Arfa Karim Randhawa vjen nga Pakistani dhe sapo është bërë inxhiniere e certifikuar e Microsoft-it. Arfa është vetëm 10 vjeç dhe është inxhinierja më e re në orbitën e kolosit Bill Gates. Pasi ka marrë maksimumin e votave, fëmija gjeni ka takuar personalisht mjeshtrin e saj në ditët e kaluara.
Me Gates ajo foli gjatë, duke e pyetur psh pse fëmijëve nuk u lejohet të punojnë tek Microsofti dhe pse janë kaq pak në numër gratë që punojnë në repartet teknologjike. Krijuesja e re hyri në botën e kompjuterave që në moshën 5 vjeçare, falë një PC të dhuruar nag i ati. Talenti i saj ra në sy menjëherë dhe në pa kohë, Arfa Karim filloi një karrierë profesionale që nga instituti pakistanez i teknologjive të avancuara deri tek shumëkombëshja botërore e software, Microsoft.
Sot ajo mban titullin Certified Application Developer, dmth zhvilluese e çertifikuar e aplikacioneve software, por shumë shpejt mund të ngjitet në nivelin e Certified Application Developer, një nga nivelet më të larta në divizionet e Microsoft që I dedikohet krijimit të produkteve informatike
Burimi: Gazeta Shekulli
Krijoni Kontakt