Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pëllua.. ose pëllumbi i PPSH-se.. ska qen kurrë i majte ..
    ai eshte nje fshatar korce.. i mencur me nuhatje sic jan fshataret qe din te shkojne pas qehajait..qe te ngop barkun mirë..
    Nje i Majte nuk rri asnje orë ne nje Parti me Nanon.. ne nje Parti me Kac kanibalin apo Ruc Caushin e Ben Malo Arapo Shytin.. e Makbule Luiz Dadon.. e Erion Edvin Brace Ramo-gjirizat..

    ..

    PS kjo qe eshte .. ska ku gjen me te mire se Nanua..
    Duke qene Parti hajdutesh .. apo nje lukuni xhvatso-xhambazo-kanibalesh.. ata kan nevoje organike ta kene kryetarin.. nje fare cakall-dhelper -kanibal te mbuluar me qime pe derri dhe keshtu e kane .. dhe pikerisht prandaj kane Nanon..

    Prandaj ka te ndrejte Leshua.. qe Nanua ka bere shume per Kanibalet Punisto-socialiste .. dhe tërë sojin e tyre..

    Mendoj se nga vitet 2007 do cfaqet ne Shqiperi nje Parti e Majte ne kuptimin europian njerzor.. e ajo do kete nje te ardhme ne Shqiperine e viteve 2010.

    Kur them europian.. nuk kam parasysh te majten e sotme europiane.. nje amalgame stalinistesh e kim-filbo-istesh e prodo-mafiozo-sahanlepiresish..etj..

    Na duhet nje e Majte e llojit Skandinave me Shqiptarizem te forte brenda...etj..

    Nejse kjo do jete teme ne te ardhshmen..


    PS humbi sepse Shqiptaret (pjesa e mire e Kombit) nuk e harrojne Komitetin e ndyre Qendror te PPSh-se e smund ta pertypin as kelishin e asaj Lubjanke.. Sheikun Nano me sorrollop..

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Nano perseri i dha PS mbi 42 deputete te drejtperdrejte edhe pas 8 vjet qeverisjeje, si dhe mbas shume problemeve me moralin e tij personal. Pas te gjitha ketyre fakteve Nano prape duhet te ike, pasi fitorja morale,dhe fakti qe e majta akoma ka shumicen edhe mbas 8 vjet qeverisje, nuk jane te mjaftueshem per te mbajtur nje lider.
    Leshator, nqs kishte dicka ky votim qe nuk e fsheh dot asnje llogari apo analize, perfshire dhe voten 9% te LSI-se, eshte fakti qe u votua kunder Nanos dhe menyres se tij te qeverisjes dhe te berit politike. Ne boshtin metropolit te Shqiperise, Tirane-Durres, pikerisht aty ku ndihen me teper pasojat e qeverisjes se tij aty qe dhe me derrmues dhe reagimi i popullit ndaj tij dhe modelit te politikaneve biznesmene qe solli ai me vete ne keto zgjedhje. Ne keto 28 zona (23-5), PS ka marre 36%, LSI 7%, PD 49% dhe LZHK 2.5%. Shto triumfin e PD-se ne zonat qytetare si Shkodra, Korca deri dhe Vlora dhe beji vete llogarite se pse duhet te ike Nano. Te pakten keshtu i ben nje te mire shoqerise shqiptare duke vendosur precedentin e humbesit qe di te largohet.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kreu i shtetit tha se problemet në zgjedhje nuk e cënuan thelbin e tyre

    Moisiu: PS-ja të pranojë humbjen

    “Politikanët të dëshmojnë respekt të plotë ndaj vullnetit të elektoratit dhe parimeve demokratike"

    Nevila Perndoj

    TIRANË- Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka deklaruar dje se zgjedhjet e 3 korrikut shënuan një progres të dukshëm drejt standardeve të Helsinkit. Gjatë fjalës së mbatur dje me rastin e 30-vjetorit të Aktit të Themelimit të Helsinkit, kreu i shtetit tha se, megjithëse u shfaqën probleme në fazën e administrimit të rezultateve, ato nuk prekën thelbin e procesit, duke shënuar kështu një progres të dukshëm drejt standardeve të Helsinkit. ”Gjatë 15 viteve të fundit Shqipëria ka bërë shumë në arritjen e standardeve demokratike që burojnë nga Akti i Helsinkit. Edhe zgjedhjet e fundit parlamentare shënuan një progres të dukshëm. U shfaqën probleme në fazën e administrimit të rezultateve, por ato nuk prekën thelbin e procesit”, - tha ai. Kreu i shtetit ka lënë të kuptojë qartë se fitues të zgjedhjeve të 3 korrikut janë demokratët dhe se socialistët, nga ana tjetër, duhet të pranojnë humbjen. “Me dëshirën për ecje më të shpejtë përpara për mbylljen e procesit dhe fillimin e punës së institucioneve të reja postzgjedhore, gjej rastin të apeloj të gjithë politikanët, të votuar ose jo, që me sjelljen e tyre të dëshmojnë përgjegjësi politike e qytetare, vetëpërmbajtje dhe respekt të plotë ndaj vullnetit të elektoratit dhe parimeve demokratike", - tha presidenti Moisiu. Kreu i shteti theksoi se reformat duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen për eliminimin e problemeve të hasura. ”Por mbi gjithçka ne duhet të punojmë për të eliminuar pasojat e izolimit të gjatë, përmes krijimit të një mentaliteti qytetar dhe demokratik, ndërtimit të shtetit të së drejtës, forcimit të kulturës së ligjit, dialogut dhe rritjen e besimit ndaj institucioneve dhe vlerave morale”, - tha ai. Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 30-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit, dokumentit që vuri themelet e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian, OSBE-së. Në fjalën e tij të rastit, presidenti Moisiu tha gjithashtu se në rrugën e transformimeve demokratike dhe përpjekjeve të vendit për integrim në strukturat euroatlantike, Shqipëria ka pasur dhe është e bindur se do të ketë ndihmën dhe mbështetjen e institucioneve demokratike ndërkombëtare, ku vend të rëndësishëm zë edhe OSBE-ja. “Kam besim se përmes përputhjes së interesave tona të zhvillimit aktual demokratik me objektivat e saj të punës, bashkëpunimi ynë do të jetë akoma më efektiv. Në misionin tuaj në Shqipëri ju keni pasur dhe do të keni mbështetjen e plotë të shoqërisë dhe shtetit shqiptar”, - tha presidenti Moisiu. Mesazhet e Aktit të Helsinkit, sipas Moisiut, i kanë qëndruar kohës dhe mbeten aktuale në shumë drejtime edhe sot. “Ato janë gjithnjë aktuale dhe frymëzuese për të punuar akoma më shumë në drejtim në prosperitetit, sigurisë dhe familjes së përbashkët evropiane. Në një këndvështrim më lokal, këto mesazhe janë aktuale edhe në Shqipëri dhe rajon, ku ende ndjehet nevoja për shndërrimin e energjive dhe aspiratave demokratike në progres ekonomik të qëndrueshëm, në luftë ndaj varfërisë, papunësisë, krimit të organizuar, trafikimit dhe burimeve të mundshme të ekstremizmit dhe intolerancës”, - tha ai.

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ish-prefektja e Tiranës shprehet se analiza duhet të fillojë nga kreu i partisë. Shkak i humbjes, edhe qeverisja

    Kodheli: Humbja e PS-së, analiza dhe pastaj ndryshime

    A.Rama

    TIRANË- Ndërsa thirrja e kryesisë së Partisë Socialiste për të analizuar situatën paszgjedhore nuk duket aspak e afërt, kritizerët për humbjen e së majtës në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut shtohen nga dita në ditë. Madje edhe figura të lançuara si pjesë e emrave të rinj që përfaqësuan këtë parti në zgjedhjet e përgjithshme, kërkojnë që pas analizës gjithëpërfshirëse duhet të ketë edhe ndryshime. Ish-prefektja e Tiranës, Mimi Kodheli, e cila humbi garën elektorale si kandidate në zonën 31 në kryeqytet, ku u shpall fitues në mënyrë përfundimtare edhe nga Kolegji Zgjedhor nënkryetari i PD-së, Bamir Topi, ka pohuar dje se gjithmonë pas një humbjeje duhet të ketë analiza. Ajo është shprehur në mënyrë të qartë se pas kësaj analize që duhet të përfshijë të gjitha strukturat e selisë rozë, është i nevojshëm edhe ndryshimi. Por sipas Kodhelit, në fillim duhen gjetur shkaqet dhe arsyet që sollën humbjen e maxhorancës socialiste në këto zgjedhje politike. “Unë analizën e konceptoj të thellë dhe gjithëpërfshirëse, nga baza në qendër. Sigurisht që është pritur rezultati final dhe pastaj do të bëhet një analizë brenda partisë që të nxjerrë arsyet e humbjes. Besoj se pas analizave domosdoshmërisht do të ketë edhe ndryshime. Më parë duhen gjetur arsyet që sollën këtë humbje të PS-së. Shkaqet mund të kërkohen si në mënyrën sesi u organizua fushata, strategjitë që u përdorën, por njëkohësisht edhe në vetë organizimin e shtabit qendror dhe të shtabeve respektive brenda përbrenda PS-së. Pa dyshim që është edhe pasojë e asaj çka është bërë në tetë vjet qeverisje, e cila duhet në një mënyrë ose një tjetër të ristudiohet dhe të nxirren konkluzionet nga gabimet e bëra”, - tha Kodheli. Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës vëren më tej se analiza e vërtetë përballë një humbjeje duhet të jetë gjithëpërfshirëse, me qëllim që të arrihet në gjetjen e shkaqeve reale. Sipas saj, këtë hap duhet ta hedhin të parët ata që janë në krye të partisë. “Mendoj që analizat duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të thella për të gjetur shkaqet reale të kësaj humbjeje. Sigurisht që këtë gjë e bëjnë më parë ata që bëjnë liderin e partisë ose udhëheqësit e partisë”, - vijoi Kodheli. Ish-prefektja e Tiranës, Kodheli, ishte një ndër kandidatet e pakta femra që PS-ja vendosi t’i propozojë elektoratit të majtë në maxhoritar.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    TemA editorial

    Quercus Petrae (Dushku)

    Dru gjetherënës me lule njëseksore: mashkulloret në
    gathë të varur, femëroret në një bosht të vogël që rri
    përpjetë. Dushqet janë të vlefshëm për drunë, për
    lëvoren dhe zhguajt nga të cilët nxirret tanin që regj
    lëkurat si dhe për gjethet e lëndët që përdoren si
    ushqim për bagëtinë.
    (Fjalori enciklopedik shqiptar, s.v. Dushku)

    Nga Prof. Dr. Apollon Baçe

    Humbësi i madh?
    Sipas medias PS-ja është humbësja e madhe e Dushkut të
    Madh, vetëviktimë e një kalkulimi të gabuar. Si në atë
    filmin me killer ku killer-i në vend që të vrasë
    viktimën e tij, vrau pa dashje vetveten. "Ishte
    pikërisht megadushku që favorizoi si pa dashje çuarjen
    e pushtetit djathtas" thotë ish presidenti Meidani.
    Çka merr kuptimin se përfituesi i madh i gabimit me
    Dushkun e Madh është PD-ja.
    A është vërtet PS-ja humbësja e madhe dhe PD-ja
    përfituesja e madhe e Dushkut të Madh? A është Dushku
    i Madh një kalkulim i gabuar i PS-së apo një kalkulim
    i sofistikuar i PS-së?
    Për të qenë korrekt me faktet, Dushku i Madh nuk është
    produkt i ofiçinës bojërozë. Vula e tij Made in PSD, i
    përket kohës kur kryetari i PSD-së nuk merrej me
    shpalosjen e tezave të Konfederatës Nacional-
    Socialiste Shqiptare, por luftonte për mbijetesë.
    Kohës kur falë shizmës së Milos, gjurulldive të
    Apostolit dhe sex-appeal-it të tij personal, PSD-ja
    pluskonte rreth 1.9- 2.1 %, qartësisht jashtë ujërave
    parlamentarë. Me një fjalë kohës kur Gjinushi i
    përgjërohej deri PD-së së pozicionuar kundër Dushkut
    të Madh me fjalët "Çfarë keni? Kush ju ndalon të bëni
    të njëjtën gjë?".
    Por pavarësisht nga vula, Dushku i Madh u pëlqye dhe u
    vu në jetë nga PS-ja. Nuk ka rëndësi kush e prodhon
    pushkën. Rëndësi ka kush e zbraz atë. Përse PS-ja e
    Nanos e vuri në jetë Dushkun e Madh? Nga afshi i
    zjarrtë i shpirtit për Gjinushen?
    "Nëse Nano ka njeri inat, ai nuk është as Berisha, as
    edhe Meta, por Gjinushi: fodull dhe grindavec, i lig,
    me humor rrobaqepësi tirqesh dhe, ç'është më e bukura,
    pa kurrfarë peshe në elektorat". Ky ishte imazhi i
    Nanos për Gjinushin sipas "burimit të besuar". Nga
    rrethi i ngushtë i Nanos. Si e tillë formula, sipas
    Meidanit "thellësisht deformuese e Megadushkut", nuk u
    vu në jetë nga Nano nga afshi i zjarrtë për Gjinushin,
    por për dobishmërinë dhe larmishmërinë e saj.
    "Qytetarët shqiptarë janë ata që duhet ta dinë nëse
    kjo marrëveshje ishte e pranueshme" thotë Vaçek-u i
    OSBE-së. Pa dhënë të kuptohet nëse bën humor apo e ka
    me tërë mend. E dinë a nuk e dinë qytetarët shqiptarë
    pandershmërinë e Dushkut të Madh, kjo s'ka asnjë
    vlerë. Vlerë ka kush ia njihte dobishmërinë.

    Shtrydhje LSI-je
    Sipas Meidanit "synimi i vetëm i Megadushkut ishte
    shtrydhja e LSI-së deri në eliminimin e saj". Por për
    ta kuptuar domethënien e "shtrydhjes deri në eliminim"
    duhet njohur postulati No 1 i politikës shqiptare.
    Sipas të cilit "realitetin shqiptar që nga koha e
    mbretit më të lashtë ilir Syra e këtej, nuk e kanë
    plazmuar konceptet e grupimeve ekonomike, por
    konceptet dhe dëshirat e No 1". Rrjedhojë e këtij
    postulati është postulati tjetër se "lufta për No 1 në
    partitë në pushtet ka qenë gjithnjë një luftë e
    ashpër".
    Parë me këtë optikë spjegimi i luftës klanore brenda
    PS-së dhe spjegimi i humbjes së PS-së me mungesën e
    diversitetit të platformave për fraksione dhe
    përfaqësim më të madh të grave në forumet drejtuese
    është shumë zbavitës. "Brenda përfaqësuesve të
    mandatuar me pushtet të PS-së gjen emra dhe grupime,
    të cilat nga pikëpamja pasurore do t'i kishte zili e
    gjithë Europa qindravjeçare kapitaliste" thotë vetëm
    socialisti Bundo.
    Ky dhe është shkaku i luftës së vrazhdtë klanore për
    pushtet politik dhe ekonomik midis PS-së dhe LSI-së.
    Sipas rregullit "Kill or be killed- vrit ose do
    vritesh". Divergjenca e parë dhe më e ashpër
    "ideologjike" Nano- Meta ishte divergjenca për
    privatizimin e Albtelekomit.
    Si i tillë armiku fatal i Nanos nuk ishte Berisha, i
    cili synonte pushtetin e Nanos, por jo partinë e
    Nanos. Armiku fatal ishte Meta, i cili synonte
    pushtetin e Nanos dhe partinë e Nanos, gjithçka të
    Nanos dhe në kushtet e humbjes së pashmangshme të
    PS-së, lufta për partinë ishte lufta kryesore. Çka e
    riformulon proverbin e vjetër në trajtën e re
    "Kundërshtari mishin ta ha, por kockën ta ruan - i yti
    të ha me mish e me kocka".

    Kur maskarallëku ngrihet në art
    "Po sikur të mos kem asnjë valencë dhe të mos përzihem
    as me ndonjë qeveri të PD-së, as me ndonjë qeveri të
    PS-së?" - iu përgjigj Meta në mars po me pyetje,
    pyetjes time "LSI-ja është mono apo bivalente?".
    Plani i Metës ishte i thjeshtë dhe konsekutiv: Lënia e
    PS-së në shkapetje natyrale, përkatësisht në humbjen e
    zgjedhjeve - Përfaqësimi i LSI-së, si njëra nga tri
    partitë kryesore parlamentare (në mos, si njëra nga
    vetëm tri partitë parlamentare) me një grup solid,
    relativisht cilësor deputetësh - Tërheqja dhe bashkimi
    gradual i grupit parlamentar të PS-së me atë të LSI-së
    - Rrëzimi i "arkitektit të përsosur të humbjes" Nano
    nga posti partiak - Zgjedhja e Metës Kryetar i PS-së -
    Pregatitja për fitimin e zgjedhjeve, të radhës ose të
    parakohshme pak ka të bëjë, nga Meta.
    "Nuk është Dushk dhënia dhe marrja e votave nga njëra
    parti - tek tjetra pasi kjo lejohet në çdo lloj
    demokracie" thotë mjeshtërhilexhiu i parlamentit
    Skënder Gjinushi. "Kur maskarallëku kthehet në art ai
    të mahnit" vijon Stefan Zweig në Joseph Fouche-në e
    tij.
    Pikërisht falë kësaj "marrje- dhënie çdo-lloj
    demokratike të votave"- Dushkut të Madh, LSI-ja u
    shtrydh nga rreth një duzinë e gjysmë deputetësh të
    pritshëm, në një gjysmë duzine. Në një më pak se
    PSD-ja normalisht jashtëparlamentare. Si e tillë
    LSI-ja humbi forcën gravitacionale ndaj deputetëve të
    PS-së dhe Meta mundësinë imediate për t'u bërë No 1 i
    PS-së.
    "Strukturë herë pa kokë, herë me shumë koka të kthyera
    në drejtime të ndryshme. Hutim e konfuzion - mungesë
    serioziteti e përgjegjshmërie" është penelata e
    Meidanit për luftën paszgjedhore në kupolën rozë.
    "Motorrat gjigantë të Nanos punojnë me tërë
    kapacitetin në momentin që ai është në fund të pusit"
    thotë Lesi. Dhe përderisa Nano nuk i ka ndezur
    "motorrat gjigantë" të Lesit, por vazhdon të shullëhet
    plazheve, kjo do të thotë se Nano do të vazhdojë të
    jetë Shoku Nano- Kryetar i PS-së. Meta jo se jo, por
    as blushërat, as edhe ramërat. Intrigat e tyre
    provinciale shkaktojnë vetëm nënqeshjen e Intrigantit
    të Madh. Jo ngërdheshjen.
    Si të tillë synimi primar i Dushkut të Madh mund të
    quhet plotësisht i realizuar. Nano humbi një pushtet
    që ishte "hup se hup" dhe ruajti partinë.

    Nënproduktet e tjerë të Dushkut
    Ashtu siç druri gjetherënës njëseksor dushk prodhon
    edhe dru zjarri, edhe tanin, edhe gjeth e lëndë për
    bagëtinë, edhe Dushku Madh veç "shtrydhjes së LSI-së"
    dhe 7 deputetëve të mjeshtërhilexhiut, pritej të
    prodhonte një sërë prodhimesh të tjerë.
    Sipas parashikimit teorik PS-ja nëpërmjet "dhënie-
    marrjes demokratike të votave" do zëvendësonte
    deputetët e LSI-së me deputetë të partive të sprovuara
    për besnikërinë e tyre 8 vjeçare, të PSD-së, PDS-së,
    PAA-së dhe PAD-së.
    Në krahun e përkundrejtë, nëpërmjet krijimit të
    LZHK-së, PS-ja largoi nga PD-ja aleatët tradicionalë
    të skajit të djathtë, të cilat nuk mund të lidheshin
    kurrsesi me PS-në, Legalitetin dhe Ballin Kombëtar.
    Synimi teorik i PS-së ishte krijimi i një strukture të
    brishtë, me një PD që do të pluskonte afër nivelit të
    minimumit jetik prej 71 deputetësh, 20 prej të cilëve
    do të ishin të partive të tjera. (Tab. 1).

    Tab. 1
    Blloku i PD-së Blloku i PS-së
    PD PR PDr PDK PBL LSI PS PSD PBDN PDS PAA PAD
    Maxhoritar 53-55 2 1 41-43 1
    Proporcional 11 4 2 1 5 7 2 2 4 2
    Gjithsejt 53-55 11 6 2 1 6 41-43 7 3 2 4 2
    Totali 73- 75 6 59-61

    Por sipas socialistit Lenin "praktika është kriteri i
    së vërtetës": Në rastin e dhënë ky "kriter i së
    vërtetës" ndryshon nga parashikimi teorik socialist.
    Koalicioni rreth PD-së kapi shifrën 80- 82 deputetë
    duke krijuar një strukturë tepër të qëndrueshme (Tab.
    2).

    Tab. 2
    Koalicioni rreth PD-së Asnjanësit Blloku i PS-së
    PD PR PDr PDK PBL PBDNj PAA LSI PDS PS PSD PAD
    Maxhoritar 53-55 2 1 1 41- 43
    Proporcional 11 4 2 1 2 4 5 2 7 2
    Gjithsejt 53-55 11 6 2 1 3 4 6 2 41-43 7 2
    Totali 80-82 8 50- 52

    Sipas shishes
    Një ndër absurditetet e PS-së është trajtimi i
    PBDNj-së si parti e majtë ndërkohë që PBDNJ-ja ka
    pasur gjithnjë trajtën e shishes ku është futur, të
    shishes së fitimtarit. I papritur për PS-në ishte
    kalimi me PD-në i PAA-së. "Është qesharake kjo puna e
    qeverisë së PD-së, e cila po përpiqet që të bëjë një
    simite me thërrimet e bukës, që kanë shkarë nga sofra
    e PS-së," thotë Ruçi. Ruçi harron se edhe simitja e
    dikurshme socialiste përmbante thërrmijën PAD të
    sofrës së PD-së. Por Ruçi ka plotësisht të drejtë kur
    në rokadën e PAA-së sheh nota komizmi. Fakti që PS-ja
    e majtë e mashtroi të majtën në mënyrë që votat e saja
    t'ia jepte të djathtës, është me të vërtet zbavitës.
    Sidoqoftë nervozizmi i PS-së për kalimin e PAA-së me
    PD-në është legjitim. Ky kalim shprish synimin e
    Dushkut të Madh për krijimin e një strukture
    parlamentare lehtësisht të rrëzueshme.
    Së fundi ëndrrën e PS-së për eksplozione partiake dhe
    largimit të blloqeve partiake e zvenit fakti se
    partitë e koalicionit, përjashtuar ndoshta PAA-në, e
    cila gjatë 8 vjetëve të pushtetit socialist ka qenë
    gjithnjë në unison, nuk janë parti monobllok, por
    minigrupime 1-3 personëshe brenda minipartive. "Nëse
    do të kishim unitet fals, kjo do të ishte e
    rrezikshme" thotë Nard Ndoka, kryetari i minigrupimit
    më konsistent të PDR-së, 3 vetësh. "Nuk është
    diskutuar që Kryetari i Partisë të jetë ministri i
    ardhshëm".
    Si përfundim e tëra kjo përmblidhet në postulatin se
    "koalicioni rreth PD-së praktikisht është i
    pagërryeshëm" dhe, duke iu risjellë fillimit, pyetjes
    kush është humbësi i madh dhe përfituesi i madh i
    Dushkut të Madh, humbës të mëdhenj të Dushkut të Madh
    janë LSI-ja, PS-ja dhe Meta dhe fitues të mëdhenj janë
    Gjinushi, Nano dhe, pa dashje, PD-ja.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    120 eurosocialistë shprehen se përgjegjës për humbjen janë Nano dhe kryesia e PS-së

    FRESSH i Shkodrës: Të largohet Nano

    “Kryetari dhe kryesia të distancohen nga postet drejtuese dhe të bëhen zgjedhjet e reja”

    A. Rama

    TIRANË - Kryesia e PS-së dhe kryetari i saj, Fatos Nano, po përballen përditë e më tepër me reagimin e strukturave të bazës që kërkojnë rizgjedhjen e tyre nga e para, pas rezultateve negative në zgjedhjet e 3 korrikut. Një tjetër peticion i është drejtuar forumeve qendrore të selisë rozë, duke kërkuar thirrjen urgjente të kongresit të jashtëzakonshëm. Këtë radhë peticioni, drejtuar kryetarit Nano dhe kryesisë socialiste, vjen nga të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist të Shkodrës. Janë 120 të rinj anëtarë të FRESSH-it në degën e Shkodrës që kanë nënshkruar peticionin, ku shprehet shqetësimi i tyre për humbjen e zgjedhjeve të 3 korrikut nga PS-ja. Sipas nënshkruesve, humbja e zgjedhjeve parlamentare erdhi si rezultat i keqmenaxhimit që iu bë fushatës zgjedhore nga ana e kreut të PS-së, Nano dhe kryesisë së saj. “Zgjedhjet parlamentare PS-ja i humbi për keqmenaxhim të fushatës zgjedhore që i bëri kryetari dhe kryesia. Ne mendojmë se për konsolidimin e mëtejshëm të forcës sonë politike dhe të strukturave të saj duhet që kryetari dhe kryesia të distancohen nga postet drejtuese dhe të bëhen zgjedhjet e reja në të gjitha forumet e partisë. Pra, të mblidhet Kongresi”, - thuhet në peticionin e firmosur nga 120 anëtarë të FRESSH-it dhe kryetari i saj, Ardit Kraja
    Baza
    Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve në drejtim të selisë së PS-së kanë mbërritur disa peticione që janë nënshkruar nga anëtarë të saj në zona të ndryshme të vendit. Peticioni i fundit ishte ai i nënshkruar nga anëtarë dhe mbështetës të Partisë Socialiste në Vlorë, të cilët ngarkonin me përgjegjësi kryesinë e PS-së dhe kryetarin Nano për humbjen e zgjedhjeve. Ata akuzonin selinë rozë për mungesën e një strategjie të qartë me aleatët, para se të futeshin në zgjedhje, duke kërkuar rizgjedhjen e strukturave drejtuese dhe marrjen e përgjegjësive për këto rezultate. Peticion kundër strukturave qendore, duke kërkuar njëkohësisht largimin e Nanos, kanë dërguar edhe socialistët e Mamurrasit. Po kështu, qindra socialistë të Krujës kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Nano, pasi, sipas tyre, ai ka qenë përgjegjësi për humbjen e PS-së, duke përçarë të majtën. Anëtarët e PS-së së Krujës, duke propozuar mbledhjen e Kongresit të jashtëzakonshëm dhe zgjedhjet e reja në parti, sipas parimit “Një anëtar, një votë”, shpreheshin se në total votat e së majtës si në maxhoritar dhe në proporcional kanë qenë më shumë se ato të kandidatëve dhe forcave të djathta, por ka qenë drejtimi i çoroditur i Nanos dhe i kryesisë që ka shkaktuar humbjen.
    Pavarësisht nga këto qëndrime të bazës, nga kryesia e PS-së nuk ka pasur asnjë reagim dhe deri tani nuk është zhvilluar qoftë edhe një analizë formale për humbjen e zgjedhjeve të 3 korrikut. Nano vijon të pushojë si jashtë dhe brenda vendit, pa shkelur në selinë e PS-së.

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ilir Gjoni komenton humbjen socialistëve në zgjedhje dhe shkaqet që e sollën atë

    Gjoni: Humbja e PS-së, Nano s’mund ta zbrazë përgjegjësinë tek të tjerët

    “Është fakt që PS-ja dhe aleatët e saj (ata që mbetën) kanë humbur zgjedhjet dhe për rrjedhojë, edhe pushtetin”

    A. R

    Si e vlerësoni procesin zgjedhor?

    Procesi zgjedhor, për mua, ishte nga me defektozët, ndonese tendenca e opinionit e lidh ate vetem me diten e votimit, e cila ne teresi qe e qete, me ndonje perjashtim te vogel. Pare ne kete prizem, keto zgjedhje shenuan nje hap perpara dhe kjo gjithsesi i dedikohet ndergjegjesimit te elektoratit shqiptar. Ndersa si proces, ai qe i mbarsur me defekte serioze, te cilat nisin qe me pergatitjen e kodit elektoral, me ndarjen absurde te zonave, me mungesen e kartes se identitetit, me defekte te pallogaritshme ne listat e votimit e deri ne argumentet e perdorura nga partite politike dhe perfaqesuesit e tyre, ku, ne radhe te pare, spikaste lufta kunder njeri-tjetrit, njollosja e kundershtarit, nderkohe qe asnje parti nuk analizoi veshtiresite objektive, por thjesht perhapen bindjen se çdo gje do te rregullohet po qe se njera pale eliminohet. Nje defekt thelbesor, ne gjykimin tim, eshte edhe fakti qe ne Shqiperi modeli zgjedhor favorizon dhe eshte ne funksion te interesave te grupeve, gje qe mbisundon dukshem ndaj ideve dhe vlerave demokratike.
    Si perfundim, them se nuk gaboj nese keto zgjedhje i quaj si unike, ne llojin e vet, ne historine e demokracise shqiptare. Ky fakt perforcohet edhe nga raportet qe ka nxjerre deri tani OSBE/ODIHR-i. Siç mund ta kujtoni, ne raportin e pare ne prill, ODIHR-i shprehte shqetesimin per aplikimin e sistemit te “Dushkut”, skeme e cila, sipas tyre, deformon rezultatin e votimit rreth 30% ne proporcional; ne raportin e dyte, listat e votuesve “mbeten nje çeshtje qe shkakton perplasje”; ndersa ne te tretin, procesi zgjedhor, sipas ODIHR-it, ka permbushur deri ne nje fare shkalle, angazhimet nderkombetare, si dhe standardet per zgjedhje demokratike. Nje pjese e standardeve nderkombetare thuajse nuk u plotesuan, nje pjese nuk u plotesuan, ndersa disa te tjera ishin diku ne mes?!

    Si e gjykoni humbjen e PS-së dhe kush është përgjegjës për të?
    Eshte, me sa duket, fakt qe PS-ja dhe aleatet e saj (ata qe mbeten) ka humbur zgjedhjet dhe per rrjedhoje, edhe pushtetin. Eshte pozitiv fakti qe forca fituese nuk po tregon padurim dhe po respekton dispozitat kushtetuese. Humbja e PS-së, per mendimin tim, erdhi per shume faktore, qe jam i sigurt, do te behen objekt i analizave te thella ne strukturat e saj, por per te bere nje renditje, jo sipas rendesise se shkaqeve, mund te permend atrofizimin e strukturave qe nga qendra e deri ne baze, shkeputjen e strukturave drejtuese ne baze e qender nga elektorati i majte, neperkembja e tij e deri te gabimet fatale te lidershipit te PS-së lidhur me kodin elektoral, marredheniet me aleatet, ndarja e zonave elektorale, armiqesimi me pjesen derrmuese te medias, perçarja dhe shkeputja e LSI-së e nje sere faktoresh te tjere. Te mos harrojme se barra i bie qeverise, e cila nuk mundi te beje dot kartat e identitetit, asaj e cila nuk mbajti dot nen kontroll Rinasin apo pikat e tjera te kalimit kufitar, ku fikeshin kompjuterat, kur nga Evropa vinin te shumekerkuarit. Ishte ajo e cila nuk kapi dot asnje falsifikator (dhe nga keta pati shume), e cila veshtire se mund te thuhet se garantoi ndonje standard sigurie jashte qyteteve etj.

    A mendoni se zoti Nano ka përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve?

    Deshiroj te them se pergjegjesia nuk mund te jete e vetem nje njeriu apo strukture. Ajo shtrihet nga lart poshte dhe anasjelltas. Po gjithsesi, duhet mbajtur parasysh diçka: Ne çdo moment, politikanit i duhet te kaperceje e të perballet me nje armik te rrezikshem qe mbart natyra njerezore, dhe ky eshte vaniteti.
    Ne fushen e politikes ka dy mekate vrastare: Mungesa e objektivitetit dhe –shpesh identike me te - mungesa e pergjegjesise. Vaniteti eshte ai çka e çon politikanin me shume se çdo gje tjeter drejt tundimit per te kryer njerin apo tjerin prej mekateve te mesiperme. Mungesa e objektivitetit e shtyn ate te synoje aparencat shndritese te pushtetit ne vend qe te shohe realitetin, nderkohe qe papergjegjshmeria e miklon drejt shijimit te pushtetit per qellimet e veta personale. Nderi i politikanit-lider qendron ne faktin se ai merr pergjegjesi ekskluzive, personale per ate çka ai ben, pergjegjesi te cilen ai nuk mund e nuk duhet ta refuzoje apo t’ua zbraze te tjereve. Te shohim çfare rruge do te zgjedhe zoti Nano, se te them te drejten, deri tani…

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    INTERVISTA/ Flet Petro Koçi, anëtari i kryesisë: Pse duhet reformuar Partia Socialiste

    Koçi: Llogaria nis me Nanon dhe Ruçin
    "Analiza do sjellë reformë në emra dhe platforma"


    Blerina Gjoka

    Një zë antikonformist brenda forumeve të PS-së, Petro Koçi, kërkon që llogaria të jepet njësoj si nga humbësit dhe nga fituesit. Për herë të parë Koçi përmend emrin e Sekretarit të Përgjitshëm Gramoz Ruçi duke e futur të dytin në listën e llogaridhënies për humbjen pas kryetarit Fatos Nano. Megjithëse Ruçi ka qëndruar në zyrë që nga dita e 3 korrikut dhe në vazhdim, ndryshe nga Nano që ka bërë pushime dhe nuk ka ardhur në punë, Koçi i cilëson përgjegjës njësoj për humbjes pasi kanë qënë drejtues të fushatës dhe organizatorë të strukturave të partisë gjatë saj. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare Koçi shprehet se është e mundur që analiza e partisë të sjellë reformim të plotë të saj, në emra dhe platforma. Për situatën në të cilën ndodhet aktualisht PS-ja Koçi kritikon njësoj si ata qe ai i quan "të ngutur për të marrë karrige" dhe ata që sipas tij "po mundohen t'i mbajnë karriget me këmbëngulje".

    Zoti Koçi, PS-ja po përballet me zgjedhje të reja në 3 zona zgjedhore. Cila është strategjia e saj për fitore duke pasur parasysh faktin se ka dalë në minorancë parlamentare nga 3 korriku?
    Partia Socaliste e pretendon fitoren në të trija zonat, kudo të bëhet rivotim. Strategjia është bazuar në një organizim më efikas i të gjitha energjive elektorale dhe politike, natyrisht në bashkimin e gjithë faktorëve politikë të së majtës në zonat përkatëse. Në këtë rast mund të them se diferenca me të djathtën është e madhe. Ne kemi një epërsi e cila duhet të materializohet në procesin zgjedhor. Si anëtar i Kryesisë po menaxhoj fushatën në rrethin e Lushnjes dhe po punoj prej disa ditësh në zonën nr 2.

    Çfarë ndikimi do të ketë faktori LSI në këto zgjedhje?
    Ne jemi të bindur se pësimi i 3 korrikut është kthyer në mësim. Për të gjithë elektoratin e majtë dhe fakti që LSI i ka bojkotuar zyrtarisht këto zgjedhje është një pozicionim pozitiv që do të thotë se elektorati i kësaj partie është i lirë për të votuar sipas bindjeve personale.

    Zoti Koçi, ndërkohë që partia po përgatitet për zgjedhjet kryetari Nano sapo është kthyer nga pushimet dhe nuk ka ardhur në selinë e partisë. A pritet ndonjë reagim i forumeve partiake ndaj tij?
    Mendoj që në rastin konkret, pra për fushatën e zgjedhjeve, të gjitha institucionet e partisë duhet të jenë në punë përfshirë dhe institucionin e kryetarit. Por, analiza për të gjithë veprimtarinë politike të institucioneve të partisë do të bëhet pas përfundimit të procesit zgjedhor. Besoj se pas këtij përfundimi gjithkush brenda forumeve do të jetë i çliruar nga ngarkesa elektorale për të shprehur gjykimin e vet lidhur me fushatën, qeverisjen dhe drejtimin e partisë.

    Por, duke qënë kryesuesi i fushatës a do të ketë Nano pjesën më të madhe të llogaridhënies?
    Mendoj se çdo subjekt i partisë analizën duhet ta fillojë nga vetja. Në rastin e zgjedhjeve politike përgjegjësitë janë më shumë qendrore se sa lokale. Kjo do të thotë se janë forumet qendrore të partisë që duhet të organizojnë llogaridhënien para elektoratit dhe anëtarësisë së partisë. Por, dhe në këtë përgjegjësi ka hierarki që do të thotë se titullarët e partisë kanë përgjegjësinë kryesore, dhe nga kjo nuk përjashtohen as zoti Nano dhe as zoti Ruçi.

    Duket se baza është ajo që po reagon e para me anë të peticioneve. A janë të drejta kërkesat që bën anëtarësia për Kongres të Jashtëzakonshëm dhe dorëheqje të kryetarit?
    Mendoj se pas përfundimit të zgjedhjeve do të mblidhet çdo forum qendror i partisë, përfshirë dhe kongresin. Ndërsa gjenerimi i peticioneve vjen nga njerëz të paduruar që po përfaqësojnë një frymë që mezi pret të rrëmbejë poste në parti. Mendoj se kjo është një kadegori jo kontruktive, ashtu siç nuk është konstruktive dhe kadegoria e atyre që mund të përpiqen t'i mbajnë detyrat drejtuese me këmbëngulje. Ne që të gjithë duhet të gjejmë pjekurinë e domosdoshme që pas përfundimit të zgjedhjeve të rinovojmë imazhin, platformat, vizionin dhe natyrisht ekipet drejtuese të partisë.

    Zoti Koçi, në një sy objektiv sa e suksesshme do të jetë qeverisja e re që po merr dhe aleatët tuaj?
    Duket që në fillim se kemi të bëjmë me hapa të kompromentuar për faktin që zoti Berisha po përpiqet të formojë një kabinet të tipit "Xhuveli". Kam një gjykim timin personal, sipas të cilit në përgjithësi titullarët e politikës janë të pakorrigjueshëm. Karakteri dhe morali politik i personaliteteve të politikës është i pakorrigjueshëm. Pra mendoj se Berisha është i pakorrigjueshëm, edhe Nano është i pakorrigjueshëm, në një kuptim dhe unë jam i pakorrigjueshëm.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Si Oso kuka ne kull t'barotit..

    g55

    --

    Pse Edi Rama fle te zyrat e Përmbarimit

    Kryetari i Bashkisë është shndërruar në një nomad, i cili nuk ka një shtëpi fikse. Prej dështimit të socialistëve në zgjedhje, ai fle te Zyrat e Përmbarimit në Tiranë, ku Fatmir Xhafa i ka ofruar një mjedis


    Kreu i Bashkisë së Tiranës ka nisur prej dhjetë ditësh që, në mënyrë të çuditshme, të flejë në Zyrat e Përmbarimit të kryeqytetit, diku në zonën mes "Rrugës së Kavajës" e asaj të Durrësit. Duke shmangur këto referenca gjeografike, bëhet pyetja: Edi Rama ka marrë një apartament në Zyrat e Përmbarimit, apo thjesht është thirrur si bujtës atje? Pyetja tjetër që shtrohet, është ajo e lidhjes gjithnjë e më të ngushtë të Edi Ramës me Fatmir Xhafën, i cili po i largohet gjithnjë e më shumë Fatos Nanos. Kryebashkiaku po mundohet me çdo kusht të krijojë një arketip të udhëheqësit të ri socialist e ka vendosur që klishenë ta ofrojë, qoftë edhe me modelin e ri të bllokmenit. Ai fle atje dhe godina ruhet natë e ditë me policë bashkiakë, paçka se normalisht, godina nuk është nën juridiksionin e bashkisë! Çfarë morali po e drejton Edi Ramën drejt netëve të tilla jo normale?! Ç'është kjo fjetje, thuajse ilegale, i rrethuar nga policët e bashkisë?! Ku është, në fakt, shtëpia e tij e vërtetë; ajo e vjetra, ku priste nënën e tij, një apartament i ri ku mendonte të niste një jetë të re me femrën që bashkëjeton, apo shembulli i fundit, ku s'ka një shtëpi e familje të mirëfilltë, por një rifuxhio të ofruar nga Fatmir Xhafa, si shembull të "Bllokut" të Edi Ramës?! A mund të ketë kandidati për kryetar të Partisë Socialiste, një model të ri për moral të jetesës, e që do t'ua ofrojë 100 mijë anëtarëve socialistë (siç thotë, s'dihet se pse Musa Ulqini)?! A mund ta privojë ai modelin nga pasja e një shtëpie të mirëfilltë, ku pret mysafirët, djalin e vet, shokët e partisë apo edhe që nis jetën e re me atë që thuhej se bashkëjetonte?! Kryepyetja e kësaj situate absurde që po përjeton kryetari i Bashkisë së Tiranës, është: nga se ka frikë Edi Rama? Pyetja na pasohet nga banorët e lagjes që s'gjejnë përgjigje pse kryebashkiaku po vagabondon andej nga lagjja e tyre, pyetja vjen nga policët e bashkisë që, natë për natë duhet të investohen në një investim antiligjor, duke ruajtur kryetarin e bashkisë, në një godinë që në dokumentet e tyre nuk figuron se është nomenklaturë e bashkisë, por e Fatmir Xhafës. Nuk dihet nëse njoftimet se Fatos Nano ka ndërmend të përcjellë për në Prokurorinë e Tiranës, një dosje me abuzimet e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit me lejet e ndërtimit, në një shkallë që i kanë shkaktuar shtetit dëmin e 670 milionë dollarëve, por prej dhjetë ditësh, është fakt se Edi Rama fle në mënyrë klandestine, në një apartament, a dhomë, a mjedis tjetër (ende s'ka një konfirmim zyrtar) të Zyrave të Përmbarimit! Janë fakte publike që mund të ndriçojnë gjendjen psikologjike të njërit prej eksponentëve të ish-mazhorancës, emri i të cilit është çiftuar më së tepërmi nga mediat, me qelitë e burgut e ku duket se dëshpërimi po e çon në veprime që nuk shpjegohen në mënyrë racionale e, që duket se një shpjegim publik, nuk ka as i mirëinformuari Fatmir Xhafa...

    -------

    ????

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    TAKTIKA E TOKËS SË DJEGUR nga Apollon Baçe

    TAKTIKA E TOKËS SË DJEGUR

    Nga Prof. Dr. Apollon Baçe

    No 18 835
    Numri 18 835 i gazetës “Numri i parë u botua më 25
    Gusht 1942”, dmth. i ZP-së, njofton se “Industria e
    peshkimit është efektive dhe konkurruese”, se “Vazhdon
    puna në tre rrugë kryesore të Tiranës” dhe se
    “Parodistat e Vlorës japin koncert artistik në plazh”.

    “Partia Socialiste di të administrojnë pushtetin në
    çdo situatë" vijon në gazetën 63 vjeçare të partisë së
    tij Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi: "Garantoj të
    gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste
    që ne do vazhdojmë të realizojmë përgjegjësitë tona
    politike për qeverisjen e vendit, për stabilitetin dhe
    integrimin e tij në strukturat euroatlantike”.
    Realizim përgjegjësish politike, peshq efektivë,
    stabilitet dhe integrim në strukturat euroatlantike,
    tri rrugë në punë, partia në krye të detyrës për
    qeverisjen e vendit, parodistë në rërën e plazhit.
    “Çdo populli bën Partia- ç’thotë Partia bën populli”.
    Një situatë moralo- politike e shkëlqyer. Pavarësisht
    se nga 75 deputetët e legjislaturës së shkuar PS-së
    sot i kanë mbetur jo më shumë se 41. Pavarësisht se
    koalicioni rreth PD-së është 58 % dhe blloku rreth
    PS-së 36 %.

    Ndërkohë, përtej idileve rozë të partisë rozë, ujëvara
    e 415 ankimeve në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor e ka
    futur vendin në muajin e dytë të vakumit real të
    pushtetit. Rinisja dy muaj pas zgjedhjeve të para e
    kalvarit të zgjedhjeve të dyta synon drejt muajit të
    tretë të mosdorëzimit të pushtetit.
    “PS-ja do të njohë rezultatin e zgjedhjeve vetëm pas
    çertifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-ja dhe Kolegji
    Zgjedhor” thotë Kryeministri i fundit komunist i 4
    kontinenteve Fatos Nano. "Ne kemi prova konkrete të
    përdorimit abuziv nga ndonjë institucion kushtetues të
    presionit ndaj anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor dhe
    presionit fizik të ushtruar nga bashkëpunëtorë të
    afërt të Berishës” kumton Ministri komunist i Punëve
    të Brendshme Gramoz Ruçi. “Synohet barazimi” vijon
    ministri po komunist, Skënder Gjinushi “dhe në rast
    barazimi do të kishim një qeveri me bazë të gjerë me
    një kryeministër të vërtetë”. I cili s’ka kush të jetë
    tjetër përveç ministrit komunist Gjinushi.
    Të tëra këto të krijojnë parashijen e athët të
    ankesave për zgjedhjet e dyta dhe ndjesinë e absurdit
    të dramë- komedisë së Beckett-it “Në pritje të
    Godosë”, pritjen e një ndodhie që s’do ndodhë kurrë.
    Të japin të kuptosh se “Pallati i Ëndrrave” ia ka
    nisur sërishmi “lavaggio dell cervello-s, shpëlarjes
    komuniste të truve” në mënyrë që mendim- ideja e
    dikurshme “komunistët s’e dorëzojnë pushtetin kurrë”
    të pranohet si mendim- ide normale, në mënyrë që të
    ripranohet koncepti i ZP-së (plazmues dhe kryeredaktor
    i parë i së cilës ka qenë gjakatari i kombit Enver
    Hoxha) se “pushteti buron nga gryka e pushkës”. Si në
    1945 ashtu edhe në 1997.
    Ndërkohë pavarësisht se “Industria e peshkimit është
    efektive dhe konkurruese”, se “Parodistat e Vlorës
    japin koncert artistik në plazh” dhe se PS-ja “vazhdon
    të realizojë përgjegjësitë politike për integrimin në
    strukturat
    euroatlantike” pasojat e mosdorëzimit të pushtetit po
    bëhen gjithnjë e më lënduese, gjithnjë e më të
    dhimbshme. Që nga zbrazja me shpejtësi e arkës së
    shtetit tek rishfaqja e krimit të shëmtuar dhe të
    përgjakur. Treguesit më tregues të mungesës së
    shtetit.

    “Terra Brucciata- Toka e Djegur”
    “PS-ja po jep shenja të dukshme se nuk është e prirur
    të pranojë humbjen… Kryetari e shikon veten si
    malësorin patriarkal me mustaqe, i cili është koritur
    keq nga humbja” thotë Bardhyl Londo. Duke i krijuar
    PS-së alibinë etnografike të një Nanoje patriarkal që
    shullëhet dhe pi plazheve të miliarderëve nga turpi
    për humbjen e zgjedhjeve. “Pse pi? Nga turpi. Pse ke
    turp? Ngaqë pi” thoshte i pezmatuar pijaneci i Princit
    të Vogël të Saint-Exupéry-së. Ndërkohë shkaqet janë
    krejtësisht të tjerë.
    Shkaqe për zgjatjen e stërzgjatur të dorëzimit të
    pushtetit janë edhe dëshira për të grabitur nga
    pasuria kombëtare (e jotja dhe e imja) e nxjerrë me
    ngut në ankand, edhe shkatërrimi i dokumentacionit të
    krimeve ekonomike, edhe dëshira e kandidat- deputetëve
    për ndonjë cep parlamentar, edhe synimi për shkrirjen
    maksimale të koalicionit rreth PD-së (falë edhe
    ndihmës së KQZ-së e cila jo rastësisht ka marrë e
    dhënë ose me ministrinë e policisë ose me shërbimet
    inteligjente).
    Synim është edhe shtyrja e llogaridhënies nga Kryetari
    Nano deri në fashitjen e zërave “me kryetarin aktual
    Nano edhe më tej në krye PS-ja nuk e ka të lehtë të
    rikthehet në pushtet”. Dmth., shtyrja në kohë e
    llogaridhënies përderisa ajo t’ia nisë lëvizjes
    brouniane ku një zot e di se nga dhe si lëvizin
    molekulat. "Peshkun e qelbi edhe bishti-bazë edhe
    koka-qendër e PSSH-së, sektori organizativ i saj”
    komunikon dobishëm në këtë drejtim gazeta e Nano-
    Braçes, ZP-ja.
    Por kryesynimi i synimeve është taktika e “tokës së
    djegur”. Synimi për të zbrazur arkat, për të shkrehur
    punën e administratës, për të rritur krimin, për të
    rritur radhët para sporteleve, për të kryengritur
    segmentet e malavitës, për ta ulur më keq nivelin e
    jetesës. Në mënyrë që thashethemnaja t’ija nisë rrugës
    “zvarrë- zvarrë” si në këngën e prapë të Don Basilios.
    Përderisa intriga (Ç’na u desh, ishim mirë me
    socialistët) të gjëmojë “come un colpo di canone- si
    gjëmim topi”.
    Kjo vlen edhe për të bindur aradhet e PS-së dhe
    dyshuar të tjerët se po të mos ia kishin bërë me hile
    PS-së, PS-ja nuk do t’i humbiste zgjedhjet. Dhe,
    përderisa PS-së ia kanë bërë me hile, PS-ja ka të
    drejtë legjitime ta rimarrë pushtetin. Me armë a pa
    armë pak ka të bëjë (kështu na tha edhe një gazetar
    liberal për vitin 97). Shkurt për të mbjellur farën e
    së keqes vilet e egra të së cilës do t’i duhet t’i
    vjelë e t’i shijojë qeveria e PD-së. Bashkë me
    shqiptarët.
    Përmbledhtas synimi i PS-së është t’ia nxijë jetën
    kundërshtarit- ta dobësojë me sa mund atë- ta përmbysë
    në çastin e dobësisë së provokuar si në vitin 97. Kush
    njeh dokumentacionin e lëvizjes guerilase komuniste
    shqiptare dhe ka ndjekur nga afër bëmat e vitit ’97, e
    di se këto fjalë nuk janë vegime kobndjellëse
    sibiliane por udhëzime operative të udhëheqjes
    komuniste.
    Për të ilustruar se zgjatja e stërzgjatur e
    mosdorëzimit të pushtetit nuk është pasojë hutimi,
    spontaniteti a patriarkaliteti dhe se kjo lëvizje u
    perceptua që në fillim si lëvizje obstruksioniste,
    vlen një citat i shtypit të pavarur tri javë para
    zgjedhjeve. “Secili nga kandidatët për deputet i
    PS-së, duhet të ketë një avokat për ta mbrojtur nëse
    ndodh që duhet të përballen në Kolegjin Zgjedhor apo
    në KQZ. Propozim tjetër është që në KZZ-të ku shumicën
    e ka PD-ja, anëtarët e PS-së të bllokojnë punën pa e
    nisur atë në KQZ”. Kupola rozë e dinte fare mirë se
    votimi do të ishte plebishitar dhe s’kish si të mos ta
    dinte. I vetmi aparat i padëmtuar komunist është
    aparati informativ, Organet siç i quante me përkëdheli
    këto organe Shoku Enver.

    415 ankesa
    “Zgjedhjet e fundit parlamentare shënuan një progres
    të dukshëm. U shfaqën probleme në fazën e
    administrimit të rezultateve, por ato nuk prekën
    thelbin e procesit” kumton Presidenti Moisiu. Vërtet
    ato shënuan një progres të dukshëm?
    “Këto janë zgjedhjet më të pandershme në Shqipëri”
    vijon Preç Zogaj. “Nëse do të ishin të ndershme, PD-ja
    do të kishte fituar 81 deputetë”.
    Grafiku i zgjedhjeve parlamentare shqiptare ka formën
    e çuditshme të kacekut të kovaçit (emër me të cilin
    dhe njihet ky lloj grafiku). Strukturalisht ai i
    përket të ashtuquajturve grafik-shilarës, ku ngritja e
    një serie (PD) pasqyrohet automatikisht me uljen
    simetrike të serisë tjetër (PS) dhe, vice- versa, ulja
    e një serie (PD) pasqyrohet automatikisht me ngritjen
    simetrike të serisë tjetër (PS). Ligjshmëria në këtë
    tip grafiku përcaktohet nga ulje- ngritjet simetrike
    ndaj boshtit të simetrisë.
    E veçanta e grafikut të zgjedhjeve shqiptare është se
    deri në vitin ’97 kjo ligjshmëri respektohet, por në
    vitet 2001- 2005 ajo deformohet nga tërheqja
    artificiale lart e serisë së PS-së. Nëse grafiku do
    t’i përmbahej ligjshmërisë, përkatësisht boshtit të
    simetrisë, seria e PS-së në 2001 do ndodhej 3- 5 pikë
    poshtë PD-së, çka do tregonte se zgjedhjet ‘2001 janë
    fituar nga PD-ja. Dhe, duke iu përmbajtur po kësaj
    logjike, seria e PS-së në zgjedhjet ‘2005 do ndodhej
    tmerrësisht poshtë serisë së PD-së.
    “Nuk di asnjë vend tjetër në botë që opozita të fitojë
    zgjedhjet, kur ato nuk janë të lira dhe të ndershme”
    thotë Jozefina Topalli. “Asnjëherë nuk kam menduar se
    nuk i kemi fituar zgjedhjet e 2001. Por diferenca e
    kësaj radhe ka qenë e jashtëzakonshme. Përtej çdo
    lëvizjeje të mafies, parasë, instrumentave të
    shtetit”. Ky dhe është spjegimi. Kur votimi është
    plebishitar, rezultatet mund të masakrohen, por kurrë
    nuk mund të asgjësohen.


    Rregjistruar Votuar Pjesemarrja % PP-PS % PD %
    1987 1 830 653 1 830 653 100. 100. -
    1991 1 984 933 1 963 568 98.9 56.2 38.7
    1992 2 000 000 1 830 000 91,5 25,7 62,0
    1996 2 204 000 1 963 344 89,1 20,4 55,5
    1997 1 947 235 1 412 929 72,2 52,8 25,7
    2001 2 499 238 1 323 900 52,9 41,5 36,8
    2005 2 850 821 1 391 690 48,8 37,7 41,8

    Në të vërtetë zgjedhjet e 2001 ishin brutale,
    primitive, me policë groteskë që si në “Trimëritë e
    tmerrshme të të famshmit Pantagruel“ mbushnin rrëzë
    fiqve 400 me 0 kutitë e votimit pasi “kështu ka thënë
    Shef Bizhga”. Me komisionerë PD-je të rrahur
    shtazërisht në fshatrat e Kavajës dhe të plagosur me
    pistoletë në Tiranë. Me poet-ekzekutuesin Fehmi Abdiu,
    i cili këtë herë ekzekutonte mandatet dhe votën e lirë
    (Në emër të Republikës së Shqipërisë… Ky vendim është
    i formës së prerë… Prija kokën… Tjetri).
    Sondazhi me një paketë 1200 individëshe në Tiranë e
    nxirrte PD-në 3 % para PS-së ndërkohë që votimet
    nxorën PS-në 6,9 % para PD-së. Manipulimi brutal dhe
    primitiv i 2001 lëvizi brenda cakut të manipulimeve 10
    pikëshe të Republikave të Bananeve.
    “E majta ka fituar votat e qytetarëve, por jo
    procesverbalet në zgjedhjet e 2005” përgjithëson
    anëtari i Byrosë Politike të PSSH-së Petro Koçi. Deri
    edhe i rezervuari Meidani pyetjes “A mendoni se
    kandidatëve të PS-së iu vodhën votat në 3 korrik” i
    përgjigjet me frazën “Më duket e vështirë, por jo e
    pamundur”.
    Dhe për derisa Nano thotë se “PD-ja në ’97 shpërtheu
    depot e armatimit”, dmth., se PD-ja armatosi aradhet e
    PS-së në mënyrë që ato ta rrëzonin PD-në nga pushteti,
    është krejt normale që ministri polic Igli Toska të
    protestojë kundër policëve të tij, të cilët ia
    rrëmbyen kutitë e votimit për t’ia dhuruar
    kundërshtarit.
    “Në kutitë e qendrës 1716 dhe 1724 janë gjetur
    përkatësisht një dhe dy fletëvotimi më tepër se sa
    numri i zgjedhësve … Kutitë e votimit janë dorëzuar në
    kapërcim të orareve… Në listën e zgjedhësve të qendrës
    së votimit 1724 nuk janë shënuar numrat e dokumentave
    të identifikimit … Komisioneri i kësaj qendre votimi
    nuk është banor i zonës zgjedhore”. Ky dhe është uji i
    ujëvarës së ankimeve socialiste. Kjo dhe është ajka e
    ajkës së manipulimeve diabolike të djathta. U
    shpenzuan dhjetëra milion euro nga kandidatët e PS-së
    për të blerë votat? U vra komisioneri i PD-së nga
    krimineli Kulla? U zhduk pa nam e pa nishan një
    kryetar partie i PD-së? Hiç asgjë krahasuar me krimet
    e mësipërme monstruoze të PD-së.
    Por kjo është kontornoja. Gjella e manipulimit të
    zgjedhjeve 2005 ishte manipulimi i sofistikuar. Të
    cilin PS-ja e ktheu në shkencë të vërtetë duke arritur
    rezultate të pabesueshme. Për ta ilustruar këte vlejnë
    të dhënat nga zona që njoh më mirë, nga ajo ku
    kandidova.

    Ikona
    “Ikonë e pastërtisë moralo- politike të qeverisë” e
    quan me hijeshi kandidati i PSD-së kandidaten e PS-së
    të zonës 35 (aq me hijeshi sa që këtë shprehje e
    huazoj më tej- në shek. 16- Martin Luther-i në
    psallmën “Lutje Moisiut, ikonës së pastërtisë moralo-
    shpirtërore të Perëndisë”).
    Si e tillë zona 35, po të lëmë mënjanë angazhimin e
    aparatit ministerial, ndonjë blerje votash tek romët
    (10 euro/ copa), ndonjë kërcënim me thikë a hedhje të
    lehtë nga shkallët (asgjë krahasuar me milionaeurot
    dhe vrasjet në zonat e tjera) ishte një nga zonat më
    të pazë në media. Një zonë model.
    Dokumentacioni që na tregoi njëri nga kryepleqtë e
    “penduar” socialistë të zonës na habiti me plotësinë,
    kapilaritetin, saktësinë dhe hollësitë. Deri tek
    orientimi politik i njerëzve jashtë shtetit. Një
    perfeksion ky që konkurronte denjësisht me dosjet e
    Sigurimit të Shtetit (ndoshta pjesërisht i bazuar edhe
    tek ato). Pikërisht ky dokumentacion i admirueshëm
    ishte fundamenti ku u mbështet manipulimi.
    Për ta ndjekur këtë manipulim analizuam 5 nga 35
    qendrat e votimit (QV 47, 47/1,48, 51, 51/1).
    Rezultatet e përftuara ishin nga ata që të lënë pa
    frymë: Në 5 QV-të Bashkia No 5 kishte lënë pa
    rregjistruar 249 banorë me orientim komplet të djathtë
    (rreth 1700 persona për zonën) dhe kishte ndërfutur
    1002 persona të panjohur (kodi 999, rreth 7.000
    persona për zonën).
    Për t’i analizuar më nga afër këto dukuri zgjodhëm një
    qendër larg të parave, QV 23 ku rezultati ishte mjaft
    i dobët për PD-në. Për këtë QV bashkisë i ishte
    kërkuar që në listat e votimit të përfshiheshin 157
    banorë emri i të cilëve mungonte në listat paraprake
    (një pjesë e mirë e tyrja kishte votuar në 2001 dhe
    2003). Në listat përfundimtare bashkia futi 37
    persona, 120 i la jashtë listës dhe hoqi 12 persona
    emrat e të cilëve gjendeshin në listat paraprake. Tërë
    personat e paregjistruar dhe të hequr kishin orientim
    qartësisht të djathtë. Si i tillë dëmi neto vetëm në
    këtë QV ishte 132 vota çka do të thotë rreth 4600
    mangut për tërë zonën.
    1750 persona të paregjistruar, 7.000 persona të
    dyshimtë, 4600 vota minus bëjnë 13.500 persona.
    Ndërkohë që numri i votuesve ishte 20 mijë dhe
    diferenca e votave PS- PD qesharake. “Bën shaka” më
    tha një vrojtues nga Lituania i ODHIR-it, i cili
    kishte njohur edhe zgjedhjet e Tanganikës.
    Dhe e tëra nuk mbaron këtu. ZP-ja ulëret se “Në QV
    1716 dhe 1724 janë gjetur përkatësisht një dhe dy
    fletëvotimi më tepër se sa numri i zgjedhësve”.
    Ndërkohë në Zonën 35 fletëvotimi të tilla janë gjetur
    me dhjetëra, personat që kanë votuar pa qënë fare në
    listë janë po me dhjetëra, çertifikatat e paqëna të
    lindjes (pa vulë, të falsifikuara, pa fotografi) janë
    me qindra.
    Dhe këtu m’u kujtua skena me atë gruan në grahmat e
    fundit, të cilin i biri e solli në krahë për të
    votuar. “Mos vdeksha pa i parë të ikin” tha ajo. Dhe
    kjo skenë, që s’është aspak trill gazetaresk, por
    realitet i dhimbshëm, më solli një ndjenjë faji që
    vështirë se do të më ndahet ndonjëherë. Të fajit që
    nuk munda ta mbroj votën e lirë të asaj gruas në
    grahmat e fundit. Nga ajo ikona e pastërtisë moralo-
    politike të qeverisë.

    Epilog
    “Opozita është një pasuri kombëtare” thotë me kalorësi
    Berisha. Pa dyshim që në Angli, Gjermani, Itali, qoftë
    edhe në Bullgari a Rumani, opozita, në rolin e relesë
    sinjalizuese- vepruese për deformacionet e pushtetit,
    është një pasuri e kombit, e dalë nga kombi për të
    mirën e kombit. E tillë do të ishte edhe një opozitë
    shqiptare e Sokol Nakove, por kurrsesi opozita e
    nanove, gjinushëve a ruçëve.
    Kjo nuk është grishje për të filluar “gjuetinë e
    shtrigave”, por nëse dikush vazhdon të praktikojë rite
    kabalistike, si Taktika e Tokës së Djegur, që të çojnë
    në mbytje foshnjash, shtrigat duhen ndjekur pikërisht
    në emër të foshnjeve të mbytura. Si ato që ndërruan
    jetë në ’97.
    Një herë kjo opozitë na shpuri buzë abisit vëllavrasës
    çka e paguam kobshëm dhe mjaft. Dhe që kjo opozitë të
    mos arrijë të vërë në skenë skenarin e Tokës së Djegur
    duke risjellë vitin më të prapë 97, që Shqipëria të
    nisë politikisht dhe ekonomikisht rrugën drejt
    Europës, që kjo Europë të mos ta presë Shqipërinë si
    një copë letre për ta ngjitur diku nga Naurut, Tuvalut
    ose Tangat, që konsumi të mbështetet edhe në prodhim
    dhe jo kryesisht në konsumin e parave të bardha, të
    hirta dhe të zeza të emigracionit së pari duhet
    shkatërruar makineria e zezë korruptive e klaneve të
    PS-së, e cila prodhon vetëm stanjacion dhe ditë të
    zeza.
    Dhe që të shkatërrohet kjo makineri e zezë duhen
    goditur menjëherë dhe me ashpërsi të plotë tërë
    gjeneratorët e korrupsionit. Të drogës- kontrabandës-
    prostitucionit, doganat- hipotekat- ndërtimet abuzive.
    Që gangrena të mos shtrihet më tej duhen amputuar me
    sterilitet dhe pa asnjë mëdyshje tërë pjesët e
    gangrenizuara. Që skenaristët e Tokës së Djegur të mos
    kenë gojë të thonë nesër se “jeta dhe indekset e saja
    janë keqësuar” kjo duhet shoqëruar urgjentisht me
    paraqitjen reale të gjendjes reale.
    Duhet shoqëruar me shkatërrimin e vitrinës rozë të
    dyqanit të murrmë socialist, me afishimin dhe
    spjegimin përse GDP-ja e PS-së ngrihet në 1/ 3 e saj
    (1/ 2 sipas ish drejtorit të Bankës Botërore për
    Shqipërinë) mbi drogë, prostitucion dhe kontrabandë,
    me sqarimin si dhe pse qeveria e PS-së e ka ulur
    Shqipërinë mbi një arkë dinamiti nga e cila ajo duhet
    ngritur sa më shpejt që të jetë e mundur.
    Duhet të shoqërohet me spjegimin përse papunësia
    shqiptare arrin shifrën e frikshme 42 %, me spjegimin
    përse 58 % e shqiptarëve jeton nën nivelin e varfërisë
    absolute (Human Development Report 2004), me spjegimin
    përse Shqipëria renditet për të ardhurat për frymë në
    vendin e 127, thuaj në fund të fundit të botës (2003
    CIA The World Factbook; World Facts, 2004), me
    spjegimin përse sipas indeksit Lambsdorf ajo është 75%
    e korruptuar (Corruption Perceptions Index,
    Transparency International, 2003), me spjegimin përse
    Indeksi i Lirive Qytetare - 0,735 është një ndër më të
    dobëtit në botë (UNDP, HDI: Human Development Indexes,
    2003), me spjegimin përse indeksi i së Drejtës ndaj
    Pronës e rendit ate në kutinë para vendeve komuniste
    (Index of Property Rights, The Heritage Foundation and
    The Wall Street Journal, 2003), me spjegimin përse
    Indeksi i Lirisë së Politikës së Tregut është më i
    keqi i mundshëm (Trade Policy Index, The Heritage
    Foundation and The Wall Street Journal, 2004).
    Dhe të tëra këto do ndihmonin në shuarjen e zjarreve
    të Taktikës së Tokës së Djegur të kësaj opozite
    zjarrndezëse.

    Gazeta Tema

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 29-01-2005, 03:50
  3. Ilir Meta jep dorheqjen.
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-07-2003, 04:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •