SHQIPERIA DO TE KRYESOJE 2005 – 2007 SEDM – in
Me 1 korrik u zhvillua ne Konstanca te Rumanise ceremonia e marrjes ne dorzim te kryesise se SEDM – it nga Shqiperia. Delegacioni qe shkoi atje i kryesuar prej zv. Ministrit te Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise prof. Besnik Baraj dhe Zv. Shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Luan Hoxha, u prit nga Ministri i Mbrojtes se Rumanise z. Teodor Atanasiu në praninë e te gjithe perfaqesuesve te larte te vendeve te gadishullit te Ballkanit, ushtarakeve madhore te aleances Adriatic Charter si edhe kryetari i radhes z. Ugur ERGUN i cili i dorzoi detyren z. Baraj.
Ne ceremonine e organizuar me kete rast, ku merrte pjese edhe presidenti i Rumanise parakaluan togat e Nderit nga te gjitha Forcat e Armatosura te vendeve anetare te SEERBRIG-ut. Mbas Hymneve Kombetare te vendeve anetare ku kryesonte Shqiperia. Gjen. Brig. G. Sulis i trupave italiane i dorzoi detyren Gjen. Brig. N. Nenov i trupave bullgare.
U theksua me kete rast kujdesi dhe angazhimi i Ministrit te Mbrojtjes se Shqiperise z. Pandeli Majko si edhe perpjekjet e Tija serioze dhe kembengulese per integrimin e Forcave te Armatosura Shqiptare ne strukturat e NATO-s duke u vlersuar si aktor kryesor dhe tejet i rendesishem per integrimin e Shqiperise ne Aleancen e Antlantikut.
Krijoni Kontakt