Ebu el-Hasan el-Esharij lindi ne vitin 260 ne Basra thuhet se ka lindur me 270-ten , ndersa per vdekjen e tij ka shume mendime dhe thuhet se ka vdekur me 333, thuhet me 324, ose 330, vdiq ne Bagdad dhe u varros mes Kerkhit dhe portes se Basres
Eshariju ishte Sunnit dhe fillimet e tij i kishte ne I'tizal (mez'heb) nga ku e mori prej Ebu Ali el-Xhebba'iju, me pas u pendua dhe nje dite ne xhuma u ngrit dhe kundershtoi pretendimet e Mu'tezileve per krijimin e Kur'anit, te parit e Allahut dhe te krijimit te se keqes etj.
Ka thene juristi Ebu Beker es-Sajrafiju: "Mu'tezilet kishin kohe qe kishin ngritur kryet dhe erdhi Imam Eshariju dhe i bllokoi.
Ka thene Ebu Is'hak el-Isfrajiniju: Kam qene perkrah imam Ebu el-Hasen el-Bahilij dhe dukesha sikur isha nje pike uje ne krah te detit, degjova te thote se kish qene perkrah te Esharijut dhe dukej si nje pike uji ne krah te detit. Ka thene "Gjuha e Ymmetit" Kadiu Ebu Beker el-Bakillaniju: gjendja ime me e mire eshte kur kuptoj fjalet e imam Esharijut
Ka thene Subkiju ne "et-Tabekat esh-Shafi3ijeh" 2/245: " pasi permendi se Rruga e Esharijut eshte rruga ne te cilen jane dijetaret ekperte, dijetaret e dalluar te Islamit, prej kater Mez'hebeve dhe qe jane mbrojtesit e udhes se Muhammedit a.s.: ....Thenia e e shejhut ibn Abduselam se Malikitet Shafitet Hanefitet dhe Habelitet jane esharij, thenia e shejhut te Shafive Ibn Abduselam, Shejhut te malikiteve Ibn el-Haxhib, el-Husejriju shejhu i hanefiteve, dhe fjala e Ibn Asakirit hafizi i ketij ymmeti.
Ka thene el-Kushejriju:Dijetaret e Hadithit jane unanimisht te mendimit se Eshariju ka qene Imami i Ashabeve te Hadithit, mez'hebi i tij eshte mez'hebi i hadithit, Ka folur ne Usulin e fese ne rrugen e Sunnetit dhe i ka kundershtuar idhtaret bidatcinj, kush e shan dhe mallkon ate ka peshty mbi te gjithe Ehli Sunnetin.
Krijoni Kontakt