Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45

Tema: Omar Khayyam

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Omar Khayyam

    Duke menduar se eshte i dashur per shume siq eshte per mua,dhe qe ndoshta nuk e kane,po sjell pak nga Khajami.Perkthimet jane te Nolit.

    Ne bote s`ndisnja,po sme ke pyetur!
    Ne varrs`kercisnja po sme ke pyetur!
    Zot,me zvarrise me pahir se s`lindja
    As s`rronja as s`vdisnja,po sme ke pyetur!
    ***
    Ne vijen qe pershkruaj ne jetim
    S`gjej pikenisje,s`gjej pikembarim:
    Nga erdhem spame ku vemi sdime
    hiq krej,hiq mesi,hiq perfundimi!
    ***
    Nje cark si une e ti po pervijojme
    qe jemi larg e spiqemi vajtojme
    Po ne nje pike po e mbyllim carkun
    dhe puthemi ne varr,ne hiq pushojme
    ***
    Nga qender e dheut ne qiell te shtate u ngjita
    ne fronin e Saturnit u avita
    Dhe shume lidhma e kleqka zgjidha rruges
    Po fatin e njeriut nuk e shqita.

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    prap lot'...
    te filtrohemi .... ne vrullet dhe ne gazet e trishta te Omarit.
    flm.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    *******

    Me i kuqi trendafil i cdo behari
    Nga toka mbin qe piu gjak Qezari:
    Ne gji te kopshtit manushaqja shket
    Prej faqes se vajzes me hulli nga varri.
    ***
    Ah,kjo lendine e njome qe po cel
    Bregut te lumit ku tani po ngel:
    Ah,pshtetu lehte e bute e mos e shkel,
    Se s`di nga cila buze e bukur del!
    ***
    Ah,trendafili me praneveren shkon
    Vjeshta risise fletet ja rrexon:
    ;Bilbili qe ne deget i kendon
    Iken-e kushedi ku fluturon?
    ***
    Ah,pini dhe Khajamit shtjerni!
    Profetet le te flasin-lerini!
    Nje gje eshte e sigurteulja vdes
    Si lulezon-dhe profkat prejini!
    ***
    Edhe aji qe mbledh e shin flori
    Edhe aji qe hedh`e derdh`si shi,
    kur vdesin,nuk behen ar e mjalte:
    Po kalben,myken nen dhe te zi.
    ***
    Te ky karvan-saraj faqe kembyer
    Qe netet dhe ditet ka per dyer,
    Sulltane pas sulltanesh u shtruan
    sa ish e thene-E iken te pa kthyer.
    ***
    Ja, sot gaz paske dhe shendet:Pastaj?
    Ja,mot si te patshim si simjet:Pastaj?
    Ja,qofsh i lumtur njeqind vjet:Pastaj?
    Ja,per cudi,dyqind si mbret:Pastaj?
    ***
    Njeri,margaritar i krijeses
    Q`u shove nga torturat e jeteses,
    Pi kupen e harrimit e te prehjes,
    Ckulu nga pellgu i frikes dhe i shpreses.
    ***
    Kur te gjesh vere, pije pa menduar
    Kur te gjesh vajze ,puthe pa menduar,
    Se as per mjekren time as per tenden
    S`kujdeset zot i madh i lavderuar.
    ***
    Rrote e qkujdesur po vertit dynjane,
    Shenjetoret nuk ja shqiten dot davane,
    Ki mendjen!Neser vdes,merr endrra fund
    Te piu varri,Krimbat do te hane.
    ***
    Leviz Khajam,se kupe e vdekjes vjen,
    Se fati nen rroten te mberthen1
    Pi leng,puth lule!Lart ne qiell s`i gjen!
    Se feja, me parajsen te genjen.

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Omar Khayyam

    Materialin mbi jeten e tij te pergatitur dhe perkthyer nga une si dhe 200 Rubaira te perkthyera nga H.A. Korca mund ti lexoni kėtu .

    Materiali mbi jeten e tij vijon si me poshte:

    Gjėndja politike gjatė shek tė 11-tė luajti njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn dhe formimin e Khayyamit. Fiset turke tė quajtura Seljuq, qė pushtuan Azinė nė shek e 11-tė, krijuan pak a shumė njė perandori e cila pėrfshinte Mesopotaminė, Sirinė, Palestinėn dhe pjesėn mė tė madhe tė Iranit. Seljuq pushtuan gjithashtu toka te Khorasan e me pas, midis viteve 1038 dhe 1040, pushtuan gjithe pjesen veri-lindore te Iranit. Nje nga tiranet Seljuq, Toghrļl Beg, u vet-quajt, sultan i Nishapur ne 1038 dhe me pas (ne 1055) hyri ne tokat Baghdade. Khayyam u rit atehere kur kjo lloj "perandorie' ishte ne pushtet dhe shoqeria po perballej me problemet e vendosjes se nje shteti orthodox Musliman.

    Khayyam, studioi filozofi ne Naishapur. Gjithsesi, kjo nuk ishte koha kur njerez te dijes mund te jetonin e te gezonin, pa probleme. Kishe shanse te mira per te zhvilluar dhe praktikuar njohurite vetem nq se mbeshteteshe nga drejtuesit e vendit. Por edhe ne keto raste, per shkak se grindjet midis pushtetareve ishin te vazhdueshme, sunduesit nuk e kishin jeten e gjate. Khayyami, i pershkruan keto kohe te veshtira per njerzit e dijes ne parathenien e librit “ Studime mbi zgjidhjen e Problemave te Algjebres”. Gjithsesi, Khayyam ishte me pa dyshim nje nga matematicienet dhe astronomet me te zote te kohes. Edhe pse i perballur me veshtiresite e kesaj periudhe, ai shkroi disa libra, perfshire ketu librat : “Probleme arithmetike”, nje liber mbi muziken dhe nje mbi algjebren. Te gjitha keto para moshes 25 vjecare. Ne 1070 , u shperngul ne Samarkand, ne Uzbekistan (nje nga qytetet me te vjetra ne Azine Qendrore). Atje, Khayyam u mbeshtet nga Abu Tahir, jurist i Samarkand, dhe kjo i lejoi atij te shkruante nje nga librat e tij me te njohur mbi algjebren titulluar “Maqalat fi al-Jabr wa al-Muqabila” (Studime mbi zgjidhjen e Problemeve te Algjebres).

    Toghirl Beb, krijuesi i dinastise se Seljuqėve, e beri Esfahan, kryeqytetin e sundimeve te tij, dhe nipi i tij Malik-Shah ishte tirani i ketij qyteti qe nga viti 1073. I ftuar nga Malik-Shah, Khayyam ju bashkua grupit te astronomeve ne Vezhguesin e Esfahan, ku per 18 vjet ai drejtoi, shkencetaret pergjate studimeve. Politikisht, keto vite ishin te qeta, kjo i dha mundesine Khayyam te perqendrohej teresisht ne studimet e tij.

    Kur ishte duke punuar mbi tabelet astronomike (titulluar : Ziji-Malikshahi), ne Esfahan 1079, Omar bashke me 7-te burra te tjere te dijes, u punesua, perseri nga Malik-Shah, per riformimin e kalendarit Diellor. Kalendari i ri u quajt "Kalendari i kohes se Jalalit", kjo sipas Jalal-uddin, njerit prej emrave te mbretit. Kjo llogaritje e kohes ja kalonte llogarive te periudhes se Julianit dhe i afrohet per nga perpikmeria stilit Gregorian.

    Khayyam e llogariti gjatesine e vitit si 365.24219858156 dite. Dy fakte qe duhen mbajtur mend dhe ja vlejne per tu permendur ne lidhje me kete llogaritje jane : Se pari, te arrish ne nje perfundim kaq te sakte duhet te jesh shume i sigurt ne vetvete dhe ne llogarite qe ke bere. Sot ne e dime se gjatesia e nje vitit ndryshon ne vendin e 6-shte te thyeses dhjetore, pergjate jetes se nje njeriu. Fakti se ai llogaritit deri ne rendin e 11-te na jep mundesine te shikojme ndryshimin me saktesi. Dhe se dyti, nq se keto llogaritje do te krahasoheshin me llogaritjet e bera ne shek. E 19-te (365.242196 dite) si dhe rezultatet e nxjera ne ditet tona ( 365.242190 dite), ato jane shume te peraferta.

    Ne 1092 gjendja politike e nderpreu vrullin e studimeve per Omar. Malik-Shah vdiq ne dhjetor te atij viti dhe nje muaj me pas, ne nje udhetim nga Esfahan ne Baghada, u vra nga nje grup terorist i quajtur "Assassins", veziri i tij Nizam al-Mulk. Gruaja e dyte e Malik-Shah zuri vendin e te shoqit, por per shkak te moskuptimeve qe kish pasur me Nizam al-Mulk, perkrahesit e tij, ishin kunder saj.

    Ne kete kohe fundet per studimet astronomike tek Vezhguesi, mbaruan si dhe zhvillimi i kalendarit te ri u nderpre. Ne kete kohe Khayyam u sulmua dhe nga orthodoxet Muslimane, sipas te cileve mendja e tij kishte shume pyetje dhe kjo nuk perputhej me besimet e tyre.

    Edhe pse pas vdekjes se Malik-Shah, Khayyami nuk kishte me mbeshtete politike, ai vazhdoi te shkruante. Ne nje nga esete e asaj kohe ai shkruan per sunduesit e meparshem te Iranit, dhe i pershkruan si njerez te nderuar, te cilet mbeshteten jeten shoqerore, shkencen dhe dijen.

    I biri i 3-te i Malik-Shah, Sanjar, guvernator i Khorasan, u be sunduesi i te gjithe perandorise Seljuq ne 1118. Pak kohe pas ketij ndryshimi, Khayyam levizi nga Esfahan ne Merv (sot Mary, Turkmenistan), qytet te cilin Sanjar e beri kryeqytet te perandorise. Sanjar krijoi nje per mesimin Islamik ne Merv, ku Khayyam vazhdoi te shkruante nje ese mbi matematiken.

    Tek kjo ese ai ka shkruar zgjidhje algjebrike para librit te tij te famshem mbi Algjebren. Keto zgjidhje e ēuan Khayyamin ne zgjidhjen e ekuacionit kubik te llojit x^3 + 200x = 20x^2 + 2000 , ai gjeti nje renje pozitive te ketij kubiku duke konsideruar kryqezimin e nje hiperbole drejtkendore dhe nje rrethi. Ai gjeti nje zgjidhje tjeter te perafert numerikisht me te paren, duke perdorur kete rradhe tabelat trigonometrike. Eshte i cuditshem fakti se Khayyam arsyeton qe zgjidhja e ketij kubiku kerkon perdorimin e seksioneve konike dhe se nuk mund te zgjidhet me vizore apo kompas, nje arsyetim ky qe u vertetua vetem 750 vjet me vone. Ai zgjidhi 13 forma te ekuacioneve kubike. Ne keto shkrime ai shprehej se deshira e tij ishte te mbaronte keto llogaritje me sukses ne menyre qe te kishte mundesine te shkruante nje liber ku te shpjegonte gjithe teorine e ekuacioneve kubike. Dhe sic dihet ai ja arriti ketij qellimi me librin “Maqalat fi al-Jabr wa al-Muqabila” (Studime mbi zgjidhjen e Problemeve te Algjebres). Ne kete liber ai gjithashtu jep fakte historike me te cilat mbron idene se Greket nuk kishin lene asnje lloj llogaritje apo arsyetimi mbi teorine e ekuacioneve kubike. Dhe sipas studimeve del se Khayyami (edhe pse te tjere para tij kane folur per ekuacionet kubike) ka qene i pari qe dha nje teori dhe arsyetim te permbledhur mbi keto ekuacione.

    Nje tjeter arsyetim qe duhet mbajtur mend nga ky liber eshte perfundimi se nje ekuacion kubik mund te kete me shume se nje zgjidhje te sakte. Ai zhvillon qarte kete perfundim ne liber, por fatkeqsisht nuk ishte ne gjendje te gjente kubikun i cili kishte tre zgjidhje. Gjithsesi ai shprehet se ndoshta te tjere pas tij do e gjejne kete zgjidhje. Keta "te tjere" ishin del Ferro, Tartaglia dhe Ferrari ne shek e 16-te.
    Ne librin e tij te algjebres, Khayyam i referohet dhe nje libri te meparshem shkruar nga ai, I cili sot nuk gjendet si dokument. Sipas referimit del se tek ky liber, Khayyam ka diskutuar trekendeshin e Pascalit. Ai ishte i pari qe zhvilloi dhe dha materiale mbi teoremen e Binomit si dhe percaktoi koeficientet binominale. Khayyami ishte i pari gjithashtu, qe zhvilloi shtrirjet binominale kur eksponenti eshte nje integral pozitiv. Gjate studimeve te tij zgjeroi dhe ju dha kuptim llogaritjeve te Ekulidit mbi thyesat (me pare propozuar nga Eudoxus) si dhe zgjidhi shumezimin e thyesave, edhe pse kjo nuk ishte teresisht arsyeja e fillimit te studimeve te tij. Ai gjithashtu shtroi pyetjen nese nje thyese mund te konsiderohet si numer, por nuk ju pergjigj vete kesaj pyetje.

    Omar Khayyami zhvilloi nje metode te sakte per gjetjen e gravitetit ne raste te vecanta si dhe shkruajti dy libra mbi metafiziken te quajtur "Risala Dar Wujud" dhe "Norooz Namah".

    Jashte botes se matematikes, Khayyam eshte njohur per pothuaj 600 poema te shkurtra, me kater vargje te quajtura Rubaiyat (strofat). Ne anglisht Rubairat jane perkthyer fillimisht nga F. Noli , ndersa ne anglisht nga Edward Fitzgerald (1859). Shume nga strofat e tij, jane hasur dhe me pare ne letersine Persiane dhe vetem 120 prej tyre mund te konsiderohen plotesisht te tijat. Por gjithesesi fama e ketyre strofave ka bere qe shpesh vlerat e Khayyamit ne fushat e tjera te duken me pak e rendesishme se ne letersi. Ne histori, njihet si nje nga pak (pėr tė mos thėnė i vetmi) matematikan dhe poet.

    Nga librat dhe punimet e tij nė fusha tė ndryshme vetėm 10 libra dhe tridhjetė monografe janė sot tė dokumentuara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 09-08-2006 mė 09:10

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fiori, pergezimet me te mira per kete pune qe ke bere !

    Eshte vertet nje mrekulli jeta dhe vepra e ketij njeriu te jashtzakonshem.

    Te lumte Fiori !

    Te uroj suksese kudo !

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Omar Khajam dhe Poezite e tij

    Mendoj te hedh ne forum poezite e Omar Khajam pasi une i konsideroj si perlat boterore dhe vlen te ndodhen edhe prane ketij forumi.
    Pa u merzitur odeoni pak e nga pak do ti sjell ketu te tera per ju bashkeforumas.

    Naten kur flija, me tha shpirti; "Pi!
    Ne gjume e ne Varr s`ka lumturi;
    Ngrehu! Sa rron, zbraz Kupa dhe puth Cupa."
    Ke shekuj qe te flesh ne qetesi.


    Ne enderr, kur agimi zbardhellonte,
    Nje ze nga Taverna po gjemonte:
    "Cohuni, djem, e Vere sillnani,
    Se fati na e thau lengun sonte."

    Dhe posa ne Taverne kendoi gjeli,
    Besniket jashte thirren: "Portat celi!
    E shkurter eshte jeta, ja, u plakem
    Dhe mbeti si kofini pas se vjeli."

    A e dini perse kendesi po kendon
    Menate dhe nga gjumi po te zgjon?
    Qe shkoi nje dite po te lajmeron,
    Dhe ti, shkujdesur, fle dhe enderron.

    U gdhi! Me vere zemren zbardhelloj
    Perdhe cdo fe te Nates derrmoj:
    Ne Djall Parajsen e perjete dergoj,
    Gershetin me Llaut' e lavderoj.

    Kur diellin, me zjarr kurorezuar,
    E pret nga pas Natyra faqeshkruar
    shoqen me mall e shoh n'gjume shtruar
    Dhe foshnjen buzeqeshur me te zgjuar.

    Omar Khajam.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir ben qe i ri-sjell keto xhevahire.. o dik.. por duhet gjithmon te vesh autoret..
    ne kete rast shqiperuesin..
    Pra te thuash rubairat e khajamit nga Fan Noli..
    Nejse..

    Ka dal nje liber mbi jeten e nje studiuesi te Khajamit.. per te cilin e kam postuar njiher nje si njoftim ketu..
    eshte shum interesant te lexohet per te kuptuar vet khajamin, filozofine e tije dhe cfar ndodhi e ndodh ne ato hapsirat ku jetoi khajami e ku lulezoi ai art shkenc e filozofi mahnitese qe po e quaj epoke e Khajamit me shoke..

    dhe gjej nje nick tahmėm a derbardhė .. c'esht kjo..dikush.. aman..

    psh me duhet te shkruaj une kte fjali..

    me tha dikush se dikushi kish blere nje biciklete te re..
    ??? pra u be lemshi.. si si cfar qysh do thot tjetri se smora vesh gje..

    pra nicku yt veshtirson dialogun e kjo nuk eshte mencuri..
    lehteso sa te mundesh njerzit..kjo eshte mencuria..

    me tha dikush se Beni apo trifoni apo "kaprolli" apo Ceni kishte blere biciklet..
    Pra cdo gje eshte e qarte..

    apo.. do vete ne hotel me hotel madridin.. e aty na pret une dhe ti..

    si si qysh ca thua mo.. thot tjatri.. ec e sqaroje..

    sikur te treegonin me shum mencuri nick-venesit do thuhej lehte e do kuptohej lehte..

    do vete ne hotel me "Zenelin" e aty na pret "Pelikani" apo Sinani.. etj.







    dhe i ven dhe moderator kta me nicka lemsh e li..

  8. #8
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ...dhe gjej nje nick tahmėm a derbardhė .. c'esht kjo..dikush.. aman..

    psh me duhet te shkruaj une kte fjali..

    me tha dikush se dikushi kish blere nje biciklete te re..
    ??? pra u be lemshi.. si si cfar qysh do thot tjetri se smora vesh gje..

    pra nicku yt veshtirson dialogun e kjo nuk eshte mencuri..
    lehteso sa te mundesh njerzit..kjo eshte mencuria..

    me tha dikush se Beni apo trifoni apo "kaprolli" apo Ceni kishte blere biciklet..
    Pra cdo gje eshte e qarte..

    apo.. do vete ne hotel me hotel madridin.. e aty na pret une dhe ti..

    si si qysh ca thua mo.. thot tjatri.. ec e sqaroje..

    sikur te treegonin me shum mencuri nick-venesit do thuhej lehte e do kuptohej lehte..

    do vete ne hotel me "Zenelin" e aty na pret "Pelikani" apo Sinani.. etj.







    dhe i ven dhe moderator kta me nicka lemsh e li..
    Brari, mendje mendje kjo dynja, aq me teper neper keto livadhet virtuale....une p.sh. nuk rri te vras shume mendjen se ca do me thene 'brari' se ndaj eshte nickname/llagap, jo emer.

    Sa per dialoget bej si te besh tani....po u lodhe shume do te te kompensoj.

    P.S. Kaprodhit si i shkon bicikleta? Gjuetaret ankohen se thone nuk e kapim dot qe diten qe bleu biciklete

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga diikush
    Keto vargjet i pata kerkuar dhe i gjeta diku te postuara nga Indriti (qe ka pas shkruar edhe ne kete forum) keshtu qe, faleminderit Indriti.
    .
    Edhe une te them flm qe i solle ketu serish
    Po postoj ne kete teme tju tregoj se akoma jam anetar ketu megjithese jo aq i rregullt sa dikur.
    Po tregoj dicka mbi personalitetin e tij me poshte.
    Nderkohe qe edhe per te gjithe ata qe nuk kane pasur mundesi ta shohin Kayyamin po sjell edhe nje foto te tij.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Omar Al-Khayyam
    (1044 - 1123 C.E.)


    Omar Al-Khajami ishte nje matematikan dhe astronom i shquar. Ai ishte gjithashtu i njohur si poet, filozof dhe fizikant. Ne librin "Historia e Filozofise perendimore", Bertrand Rusell veren qe Omar Kajami ishte i vetmi njeri qe ai njihte i cili ishte poet dhe matematikan ne te njejten kohe. Ne vitin 1079 C.E. Omar Khajami rregulloi Kalendarin Diellor. Kontributi i tij ne Algjeber u vleresua ne gjithe Europen. Ne Perendim ai njihet per permbledhjen poetike me titullin "Rubaiyat" (Strofat) e cila u perkthye nga Edward Fitzgerald ne 1859. Emri i tij i plote ishte Ghijath al-Din Abul Fateh Omar Ibn Ibrahim al-Kajam.

    Omar Kajami lindi ne vitin 1044 ne Nishapur, kryeqyteti i Khurasanit (ne Iran). Ai njihet si Persian. Megjithate nje nga mendimet eshte qe paraardhesit e tij ( nga fiset arabet te quajtura Khajami ) emigruan dhe u vendosen ne Persi. Omar Kajami u edukua ne Nishapur. Pervec kesaj ai udhetoi edhe ne shume institucione me reputacion ne fushen e diturise perfshire ketu ate te Bukhara, Balkh, Samarkand dhe Isfahan. Pjesen me te madhe te jetes se tij ai e kaloi ne Nishapur ( Azia Qendrore ). Omar Al-Kajami ishte bashkekohes i Nizam al-Mulk Tusit. Ai vdiq ne vitin 1123 e.r. ne Nishapur.

    Kajami dha nje kontribut te madh ne Matematike dhe vecanerisht ne Algjeber. Libri i tij rreth Algjebres, me titullin "Makalat fi al-Xhabr wa al-Mukabila" mundesoi zhvillim te madh ne kete fushe. Ai cilesoi shume ekuacione algjebrike bazuar ne nderlikimin e tyre dhe njohu 13 forma te ndryshme te ekuacioneve kubike. Omar Khajami zhvilloi nje menyre gjeometrike ne zgjidhjen e ekuacioneve, e cila perfshiu nje perzgjedhje gjeniale te koneve te rregullta. Ai zgjidhi ekuacione kubike duke kryqesuar nje parabole me nje rreth. Omar Kajami ishte i pari qe zhvilloi teoremen e binomit dhe percaktoi koeficientet binominale. Ai zhvilloi shtrirjen binominale per rastin kur eksponenti eshte nje integral pozitiv. Omar Khayyam ne librin e tij te Algjebres i referohet nje libri tjeter qe njihet si Trekendeshi i Paskalit. Ky liber nuk gjendet me ne kohet e sotme. Ai e zgjeroi punen e Euklidit duke dhene perfundime te reja te raporteve dhe duke perfshire ketu edhe shumezimin e raporteve. Ai ndihmoi ne teorine e vijave paralele.

    Omar Al-Kajami eshte i famshem per nje tjeter veper te tij e cila e ndihmoi gjate kohes kur ai po punonte per Sulltanin Selxhuk, Malikshah Xhelaludini. Atij i kerkuan te zhvillonte nje Kalendar Diellor te perpikte i cili do te perdorej per mbledhjen e te ardhurave shteterore and qellime te tjera administrative. Per te plotesuar kete detyre, Omar Kajami nisi detyren e tij ne observatorin e ri ne Ray ne vitin 1074 e.r. Kalendari i tij i quajtur "Al-Tarikh-al-Xhelali" (Rruga e Xhelalit) eshte superior ne krahasim me kalendarin Gregorian dhe eshte i perpikte brenda nje dite ne 3770 vite. Ai percaktoi qe gjatesia e vitit perbehej nga 365.24219858156 dite. Kjo tregon qe ai e njihte rendesine e perpikmerise duke dhene rezultatin ne 11 thyesa dhjetore. Gjatesia e vitit ne kohet tona njihet 365.242190 dite. Kjo shifer krahasuar me ate dhene prej Omer Kajamit ndryshon vetem tek shifra e gjashte e thyeses dhjetore.

    Kajami ndihmoi gjithashtu edhe ne fusha te tjera shkencore. Ai zhvilloi nje metode per percaktimin sa me préciz te peshes specifike. Ai shkruajti dy libra rreth metafizikes, "Risala Dar Wujud" dhe "Nauruz Namah". Si poet, Kajami njihet per "Strofat" e tij. Temat e tij perfshijne mistike komplekse dhe mendime filozofike.

    Dhjete libra dhe tridhjete monografe te Omer Kajamit kane mbijetuar. Keto perfshijne kater libra rreth matematikes, nje rreth algjebres, nje rreth gjeometrise, tre rreth fizikes dhe tre libra rreth metafizikes. Kajami dha ndihmese te madhe ne zhvillimin e matematikes dhe gjeometrise analitike e cila ishte me perfitim te madh per Europen disa shekuj me vone.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •