Mbase titulli ju duket pak i cuditeshem, por ai tregon nje te vertete. Nuk eshte e para here qe diskutime te vlefshme, fshihen nga nje moderator, te cilit i mungon njohuria dhe profezionalizmi per te manaxhuar shkrimet e krishtere. Eshte e drejta e moderatoreve qe te manaxhojne dhe te mirmbajne faqet e tyre, por kjo duhet bere me profesionalizem dhe pergjegjesi. Le te flas me konkretisht.
Ne faqen orthodhokse, une pasi lexova disa shkrime te moderatorit Albo, pashe se kishte disa gjera qe nuk shkonin drejt, dhe pa gjykaur askend bera disa pyetje. Detyra fillestare e cdo shkruesi eshte, qe ai te jete ne gjendje qe te diskutoje me lexuesit, kur ata kane pyetje qofte dhe kundershtime te ndryshme( gjithmone ne lidhje me temen). Keshtu une nisur nga ky parim themelor dhe moral i drejtova disa pyetje Albos, si shkruesi i kesaj teme. Por ai ne vend qe te sillej bute dhe i pergjeegjshem ne diskutimin ne fjale, filloi me menyren e tij brutale dhe ofenduese. Kjo pak rendesi ka per mua, kryesorja eshte te dime te diskutojme edhe me ata qe na kundershtojne, dhe me pas te veprojm me pushtetin qe kemi, gjithmone vetem ne se ka fyerje dhe ofeza te cilat jane jashte moralit tone te krishtere. Kjo menyre sjellje e ketij moderatori, ka bere qe ajo faqe te thahet dhe te mos kete vizitore dhe diskutante, prandaj ne ate faqe do te gjeni vetem emrin e Albos, i cili vete shkruan, vete lexon, vete pyet dhe vete pergjigjet. Por le te vijme me poshte.
Pasi une e lexova shkrimin e shkrojtur prej Albos, i solla dhe pikat e mija kundershtuese, pa fyer askend. Me pas Albo nuk ishte ne gjendje qe te jepte pergjigje ( per kete si ve faj), dhe atehere une e nderpreva diskutimin tim dhe i thashe: "Albo ke te drejte". Kete e bera se ai filloi nje sulm i cili te them te drejten me prishte paqen. Por nje dite me pas shoh se nje i krishtere tjeter orthodhoks, zoti Seminaristi, kishte dhene disa pergjigje. Nuk po ndalem tek pergjigjet dhe nuk e gjykoj ate per cka ai eshte pergjigjur, pasi cdo kush eshte i lire te shprehe mendimin e tij te krishtere. Keshtu me Seminaristin filluam te diksutojme me nje fryme butesia, krejt te kundert me ate te Albos, duke mbeshtetur secili bindjet e tij. Por cfare ndodhi?? Pasi diskutimet arriten ne pika shume te rendesishme te beses ne Krisht, Albo me miopine e tij ne njohuri, i fshiu te gjitha. Cfare tregon nje veprim i tille? Une nuk e di se si ndjehet Seminarist, i cili investoi (ashtu si dhe une) pune te madhe. Por po keshtu nuk e di se si ndjehen ata pak lexuese ( mbase orthodhokse) qe e ndiqnin kete teme, kur pane se admin. i kishte rene me te prere duke e fshire. Keshtu une vendosa ta sjell kete teme ne kete faqe te krishtere, ku te dikutojme te lire dhe pa Albon mbi koke. Po keshtu dua te them se, e falenderoj moderatorin tone, vella Livein. i cili eshte shume profesional ne manaxhim te kesaj faqe, ku na jep mundesine qe ta ndjeme veten me te afruar me njeritjetrin, edhe pse ne disa gjera nuk mund te jemi dakort. Eshte per tu cuditur fakti se, Albo hyri disa kohe me pare ne kete faqe, dhe filloi ofensiven e tij, por asnje shkrim dhe asnje presje nuk ju hoq. Perese? Sepse ketu ka besimtare dhe moderator besimtar, i cili udhehiqet nga Fryma dhe jo nga Mishi. Mendoj se kur shohim nje pune te frytshme duhet edhe te falenderojme, sepse Zoti thote: jini mirenjohes ndaj atyre qe ju sherbejne.
Tani do te sjell konkretisht ceshtjet kryesore , qe une dhe Seminarist ishim duke diskutuar ne faqen orthodhokse. Por se pari me duhet te them se cila ishte pyetja ime, dhe perse une e bera nje peytje te tille ne shkrimin e Albos.
Diku ne shkrimin e Albos thuhej: Orthodhoksit pranojne te barabarte ne fuqi edhe Shkrimin e shenjte, edhe mesimin e tradites. Tani pyetja ime ishte: Nese mesimi i tradites bije ndesh me mesimin e shkrimit te shenjte, ke duhet te pranojme, Shkrimin apo traditen? Si pergjige nga Albo mora vetem fyerje ndaj protestnizmit dhe ofendime. Ateher une e solla me konkrete pyetjen, e cila ishte: Pagezimi i femijeve,i cili vjne nga mesimi i tradites, a nuk bie ndesh me mesimin e Shkrimit te shenjte? Por albo e shtoi me tej dozen. Keshtu une e nderpreva diskutimin. Me pas erdhi Seminarist dhe ngjarja rodhi ashtu sic e tregova me siper. Tani diksutimi yne me Seminaristin mbeti ne keto tri ceshtje:
1- Pagezimi i femijeve bie ndesh me mesim i shkrimit?
2- Seminarist pohon se Perendia e krijoi njeriun te gabueshem, dhe ceshtja eshte: si e krijoi Perendia njeriun?
3-Seminarist thote se, Shkrimi i shenjte eshte veper krijuese e Kishes dhe jo e Perendise, dhe kisha e krijoi kete shkrim si efekt i rrethanve me te cilat u ndesh. Cili eshte mendimi juaj per kete.
Tani ju ftoj te gjitheve qe ta vazhdojme kete diskutim, sepse ka vlera per te gjithe ne te krishteret.
Zoti ju bekofte.
Deshmeusi.
Krijoni Kontakt