LSI çon në prokurori Erion Braçen
Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar penalisht në Prokurori kryeredaktorin e “Zërit të Popullit”, Erion Braçe, dhe i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të jetë i vëmendshëm ndaj çështjeve me rëndësi të tillë. Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në këtë parti, Dritan Ylli, tha se kallëzimi penal është bërë pasi Braçe ka shpifur për LSI-në. “Levizja Socialiste për Integrim (LSI) deshiron të informoje mbare opinionin publik se ka hartuar dhe depozituar prane organeve të Prokurorisë, një Kallzim Penal kundrejt Kryeredaktorit te Gazetes “Zeri i
Popullit”. Ky kallzim penal ka te beje me një sere shpifjesh intensive prej disa muajsh, qe kulmojne ne një artikull të kesaj gazete me daten 3 Korrik 2005, pra pikerisht ne diten e votimeve, për pseudodorëheqjen e 40 Kandidatëve për Deputete të LSI-se, çka solli si rrjedhoje, një çoroditje artificiale dhe te imponuar në elektoratin e LSI,” u shpreh Dritan Ylli dje gjatë një konference për shtyp.
LSI deklaron se Braçe me anë të artikullit ka thyer heshtjen elektorale dhe ka konsumuar veprën penale të shpifjes. “Me kete artikull Kryeredaktori i kesaj
gazete, perveç thyerjes së heshtjes elektorale qe parashikohet ne Kodin Zgjedhor, ka konsumuar plotesisht vepren penale të shpifjes. Ky artikull ishte pjesë e skenarit te mendjeve djallezore te kastes monopoliste qe ka uzurpuar Partine Socialiste, e cila përveç strategjisë se Dushkut, modifikimit te kodeve te çertifikatave, reklamave perçarëse të elektoratit te majte, konsumoi dhe gurin e fundit qe i kishte mbetur ne dore për te arritur me çdo kusht demtimin e LSI ne zgjedhjet e 3 Korrikut,” thuhet në njoftimin e LSI. LSI thotë se përveç kallëzimit penal ndaj Erion Braçes kërkohet edhe dëmshpërblim civil për 40 kandidatët e LSI që kanë pësuar dëme materiale dhe morale nga artikulli i botuar në “ZP”. “Fjalori i padenjë dhe jo qytetar qe perdor Kryeredaktori i kesaj Gazete nuk jep asnjë mesazh pozitiv për te majten konstruktive dhe te vendosur. LSI pervec sanksioneve penale për konsumimin e vepres penale te shpifjes ne menyre te perseritur, ka kerkuar dhe dëmshperblim civil për te 40 Kandidatët për Deputete të cileve drejtuesit e gazetës ‘Zëri i Popullit’, iu kanë shkaktuar dëm moral dhe financiar. Gjithashtu perfitojme nga rasti qe të kerkojme vemendjen maksimale te Prokurorit te Përgjithshem kundrejt çështjeve penale te kesaj natyre për vetë
rrjedhojat dhe pasojat negative dhe te demshme qe sjellin,” u shpreh Ylli. LSI thotë se gazeta po keqpërdoret nga klani monopolist i Nanos në përpëlitjet e tyre të fundit. “LSI si forca e majte e vertete në Shqiperi dhe si një force politike konstruktive arrin të diferencoje emertimin dhe kontributin e kësaj gazete nga
keqperdorimi qe po i behet nga drejtuesit e saj, në koherence me klanin e monopoleve të Nanos, në përpelitjet e tyre të fundit, te cilet kanë kohe qe
nuk perfaqesojnë dhe nuk kanë asnje lidhje me socialistët e vërtetë shqiptarë,” tha Dritan Ylli.
Gazeta Tema
Krijoni Kontakt