suksesi i shitjeve të ”Zërit të Popullit” është tregues se ai e fitoi popullaritetin në bazën e partisë që dje ka lexuar si dikur gazetën e partisë dhe në mos nuk e kishte popullaritetin, di si ta fitojë atë. Pra, Rama bëri njeriun që respekton të gjithë votuesit dhe njerëzit e thjeshtë të partisë së tronditur nga humbja dhe e lënë jetime prej Nanos. Blerësit besnikë të ”Zërit të Popullit”, që po rrëgjoheshin gjithnjë e më shumë në moshë dhe në numër para kësaj interviste, duhet të rriten tash e tutje me spostimin e debatit rreth ideve të tij në shtypin e partisë. Një zgjedhje e tillë ka një vlerë taktike të jashtëzakonshme: ai e di mirë se tashmë beteja për kreun e saj, sipas statutit të partisë sipas parimit “Një anëtar, një votë”, duhet të zhvillohet në anëtarësinë e partisë, ku çdo votë është e çmuar dhe gazeta është rruga për të shkuar tek ata. Respektues i vonë i disa klisheve të tipit të vjetër se “uniteti nuk duhet çarë në raste zgjedhjesh”, Rama nuk foli as në prag të tyre, por as menjëherë pas tyre, duke heshtur dhe duke mos i lënë shteg kundërshtarëve të vet në parti, -Nanos kryesisht- që të thoshin sot se ai i kontribuoi humbjes me sherrin e tij apo me akuzat ndaj Nanos dhe të vetëve. Ndoshta zgjodhi dhe këshillat për të shmangur reagimin e menjëhershëm pas humbjes që mund t’ i lëshonte në kurriz të gjithë kundërshtarët e tij brenda PS-së apo në PD që mezi po priste t’i vërtitej, siç edhe e tregoi me një pjesë të shkrimeve të shtypit të vet, deri dhe kundërshtarët brenda së majtës. Dhe pati të drejtë: shkelmi i rivotimeve ku PS-ja u mund keqas, fshehja e Nanos kushdiku dhe shfaqja e tij thjesht nëpërmjet idesë së “qeverisë në hije”, që nuk gënjen dot asnjë, madje as në Librazhd, janë elementë të tjerë që tregojnë se zgjedhja e kohës prej Ramës është bërë në mënyrë optimale.
    Rama duket se nuk ka kohë dhe për këtë arsye ai kërkonte në intervistën e vet që Nano të japë sa më shpejt dorëheqjen. I duhet shpejt ky largim, sepse nuk duhet t’i lerë kohë të riorganizohet nanoistëve; i duhet shpejt që të kufizojë në kohë fushatën e pritshme kundër tij në mediat pranë PD-së; i duhet shpejt që të sigurojë prej detyrës së tij të pritshme në krye të PS-së, korracën aq shumë të nevojshme për të punuar pak më i qetë në krye të bashkisë, por dhe për të siguruar që tani ecurinë progresive të projektit të tij për të risjellë të majtën në pushtet. Një kryetar opozite është më i paprekshëm sesa një kryetar bashkie. Me një analizë të saktë të shkaqeve të humbjes, edhe pse pa elementë të rinj e të panjohur në të, Rama nuk u mor me emra të përveçëm, por me analizë fenomenesh. Ama emri i Nanos sa nuk uturinte nëpërmjet këtyre fenomeneve: “braktisja në ditën e zisë, pushimet pas zgjedhjeve, dembelizmi, KPD-ja, Kongresi i bukës së gojës…” Arti taktik i Ramës ishte qëndisur akoma më tej: jo analizave pa bukë! Rama e di mirë se nëpërmjet tyr Nano apo të tjerë do të mund të përpiqeshin të rivendosnin autoritetin apo të mobilizonin mbështetësit e tyre burokratë partiakë në bazë, sipas shembujve të konsumuar dhe më parë, megjithëse me shumë pak instrumente dhe pothuajse pa asnjë alibi si ato kundër Majkos dhe Metës. Nëpërmjet shprehjes së preferencës për votim të menjëhershëm në bazë, Rama synon të mobilizojë rreth vetes edhe të gjithë individët që mund të dilnin të humbur nga analiza, si ata që nuk fituan në zgjedhje, apo të tjerë viktima potenciale të larjes së hesapeve nëpërmjet analizave që Ramës me shumë të drejtë i kujtojnë në mos KPD-në e 2001-shit, të paktën mbledhjet e KQ-së, ku linçoheshin armiqtë e Enver Hoxhës e që shtypi po përcjell besnikërisht në ditët tona. Rama duket se ftoi në koalicionin e madh rreth tij të gjithë ata në PS që dëshirojnë të bashkohen rreth tij, përfshi dhe njerëzit e Nanos që duket se e kanë braktisur të zonë, megjithëse nesër në rast fitoreje mund të mos i duhen dhe mund t’i flakë. Ai fton “të rinjtë që humbën”, “gratë që i bëjnë nder PS-së”, të gjithë pa përjashtim- dhe kuptohet se kush qëndron mbrapa këtyre togfjalëshëve që çkodohen lehtë të paktën prej atyre që vetëidentifikohen apo ndjehen si të tillë. Madje Rama fton dhe LSI-në e larguar, për largimin e së cilës do të japë idenë se ka qenë konseguent, e pse jo dhe PSD-ja që po e mbështet tashmë. Këtë e bën duke folur njëherë dhe vetëm njëherë në intervistë për idenë e federatës, për të cilën nuk di mirë ende nëse ka mbështetje në bazën e PS-së.
    Rama del në këtë intervistë dhe përkrahës i një ideje për një opozitë ndryshe, luajale dhe moderne, nëpërmjet disa mesazheve që në fakt mbartin në vetvete ftesën për një detantë të shkurtër me Berishën. Dhe kjo një lëvizje taktike e qëlluar në pritje të opozitës së re dhe të fortë për kryeministrin e ri që do të ndërtohet rreth tij, megjithëse jashtë sallës së parlamentit.
    Një intervistë në total, supertaktike në të cilën një Ramë mbështetës i solidaritetit, i bashkimit të partisë, i unitetit të PS-së dhe të majtës në përgjithësi, paraqitet si garant i ringjalljes së PS-së. Por në këtë mision ai dje vuri vetëm fjalët e tij. Tani duhen veprat.

    Ç’vepra mbas intervistes?
    A ka mundësi që Rama të realizojë projektin e tij, me një fjalë që pas ideve të vijnë veprat? Ka shanse që lidhen me të dhe çfarë ka bërë ai në politikë deri më sot, por shanset mbeten në këtë moment vetëm shanse. Rama është ndër të vetmit administratorë publikë që ka vepra të mëdha të prekshme; është politikani shqiptar të cilit i janë kushtuar më shumë kopertina dhe artikuj të shtypit botëror; bashkia që ai drejton është vërtet e vetmja kështjellë që i mbeti së majtës dhe që mbart pushtetin e madh material të një të tretës së vendit, duke përfaqësuar fuqira të mëdha ekonomike, por jo vetëm të tilla. Ai përfaqëson një pol pushteti të paneglizhueshëm që ka ditur të koagulojë rreth vetes qendra interesi shumë të fuqishme që edhe pse do të orientohen nga ekzekutivi i ri, përsëri do të kenë nevojë për Ramën. Ai ka aftësi oratorike që askush nuk i ka mes të vetëve, por dhe mes armiqve. Parë në këtë kontekst Rama është shumë i fortë, dhe ai mund të ngjallë shpresën e së majtës për t’u rikthyer në pushtet. Por i vetëm me aleatë individë të diskutueshëm, pa autoritet, apo të përfolur si të korruptuar, që për momentin shohin atë si të vetmen barkë shpëtimi, pasi kanë braktisur Nanon, Rama nuk mund të ecë larg shumë. Vërtet ai mund të bëhet kryetar, por kjo nuk do të thotë se PS-ja do të kthehet shpejt në pushtet. Ai ka nevojë për aleatë të tjerë brenda PS-së dhe jashtë saj, aleatë që ai duket se i ka ftuar në të ashtuquajturën ide të federatës, për të cilën kërkon të mbajë të paktën kopirajtin gjuhësor. Nuk dihet sesa do të merren vesh në këtë perspektivë PSD-ja dhe LSI-ja, por një ide e tillë- federatë, konfederatë apo çdo formë bashkimi- mbetet e vetmja për të sfiduar një Berishë dhe pushtetin e tij që mund të rritet gjithnjë e më shumë, si pasojë e avantazheve të pushtetit, të paktën në periudhën e parë të qeverisjes. Rama ka nevojë për aleancën me individë që zotërojnë fuqi morale, që i nevojitet jo vetëm atij, por dhe PS-së së zhyer rëndë në korrupsion pas 8 vjetëve qeverisje. Këto fuqi vlejnë dhe sot siç e treguan disa prej sondazheve të organizuar në prag të zgjedhjeve dhe formula e federatës apo konfederatës është zgjidhja që i pajton ambicjet e të gjithë protagonistëve të së majtës apo shtyn në kohë sherret e tyre eventuale për pushtet. Afrimi i Ramës ndaj këtyre individëve pritet të testohet dhe pse ndoshta nuk shpallet tani për tani në emër të takticizmit. Luftërat ndaj një kundërshtari si Berisha, me role të përmbysur nuk janë të lehta dhe nuk përballohen vetëm.
    Vërtet Berisha po rikthehet në pushtet pa mbështetje ndërkombëtare, por gjërat mund të ndryshojnë ama: sulmet që ai mund t’i rezervojë Ramës mbi subjektet antikorrupsion të cilat ai i ka pasion do të kenë tjetër kontekst tanimë që nuk ngjan me komisionin Olldashi. Pale sikur të ketë një marrëveshje Nano-Berisha kundër Ramës, edhe pse pa firmën e tyre poshtë!
    Dikush mund të thotë se ky opsion e shpall gabimisht që tani Ramën fitues përballë Nanos dhe se ky i fundit ka nën mëngë lëvizje të tjera. E gjithë ajo fuqi ekonomike e akumuluar rreth Nanos, të gjitha ato iluzione për veten si protagonist i zhvillimeve rajonale, deri diku dhe planetare, nuk mund të injorohen, e gjithë ajo mbështetje ndërkombëtare madje dhe amerikane për zgjedhjet kanë vlerën e vet lokale. Madje zërat duan të thonë se ky i fundit mund të caktojë një mëkëmbës të ri, derisa vetë do të përpiqet të riciklohet si figurë konsensuale për president të Republikës. Mundet- ka gjasa, dhe mbështetja që mund t’i japë Berisha në luftën me Ramën, mund t’ja shtojnë iluzionet Nanos se një projekt i tillë rimishërimi politik mund të ketë të ardhme. Por akullnaja rreth tij nuk jep shpresë ama. Telefonat e fikur të miqve; “Zëri i Popullit” në dispozicion armikut të vet; Ruçi dikur i fortë që anipse me ekuilibër thotë “Mirë se erdhe, shoku Rama”; apo dhe braktisja simultane e pritshme prej të huajve për njeriun që pikërisht atëherë kur pati mbështetjen e tyre maksimale, humbi në mënyrën më diletante, parathonë shumë për fatin e tij politik. Vështirë se rrugët e tij politike do të kryqëzohen diku me ato të Edi Ramës. Pasi nuk duket se janë më të përbashkëta.

    27/08/2005
    KATEGORIA: Analiza. Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22
    TELEANALIZA APO ZGJEDHJE TË LIRA NË PS

    Ylli MANJANI

    Një spekulim i madh dominoi kanalet e komunikimit të PS-së pas disfatës së 3 korrikut. Pothuaj të gjitha komentet apo prononcimet e dhëna sporadikisht nga eksponentë të forcës rozë përçarteshin në lidhje me të ashtuquajturat analiza të Partisë Socialiste për zgjedhjet. Ndërkohë që opinioni publik priste nga dita në ditë kryetarin e humbur të socialistëve të nxirrte një fjalë për dështimin elektoral, mediat ofronin vetëm pamje nga godina shurdhmemece e PS-së. Me raste edhe fytyra pa shprehje eksponentësh te kangjellat premtonin analiza. Për gati dy muaj nga humbja shokuese e 3 korrikut deri te shpartallimi i 21 gushtit, ata pak socialistë që folën u sollën si mjekë që nuk arrijnë të bëjnë diagnozën dhe rekomandojnë analiza të panevojshme. Madje edhe të rrezikshme për jetën e pacientit.
    E vërteta është se gogoli i analizave nuk është shpikje e kësaj vere partinë e Fatos Nanos. Partia Socialiste me nisma të njëpasnjëshme të kryetarit aktual të saj ka kohë që e ka bërë këtë gogol pjesë të jetës së vet politike. Si rezultat i analizave që Fatosi i inicion sa herë i duhet të ngrihet nga shtrati i dështimeve të tij personale, kjo parti na ka krijuar prej vitesh idenë e një të sëmuri të bezdisshëm kronik. Tashmë të gjithë e dimë si u hapën dhe si përfunduan analizat në vitin 1999, pasi kryetarit të dorëhequr i erdhi qejfi të verë dorë prapë mbi partinë... Në vitin 2001, kur kryetari nisi kryeanalizën e katharsisit që e mbylli me prononcimin programatik të lëpirjes së pështymës së vet në fytyrën e Naçit dhe Baçit...
    Në vitin 2003 kur kryetari u rizgjodh në kongresin e analizave të glasave të zogjve mbi kokën e partisë... Në vitin 2004, kur kryetari deklaroi analizën e quajtur kuvendimi i madh që u kthye në një tallje të madhe me popullin kokulur socialist...
    Historiku i analizave politike në PS, sipas kronologjisë së mësipërme, dëshmon qartë se burimi i sëmundjes politike të asaj partie është i evidentuar qartësisht. Por kura politike asnjëherë nuk është gjetur, pasi fatkeqësisht këtë e ka marrë gjithmonë përsipër ta bëjë vetë i sëmuri politik Fatos Nano. Me fjalë të tjera, analizat kanë qenë kërbaçi i kryetarit për të mbisunduar në të gjitha konfliktet e brendshme në parti duke vënë sus kryengritësit. Është tanimë fakt i provuar deri në bezdi se Fatosi nuk mbijeton dot politikisht pa analiza që fusin sherrin mes palëve dhe individëve në PS, duke krijuar një spektakël të tipit teleanalizë. Pastaj opinioni, megjithë analistët e pavarur, jepet pas spektaklit dhe harron pse u hap problemi. Pastaj shoku Fatos i zgjidh problemet që krijon vetë dhe spektakli mbyllet për t'u rihapur, sipas kërkesës së spektatorëve, ndërkohë që partinë lumi e merr edhe më larg.
    Duhet pranuar sidoqoftë se Fatosi arrin të shpalosë një talent të rrallë për të thurrur intriga sa në televizion, ku del si vizionar i euroatllantizmit pas shtatë dopjosh dhe sa në celular, ku fjalorin e tij do ta kishte zili çdo rrugaç. Kurse mendjet e injorantëve dhe të interesaxhinjve politikë, që ai i fut me dorën e tij në forume dhe sipas rastit në përgatitjet e spektaklit, vihen menjëherë në lëvizje nga këto dy mjete të teknologjisë moderne. Kështu që kërkesat e pas 3 korrikut për analiza janë me sa duket, përgatitjet që do të shpalosin me madhështinë e nevojshme për një humbje kaq të madhe vizionin dhe rrugaçërinë e radhës.
    Siç thonë servilët e tij të akredituar në Tiranë, lideri socialist ka akoma besim te fuqia mbi bazën e shkretë (Pavarësisht se baza ka filluar të arratiset e gjitha me vrap nga makbulet e Fatosit si, për shembull, në rivotimin e Manalatit). Por në rast se Fatosi është vërtet i çmendur, siç e tregon edhe mosdorëheqja e tij e deritanishme, spektaklit padiskutim s'do t'i mungojnë as "dosjet" e bixhozit të tij politik. Kësaj radhe ishalla marrim vesh pronarin e vërtetë të Shkëmbit të Pëllumbave! Zaten s'ka faj shoku Fatos, përderisa kjo teknikë perverse e mbajtjes së pushtetit personal i ka funksionuar deri sot. Duke i futur të gjithë socialistët bashkë o në thesin e rrenave të Fatosit, o të Saliut njerëzit janë bërë audienca besnike e këtij dueti liderësh pacientë.
    Mirëpo problemi ynë është se sot shqetësimi më shumë sesa për socialistët është për demokracinë. Ne nuk e dimë ende a do të kemi një opozitë reale me këtë parti të shpartalluar në zgjedhje dhe të qesharakëzuar pas zgjedhjeve. Prandaj nëse qoftë edhe për një moment të vetëm duhet të mendojmë seriozisht për këtë vend të mbetur në dorën e një dështaku si Sali Berisha dhe të një opozite me një dështak si Fatosi në krye, duhet të shqetësohemi të gjithë së bashku në radhë të parë, për opozitën. PS-ja mund të mbetet përfundimisht çyryk nga analizat e radhës dhe pastaj na mbetet ta bëjmë Saliun mbret, ndërkohë që diagnoza e kësaj partie u përcaktua në zgjedhjet e 3 korrikut.
    Ajo tregon se populli shqiptar nuk e ka sikletin me të majtën, sepse e majta u votua në shumicë, por me kryetarin kryeministër të socialistëve që është burimi i sëmundjes së partisë së tij dhe i revoltës së shqiptarëve të majtë.
    Për shqiptarët është e qartë: Fatos Nano nuk bën më për atë punë. Epikriza politike e tij është e përfunduar. Ajo përcakton se ky njeri nuk ka më asnjë energji pozitive. Asnjë lidhje me realitetin dhe me socialistët që mund t'i udhëheqi vecse drejt fundit të greminës ku i hodhi me delirin e tij të madhështisë.
    Mirëpo nëse PS-ja deri më sot kishte faj për humbjen e zgjedhjeve vetëm sepse mbështeti verbërisht Fatosin në personalizimin ekstrem të pushtetit dhe partisë, tashmë ajo fajësohet kokë e këmbë po pranoi të humbë kohë për analiza që mbajnë këtë kryetar të diagnostikuar qartë nga i gjithë opinioni si shkaku i humbjes së saj. Nuk po them asgjë të re: Fatos Nano duhet të japë dorëheqjen dhe analizat duhet t'i bëjnë socialistët e thjeshtë me zgjedhje të reja e të lira në PS. Me parimin “Një anëtar, një votë”, sigurisht.
    Askush në atë seli dhe aq më pak Fatos Nano nuk mund të vendosë më për fatin e opozitës ndaj Sali Berishës me analiza boshe dhe me dosje të mbushura me thashethemet e këshilltarëve bixhozçinj që shoqërojnë rregullisht në aventura kryetarin në detyrë.

  7. #47
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Doreheqja e Fatos Nanos nga posti drejtues si dhe propozimi per te shpallur kryetar nderi shkaktarin e humbjes pervecse perben nje kontradikte tregon gjithashtu se kjo eshte nje levizje taktike dhe jo nje reflektim ndaj disfates.

    Sot PS i duhet nje reforme e cila duhet te finalizohet ne nje lidership te ri te saj si dhe bashkimin e se majtes. Kjo reforme nuk ka gjasa qe te ndodhe sepse Nano dhe fosilet qe e mbeshtesin ate nuk do te pranojne te flijohen politikisht ne te mire te partise se tyre.

    Ne kongresin e fundit PS miratoi parimin nje anetar nje vote .... a mundet valle te kete moment me te pershtatshem se tani per ta lene kete forme demokratike te kuroje plaget e disaftes ????

    Te frikesuar nga perballja e drejtperdrejte me bazen Nano se bashku me vulehumburit e tjere lene te kuptohet se kryetari i ri do te zgjidhet jo nga socialisti i thjeshte por nga kongresmenet qe perjashtuan grupin armiqesor te LSI nga forumet drejtuese te PS.

    Skema eshte e thjeshte kryetar do te rizgjidhet ose Nano ose ndonje kamikaz i tij i cili do t'ia liroje radhen me deshire pas disfates se pritshme ne zgjedhjet lokale.

    Gjithsesi nje gje eshte e sigurte se me Nanon, PS i zgjat vetes ditet ne opozite ..... Fatos Nano tungjatjeta!

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22
    PS drejt doreheqjes se kryesise

    E Enjte, 08 Shtator 2005
    Debati i fundit ne Partine Socialiste, ne lidhje me votebesimin e plote te kryesise se pergjithshme te saj, eshte ndezur mire. Humbja ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 3 Korrikut, ka shkaktuar edhe ndarjen e zyrtareve te larte socialiste, ne dy kampe : ata qe mendojne se eshte e nevojshme nje analize e rezultatit te zgjedhjeve, por pa ndryshuar strukturen e larte te PS-se, si dhe kampi i dyte, sipas te cilit tashme edhe kupoles roze i ka ardhur koha per ndryshim. Ne mbledhjen e fundit te ketij forumi te larte, ne fillim te kesaj jave, eshte kerkuar votebesim i kryesise ne mbledhjen me te afert te Komitetit te Pergjithshem Drejtues. Nje tjeter propozim ka qene edhe doreheqja e atyre anetareve te kryesise, te cilet nuk arriten te fitonin ne zgjedhjet parlamentare, te cilat cuan PS-ne ne opozite. I gjithe debati per votebesim te udheheqjes se PS-se, ka nisur menjehere pasi Fatos Nano dha doreheqjen nga posti i tij, si drejtues i ketij subjekti politik. Votebesimi mbeshtetet, por edhe refuzohet. Tashme i mbetet vetem iniciativave te anetareve te kryesise dhe te KPD-se per te marre vendimin se cfare duhet te behet me kete forum. Gjithsesi, te gjithe ata qe jane shprehur deri me tani, jane ne nje mendje, per nevojen e ristrukturimit te partise, pas disfates elektorale.

    E. GJ

    Ben Blushi, Anetar i KPD:

    "Kjo gje nuk duhet te konsiderohet si gjueti shtrigash, gje qe nuk ka dhe nuk besoj se do te kete ndaj askujt ne kryesi. Por eshte koha per te krijuar nje moral te ri. Kryetari i partise ka dhene doreheqjen. Kryesia ka qene e propozuar pothuajse 100% dhe e mbeshtetur nga ai, bashke me sekretaret. Keta te fundit dhe kryesia, jane pak a shume si ministrat ne nje parti. Ne momentin qe kryetari i partise jep doreheqjen, sigurisht ky model duhet detyrimisht te jete i ndjekur dhe nga kryesia apo qeveria e partise ne rastin tone".

    Marko Bello, Anetar i KPD:

    "Jo vetem per shkak te rezultatit, por edhe per shkak se kryetari i Partise Socialiste dha doreheqjen, mendoj qe ky gjest, duhet te pasohet ne bllok nga kryesia e partise. Pastaj, Komiteti i Pergjithshem Drejtues le te vendose si do te procedoje, do ta votebesoje, do t'i jape votebesimin disave, do te rrezoje disa te tjere. Apo jo. Por, moralisht, duhet ta japin doreheqjen".

    Valentina Leskaj, Sekretare per Marredheniet me Publikun:

    "Kryesia mund te votebesohet ne cdo kohe, kjo nuk eshte e lidhur me ceshtjen e zgjedhjeve, sepse ceshtja e zgjedhjeve eshte pjese e gjithe analizes. Do te thote qe kryesia eshte pjese e gjithe analizes, jo e parrullave qe mund te hidhen poshte e lart, qofte edhe per arsye personale".

    Bashkim Fino, Anetar i Kryesise:

    "Ne momentin qe do te mblidhet KPD-ja, normalisht, me duhet te them qe kjo kryesi nuk e justifikon me veten, sepse Sekretari i Pergjithshem qe eshte zgjedhur nga Kongresi, se bashku me nje grup njerezish, mund te drejtoje dhe te monitoroje ne nje muaj e gjysem, ceshtjen e zgjedhjes se kryetarit te ri te PS-se".

    Blendi Klosi, Anetar i KPD:

    "Mendoj se tashme, me shume sesa do te duhet apo jo te jape doreheqjen "X" apo "Y" brenda kryesise, PS-ne do te duhet ta shqetesoje fakti dhe debati i madh, do te bejme opozite ashtu sic beri Berisha, duke pritur qe PD-ja te rrezohet vete, apo do te bejme opozite duke sjelle figura te reja ne drejtim te partise, duke sjelle mendimin e socialisteve".

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22
    Te rinjte socialiste i mberthen kriza e PS

    E Enjte, 08 Shtator 2005
    Ethet per doreheqje apo votebesim te kryetarit dhe kryesise, kane kapur edhe Forumin e te rinjve socialiste, ku si ne partine meme, jane pervijezuar kampet "pro" dhe "kunder"

    Ergys GJENCAJ

    Forumi Eurosocialist Shqiptar nuk i ka shpetuar "virusit" te votebesimit, apo me sakte, kerkeses per doreheqjen e kreut te tij. Duket se deklaratave per ndryshim te strukturave drejtuese te partise meme, asaj Socialiste, nuk po i shpeton as organizata e te rinjve te PS-se. Ne Forumin e te rinjve socialiste ka nisur keshtu debati mbi nevojen e ristrukturimit te tij, kryesisht mbi ndryshimin e drejtuesit, Gjergji Koja. Edhe ketu, si ne partine meme, vihet re marrja e pozicioneve te ndryshme, ku kerkohet largimi, por nga ana tjeter theksohet, se Koja nuk duhet te ike.

    Anetari i Komitetit te Pergjithshem Drejtues te FRESSH-it, Taulant Balla, njekohesisht dhe deputeti me i ri i PS-se, ka kerkuar qe doreheqjen e Fatos Nanos nga posti i kryetarit te partise, ta ndjeke edhe kreu i FRESSH-it, Koja. Ai ka verejtur se "largimin e Nanos duhet ta ndjekin edhe hierarket e tjere humbes, perfshire ketu edhe kryetarin e FRESSH-it". Sipas tij, nuk duhet vetem doreheqja e Kojes, por edhe e te tjereve, per te mundesuar nje proces analizash te plota dhe te paanshme, qe kane si qellim riperteritjen e partise. Zerit te Balles i eshte bashkuar edhe ai i anetarit te kryesise se pergjithshme te FRESSH-it, Eduart Nurka. Sipas ketij te fundit, kryetari Koja duhet te largohet nga posti i kreut te Forumit, duke zbatuar kerkesen qe ai vete ka bere pak kohe me pare. "Zoti Koja ka deklaruar qe humbesit duhet te largohen, dhe ai vete ne zgjedhjet parlamentare ka humbur", ka deklaruar Nurka, i kontaktuar nga "Korrieri". Sipas tij, Koja duhet te respektoje moralin politik duke dhene doreheqjen dhe duke u treguar konstruktiv.

    Deklaratave per largimin e Kojes i eshte pergjigjur dje Sekretari i Pergjithshem i FRESSH-it, Bledar Doracaj. Sipas tij, Koja nuk do te jape doreheqjen. "Ai gezon mbeshtetjen e plote te forumeve dhe anetaresise se FRESSH, qe jane shume me teper ne numer sec e imagjinon mendja e zotit Balla", ka deklaruar Doracaj. Ne fakt, deklarata e zyrtarit te Forumit ka qene me teper nje sulm personal ndaj anetarit te KPD-se se kesaj organizate. Duke i vene epitete te ndryshme, si dhe duke i meshuar faktit, se Balla nuk ka dhene asnje lloj kontributi ne Partine Socialiste, ne kohen kur punonte prane zyres se Marredhenieve Nderkombetare, e cila drejtohej nga ish-deputeti Ilir Zela. "Jemi gati te te ndihmojme, qe te clirohesh njehere e mire nga servilizmi kronik, qe te ka mberthyer, per te te cuar ne rrugen e drejte ku socialistet te thone 'me ne fund Taulanti ecen vete", eshte pergjigjur Doracaj ne emer te Forumit.

    PS-ja, se bashku me FRESSH-in, kane perjetuar dhe percarje te tjera dhe me te renda, kur nga rradhet e tyre u larguan njerez, qe me pas krijuan Levizjen Socialiste per Integrim dhe Levizjen Rinore per Integrim.

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22
    Rama : Padyshim, synoj kreun e PS-se

    E Enjte, 08 Shtator 2005
    Kryebashkiaku i Tiranes, pas celjes se turit ne baze dhe ne Elbasan, dje, jo para socialisteve te thjeshte, por per televizionin "Klan", ka sqaruar se levizja e nisur nga ai, eshte pjese e aktivitetit normal te perpjekjes se tij, prej nje kohe te gjate tashme. "Do ta konsideroja pjese normale te aktivitetit te kujtdo anetari te forumeve te larta", ka ftuar Rama me tutje, duke iu pergjigjur njekohesisht kritikave, brenda llojit, per nxitim. "Nuk ka kohe per te humbur. Duhet te nxitojme te gjithe, dhe jo te shikojme si te nxituara perpjekjet qe kontribuojne per daljen nga kriza", eshte pergjigjur Rama. "Te gjithe anetaret duhet te jene te barabarte, nga me i panjohuri deri tek me i ndjekuri nga mediat", i rrefeu Rama medias "Klan", para se t'i meshonte serisht dhe pa lodhje, parimit "nje anetar nje vote". "Konsensusi eshte term i Botes se vjeter. Zgjedhjet duhen bere me proces te ri", perforcoi kryebashkiaku socialist ne gare, hapur per kreun e PS-se, gje qe e enderron prej kohesh tashme. "Ne funskion te endrres (per ta kthyer PS-ne ne parti energjike) padyshim qe jam ketu, dhe i gatshem te coj perpara projektin e shpallur dy vjet me pare, per ta shpetuar PS-ne nga tatepjeta qe coi ne humbjen e 3 korrikut", pranoi me besim te plote Rama.

    Perkrahesit:

    Blushi :

    "Edi Rama leviz. Prandaj egziston. Nuk kemi arsye te komentojme perse ai ka vendosur te levize ne kete faze te para-vendosjes te zgjedhjes te kryetarit. Nuk ka shume njerez, te cilet kane vullnetin, karizmin dhe investimin e duhur per te pretenduar kreun e PS-se, pervec dy ose tre pretendenteve, gje qe na intereson per cilesine e gares."

    Bello :

    "Une mendoj qe Edi Rama eshte nje personalitet i Partise socialiste, i rritur me punen e vet, me perkushtimin e tij, por me mbeshtetjen e PS-se. Keshtu qe, fakti qe eshte edhe anetar i forumeve te larta te partise, e ben te natyrshme kete levizje."

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 29-01-2005, 03:50
  3. Ilir Meta jep dorheqjen.
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-07-2003, 04:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •