BOTIM I KISHĖS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE
Tiranė, 1993
Shkruar nga: At Mihal Tėrova
Pėrshtati nė gjuhėn letrare: Thoma Qėndro
Shėn Maria e Maliqit,
ikonė e shekullit te XIV-XV,
nė kishėn e Shėn Marisė, Maliq-Korēė
BOTIM I KISHĖS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE
Tiranė, 1993
Shkruar nga: At Mihal Tėrova
Pėrshtati nė gjuhėn letrare: Thoma Qėndro
Shėn Maria e Maliqit,
ikonė e shekullit te XIV-XV,
nė kishėn e Shėn Marisė, Maliq-Korēė
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-06-2005 mė 00:01
Ēquhet katekizėm i krishterė orthodhoks?
Ky mesim eshte mėsimi qė na mėson tė vėrtetat e fesė Orthodhokse tė krishterė. Kėto tė vėrteta janė dy llojesh : 1) ato qė duhet tė besojmė, dhe 2) ato qė duhet tė bėjmė, qė tė jemi tė krishterė orthodhoksė besimtarė dhe tė trashėgojme jetėn e pasosur.
Tė vėrtetat qė duhet tė besojmė quhen dogma dhe tė vėrtetat qė duhet tė bėjmė quhen porosi ose tė vėrteta morale.
Nė sa pjesė ndahet katekizmi?
Katekizmi ndahet nė dy pjesė: Pjesa I quhet Dogmatike, d.m.th. na mėson ēduhet tė besojmė, dhe Pjesa II quhet Morale se na mėson ēduhet tė punojmė qė tė jemi me tė vėrtetė tė krishterė orthodhoksė.
Sa llojesh janė besimet ?
Tė gjithė njerėzit e kuptojnė qė botėn e krijoi dhe e sundon njė fuqi e lartė, tė cilėn e adhurojnė si Perėndi. Meqėnėse tė gjithė nuk kanė po atė zhvillim mendor, e kuptuan Perėndinė nė mėnyra tė ndryshme. Disa besuan si Perėndi diellin, hėnėn dhe yjet, disa zjarrin, dhe disa statujat dhe drurėt ose tė tjera gjėra tė natyrės. Pra besimet qė besojnė shumė perėndi janė tė gabuara se nė ato hyjnohen (ose bėhen perėndi) fuqitė e natyrės dhe adhuruesit e shumėperėndive quhen politeistė.
Perėndia mė nė fund ua shfaqi bazat e besimit tė vėrtetė, mė parė judhenjve, tė cilėve u dėrgoi patrikėt Avraamin, Isaakun dhe Jakobin, Moisiun dhe profetėt.
Pastaj zbatoi nė tėrė botėn besimin e vėrtetė duke dėrguar Birin e Tij tė vetėmlindur, Zotin tonė Jisu Krisht, i cili mėsoi besimin e plotė. Pra besimet ndahen mė dysh: politeiste, d.m.th. besime tė shumė perėndive, dhe monoteiste, tė njė Perėndie. Monoteiste janė: Besimi judaik, i formuar prej Moisiut 1500 vjet para Krishtit, i cili pėrgatiti njerėzit qė tė kuptojnė Krishtėrimin Orthodhoks qė ėshtė besimi i vėrtetė edhe shpėtimtar.
Besimin e krishterė e themeloi vetė Shpėtimtari ynė Jisu Krisht, i Cili lartėsoi njerėzimin nė shkallėn e lartė tė Perėndisė.
Monoteist ėshtė dhe muhamedanizmi, qė e themeloi Muhamedi, lindur nė Arabi 570 vjet pas Krishtit.
Shėnim: Katekizėm ka ardhur nga fjala greke kat-eho, d.m.th. mėsoj njė njeri me zė; prandaj katekumenė quheshin ata qė mėsonin mė pare dogmat e Krishtėrimit dhe pastaj pagėzoheshin nė Emrin e Trinisė sė Shenjtė dhe bėheshin besimtarė tė Kishės. Meqėnėse prindėrit janė tė krishterė, natyrisht dhe bijtė e tyre do tė bėhen tė krishterė dhe nė moshėn e duhur do tė mėsojnė nga Katekizmi i Shenjtė Dogmat e Fesė. Mėsimet e Katekizmit tė Shenjtė burojnė nga librat dhe traditat e shenjta.
Librat e Shenjtė quhen ata libra qė pėrmbajnė shfaqjen e Perėndisė, d.m.th. zbulimin e dogmave dhe tė porosive. Bibla e shenjtė ėshtė e Perėndi-frymėzuar, se shkruesit e saj u frymėzuan prej Shpirtit tė Shenjtė dhe me atė ndriēim i shkruan.
Bibla ndahet nė dy pjesė: nė Dhiatėn e Vjetėr dhe nė Dhiatėn e Re. Dhiata e Vjetėr pėrmban librat e shenjtė qė u shkruan prej profetėve pėrpara ardhjes sė Zotit tonė Jisu Krisht dhe tregojnė historinė e popullit izraelit dhe premtimet e Perėndisė pėr ardhjen e Shpėtimtarit tė njerėzve. Dhiata e Re pėrmban librat qė u shkruan prej Apostujve pas ardhjes sė Zotit tonė Jisu Krisht ku tregohen jeta dhe doktrina e Tij, si dhe lėēitjen e Ungjillit prej Apostujve nė gjithė kombet. Librat e Dhiatės sė Vjetėr ndahen nė tri klasa: 1) Historike, qė tregojnė historine e judhenjve. 2) Didaktike, qė pėrmbajnė tregime morale dhe himne nė stil poetik, dhe 3) Profetike, qė pėrmbajnė Profecitė (parathėniet) pėr ardhjen e Shpėtimtarit nė botė.
Librat historike tė Dhiatės sė Vjetėr janė:
1) Pentatefku, d.m.th. tė pesė Librat e Moisiut qė pėrmbajne historinė e judhenjve qė nga krijimi i botės gjer nė vdekjen e Moisiut.
2) Jisu Navi, qė pėrmban pushtimin dhe stabilizimin e judhenjve nė Kanaa, nė tokėn e premtuar.
3) Gjykatesit, ku tregohet historia e judhenjve nė kohėn e Gjykatėsve.
4) Ruth, ku tregohet historia e saj.
5) Katėr librat e Mbretėrive dhe dy librat e tė Lėnavet, ku tregohet historia e judhenjve nė kohėn e Mbretėrve gjer nė prishjen e Jeruzalemit prej Nabukodonosorit,
6) Dy librat e Esdras dhe njė e Noemias, ku tregohet si judhenjtė nėn udhėheqjen e Esdras dhe Noemias u kthyen nga skllavėria e Babilonisė nė Jeruzalem,
7) Libri i Judithit
8) Libri i Esthrit
9) Libri i Tobit
10) Tre Librat e Makabejve, ku tregohen punėt heroike qė bėnė judhenjtė nėn udhėheqjen e Makabejve.
Librat didaktike tė Dhiatės sė Vjetėr janė:
11. Jobi
12. Psalmet e Davidit
13. Fjalėt e Urta
14. Kishėtari (Ekslisiastiu)
15. Kėnga e kėngėve
16. Urtėsia e Solomonit
17. Urtėsia e Sirakut.
Librat Profetike janė katėr tė profetėve tė mėdhenj edhe 13 tė vogla qė u shkruan prej profetėve tė vegjėl:
18. Isaia
19. Jeremia
20. Jezeqieli
21. Danieli.
Librat e Dhiatės sė Re janė:
1. Katėr Ungjijtė (sipas Mattheut, Markut, Llukait dhe Joanit) nė tė cilat pėrmbahet lajmi gazmor qė erdhi Shpėtimtari nė botė dhe rrėfehet jeta dhe mėsimi i Tij.
2. Veprat e Apostujve ku tregohet veprimi i Apostujve pėr pėrhapjen e Ungjillit.
3. Letrat e Apostujve.
4. Zbulesa e Joanit (Apokalipsi), ku tregohet qė Krishtėrimi do tė fitojė dhe do tė triumfojė.
Ējane traditat ose gojėdhėnat e Shenjta?
Apostujt nuk i shkruan nė Librat e tyre gjithė mėsimet dhe zakonet e krishtera. Pėrveē Librave tė Shenjtė kemi dhe njė burim tė dytė tė besimit tonė, Traditėn e Shenjtė, e cila ėshtė dhėnė gojė pas goje prej Apostujve nė Kishė. Pra Traditat e Shenjta kanė fuqi tė barabartė me Librat e Shenjtė. Traditėn e Shenjtė e ka ruajtur te kulluar Kisha Orthodhokse. Katolikėt e besojnė pak me ndryshim nga ne. Protestantėt, kanė si burim tė vetėm Biblėn e Shenjtė, prandaj skanė shenjėn e Kryqit, ikona, agjerime etj.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:28
PJESA E PARĖ
DOGMATIKE
Pjesa I e Katekizmit tė Shenjtė na mėson dogmat e Kishės Orthodhokse, d.m.th. ēduhet tė besojmė qė tė jemi tė krishtere tė vėrtetė, prandaj kjo pjesė quhet dogmatike.
Ku pėrmbahet shkurtazi mėsimi i Kishės pėr fenė? Dogmat e Kishės sonė, tė cilat gjerėsisht janė nė Librin e Shenjtė dhe nė Traditėn e Shenjtė, pėrmbahen shkurtazi dhe me pak fjalė nė Simbolin e Besimit. Simbol ėshtė fjalė ushtarake. Ashtu si ushtarėt me disa fjalė ose me shenja shquhen midis tyre dhe ndahen nga armiqtė, kėshtu dhe orthodhoksėt me Simbolin e Besimit shquhen kryesisht nga jo orthodhoksėt.
Simboli ndahet nė 12 artikuj, prej tė cilėve artikulli i parė bėn fjalė pėr Perėndinė Atin, II gjer nė VII bėn fjalė pėr Perėndinė Birin, art. VIII bėn fjalė pėr Shpirtin e Shenjtė, IX bėn fjalė pėr Kishėn, X pėr Pagėzimin, XI pėr ngjalljen e tė vdekurve dhe XII pėr jetėn e ardhshme. Shtatė art. tė Simbolit i hartoi Sinodhi Ekumenik I, i cili u mblodh nė Nike mė 325 ku dėnoi mėsimin e Ariosit, njė prifti nė Aleksandri tė Egjiptit, i cili mohonte Hyjninė e shpėtimtarit tonė Jisu Krisht. Artikujt e tjerė u plotėsuan prej Sinodhit Ekumenik tė Kostantinopojės mė 381, i cili dėnoi mėsimin e Patrikut Maqedonios tė Kostantinopojės, i cili mohonte Hyjninė e Shpirtit tė Shenjtė.
Simboli i Besimit
I. Besoj nė njė Perėndi, Atė tė tėrėfuqishėm, krijues tė qiellit e te dheut, dhe tė gjitha tė dukurave e tė padukurave.
II. Dhe nė njė Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perėndisė, tė vetėmlindurin, qė lindi prej Atit pėrpara gjithė shekujve. Dritė prej drite, Perėndi tė vėrtetė prej Perėndie tė vėrtetė, tė lindur, jo tė bėrė, qė ka tė qenėt njė me Atin, me anėn e tė cilit u bėnė tė gjitha.
III. Qė pėr ne njerėzit dhe pėr shpėtimin tonė zbriti prej qiejve dhe u trupėzua prej Shpirtit tė Shenjtė dhe Virgjėreshės Mari dhe u bė njeri.
IV. Dhe u kryqėzua pėr ne nė kohėn e Pontit Pilat dhe pėsoi e u varros.
V. Dhe u ngjall tė tretėn ditė sipas shkrimeve.
VI. Dhe u ngjit nė qiell dhe rri nė tė djathtė tė Atit.
VII. Dhe do tė vijė pėrsėri me lavdi tė gjykojė tė gjallėt e tė vdekurit, Mbretėria e tė Cilit nuk do tė ketė mbarim.
VIII. Dhe nė Shpirtin e Shenjtė, Zot, Jetėbėrės, qė buron prej Atit, qė adhurohet e lavdėrohet bashkė me Atin e me Birin, qė foli me anėn e profetėve.
IX. Nė njė Kishė tė Shenjtė, tė pėrgjithshme dhe apostolike.
X. Pohoj njė pagėzim pėr ndjesėn e mėkateve.
XI. Pres ngjalljen e tė vdekurve.
XII. Dhe jetėn e ardhshme tė amėshuar, Amin.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-06-2005 mė 00:12
Art.I i Simbolit tė Besimit:
I. Besoj nė njė Perėndi, Atė tė tėrėfuqishėm, krijues tė qiellit e tė dheut, dhe tė gjitha tė dukurave e tė padukurave.
Ēna mėson Art. I i Simbolit?
Art. I. na mėson qė ėshtė njė Perėndi e vetme dhe e vėrtetė, i Cili krijoi botėn dhe pėrkujdeset pėr tė.
Si provohet qė ka Perėndi ?
Qė ekziston njė Perėndi, provohet dhe nga ekzistenca jonė dhe nga bota e tėrė. Sikurse ne smundim tė krijojmė veten tonė, kėshtu edhe bota seshte e mundur tė ndodhej prej vetiu; pra e ka krijuar njė tjetėr dhe Ky ėshtė Perėndia.
Ekzistenca e perėndisė provohet dhe nga zėri i ndėrgjegjes sonė, e cila na tregon tė miren qė duhet tė bėjmė dhe na ndalon nga e liga. Kjo ndėrgjegje sipas veprės, n.q.s. vepra ėshtė e mirė, na shpėrblen me njė gezim tė patreguar, dhe n.q.s. vepra ėshtė e ligė, na qorton me njė paqetėsi tė padurueshme. Kėtė zė tė brendshėm e ka vėnė Perėndia. Ekzistenca e Perėndisė provohet dhe nga historia e pėrbotshme, se ska qėnė mbi dhč asnjė popull, qė ska adhuruar Perėndi. Natyrisht, besimi ne Perendine eshte mbi arsyen, por jo jashte arsyes.
Qėnia dhe cilėsitė e Perėndisė.
E palėndshme dhe frymė e plotė ėshtė Perėndia, prandaj si e kėtillė ėshtė:
1) i perjetshėm, qė nuk ka as nisje as mbarim,
2) i padukshėm, se i mungon lėnda qė ėshtė vetėm e dukur,
3) i panxėnė, d.m.th. nuk kufizohet nė ndonjė vend, por pėrkundrazi ndodhet kudo,
4) i pandryshuar, se meqenėse ėshtė absolutisht i plotė, smund tė bėhet as mė i plotė as mė pak i plotė, se atėherė do tė pushonte tė ishte Perėndi,
5) i tėrėfuqishėm, se mund tė bėjė tė gjitha,
6) i gjithėurte, se tė gjitha i bėn me urtėsi,
7) i Shenjtė dhe i pamėkatshėm,
8) i drejtė, se shpėrblen tė mirėn dhe dėnon tė ligėn. (Do ti japė cilitdo sipas veprave tė tij,
9) i gjithėmirė, se dėshiron shpėtimin e tė gjithėve.
Pse simboli na mėson njė Perėndi ?
Perėndia ėshtė njė nga qenia dhe nga natyra, por i trishmė nga personat, d.m.th. Ati, Biri edhe Shpirti i Shenjtė, Trinia e njėqenshme dhe e pandarė.
Nga qenia dhe nga natyra ska asnjė diferencė midis personave tė Trintrisė sė Shenjtė, prandaj edhe ne ashtu si adhurojmė Atin, kėshtu adhurojmė edhe Birin edhe Shpirtin e Shenjtė; por ka diferencė nė personat e Trinitrisė sė Shenjtė vetėm nga kjo: se Ati ėshtė i palindur, biri, personi i dytė i Trinitrisė ėshtė lindur prej Atit, dhe Shiprti i Shenjtė buron prej Atit.
Mister ėshtė qė si Perėndia shquhet nė tre persona, tė cilėt pėrbėjnė vetėm njė Perėndi, sepse nuk ėshtė e mundur tė kuptohet prej mendjes sė njeriut. Por shpjegimin e sė vėrtetės na e mėsoi Shpėtimtari, i cili i porositi nxėnėsit e Tij qė tė pagėzojnė Nė emer tė Atit e tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė (Matth. 28:19). U shfaq dhe ndėr ne Trinitria e shenjtė nė pagėzimin e Shpėtimtarit tonė, kur Biri pagėzohej, Ati dėshmoi duke thirrur: Ky ėshtė Biri im i dashur, tė Cilin e pėlqeva, dhe Shpirti i Shenjtė zbriti nė formė pėllumbi.
Pse quhet Perėndia Simbol i Tėrėfuqishėm?
Se Ai pėrkujdeset pėr tėrė krijesat dhe i pėrmban me fuqinė e dėshirėn e Tij.
Si e krijoi Perendia botėn ?
E krijoi pa ndonjė lėndė, se edhe lėnda nuk mund tė ndodhet vetiu, pra Perėndia e krijoi botėn vetėm me fjalėn e Tij, ashtu si thotė Bibla e Shenjtė Perėndia tha e u bė (Gjeneza 1)
Ditėn e parė bėri dritėn, tė dytėn bėri qiellin, tė tretėn ndau ujrat nga toka, tė katėrtėn bėri diellin, hėnėn dhe yjet, tė pestėn peshqit edhe shpendėt, tė gjashtėn shtazėt dhe nė fund njeriun, mbretin e gjithė natyrės.
Perėndia e krijoi botėn jo se kishte ndonjė nevojė pėr tė, por si i Tėrėmire tė japė nga tė mirat e Tij edhe nė krijesa dhe nga dashuria e Tij ti bėjė tė lumtura. Pėrpara pra se tė krijonte botėn e dukshme qė shikojmė, krijoi dhe botėn e padukshme, d.m.th. engjėjt. Engjėjt janė frymė tė palėndshme dhe tė patrupshme, qė kanė mendje dhe dėshira tė lira. Tė gjithė engjėjt u krijuan mė parė tė mirė.
Por disa nga kėta, nga kryelartėsia e tyre, i kundėrshtuan vullnetit tė Perėndisė, prandaj u dėnuan dhe u bėnė engjėj tė ligj ose demonė. Engjėjt e mirė pėr punė kanė qe tė himnojnė dhe tė lavdėrojnė Perėndinė, ti shėrbejnė Atij, dhe tė ruajnė njeriun nga ligėsitė. Puna e demonėve ėshtė qė tė luftojnė Perėndinė dhe kujdesen tė tėrheqin njeriun nė ligėsi dhe nė mėkate.
Si e krijoi Perėndia njeriun ?
Perėndia e krijoi njeriun me njė mėnyrė tė veēantė dhe tė jashtėzakonshme nga tė gjitha krijesat. Mori baltėn nga toka dhe gatoi trupin e njeriut; pastaj i fryu nė fytyrė dhe i dha shpirt tė gjallė, i cili ėshtė i palėndshėm dhe i pavdekshėm. Prandaj njeriu ėshtė mė i larti dhe mė i pėrsosuri se tė gjitha krijesat e dheut.
Ēna thotė tjetėr Bibla pėr krijimin e njeriut ?
Libri i Shenjtė thotė qė Perėndia e krijoi njeriun sipas ikonės dhe shėmbėlltyrės sė Tij. Kjo tregon qė Perėndia i dhuroi njeriut shumė cilėsi shpirtėrore, d.m.th. e bėri tė logjikshėm, tė lirė moralisht, mbret tė krijesės sė dukshme, dhe njeriu mund tė afrohet nė shkallėn hyjnore qė ti pėrngjasė Perėndisė.
Perėndia la vetėm njeriun e parėkrijuar ?
Perėndia njeriun e parėkrijuar e quajti Adam dhe nuk e la vetėm, por i dha edhe njė shoqe, tė cilėn e bėri keshtu. E vuri Adamin nė gjume dhe i mori njė brinje dhe bėri nje grua e ia dha shoqe Adamit, i cili e quajti Eva. Nga Adami dhe Eva kanė origjinėn e tyre gjithė njerėzit.
Ku i vuri Perėndia tė parėkrijuarit ?
Tė parėkrijuarit morėn prej Perėndisė shumė tė mira shpirtėrore dhe lėndore. Ai i vuri qė tė banojnė nė Parajsė, d.m.th. nė njė kopsht shumė tė kėndshėm dhe pjellor, qė e mbolli nė Eden.
Nė Parajsė Adami dhe Eva rronin shumė tė lumtur, se ishin nė shoqėrim tė vazhduar me Perėndine dhe gėzonin gjithė te mirat qė ishin atje.
Ēporosi i dha Perėndia njeriut ?
Qė ta provojė Perėndia njeriun dhe ta ushtrojė nė luftėn kundėr tė ligut, e ndaloi qė tė hante nga pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė ligės dhe ajo pemė u quajt kėshtu, se njeriu do tė tregohej i mirė, n.q.s. nuk hante nga ajo pemė, dhei lig, n.q.s. hante.
E ruajti njeriu porosinė e Perėndisė ?
Mjerisht jo, se djalli nė formė gjarpėri gėnjeu Evėn dhe ajo mbasi hėngri, i dha dhe Adamit, i cili hėngri dhe ky dhe kėshtu e prishėn porosinė e Perėndisė dhe mėkatuan. Pėrfundimet e mėkatit ishin tė mėdha, se mė pare ishin pranė Perėndisė dhe deshėn gjithnjė tė mirėn. Pas fajit u larguan nga Perėndia dhe mendja e tyre u errėsua dhe zemra e tyre filloi tė pėlqejė tė ligėn.
Tė tjera pėrfundime tė mėkatit ishin dhe kėto: E para, se nė parajsė ishin tė lumtur dhe tė pavdekshėm, por pas fajit ranė nė mjerime, fatkeqėsi, nė sėmundje dhe pastaj nė vdekje. Por mjerisht kėto pėrfundime tė mekatit nuk u kufizuan te Adami dhe Eva, por u pėrhapen dhe nė stėrnipėrit e tyre, si njė ndyrėsi trashėgimtare; prandaj tė gjithe jemi fajtorė dhe pėrgjegjės para Perėndisė.
Shėnim: Tė katėr shkronjat e emrit tė njeriut tė parėkrijuar ADAM kanė kuptim nga greqishtja kėshtu: A(Anatoli), D(Dhisis), A(Arktos) dhe M(Mesimbria) qė domethėnė:
Lindje, Perėndim, Veri dhe Jug.
Pėr pėrkujdesjen e Perėndisė
Pasi krijoi Perėndia botėn, nuk e la nė fatin e saj, por pėrkujdeset pėr tė. Kjo kujdesje e Perėndisė quhet Pėrkujdesje Hyjnore. Lėnia e botės nė fatin e saj nuk ishte konform me mirėsinė e tij.
Prandaj Perėndia jo vetėm nuk e la botėn qė tė prishet, por pėrkujdeset qė tė plotėsohet qėllimi pėr tė cilin u krijua. Pėrkujdesjen e Perėndisė pėr botėn na e tregon Davidi nė Psalmin 103 duke thėnė: Atė qė u jep, e mbledhin; Ti hap dorėn, ata nginjen me tė mira; Ti kthen fytyrėn mėnjanė ata pėrzihen; u ngreh frymėn shuhen dhe kthehen nė baltėn e tyre. U dėrgon frymėn Tėnde, ndėrtohen, edhe pėrterit faqen e dheut. Perėndia pėrkujdeset dhe pėr mė tė voglat krijesa si pėr shpendėt e qiellit dhe pėr lulet e arės; ashtu siē thotė Zoti ynė nė Ungjillin sipas Mattheut 9:26: Vini re shpendėt e qiellit, tė cilat as mbjellin, as korrin, por Ati juaj qiellore i ushqen.
Por mė tepėr pėrkujdeset pėr njeriun se i dha mendje edhe vullnet tė lirė, dhe pas mėkatit i dėrgoi pėr shpėtimin e tij Birin e Tij dhe Shpirtin e Shenjtė. Pėrkujdesja Hyjnore na ruan nga shumė rreziqe, se thotė: Nė qoftė Perėndia me ne, asnjė sėshtė kunder nesh.
Ishte e mundur qė tė shpėtonte njeriu nga mėkati ?
Pas mėkatit tė Adamit demoralizimi njerėzor po shtohej pėrditė. Njerėzimi sishte e mundur tė shpėtonte me fuqitė e tij. Prandaj duhej tė bėhej njė nga tė dyja, ose njeriu tė mbetej pėr jetė fatkeq, ose Perėndia ta ndihmonte me ardhjen e Tij dhe ta shpėtonte. Prandaj kur erdhi mbushja e kohės, Perėndia dėrgoi pėr shpėtimin e njerėzimit Birin e Tij, i Cili zbriti prej qiejve dhe u trupėzua prej Shpirtit tė Shenjtė dhe Virgjėreshės Mari dhe u bė njeri (750 pas ndėrtimit tė Romės). Kėshtu i Biri i Perėndisė, u bė Perėndi dhe njeri i plotė, me njė fjalė hyj-njeri. Si Perėndi ėshtė plotėsisht me atė qenie tė Atit, dhe si njeri pėrbėhej prej trupi dhe shpirti njė lloj me tė gjithė ne, pėrveē mėkatit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-06-2005 mė 00:51
Art. II i Simbolit te Besimit :
II. Dhe nje Zot, Iisu Krishtin, Birin e Perendise, te vetemlindurin, qe lindi prej Atit perpara gjithe shekujve. Drite prej drite, Perendi te vertete prej Perendie te vertete, te lindur, jo te bere, qe ka te qenet nje me Atin, me anen e te cilit u bene te gjitha.
Shpjegim i Art. II.
Ne fillim te ketij Art. duhet kuptuar folja Besoj qe eshte ne fillim te Art. I.
Shpetimtari quhet Zot, se eshte zoti i gjithesise.
Iisu eshte emri qe iu dha diten e tete pas lindjes dhe u rrethpre simbas Ligjit te Moisiut; Iisu domethene Shpetimtar. Krisht, domethene i mirosur. Mbreterit e judhenjve, kur merrnin fronin e mbreterise se tyre, miroseshin. Pra meqenese Iisu eshte Mbreti shpirteror i njerezimit, i mirosur prej Shpirtit te Shenjte, u quajt Krisht.
Shpetimtar quhet i vetmi Biri i Perendise, sepse eshte i vetem nga natyra, kurse ne njerezit jemi bij te Perendise nga hiri, kur veprojme mire.
Me anen e te Cilit u bene te gjitha, d.m.th. ashtu si Ati eshte krijuesi i botes, keshtu dhe Biri eshte Krijues dhe jo i krijuar, sikurse blasfemonte Ariosi. Pra eshte Perendi i vertete, i lindur prej Atit si drite prej drite.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:31
Art. III. i Simbolit te Besimit:
III. Qe per ne njerezit dhe per shpetimin tone zbriti prej qiejve dhe u trupezua prej Shpirtit te Shenjte dhe Virgjereshes Mari dhe u be njeri.
Ēna meson Art. III. i Simbolit te besimit ?
Ky Art. na meson, qe personi i dyte i Trinitrise se Shenjte, Biri i Perendise, per te shpetuar njerezit nga mekati, zbriti prej qiejve, mori trup njeriu prej Virgjereshes dhe Hyjlindeses Mari me anen e Shpirtit te Shenjte dhe u be njeri.
A ishte nevoje te behej njeri Biri i perendise ?
Nevoja qe te behej njeri ishte qe te na shpetoje, se vetem si njeri ishte e mundur te kryqezohej dhe te derdhe gjakun e Tij per mekatet tona.
Por dhe si u be njeri, mbeti sikurse ishte perpara, Perendi i vertete. Nga kjo kuptohet, qe zoti yne, si Perendi njeri i vertete, kishte dy natyra, njeren te Perendishme dhe tjetren njerezore, kishte dhe dy vullnete, nje si Perendi dhe nje si njeri.
Si e shpetoi Zoti yne Iisu Krisht njerezimin ?
E shpetoi, e para me mesimin e Tij. E dyta, me shembullin dhe e treta me vdekjen e Tij.
1. Me mesimi e Tij
Mesimi i Zotit tone iisu Krisht. Shpetimtari na mesoi kryesisht dogmen dhe Moralin. Idete themeltare te mesimit te tij jane, se Perendia eshte Ati i gjithe njerezimit edhe ne jemi bijte e Tij. Krishti duke mesuar nxenesit e tij si te falen, u tha atyre te thone Ati yne qe je ne qiell.
1) Judhejte e konsideronin Perendine, si Zot te frikshem, i cili denon gjer ne brezin (gjeneraten) e trete dhe te katert. Krishterimi, perkundrazi, e konsideron Perendine si nje At plot me dashuri dhe meshire per ne. Nga ky mesim vjen se te gjithe jemi vellezer, meqenese jemi bij te nje Ati. Nga vellazerimi i gjithe njerezve del, qe duhet te duam njeri-tjetrin, se njohja e te krishtereve eshte dashuria.
Nga kjo do tju njohin te gjithe, qe jeni nxenesit e mi, ne qofte se keni dashuri per njeri-tjetrin (Joan 13:35).
2) Lidhja jone me Perendine duhet te jete lidhje dashurie. Porosite e Perendise duhet ti ruajme, jo nga frika,por nga dashuria per Te. Se atehere ka vlere e mira, kur behet nga dashuria, dhe jo nga frika ose nga interesi.
3) Perendia meqenese eshte i Meshirshem, e ndjen mekatarin e penduar, mekatari mund te jete i sigurt se ka gjithmone ndjese perpara Perendise, ne qofte se pendohet me gjithe zemer. Kete e tregoi ne paravoline e birit te shthurur. (Lluk 15:11-13)
4) Ta pastruarit keshtu nga mekati perbejne Mbreterine e Perendise ne bote, ne te cilen mbreteron Ligji dhe Deshira e Perendise. Mbreterine qe thame erdhi dhe e themeloi ne bote Zoti yne Iisu Krisht.
Shpetimtari yne me fjalimet e Tij te ndryshme, por me teper me ato ne mal, tregoi parimet me kryesore te Krishterimit. Shume here fliste me paravoli (shembuj), d.m.th. me rrefime, prej te cilave dilte si perfundim nje e drejte fetare ose morale.
2. Me shembullin e jetes se Tij
Zoti yne Iisu Krishti shpetoi boten, jo vetem se i mesoi botes virtutet e larta,por se Ati vete, i pari i zbatoi ne jeten e Tij. Mesimi ska ndonje vlere, n.q.s. nuk provohet me shembullin e jetes se atij qe e meson. Zoti nuk na mesoi vetem detyrat, qe kemi kundrejt Perendise dhe ndaj te afermit tone, por dhe u be shembulli gjalle i atyre Faj nuk beri dhe as u gjend dinakeri ne gojen e Tij (Petr. 2:22). Per hirin e njerezve mesonte gjithje dhe kudo, dhe mesimet e tij i pasonte me mireberje, kurse ai skishte ku te ulte kryet dhe me se fundi dha edhe jeten e Tij per ta. Dashuri me te madhe se kjo ska asnje, qe te vere shpirtin e tij per miqet e tij Joan. 15:13)
3. Me vdekjen e Tij
Shpetimtari yne e vulosi jeten me vdekjen e Tij martire, me te cilen na dha mesimin me te larte te therorizojme bejme fli) te gjitha dhe, ne qofte nevoja dhe jeten tone perpara detyres. Por me teper me gjakun e Tij mbi kryq miqesoi Perendine me njerezimin, te cilet ishin larguar nga Perendia nga shkaku u mekatit te njeriut te paregatuar Adam, dhe keshtu u plotesua rilindja dhe shpetimi i njerezimit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:32
Art. IV i Simbolit te Besimit :
Qe u kryqezua per ne nė kohen e Pontit Pilat dhe pesoi dhe u varros
Ky Art. na meson qe ne ditet e qeveritarit romak te Judese, Pontit Pilat, Zoti yne Iisu Krisht u ndoq prej kryeprifterinjve dhe shkruesve dhe pasi u denua per vdekje, u kryqezua dhe u varros.
Perse kryeprifterinjte dhe shkruesit e judhenjve e perndoqen Iisu Krishtin ?
Kjo u be se ai qe kundershtar i tyre, se jo vetem qe i qortonte per hipokrizine e tyre dhe per te tjera ligesi, por dhe se terhiqte me mesimet dhe ēudite e Tij nderimin dhe respektin e popullit.
Kryeprifterinjte dhe shkruesit kishin per detyre te shpjegonin Ligjin e Moisiut dhe te profeteve dhe te mesonin popullin, por ky nuk degjonte mesimet e tyre, duke ditur se keta ishin hipokrite dhe nuk benin simbas mesimeve qe jepnin. Perkundrazi populli adhuronte Krishtin, se e dinte qe jeta e Tij ishte konform me principet morale qe mesonte. Prandaj kryeprifterinjte dhe shkruesit e urrenin dhe kerkonin vdekjen e tij.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:33
Art. V i simbolit te Besimit:
Dhe u ngjall te treten dite sipas shkrimeve
Ky Art. na meson qe zoti yne Iisu Krisht pasi u kryqezua dhe u varros si njeri, u ngjall diten e trete prej se vdekurish dhe keshtu u mund fuqia e vdekjes dhe e djallit. Ngjalljen e tij prej se vdekurish ua kishte paralajmeruar nxenesvet te tij duke thene: Ja tek po ngjitemi ne Jeruzalem dhe do te jepem ne duart e prifterinjve, te cilet do te me mundojne dhe do te me kryqezojne, por diten e trete do te ngjallem, sikurse thone shkrimet per mua.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:34
Art. VI i simbolit te Besimit:
Dhe u ngjit ne qiejt dhe rri ne te djathte te Atit
Ky Art. na meson qe Zoti yne Iisu Krisht pasi u ngjall se vdekurish dhe ndenji dyzet dite bashke me nxenesit e tij, u ngjit ne qiejt dhe ndenji ne te djathte te Atit.
Ēporosi u dha nxenesve perpara ngritjes?
Urdheroi te mos largohen nga Jeruzalemi para se te merrnin Shpirtin e Shenjte dhe u tha: Joani pagezonte me uje, por ju do te pagezoheni me Shpirtin e Shenjte paspak ditesh, keshtu te ndriēuar te predikoni Ungjillin ne bote dhe pagezoni ata qe besojne, ne emrin e Atit, te Birit dhe te Shpirtit te Shenjte. Edhe pasi i siguroi qe do te jete bashke me ta gjer ne mbarim te jetes, i bekoi dhe u ngjitne qiell.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:35
Art. VII i Simbollit te Besimit:
Dhe do te vije perseri me lavdi te gjykoje te gjallet e te vdekurit, Mbreteria e te cilit nuk do te kete mbarim.
Ky Art. na meson qe, sikurse Krishti u ngjit ne qiejt bashke me trupin e tij njerezor, ashtu prape me ate trup do te vije per se dyti here per te gjykuar njerezimin per hater, sipas veprave qe ka bere secili.
Ardhja e dyte e Krishtit do te jete valle si e para ?
Jo, se ne ardhjen e pare erdhi si njeri i perulur dhe skishte ku te mbeshteste kryet, por ne ardhjen e dyte do te vije si Perendi i rrethuar me ushtrite engjellore, me lavdine dhe madheshtine e Tij te Perendishme.
Kur do te ngjase ardhja e dyte e Zotit ?
Per kete Zoti na thote ne Ungjillin (Matth. 20:1-3) paravoline e dhjete virgjereshave qe nuk dinin ardhjen e dhenderrit, diten dhe oren; ky pra eshte nje mesim qe kurdohere duhet te jemi te pergatitur.
Si do te behet gjykimi i botes dhe shperblimi ?
Kete na tregon Ungjilli (Matth. 25: 31-46). Krishti do te rrije mbi fron lavdie, te drejtet do ti vere me te djathte dhe mekataret me te mengjer; pastaj pasi tu numeroje te drejteve veprat e tyre te mira, do ti dergoje ne Parajse, ku do te trashegojne jeten e perjetshme te lumtur. Dhe mekatareve mbasi tu numeroje veprat e liga, do ti denoje ne Sketerre, ku do te mbeten perjete.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:35
Krijoni Kontakt