Close
Faqja 16 prej 31 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 305
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Livein

    ti ke te drejten tende te mendosh ashtu - por Biblikisht ti del BLLOF (kjo eshte edhe tema edhe arsyeja sepse une kembengul). Ti del BLLOF sepse:

    foshnjat e lindura ne familje te krishtera pagezohen sepse:


    - njeriu eshte i krijuar qe te besoje ne Zot. Ai nuk ka te drejten per te mos besuar, por ka lirine. Zoti nuk e pyeti njeriun qe krijoi nese ky deshironte ta besonte Zotin, e nqs jo, cdo gje te vazhdonte normalisht.

    Prandaj edhe Ai na krijoi ne Imazh te Vet, pa na pyetur, qe ne lindje.

    Ferri (edhe parajsa) jane po ashtu jo fakultative. Ato jane de facto para cdokujt.


    Njeriu, edhe raca njerezore, formojne nje unitet. Ne te dyja rastet, si individi, si raca njerezore e mare sebashku, e kane per detyre ti besojne e sherbejne Zotit (nderkohe qe kane Lirine te mos bejne keshtu).



    Eshte pikerisht ne baze te kesaj qe Zoti veproi ne DHV jo nepermjet Individeve, por nepermjet popullit te Tij. Premtimi se Zoti do te banoje midis njerezve, se ata do ti sherbejne Atij, se ai do ti ndeshkoje ata ne rast pabindje u drejtohej te gjithe popullit, bashke me foshnjet.


    Prandaj edhe neve e trashegojme natyren e rene te Adamit ne lindje, ndryshe po te individualizohej raca njerezore, atehere vdekja nuk do te trashegohej ne lindje, por cdo njeri do ti duhej te Provohej individualisht SI ADAMI.



    Pikerisht per kete arsye Krishti MUND te banoje tek te gjithe edhe foshnjet, ashtu sikurse u realizua pra premtimi i tij edhe tek foshnjet pergjate cfaredo gjeje qe i ka ndodhur races njerezore ne te kaluaren, si ne ndeshkim edhe ne shperblim.





    Sepse po te mos ta kishte te mundur banimin tek foshnjet, Krishti nuk do te mund as ti bekonte ata. A nuk eshte bekimi vete prezenca e Zotit? Por tek korintasit 7, thuhet se femijet e lindur nga prinder besimtare lindin te bekuar (pavaresisht se keto se dine se cfare eshte bekimi), thjesht sepse jane frut i besimtareve.




    Teoria se Krishti banon vetem tek ata qe besojne me mendje eshte Anti-Biblike, e ajo kundershton vete Krishtlindjen.
    Semianrist une kam mbaruar se diskutuari, pasi shoh se gjithshka u tha dhe ju mbetini ne te njejten ceshtje ne ata te fillimt. Por po te bej vetem nje pyetje: Ato foshnja qe nuk jane te pagezuar, kur vdesin ku shkojne?

  2. #152
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmuesit!


    Ceshtja e pagezimit te foshnjave nuk eshte nje akt legalistik per te permbushur rregullat qe duhen per te hyre ne parajse. Pagezimi eshte pare si i tille ne Kishen Katolike, jo ne Kishen Lindore Ortodokse. Ortodokset perqendrohen me teper tek ana pozitive e pagezimit te foshnjave, qe ka te beje me te hyrit ne mbreterine e Zotit me bollekun e hireve qe na ofron pagezimi, duke mundur sa me shume gjembat e natyres sone te korruptuar, me te cilen neve lindim, e duke na dhene mundesi qe qe ne fillim te jetes sone perjetojme te plote pranine e Zotit, para te cilit te gjithe njerezit jane foshnja.


    Kisha katolike, duke i dhene ketij pagezimi nje akt clirimtar, edhe duke besuar se njerezit lindin me mekatin origjinal, besonte se ne rast se foshnjat nuk pagezohen, keto nuk shkojne ne qiell, por ne nje vend pritjeje te ndermjetem, te quajtur Limbus, nje vend ku as nuk gezohen e as vuajne. Keto mesime pra nuk jane pranuar nga Kisha Ortodokse. Keto jane mesime qe dalin nga nje racionalizim i tejskajshem edhe i panevojshem filozofik i doktrines se krishtere.


    Kisha Ortodokse nuk doktrinon thjesht per hir te pergjigjeve...

  3. #153
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Libri i Liveinit, "Ortodoksia e Kishes" eshte nje liber i mbushur me fantazira heretike te ungjilloreve.


    Kisha, i ka te dyja tiparet. Ajo eshte edhe vend shpirteror, qe ka domethenien e perbashkesise se njerezve qe e perbejne ate, por ajo eshte edhe nje vend fizik.


    Qe Kisha eshte nje vend fizik, po ashtu, neve kete e shohim qe kur ajo simbolizon Edenin, parajsen, Arken e Nojes, Tempullin e Dhiates se Vjeter (qe u ribe per tre dite), mbreterine e Perendise, si edhe Jerusalemin Qiellor.


    Ne te gjitha keto raste qe permenda, neve kemi te bejme me vende fizike, jo vetem shpirterore.


    Te thuash se Dhiata e Vjeter nuk ka vlere reale per te ardhmen e Kishes, kur neve e dime qe nga Bibla se DHV nuk eshte vecse Hija e asaj qe do te vinte ne DHR, nuk eshte vecse nje nga shkarrjet e shumta te mesimit te ungjilloreve.



    Prifterinjte nuk jane klase e ndermjetme ne Kishe, perkundrazi, ata jane, po themi, fytyra e Kishes. Fytyra e nje personi nuk eshte ndermjetes midis personit qe e ka edhe botes qe e rrethon, por ajo eshte pjesa me e larte e trupit, neper te cilen trupi komunikon me ambientin.


    Megjithate ndermjetimi eshte dicka qe eshte themeluar nga vete Krishti - pervec shembujve te Dhiates se Vjeter. Ne Dhiaten e Re shihet fare qarte se Kisha ndermjetonte me lutje per boten qe te shpetonte. cfare nevoje ka Krishti, qe ka ndermjetuar njehere e mire edhe ndermjeton akoma, qe edhe Kisha te ndermjetoje? Nqs ka, kete e ka si Trupi i Ndermjetuesit Krisht.


    Nqs klasa prifterore do te shperbehej krejtesisht, atehere Krishti nuk do te quhej Kryeprifti i DHR. Nuk ka asnje arsye te mendosh se meqe Pjetri thote se neve te gjithe jemi prifterinj, klasa prifterore, e ngjashme me ate Dhiates se Vjeter, te eleminohet me laicizim. Ne Dhiaten e Re flitet qarte per Episkopet. Po keshtu nga letrat me te hershme te Kishes, ajo e klementit psh, qe daton me heret se disa nga letrat e Dhiates se Re, qe nga viti 70, flitet qarte per prifteri.

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Libri i Liveinit, "Ortodoksia e Kishes" eshte nje liber i mbushur me fantazira heretike te ungjilloreve.
    Sa mė bėhet qefi qė ti e quan kėtė libėr tė mbushur me fantazira heretike tė ungjillorėve. Vetėm tė bėj njė korrigjim tė vogėl po deshe. Ky libėr nuk ėshtė shkruar nga njė ungjillor apo protestant, por nga njė........"protestanto-protestant". Siē e thashė mė bėhet qefi qė e quan njė libėr tė tillė pasi kėshtu ndahet shapi me sheqerin. Tani si njė ortodoks i devotshėm qė je, ma merr mėndja se tė gjithė ortodoksit duhet tė "demaskojnė" heretizmin e ungjillorėve, apo jo?

    Tani, tė lutem shumė Matrix, do doja tė mė thuash nėse ke tė njėjtin mendim me Seminaristin, pra nėse ky libėr ėshtė i mbushur me fantazira heretike. Tė lutem shumė Matrix tė mė pėrgjigjesh dhe tė mė konsiderosh si njė tė ngathėt nė mėndje, sepse dua tė jem i sigurtė qė e kam kuptuar pėrgjigjen tėnde.


    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Kisha, i ka te dyja tiparet. Ajo eshte edhe vend shpirteror, qe ka domethenien e perbashkesise se njerezve qe e perbejne ate, por ajo eshte edhe nje vend fizik.


    Qe Kisha eshte nje vend fizik, po ashtu, neve kete e shohim qe kur ajo simbolizon Edenin, parajsen, Arken e Nojes, Tempul lin e Dhiates se Vjeter (qe u ribe per tre dite), mbreterine e Perendise, si edhe Jerusalemin Qiellor.
    Pikėrsisht kėto shembuj qė ti sjell tregojnė se kisha ėshtė njė vėnd frymore dhe jo fizik.




    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Te thuash se Dhiata e Vjeter nuk ka vlere reale per te ardhmen e Kishes, kur neve e dime qe nga Bibla se DHV nuk eshte vecse Hija e asaj qe do te vinte ne DHR, nuk eshte vecse nje nga shkarrjet e shumta te mesimit te ungjilloreve.
    Nuk e ka thėnė njeri se Dhjata e Vjetėr nuk ka vlerė reale pėr tė ardhmen e Kishės, por kjo ėshtė mėnyra jote qė ti ke pėrdorur qė nė fillim tė debatit tonė. Ti shtrėmbėron ato qė ne themi me metodėn tėnde tashmė tė njohur "nqs......i bie qė". Por kėto gjėra nuk kalojnė tek tė Tijėt.




    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Prifterinjte nuk jane klase e ndermjetme ne Kishe, perkundrazi, ata jane, po themi, fytyra e Kishes. Fytyra e nje personi nuk eshte ndermjetes midis personit qe e ka edhe botes qe e rrethon, por ajo eshte pjesa me e larte e trupit, neper te cilen trupi komunikon me ambientin.
    Priftėrinjtė na qėnka fytyra e kishės. Dhe pastaj mė akuzon mua pėr fantazira heretike! Po mirė po kėmbėt e kishės kush janė, po duart, po veshėt, po zorrėt, pra tė gjitha organet e trupit kujt i takojnė?


    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Megjithate ndermjetimi eshte dicka qe eshte themeluar nga vete Krishti - pervec shembujve te Dhiates se Vjeter. Ne Dhiaten e Re shihet fare qarte se Kisha ndermjetonte me lutje per boten qe te shpetonte. cfare nevoje ka Krishti, qe ka ndermjetuar njehere e mire edhe ndermjeton akoma, qe edhe Kisha te ndermjetoje? Nqs ka, kete e ka si Trupi i Ndermjetuesit Krisht.
    Kisha ndėrmjetonte me lutje pėr botėn jo priftėrinjtė. Ēlidhje ka njėra me tjetrėn?


    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Nqs klasa prifterore do te shperbehej krejtesisht, atehere Krishti nuk do te quhej Kryeprifti i DHR. Nuk ka asnje arsye te mendosh se meqe Pjetri thote se neve te gjithe jemi prifterinj, klasa prifterore, e ngjashme me ate Dhiates se Vjeter, te eleminohet me laicizim. Ne Dhiaten e Re flitet qarte per Episkopet. Po keshtu nga letrat me te hershme te Kishes, ajo e klementit psh, qe daton me heret se disa nga letrat e Dhiates se Re, qe nga viti 70, flitet qarte per prifteri.
    Kėshtu i bie hė? Jo, Krishti quhet kryeprift pikėrisht se ne tė tjerėt, pra tė gjithė besimtarėt janė priftėrinjtė e thjeshtė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 23-07-2005 mė 03:36
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Dhe dicka, tjeter.
    Une mendoj se ky mentalitet do conte ne izolimin e Kishes.
    Keshtu, Kisha duke pasur frike nga te pashpetuarit se mos hyjne aty dhe ajo behet prostitute, do filloje gradualisht te mbyllet dhe te izolohet.

    Keshtu, ne rast se dikush do vinte ne Kishe, atij do i duhej te kalonte neper shume teste per te pare nese eshte apo jo i shpetuar. Vetem atehere ai do pranohej prej Saj.

    Nderkohe qe ne shohim ne Veprat se Kishat ishin shume te hapura, shume spontane, dhe mbi te gjitha, shume te guximshme...
    Tani Matrix, mė duro tė lutem pasi disa gjėra pėr ty janė tė njohura, por mendoj se ėshtė mė mirė tė pėrsėriten nganjėherė.

    Sa pėr ty Seminarist, bė pak durim dhe lexoje shkrimin mė poshtė deri nė fund, nė mėnyrė qė tė mos mjaftohesh vetėm me njė fjali tė tipit "fantazira heretike"

    Matrix, po e pėrsėris edhe njė herė kėrkesėn time. Pasi tė kesh lexuar shkrimin e mėposhtėm edhe njė herė, tė lutem mė thuaj qartė nėse ky shkrim ėshtė i pėrbėrė nga "fantazira heretike".
    --------------------------------------------------------------------------


    KISHA NĖ PERGAM

    Lexim nga Shkrimi: Zbu. 2:12-17

    Kisha nė Efes ishte kisha nė fund tė epokės apostolike, kisha e kohės para se tė vdiste apostulli Gjon, kisha sė cilės vetė Gjoni i referohet si asaj nė kohėn e fundit, dhe kisha pėr tė cilėn flitet tek 2 Pjetrit dhe 2 Timoteut. E kemi trajtuar kėtė mė parė. Mė tej pamė epokėn nė tė cilėn kisha u persekutua, qė na jepet nga Zoti nėpėrmjet profecisė sė kishės nė Smirnė. Tani do tė shohim kishėn nė Pergam.

    Emri Pergam do tė thotė “martesė” ose “bashkim”. Shohim kėtu se si kisha ka marrė njė kthesė. Mendoj se kur besimtarėt e asaj kohe lexonin pėr Pergamin, ndoshta nuk e kuptonin ēfarė donte tė thoshte letra. Por behet krejt e qartė ndėrsa shohim pas nė historinė e kishės. Gibbon, njė historian, ka thėnė se nėse do i vrisnin tėrė tė krishterėt nė qytetin e Romės, qyteti do ishte bėrė i pabanuar. Persekutimi mė i egėr nė gjithė botėn nuk mundi ta shkatėrronte kishėn. Ndaj Satani ndryshoi mėnyrėn e sulmit. Bota jo vetėm ndaloi sė sulmuari kishėn, por madje perandoria mė e madhe nė tokė – Roma – e pranoi krishtėrimin si fe shtetėrore. Thuhet se Kostandini pa nė ėndėrr njė kryq me kėto fjalė shkruar mbi tė: “Me anė tė kėsaj shenje dil fitimtar”. Ai zbuloi se kryqi ishte shenja e krishtėrimit, ndaj ai e pranoi krishtėrimin si fenė zyrtare. I nxiti njerėzit tė pagėzoheshin, dhe kujtdo qė pagėzohej i jepeshin dy veshje tė bardha dhe disa monedha argjendi. Kisha u bashkua me botėn; ndaj kisha u bė e rėnė. Nė kapitullin paraardhės pamė se kisha nė Smirnė ishte kisha e vuajtjeve dhe se Zoti nuk kishte asgjė pėr tė thėnė kundėr saj. Kėtu Pergami dhe bota bashkohen pėr t’u bėrė feja mė e madhe shtetėrore. Sipas njeriut ky do tė ishte njė pėrparim; por Zoti ėshtė i pakėnaqur. Kur kisha bashkohet me botėn, dėshmia e saj shkatėrrohet. Kisha ėshtė pėr pak kohė nė botė. Ėshtė nė rregull qė varka tė jetė mbi ujė, por jo qė uji tė hyjė nė varkė.

    "Ai qė ka shpatėn e mprehtė me dy tehe..." (Zbu. 2:12). Zoti flet pėr Veten si Ai qė ka shpatėn me dy tehe. Kėtu kemi gjykim.

    Kisha ka rėnė, por kjo nuk do tė thotė se kisha nė atė epokė nuk ka fare dėshmi. Pavarėsisht rrethanave nė tė cilat ajo ndodhet, realiteti i saj mbetet gjithmonė. Pergami ėshtė kisha qė vjen menjėherė pas Smirnės. Nė ē’gjendje ndodhet ajo? Nė vargun 13, Zoti thotė: “E di se ku banon, atje ku ėshtė froni i Satanit." Zoti e njeh vėshtirėsinė e situatės sė Pergamit. Ajo banon pikėrisht nė vendin e fronit tė Satanit, ndaj ėshtė e vėshtirė pėr tė qė tė ruajė dėshminė. Kėtu ėshtė njė person shumė i veēantė, i cili ėshtė “Antipa, dėshmitari im besnik, u vra midis jush." (Matrix, lidhe kėtė shembull me atė qė ke thėnė ti nė lidhje me rebelimin)Nuk mund ta gjejmė emrin e tij nė histori, ndaj, meqėnėse kjo ėshtė njė profeci, duhet ta gjejmė kuptimin nga vetė emri. Anti do tė thotė “kundėr”, pas do tė thotė “tė gjithėve”. Antipa ėshtė njė besnik i cili del kundėr tė gjithėve, ai kundėrshton ēdo gjė. Kjo nuk do tė thotė se ai me qėllim krijon trazira pavarėsisht situatės, por qė ai qėndron nė anėn e Perėndisė duke kundėrshtuar gjithēka. Sigurisht qė ky njeri duhej bėrė martir. Historia nuk ia njeh emrin, por Zoti e njeh.

    Nė lidhje me kėtė njeri besnik i cili u vra, Zoti thotė nė vargun 13: “Ti mbahesh fort tek emri Im dhe nuk e mohove besimin nė Mua." Pėrmenden dy gjėra: emri i Zotit dhe besimi nė Tė. Bijtė e Perėndisė janė ata tė cilėt Perėndia i ka pėrzgjedhur ndėr johebrenjtė pėr te emri i Perėndisė. Ekziston njė ndryshim themelor mes kishės dhe fesė. Pėr fenė ėshtė e mjaftueshme tė pranosh mėsimet, por nė kishė kjo ėshtė e pavlerė nėse dikush nuk beson nė Zot. Emri i Zotit pėrfaqėson vetė Zotin. Kjo ėshtė e veēantė. Dhe jo vetėm kaq, por ky emėr gjithashtu na tregon se Ai ka qenė kėtu dhe ėshtė larguar, se Ai vdiq dhe jeton pėrsėri; prandaj, Ai lė njė emėr mes nesh. Nėse humbasim emrin e Zotit tonė, nuk do e kemi mė dėshminė. Pergami merr emrin e Zotit. Ėshtė njė gjė tė cilėn duhet ta kenė veēanėrisht parasysh bijtė e Perėndisė: Duhet ta tregojmė veten si ata qė janė nė emrin e Zotit. Ky emėr ėshtė i veēantė, njė emėr qė do na ruajė nga humbja e dėshmisė.

    Ai gjithashtu thotė: “Ti … nuk e mohove besimin nė Mua." Fjala “besim” kėtu, nė greqisht ėshtė pistin. Kuptimi i kėsaj fjale ėshtė “besim”. Jo njė besim i ēfarėdoshėm, por njė besim unik, besimi qė dallon nga gjithė tė tjerėt. Zoti thotė se Pergami nuk e mohoi besimin e Tij unik. Kisha nuk ėshtė pak a shumė si filozofia, shkenca natyrore, etika apo psikologjia. Nuk janė kėto gjėrat e kishės. Kisha ėshtė e besimit, e tė besuarit. “Ti … nuk e mohove besimin nė Mua." Ē’do tė thotė kjo? Do tė thotė: “Ti nuk e ke mohuar se beson nė Mua”. Bijtė e Perėndisė duhet tė qėndrojnė nė kėtė besim. Besimi ynė nė Zotin Jezus nuk duhet tė ketė kurrė tė ndryshuar. Ėshtė ky besim qė na ndan nga bota. Kėshtu “Ti mbahesh fort tė emri Im dhe nuk e mohove besimin nė Mua” – kėto janė dy gjėrat pėr tė cilat Zoti e lavdėron atė.

    "Por kam disa gjėra kundėr teje: sepse ke aty disa qė mbajnė mėsimin e Balaamit, i cili e mėsoi Balakun t'u vėrė njė gurė pengesė pėrpara bijve tė Izraelit qė tė hanė flijimie idhujsh dhe tė kurvėrojnė." (v.14) Balaami ishte joēifut; nuk e dimė pse Perėndia e quajti atė gjithashtu njė profet. Ashtu si nė rastin e Saulit, Fryma e Perėndisė e nxiti atė, por nuk hyri nė tė. Pėr arsye se Izraelitėt ishin vazhdimisht fitimtarė, Balak kishte frikė dhe thirri Balaamin. Ai i tha atij, "Ti je profet, tė lutem mallkoje popullin e Izraelit." Balaami lakmoi paratė qė ju ofruan dhe donte tė shkonte dhe megjithėse Perėndia e pengoi atė ne fillim, mė vonė e lejoji tė shkonte. Por Balaami nuk mund tė gjente asnjė mėnyrė pėr tė mallkuar popullin e Izraelit. Meqė ai kishte pranuar paratė e Balakut dhe nuk kishte bėrė asgjė pėr t'ja shpėrblyer, nuk ndjehej mirė. Kėshtu ai bėri njė komplot ku gratė Moabite do tė shkonin afėr popullit tė Izraelit. Populli i Izraelit i mori kėto gra Moabite dhe u bashkua me to. Kėto gra joēifute sollėn me vete edhe idhujt e tyre duke bėrė qe populli i Izraelit jo vetėm tė kurvėrojė, por edhe tė adhurojė idhuj. Perėndia u mėrzit dhe vrau 24,000 Izraelitė, por Moab u ruajt. Nė Numrat 25 shohim qė gratė Moabite u bashkuan me Izraelitėt, por vetėm pas kapitullit 31 na zbulohet se komploti ishte planifikuar nga Balaami.

    Perėndia na tregon se ēfarė ėshtė Pergami: Kuptimi i Pergamit ėshtė martesa me botėn. Fillimisht, bota e kundėrshtoi kishėn; tani bota dhe kisha janė martuar. E kam thėnė shpesh herė se kuptimi i "kishės" (eklesia) ėshtė, tė thirrurit jashtė, jo tė bashkuar, jo tė vendosur nė botė, por tė ndarė, tė thirrur jashtė - kjo ėshtė kisha. Metoda e Balaamit ėshtė tė shkatėrrojė ndarjen midis kishės dhe botės, dhe rrezultati ėshtė adhurim idhujsh.

    Kėtu duhet tė kemi kujdes tė veēantė nė dy gjėra - kurvėrim dhe adhurim idhujsh. Ėshtė shumė e ēuditshme qė kėto tė dyja janė tė vendosura sė bashku. Nė Korintasit 1 kėto dy ēėshtje janė pėrmėndur sė bashku gjithashtu. Nė mish kėto janė dy gjėrat qė Perėndia urren dhe nė gjėrat frymėrore pėrsėri kėto janė dy gjėrat qė Perėndia urren. Dėgjoni se ēfarė thotė Jakobi 4:4 rreth kėsaj: "Nuk e dini se miqėsia me botėn ėshtė armiqėsi me Perėndinė?" Tė jesh i bashkuar me botėn ėshtė diēka qė Perėndia e urren. Mamoni gjithashtu vjen nė kundėrshtim me Perėndinė. "Nuk mund t'i shėrbeni Perėndisė dhe mamonit"(Mat. 6:24). Njerėzit ose do i shėrbejnė njėrit ose tjetrit. Kėtu ne shohim njė ēėshtje tepėr tė rėndėsishme. Mamoni qėndron kundėr Perėndisė. Shumė idhuj egzistojnė pikėrisht pėr shkak tė mamonit. Sot asnjė i Krishterė nuk do vriste njerėz apo adhuronte idhuj, por nėse ne lakmojmė paranė dhe kemi besim nė fuqinė e mamonit, kjo gjė ėshtė e njėjtė me adhurimin e idhujve. Mamoni ėshtė parimi i idhujve dhe Perėndia dėshiron tė ndajė njeriun nga mamoni. Kurvėrimi ėshtė i lidhur me adhurimin e idhujve dhe tė lakmosh paranė ėshtė e lidhur me bashkimin me botėn. Mė pėlqen tė vendos para jush anėt e kundėrta nė Bibėl. Nėse ju mund tė shihni anėn negative, atėhere ju mund tė shihni edhe anėn pozitive. Bibla gjithmonė e vendos Satanin nė anėn e kundėrt tė Krishtit, mishi ėshtė e kundėrta e Frymės sė Shenjtė dhe bota me mamonin ėshtė e kundėrta e Atit Perėndi. Bota i kundėrvihet Atit. Sipas 1Gjonit 2:15, "nėse dikush do botėn, dashuria pėr Atin nuk ėshtė nė tė." Mamoni qėndron kundėr Perėndisė. Sa herė qė njeriu i shėrben mamonit, ai nuk mund t'i shėrbejė Perėndisė.

    Vepra e Balaamit ėshtė bashkimi i botės me kishėn. Nevojshmėria e Kostandinit pėr tė na lartėsuar ėshtė mėsimi i Balaamit. Nuk ka gjė mė tė vėshtirė se sa tė mos lejosh veprėn e Balaamit tė hyjė brėnda. Sot fėmijėt e Perėndisė duan tė jenė tė medhenj, tė kenė mė shumė dhe mos t'i japin rėndėsi shenjtėrimit dhe pastėrtisė. Kėshtu, ata i nėnshtrohen mėkatit, i nėnshtrohen mėsimit tė Balaamit dhe ata lejojnė qė tė mohohet emri i Zotit.

    Zoti e pėrmėnd nė mėnyrė tė veēantė Balaamin nė kėtė letėr. Balaami ishte i pari qė filloi tė fitonte para duke pėrdorur dhuntinė e tij. Kemi disa pjesė tė Dhjatės sė Re qė flasin pėr Balaamin. Letra e dytė e Pjetrit 2:15 thotė se Balaami "deshi pagėn e paudhėsisė". Juda 11 na tregon se Balaami ishte i dhėnė pas fitimit. Le tė konsiderojmė kėtė. A mendoni se do ishte e mundur qė kisha e Korinthit tė ftonte Palin dhe gjėja e parė qė do diskutonin tė ishte ēėshtja e fitimit? A mendoni se kisha e Jeruzalemit nėnshkroi nje kontratė me Pjetrin pėr sasinė e parave qė ai do merrte ēdo vit? Sigurisht qė nuk mund t'i besojmė se kanė ndodhur kėto gjėra. (Me qė mė erdhi nė mėnd diēka nuk mund ta lė pa pėrmėndur megjithėse ėshtė jashtė teme. A mendoni se ksiha e Jeruzalemit apo kishat e tjera bėnin mėsime tė veēanta se si t'i pėruleshin priftėrinjve sipas gradės sė tyre? Se si duhet puthuar dora e priftit e tė tjera si kėto? E pra kėto gjėra kam lexuar unė nė njė faqe interneti ortodokse qė Seminaristi vetė ka rreklamuar kėtu nė forum) Fillimisht ata qė punonin pėr Perėndinė vareshin nga Perėndia pėr jetesėn e tyre; ata nuk kėrkonin asgjė nga njerėzit dhe ata nuk do pranonin para nga joēifutėt (3Gjoni 7). Por gjatė kohės se Konstandinit, tė gjithė ata qė i shėrbenin Perėndisė merrnin paga nga pasuria e shtetit. Kjo praktikė filloi pak sa pas 300 pas Krishtit. Kur secili merrte njė pagė, metoda e Balaamit u fut brėnda. Metoda e Balaamit nuk ka asnjė vėnd nė planet e Perėndisė. Nėse do pyesnit Apostujt se sa paguheshin ata nė muaj, a nuk do ishte kjo njė shaka? Por sot kjo situatė ėshtė bėrė e zakonshme. Nėse mund t'i besojmė Perėndisė, atėhere ne shkojmė dhe punojmė; nėse nuk mund t'i besojmė Perėndisė, atėhere nuk punojmė. Duhet tė kemi njė kujdes tė veēantė pėrpara Zotit pėr kėtė ēėshtje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 23-07-2005 mė 04:47
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #156
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Livein

    une nuk thashe qe prifterinjte jane fytyra e Kishes, sipas shembelltyres qe ka dhene Pali. Une thashe se ashtu sikurse fytyra nuk eshte nje shtrese e ndermjetme midis trupit e ambientit, por eshte pjesa e trupit neper te cilin ai komunikon me ambientin. Pra nuk ka Klasa te ndermjetme ne Kishe, ku midis popullit ne njeren ane, edhe Perendise ne anen tjeter, te qendroje klasa prifterore. Kjo eshte fantazmologjia e ungjilloreve, qe njihen mire per paditurine e tyre ekstreme.


    Libri ne fjale, nga keto ekstraktet qe une lexoj, NUK KA asnje fakt historik qe te na tregoje se ku konsiston bashkimi historik i Kishes me Boten!


    Fakti se nje pushtetar e perkrah Kishen - nuk do te thote ne vetvete se Kisha eshte bote. Ky lloj te diskutuari eshte sektaresk edhe i paditur. Mos e ka shkrojtur gje librin David Koreshi?

  7. #157
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une biles kam pare Ungjilllore amerikane qe i serviloseshin Sali Berishes me miqesira andej nga viti 92, duke e ditur se ai do te ishte njeriu i pushtetit.



    Ta zeme se Shqiperia, ne nje moemnt do te konvertohej ne Ungjillore - sipas parimit te bashkesise tende (madje po te vejme tu kryetar, Livein). Cfare do te rezultoje nga ky konvertim mbarekombetar, se nuk do te keni me qeveri, parlament, dimplomaci te jashteme, ushtri? Cfare do beni?

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Libri ne fjale, nga keto ekstraktet qe une lexoj, NUK KA asnje fakt historik qe te na tregoje se ku konsiston bashkimi historik i Kishes me Boten!


    Fakti se nje pushtetar e perkrah Kishen - nuk do te thote ne vetvete se Kisha eshte bote. Ky lloj te diskutuari eshte sektaresk edhe i paditur. Mos e ka shkrojtur gje librin David Koreshi?
    Emri i autorit tė kėtij libri ėshtė Watchman Nee.

    ------------------------------------------------------------------------
    Watchman Nee eshte nje nga te krishteret me te medhenj te te gjithe koherave. Ka lindur ne 1903 dhe ne moshen 17 vjecare, pra ne 1920 i jep zemren Krishtit.

    Ai ka ngritur me qindra kisha lokale ne Kine si dhe ka shkruar mesazhe te shumta te cilat jane bere me vone libra klasike frymeror si psh. "Jeta normale e Krishtere", "Ulu, ec, qendro", "Clirimi i Frymes", dhe "Jeta normale e jetes se kishes se krishtere". Ai vazhdoi sherbimin e tij deri ne kohen qe Komunistet erdhen ne fuqi. U arrestua per shkak te devotshmerise se tij ne Krisht dhe rolit te tij qendror ne drejtimin e kishave lokale. U burgos me 1952 dhe me 1 Qershor te 1972, pra 20 vjet me vone vdes akoma i burgosur.

    Pak para se te vdiste ai shkroi testamentin te cilin e la poshte jastekut: "Krishti eshte Biri i Perendise qe vdiq per shpengimin e mekatareve dhe u ringjall pas tre diteve. Kjo eshte e verteta me e madhe ne univers. Une po vdes per shkak te besimit tim ne Krisht. Watchman Nee"

    Watchman Nee vdiq si nje martir, duke i qendruar besnik Zotit deri ne vdekje.
    ------------------------------------------------------------------------

    Qė ta dish Seminarist, ky martir i shekullit tė 20 ėshtė luftuar shumė ashpėr edhe nga Protestantėt, nga ata tė cilėt ti pėrmėnd qė i lėpiheshin Berishės.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Une biles kam pare Ungjilllore amerikane qe i serviloseshin Sali Berishes me miqesira andej nga viti 92, duke e ditur se ai do te ishte njeriu i pushtetit.
    Nuk ēuditem qė i ke parė kėto gjėra pasi nė mos gabohem ke qenė edhe krahu i djathtė i njė pastori nė Tiranė apo jo? Mė duket se quhej Von.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Ta zeme se Shqiperia, ne nje moemnt do te konvertohej ne Ungjillore - sipas parimit te bashkesise tende (madje po te vejme tu kryetar, Livein). Cfare do te rezultoje nga ky konvertim mbarekombetar, se nuk do te keni me qeveri, parlament, dimplomaci te jashteme, ushtri? Cfare do beni?
    Kaq i rrėnjosur ėshtė koncepti yt i gabuar pėr kishėn saqė ngatėrron shtetin me kishėn pėrsėri nė pyetjen tėnde. Po ēlidhje ka shteti me kishėn? Ē'gjė tė pėrbashkėt kanė ato tė dyja? Ēgjė tė pėrbashkėt ka bota me kishėn? E para ėshtė diēka tokėsore dhe e dyta qiellore.

    Ėshtė e vėshtirė Seminarist t'i pėrgjigjem pyetjes tėnde me pak fjalė pasi ti nuk e ke idenė se ēfarė ėshtė Kisha.

    Nejse, nėse Shqipėria do mbushej me kisha lokale, tė jesh i sigurtė se vetėm pėr sa kohė ajo do qėndronte jashtė shtetit dhe pushtetit shtetėror, do mbante pastėrtinė e saj. Nga ēasti qė ajo do mbleksej me shtetin, pra me botėn, ajo do fillonte tė kurvėronte dhe do humbte virgjėrinė dhe pastėrtinė e saj.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 16 prej 31 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Shkrim i padėrguar - nė vend tė pėrfundimit.
    Nga nosselgae nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-09-2005, 19:29
  3. Nje shkrim interesant
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 13:38
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Si mund te rekuperoj account-in e fshire?
    Nga Vito Corleone nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 21:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •