Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shtohen zërat për dorëheqjen e kryesisë së PS

    koha jone:

    E Premte, 15 Korrik 2005


    EDI RAMA: TANI NANO, IK!

    Pas rezultatit zyrtar te KQZ kryebashkiaku hidhet ne sulm. Kerkohet mbledhja urgjente e KPD-se se Partise Socialiste per te analizuar miopine e kryetarit te selise roze, pasi humbja erdhi kryesisht per fajin e kryesocialistit

    Me ne fund, pas nje odiseje pritje per t"u shfaqur ose jo ne opinion, zoti Edi Rama ka ndezur motorret, sapo mori rezultatin perfundimtar te KQZ, ku jepet fitorja e koalicionit te Djathte. Ai ka hedhur kritiken e pare ndaj kryetarit te PS-se zotit Fatos Nano, duke kerkuar qe ai te ike, jo vetem si Kryeminister ne largim, por edhe si kryetar i PS-se. Burime te aferta me zotin Edi Rama flasin per nje plan te detajuar te kryebashkiakut te Tiranes per te dale ne rrethe ku do te kerkoje ikjen pa kthim te Fatos Nanos nga selia roze, seli te cilen e perdhosi tash tre vite, ku se bashku me nje urdi sejmenesh e biznesmenesh te perzier ne krime e shnderruar godinen roze ne nje studio ku projektohej dite e nate vetem perfitimi personal. Revolta e bazes socialiste kunder zotit Nano, i cili mbetet shkaktari numer nje i humbjes se zgjedhjeve te 3 korrikut, ka sjelle krisje te madhe ne kupolen e PS-se. Dje pasdite ne Tirane jane mbledhur Edi Rama dhe nje numer i madh anetaresh te KPD-se e deputete socialiste qe kane fituar, si dhe disa humbes ne zgjedhje ku kane vendosur qe ti kerkojne publikisht Fatos Nanos dhe familjes se tij kryeministrore, largimin nga PS si dhe nga Shqiperia, duke marre me vete autoresine e humbjes se madhe. Eshte vendosur qe nese zoti Nano nuk jep doreheqjen sic ka premtuar publikisht ne TV Klan para zgjedhjeve, atehere do te mblidhen firmat per te thirrur mbledhjen urgjente te KPD-se ku do te vendoset per thirrjen e Kongresit te Jashtezakonshem te PS ne muajin tetor te ketij viti, per te zgjedhur nje lider te ri ne krye te PS. Zgjedhja e nje kryetari te ri behet me urgjente ne kushtet kur ka ardhur ne pushtet nje mjeshter antiopozitar si Sali Berisha, por edhe per arsyen tjeter, pasi Nano ka vendosur ta kaloje kohen si opozitar jashte shtetit duke shetitur neper kazino, nderkohe qe socialistet do te jene nen thundren demokratike te kryeministrit qe po vjen. Mbreme eshte vendosur qe nje grup anetaresh te KPD-se, me Edi Ramen ne krye, te kerkojne takim me zotin Nano per t"i shpjeguar atij se nuk mund te vazhdoje me ne krye te PS-se, edhe nese po ben tratativa sekrete per te bere marreveshje me Berishen .Inati socialist eshte aq i madh pasi vete zoti Nano po mundohet ta shtyje sa me gjate e pafund analizen e humbjes ne menyre qe hakmarrja bazes socialiste ndaj tij te zbutet. Por Edi Rama mendon se nuk ka me kohe per te humbur me nje politikan qe i ka ikur koha naten e 3 Korrikut. Eshte kryesisht faji i zotit Nano, humbja e zgjedhjeve. Pavaresisht reformave te medha qe beri PD duke iu afruar natyrshem pushtetit, Nano mbetet deshtak pasi nuk mblodhi te majten ne koalicion sic beri shume mire zoti Berisha me te Djathten.

    Burime brenda etij grupimi kunder Nanos, thane mbreme se kane ardhur kerkesa per shkarkim te kryetarit te PS-se zotit Nano nga mbi te 2/3 e degeve te rretheve si dhe nje mori organizatash socialiste. Rinovimi i kupoles roze vjen edhe si nevoje urgjente per te patur rezultat pozitiv ne zgjedhjet vendore te vitit te ardhshem te cilat do te jene vendimtare per fatin e se majtes ne pergjithsi. Largimi i Nanos kerkohet edhe nga disa parti te majta te cilat duan ndryshime ne kupolen e PS-se dhe unifikimin e se majtes per t"i bere balle furtunes Berisha. Te perballesh me Berishen, i cili rikthehet pas 8 vitesh, dhe ka energji te pashtershme brenda tij, do te thote qe te ruash PS-ne nga rreziku i asimilimit dhe shkermoqjes se saj ne disa pjese sic ndodhi me vete PD-ne ne vitet 1992-1998.

    Burime afer zotit Nano thane se nese Edi Rama guxon te dale nga bunkeri ku eshte futur nga frika e Berishes, atehere ai do te copetohet si kashta e koqes ne dimer. Edi Rama, thone burimet afer kryetarit te PS-se zotit Nano, ben mire te ruhet nga Berisha, pasi nese futet ne duel edhe me Nanon "do ta shtypim ne mes te dy dhe kenaqesia do te jete edhe e Nanos, por edhe e Berishes, duke e pare te shkurtuar pergjysem ne qelite e burgut te Tiranes". Por emra VIP nga PS qe po mbeshtesin zotin Rama shprehen se nuk do te jete gje KPD-ja e Dhjetorit 2001, pasi KPD te tille do te shikojme perdite derisa ta largojme zotin Nano perfundimisht. Ai e ka perdorur PS dhe pushtetin per familjen e tij dhe nje rreth biznesmenesh te cilet tani e kane tradhetuar, dhe po rendin drejt PD-se nga frika. Nano privatizoi dhe shiti gjithcka ne interes te tij dhe te miqve qe darkonin me te. Ai ka shume llogari per t"i dhene kombit, por edhe socialisteve te cilet i keqperdori.

    Mbreme skalionet ne PS u bene gati per duelin e fundit ne PS. Kush do te fitoje Fatos Nano apo Edi Rama dhe socialistet e thjeshte, kete nuk e parashikon dot asnje analist.

    Alban Mati

    ----------------------

    E Premte, 15 Korrik 2005


    EDI RAMA JEP DOREHEQJEN!

    NGA AGIM XHAFKA

    Ka dite qe 3 korriku shkoi te "fleje" matane kalendarit. U be me shume se nje jave qe i madh dhe i mesem e dine qe PD eshte fituese. Thuajse te gjithe nen b...uze dhe me buze e kane pranuar. Pervec Gramoz Rucit, vec Rucit, ndoshta dhe Kacit, qe nxjerrin nje rezultat shahu, remi, 70 me 70. Votuesit bejne sehir kete aradhe te lodhurish dhe nderkohe analistet pyesin po ku eshte zhdukur Edi Rama? Ne cilin bunker eshte futur zoteria e tij qe s`eshte bere i gjalle qe nga 3 korriku? Kryen apo jo funksionet, zyrtare, sigurisht! Nese perflitet se do te jape doreheqje mendoj se ka aq trimeri, sa nuk thuhet, por qe aq mendohet. Edi Rama duhet t`ja fute vrapit para Fatos Nanos. Se, nese Nano ishte ne loje per postin e vet, Edi ishte per servilizem te tjetrit, per popullaritet te tjetrit dhe i doli huq cdo gje. Doli shqip: I rrjedhur , i ziu! Ka ardhur koha qe gjerat t`i themi acik. Ka ardhur koha qe te bejme publike c`ka ishte e tille: Rama luajti vetem e vetem per te miren e emrit te vet. Tani qe i rezultoi gjithcka bllof, nul, ka mbyllur kumunikimin, ka mbyllur celularin dhe kaq ai pandeh se eshte kaq. Pandeh ai!!! Ka mbi tre muaj qe njeriu i bashkise se Tiranes, votuar majtas dhe djathtas, luajti per nje njeri dhe per nje Parti, qe quhen Fatos Nano dhe PS. Nuk la gje pa thene per kryeministrin tim te sotem, s`la gje pa thene qe PD dhe Berisha jane ... e c`nuk jane, sipas ketij burri. Por tani qe populli i votoi, deshiroj qe Edi Rama te kerkoje falje pubike. Te thote se ia ka rrokupullur kot, se eshte ai, Rama, rrumpalle koti, se nuk di se c`ben, se eshte i papergjegjshem, se...mbase do te mbuloje ndonje faj a...Ka per do muaj qe Edi Rama na beri fushaten e Nanos. Tani qe ai ka humbur, ose sipas Rucit na delka barazim, por duke bashkuar dhe Meten, a mund te na shese pordhe elektorale nje njeri i tille, qe duket aq popullor sa qe populli s`ja vari?

    Edi Rama per arsye te qarta u vu qe ne fillim ne krah te humbesit. Kjo ishte zgjedhja e tij. Tani eshte kerkesa e fituesit qe ai te hape rrugen. Edi, mos bej sikur s"ka ndodhur gje! E pakta, mendo sikur ti te ishe fitues? O zot c"do te hiqte humbesi!!! Edi Rama eshte zhdukur. Keshtu flitet e perflitet. Sa mire do ishte per te gjithe. Edhe per Nanon... Per Fatosin...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tema

    ..

    EDITORIALI

    Nano mes spoteve të ’97-ës dhe spoteve të Edi Ramës

    Nga Mero Baze

    Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano ka nisur prej
    dje një udhëtim në Jug të Shqipërisë, në përpjekje për
    të copëzuar fajin e humbjes në zgjedhjet e 3 Korrikut
    dhe për të rikthyer vëmendjen tek mundësia e
    përsëritjes së zgjedhjeve në disa zona. Sipas
    njoftimeve nga stafi i tij, Fatos Nano i ka
    përqendruar sulmet e tij gjatë këtij udhëtimi, së pari
    tek drejtuesit lokalë që kanë humbur, sidomos në Vlorë
    dhe, së dyti, kundrejt rivalit të tij Edi Rama, të
    cilin po e demonizon si të lidhur me opozitën dhe si
    një njeri që po përpiqet t’i zërë vendin. Por në të dy
    këto argumente ai po gjen kundërshti të forta me vetë
    mënyrën se si ai e ndërtoi fushatën elektorale.
    Sa i përket sulmit që ai u bën drejtuesve lokalë në
    Vlorë, për humbjen e dy nga tri zonat e qytetit, ai ka
    shumë pak argumente, pasi është vetë arkitekt i asaj
    humbjeje. Qyteti simbol i trazirave të vitit 1997, u
    hakmor 8 vjet më vonë, jo vetëm ndaj premtimeve të tij
    false në Sheshin e Flamurit, por mbi të gjitha nga
    përpjekja për të përdorur kujtesën e dhimbshme të atij
    qyteti si kapital elektoral. E kam përsëritur disa
    herë gjatë fushatës elektorale se kujtesa e vitit 1997
    do të ngrejë opozitën në jug. Vlora qyteti simbol i
    trazirave të vitit 1997 ndëshkoi e para strategjinë e
    stafit të ngushtë të Fatos Nanos për ta përdorur
    bilancin e vitit 1997 si alternativë në vitin 2005.
    Kandidatët simbol të PS në Vlorë ishin kandidatët e
    vitit 1997. Të dy kandidatët me mbiemër Malaj si dhe
    kryetari i PS-së së Vlorës, Habilaj, janë tre
    eksponentë të njohur të vitit ‘97 në Vlorë. Fatos Nano
    i përzgjodhi ata mes emrave të tjerë që u ofruan dhe
    që nuk kishin lidhje direkte me vitin 1997. Fakti që
    Fatos Nano e mbështeti fushatën kombëtare tek viti
    1997, e mbështeti fushatën në Vlorë tek viti 1997, dhe
    humbi në qytetin simbol të vitit 1997, do të thotë se
    përgjegjësia për këtë bilanc nuk është as tek Mezan
    Malaj, as tek Habilaj, por tek kryestrategu që e ideoi
    këtë fushatë. Dhe ai është Fatos Nano, i cili korri
    atë që mbolli në Vlorë.
    Objektivi i tij i dytë për të paraqitur Edi Ramën si
    kandidat i emëruar nga opozita kundër tij, në të
    vërtetë nuk ia vlen të diskutohet. Përmes tij Nano më
    shumë don të demonizojë atë pjesë të shtypit, që
    mbështet edhe Ramën, edhe opozitën, se sa t’u mbushë
    mendjen vërtet socialistëve se Edi Rama është një
    rival i tij i mbështetur nga opozita. Problemi i tij
    real nuk është Edi Rama, as lufta me të, por mënyra se
    ai do të gjejë një mënyrë të ndajë humbjen me të. Nëse
    i shpall luftë si ka nisur, ai ka për të prodhuar
    rivalin e tij të besueshëm, Edi Rama, pasi mes spoteve
    të vitit ’97-ës dhe spoteve të Edi Ramës, këta të
    dytët mund të jenë më të mirë.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Kryetari i PS-së së Beratit deklaroi dje se administratorët e PS ishin bërë si “Pashallarët” e Kadaresë

    Baza e Beratit: PS të reformohet nga “koka”

    Sulo Gozhina

    BERAT – “Përpara se të braktiset nga baza, PS-ja duhet të reformohet në forumet e saj”, - është shprehur dje për gazetarët kryetari i PS-së për Beratin Bashkim Çela. Duket se Berati, i mësuar me fitore 100% të së majtës, nuk e ka kapëdirë këtë herë humbjen, qoftë edhe në një zonë të saj. Socialistët e Beratit janë të parët që kanë reaguar pas humbjes së PS-së, madje kryetari Çela është shumë i ashpër me drejtuesit e PS-së, por edhe ministra të saj. “U ka ikur koha ose më mirë ajo (koha) i la pas, duke u dhënë edhe dënimin me vete. Disa drejtues institucionesh dhe drejtorë ndërmarjesh, që ishin lidhur fort me ministra të korruptuar dhe nuk po pyesnin më për partinë në rreth, duke mos përfillur bazën që filloi të ushqehej duke marë bukë me listë. Ndërsa shumë drejtues të institucioneve dhe drejtorë ndërmarrjesh nga dita në ditë po u ngjanin “pashallarëve të kuq” të Kadaresë. Për këtë kategori njerëzish u bë shumë mirë humbja, ndaj e them me bindje se duhet të reformohet PS-ja në forume që duhet filluar nga koka, nga Fatos Nano”, -është shprehur kryetari i PS-së së Beratit, Bashkim Çela. E them këtë, tha ai, pasi gjasat dhe vëmendja e bazës të partisë sonë është drejtuar në një tjetër parti, në atë të LSI-së. Këtë shembull e kanë dhënë deri tani 6 kryetarë komunash nga 10 që kemi si rreth, ka pohuar në një prononcim para gazetarëve Çela. Rrethi i Beratit doli 75 %, pra humbi një nga 4 deputetët në 4 zonat elektorale, por edhe kjo konsiderohet humbje për mua, tha më tej Çela, pasi ishim mësuar që Beratin e kishim bastion të së majtës për tetë vjet rresht, ndërsa tani ka filluar një përçarje, të cilën, për mendimin tim, e mbyll vetëm një analizë e hapur dhe me përgjegjësi që duhet të bëjnë forumet e partisë dhe që duhet pa tjetër të reformohen dhe ky reformim duhet të fillojë nga Fatos Nano, ka përsëritur Çela. Ndërsa, tha ai më tej, pa u menduar duhet menjëherë t’i kërkojnë falje bazës të partisë, e cila verbërisht ka votuar deputetët e përfolur dhe ministrat e korruptuar, të cilët Nano i hoqi dhe i mori në qeveri pa pyetur për koston që do të merrte me vete. Analiza, sipas tij, duhet bërë vetëm me atë pjesë të partisë që është e papërlyer dhe e papërfolur. Qarku i Beratit, tha Çela, ka 23 drejtorë, nga të cilët 17 janë të përfolur dhe së shpejti në një analizë të degës të partisë ne do t’i bëjmë prezent edhe në media. “Po e them që tani, pohon Çela para gazetarëve, se më është dashur që të kërcënoj një ministër për të larguar një drejtor të korruptuar, që me siglën e PS-së çdo ditë përhapte vetëm urrejtje te baza e partisë dhe te populli me veprimet e tij skandaloze. Kështu ka edhe drejtorë të tjerë që janë ende në detyra kryesore dhe që për mua, rotacioni do t’u bëjë mirë ashtu si duhet t’u bëjë mirë edhe deklarimi se me se e kanë vënë pasurinë, me se i kanë blerë shtëpitë në Tiranë dhe në qytetet bregdetare apo ku i gjetën paratë që kanë hapur aktivitete private që shkojnë në miliona lekë. Ku i gjetën këto lekë, në një kohë që ata kanë marrë një rrogë si të gjithë pushtetarët e zakonshëm, si guxojnë që mbajnë në punë gratë apo të afërmit e tyre në vendet e punës që sjellin miliona lekë fitime në vit dhe çka është më e keqja, kur i pyet ata, të thonë nuk kemi shtëpi në Tiranë, ndërsa kur i vë përballë faktit zemërohen, ka renditur Çela pakënaqësitë e tij. “Këto për mua janë fakte dhe tregojnë se këto kategori njerëzish mospërfillës dhe fodullë që sillen super servilë me qendrën dhe tepër arrogantë me bazën. I ngjajnë tamam pashallarëve të kuq, që për mua, duhen ndëshkuar edhe pse këtë radhë i la koha, duke u lënë edhe humbjen. Të ngjashme me çfarë thashë për Qarkun e Beratit u shkon përshtat edhe shumë zonave që humbjen e kishin 100 % dhe ky ndëshkim, për mua, erdhi edhe nga monopolet që krijuan ministrat e PS-së dhe krerët e saj të forumeve të larta të partisë dhe të pushtetit qendror dhe vendor. Për të gjitha këto them se mjafton që të kuptohet se Partia Socialiste, para se të braktiset nga baza, duhet më parë të reformohet në forumet e saj”, - përfundon kreu i degës së PS-së për Beratin.

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Ej djema une e ve re deshiren tuaj per ta pare Nanon ne turren e druve, por dreqi e mori referoju nje gazete te majte te pakten se nga keto ku jeni referuar ju eshte pak per tu besuar. Mos harroni asnje cast se flisni per nje nder politikanet me te zot te shqiperise, pra nje politikan karriere i cili pavarsisht si i arrin pozicionet e tij mbetet figura politike kryesore e ketij vendi.
    Une nuk ushqej simpati per Fatos Nano-n si njeri, por si politikan vertet eshte per tu admiruar pasi eshte nje dhelper e perkryer ne fushen e politikes, do ta krahasoja pa frike me liderin e pasokut te dikurshem i cili vdiq si mit ne politiken greke.
    Eshte teper e veshtire ti besosh ato cka ju u referoheni, dhe mendoni gazeta Koha Jone, besoj s`kam cju them me teper eeeee.

    Dito.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gaz tema:

    EDITORIALI

    PS digjet, Nano krihet

    Nga Mero Baze

    Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano ka festuar
    dje në mbrëmje fitoren e tij zonën elektorale në
    Sarandë, ndërsa mijëra socialistë në gjithë vendin
    janë zhytur në dëshpërim nga humbja e qartë në
    zgjedhjet e 3 Korrikut. Ajo që bie në sy në gjithë
    sjelljen paselektorale të zotit Nano, është mënyra me
    të cilën ai përpiqet të menaxhojë këtë humbje dhe
    përpjekjet për ta përdorur rezultatin kundër tij, për
    të marrë rolin e një viktime. Në gjithë gjestet e tij
    pas 3 Korrikut, ai nuk ka bërë as përpjekjen më të
    vogël të ndajë humbjen me socialistët dhe të përpiqet
    të gjejë ndonjë zgjidhje me ta. Përkundrazi ai po
    sillet me socialistët sikur ata të mos jenë qytetarë
    të këtij vendi dhe anëtarë të asaj partie. Ai u flet
    atyre gjepura që s’i beson vetë dhe ngre legjenda për
    skenare konspirative për mënyrën se si ai mund të mos
    e lërë ish opozitën të marrë në dorëzim çelësat e
    shtetit. Shpik legjenda me KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor,
    që i paska urdhëruar të kthejnë 6 zona, përhap fjalë
    se biznesmenët e tij në PS po blejnë disa deputetë nga
    ata që kanë fituar nga opozita, e kështu me radhë. Pra
    në gjithë skenaret që ai parashikon dhe që gënjen
    socialistët nëpër tavolina, nuk parashihet asnjë
    shpjegim politik për rezultatin e zgjedhjeve, por
    vetëm skenare konspirative me UFO që do të shpëtojnë
    atë dhe PS-në prej ikjes nga pushteti. Por këto
    shpjegime nuk funksionojnë tek masa e gjerë e
    socialistëve. Ata e dinë që kanë humbur dhe duan një
    shpjegim, mes të tjerash, edhe për festën simbolike të
    Fatos Nanos në Sarandë. Ata nuk e kuptojnë se pse
    duhet të festojë një kryetar që ka humbur pushtetin e
    partisë së tij, por ka fituar një zonë elektorale për
    vete. Ajo fitore, e cila ka plot pikëpyetje, nuk ngroh
    dot as kryetarin e PS-së në Sarandë dhe jo më
    socialistët e traumatizuar në gjithë Shqipërinë.
    Fatos Nano deri tani jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë
    shpjegim politik për humbjen, por po përpiqet të
    inkurajojë gjithë nëntokën e pushtetit të PS-së, të
    bëjnë gjeste që të fusin vendin në krizë. Ai do t’i
    qëndrojë deri në fund idesë se shpëtimi i Partisë
    Socialiste ishte struktura jopolitike dhe aspak
    përfaqësuese që ai i imponoi PS-së. Tashmë në ditët më
    të vështira për PS-në, ai vazhdon të tregojë legjenda
    se si kjo strukturë e përbërë nga biznesmenë, shikas,
    policë, kryekomisionerë dhe gjyqtarë, nuk do ta lënë
    atë të ikë nga zyra. Dhe për ta besuar edhe vetë këtë
    përrallë, bën sikur feston në një javë zie për
    socialistët, të cilët e kanë pranuar para tij humbjen.


    POLITIKA

    Rrëzohet ankesa e kandidates socialiste në zonën
    nr.90, Makbule Çeço

    Kolegji Zgjedhor rikonfirmon Rulin fitues

    Kolegji Zgjedhor rikonfirmoi ditën e djeshme fitoren e
    kandidatit të Partisë Demokratike në zonën 90 në
    Gjirokastër, Genc Rulit.
    Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor vendosën që të rrëzojnë
    ankesën e kandidates së Partisë Socialiste, Makbule
    Çeços ndaj vendimeve të Komisionit Zonal Zgjedhor dhe
    Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilat shpallën
    fitues në këtë zonë Rulin.
    Ish-nënkryetarja e Kuvendit dhe kandidatja socialiste
    Çeço përveç vendimit të KQZ-së, ka ankimuar në
    Kolegjin Zgjedhor edhe vendimin e ndërmjetëm të
    komisionit Zonal Zgjedhor numër 90, që ka shpallur të
    pavlefshme një kuti në qëndrën e votimit 4244. Kolegji
    nuk e mori parasysh ankesën me pretendimin se ky
    vendim i KZZ-së ka qenë i rregullt, sepse kësaj kutie
    i mungonin 2 vula sigurie. Beteja e rivalëve politikë,
    në zonën 90 ka nisur disa ditë më përpara në
    Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku me 7 vota kundër,
    anëtarët e KQZ-së kanë hedhur poshtë ankimin për
    vendimin e ndërmjetëm të KZZ-së numër 90.
    Sipas anëtarëve të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve
    nuk mund të ankimohet për një vendim të ndërmjetëm të
    Komisionit Zonal Zgjedhor, përderisa ky komision ka
    nxjerrë vendimin e tij, duke shpallur fitues
    kandidatin demokrat.
    Kandidatja e Partisë Socialiste, Çeço, vendosi që
    vendimin e KQZ-së dhe të KZZ-së së zonës zgjedhore 90,
    ta apelojë në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së
    Apelit, i cili rikonfirmoi fitoren e kandidatit të
    Partisë Demokratike, Genc Rulit në këtë zonë.
    Gjithashtu Makbule Çeço e ka paraqitur ankesën e saj
    përsëri në KQZ, me formulimin për pavlefshmëri të
    zgjedhjeve në qëndrën e votimit 4244, në zonën
    zgjedhore 90. Sot, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve
    pritet që të marrë vendim për këtë zonë.


    Kryetari i PS i kërkon largimin nga drejtimi i degës.
    Bizhga: Nuk më ke vendosur ti në krye

    Durrës, Nano sherr me Bizhgën

    Drejtues të degës së Partisë Socialiste në Durrës
    konfirmojnë lajmin se Gazmir Bizhga do të largohet nga
    drejtimi i kësaj dege. Ndërkohë në qarkullim, si
    zëvendës i Bizhgës është emri i Gjergj Kojës. Burime
    nga PS lokale bëjnë të ditur për TemA se Nano ka pasur
    një zënkë telefonike me Bizhgën. Mësohet se Nano i ka
    kërkuar Bizhgës të lajë duart me PS-në e Durrësit. Në
    fakt nuk ka nisur e tillë kjo bisedë mes Nanos dhe
    Bizhgës, kur i pari kishte planifikuar nisjen e turit
    të takimeve në jug të vendit. Nano mësohet t’i ketë
    kërkuar Bizhgës një takim me disa humbës të tjerë në
    Durrës, por Bizhga ka refuzuar. Kjo ka irrituar Nanon,
    i cili i ka ka mbyllur telefonin pasi i ka kërkuar të
    zhduket nga PS e Durrësit. Por Bizhga ka mundur t’i
    tregojë Nanos se atë e ka zgjedhur baza dhe ajo do ta
    mbajë përsëri. Kështu vetëm 13 ditë pas humbjes së
    zgjedhjeve Bizhgës i është dashur të përballet dy herë
    me Nanon, fillimisht para pak ditëve kur Nano i ka
    kërkuar të ankimojë rezultatin e zonës së tij në KQZ
    dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor. Por një gjë e tillë
    nuk është pranuar nga Bizhga, i cili ka deklaruar se
    diferenca e tij është rreth 4 mijë vota gjë që e bën
    të pamundur dhe qesharak një ankimim. Megjithatë edhe
    kandidatura e Kojës është mjaft e kontestuar dhe kjo
    mund të çojë në fraksionime të degës së dytë në vend.
    Burimet nga PS janë shprehur të sigurt se Bizhga nuk
    do të largohet kollaj nga PS. Vetë Bizhga është
    shprehur po sipas të njëjtave burime me ironi lidhur
    me kandidaturën e Kojës duke thënë se: “nuk e dinte që
    kishte mbetur ende shija nga torta e gëlltitur”.
    Gjithsesi ajo që vihet re tek PS e Durrësit në këto
    ditë përveç heshtjes (mbledhjet janë spostuar
    lokaleve) qëndron në faktin se kjo parti është
    përfshirë nga kaosi. I vetmi drejtues i lartë i PS së
    Durrësit që është shprehur për militantët e Ps është
    kreu i Qarkut të Durrësit, Genci Alizoti, i cili ka
    deklaruar se askush nga ata që kanë humbur apo edhe
    drejtuesit e PS në Durrës nuk ka fytyrë të flasë.
    Sipas tij ata të gjithë duhet të ulen në rresht të
    fundit dhe të kërkojnë që të jetë baza ajo që do të
    marrë vendimin. Në zgjedhjet e fundit në gjashtë zonat
    e Durrësit kandidatët e PD kanë marrë rreth 20 mijë
    vota më shumë se kandidatët e PS.
    Artur Llana

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    meqe odeoni lexon ZP-ne.

    ja dhe shkrimet e "s. vuciternes " pseudonimi i erion Braces..

    ZP shkruan mes tjerash:


    --
    --

    TIRANE- Tani që proporcionali është bërë publik nga ana e KQZ, ku publikë janë bërë edhe mandatet e dhëna për secilën forcë politike në bazë të rezultatit të arritur nga të gjitha forcat politike që kanë kaluar pragun electoral, llogaritja e këtij proporcionali është edhe thembra e akilit për partitë politikë. Dhe në vecanti për ato parti të vogla politike që kanë marrë edhe deputetë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga kandidimi në maxhoritar. Kështu, PDr ka marrë dy deputetë më shumë, në kundërshtim edhe me Kodin Zgjedhor dhe me Kushteutën, pasi dy deputeët e marrë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në maxhoritar nën siglën e PD, përkatësisht të Sekretarit të Përgjithshëm të PDr, Ferdinant Xhaferri dhe të nënkryetarit të PDr, Nard Ndoka si dhe një deputet më shumë nga PR me anë të anëtarit të kryesisë së PR, Dashamir Sula. Në bazë të Kodit Zgjedhor, Kushteutës së vendit mandatet e Xhaferrit dhe të Ndokës duhet të zbriten nga proporcionali I PDr, gjë që nuk është bërë nga ana e KQZ. Po kështue dhe mandati I Sulës duhet të zbritet nga proporcionali I PR. Pasi të tre këta deputetë që kanë dalë në kandidimin e drejtëpërdrejtë në maxhoritar nën siglën e PD janë funksionarë të lartë të këtyre dy partive dhe ëitë e kanë shprehur dhe e shprehin me të madhe cdo ditë, në të gjitha prononcimet për shtyp. Ndërsa KQZ ka abritur një mandat të LSI, përkatësisht mandatin e Ilir Metës nga proporcionali I kësaj partie, një gjë të tillë nuk e ka bërë me këto dy parti të djathta. Pikërisht për shkak të shkeljes së Kushtetutës, të Kodit Zgjehdor, prite që së shpejti socialistët të depozitojnë në Gjykatën Kushteuese ankimimin për këtë shkelje flagrante të ligjit zgjedhor. Një precedent I tilël ka ndodhur në vitin 2001, në zgjedhjet parlamentare të qershorit të këtij viti, kurt PS dhe PD regjistruan në listat e maxhoritarit për kandidim të derjtëpërdrejtë të gjithë kandidatët për deputetë si kandidatë të pavarur, me përjashtim të kryetarëve dhe sekretarëve të ëprgjithshëm respektivë. Duke përbërë në këtë mënyrë një precedent të rezikshëm për zgjehdjet shqiptare. Në atë kohë, Gjykata Kushtetuese, pas ankesës së PSD dhe ët partive të vogla për ët shpëtuar procesinz gjehdor, mori vendim për t'ua faturuar të gjithë këta kandidatë partive respective. Një vendim të tuillë e mori pas kësaj edhe KQZ. Pikërisht një precedent I tillë është ëprsëritur edhe nga ana e Berishës në këto zgjedhje, ku sekretari I përgjithshëm I PDr, Xhaferri, nënkryetari I PDr, Ndoka, anëtari I kryesisë së PR, Sula aknë kandiduar dhe fituar nën siglën e PS. Sipas këtij precedenti këta tre deputetë, shtuar edhe një deputet I PDK, duhet të zbriten nga proporcionali I këtyre partive.

    S.Vuciterna

    E majta merr votat në proporcional, KQZ ia jep deputetët të djathtës

    TIRANE- Që populli shqiptar në zgjedhjet e 3 korrikut të këtij viti ka votuar për të majtët këtë e dinë të gjithë. Që nga carja e të majtës kanë përfituar të djathtët në maxhoritar, edhe kjo është bërë e qartë nga të gjithë. Por rastet më të fundit me ndarjen e mandateve të deputetëve në proporcional sipas përqindjes që kanë marë partitë pjesmarëse në zgjedhje, si dhe evndimet e KQZ për këto ndarje nuk po kuptohen nga asnjeri. Më konkretisht. Koalicioni I majtë ka marrë mbi 49 përqind të mbështetjes së shqiptarëve në proporcional, dhe kjoe certifikuar nga ana e vetë KQZ. Der këti jemi në rregull. Por kur vjen puna për zbatimin e ligjit zgjedhor të kushtetutës së vendit, për dnarjen e mandateve sipas proporcionalit dhe përllogaritjes së tyre në raport me maxhoritarin për secilën parti që përfiton edhe nga proporcionali, fillon moszbatimi I ligjit, Kushtetutës për disa parti të djathta, ndërkohë që LSI sipas ligjit dhe Kushtetutës ia zbriten një depute nga proporcionali, pikërisht një mandat që kishte marë në maxhoritar. Dhe I bie që pavarësisht se kanë ëktë diferencë shumë të madhe ët votave mes të majtëve dhe të djathtëve, në favor ët të amjtëve, deputetët meren me vendim KQZ nga të djathtët. Por s'ka logjike qe koalicioni I majtë me 49 përqind të votave, koalicioni I djathtë me 41 përqind të votave dhe amndatet t'I marë e djathta edhe në proporcional. Edhe Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 64 të saj thotë se "Numri I përgjithshëm I deputetëve të cdo partie dhe/koalicioni partish përcaktohet në raport sa më të afërt me vota e vlefshme të marra prej tyre në të gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve". Dhe KQZ në vend që t'I zbresë PDr dy mandate nga proporcionali, përkatësdisht mandatin er Xhaferrit dhe të Ndokës të marrë në madhoritar dhe PR një mandat, të Sulës të marë në maxhoritar, këto tre deputetë I llogarit në listën maxhoritare të PD, pavarësisht se ata janë funksionarë të lartë të PDr dhe PR dhe ditë për ditë deklarohen në emër të këtyre partive. /S.Vuciterna

    Berisha, gjueti shtrigash administratës nëse vjen në pushtet

    TIRANE- Berisha një ditë më parë ka kërcënuar administratën publike shqiptare se në rast se vjen në pushtet ai do të marrë masa drastike ndaj saj. Berisha ka deklaruar se ka prova të plota dhe ka identifikuar të gjithë nëpunësit e administratës shtetërore që kanë marër pjesë në fushatën politike të zgjedhjeve të 3 korrikut të këtij viti, duke qënë dhe në stafet përkatëse të kandidatëve për deputetë. Një akuzë kjo e drejtëpërdrejtë e Berishës ndaj administratës shteërore shqiptare, e ngjashme me akuzat që I janë bërë asaj në vitin 1992 për të justifikuar zbatimin e nenit 24/1 që solli edhe largimin e të gjithëve dhe zëvendësimin e tyre me militantë të PD. Pikërisht të njejtën gjë, pra përlyerjen politike, po përdor Berisha ndaj administratës publike për të justifikuar fshesën që do të përdorë ndaj saj, në rast se arrin të bëjë qeveri. Por pyetja që qëndron tashmë në ahjër është se ku i identifikoi Berisha nëpunësit e administratës dhe iu e identifikoi ai se administrata ka marrë pjesë në fushatë. Ka një ligj, ku janë të përacktuara të gjitha kriteret dhe ku bëhet shkelje, bëhet fjalë për ligjin mbi "Stausin e nëpunësit civil". Dhe përcaktimi I shkeljeve bëhet nëpërmjet këtij ligj8i dhe jo nga Sali Berisha me kritere politike. Nuk mund të përcaktojë Berisha në një deklaratë për shtyp, apo duke mbledhur informacionet e informatorëve të tij se ku është bërë shkelja në administratën publike. Për më tepër që administrata publike që kontribuon në dikasteret qëndrore, nëpër drejtori dhe në të gjithë fushata e jetës vepron sipas një ligji të caktuar dhe për më etpër nuk ëhstë e departizuar apo e depolitizuar. Me përjashtim të institucioneve të pavarura, të policisë, ushtrisë dhe sherbimit secret. Dhe ata jashtë orarit të punës mund të bëjë cfarë të duan, konform ligjit, jo duke shkelur ligjet e shteit. Ata janë orarit të punës mund të shkonin në stafin e kandidatit të PD, të PS apo të LZHK, nuk I japin llogari askujt, as Nanos dhe as Berishës. Brenda orarit të punës zbatojnë ligjin mbi "Statusin e nëpunësit civil". Me dhimbje konstatojmë se Berisha ende pa bërë numrat për qeverinë po manifeston sërish vendosmërinë për të qeverisur pa ligje, për të qeverisur mbi bazën e thashethemeve, militantizmit politik. Dhe për më teëpr po përgatite një gjueti shtrigash ndaj administratës publike nëse PD vjen në pushtet./S.Vuciterna

    --------



    odeon.. duaje nanon e simpatizoje ..por po i leme hajdutlleqet e tije.. por si tja bejme Krrabes dhe Shkallnurit..
    nuk lejohet me duket vrasja e njerzve..

    apo c q temen.. ne me te vrara e kemi shtyre qe na dizet e dishi e ketej..

    po do fillojm histori te re.. apo jo..

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Baza e PS ka shume te drejte !
    Nano nuk ben per ate post drejtues. Ai ka nje defekt te madh ,qe eshte shume demokrat dhe i bute. Ne Shqiperi nuk duhet te jesh keshtu. N.q.s duhet te te duan ne popull ,duhet te jesh i eger dhe arrogant, tip Enver Hoxha,Ilir Meta,Mehmet Shehu, Sali Berisha, Ahmet Zogu,Gramoz Ruci etj.
    Nje shembull per kete eshte edhe Ramiz Alia, qe as qe i permendet emri, pasi ishte shume i urte, dhe nuk doli ndonjehere ne TV te klithte.
    Nuk eshte cudi qe Nanon me shume e duan jashte Shqiperise se sa brenda. Neve shqipetareve na duhet nje dore e forte.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Fillojnë reagimet e bazës socialiste: Përgjegjës për humbjen është kryetari, ai krijoi “Dushkun”

    Berat, 200 socialistë, peticion anti-Nano
    Kryeministri në Sarandë: Berisha nuk i ka fituar zgjedhjet

    Dhimiter Rrera & Shpresa Dine

    Baza e socialistëve të Beratit ka nisur dje zyrtarisht një ankesë kundër kreut socialist, Nano, duke e bërë atë fajtor për humbjen e zgjedh-jeve të 3 korrikut.

    Ndërkohë, kryetari socialist, që nga Saranda, ka reaguar ndaj frymës ndëshkuese, duke theksuar se ”Berisha nuk ka fituar”. Për herë të parë, 200 socialistë beratas kanë firmosur një peticion kundër kreut të PS-së, duke e akuzuar atë si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 3 korrikut. Në peticionin e tyre, ata kërkojnë që të përsëriten zgjedhjet me qëllim që të mund të votojnë pa iu diktuar vota nga kryetari i partisë. Kryetari i PS-së së Beratit ka akuzuar mjaft ashpër krerët socialistë, duke theksuar se ata e kanë lënë pas dore organizimin e partisë dhe kanë emëruar në poste ekzekutive njerëz që kanë abuzuar më pushtetin. Ai ka lexuar dje para shtypit peticionin e 200 socialistëve beratas, të cilët theksojnë se e ndiejnë veten të fyer nga drejtuesit e partisë dhe në mënyrë të veçantë nga Nano. “Ne, elektorati i majtë e ndiejmë veten të fyer e të poshtëruar nga Partia Socialiste dhe kryesisht nga hipokriti Fatos Nano…”, thuhet ndër të tjera në peticion. Peticioni me mbi 200 firma kërkon revokimin e votave që anëtarësia socialiste ka dhënë për PAA, por edhe i kujton kryetarit Nano se është ai vet ideatori, përkrahësi dhe zbatuesi i Dushkut të Madh, i cili u dha fitoren partive të tilla si PAA me vota të së majtës dhe çoi në humbjen e PS-s, e cila në të shumtën e rasteve ka abuzuar me pushtetin nëpërmjet përfaqësuesve të saj të zgjedhur dhe të emëruar në poste ekzekutive.

    Analiza
    Ndryshe nga ajo që ka deklaruar Nano se analiza për humbjen e PS-së do të fillojë në shqyrtimin e përgjegjësive në bazë, degët e PS-së mendojnë se analiza duhet të fillojë në qendër, pasi dhe aty janë përgjegjësitë kryesore për humbjen. Kryetari i PS-së së Beratit ka theksuar dje se, analiza duhet të fillojë në qendër, pasi janë vetë krerët e kësaj partie përgjegjës për atë që ndodhi me PS-në në zgjedhjet e 3 korrikut. Duke kërkuar reflektimin krerëve socialistë në qendër dhe forumeve të partisë, socialistët e Beratit kanë deklaruar se janë në pritje të vendimeve të reja në parti, por në të kundërt ata kanë kërcënuar se do të dorëzojnë teserat e partisë në mënyrë demonstrative. “…nëse qëndrimi i PS-së në strukturat e saj do të jetë po ky i deritanishmi, atëherë do të fillojë dorëzimi publik i dokumenteve të anëtarësisë…”, thuhet në peticionin e socialistëve të Beratit.

    Nano në Sarandë
    Pak orë pasi PD-ja ka afishuar programin qeverisës për 100 ditët e para të mandatit, Nano i ka bërë dje thirrje Berishës, të mos deklarohet për fitore dhe aq më pak për bërjen e qeverisë psi end nuk mund të flitet për fitue dhe humbës. Nano ka deklaruar dje se nuk mund të flitet për fitore të askujt në këto zgjedhje pa u dhënë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 3 korrikut, në të cilat ai përfshin edhe përfundimin e ankesave të kandidatëve humbës në këto zgjedhje pranë KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Madje ai ka theksuar se nuk ka ende një deklaratë të BE-së për fituesit apo humbësit e këtyre zgjedhjeve. Këtë thirrje drejtuar Berishës, Nano e ka bërë dje në festën e organizuar për elektoratin e zonës së tij në Sarandë.

    Ftesa
    Pas takimeve me socialistë të Durrësit, Fierit dhe Vlorës, Nano ka shkuar dje të festojë me socialistët e zonës së tij në Sarandë. Nano ka organizuar dje një festë madhështorë në Lëkurëz në Sarandë, për fitoren e tij si deputet i zonës 99 të këtij qyteti. Në kalanë e Lëkurëzit ka mbërritur një numër i madh qytetarësh të Sarandës, për të festuar fitoren e kryeministrit Nano, si deputet i këtij qyteti në zgjedhjet e 3 korrikut. Në këtë festë Nano shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.


    Reagimi
    Petro Koçi, një poezi për humbjen në zgjedhje

    Petro Koçi, ndryshe nga shumë politikanë të tjerë, ka gjetur stilin më të veçantë, për të reaguar me një poezi për humbësit e zgjedhjeve të 3 korrikut. Në këtë poezi, Koçi, thotë; “Të fitosh një humbje”, është titulli i poezisë së deputetit socialist, i cili thotë se me këto vargje u drejtohet jo vetëm humbësve socialistë, por të gjithë atyre që kanë humbur në zgjedhjet e 3 korrikut. “Humbës i madh çdo njeri….,/ Të fitosh një humbje nuk është çudi!/Ndodh shpesh,/ Por radhë shënohet në këtë botë,/ Ku fitoret nuk humbasin/ As për mua as për ty!/ Humbës i madh i shkreti njeri…..,/ Por fati në humbje nuk është çmenduri/ Dështimin shijoje,/ Përktheje në sukses e gëlltite si gëzim/ Sa herë humb një liri/ Dhe fiton një çlirim!.” Se çfarë ka dashur të thotë autori në këto vargje duket qartë për të gjithë të humburit, kryesisht për ata socialistë.

    Akuza Mezan Malajt dhe Bashkim Habilajt
    Nano, debat me humbësit e Vlorës

    Vlore- Kreu i maxhorancës socialiste ka zhvilluar debate të ashpra me krerët e PS-së në Vlorë, si dhe me kandidatët socialistë të këtij rrethi që kanë humbur në zgjedhjet e 3 korrikut. Gjatë një darke me socialistët vlonjatë, dy net më parë Nano ka debatuar me Mezan Malajn dhe Bashkim Habilajn, dy kandidatët socialistë që humbën në Vlorë në zgjedhjet e 3 korrikut. Nano u ka kërkuar llogari dy kandidatëve për humbjen, duke theksuar se kanë qenë vetë ata që para zgjedhjeve kanë garantuar fitoren e tyre në Vlorë. Gjatë debatit, Mezan Malaj i është përgjigjur Nanos, duke theksuar se në zonën ku ai kandidoi nuk ka pasur mbështetje të fortë të strukturave drejtuese të partisë në këtë rreth. Malaj ka akuzuar persona të veçantë të PS-së së Vlorës si shkaktare të humbjes së tij. Ndërsa Bashkim Habilaj është justifikuar me idenë së në zonën e tij janë manipuluar votat nga PD. Sipas tij gjatë votimit, PS-ja nuk kishte vëzhgues jashtë qendrave të votimit, ndërsa PD-ja ka pasur të tillë, dhe sipas Habilajt kanë qenë pikërisht ata që kanë bërë manipulimin dhe kanë çuar në humbjen e tij. Ndërsa Nano është shprehur se, humbja ka ardhur për shkak se nuk është punuar aq sa duhet nga dy kandidatët si dhe strukturat e PS-së së Vlorës. Duke folur për shkaqet e humbjes Nano ka deklaruar se së shpejti të gjitha strukturat e partisë që nga baza deri në qendër do t’u nënshtrohen analizave, ku dhe do të nxirren përgjegjësit konkretë për humbjen. Ai ka rikonfirmuar qëndrimin e tij se të parët që do të ndëshkohen janë drejtuesit lokalë të partisë. Më pas Nano ka kërkuar nga drejtuesit socialistë në Vlorë që të riorganizohen për të mos lejuar largimin e elektoratit nga partia.

    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Rexhep Meidani flet për zhvillimet postelektorale

    “Nano është arkitekti i humbjes së PS”

    Luljeta Progini

    Arkitekt i talentuar i humbjes së PS-së në 3 korrik, sipas ish-presidentit Meidani, është Fatos Nano. Në opinionet e tij për situatën paszgjedhore në Shqipëri, Meidani ka fajësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kreun socialist dhe njerëzit që e rrethojnë atë, të cilët ish-presidenti i quan servilë e “interesaxhinj”, njerëz pa personalitet dhe pa moral.

    “Nano, kot e kërkon fajtorin gjetiu, sepse e ka çdo çast përpara pasqyrës”, tha dje Meidani. Ai thekson se humbja e PS-së e ka zanafillën në kongresin e fundit zgjedhor të kësaj partie, ku, sipas tij, Nano eliminoi të gjithë kundërshtarët dhe solli në drejtimin e partisë njerëz pa kontribute në këtë parti. Meidani ka vlerësuar të parëndësishëm qëndrimin që do të mbajë Nano, përballë premtimit të tij se do të jepte dorëheqjen nëse humbet PS-ja, pasi, sipas tij, rëndësi në këtë moment kanë analizat serioze nëpër forume. Megjithatë, Meidani ka deklaruar se Nano është mësuar të teshtijë dhe të lëpijë teshtimën e tij, duke lënë të kuptohet se ai beson se Nano nuk do të japë dorëheqjen. Krijimi i LSI-së dhe lëvizjet politike të saj gjatë fushatës, sipas Meidanit, nuk kanë qenë shkak për humbjen e PS-së, kjo pasi krerët socialistë nuk kanë bërë asnjëherë një ftesë serioze për bashkëpunim me LSI-në.

    Si e vlerësoni situatën paszgjedhore në Shqipëri dhe sa mendoni se mundi Shqipëria të plotësojë detyrat e ngarkuara nga ndërkombëtarët për plotësimin e standardeve në vartësi të procesit të integrimit në BE?
    Situata paszgjedhore pasqyron pak a shumë atë të parashikuar që në fazën parazgjedhore e zgjedhore. Për mendimin tim, lejimi i “mega-Dushkut” është një nga shformimet më serioze që i bëhet përfaqësimit real të votës përpjesëtimore, krejtësisht në kundërshtim me atë që parashikohet në paragrafin e dytë të nenit 64 të Kushtetutës së Shqipërisë. Po kështu, procesi paszgjedhor manifeston njëkohësisht dhe në mënyrë kontradiktore si tejzgjatjen nga njëra anë, ashtu dhe vendimmarrjen e ngutshme e me “parti pris” mbylljeje nga ana tjetër. Për të parën janë përgjegjëse strukturat zonale, të “urdhëruara” në mënyrë partiake, për të dytën strukturat qendrore zgjedhore, nën një trysni të gjithanshme. Mesa duket, pas “katastrofës” së tipit “mega-Dushk”, ende të “pamatshme” nga ndërkombëtarët, zgjidhja e vetme për ecjen e mëtejshme institucionale është mbyllja “konsensuale” e syve!... Po ashtu, sipas disa shenjave paraprake, të krijohet përshtypja që në raportin përfundimtar të vëzhgimit do të këshillohet apo rekomandohet dhe njëherë tjetër ndërtimi i ndonjë komisioni, ndoshta bipartizan, për reformën zgjedhore, gjë që nënkupton dhe një punë tjetër përgatitore dhe një konsum suplementar “energjie”, për një variant të katërt të Kodit Zgjedhor, natyrisht nën “patronazhin” e OSBE-së. Ndërkohë pyetja që mund të shtrohej prej jush, pavarësisht vërejtjeve të raportit të fundit të vëzhguesve, mund të lidhej me supozimin nëse këto struktura zgjedhore (KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor), janë apo nuk janë “këshilluar” më parë për të vepruar në këtë mënyrë, sepse po afron gushti që është dhe muaji zyrtar evropian i pushimeve! Apo këto struktura po “mbrojnë unanimisht” thelbin e procesit (por edhe vetveten!)? Sidoqoftë përgjigjja konkrete ndaj kësaj pyetjeje nuk mund të “imagjinohet” plotësisht sot për sot.
    Për sa i përket plotësimit të standardeve kjo mbetet më shumë në “lojën vendimmarrëse” të ndërkombëtarëve. Personalisht nuk kam as dëshirën, as mundësinë që të futem në “mendjen” apo gjykimin e tyre. Për mendimin tim, pjesa dërrmuese e shqiptarëve ka kohë që sillet ndaj votës në mënyrë krejtësisht demokratike e perëndimore, por janë “marifetet” politiko-partiake që e deformojnë përgjigjen dhe përgjegjësinë e tyre qytetare ndaj këtij institucioni shumë të rëndësishëm. Për këtë shumicë jopartizane po bëhet çdo ditë e më e qartë se zgjidhja e vetme që mund të shmangë “perversitetin” e politikës, pra dhe deformimin e votës, me fjalë të tjera si “dushkun proporcional” ashtu dhe “dushkun maxhoritar”, të paktën për një periudhë tjetër maturimi demokratik, është një sistem zgjedhor përpjesëtimor i pastër (apo dhe ndonjë variant rajonal i tij). Kjo arrihet lehtësisht me anë të një amendamenti të nenit 64 të Kushtetutës së Shqipërisë. Por për ta konkretizuar një gjë të tillë, ajo duhet “imponuar” nga autoritetet mbikëqyrëse të procesit të integrimit, qoftë edhe nëse të dyja partitë kryesore, pavarësisht ndryshimit të rolit të tyre në qeverisje, do të vazhdojnë të mbeten ende të interesuara në shfrytëzimin e kësaj dukurie diskredituese në favorin e tyre, për të garantuar apo kushtëzuar në njëfarë mënyre apo tjetrën “monopolin” vetjak në jetën politike, në qeverisje apo opozitë. Por po ashtu po bëhet gjithmonë dhe më e domosdoshme, edhe në perspektivën e integrimit evropian, që të shkohet drejt strukturave zgjedhore jopartiake, por institucionale, si në çdo vend të BE-së, ku partitë politike luajnë në procesin zgjedhor vetëm rolin e vëzhguesit, dhe jo të administrimit të drejtpërdrejtë të këtij procesi. Të paktën kjo bëhet mjaft e domosdoshme, por dhe krejtësisht e mundshme, në nivelin e KQZ-së dhe të KZZ-ve, ku dhe numërohet vota dhe merren vendimet kryesore të përfaqësimit politik...

    Cilat mendoni se janë arsyet që çuan në humbjen e PS-së, ndërkohë që një prej tyre, sipas zyrtarëve të PS-së, është LSI-ja dhe fushata që bëri për zgjedhjet e 3 korrikut?
    Ka shumë faktorë, por në radhë të parë janë gabimet me karakter strategjik e taktik të udhëheqjes së lartë të PS-së dhe pa dyshim edhe të qeverisjes së saj. Megjithatë po të shihen me kujdes numrat, përsëri vota majtas është më e shumtë se ajo djathtas. Kjo, edhe në kushtet kur kjo e majtë iu përgjigj “superstrategjisë” së udhëheqjes partiake për “Dushk të Madh”, madje duke u orientuar dhe drejt “aleatëve” që po rezultojnë sot më se të dyshimtë. Po kështu një vullnet individual i gabuar është imponuar dhe në përcaktimin e kandidaturave për deputetë, duke mos u mbështetur në kontribute partiake e mbështetje në elektorat, por në “marifete” e interesa të tjera, deri në klane e shtabe personale pa ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me bazën e partisë. Edhe gjatë fushatës është shfaqur qartë “egocentrizmi” i saj vetëm në duart e kryetarit, duke mënjanuar si figurat e tjera të partisë, ashtu dhe ato të partive aleate. Madje u shkua deri atje që të propagandohej pa turp që “Fatos Nano dhe Partia Socialiste ka ndërtuar kaq shkolla, aq spitale...”, etj. Por, pa dyshim, me shndërrimin e procesit zgjedhor me një raund, një pasojë katastrofale ka pasur vetë çarja e thellë e partisë ne Kongresin e 6-të të saj, rrjedhojë kjo e “fryrjes”, dehjes dhe arrogancës së kryetarit, nga njëra anë, dhe e mefshtësisë, “verbërisë” dhe nënshtrimit total të kryesisë ndaj tij, nga ana tjetër. Mund të shkohet dhe më larg në historinë e PS-së, p.sh gjatë “katarsit”, kur kryetari i partisë “mobilizonte” gjoja bazën për të rrëzuar qeverinë socialiste, madje edhe menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të qershorit 2001! Apo atë KPD-në e famshme të dhjetorit 2001. Por le ta lëmë për një herë tjetër analizën e këtyre veprimeve aventureske, që e dëmtuan rëndë imazhin e partisë dhe të lidershipit të saj në sytë e qytetarëve dhe le të kthehemi te çarja e partisë si pasojë e atij kongresi famëkeq. Në të, me “urdhër” u lanë jashtë forumeve të partisë themelues të saj dhe u përfshinë me “vendosmëri” miq të kryetarit, njerëz pa asnjë kontribut partiak e përzgjedhje politiko-morale, madje dhe individë të afruar për interesa të veta apo me konflikte të qarta interesash...
    Personalisht, kam kërkuar që në fillimet e vitit 2004 revizionimin e atij kongresi, duke e ndjerë qartësisht se aty, në fakt, ishin hedhur dhe themelet e “godinës së humbjes” së zgjedhjeve që po afronin. Po të pranohej që në atë kongres, të paktën, ideja e fraksioneve dhe e përfaqësimit të tyre sipas përqindjes, asnjë çarje nuk do të ndodhte në Partinë Socialiste dhe sot fitorja e saj do të ishte plotësisht e sigurt. Por ama pa ndonjë pushtet arrogant kryetari apo kryeministri. Në këtë optikë, moskuptimin politik të asaj situate delikate, kryetari i partisë, në prag të zgjedhjeve, nuk mund ta anashkalonte kurrsesi vetëm me një kapërcim të zakonshëm radhe, thjesht duke pranuar një sjellje emocionale “kongresore” në lidhje me idenë e fraksioneve? Unë isha krejtësisht i sigurt se ky veprim dhe pranim i vonuar nuk mund të prodhonte më asgjë konkrete. Në fund të fundit çfarë efekti praktik mund të gjeneronte pranimi i fraksioneve thjesht në kongresin elektoral të partisë, qoftë ky pranim i shoqëruar edhe me mjaft duartrokitje. Natyrisht, me bekimin e kryetarit dhe nën urdhrin e tij. Të po atij individi që komandoi daljen nga salla të mjaft kongresmenëve pikërisht kur flitej po për fraksione dhe strukturimin statutor të mendimit alternativ. Për më tepër, ky pranim me ngutje në një kongres “manifestiv” nuk u shoqërua me asnjë analizë, me asnjë kritikë serioze e autokritikë individuale, dhe për më keq, pa nxjerrje në dritë të ndonjë përgjegjësie individuale e partiake. Sepse në atë kongres jo vetëm që nuk u pranuan fraksionet apo propozime të tjera reformuese, por u “komandua” vota për lënien jashtë të fraksionistëve...
    Kjo është e vërteta e çarjes, dhe si rrjedhojë dhe e krijimit të LSI-së, fillimisht të neglizhuar nga udhëheqja e PS-së dhe më pas të anatemuar keqas dhe ashpër prej saj. Dhe LSI-ja reagoi po në të njëjtën mënyrë. Ajo dha përgjigjen e saj, si një parti tjetër e majtë në një sprovë të plotë. Për këtë ajo nuk mund të kritikohet nga një parti e dytë apo koalicion partish në garë, aq më shumë që veç goditjes së përqendruar dhe akuzave të shumta, tek ajo, mesa kam dijeni, nuk ka arritur ndonjë ftesë e drejtpërdrejtë dhe serioze (zyrtare) nga vetë PS-ja. Aq më pak ka arsye që ajo të akuzohet, edhe pse së bashku me partitë e tjera të koalicionit qeveritar ajo e garantonte fitoren e përbashkët për një mandat tjetër qeverisës. Sidoqoftë, në gjykimin tim, edhe LSI-ja, në mos gaboi për veten e saj, të paktën nuk bëri vlerësimet e duhura dhe të matura politike. Ajo nuk manovroi me gjakftohtësi e mençuri për të qenë një çelës i plotfuqishëm në krijimin e një kabineti të ri qeveritar, duke humbur kështu një shans mjaft të madh, shpesh dhe të rrallë, në rolin e saj politik aktual e perspektiv
    Tre prej aleatëve të PS-së në “Koalicionin për Integrim” PAA, PBDNJ, PDS kanë filluar negociatat me PD-në për bashkëpunim në qeverisje në katër vitet e ardhshme.

    Si e vlerësoni ju qëndrimin e tyre?
    Për PNDNJ-në nuk mund të mohoj, që e prisja që në fillim. E tillë ka qenë sjellja historike e kësaj partie. “Foleja” e saj, mesa duket, është qeverisja. Për të dy të tjerat u çudita shumë kur e lexova në shtyp. Vlerësimi im, natyrisht po të jetë e vërtetë një gjë e tillë, nuk është aspak pozitiv, të paktën në një periudhë të parë paszgjedhore e jete parlamentare. Edhe sikur të dyshohet dhe të diskutohet për këtë, në gjykimin tim, do të thotë shumë. Kjo flet, në përgjithësi, edhe për një shformim të madh politiko-moral të lidershipit të disa partive të vogla, që e kanë gjithmonë e më të vështirë mbijetesën, pa mbështetjen e dy partive të mëdha. Por, për fat të mirë në këtë fushë vepron dhe një aksiomë: çdo gabim në politikë ka dhe pagesën konkrete të tij. Të mos na gënjejë mendja që votuesit e ndershëm e harrojnë, e gëlltisin lehtë apo e pranojnë një gjë të tillë. Që në rastin më të parë, kam bindjen, ata nuk mbeten pa e goditur me votën e tyre mungesën e luajalitetit dhe të moralitetit partiak, sidomos në “piruetat” 180-gradëshe me përmbajtje thjesht individuale e “karrieriste”. Nga ana tjetër, dhe kjo ngutje e z. Berisha më duket jo aq saktë e kalkuluar apo e mirëvlerësuar, sepse ajo në thelb i jep një start me dobësi, vështirësi e njëfarë paragjykimi krize qeverisjes së tij...

    Besoni se kandidatëve të PS-së iu vodhën votat në 3 korrik, pasi ka disa kërkesa pranë KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor, të kandidatëve socialistë për përsëritje të procesit me pretendimin se në zonat e tyre është manipuluar procesi nga opozita?
    Më duket e vështirë, por jo e pamundur. Nga ana tjetër, kjo sa merr nota qesharake në sytë e qytetarëve, po aq flet në mënyrë “elokuente”, me gojën e saj, për dobësi serioze në efektivitetin e këtij koalicioni qeverisës, përfshirë përgatitjet zgjedhore e bazën ligjore, apo qoftë dhe të strukturave partiake gjeneruese të kësaj qeverisjeje.

    Si e vlerësoni situatën brenda PS-së pas zgjedhjeve, pasi nga rezultatet paraprake rezulton se PS-ja ka humbur në zgjedhjet e 3 korrikut?
    Shoh më shumë se hutim e konfuzion dhe mungesë serioziteti e përgjegjshmërie. Si një strukturë herë pa kokë, herë me shumë koka të kthyera në drejtime të ndryshme...

    Pas humbjes së PS-së në zgjedhje, si i parashikoni ju zhvillimet brenda kësaj partie?
    Përkohësisht nuk shoh asgjë konkrete, asnjë shenjë lëvizjeje për ndonjë rrugëdalje të shpejtë. Ka shfaqje të rastit, kaotike e individuale, por ato nuk flasin për ndonjë “thyerje” apo projekt reformues. Madje, përkundrazi, ka dhe zëra që synojnë t’ia hedhin fajin e humbjes bazës socialiste. Zëra të tillë po të fuqizohen janë në thelb krejtësisht të dëmshëm, në favor të statukuosë dhe në një mënyrë apo tjetër dhe në mbrojtje të qartë të pozicionit të kryetarit të partisë, pikërisht për të mos e lëkundur atë nga ndonjë “linçim” i pakënaqësisë së bazës socialiste dhe socialistëve të ndershëm e seriozë.

    Cila mendoni ju se është përgjegjësia e drejtpërdrejtë e Nanos për humbjen e PS-së?
    E plotë. Madje në gjykimin tim, ai vetë, i rrethuar nga servilë, thashethemexhinj e ”interesaxhinj”, nga njerëz pa personalitet dhe pa moral, i verbuar nga “froni” i pushtetit dhe inati ndaj të pabindurve, i fryrë në mënyrë mendjemadhe e aventurore nga vetëkënaqësia përtace e “qejflore”, i shkëputur me dashje nga problematika e bazës socialiste dhe e elektoratit në përgjithësi, ai gradualisht u kthye në një arkitekt të “talentuar” të humbjes së PS-së. Në këtë kuptim, ai kot e kërkon fajtorin gjetiu, sepse e ka çdo çast përpara pasqyrës.
    Pak muaj para zgjedhjeve, në një deklaratë publike, kreu i PS-së, Nano, tha se do të jepte dorëheqje në rast se PS-ja humbet në 3 korrik. Besoni se Nano do ta mbajë fjalën?
    Nuk e di. Shumë shpesh ai teshtin dhe pastaj e “lëpin” teshtimën. Por, për mendimin tim, kjo, në fakt, pak ka rëndësi tani. Sepse me një dorëheqje të thjeshtë ai do të kërkonte ringritjen e shpejtë, ndoshta dhe të menjëhershme. Më e rëndësishme për partinë dhe shëndoshjen e saj është që fillimisht kjo humbje dhe e gjithë sjellja e çoroditur e kryetarit të partisë të bëhet objekt i analizës brenda forumeve të partisë dhe anëtarësisë së saj. Nëse pas kësaj do të krijohej bindja e papërgjegjshmërisë së gjatë dhe e dëmit të bërë, atëherë të shkarkohej ky kryetar me votë të lirë e referendare. Madje, kjo votë do të provonte se kjo parti është e gatshme dhe në pritje të reformave thelbësore. Përndryshe ajo do të vazhdojë të notojë në ujëra të ngjashme, duke bërë gjysmëreforma ose gjoja reforma...

    Ndërkohë thuhet se në PS aktualisht ka më shumë se dy rryma, të cilat pritet të lulëzojnë së shpejti në këtë parti. Ju jeni pozicionuar në njërën prej tyre?
    Unë çfarë kisha për të thënë e deklarova publikisht në Kongresin e 6-të të PS-së. Atje nuk synoja ndonjë rrymë, por reformimin e thellë të partisë nëpërmjet pranimit të fraksionit apo mendimit ndryshe, të parimit “një anëtar, një votë”, të rikthimit të frymës së kolegjialitetit, të respektimit të voluntarizmit duke i mëshuar karakterit elektoral të ndërtimit e funksionimit të partisë, të kufizimit kohor të mandatit të kryetarit, të rritjes së përfaqësimit të gruas, etj. Qëllimi i vetëm i përfshirjes sime në garë ishte ta ndihmoja dhe ta shpëtoja partinë nga çarja, nëpërmjet reformimit konkret. Dhe më tej të punohej, në bazë të atyre ideve reformuese, për rindërtimin e kohezionit dhe të gjithë përfshirjes brenda saj. Ky ka qenë dhe mbetet pozicioni im, pavarësisht se shumë teza të hedhura prej meje vite më parë, në shkrime apo në platformën e botuar shumë kohë përpara kongresit, media ose politika jonë u ka dhënë autorësi të tjera. Në të vërtetë, kjo nuk më shqetëson fare. Ajo është një shfaqje pragmatike e sjellje interesi brenda thelbit filozofik të shprehjes “ku dhemb dhëmbi vete gjuha”. Por ka diçka tjetër që më shqetëson. Dhe kjo është gjendja mesatare ende nivel-ulët e politikës, që përveç “zhurmës” së kafenesë dhe ndonjë shfletimi gazete, mund t’i përcjellë idetë pozitive, me dashje apo pa dashje, me deformime serioze “karakteri”, apo dhe mund t’i perceptojë dhe t’i zbatojë ato në mënyrë krejt tjetër, me “veshje” demokratike por me përmbajtje deri antidemokratike...
    Në rast se do të ketë zhvillime në PS, dhe në rast se Nano jep dorëheqjen nga kreu i partisë, do të futeni në garë për kryetarin. Në se po, mendoni se keni mbështetje në parti?
    Siç e përmenda edhe më sipër, deri më tani nuk kam parë ndonjë shenjë për të konsideruar ndonjë variant të ngjashëm. Madje për mendimin tim është ende shpejt që të merresh me këtë situatë, qoftë dhe në nivel përgjigje e analize...

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    “Megjithatë Nano të mos japë dorëheqjen”

    Marko Bello: E kotë të shtiremi, ne kemi humbur

    Luljeta Progini

    Marko Bello është ndër të vetmit politikanë të PS që e pranon humbjen. Për të llogaritarët që numërojnë votat në mikrofonin e selisë rozë janë të shtirur.

    Në një intervistë të dhënë për gazetën anëtari i KPD dhe ministri Bello, e pranon që e vetmja gjë që mund të bëjë PS tani është opozita. “Më vjen keq që disa kolege të mi, të cilët janë njerëz seriozë me reputacion dhe bagazh politik, që hyjnë e dalin në selinë e partisë përditë, duke dashur të tregojnë dhe t’u japin zemër militantëve se loja akoma s’ka mbaruar, dhe në emër të shpëtimtarit flasin për shanse të barabarta, se po fillojnë bisedimet për të bërë qeveri e të tjera broçkulla të kësaj natyre. Kësaj maskarade unë mendoj se duhet t’i jepet fund. “Lidhur me fajin e humbjes, Bello, thekson se: “Në demokraci përgjegjësia nuk është kolektive, por individuale dhe vjen sipas hierarkisë”. Për Marko Bellon LSI nuk ishte një pikë ujë, por një forcë e re e së majtës që në shumë zona i nxori humbës kandidatët e PS.

    Sa mendoni se i ka plotësuar Shqipëria standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët në zgjedhjet e 3 korrikut?
    Sot do të isha sinqerisht i lumtur nëse zgjedhjet e 3 korrikut do të konsideroheshin të lira dhe të ndershme. Kjo do të ishte në nderin e çdo politikani shqiptar, sepse kemi shumë vite që asnjëherë nuk janë arritur standardet e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo është vetëm për faj të klasës politike shqiptare. Asnjë parti që humbet nuk pranon rezultatin dhe nuk ka pasur asnjë moment kur partia që humbet zgjedhjet t’i japë dorën fituesit. Jemi bërë qesharakë në sytë e faktorit ndërkombëtar dhe jemi i vetmi vend në rajonin e Ballkanit, për të mos thënë më gjerë, që nuk kemi realizuar zgjedhje në të cilat të dalë qartë fituesi dhe qartë humbësi i zgjedhjeve.

    Cilat mendoni se janë shkaqet e krijimit të kësaj situate?
    Këtu gjithmonë ka probleme, kështu që unë mendoj se është faji i klasës politike, pasi elektorati shqiptar, sidomos kësaj here, ka votuar në mënyrë shumë demokratike, i qetë dhe i pashantazhuar. Për fat të keq edhe në këto zgjedhje njerëz të papërgjegjshëm në të gjitha partitë politike kanë prishur disi atmosferën festive, do ta quaja, të një gare të vërtetë të ditës së 3 korrikut. Ne sot nuk kemi një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve, ndërkohë që vendeve të tjera shumë më të mëdha se ne u duhen jo më shumë se dy-tri ditë për të shpallur rezultatet. Procesi në tërësi, Kodi Elektoral, ndarja zonale dhe mënyra se si u perceptua funksionimi i grupeve të numërimit, ku kishte militantë dhe jo juristë e njerëz të tjerë kompetentë e të paanshëm për këtë çështje, treguan se ne nuk jemi në gjendje të mbyllim një proces normal.

    PS-ja ka humbur apo ka fituar..?
    Pavarësisht ndonjë surprize të këndshme, dhe këtu kam parasysh kthimin për rivotim të ndonjë zone, rinumërimin e kutive në dy-tri zona për të cilat unë shpresoj si gjithë kolegët e mi, duhet pranuar se PS-ja ka humbur në këto zgjedhje. Të kesh fituar 75 deputetë para katër viteve dhe sot të kesh jo më shumë se 41, më bën të mendoj se humbja është serioze. Ne duhet ta pranojmë humbjen dhe urgjentisht të përpunojmë një strategji dhe taktika, të cilat duhet t’i ndjekim ne si opozitë parlamentare në vitet e ardhshme. Duhet të demonstrojmë se jemi opozitë konstruktive, duke mbështetur maxhorancën e re ciladoqoftë ajo, lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit apo për pranimin e Shqipërisë në NATO.

    Cilat janë shkaqet, sipas jush, që çuan në humbjen e PS?
    Dua të them se shenjat e humbjes vijnë për shkak të një sistemi zgjedhor absurd. Personalisht e kam ndjerë veten shumë të fyer, që kam qenë i detyruar të mos kundërshtoj në Parlament një marrëveshje të lirë midis dy forcave politike, PDS dhe PD për Kodin Elektoral. Ky ka qenë kushti dhe për këtë ne nuk mund t’i kërkojmë përgjegjësi askujt, përveçse vetes, sepse nuk ishim në gjendje t’i kundërviheshim udhëheqjes së PS-së, por e mirëpranuam duke ditur se nuk ishim të bindur në një ndarje reale të hartës zgjedhore, nuk ishim të bindur me një sistem zgjedhor, që siç u dëshmua ishte me shumë probleme nga pikëpamja teknike. Të mos harrojmë se ka qenë kreu iu KQZ-së, Celibashi, i cili dha alarmin pak muaj para zgjedhjeve dhe tha se ky sistem, ky kod është i vështirë për të zbatuar dhe i komprometon zgjedhjet, dhe koha po tregon që ne akoma sot nuk kemi një rezultat. Unë mendoj se duhen marrë masa urgjente për të ndryshuar sistemin elektoral, për të respektuar Kushtetutën.

    Po faktorët e tjerë politikë?
    Unë mendoj se duhet t’u kërkojmë falje gjithë shqiptarëve, të cilët votuan në shumicë për të majtën. Them të kërkojmë falje sepse ne kemi gabuar në moskalkulimin sa duhet të forcave tona, duke nënvlerësuar kundërshtarët tanë politikë. Ne nënvlerësuam edhe LSI-në, duke thënë se është një pikë uji dhe nuk na prish punë, por koha tregoi se LSI-ja e dëmtoi shumë rezultatin tonë. Nga ana tjetër kandidatët u vendosën, duke ardhur me dhunë nga sipër nga kryesia e partisë. Përvoja tregoi se në zgjedhjet lokale, kur PS-ja zgjodhi kandidatët për kryetarë bashkie pa pyetur strukturat në bazë, dhe u humbën bashkitë në disa qytete askush nuk mbajti përgjegjësi. Kështu ndodhi edhe në rastin e zgjedhjeve të 3 korrikut. Unë mendoj se ne duhet të kompaktësohemi si forcë politike, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të mos u trembemi kritikave apo përgjegjësive.

    Ku mendoni ju se duhet të shkarkohen përgjegjësitë për humbjen?
    Për mendimin tim, kryesia e PS-së të cilën ne e kemi zgjedhur me votën e lirë, duhet të japë dorëheqjen të paktën formalisht. Unë kam besim se shokët e kryesisë do të gjykohen në mënyrë individuale, sepse unë nuk jam për dënim kolektiv. Në demokraci përgjegjësia nuk është kolektive, por individuale dhe vjen sipas hierarkisë. Duhet të evitojmë urrejtjen dhe stërkëmbëshat për t’i zënë vendin njeri-tjetrit. PS-ja ka nevojë për kontributin e të gjithëve, por secili prej nesh duhet të mbajë përgjegjësi. Më e rëndësishmja aktualisht për PS-në është ndryshimi i imazhit edhe pse analiza duhet të rrahë më shumë thelbin sesa formën e problemit. Thelbësore është që rinovimi i partisë të mos perceptohet thjesht si një ndërrim kuajsh.

    Vet kreu i PS-së, i mbështetur nga kryesia zgjodhi ekipin konkurrues në disa raste edhe pa mbështetjen e bazës, është ky një ndër faktorët që çoi në humbje?
    Unë mund të flas për KPD-në, sepse nuk jam anëtar i kryesisë së partisë. Mund të them se në mbledhjen e KPD-së, kryetari i PS-së së Pogradecit këmbënguli që Maqo Lakrori nuk fiton, ndërsa kryetari Nano tha se Maqo Lakrori është lider kombëtar. Askush prej nesh, anëtarëve të KPD-së nuk mori krah të mbështesë Nanon apo kryetarin PS-së së Pogradecit. Kjo do të thotë se ne në heshtje mbështetëm kryetarin e partisë Fatos Nano, por koha tregoi se kryetari i PS-së së Pogradecit kishte pasur të drejtë.
    Me këtë dua të them se u shkëput lidhja organike midis qendrës dhe bazës së partisë. Baza e ndjeu veten të fyer, dhe me dashje ose pa dashje u vetizolua. Unë e kam nga përvoja ime, se në këtë proces elektoral baza e partisë atje ishte disi e paralizuar dhe jo për fajin e tyre. Kjo për shkak se me sistemin “një anëtar, një votë” u zgjodhën komitetet zonale elektorale, të cilat zëvendësonin këshillat zonalë me të cilët ne ishim mësuar deri tani dhe kjo krijoi paralelizma dhe dualizmi. Edhe unë e kam pasur të vështirë gjatë fushatës, por falë eksperiencës time pasi kandidoja për herë të dytë, kam mundur të koordinoj veprimet duke koordinuar punët midis dy organizmave. Mungesa e përvojës bëri që shumë prej kolegëve të mi të mos ia dalin dot këtyre pengesave.
    Së dyti mund të them se në kongresin e fundit elektoral të partisë nuk u lexuan emrat e kandidatëve për deputetë të PS-së, përveçse u tha se janë 100 kandidatë, dhe se kush ishin ata nuk dihej. Kjo ishte e turpshme. Këto janë pjesë e analizave që do të bëjmë në të ardhmen. Edhe unë që po flas tani kam përgjegjësitë e mia ashtu si çdo anëtar tjetër i forumeve të partisë, por mund të them se ne nuk iu kundërvumë metodës së përdorur nga kryesia e partisë, duke menduar se edhe në bazë kishte trafik influence dhe se përzgjedhja e kandidatëve mund të komprometohej, menduam se udhëheqja e partisë kishte të drejtë në këtë zgjidhje. Por koha tregoi se udhëheqja e partisë gaboi.

    Pak muaj para zgjedhjeve, kreu i PS-së, Nano, deklaroi se në rast të humbjes së PS-së në 3 korrik, ai do të japë dorëheqjen. Mendoni se duhet të japë dorëheqjen Nano?
    Dorëheqja është një vendim që secili e merr në rrethana të caktuara dhe në përputhje me konceptet e tij se si funksionon demokracia, pra është një akt civil. Unë mendoj se Fatos Nano është nga ata njerëz që ka demonstruar në të kaluarën se kur ka menduar se nuk e ushtron dot detyrën e kryetarit të partisë apo edhe të kryeministrit, ka dhënë dorëheqjen. Por unë mendoj se nuk është aq e lehtë të braktissh një forcë politike me të cilën je lidhur kaq natyrshëm, i ke dhënë dhe i ke marrë asaj shpirt, krenari legjitime, ke ndarë dafinat e fitores, por dhe gurët e urrejtjes në momentet e caktuara të historisë 15-vjeçare të kësaj partie. Në fund të fundit unë mendoj se në këto momente, kur kjo parti ka kaq shumë nevojë nuk është aq e lehtë për Nanon ta braktisë. Ndryshe nga ajo që mendojnë shumë analistë, mendoj se misioni i Fatos Nanos në PS nuk ka përfunduar. S’ka përfunduar për sa kohë kjo parti ka nevojë ende për t’u reformuar, për sa kohë kjo parti që nga qendra dhe në bazë duhet të rifreskohet me gjak të ri. Vetëm atëherë kur Nano ta ketë kryer këtë funksion, ai do të tërhiqet me faqe të bardhë, por nëse ka dyshime për të dështuar në këtë mision, atëherë do të ishte mirë që dorëheqja e tij të bëhej që tani.

    Ndërkohë që ju flisni për humbje dhe fillim të analizave serioze, në selinë e PS-së figura kryesore të kësaj partie flasin për shpresa në balancim të rezultateve me PD-në. Në këtë situatë, kreu i partisë nuk ndodhet në seli, madje mungon...?
    Unë mendoj se duhet pyetur vet Nano, se përse nuk është në këto momente të vështira në PS. Por nga ana tjetër më vjen keq që disa kolegë të mi, të cilët janë njerëz serioz me reputacion dhe bagazh politik, që hyjnë e dalin në selinë e partisë përditë, duke dashur të tregojnë dhe t’i japin zemër militantëve se loja akoma s’ka mbaruar dhe në emër të shpëtimtarit flasin për shanse të barabarta, se po fillojnë bisedimet për të bërë qeveri e të tjera broçkulla të kësaj natyre. Kësaj maskarade unë mendoj se duhet t’i jepet fund. Në këtë moment unë mund të them se është përgjegjësi direkte e kryetarit të partisë dhe sekretarit të përgjithshëm, të cilët kanë mandatuar direkt nga kongresi dhe janë ata që duhet t’i japin fund kësaj maskarade, dhe t’i dalin për zot PS-së në këto situata të vështira. Kush mendon se “pushtimi” i selisë të çon në krye të saj, gabohet. PS-ja nuk është një qymez, ku gjelat ndërrohen me turne dhe zënë vendin e njëri-tjetrit. PS-ja nuk pushtohet nga zyra, sepse për mendimin tim ajo është një program i një partie moderne, fryma e solidariteti dhe ëndrra e qindra simpatizantëve që kërkojnë ta bëjnë Shqipërinë pjesë integruese të Evropës. Nëse sot PS-ja ka humbur, atëherë ajo do të bëjë analiza serioze. Kur shqiptarët të kërkojnë më shumë barazi socialiste, më shumë mbështetje, dhe kur të ndjejnë peshën e rëndë të qeverisjes së hallakatur të Berishës, unë jam i sigurt se ata do të votojnë për PS-në. Deri atëherë edhe PS-ja duhet të vazhdojë pastrimin e radhëve të saj nga të korruptuarit, nga interesaxhinjtë, klientelistët.

    Ndërkohë që mungon kryetari, në selinë e PS-së po afrohen njerëz që duket se janë vënë në krye të punëve dhe japin ende shpresa për fitore dhe bërje të qeverisë. Eshtë kjo një arsye për të menduar se në këtë parti kanë filluar të veprojnë strategjitë e rrymave kundër Nanos?
    Eshtë shumë shpejt të prononcohemi, por unë mendoj se vetëm pas analizave të sakta për faktin se ne nuk morëm rezultatin që prisnim, mund të nxirren konkluzione. Pa dashur të gjykoj asnjë nga kolegët e mi, them se nuk duhet nxituar, duhet të presim analizat, duhet të vijë i zoti i shtëpisë. Eshtë kryetari i partisë që thotë fjalën e fundit. E kemi zgjedhur në kongres dhe duhet respektuar deri në fund.

    Ndërsa të tjerë mendojnë se përgjegjësitë kryesore i ka baza, madje kanë akuzuar drejtuesit socialistë të bazës se janë dhjamur nga pushtetit....?
    Kjo është qesharake. Megjithatë unë preferoj, nëse më lejohet të perifrazoj shkrimtarin tonë të shquar Ismail Kadare, i cili është nga të vetmit që ndonjëherë kritikon popullin. Enver Hoxha kishte frikë nga populli dhe thoshte populli ynë trim dhe i pagabueshëm, sepse donte të kishte mbështetjen e shumicës. Në këtë kuptim edhe baza ka fajet e veta, por nuk mund të akuzohet kurrsesi baza për humbjen. E vetmja përgjegjësi e bazës është se duhet të ngrinte zërin që të mos i imponohej çdo kandidat nga qendra, në rastet kur kandidati me të vërtetë nuk kishte mbështetje. Por baza duhet të ishte më kritike dhe më kooperuese më qendrën. Kur them baza, e kam fjalën për drejtuesit lokalë të partisë, sepse elektorati në bazë e ka dhënë votën për të majtën. Nga ana tjetër unë mund të them se është qesharake thënia e ndonjërit, se është dhjamosur baza, pasi është e qartë se më shumë mund të dhjamoset qendra nga pushteti sesa baza. Pra me këtë dua të them se nuk mund të pranohet thënia e famshme e Enver Hoxhës se, uji buron i pastër nga burimi dhe gjatë rrugës turbullohet. Pra në këtë rast duhet forcuar bashkëpunimi qendër-bazë. Pra, analiza duhet të fillojë në qendër dhe më pas në bazë.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 29-01-2005, 03:50
  3. Ilir Meta jep dorheqjen.
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-07-2003, 04:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •