Dhjetë leksione mbi ëndrrat
"The Dream Makers"
Richard Corriere & Joseph Hart
Leksioni i pare
"Ëndrrat janë imazhet e ndjenjave"
T ë gjithë ne ëndërrojmë, por pak i mbajnë mend ëndrrat e tyre dhe edhe më pak i kuptojnë ato. Margaret Phillips Johnson, e cila jep leksione për analizën e ëndrrave në Institutin C.G. Jung në Los Angeles thotë se "një ëndërr mund të mendohet si një letër që e pandërgjegjshmja i dërgon të ndërgjegjshmes". Kjo letër, gjithsesi, është shkruar me hieroglife. E duke e ndërlikuar çështjen edhe më tej, mund të themi se ka aq gjuhë të shkruara në hieroglife sa ç'ka edhe ëndërrimtarë. Ndaj, një imazh i marrë nga një ëndërr mund të nënkuptojë diçka për një person dhe diçka tjetër për një person tjetër. Guri i Rozetës për interpretimin e ëndrrave u zbulua në vitet '70 nga psikologët Richard Corriere dhe Joseph Hart, të cilët e përfshinë në librin e tyre "The Dream Makers: Discovering Your Breakthrough Dreams". Disa vite më pas, komuniteti i tyre terapeutik, "Qendra për Ndijimin e Terapisë" nuk funksionoi më dhe rezultoi në rastin më të keq, më të gjatë e më të kushtueshëm të psikoterapisë komplekse. Bashkë me gjithçka tjetër të humbur në atë kataklizmë ligjore dhe emocionale kjo ishte, sidoqoftë, një mënyrë e re dhe e mrekullueshme e të kuptuarit dhe të mësuarit nga ëndrrat e dikujt. Kjo është e lehtë për t'u kuptuar, por më e thellë në domethënien e saj dhe Corriere, Hart dhe miqtë e tyre terapistë zbuluan se ëndrrat janë imazhet e ndjenjave. Ndjenjat që ne përjetojmë në ëndrrat tona janë ajo cfarë është kuptimplotë në lidhje me ato. Imazhet dhe ngjarjet që paraqiten në ëndrrat tona janë shprehja e këtyre ndjenjave. "Jam në një motoskaf. Dikush tjetër po e drejton atë. Ata po e ngasin shpejt dhe jam i frikësuar. Po u them atyre ta ngadalësojnë shpejtësinë dhe të jenë më të kujdesshëm". Kjo është një ëndërr që na tregon se nuk i kemi gjërat nën kontroll. Ndoshta dikush tjetër po e drejton jetën tonë. Ndoshta është një aspekt i personalitetit tonë, zemërimi apo kapadaillëku, ai që po bën zgjedhjet më kritike që ndikojnë në sigurinë apo lumturinë tonë. Kjo ëndërr jo vetëm që na ofron një vizion të qartë se dikush apo diçka tjetër po kontrollon situatën aktuale, por ne kuptojmë edhe vetveten, inteligjencën, kujdesin dhe ndjeshmërinë lidhur me qenien tonë. Friedrich Nietzsche thekson se ne të gjithë jemi artistë në ëndrrat tona. Mendjet tona ëndërrimtare janë të afta të rikrijojnë skena familjare dhe persona të afërt me qartësi të madhe dhe me një vëmendje të pabesueshme deri në detaje. Ne mund të krijojmë gjithashtu në ëndrrat më origjinale edhe vende të jashtëzakonshme, ngjarje apo situata pa sforcon më të vogël të kujtesës. Nuk ka gjë më të jashtëzakonshme se të qenit i një shkrimtari në mendjen e një ëndërruesi. Fjalët, tingujt dhe imazhet vijnë nga e pandërgjegjshmja jonë, duke riprodhuar realitetin në mënyrë kaq të besueshme saqë rrallë e dime se po ëndërrojmë në momentin e përjetimit të ëndrrës, emocionalisht dhe intelektualisht në realitetin imagjinar të ëndrrave. Por, arti i të ëndërruarit është më shumë se thjesht oikturimi i imazheve perfekte. Ka një zgjuarsi të thellë misterioze dhe të padukshme pas skenës së ëndrrave tona, gjë që na nxjerr nga kaosi dhe dhimbja, nga veset e këqija dhe sjellja e parregullt, duke u përpjekur të na informojë për atë që në të vërtetë jemi dhe çfarë duhet të bëjmë jetën reaale për të qenë të shëndetshëm, të lumtur të lirë dhe të sigurt. Ashtu si arti i madh, është përmbajtja morale dhe intelektuale e ëndrrave tona ajo që na bën të vetëdijshëm për t'i shqyrtuar ato me vëmendjen, pa marrë parasysh aftësinë e thjeshtë për të krijuar një botë tërësisht imagjinare.
Këto janë dhjetë leksione për t'ju bërë të hyni nëpërmjet gjuhës së ëndrrës në një botë më të madhe të vetvetes . Meqënëse të gjithë jemi pikërisht në këtë rrugë, nuk mund të themi se ku mbaron ajo. Por, gjithnjë e dimë sesa rrugë kemi bërë dhe se çdo pjesë e udhëtimit tonë na sjell kujtimet e veta. Kjo ndihmon për të shkruar ëndrrat tona dhe për të folur për to. Disa prej tyre mund të jenë të lehta për t'u kuptuar, të tjerat do t'ju mundojnë për pak kohë. Kuptimi I ëndrrave tona është më shumë art sesa shkencë.
Leksioni i dytë
Të përdorim ëndrrat për të njohur vetveten
N jë ndër gjërat më të thjeshta dhe më të rëndëisshme që mësojmë nga ëndrrat tona është se"cilët jemi"cilët jemi në të vërtetë?. Në qendër të pjesës më të madhe të këtyre ëndrrave, ajo që sheh, vlerëson dhe kryen aktivitete të ndryshme është vetvetja. Aspektet e tjera të personalitetit shfaqen si karaktere të tjera në ëndërr, herë si njerëz që i njohim, herë si të huaj, herë si kafshë, forcat të natyrës apo përbindësha. Racionaliteti dhe egoizmi i pjesës më të madhe të njerëzve krijon idenë e rremë se identiteti i tyre është monolitik: se ata e dinë se kush janë; se e dinë se çfarë pëlqejnë dhe çfarë jo dhe se e dinë se si duhet të ndjehen për këtë apo atë gjë. Asgjë nuk mund të kalojë përtej kësaj të vërtete. Në mënyrë të vazhdueshme ne të gjithë përjetojmë konflikte të brendshme se si duhet të veprojmë dhe të flasim, nëse duhet të kontrollojmë veten apo duhet të jetojmë jetën duke u nisur nga impulset, nëse jemi vërtet të dashuruar apo ajo që po jetojmë është e pavërtetë. Frojdi e analizoi psikikën e tij dhe arriti në përfundimin se ka një ego, një un dhe një superego. Jungu shihte thellë brenda vetes për të zbuluar anën e tij të errët dhe e quajti këtë "hije të vetvetes". Eric Berne thoshte se në të gjithë kemi tre modele të mendimit dhe sjelljes konfliktuale, "Prindi, Fëmija dhe i Rrituri". Dhe gruaja ime, Carol, zbuloi se secili prej personazheve të "Ishujve Gilligan" përfaqëson një aspekt të ndryshëm të personalitetit të saj dhe se secili prej tyre ka perspektivën e tij, prioritetet dhe mënyrën e vet të të vvepruarit. Pa dyshim konflikti i brendshëm është një ndër sfidat më të dhimbshme dhe më të vështira të jetës. Si një avokat me çmim të lartë intelekti ynë racional do të mbrojë një tjetër aspekt të çdo çështjeje. Më e mira që miqtë dje këshilltarët mund të bëjnë është të të tregojnë se si duhet të menaxhohet një konflikt dhe si duhet të vendosësh se cila është më e mira për ty. Gjej veten në ëndrrat e tua dhe lëre veten ttë të çojë në në drejtimin e duhur.
Unë e kam gjetur veten në ëndrrat e mia 20 vjet më parë. Ishte një kohë konfliktesh dhe trazirash në jetën time. Ditët më ishin mbushur me emocione të dhimbshme, mërzi, zemërim, inat dhe impulse vetëshkatërruese. Nisa të lexoj një gazetë ëndrrash dhe dhe një nga gjërat e para që vura re ishte se imazhi im në ëndrra nuk ishte imazhi i një njeriu të çmendur. Në të gjitha ëndrrat e mia isha një njeri shumë i kujdesshëm, i qetë dhe i matur. E urreja mënyra se si sillesha gjatë ditës, por më pëlqente mënyra se si sillesha në ëndrrat e mia. Ishte një imazh i vetvetes me të cilin mund të jetoja. Personazhe të tjera dhe imazhet në ëndrrat e mia përfaqësonin dukshëm zemërimin dhe mungesën e lumturisë, por vetë isha në rregull dhe vizioni i qartë i mbështetjes që i jepja vetvetes më jepte edhe më shumë shpresë. Njerëzit shpesh përqëndrohen në ngjarjet dhe personazhet e ëndrrave, por ata duhet të nisnin të kujtojnë veten, të kujtojnë si veprojnë dhe si ndjehen në ëndrra. Nëse ju pëlqen mënyra se si paraqiten në ëndrra, silluni kështu edhe në jetën e përditshme. Nëse nuk ju pëlqen kjo mënyrë, përdoreni këtë ndjesi si një mënyrë për të ndryshuar sjelljen në jetën e përditshme. Kjo do të ndryshojë edhe mënyrën e të sjellurit në ëndrra. Vetja juaj do të hyjë në veprim me ndjenjat e vërteta dhe ndjenjat e vërteta do t'ju çojnë drejt marrëdhënieve më të mira, aktiviteteve të kënaqshme, vetëkuptimit dhe vetërespektimit.
Përktheu: Elira Canga
Frojdi dhe ëndrrat
Ë ndrrat nuk mund të krahasohen me tingujt spontanë të një instrumenti, të krijuara më shumë nga forcat e jashtme sesa nga dora e muzikantit; ato nuk janë të pakuptimta, nuk janë absurde, ato kanë të bëjnë me atë që një pjesë e gjithë ideve dhe mendimeve tona fle, ndërsa të tjerat zgjohen ngadalë. Ato janë një fenomen plotësisht real dhe i vlefshëm psikologjik, e në mënyrë specifike janë përmbushja ose mospërmbushja e dëshirave tona. Ëndrrat mund të klasifikohen në vazhdimësi si gjendje mendore të vetëdijshme dhe krijohen gjatë një aktiviteti intelektual shumë të ndërlikuar.
Marre nga Milosao.
Krijoni Kontakt