Ngjyrat e flamurit shqipetar tregojne burrerin e pop.shqipetar si dhe shuyme karakteristikat tjera.
Per me shume ,pyteni Kosovaret,qe arriten ta ndryshojne flamurin shqipetar.NJe flamur qe nuk ka ngjajshmeri me flamurin ton kombetar.
Ja nje pergjigje....
Po çfarë përfaqëson flamuri për një komb? Nuk ka komb që mos të ketë flamurin e vet, me ngjyrat e simbolet, të cilat përfytyrojnë karakterin fizik dhe shpirtnor, si të vendit ashtu edhe të popullit. Flamuri paraqet deshirat e stërgjyshave tonë, trimnin e karakterin e tyre. Flamuri ynë kombëtar asht nji shqipe e zezë dykrenëshe me krahë të lirë në shtroje të kuqe. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e derdhun nën robninë gati 500 vjeçare, ndërsa ngjyra e zëzë asht për jaz të asaj robnie aq të gjatë. Ka edhe nji vështrim tjetër: ngjyra e kuqe përfytyron flakë, dashtni e prandej bashkim; Shqypja e zëzë në tokë të kuqe ka kuptimin e maleve të mnershme në të cilat kanë shqipet çerdhet e veta; këto male janë mburojë e asaj toke ku mbretnon dashnija dhe bashkimi; shqipja dykrenëshe nënkupton gjithashtu bashkimin e kombit dy degësh, Toskë e Gegë, të cilët si dy krena në nji trupi, do të qindrojnë përjetësisht së bashku për me mbajtë vedin e lumnin e kombit të vet.
Flamuri kombëtar pas 28 nëntorit 1912, asht ngritun më pas më 13 qershor 1913 nga Fretnit e Gjuhadolit në Shkodër në kumbonaren e Kishës, përkundra urdhnit të përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha. Me 5 mars 1914, flota ushtarake e Fuqive të Mëdha ngriten Flamurin e Shqipnisë duke përshendetë me topa në portin e Trieshtes, dhe përcollën për në Durrës, Princin e Shqipërisë Vilhelm Vid, të zgjedhun prej gjashtë Fuqive, e më 7 të të njëjtit muaj, Flamuri i Shqipnis valëvitej në Pallatin Mbretnor në Durrës. Më 19 mars 1914 zelli i atdhetarëve shkodranë, bani me ngrehë flamurin komtar edhe në Kështjellën Rozafat të Shkodrës, megjithëse ky qytet ishte ende nën administrimin
Krijoni Kontakt