Në Gjilan është vrarë Muhamet Xhemajli, i njohur si komandant "Rebeli"
Gjilan, 13 korrik. Burimi: Kosova.com
Mbrëmë në Gjilan është vrarë Muhamet Xhemajli (47), një nga komandantët e ish-UÇPMB-së, i njohur me emrin e luftës si komandant "Rebeli". Ai ka qenë komandant në Zonën operative të Qarrit gjatë konfliktit në Luginën e Preshevës më 2OOO e 2OO1.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 21.20 minuta dhe për momentin nuk dihen rrethanat nën të cilat është kryer vrasja.
Policia vetëm ka konfirmuar vrasjen duke mos dhënë identitetin e viktimës dhe tani është duke e hetuar rastin. Nuk ka të arrestuar e as të dyshuar dhe nuk dihen motivet e vrasjes.
...................
Vritet në rrethana të pasqaruara Muhamet Xhemaili ish oficer i lartë i UÇPMB-së
2005-07-13 10:56:23 ET Prishtinë (KosovaLive)
Mbrëmë në Gjilan në rrethana të pasqaruara është vrarë me armë zjarri një nga ish Komandantët e Ushtisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit (UÇPMB) Muhamet Xhemaili, i njohur me emrin e luftës si komandant Rebeli.
...................
Dicka eshte t'u ndodhe ne Kosove, dicka po perzihet, te shohim se cka do te dal ne shesh te nesermen....![]()
Krijoni Kontakt