Vella Matrix!Postuar mė parė nga Matrix
Le te shikojme ne Bibel se cfare mesojme aty mbi pagezimin me uje dhe kur eshte bere ai. Si fillim pagezimi filloi me Gjon pagezorin, fjalet e para te tij ishin "Pendohuni sepse mbreteria e qiejve eshte afer!" Pra Gjon pagezori nuk filloi me fjalet "pagezohuni sepse mbreteria e qiejve eshte afer", por "pendohuni..." dhe njerezit qe pagezoheshin nga ai ne Jordan rrefenin mekatet dhe pastaj pagezoheshin. Duke filluar qe nga Gjoni e me tej ne Bibel gjithmone do te gjesh rastet e pagezimit te njerezve qe u penduan per mekatet e tyre dhe qe pranuan Krishtin si Zot. Madje edhe vete Gjoni dha deshmine per te duke thene "Ja Qengji i Perendise qe heq mekatin e botes."
Le te shkojme me tutje ne diten e Rreshajave, kur zbriti Fryma e Shenjte. Pas predikimit te pare te Pjetrit rreth 3000 mije veta ndjene peshen e mekatit ne zemren e tyre dhe bene pyetjen, Vep. 2:37 : Kur ata i dėgjuan kėto gjėra, u pikėlluan nė zemėr dhe pyetėn Pjetrin dhe apostujt: ''Vėllezėr, ē'duhet tė bėjmė?''. dhe Pjetri ju pergjigj atyre : ''Pendohuni dhe secili nga ju le tė pagėzohet nė emėr tė Jezu Krishtit pėr faljen e mėkateve, dhe ju do tė merrni dhuratėn e Frymės sė Shenjtė. Sepse premtimi ėshtė pėr ju dhe pėr bijtė tuaj dhe pėr gjithė ata qė janė larg, pėr ata qė Zoti, Perėndia ynė, do t'i thėrrasė''. dhe rezultati : Dhe me shumė fjalė tė tjera u pėrbetohej dhe i nxiste, duke thėnė: ''Shpėtoni veten nga ky brez i ēoroditur!''. Dhe ata qė e pranuan fjalėn e tij me gėzim, u pagėzuan; atė ditė u shtuan rreth tre mijė veta.
Nga ky rast mesojme se e rendesishme eshte nje zemer e thyer e penduar para Perendise, dhe pasi ata e pranuan fjalen e Pjetrit me gezim, pastaj u pagezuan. Edhe njehere tjeter ne Bibel gjejme nje shembull tjeter sipas se ciles duhet te ecim ne. E rendesishme eshte t'u shpallim njerezve Jezusin dhe me pas vjen pagezimi me uje.
Po keshtu kemi edhe rastin e eunukut nga Etiopia. Filipi duke i shpjeguar shkrimin qe ai po lexonte i shpalli atij Jezusin, pra i tregoi per Shpetimtarin. Dhe eunuku qe sigurisht kishte degjuar mbi pagezimin kur arriten ne nje vend me uje pyeti : ''Ja uji! Ēfarė mė pengon tė pagėzohem?''. Dhe Filipi kerkoi nga Eunuku konfirmimin e besimit : 37 Dhe Filipi tha: ''Nėse ti beson me gjithė zemėr, mund ta bėsh''. Dhe ai u pėrgjigj duke thėnė: ''Unė besoj se Jezu Krishti ėshtė Biri i Perėndisė''.
38 Urdhėroi atėherė tė ndalet karroca, dhe tė dy, Filipi dhe eunuku, zbritėn nė ujė dhe ai e pagėzoi. Perseri kemi nje rast kur u pagezua dikush qe njohu dhe pranoi Jezusin si Zot e Shpetimtar, pra u pagezua nje i kthyer ne besim.
Tani le te vijme tek pyetja jote e pare : "A ka ndonje vlere pagezimi ne uji (i jashtem) apo jo?" Pagezimi me uje simbolizon ate cfare tashme ka ndodhur ne jeten e brendshme te personit, nese nje person eshte penduar dhe ka pranuar tashme Jezusin ai eshte nje krijese e re, ai eshte i vdekur per mekatin dhe i gjalle per Perendine dhe pagezimi eshte shpallje boterisht e besimit tek Jezusi, eshte rezultat i ndryshimit te brendshem. Por pagezimi nuk ka fuqi ne vetvete te ndryshoje nje person nga brenda, pagezimi vetem eshte nje dukje, shfaqje e ndryshimit te brendshem. Pagezimi eshte nje urdher nga vete Jezu Krishti dhe si i tille cdo besimtar duhet te pagezohet, ai eshte nje deshmi per boten se pesoni qe pagezohet i perket tashme Krishtit dhe simbolikisht ai vdes (zhytja ne uje) dhe ringjallet (dalja nga uji). Pra vlera e pagezimit vijme tek pyetja jote e dyte eshte ne ate qe ai eshte nje tjeter deshmi kunder botes dhe duke u pagezuar ne i bindemi urdherit te Zotit (gjithmone behet fjale per nje besimtar)
Pyetja jote e trete se perse pagezimi praktikohej nga kisha e hershme, besoj se tashme e ka marre pergjigjen me siper. Kisha po i bindej urdherit te Krishtit per te pagezuar besimtaret.
Ndersa persa i perket pyetjes se katert qe ti ben, une mendoj se cdo i rilindur nga lart duhet t'i bindet Perendise dhe te pagezohet ne kishen lokale. Une nuk e di ne se nje person i tille eshte i drejte perpara Perendise, sepse une nuk mund te shikoj zemren e tij, vetem Perendia shikon zemrat e njerezve dhe e di se cili eshte i drejte para Tij. Ne shikojme gjithmone sjelljen e personave dhe ne baze te sjelljes ne gjykojme, por Perendia qe sheh gjithshka ka gjykimin e drejte.
Shpresoj vella Matrix te jem pergjigjur pyetjeve te tua. Perendia eshte besnik dhe Ai di ti ruaje te vetet ne cdo kohe. Le te mos i largojme syte tane nga Ai per asnje moment dhe te vazhdojme te ecim mbi ujerat drejt Atij. Por edhe sikur te vazhdojme te fundosemi, Ai do te degjoje lutjet tona dhe do te na nxjerre perseri lart, ashtu sic nxori edhe Pjetrin.
Krijoni Kontakt