Dr Rieux, ata qe e kane zanat politiken dhe organizimin e fushatave elektorale nuk kane nevoje qe te presin diten e votimit per te pare se kush eshte ne avantazh, mjafton te shikosh tubimet dhe interesin e shqiptarve gjate fushates dhe ia ben mu qe nga vete tubimet e opozites ajo ishte forca kryesore ne keto zgjedhje.Ti a hedh poshte kete hipoteze, pra qe nqs PS-ja nuk do te ishte care, apo dhe me pas, ne rast se LSI-ja do te pranonte te bente rolin e PR-se dhe te luftonte vetem ne proporcional duke i falur mazhoritarin PS-se, atehere krahu i majte dhe me saktesisht PS+LSI+PSD do te kishte mbi 70 deputete ne parlament?
Se dyti, ti perseri vazhdon te marresh si te qene faktin se shifrat jane kokeforta dhe te sakta. Skenari i kater vjeteve me pare, u aplikua nga PS edhe kete vit, manipulime nga partia ne pushtet pati sa te duash, dhe ato manipulime i siguruan 40 deputete ne maxhoritar. Ajo qe e permbysi rezultatin dhe skemen e manipulimeve ne Shqiperi ishte pjesmarrja e madhe e shqiptareve ne zgjedhjeve. Ishte kjo pjesmarrje e madhe, 56% e zgjedhesve ne lista ose 80% e shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi (te marresh si te vertete faktin se 25% e shqiptareve jane emigrante). Kur 1.6 milion shqiptare dalin te votojne, rreth 1/2 milion me shume se kater vjet me pare, skemat e manipulimeve nuk japin frutet e veta, ashtu edhe sic nuk i dhane. Kjo ishte arsyeja qe ata qe ferkonin duart "per nje fitore te sigurt" ne 3 korrik, filluan te bertasin per manipulime ne 4 korrik kur mesuan qe kishin humbur zgjedhjet. Kjo perben edhe "cudine e zgjedhjeve" per socialistet.
Vetem skema e Dushkut qe aplikohet ne listene proporcionalit, pra 40/140 vendeve qe ka gjithe parlamenti, perben nje deformim te rezultatit zgjedhor prej 28%. Arsyeja perse nuk degjon akuzat per manipulime nga kampi i djathte, lidhet me instruksionet e perendimoreve qe e rendesishme ne keto zgjedhje nuk eshte rezultati, por ardhja e PD ne pushtet dhe shkembimi paqesor dhe sa me i shpejte i pushtetit. Nderkombetaret kane nevoje per nje partner ne Tirane qe te ndeshkojne krimin, korrupsionin qe eshte bere shqetesues jo vetem per shqiptaret por per mbare Evropen e me gjere.
Pra ky rezultat i deformuar, eshte piku i mundshem i socialisteve pasi ne keto zgjedhje u faktorizua Dushku, manipulimet ne lista, buxheti i shtetit dhe gjithe infrastruktura shtreterore, parate e krimit qe blene vota. Zgjedhjet e ardhshme, shume nga ata ministra apo deputete socialiste do ti gjejne ose ne burg ose ne ndonje vend te larget te botes se trete ku shkuan ne vitet 80 kreret e inkriminuar te politikes italiane.
4 vjet me pare, ne qershor 2001, une thashe vetem kaq gje: "Humbja e zgjedhjeve nga socialistet, eshte e keqja me e vogel qe i pret." 4 vjet me vone, fjalet e mia u bene realitet, dhe ne 3 korrik socialistet nuk humben vetem pushtetin ne vend apo mbeshtetjen nderkombetare, humben edhe solidaritetin dhe strukturen organizative te partise se tyre qe tani eshte ne gjendje te pariparueshme dhe pritet vetem nderhyrja e ligjit per te pastruar kryesine e PS nga krimi dhe korrupsioni.
Albo
Krijoni Kontakt