Close
Faqja 4 prej 31 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 305
  1. #31
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ne kete sens eshte edhe kutpimi i njeriut frymor nga njeriu mishtor.

    Frymor, nuk do te thote se fryma, tek njeriu, eshte prej Zotit, ndersa mishtor, se trupi vjen nga djalli. Frymor do te thote te kesh cilesine e natyres se re, se natyres para renies, ndersa mishtor, te rish ne natyren e vjeter, ate te pasrenies.


    Ne natyren e re, njeriu merr pjese me ane te pagezimit per te gjithe ata qe kane trasheguar natyren e vjeter, dmth kjo perfshin edhe foshnjat, perderisa keta lindin me ate natyre te rene. Pra baza e natyres se re, nuk eshte mendja, por natyra e vjeter, ashtu sikurse baza per natyren e vjeter se trasheguar nuk eshte mendja, por renia nga natyra e pare prej Adamit.

    Sepse ashtu sikurse njeriu nuk e trashegon natyren e rene atehere kur ai rritet, kur ai vendos vete per ta trasheguar ate, keshtu edhe pagezimi, si rilindje shpirterore i mundesohet edhe foshnjave, qe lindin me natyre te rene.

    Te mos pagezosh foshnjat, do te thote tu mohosh pikerisht natyren e re qe ne vogeli, per te cilen natyre njeriu eshte krijuar ne fakt, edhe ta lesh ate ne dore pushtetit te vdekjes.

  2. #32
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    C'lidhje kishte ky shkrimi yt me temen, me te vertete nuk mund ta kuptoj. Nje nga rregulloret e forumit eshte qe shkrimet jashte teme te fshihen. Per kete arsye po ta fshi shkrimin, i cili jo thjesht nuk kishte te bente fare me temen ne fjale, por mu desh ta lexoja shume here se mos gjeja sikur edhe nje pike te vogel ne lidhje me temen, por me kot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 17-07-2005 mė 03:17

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    ne Gjenezen 3:3, thuhet


    "por nga fruti i pemės qė ėshtė nė mes tė kopshtit Perėndia ka thėnė: "Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do tė vdisni"".
    Eshte me te vertete per t'u cuditur me shtremberimin qe i ben shkrimeve! Ja cilat jane fjalet egzakte te Perendise.

    por mos ha nga pema e njohjes te se mires dhe te se keqes, sepse diten qe do te hash prej saj ke per te vdekur me siguri".
    Ti sjell zanafillen 3:3 por nuk tregon se te kujt ishin ata fjale. Ja ta shohim qe ne vargun e pare.

    1 Por gjarpri ishte mė dinaku ndėr tė gjitha bishat e fushave qė Zoti Perėndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: "A ka thėnė me tė vėrtetė Perėndia: "Mos hani nga tė gjitha pemėt e kopshtit?"".

    2 Dhe gruaja iu pėrgjegj gjarprit: "Nga fruti i pemėve tė kopshtit mund tė hamė;

    3 por nga fruti i pemės qė ėshtė nė mes tė kopshtit Perėndia ka thėnė: "Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do tė vdisni"".
    Keto pra nuk jane fjalet e Perendise, por te gruas (njeriut). Dhe ketu ndodhet e keqja, se njeriu i merr fjalet e Perendise dhe heq disa pjese dhe shton te tjera. Gruaja hoqi pjesen ku thote se diten qe do te haje nga fruti do vdese me siguri dhe shton dicka tjeter qe Perendia nuk e kishte thene; "mos e prekni".

    Seminarist, kjo gje fatkeqesisht ndodh edhe me ne sot. Disa pa qellim te keq dhe disa te tjere me qellim i shtremberojne fjalet e Perendise. Shpresoj dhe uroj qe shtremberimi qe ke bere ti dhe qe vazhdimisht po ben ne lidhje me pagezimin e foshnjeve, te kete qene pa qellim te keq.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Seminarist, qe ne fillim edhe une edhe Deshmuesi te kemi thene se ne bibel nuk gjen as edhe nje varg qe te flase per pagezimin e foshnjeve, ne nje kohe qe kemi shume vargje qe flasin per pagezimin kur dikush konvertohet ne Krisht.

    Por ti thua se gjithashtu nuk gjejme asnje varg qe te kundershtoje pagezimin e foshnjeve. Ky lloj logjikimi nuk eshte i drejte pasi nuk ka se si te shkruash per dicka qe nuk ka egzistuar. Nje gje e tille do ishte paralog. Le te jap nje shembull. Ne po diskutonim ne kete teme per pagezimin dhe anetari me pseudonimin "kurkush" nderhyn dhe flet per mungesen e lirise qe ka ketu ne forum dhe per moderatoret dhe administratoret. A jane te logjikshme keto veprime. Dikush qe lexon keto shkrime do thote me veten e tij: "po ketij si i erdhi, per gjera te tjera diskutojme ne dhe te tjera na futi ne mes" E njejta gje ndodh edhe me biblen. Si ka mundesi qe psh. Pali te jete informuar per problemet e kishes se Korinthit dhe ne mes ti fusi nje varg per pagezimin e foshnjeve. Me siguri besimtaret e kishes se Korinthit do thonin: "Po ky u cpati, u cmend? Perse na thote qe te mos pagezojme foshnjet, ne nje kohe qe as na ka shkuar ne mend nje gje e tille!!!?

    Persa i perket asaj qe ti thua ne lidhje me rrethprerjen, pra qe ashtu sic rrethpriteshin foshnjet, ashtu duhet edhe te pagezohen je gabim, pasi ne rastin e pare ne kemi nje urdher te prere te Perendise dhe ne rastin e dyte ne nuk kemi as edhe nje cerek vargu nga ku do mund te nxirnim konkluzionin se foshnjet duhen pagezuar. Eshte me te vertete per tu mahnitur per guximin ( lexo thrasos, jo tharos) qe ju keni duke bastarlluar shkrimin ne nje menyre te tille. Ja se sa te qarte e ka bere Perendia ceshtjen e rrethprerjes ne Dhjaten e Vjeter.


    9 Pastaj Perėndia i tha Abrahamit: "Nga ana jote, ti do ta respektosh besėlidhjen time, ti dhe pasardhėsit e tu, nga njė brez nė tjetrin.

    10 Kjo ėshtė besėlidhja ime qė ju do tė respektoni midis meje edhe jush, si dhe pasardhėsve tė tu pas teje: ēdo mashkull qė ndodhet midis jush do tė rrethpritet.
    A e sheh se kur Perendia do te transmetoje gjera te rendesishme ne popullin e Tij, ben cmos qe ti sqaroje keto gjera ne menyre qe te mos kemi asnje dyshim? Nese pagezimi i foshnjeve do ishte kaq i rendesishem nuk do te na e thoshte Perendia?

    Por cfare ndodhi kur kisha filloi te perhapej edhe nder jo hebrenj? Filluan disa te mesonin se pervec besimint ne Krisht duhet qe besimtaret te rrethpriten. Lavdi i qofte Perendise qe nje rast te tille nuk na e la pa shpjeguar, ashtu sic Ai ben gjithmone me bijte dhe bijat e Tij. Pali e ka shpjeguar mjaft mire ceshtjen e rrethprerjes tek Galatasit. Po mire them une dhe kushdo qe mendon logjikisht, A nuk do ishte ky nje rast ideal per Palin qe te inkurajonte besimtaret e Galacise qe ata, ne vend qe te rrethpritnin femijet e tyre, t'i pagezonin ata? Sigurisht, por nuk kemi as edhe nje "hint" te vogel mbi kete ceshtje.

    Keshtu pra Seminarist eshte me e qarte per ata qe jane ne Fryme se pagezimi i foshnjeve eshte nje mesim i huaj per Kishen e Perendise, per Nusen e Tij.

    Edhe dy vargje te fundit;

    36 Dhe, ndėrsa po vazhdonin rrugėn, arritėn nė njė vend me ujė. Dhe eunuku tha: ``Ja uji! Ēfarė mė pengon tė pagėzohem?``.


    37 Dhe Filipi tha: ``Nėse ti beson me gjithė zemėr, mund ta bėsh``. Dhe ai u pėrgjigj duke thėnė: ``Unė besoj se Jezu Krishti ėshtė Biri i Perėn
    disė``.

    Ja se cthote Filipi. Nese ti beson me gjithe zemer. Pra nese Ai nuk do besonte, nuk mund te pagezohej. Po si mund te pagezosh foshnjet kur ata nuk kane besuar???

    Une nuk kam me se cte them ne lidhje me Pagezimin. Mendoj se kjo teme u konsumua dhe e vetmja gje qe do bejme eshte te perserisim te njejtat gjera. Nese je dakort edhe ti Seminarist, sygjeroj qe ta mbyllim kete diskutim. Nese ti ke akoma gjera per te thene, sigurisht qe je i lire dhe nga une (si moderator flas tani) nuk do pengohesh asnjehere, jo vetem per kete teme por per cdo teme qe ti mendon se ja vlen te shkruash ketu ne forumin tone.

    Pershendetje te sinqerta,

    Livein.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #35
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257

    Pershendetje!

    Pershendetje.

    Me pelqen qe keni kohe dhe merreni me diskutime. Zoti ju bekofte.

    Seminarist! Pas nje kohe te gjate u duke. Ke ngelur pak mbarapa me programin, sepse nuk me ke kthyer pergjigje per nje teme. Diku me kishe kerkuar te te pergjigjesha per disa ceshtje dhe e bera por nuk pashe ndonje reagim nga ana jote.

    Nejse. Sic e thote edhe emri yt ose me mire pseudo qe ke vene, je thjesht per seminare, por te pakten ata qe japin seminare kane edhe bazen dhe materialin e caktuar. Ndersa ti perpiqesh te diskutosh ne ajer. Perse e them kete. Te gjithe keta vellezerit e mi ne Krisht ketu jane perpjekur te te argumentojne faktet qe ata sjellin me vargje ne Bibel. Kurse ti vazhdon me teori.

    Kjo eshte nje e mete e ortodokseve besimtare qe e ndesh ne te gjithe. Juve edhe Biblen t'ua sjellesh perpara syve nuk do te besoni asnje fjale. Po te them dy raste konkrete qe me kane ndodhur.

    Jetoj ne Greqi me sakte ne Athine. Ketu me ortodokse ke te besh cdo dite. Qe te mos zgjatem, po diskutoja me nje besimtar ortodoks grek lidhur me cfare besojme secili nga ne. Diskutuam rreth dy ore dhe ndersa po i sillja fakte nga Bibla dhe me Bibel ne dore qe te dy, ai akoma ishte tek Shen Maria dhe tek Shenjtoret e tjere qe ju keni. E thote Bibla thoshte ai po ja Shen filani keshtu e Shen filani ashtu. Ishte shume e habitshme.

    I dyti ndodhi nje jave me pare. Kete rradhe diskutuesi ishte shqiptar. Ishte me i qete por edhe ate e kishte zene e njejta semundje. Pyeste parreshtur dhe cdo pyetje e tij fillonte me frazen:"Si e komenton kisha juaj kete apo ate...." dhe nuk ia vinte shume veshin asaj qe i thuej se nuk e komenton kisha apo e thote kisha por Bibla. Dukej se ai njeri nuk e kishte lexuar Biblen asnjehere dhe keshtu vendosa ta pyes. Dhe pergjigjia ishte 'jo'. Kishte lexuar vetem komente dmth shpjegime qe i ishin bere Bibles, nga njerez te besimit ortodoks.

    Nuk jane te vetmet raste. Ketu ku jetoj i gjithe pallati ka besimtare ortodokse. U flet me Bibel dha ta kthejne me shenjtore. Padituri. Mosnjohje e se vertetes. Vetem keshtu mund ta komentosh kete gjendje.

    Nese me te vertete e do Zotin dhe kerkon te ecesh ne rrugen e Tij, merre fjalen e Tij dhe lexoje. Lexoje dhe studioje dhe do te njohesh thellesite e Perendise. Do te shohesh se kush eshte Perendia per te cilin ke degjuar, do ta njohesh, do te shijoj dashurine e Tij, thellesite e kesaj dashurie. Do kesh nje zemer te mbushur me paqe, me gezim te papershkrueshem, plot me dashuri. Do te jetosh cdo dite me Perendine dhe Ai do te jete Ati yt dhe ti biri i tij. Veshtiresite ne jete do te jene si ato rrekete e vogla te shiut, qe i kapercen me nje hap te vogel, sepse Ati do te kujdeset.

    E Tij eshte cdo gje dhe Ai kujdeset per bijte e Tij. Nuk ke shijuar asnjehere nje dashuri te tille ne jeten tende, sepse eshte dashuri hyjnore qe nuk krahasohet me dashurine tokesore dhe kete dashuri hyjnore e shijon vetem ai qe jeton me Perendine dhe uroj qe nje dite te njohesh dhe shijosh kete dashuri.

    Persa i perket temes qe diskutoni jane sjelle besoj te gjitha vargjet qe do te mund te mbulonin kete ceshtje. Por do ia vlente te shihnit ungjijte e Mateut, Markut, Lukes ne mbarimin e tyre, urdhrat qe Jezusi iu jep Apostujve perpara se te largohej ne qiell.


    Zoti ju bekofte te gjitheve.

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  6. #36
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Mbi pagezimin e foshnjave

    Te dashur vellezer,

    Ju pershendes meqenese ka gati dy jave qe nuk kam marre pjese ne forum.
    Me terhoqi vemendjen ky diskutim. Kuptohet qe ka shume pika qe preken ketu, por une do ndalem ne pagezimin e foshnjave, qe dashur pa dashur prek dhe ceshtjen e natyres njerezore (para dhe pas renies) dhe te shpetimit.

    31 Ata thanė: "Beso nė Zotin Jezus dhe do tė shpėtohesh ti dhe shtėpia jote."

    32 I folėn fjalėn e Zotit atij dhe tė gjithė atyre qė ishin nė shtėpinė e tij.

    33 Ai i mori me vete qė nė atė orė tė natės, u lau plagėt dhe menjėherė ai dhe gjithė njerėzit e tij u pagėzuan.

    Veprat e Apostujve
    Kapitulli 16

    Ne kete pasazh flitet per nje ngjarje te ndodhur ne Filipi ku Pali dhe Sila pagezojne familjen e gardianit te burgut.
    Ne rast se ne kete familje ka pasur femije, atehere Bibla e pranoka pagezimin e foshnjave. Mundesia me e madhe eshte qe te kete patur, pasi neper familjet patriarkale te shekullit te pare, femijet ishin gjithmone prezent. Pali dhe Sila nuk i hoqen femijet menjane dhe te pagezonin vetem te rriturit. Ata ndoqen porosine e Krishtit: "Lerini femijet te vijne tek une se per ta rri e hapur Mbreteria e Perendise".

    Une mendoj se pagezimi i foshnjave nuk eshte dicka anti-biblike(dhe pse me pare kam qene kunder per arsye se mendoja se shkakton formalizem),
    perderisa eshte dikush qe do perkujdeset qe femija te njohe Krishtin gjate rritjes (tradicionalisht ai quhet kumbari). Madje eshte shume gje e mire ne rast se dikush njihet me Krishtin qe ne vogeli dhe bashke me qumeshtin e gjirit i jepet dhe Ushqimi i perjetesise qe eshte Krishti.

    Kuptohet qe ky pagezim mund te shnderrohet ne dicka formale ne rast se behet thjesht "per shendet" apo "per zakon". Por, ne rast se ai perdoret sic duhet, siguron vazhdimesine e Kishes dhe te Ortodoksise se Saj nder breza.

    Ne rast se do pranonim tezen tjeter se pagezimi i foshnjave eshte anti-biblik, atehere do na duhej te perballemi me pyetje te tjera te tipit:
    -Deri ne cfare moshe pagezimi ndalohet?
    -A duhet te pagezohen te semuret mendore, handikapatet, etj?
    -Ne rast se femijet nuk duhet pagezuar se "nuk kuptojne", mos valle e kuptokan te rriturit misterin e shpetimit me ane te mendjes?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 17-07-2005 mė 13:39
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Atehere le te vijme tek pagezimi dhe i krishteri. Qe te dime se perse pagezohemi, kush pagezohet dhe kur pagezohemi, eshte themelore te njohim ne thelb, cfare do te thote Pagezim.
    Pagezimi do te thote: nje BASHKIM dhe pjesmarje personale ne nje vdekje me Zotin Krisht, si dhe ne nje ringjallje te krijeses se re ne Krisht ( permes ringjalljes se Tij), te krijuar simbas karakterit te Zotit tone Jezus Krishtit. Pagezimi nuk eshte nje potencial dhe kontribut i njeriut, ai eshte nje LINDJE qe vjen vetem prej se lartmi. Pra si e tille, ai vjen vetem prej Perendise dhe aspak prej njeriut. Por, cila eshte rruga ne te cilen ecen i krishteri per te mare dhe kryer pagezimin e Perendise? Per ta kuptuar kete fakt, vijme shkurtimisht tek fjalet qe Jezusi i tha Nikodemes: Nese nuk rilind prej se lartmi, je i pafuqishem te hysh ne mbreterine e Perendise. Por cfare tha dhe mendoi Nikodema ne lidhje me kete deshmi te Krishtit? Ai ju kthye aftesive dhe mundesive te tij njerezore, dhe doli ne konkluzion se, njeriu nuk mund te rilinde perseri, sepse nuk mund te hyje ne bark te nenes. Ky fakt na bind se, pagezimi nuk eshte aspak nje perpjekje dhe aftesi e njeriut (per tu pagezuar dhe pagezuar dike), por eshte nje sherbese e Hirit te Perendise qe vjen prej Perendise, vetem per bijte e Tij. Por cilet jane Bijte? Bijte e Perendise jane vetem ata te cilet permes Beses se Krishtit, e kane dorezuar veten tyre ne doren e Krishtit. Pra gjithshka fillon nga BESA ne Krisht. Pali thote se, cdo gje qe behet pa BESE te Krishtit, eshte mekat.
    Le te ndalemi me gjereshit tek PAGEZIMI i Perendise.
    Kisha ka pushtet dhe autoritet prej Krishtit qe te pagezoje te gjithe ata te cilet besojne tek Krishti, por i pagezuar prej Perendise quhet vetem ai i cili ka VDEKUR plotesisht me Krishtin dhe eshte rignjallur plotesisht me te, ne nje krijese te RE, me natyren e Krishtit. Kjo nuk eshte deshmija e ime, por eshte mesimi i fjales se Perendise, lexo romakat 6. Pasi shpjegova se ceshte PAGEZIMI i Perendise, me duhet te them se kush eshte ai i cili mer kete PAGEZIMte Perendise.
    Si fillimisht fuqishem deshmoj dhe them se, PAGEZIM pa Krisht nuk ka. Do ta shpjegoj edhe pse. Bibla ne te gjithe esencen e saj hyjnore na nxjer ne perfundimin me fondamental te saj se, pa bese ne Perendine, nuk ka PAQE dhe Shpetim. Pra Pagezimi ( vdekja dhe ringjallja se bashku me Krishtitn), eshte pjese themelore ne kete fitore te te shpetuarit , e cila u arrit me Vepren shlyese qe JEzusi beri per ne ne kryq.
    Por le te vijme tek pyetja: Kush duhet te Pagezohet?
    Pagezimi tek i krishteri eshte rezultat i asaj cka Perendia ka NGJIZUR. Ja si thote Pjetri ne letrene tij: Sepse ( ju te shpetuarit) jeni RINGJIZUR nga nje fare qe nuk prishet, me ane te fjales se Perendise se gjalle. FJALA e Perendise ringjiz vetem ate zemer, e cila ka paranuar me plot besim, ( besa e Krishtit qe vjen prej se lartmi ) Krishtin. Kjo eshte deshmija me fondamentale e ungjillit te Krishtit, per te gjithe ata qe jeten e tyre ja kane dorezuar Krishtit. Te pagezohesh, me pak fjale do te thote: te jesh ngjizur me pare nga Perendia. Pra kjo krijese e re ne Krisht, e cila u NGJIZ me ane te FJALES se Perendise, duhet qe natyrshem te LINDE dhe te jetoje perjetesish me Perendine, dhe ardhja e saj deklarohet permes PAGEZIMIT ne Uje. Nuk mund te linde ai qe me pare nuk eshte ngizur nga Perendia. A mund te linde nje grua, e cila ende nuk eshte ngizur nga fara e burrit ( kuptoni sensin)?? Pikerisht ketu eshte dhe ndryshimi rrenjesor i mesimeve te kishave, rreth pagezimit te te krishterit. Kisha e vertet ne Krisht, nuk mund te veproje jashte mesimit te fjales profetike, per te vetmin fakt se, ky mesim na vjen nga USTALLARET ( kupto apostujt), te cilet Perendia i vendosi ne hedhje te themelit te Kishes se Perendise. Sherbesa apsotolike eshte e papareseritshme. Sot ka plot apsotujt te Krishtit, me te njejten bese dhe Fryme te Shenjte, ne te njeten kishe te Krishtit, por sherbesa e apsotujve te Krishtit, mbetet e paperseritshme ne misoin dhe detyre. Kjo, sepse ata dhe vetem ata u caktuan prej Perendsie qe te HIDHININ THEMELET e kishes, ndersa sot te krishteret NDERTOJNE mbi ate Themel qe USTALLARET hodhen. Sot nuk munt te hedhim me Themel, pasi kjo sherbese eshte e mbaruar prej atyre qe ishin te caktuar. Sot secili nderton mbi kete themel, dhe e qendrueshme do te jete vetem ajo veper, e cila permbush plotesisht vullnetin e Krishtit.
    Po pagezimi i foshnjave eshte nje veper e qendrueshme e cila permbush vullnetin e Krishtit?
    Pikerisht ketu eshte dhe pyejta e gjithe ketij diskutimi. NEse do te kundershtoja pagezimin e foshnjave , duke u nisur nga fakti se ajo nuk mesohet ne unjgillin e Krishtit, dhe si e tille nuk duhet kryer, do te isha jo fort i qarte dhe i bindshem, per nje gje: bibla nuk eshte nje regullore e kishes, ku ne duhet ti bindemi verberisht. Une kam kaq kohe qe e lexoj biblen dhe asnjehere nuk e kam ndjere biblen si nje regullore. Ajo qe une ndjej ne perjetim te bibles eshte mesimi i qarte, me te cilin Perendia na ushqen, duke na zbuluar rrugen dhe vullnetin e tij, per te ecur denjesisht ne dashruine dhe mesimin e Krishtit. Kur une shoh se kishat, ose edhe nje besimtar i vetem qofte, nuk ecin simbas mesimit dhe zbuleses se fjales profetike, ateher deshmoj dhe them se, keta kane dale JASHTEvullnetit dhe mesimit te Perendise. Me kujtohet njehere dikush i cili me tha: Perse ti i qendron me fanatizem mesimit te ungjillit te KRishtit, kur dihet se, mesimi i Perendise, nuk mund te permblidhet vetem ne nje sere fletesh te ketij libir. Une e pranoj se mesimi i parendise eshte i pakufijshem, por ti ende nuk e di se bibla eshte i vetmi liber qe na e meson kete te PAKUFIJSHME. Arsyeja tjeter se perse une i qendroj me fanatizem mesimit te apsotujve dhene ne ungjillin e KRishtit, eshte se, ata dhe vetem ata, ishin USTALLARET qe Perendia vendosi per te hedhur Themelin e Kishes, Krishtin. Sot detyra jone eshte te ndertojme. Por si? Duke qendrua ne Themel, te cilin apsotujt e HODHEN me fuqi te Perendise dhe jo te njeriut. Kuptojeni kete deshmi, sepse do tju ndihmoje fuqishem qe te kuptoni sherbesen apsotolike, pa te cilen ne nuk do te mund te ndertonim drejt mbi Themel te kishes, Krishtin
    Ateher vijme tek pagezimi i foshnjave. Pyetja eshte: A kemi nje mesim te tille nga USTALLARET ( apsotujt) , te cilet Krishti i vendosi per te HEDHUR THEMELIN e kishes se tij, pasi atyre dhe vetem atyre ju takon kjo sherbese dhe ky mesim? Apsolutisht jo. Orthodhoksit thone se, nxenesit e nxensve te apsotujve ( te cilet shkojne disa breza) e dhane nje mesim te tille. Pra mbeshtetur ne kete llogjike duhet te themi se, meqenese ata jane nxenes te nxensve te apostujve, atehere duhet te jete e rregullt. Une perseri them: JO. Kjo pasi edhe vete nxenesi qe u mesua prej apsotullit ( ustajt), eshte NDERTONJES mbi Themel, dhe jo HEDHES i Themelit. Te pagezosh nje femije asnjeher nuk mendoj se eshte nje veprim i keq, pasi nuk gjykoj une, por deshmoj dhe them se, nje mesim i tille nuk vjen prej USTALLAREVE ,te cilet MBANIN nje PERGJGESI ne hedhjen e Themelit te kishes, ne te cilen ne nderojme.
    Pali tek Korinthasit tegon dhe thote se, kujdes duhet te kene ATA QE NDRETOJNE mbi themel, dhe jo ata qe HODHEN Themelin dmth USTALLARET. Pra rrezikshmeria vjen vetem nga ata qe do te ndertojne mbi kete themel, te ciles i perkasin i gjithe bresi i krishtere, pas apsotujve. Pali ju thote Korinthasve se, kujdes se cfare ju ndertoni mbi Themel. Perse? Sepse mund te ndertosh edhe vepra prej "kashte" dhe prej "sane". Sot konstatojme plotesisht dhe themi, se, fjalet e Palit jane thena ne te verteten. Doktrina te shumta e kane mbytur kishen sot, kjo jo per shkak te mesimit apsotilik, por per shkak te menjanimit te ketij mesimi, dhe zevendesimin e tij me mesime traditash, te cilat me cdo kusht perpiqen te hedhin "themele" te reja ne kishe. Por a munden? Nuk ka Themel tjeter, pervec atij qe HODHEN apsotutj, Zotin Krisht. I lumtur eshte ai, i cili eshte ndertuar mbi kete Themel, pasi ai nuk do te levizet KURRE PERJETE. Amin
    Qe shkrimi te mos jete shume i gjate do te vazhdoj me pas.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    I dashur Matrix une e pranoj qe ne nje familje ka edhe femije, por shembulli yt nuk na jep nje siguri te plote. Aq mundesi sa ka qe gardiani te kete patur femije foshnja, po aq mundesi ka qe gardiani te kete patur bij dhe bija te rritura ne mosh,dmth te afte per te perzgjedhur dhe besuar ose jo ne Krisht.
    Pagezimi eshte nje mesim fondamental ne biel, dhe Zoti nuk do te na linte pa nje deshmi apo veper te kyer prej apsotujve, ne lidhje me pagezimin e foshnjave. Le te vijme para nje fakti edhe me te qarte dhe me te plote.
    Mesimi mbi pagezimin fillon me sherbesen e Gjon Pagezorit. Pra gjoni ishte ai te cilin Perendia e dergoi per te pregatitur popullin e Perendise, ne menyre qe ai te pranoj Mesine Shpetimitar, dmth Krishtin. Je se si e fillon Gjoni sherbesen e tij, dhe une mendoj se kjo eshte baza fondamentale per te kryer pagezimin e Perendise. E para fjale qe Gjoni tha ne fillim te kryerjes se sherbeses se Perendise eshte: Pendohuni dhe pagezohuni. Tani ju pyes : A e kreu te PLOTE sherbesen qiellore, Gjon Pagezori? Mendoni se la "mangut dicka" ne sherbesen e tij? Askush nuk mund te pranoje dhe te thote se, Gjoni la "dicka" mangut prej sherbeses se pagezimit ne Krisht. Po Apostujt a ju permbajten thelbit te pagezimit, te cilen Gjoni e sherbeu ne izrael? Bibla na deshmon se, si Gjoni po keshtu edhe apsoptujt, mesuan dhe shpallen te njejtin Pagezim, i cili fillon prej PENDESES. Dhe vete JEzusi permes shembelltyres se djalit plangprishes, na e verteton katerciperisht se pa Pendes nuk ka pagezim . Tani cfare ndodh me orthodhoksit? Kur atyre ju tregon se, perpara se Gjoni te pagezonte, i ftonte izrailitet qe te pendoheshin. Pra Pagezimi vinte pas PENDESES. Po nje foshnje a e ka nje mundesi te tille? Ja se si pergjigjet Seminaristi ne shkrimet qe albo fshiu: Gjoni eshte duke ju drejtuar te rriturve ne Izrael, dhe natyrisht ketu duhet te behet pendesa. NEse do te nisemi ne kete llogjike dalim ne perfundim se, kemi edhe nje lloj tjeter pagezimi, ne te cilin nuk duhet kthimi, pendesa, perzgjedhja dhe besa ne Krisht. A na e jep bibla nje mesim te tille?? Por une kam edhe nje pyetje tjeter: Kur gjoni erdhi ne Izrael per te kryer sherbesen e Pagezimit, Izraeli nuk kishte foshnja, dmth kishte vetem te rritur?!?! Nese kishte dhe foshnja ( natyrisht qe kishte) pse Gjoni nuk jep mesimin e pagezimt te tyre, si dhe te pagezonte qofte edhe nje foshnje?? NEse pagezimi i foshnjave eshte plotesisht simbas mesimit te Krishtit, perse Gjoni, i cili erdhi per kete pagezim, nuk e kreu? Mund te mendojme se ai "harroi", apo, ai nuk kishte mare nje mison te tille nga Perendia? Ja pra keto jane fakte qe na bindin se, Pagezimi ne thelb te vet ka Pendesen dhe besen ne Krisht. Tani nese dikush e kryen nje pagezim jashte mesimit te apsotujve, te cilet jane USTALLERT qe JEzusi vendosi ne ndertim te kishes, kjo eshte pergjegjesia e tij dhe une nuk e gjykoj.
    Sa per fjalet e Krishtit, i cili thote: lerini femijet te vijne tek une, kjo aspak nuk na jep kuptimin se, pagezimi i tyre eshte rruga per ti cuar ne Krishti. Krishti flet totalish ne faktin se, Femijet tuaj dueht tja besoni vetem Atij, dhe aspak vetes tuaj. Dmth, ashtu sic veten tuaj e kini dorezuar ne doren e Krishtit, flas per besimtaret, po keshtu edhe femijet tuaj duhet ti besoni( trust) ne doren e Krishtit. Ky prind lutet per femijet e tij, i edukon me Krishti, dhe ne cdo rast ai i beson ata vetem ne doren e Krishtit, dhe jo ne aftesite e tij prinderore.
    Sa per Handikapatet, mendoj se Perendia di te beje ate qe eshte me e mira, duke mos gjykuar ata te cilet nuk jane ne gjendje te te ndergjegjshme per verpat e tyre. Por eshte anormale te krahasosh nje foshjne me nje handikap. Pasi foshnja nuk ka moshen ndersa i dyti nuk ka mundesine. Por bibla thote se, Perendia do ja u jape te gjithve mundesine e deshmimit te ungjillit. Se si ? Mund te them se vetem Ai di rruget e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 17-07-2005 mė 18:46

  9. #39
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    postuar me pare nga Peniel



    Seminarist! Pas nje kohe te gjate u duke. Ke ngelur pak mbarapa me programin, sepse nuk me ke kthyer pergjigje per nje teme. Diku me kishe kerkuar te te pergjigjesha per disa ceshtje dhe e bera por nuk pashe ndonje reagim nga ana jote.

    Une nuk mbaj mend qe te kemi diskutuar ndonjehere bashke.



    2. Livein



    persa i takon mesimit mbi vdekjen: Nuk ka asnje varg ne Bibel i cili te pohoje se pas mekatit te Adamit, njeriu eshte i vdekur plotesisht per te patur komunion me Perendine. Me duket se ti nuk kupton dot dy gjera.
    Mesimi qe une te dhashe mbi vdekjen ne postimet e mia te mesiperme, eshte nje mesim dymijevjecar, i shpallur nga Kisha. Aty nuk ka asgje te re.


    Nga ana tjeter, logjike jote, Livein, me fal nqs nuk do ndihesh mire, po te them, eshte diletante. Ti nuk je ne gjendje te kuptosh as ate qe thua.


    - po te ish i vdekur njeriu pas mekatit te pare, atehere: Perendia nuk do te mund ti zbulohej njeriut pergjate Historise para Krishtit.
    Logjika jote, se Perendia iu zbulua me ane te Frymes se Shenjte, nuk ndryshon gje, pasi, arsyeja qe ti permend Frymen e Shenjte, nuk po i shton ndonje ndihmes Perendise, qe se kishte me pare, e cila e ndihmon Perendine te komunikoje me njeriun.
    Natyrisht qe Perendia, kur zbulohet, apo kur eshte zbuluar ndaj njeriut, i eshte zbuluar njeriut si Trinitet. Ati iu zbulua Izraelit, ne Birin, me ane te Frymes se Shenjte - kjo nuk ka diskutim.
    Ajo qe diskutohet nga shtremberimi logjik qe ti ke mbi Biblen, eshte se njeriu, pas mekatit te pare, po te lindete i vdekur frymerisht, atehere Perendia Triune nuk do te mund ti zbulohej. Sepse nuk ka zbulese qe ti drejtohet dikujt qe nuk merr dot Zbulese. Zbulesa e Perendise mund ti drejtohet vetem nqs njerezimi eshte ne gjendje ta marre ate. Kjo eshte baza e gabimit tend.


    Se dyti, te thuash se njeriu, pas mekatit te pare, lind i plotesisht i vdekur frymerisht, dmth i paafte te komunikoje me Perendine, kundershton ate qe ne shohim te kete ndodhur historikisht me Izraelin pergjate gjithe historise se tij. Shembuj ka plote, por une ketu do permend, se ne komunikimin e Izraelit me Perendine moren pjese edhe foshnjat. Ja nje shembull. Ana e kushtoi Samuelin qe para se te lindete. Ai u rrit, qe ne lindje, i kushtuar ndaj Zotit, me idene per ti sherbyer Atij gjate gjithe jetes


    TASHTI, CFAREDO LOGJIKE TI THUASH TI KESAJ, SIDO QE TA HERETIK-IZOSH TI LOGJIKEN TENDE, fakti mbetet se Samueli foshnje iu kushtua Perendise qe ne lindje.
    Keshtu edhe sikur te pranoja GABIMIN tend se foshnjat lindin me fryme te vdekura, te pakten ato jane ne gjendje ti perkushtohen Perendise ne sasine qe Samueli iu perkushtua.


    Atehere, cfare problemi ke ti me pagezimin e foshnjave?

  10. #40
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmuesit!



    Une te kam thene se Gjon Pagezori permbushi dy gjera. E para, Lajmi i tij per pendese, i drejtohet mbare njerezimit te te gjitha kohrave, te cilit (njerezim) Perendia u premtoi nje Shpetimitar qe ne momentin kur ata rane ne Adamin.


    E dyta, meshazi i Pendeses, iu drejtua konkretisht edhe atyre te cilet po e degjonin mesazhin e Gjonit, dmth populli qe e rrethonte.


    Pagezimi i Gjonit ishte pagezim PENDESE, por ai nuk ishte ekuivalent me Pagezimin e Krishtit, me Fryme e Uje. Jo me kot Pali i pagezoi ata qe e kishin mare pagezimin e Gjonit me pare. Perderisa Gjoni ju drejtua turmave per nje jete te drejte, kuptohet qe mesazhi i tij i Pendeses u drejtohej atyre qe nuk kishin jetuar ne drejtesi ne ato momente, edhe keta jane vetem te rriturit.


    Ndryshon nje foshnje qe ka lindur me natyre te rene, nga nje i rritur, qe pervec natyres se rene, qe e ka qe ne lindje, ka edhe mekatet personale te jetes se tij.


    Pagezimi i Pendeses se Gjonit, duke mos qene pagezim Rilindjeje, Rigjenerimi te natyre se rene ne nje natyre te re, nuk kish si ti praktikohej edhe foshnjave, por vetem atyre qe kishin nevoje per pendese per shkak te mekatave qe kishin bere gjate jetes.




    --------------------------------------------



    Mu pergjigjni pake:


    1. Ne cfare baze Biblike u mohohet pagezimi foshnjave?


    2. Mendoni juve se Perendia nuk e bekon dot njeriun, nqs njeriu nuk ka mendje te pranoje/logjikoje/konceptoje ate bekim?

    3. Nqs mendja eshte baza e ketij bekimi edhe komunikimi me Perendine, pa te cilin Perendia nuk vepron dot, po Misherimin e Perendise Krisht, Kryqezimin e Tij, per te cilin Ai shprehet "se ajo qe mendja e njeriut se kuptoj dot...", si tia bejme?


    4. Nqs pra Perendia vendosi te misherohej edhe te flijohej per njeriun, atehere kur njeriu kete plan te Tij as se kuptonte dot me mendje, e madje, e kundershtonte, gje qe do te thote qe njeriu i rritur eshte me i keq edhe se sa nje foshnje, atehere pse bekimi i Perendise se arrika dot foshnjen, ndersa te rriturin po?



    5. Nqs neve mund te rilindemi ne Zotin, dmth te hedhim tutje natyren e rene e te veshim natyren e Re ne Krishtin, vetem kur mendja jone te jete ne gjendje ta beje kete, atehere pse Zoti natyren e rene ua jep foshnjave me ane te trashegimit, pa mare parasysh mendjen e tij, ndersa natyren e Re sua jepka dot?


    Sepse nqs natyra e re eshte per te zevendesuar te vjetren, atehere sic edhe kur na vjen njera, duhet te vije edhe tjetra, apo jo?




    --------------------------




    Nje pyetje EKSTRA per Liveintwoplace



    Livein, a i drejtohesh ti me lutje Krishtit vetem, apo Frymes se Shenjte?


    Nqs po, me thuaj se ne cilin varg te Bibles pohohet apo sheh ti se lutja ndaj Frymes se Shenjte, apo Krishtit, nxitej nga apostojt?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 18-07-2005 mė 03:15

Faqja 4 prej 31 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Shkrim i padėrguar - nė vend tė pėrfundimit.
    Nga nosselgae nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-09-2005, 19:29
  3. Nje shkrim interesant
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 13:38
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Si mund te rekuperoj account-in e fshire?
    Nga Vito Corleone nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 21:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •