Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Lakuriqësia, një mënyrë për të hyrë falas në muze

    EKSPOZITA/ Galeria e Leopoldit në kryeqytetin austriak, bën privilegje maksimale për vizitorët “e paturpshëm”

    Lakuriqësia, një mënyrë për të hyrë falas në muze

    VIENË – Të “kursehesh” në veshje, nuk është dhe aq keq. Të paktën do të mund të vizitosh falas një nga muzeumet më të veçanta të botës, që gjendet në kryeqytetin austriak. Tipik për ekspozitat nudo, Muzeu i Leopoldit në Vjenë ka ftuar që edhe vizitorët të jenë të tillë, pra lakuriq. Nisur dhe nga vapa e këtyre ditëve të nxehta të korrikut, “të paturpshmit” që do të shohin ekspozitën do të kenë dy favore njëkohësisht; nuk do të djersijnë dhe më kryesorja, hyrja për ta do të jetë falas. Edhe pse ky nuk është një kusht i detyrueshëm, shërbimi për vizitorët nudistë do të jetë shumë i veçantë në disa drejtime. Të favorizuar do të jenë edhe ata që janë më pak “skandalozë”, të cilët do të shëtisin nëpër galeri me rroba banjoje. Parrulla në muzeumin e Leopoldit duket se funksionon kështu: “Sa më i zhveshur të jetë vizitori, aq më i privilegjuar është ai”.

    Vizitorët

    Edhe pse për shumë njerëz ftesa e drejtuesve të Muzeut të Leopoldit mund të duket e paarritshme, në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Lakuriqët nuk kanë vonuar që të shohin ekspozitën e veçantë, me temë ashtu si paraqitja e tyre. Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, por edhe shumë vjenezë, vizitorët kanë qenë thuajse të gjithë të zhveshur, pavarësisht nga format e trupit. Megjithatë, nuk kanë munguar edhe femrat me rroba banjoje, apo edhe ndonjë “e (i) turpshëm” e (i) veshur. Por, ata që kanë qenë të veshur kanë rënë në sy më tepër se ata që kanë qenë me zhveshur. Kjo i ka vënë në siklet vizitorët jolakuriqë!

    KRAHASIMI/ Ku ngjan dhe ku ndryshon një trup i zhveshur në jetën e përditshme nga ai në art

    Pornografia, sa larg nga nudizmi?!

    “Seksi i dobët” është më i forti në art. Femrat gjithmonë kanë frymëzuar mjeshtrat e vërtetë

    Elisabeta ILNICA


    TIRANË - Nudizmi nuk mund dhe nuk duhet të ngatërrohet me pornografinë. E përbashkëta e tyre është lakuriqësia, por nuk kanë të bëjnë aspak me njëra-tjetrën përsa i përket funksionit. Nudizmi në pikturë, skulpturë, fotomodelizëm, apo gjini të tjera të ngjashme me to, është një art më vete, që qëndron shumë më lart se sa thjesht një trup i zhveshur. Nëse dikush do të kishte përpara modelin lakuriq dhe më pas pikturën, skulpturën apo foton përkatëse, adhurimi nuk do të ishte për njeriun-nudo, por për artin-nudo. Ky i fundit është i pavdekshëm dhe shembujt janë të qartë. Kryeveprat më të mëdha botërore, por tashmë edhe në Shqipëri, janë nudot artistike. Lakuriqësia në këtë koncept ka frymëzuar krijuesit më të mëdhenj, si Goya, Boticelli, Kavaradosi, Renoir, Mikelanxhelo, Da Vinçi, etj., apo edhe skulptorë dhe piktorë të tjerë, sidomos të Rilindjes Europiane. Këta mjeshtra kanë bërë mrekulli me trupat e zhveshur, që pavarësisht nga koha, vazhdojnë të mbajnë majat më të larta të klasifikimit të artit. Të gjithë këta emra i kanë kushtuar një pjesë të rëndësishme të krijmtarisë së tyre nudos artistike, sidomos asaj femërore. Po ashtu, edhe në fotografi nudoja është një nga më të preferuarat dhe nuk lidhet fare me anën erotike të paraqitjes, por thjesht me trupin e njeriut, sidomos atij femëror, që dihet se është më joshës nga natyra. Siç duket nga përvoja, i ashtuquajturi “seks i dobët” është më i forti në botën e artit, duke iu rezistuar të gjitha shekujve, pavarësisht nga situatat e vështira fetare apo politike që ka kaluar çdo shtet.


    FTESA/ Amerikani Spenser Tunik u kërkon qytetarëve të Lionit që të pozojnë zhveshur në kujtim të 11 shtatorit

    Trupi, lënda e fotografisë nudo

    LION – Fotografi amerikan Spenser Tunik, i njohur për klishetë e tij të nudove kolektive, ka ftuar qytetarët e Lionit të pozojnë të zhveshur në përkujtim të 11 shtatorit, për të arritur në këtë mënyrë realizmin e parë të këtij lljoi në Francë, kanë bërë të ditur të premten organizatorët e këtij aktiviteti. Artisti që tashmë ka fotografuar grupe njerëzish të zhveshur në Barcelonë, Londër dhe Nju-Jork, shpreson se shumë vullnetarë do të pranojnë të zhvishen për të, sipas iniciatorit të këtij projekti Xhorxh Vernei-Karron, gjatë një konference për shtyp. "Pa vullnetarët nuk mund të ketë vepra arti. Lënda e këtij profesioni është trupi", ka theksuar ai duke buzëqeshur. "Do të shohim nëse qytetarët e Lionit do të jenë të hapur".

    Modelët do të mblidhen të dielën më 11 shtator, rreth orës 03.00 të mëngjesit, pavarësisht kushteve meteorologjike, në një vend ende të panjohur. Vullnetarët do të zhvishen të gjithë njëkohësisht dhe do të pozojnë sipas instruksioneve të Spenser Tunik. "Unë kam ndjekur qëndrimin e tij të fundit në Nju-Kesëll, 15 ditë më parë", ka treguar zoti Vernei-Karron. "Në minutat e para të gjithë ndjehen në siklet, por më pas të gjithë qetësohen dhe kalojnë në buzëqeshje. Është një moment tepër i çuditshëm". Për të, vepra e artit konsiston në përqendrimin e trupit dhe jo në tirazhin e fotografive, që nuk janë gjë tjetër, veçse kujtim i momentit. (AFP)

    FENOMENI/ Shqiptarët ende nuk janë gati që të pranojnë në shoqërinë e përditshme një njeri lakuriq

    Arti i ndaluar në emër të moralit

    “Imoralët” në vendin tonë janë vetëm banorë të artit. Plazhet nudo mbeten projekte të zverdhura të investitorëve

    TIRANË – Shqiptarët ende nuk janë gati që të pranojnë në shoqëri një njeri lakuriq. “Imoralët” në vendin tonë janë vetëm banorë të artit, edhe këta shumë të paktë, ndërsa për në plazh apo për ndonjë eveniment tjetër, as që bëhet fjalë. Të mësuar me përuljen ndaj disa rregullave strikte të vendosura nga dikush që identifikohet nën emrin “moral”, nudot pranohen vetëm brenda kuadrateve të ngushtë të Akademisë së Arteve apo disa metrave katrorë në Galerinë Kombëtare. Jashtë tyre ato janë të ndaluara. Jo me ligj, por me moral! Dhe kur dikush guxon dhe tregon lakuriqësinë, ai është i dënuar që të rrijë brenda këtyre hapësirave.

    Pikturat

    Gjatë sistemit komunist pikturat nudo në Shqipëri u kthyen një “specie” në zhdukje, edhe pse ende sa kishin filluar të lindnin. Me ardhjen e demokracisë, pikturat e mbijetuara nga zhdukja apo nga djegia, nisën që të dalin dalëngadalë. Në fillim me pak drojë dhe më pas me krenari, krijuesit e nudove nisën të tregonin për veprat e tyre se si kishin arritur t’i shpëtonin deri në ditët e sotme. Madje, gjatë këtyre rrëfimeve nisi dhe një garë se kush ishte nudisti më i madh në Shqipëri. Ndërsa skulporët e kësaj gjinie ishin të rrallë, për shkak të mundësisë gati zero për t’i fshehur ato. Ndërkaq, vitet e fundit është shfaqur tendeca e lakuriqësisë shqiptare në internet. Në fakt, thuhet se fotot janë të femrave shqiptare, por asnjëra prej tyre nuk ështe vetëdeklaruar ndonjëherë.

    Plazhi

    Trupat e zhveshur janë të ndaluar në të gjithë plazhet shqiptare. Asnjë biznes vendas apo i huaj nuk ka investuar për të bërë një plazh privat nudo, pavarësisht se bregdeti ynë ofron mundësi të tilla, me gjire të virgjëra. Edhe pse disa investitorë kanë projektuar disa herë një mundësi të tillë, plazhet nudo kanë mbetur thjesht një skicë, që edhe për disa vite të tjera do të vazhdojë të mbetet e tillë, pra një letër e shkarravitur.

    E. ILNICA


    Vangush Mio

    Njeriu i portreteve njerëzore

    TIRANË – Një ndër krijuesit më të mëdhenj të pikturave nudo, Vangjush Mio. Edhe pse ka gjysëm shekulli që është ndarë nga jeta, kohët e fundit Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë ka ekspozuar 110 vepra që rrëfyen “jetën prej artisti”. Piktori që krijoi me aq dashuri portrete njerëzorë e trupa lakuriqësisht të vërtetë, peisazhe plot ndjenjë të hollë e dashuri, më në fund ka treguar “vetveten” në një ekspozitë retrospektivë me vepra në fondi i Galerisë Kombëtare. Numërohen mbi 400 tablo të tij dhe po aq vizatime, të cilat ruhen në studion-muze të piktorit (Korçë), në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Galerinë e Arteve-Korçë dhe në koleksionet e institucioneve të larta. Sipas kritikëve të artit, Mio zë një vend të rëndësishëm në historinë e artit shqiptar, duke u vlerësuar si një nga piktorët realistë të gjysmës së parë të shekullit XX.

    Marre Dita.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    E lexova dje ne gazeten lokale kete, por s'ma morri mendja qe lajmi kish marre dhene. Eshte nje nga gjerat me idioteske qe me kane degjuar veshet. C'jane keto vizita nudo neper muze? Keto plazhe nudo? Dale se kam nje propozim tjeter: Pse te mos lejohet hyrja nudo edhe neper shkolla apo institucione te tjera? Ne fakt, sic eshte nisur, drejt kesaj po shkojme apo jo? Ne kete menyre i kursejme vetes mjaft pune per te rregulluar energjine seksuale, qe sic e dini, shoqerise njerezore i kushton kaq shtrenjte. Unreal!
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Po sikur te nisesh nga vete fakti se njeriu ka ardhur ne kete bote komplet "Nudo" !!
    Veshja eshte dicka e fituar gjate evolimit te njeriut qe fare mire njeriu mund te vendose vete se kur eshte koha per te hequr dore nga kjo !
    Eshte disi heret per lakuriqesi?
    Mbase.......
    Per nje shtrese mbase jo !!
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku

    VIENË – Të “kursehesh” në veshje, nuk është dhe aq keq. Të paktën do të mund të vizitosh falas një nga muzeumet më të veçanta të botës, që gjendet në kryeqytetin austriak. Tipik për ekspozitat nudo, Muzeu i Leopoldit në Vjenë ka ftuar që edhe vizitorët të jenë të tillë, pra lakuriq. Nisur dhe nga vapa e këtyre ditëve të nxehta të korrikut, “të paturpshmit” që do të shohin ekspozitën do të kenë dy favore njëkohësisht; nuk do të djersijnë dhe më kryesorja, hyrja për ta do të jetë falas.
    Me sa di unë , s'ka muzeum apo galeri në botë ( përjashto Shqipërinë...lol ) pa ajër të kondicionuar. Pse s'thoni ju, që paskan për tu plevitos mileti. Paska për të vajtur diarrhea lumë.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Me sa di unë , s'ka muzeum apo galeri në botë ( përjashto Shqipërinë...lol ) pa ajër të kondicionuar. Pse s'thoni ju, që paskan për tu plevitos mileti. Paska për të vajtur diarrhea lumë.
    Opo ju i qani hallin kaloresit se i varen kembet...

    Ata/ato u zveshen, muzene e pane, paret i kursyen dhe te tjereve ja ngriten amperazhin

    Kora,

    Para diarrese, e kane mbushur bombolat e muzeut me gaz nervin...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    Opo ju i qani hallin kaloresit se i varen kembet...
    lol...Pse hipur në kuaj do hyjnë në muze këta nudistët ?

    Interesante qenka.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #7
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga Zeri_i_Mirdites
    Po sikur te nisesh nga vete fakti se njeriu ka ardhur ne kete bote komplet "Nudo" !!
    Veshja eshte dicka e fituar gjate evolimit te njeriut qe fare mire njeriu mund te vendose vete se kur eshte koha per te hequr dore nga kjo !
    Eshte disi heret per lakuriqesi?
    Mbase.......
    Per nje shtrese mbase jo !!
    Zeri, s'me ke lexuar me vemendje. C'mendon ti se mund te ndodhe nese njerezia jetojne ne nje bote komplet nudo?

    Une nuk thashe gje qe natyra e njeriut nuk e pranon nje gje te tille, por a e imagjinon dot se c'mund te ndodhe me instiktet (qe une mendoj se tek njeriu jane kaq te fuqishme, gje qe bie dakort me ate qe ke thene ti) ne nje ambient te tille. Kjo do te ishte kafsheri. Njeriu ka evoluar ne menyre te tille qe te siguroje mbijetesen e vet, prandaj dhe ligjet morale (e kam fjalen per ato qe rregullojne energjine seksuale) jane nje domosdoshmeri. Fale ketyre, nje njeri merr pjese ne nje aktivitet seksual qe ai vete deshiron dhe nuk eshte prone e sulmeve seksuale te padeshiruara. Mos eshte me mire qe rraca njerezore te jetoje, shumohet dhe ngordhe si minjte? Per mendimin tim, kjo gje eshte e frikshme. Ndoshta edhe mund te ndodhe nje dite se kot nuk themi qe civilizimi po jep shpirt.

    ps. tani mos me thuaj qe i vetmi qellim i lakuriqsise eshte admirimi i fizikut "sic na ka bere nena." big mistake
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cupke_pe_Korce : 31-07-2005 më 10:24
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Zeri_i_Mirdites
    Po sikur te nisesh nga vete fakti se njeriu ka ardhur ne kete bote komplet "Nudo" !!
    Veshja eshte dicka e fituar gjate evolimit te njeriut qe fare mire njeriu mund te vendose vete se kur eshte koha per te hequr dore nga kjo !
    Eshte disi heret per lakuriqesi?
    Mbase.......
    Per nje shtrese mbase jo !!
    ZiM,
    Eshte veshja ajo qe ia rrit vleren lakuriqesise dhe eshte lakuriqesia me efektet e saj ajo qe nxjerr ne pah rendesine e veshjes.

    Mendoj se nudizmi kolektiv eshte katastrofe dhe te tilla iniciativa jane marrezi. Besoj se asnjehere nuk do kete "heret" ose "vone" per lakuriqesine. Nje nga arsyet per kete eshte ajo qe ka permend Çupka; pamundesia per te kontrollu insiktet. Thjeshte e papranueshme. Ndersa ne te ri do kishte probleme me instikte, ne pleqeri do jepte ate efketin e kundert. Mendo nja 4-5 plaka qe po ecin rruges... vetem mendoje!

  9. #9
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Lol...duhet te shtoj kete poste qe te mos keqkuptoje njeri

    Une nuk jam per lakuriqesi dhe personalisht nuk shikoj ndonje dobi perveq asaj te kursimeve nga ana financiare!Nga ana tjeter smund te them se kam problem me idividet qe ne hapesiren e tyre private ose ne ambiente te organizuara u pelqen te dalin lakuriq!Personalisht them se veshja e bukur ndihmon po ashtu per te ndezur seksualisht nje person !Jo gjithmone lakuriqesia kryen ate efekt qe gjithesekush e pret.Nganjehere lakkuriqesia eshte "Turn Off"


    Oh...dhe nje dicka tjeter ! Lakuriqesia do veshtirsonte ne menyre masive identifikimin e njerezve! Shume here arrijme te njohim nje person ne distance teper te larget nga rrobat qe ka veshur ! Te zhveshur njerezit do ngjanin te gjithe njelloj.Po mbase nje metode e re identifikuese do ndihmonte....! Shenjat e trupit (kuptohet,per ata qe do kishin)

    Thjesht diskutim.....jam i sigurte qe asnjeri nuk mund ta imagjinoje te ardhmen e veshjes 500 apo 1000 vjet me pas.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 31-07-2005 më 11:50
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #10
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    zogth, Me solle nder mend ato femrat qe i kane vithet me te gjera se gjatesine e trupit, he mo ato qe na vishen me tank tops dhe shorts, dhe qe harrojne te shikojne veten ne pasqyre sesi u varet dhjami nga te kater anet. Pa le keto plakat sykallaisura qe nxjerrin kerthizen dhe kofshet e fishkura me selamet. Te dalin ne pah pasurite te dalin....qe u dalcin xhungat ishalla

    ika tani, se na bete per nje dush te ftohte...me gjithe lecka ama
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Shkrimet e Hershme: Tertuliani mbi lutjen
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 08:34
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •