Sot pothuajse te gjithe biejne ndakort se kemi te bejme me nje sistem monopolar fuqie ku SHBA perben monopolin. Ne zona si Amerika Latine, Lindja e Mesme, Europa etj. SHBA duket se nuk njeh asnje konkurent ose per tu shprehur me mire (meqenese per mendimin tim SHBA nuk ka me te vertet konkurente) asnje sfidues i cili do donte te ket edhe ai fjale-ligj mbi ceshtjet. Gjithashtu megjithese SHBA duket e gatshme te nderhyje akoma edhe ne punet e brendeshme te nje shteti (psh. ne Ameriken Latine, Boten e Trete edhe sipas disave akoma edhe ne Shqiperi) apo te shkel ligjet e brendeshme te nje shteti si psh. duke futur agjentet e saj ne kerkim te terroristeve pa leje te caktuar apo akoma duke bere arrestime te tipit 'alien' ne siperfaqen e kujdo shteti. Ekzistojne disa shtete ku kam mendimin se SHBA do i maste me teper levizjet e saja (ne keto shtete do fusja, pervec aleateve relativ sic eshte Franca etj. per SHBAn, edhe Rusine me Kinen -por edhe Turqine me Egjyptin per shaqe krejtesisht te tjera).
Sidoqofte pervec ketyre zonave ku monopoli amerikan nuk njeh asnje sfiues besoj se ne Azine Qendrore gjerat po na ngatrohen disi. Lufta e SHBAs ne Afganistan dhe fitorja 'e lehte' amerikane (nderkohe qe strateget e shkolles se vjeter ruse thonin se asnjeri nuk fiton ne Afganistan, dhe me thene te drejten qe nga deshtimi i Aleksandrit te Madh te hyje ne Afganistan para 2300 vjetesh asnjeri pervec SHBAs nuk kishte kryer fitim te dukshem ne kete vend-shkrepash).
Fitorja e SHBAs ne Afganistan nuk besoj se u mireprit nga shtetet e fuqishme te zones, akoma edhe Rusia do thoshte dikush se me shume do donte te kishte Bin Ladenin dhe Mullah Umarin ngjitur sesa fortifikaten amerikane. Jo sepse do duhej qe Rusia apo kushdo tjeter shtet i zones (pervec Iranit) ti frikesohet pushtimit amerikan por sepse te gjithe shtetet e dine shume mire rendesine e zones ku jane vendosur gjeografikisht. Aty fillojne 'rrypat e arte' te gazit dhe te naftes te cilat arrijne ne Lindjen e Mesme dhe tani ne menyre teknike Parisi me Berlinin kerkojne qe ti shpiejne keto 'rrypa te arte' ne zemren e Europes (shikoni kanalin Baku-Xhejkan dhe Korridorin e 8).
Pra kur behet fjale per ineteresa te tilla 'jetike' akoma edhe perpara SHBAs keto shtete sigurisht qe do donin te kishin zerin e tyre. Pra vihet re keto kohet e fundit nje bashkepunim ne zone midis Rusise dhe Kines nga njera ane kurse nga ana tjeter nje perpjekje e Iranit, Turqise, Indonezise, Tajlandes, Pakistanit etj. qe te mbeshtesin edhe ato diku kembet e tyre. Kete aspekt e shpjegon edhe marreveshja e Shangait ku disa nga shtetet e siperpermenudra marrin pjese.
Shtetet anetare bene ne fillimin e muajit nje konference ku u fol kryesisht per keto ceshtjet 'jetike' sic jane energjia, teknologjia etj. Pershtypje beri fakti se ne kete konference ishte ftuar si vezhgues edhe shteti i Iranit, i cili pritet te anetaresohet.
Nga ana tjeter pa u permendur nuk mund te mbetet edhe roli i Turqise ne zone. Turqia duke ju kthyer disa dogmave panturanike te fillimshekullit po i afrohet maksimalisht ketyre shteteve te zones (ish-BS), shumica turanfolese dhe muslimane dhe duket se po kalon ne prezence akoma edhe Rusine. Gjithashtu Turqia mund te ket edhe interesat e veta ne zone qe e ndajne ate nga aleatet e saj europiane e amerikane, vecse problemi i Turqise eshte se nuk ka fuqine ekonomike qe te realizoj planet e saj (dhe ketu mbetet shume vend per faktorin europian).
Nga ana tjeter ekziston nje SHBA superfuqi ushtarake dhe ekonomike qe ka si aleat antimoskovizmin e disa shteteve ose organizatave guerilase te zones sidhe nje BE qe ka afersi gjeografike, afersi interesash ('jetike' per BE) por e cila eshte e percare dhe nuk mundet te gjej nje rruge te perbashket me Turqine (qe per mendimin tim do e shtonte influencen e saj ne AQ).
PROBLEMI
Rusia, Kina, Turqia, Irani etj. nuk munden kurre te kthehen ne BE te Azise Qendrore sepse nuk kane as strukturen e brendeshme te atille qe mund ti lejoje te bashkohen rezultativisht. Perbehen nga sisteme krejtesisht te kunderta politike, sociale, kulturore qe vetem mosmarreveshje mund te lindin dhe nuk kane as interesat e njejta strategjike.
Nga ana tjeter BE dhe SHBA qe kane prioritet ekonomik dhe ushtarak (SHBA) nuk besoj se do e gjejne rrugen kaq te lehte qe te kontrollojne kete zone te planetit ne nje rast kur interesat sic e citova jane 'jetike'!
flm
Krijoni Kontakt