Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Bombat në Londër, identifikohet autori

    Vazhdon nxjerrja e të vdekurve nga metrotë. Numri viktimave drejt 70-tës

    Bombat në Londër, identifikohet autori

    Kleriku maroken Al Garbuzi, terroristi i dyshuar

    Nga Londra Muhamed VELIU

    I dyshuari kryesor për organizimin e shpërthimeve të së ejtes në Londër është një klerik islamik, i cili për 16 vjet jetoi në kryeqytetin britanik në formë legale. Marokenit Mohammed Al Garbuzi 49 vjeç, autoritetet britanike i kishin garantuar azilin, por një vit më parë ai është zhdukur nga banesa e tij në Veri të Londrës. Më pas policia spanjolle deklaroi se Al Garbuzi kishte lidhje me një tjetër person, i cili besohet të ketë luajtur një rrol parësor në sulmin me bomba në trena Marsin e shkuar në Madrid. Megjithëse Al-Garbuzi nuk është shpallur ende nga Scotland Yardi si personi kryesor që mund të ketë organizuar masakrën e 7 Korrikut në Londër, disa burime të ndryshme brënda grupit të hetimit në konfidencë u kanë përmendur gazetarëve emrin e tij. Marokeni i dyshuar është një person i dënuar në mungesë me 20 vjet burg për ndihmën e tij dhënë një grupi terrorist që ndërmori sulmet me bomba në Kazablanka në Maj 2003. Besohet se autoritetet Marokene të shërbimeve sekrete i kanë dërguar një dosje Scotland Yardit me të dhëna të shumta që flasin rreth aktivitetit të tij dhe lidhjeve me terrorizmin ndërkombëtar. Dosja sygjeron se Al-Garbuzi ka qënë koka e një grupi terroristësh që e quanin veten "Grupi i Luftëtarëve Islamik të Marokut". Pas mbërritjes së informacionit për aktivitetin e tij ai kaloi në ilegalitet përpara se forcat policore të anti-terrorit britanik ta arrestonin. Por, dje grupi hetimit të ngjarjes së enjtes i kanë bërë apel forcave të shërbimeve sekrete dhe atyre policore për ta gjetur atë me çdo kusht. Burime inteligjence sygjerojnë që ai tani mund të fshihet në Francë. Sygjerime nga burime të tjera flsin për një afrimitet të madh të Al-Garbuzit me Abu-Qatada një klerik radikal i cilësuar si "ambasadori Bin Ladenin në Europë". Të dy ata kanë shërbyer në të njëjtën xhami në Veri të Londrës, përpara së policia marokene të fillonte gjurmimin e organizatorëve të masakrës në Kazablanka ku mbetën të vrarë 44 persona. Gjatë procesit gjyqësor në Marok, një gjykatë rajonale ju paraqitën prova që Al-Garbuzi ndihmoi terroristët me para dhe pasaporta false. Vitin e shkuar policia spanjolle zbuloi fakte që sygjeronin lidhjet e tij me një nga të dyshuarit kryesor të masakrës së Madridit, në të cilën vdiqën 191 viktima të pafajshme si pasojë e shpërthimeve të katër trenave. I dyshuari kryesor i masakrës së Madridit marokeni, Jamal Zougam ka zhvilluar disa biseda telefonike në linjën telefonike kabllore në Veri të Londrës dhe me një cellular, të cilat besohet se janë përdorur nga Al-Garbuzi. Pas ngjarjes së Madridit, Al-Garbuzi u intervistua nga shërbimi sektet M-15 dhe policia por ai mohoi përfshirjen e tij. Një tjetër person është piketuar në hetimin e detektivave të anti-terrorist në Londër. Ai është Mustafa Setmariam Nasar 47 vjeç, i cili besohet të ketë qënë organizatori i shpërthimeve në Madrid. Nasar raportohet që të ketë jetuar në Londër për disa vite. Po ashtu ka patur raporte se ai është parë në rrugët e Londrës pas shpërthimeve në Madrid. Policia spanjolle e ka akuzuar atë si një person, i cili ka ndërtuar celula terrori në Angli, Itali dhe Francë. Nasar sipas informacineve për disa kohë është stërvitur në kampet e Osama Bin Laden në Afganistan si ekspert i lëndëve kimike. Ai është në litën e më të kërkuarve nga CIA për të cilin është vendosur një shpërblim prej 3 milion dollarësh për kapjen e tij. Ndërkohë që ka dalë një pretendim tjetër për sulmin nga një grup që thotë se ka lidhje me Al-Kaidan. Hetuesit thonë se po marrin seriozisht një tjetër përgjegjësi për sulmet që këtë radhë vjen nga një grup me lidhje me Al-Kaidan - Brigadat Abu Hafs al-Masri. Emrin organizata e ka marrë nga një ish-komandant i lartë i Al-Kaidas i vrarë në 2001. Ajo ka marrë përsipër edhe sulme të tjera. Disa nga pretendimet e tyre nuk kanë qenë të vërteta, të tjerat ende nuk janë hedhur poshtë.

    I shpëtoi sulmeve në New York por jo atyre në Londër

    Historia e vietnamezit të zhdukur pas atentateve




    Nëse gjatë shpërthimeve në New York ai pati fatin me vete i cili e shpëtoi, duket se ai i ka munguar gjatë masakrës së Londrës. Bëhet fjalë për një të ri i cili punonte si drejtues i turisteve gjatë vizitave në Londër, i cili rezulton që prej dy ditësh i humbur. Mike Matsushita 37 vjeç besohet të hypyr në "trenin e vdekjes" në linjën Piccadily në stacionin e Kings Cross të enjten në mëngjes. Gjatë ditës së djeshme shumë miq, të afërm sëbashku me të fejuarën e tij u shpërndanë në të katër cepat e Londrës për ta kërkuar të dashurin e tyre i lindur në Vjetnan e rritur në Amerikë pasi prindërit e tij u arratisën nga Vjetnami. Ai do të braktiste punën në një isntitucion financiar në Amerikë pas sulmeve shkatërruse në Neë York mbi Kullat Binjake ku ai punonte dhe shpëtoi. Ai do të kthehej në Vietnam ku do të punësohej në sektorin e turizmit ku takoi edhe me londinezen Rosie Coëan me të cilën u dashurua. Ai do të vendoste të jetonte me të Londër. Për Mike e Ejtja e sulmeve përkonte me ditën e parë e punës si drejtues turistësh në Londër. E dashura e tij mes lotëve i tregoi reporterëve se ajo është optimiste për të gjetur gjallë. "Po mundohem të bëhem optimiste për atë që ndodhi. Shpresoj që ai të ketë marrë dokumentin e identifikimit me vete në xhaketë. Jam shumë e re për të derdhur lot nga një ndarje e mundëshme nga jeta e njeriut me të cilin jam e dashuruar shumë. Komshija e tij australiania Kym Elliot tha "Ai mund të ketë kaluar nga stacioni Kings-Cross në monetin e shpërthimit, pasi ai nuk ka mbërritur në punë. Ne e dimë që sistemi i telefonisë celulare atë ditë u bllokua, por pas shumë orëve që kanë kaluar nga sulmi ai duhet të na kishte telefonuar. Të gjithë ne kemi vizituar spitalet por se kemi gjetur. Ai duhet të kishte dokument identifikimi me vete patjeter. Por sikur ti jetë djegur?" Pyet e shqetësuar australiania, e cila nuk merr përgjigje nga ashkushi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Terrorizmi ben palle sepse vet qeverite perendimore tolerojne ne vendet e tyre elementin terrorist..

    muhamad atta ne USa mesonte si ta perdore BOingun gjigand..
    Ku ish CIA e FBI ja?

    Ishin duke ber pesh pesh me Gramoz Cac Ceken e Gjinushin te rrezojne Berishen..

    Jan vet keto qeveri qe edhe se i dine kush eshte i gatshem te bej terror.. e perkrahin e ja ledhatojne ganxhat..


    Ja nje shembull ..

    a ka dyshime se.. ne se i thot Altin arapo shytave nje mik i Bin ladenit.. na 10 000 dollar e hidhe ne ere Metron e Brukselit..e altini do i thote jo mo se une nuku e bej kete se jam i ndershem.. joo..
    e ben dhe jo me 10 mije por dhe per 200 dollare..
    e pra aty ne Bruksel e beri me letra qeveria belge altinin edhe se e di mire se ai eshte bandit terrorist.

    keshtu dhe ne Londer..

    Le te dale nje Shqiptar i ndershem intelektual..shkrimtar a student.. nga Tirana.. e te trokas ne ambasaden Angleze e te thote.. dua nje vize per Angli se dua te vizitoj British muzeum apo biblioteken mbreterore.. si mendoni se do i japi vize ambasada?

    aspak.. do qeshin e do cuditen .. e do i thone .. ik o pirdhu .. e do e sorrollasin 10 vjet ne rrugen e ndershme te marrjes vizes..
    mirpo ne minut po te shkoj gramoz Cac ruci ja japin vizen..
    Nga jan e sjan terroristet e gjith botes.. hapur i kan dyert e ambasadave perendimore.. per viza e lehtesira..

    Plot eshte Londra me terroriste .. me bindje e them se ne lagjen me te huaj ka ne cdo 5 metra nje terrorist potencial.. qe me 100 paund eshte gati te hedh ne ere Big Benin apo cirkun aty ne tamiz..

    cdo mjekrrosh musliman qe ka marre letra ne Londer nga Shteti anglez eshte nje terrorist..

    e ata qe njerez te mire te emancipuar qe e duan Londren si kryeqendra e Kultures boterore ne Shekuj.. skan asnji shanc ta shohin qofte njihere..





    ja cthot gazeta e shijaks londonit.. gsh-ja :

    Penal nuk i lëviz asnjë presje vendimit të Faktit. Dy vite burg edhe për të
    Apeli, "burg përjetë" për Altin Arapin
    Anëtari i "Hakmarrja" fajtor për shoferin e Sollakut


    ---------------------------

    Fatos Mahmutaj


    TIRANE

    Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda vendosi dje të mos i lëviste asnjë presje vendimit të Faktit që dënonte "përjetë" në mungesë Altin Arapin, të gjetur fajtor për vrasjen e shoferit të kryeprokurorit Sollaku dhe dy vjet burg për të fejuarën e tij Imelda Tasho. Kështu mesditën e djeshme pas dy seancash gjyqësore kolegji penal, pasi dëgjoi pretendimet e palëve ku mbrojtja kërkoi prishjen e vendimit dhe dhënien e pafajësisë për dy të akuzuarit dhe prokuroria lënien në fuqi të tij, u vendos që të mos ndryshohej asgjë prej asaj ç'ka kishte vendosur fakti.

    Krimi
    Vrasja e Genci Sinës, shoferit të familjes së kryeprokurorit Theodhori Sollaku, ndodhi mbrëmjen e 29 shtatorit të vitit 2003, në njërin nga kryqëzimet e qendrës së kryeqytetit. Sina ishte duke udhëtuar me makinën e Prokurorisë së Përgjithshme me bashkëshorten dhe vajzën e kryeprokurorit Sollaku, ndërsa vrasësi me një taksi, nën shoqërinë e një femre. Gjykata vërtetoi se krimi kishte ndodhur si pasojë e një grindjeje banale. Duke shkëmbyer fjalë ofenduese, grindja kalon me sharje dhe fyerje dhe në këtë moment vrasësi del nga taksia dhe afrohet te makina e shoferit Sina. Aty ai nxjer pistoletën nga xhepi i brendshëm dhe e qëllon në zemër, duke e lënë të vdekur në vend. Pas kësaj ai merr vajzën që ndodhej në taksi dhe të dy bashkë largohen në këmbë për në drejtim të zonës së ish-bllokut.

    Arrestimi
    Pas hetimeve intensive organi i akuzës i kryeqytetit dhe më pas ai i Krimeve të Rënda arriti të identifikonte si autor të krimit Altin Arapin, një prej të akuzuarve si eksponent të grupimit "Hakmarrja...", ndërsa si vajzën që kishte shoqëruar vrasësin, Imelda Tashon. Më datë 28 tetor Arapi u arrestua në Bruksel të Belgjikës ndërsa Tasho një ditë më pas në Tiranë. Plot një vit më vonë drejtësia belge vendosi mosekstradimin e Arapit në Shqipëri, pasi ai kishte pretenduar se në ngarkim të tij po zhvillohej një proces politik. Në këtë kohë Krimet e Rënda nisën procesin në ngarkim të tij dhe Tashos. Në fund të procesit Arapi u gjet fajtor për vrasjen dhe u dënua me "burg përjetë" në mungesë, ndërsa Tasho u dënua 2 vjet burg për "moskallëzim krimi".


    Arapi fitoi azilin politik pas arrestimit në Belgjikë

    Altin Arapi, i gjeturi fajtor për vrasjen e Genci Sinës, shoferit të familjes së kryeprokurorit Sollaku tashmë ndodhet në Belgjikë, ku disa muaj më parë fitoi azilin politik. Arapi u arrestua në këtë shtet me 28 tetor 2003 dhe qëndroi për plot një vit në burg. Gjatë kësaj kohe në ngarkim të tij u zhvilluan disa seanca gjyqësore për ekstradimin e tij dhe paralelisht me këtë një proces tjetër, në të cilin Arapi pretendonte se Belgjika duhet t'i jepte azil politik. Pas kalimit të procesit në të gjitha shkallët e gjyqësorit belg, Arapi arriti ta fitonte azilin me vendim të Ministres së Drejtësisë së këtij shteti, e cila vendosi që Arapi të mos ekstradohej në Shqipëri. Pas një viti gjyq duket belgët u bindën se në Shqipëri ndaj Arapit zhvillohej proces politik. Më 24 mars të këtij viti Krimet e Rënda vendosën ta dënonin përjetë Arapin, për të cilin vendimi mbetet vetëm në letra, ndërsa të fejuarën e tij Tasho e dënuan me 2 vjet burg nën akuzën e "moskallëzimit të krimit". Tasho e përfundoi vuajtjen e dënimit një javë pasi u shpall vendimi.

    ------------

  3. #3
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Reportazh-Rikthimi i frikshëm në metrot e Londres

    REPORTAZH/ Londinezët i kthehen normalitetit të një jave të re mes frikës dhe ankthit

    Rikthimi i frikshëm në metro
    Udhëtim në vendet e atentateve të përgjakshme


    Nga korrespondenti ynë në Londër,
    Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare

    E hëna e djeshme nuk ishte një e hënë e zakonshme për Londrën, tashmë të tronditur nga sulmet makabre që mbajnë vulën e terrorizmit. Unë iu bashkova që në mëngjes "armatës" së londinezëve dhe të huajve të tjerë që jetojnë në këtë qytet për të shkuar në punë, e në këtë mënyrë për të mposhtur frikën, për të vazhduar jetën dhe për t'u solidarizuar në qëllimin e përbashkët. Stacioni i metrosë që zakonisht marr ishte i mbyllur. Në tabelën përpara saj shkruhej "Drejtohuni te autobuzi zëvëndësues i metrosë". Një punëtor metroje aty pranë më thotë se metroja do të fillojë të funksionojë pas shtatë javësh. Pa humbur kohë marr autobuzin e parë dy katësh të ngjashëm me atë që u bë copë copë të enjten e kaluar dhe ku 13 njerëz të pafajshën mbetën të vdekur. Autobuzi mbushet plot me njerëz gjysma të përgjumur, por të gatshëm për të filluar ditën e parë të javës. Vështroj me kujdes fytyrat e tyre, ku mundohem të hetoj ndonjë shenjë frike. Por, nuk gjej asnjë shenjë të tillë stresi apo nervoziteti tek ta, edhe pse jam i sigurt se imazhet e para nga shpërthimi i autobuzit me numër 30 janë ende aty. "Nuk dua të mburrem e të them që s'kam frikë, por më duhet të shkoj në punë. Shpresoj të mos ketë më akte të tilla", më thotë Piter, një djalë që udhëton me autobuzin tim, kur e pyes nëse i frikësohet sulmeve të tjera. Me të mbërritur në lagjen "Finsbury Park autobuzi" boshatiset. Linja Viktoria funksionon pa problem, por unë përjetoj momente ankthi pasi këmba do të shkelë në po ato vagonë të ngjashëm që u zgjodhën nga terroristët për të shkaktuar një kasaphanë të vërtetë. Në hyrjen e metrosë në platformën lindore që duhet të marr ka njerëz që presin. Nga altoparlantët e stacionit papushim njoftohen pasagjerët për stacionet e mbyllura. Linja Viktoria nuk ka probleme apo vonesa dhe këtë e sinjalizon në tabelë elektronike me shkronja portokalli. Tek sa hedh sytë në fund të tunelit shikoj dy drita që si gjithmonë i afrohen platformës me shpejtësi të madhe duke u bërë më të afërta nga sekonda në sekondë. Është metroja ku në vagonin e parë të saj shënohet destinacioni "Brixton" (jug i Londrës). Ndjej një emocion të brendshëm, filloj të përjetoj një ndjenjë pasigurie dhe më duket se nga momenti në moment se do të bëhem pjesë e vuajtjeve të atyre që ishin në vagonat e linjës "Piccadilly", të cilën kam tetë vjet që e përdor. "Ky stacion është i mbyllur pas incidenteve të së enjtes" njofton makinisti i trenit. Ky zë ta risjell në mëndje atë që ndodhi edhe sikur ti për një çast do ta kesh harruar. M'u dukej se po zhvilloja një udhëtim të gjatë që nuk do të mbaronte kurrë, por kishim mbërritur pak nga pak në zemrën e nëndheshme të kryeqytetit britanik në stacionin "Oxford Circus", ku më duhej të ndërroj tren. Linja e kuqe "Central", ka disa vonesa, por fatmirësisht punon. Dalloj që krahas reklamave të hequra mungonin edhe plastikat blu brënda stacionit. E kuptoj se janë hequr pasi dikush mund të lërë poshtë tyre ndonjë çantë që mund të krijojë panik siç ndodhi tre herë dje. Me shpejtësinë që karakterizon këtë linjë mbërrij në destinacionin tim "White City". Nëse dikush do të m ëpyeste për udhëtimin në dalje të stacionit do të thosha se ishte një udhëtim mes frikë dhe mposhtjes së frikës, në emër të jetës për ta jetuar edhe pse se aktet terroriste mund të ndodhin prapë. Për veç nevojës për të udhëtuar, dje ishte dita ku përveç frikës lidhur me sulme të mundshme mesazhi që duhej përcjellë tek njerëzit e terrorit, që ndoshta vazhdojnë të jenë në Angli, ishte të udhëtuarit sërish me metrotë që ata zgjodhën për të vrarë njerëz të pafajshëm.

    Alarm i ri në Londër, evakuohet ndërtesa e qeverisë
    LONDRA - Një alarm i ri detyroi dje autoritetet londineze të evakuojnë ndërtesën e qeverisë. Frika është rikthyer në kryeqytetin anglez pas sulmeve të së enjtes, që shkaktuan vdekjen e 70 personave dhe plagosjen e më shumë se 700 të tjerëve. Policia e Londrës bllokoi qarkullimin për disa orë në rrugët që të çojnë drejt Downing Street dhe kreu kontrolle të shpejta në të gjithë zonën. Menjëherë pas këtij alarmi, kryeministri britanik, Toni Bler, deklaroi dje se "Londra nuk do të gjunjëzohet nga terroristët". "Ne do t'i ndjekim ata këmbë pas këmbe dhe mbi të gjitha do të luftojmë shkaqet që nxisin terrorizmin", tha Bler para parlamentit britanik. Edhe presidenti amerikan, Xhorxh Bush, aleat i ngushtë i Bler, deklaroi dje se sulmet terroriste kanë për qëllim të na detyrojnë për tërheqjen në luftën kundër terrorizmit, por kjo s'do të ndodhë

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Plot eshte Londra me terroriste .. me bindje e them se ne lagjen me te huaj ka ne cdo 5 metra nje terrorist potencial.. qe me 100 paund eshte gati te hedh ne ere Big Benin apo cirkun aty ne tamiz..

    cdo mjekrrosh musliman qe ka marre letra ne Londer nga Shteti anglez eshte nje terrorist..
    O Brari je shume gabim. Sidomos ne ate ne bold qe ke thene. Nuk e di si ja lejon vetes te besh nje pergjithsim te tille dhe te akuzosh aq shume njerez?!

    nejse nejse...kesaj i thone te abuzosh me lirine e fjales...

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Brari ka te drejte deri ne nje fare mase. Nga vete eksperienca ime te siguroj se
    shumica e azilanteve politike qe vine nga vendet arabo-myslymane, e fitojne azilin si te
    presekutuar per shkak te fese. Eshte paradoksale qe Islamiket lene Algjerine, Marokun,
    Egjiptin, Sirine, Jordanine etj per Evropen ku mund te praktikojne fene e tyre lirshem.
    Problemi eshte se keta tipa mendojne se eshte Allahu i cili i ka derguar me misjon
    per te shkatrruar rregjimet "e degjeneruar" te te pabeseve; dhe se nese ata
    i fitojne pothuajse 100% dokumentat si azilant (nderkohe qe shqiptari fiton
    1/1000), kjo eshte ne saje te ndihmes se Allahut. Nje Tunizin pasi mori letrat
    pas dy muajsh pritjesh ketu ne France, na tha neve, nje grup Shqiptaresh qe prisnim
    qysh prej nje viti: - ju si faleni Allahut prandoj si merrni dokumentat!!

    Ja keta tipa jane keta mjekeroshe, mosmirenjohes, shprit-kokolepsur, te mbushur
    me perçemim per "te pabeset", e "te papastertit qe hane mish derri".

    Fatemiresisht, Evropa po ndergjegjesohet per trapllekun me te math qe ka bere
    ne historine e saj: - te vete-pushtohet nga rraca qe e urren me shume ne kete
    bote, e cila ka 1500 vjet, qe perpiqet ta shkaterroje. Jane si ato gjarperijte
    qe leshojne vezet e tyre cep me cep te Evropes me nje qellim ogurzi!
    "Ate qe se bene shpatat e burrave Islamike ne portat e Vjenes apo Poitier, po e bejne
    barqet e grave myslymane sot" - keshu shprehej nje nga keta azilantet mjekerosh ne nje
    Xhami te Gjermanise!

    Keta tipa jane turpi i myslymanizmit; jane deshtake ne vendet e tyre dhe nen
    petkun e nje feje (e cila ne vetvete per mua eshte nje fe si gjithe te tjerat; diçka
    shpirterore e PERSONALE dhe duhet respektuar si e tille) kerkojne ti bejne nje
    emer vetes duke zgjedhur rrugen me te shemtuar; ate te krimeve makaber
    mbi njerez te pafajshem. Problemi eshte (dhe keta bastard e dine shume mire),
    se si mund te ndash shapin nga sheqeri ne nje komunitet "mjekeroshesh" kur
    te gjithe frymezohen nga e njejta ide (ideologji)?! E pra, per mua qellimi i tyre
    eshte te provokojne ndeshkimin e verber te Evropes dhe Amerikes ndaj nje
    komunitetit te tere; duke shpresuar se kjo do ngjalle kunder-reagime dhe nje
    lufte civile ne Evrope (Amerike) dhe si rrjedhoje dobesimin dhe ndoshtja
    zhdukjen e qyteterimit perendimor.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Xen mos u prek se nuk po shan njeri muslymanizmin.

    1-Kur u goditen kullat ne NY, CNN dha nje dokumentar mbi autoret e krimit dhe une kam ngelur e habitur.
    Autoret e krimit banonin ne zonat me te pasura te NY , kishin nivel jetese me te larte se mesatari , kishin vende pune qe dhe vete amerikanet i lakmonin.Por, ajo qe bente me shume pershtypje ishte se sa kollaj keta element mund te hyjne dhe te dalin nga USA kur ne duhet te paguajme jo me pak se 15.000 $.
    Ne dokumentar thuhej se : lehtesia e marrjes se dokumentacionit nga keta persona eshte nje mister.

    2- Kur u vendosen bombat ne Madrid.Autoret ishin maroken. Ne Spanje (mund te ta vertetoje kushdo qe jeton ne Spanje) marokinet kane te gjitha lokutoriot(posta ku mund te marresh ne telefon me çmime te arsyeshme) dhe nga hetimet e policise dhe sherbimeve sekret u harrit ne konkluzionin qe keto qendra ishin baza te financimit te fondamentalisteve.Dhe po ashtu ne Spanje u be nje analize televizive dhe ishte nje çudi e vertete sistemimi me dokumentacione te rrregullta (nderkohe qe me qindra mijera argjentinas, ekuatorian , qe flasin dhe gjuhen spanjolle ,etj etj kane kushedi sa vjet qe punojne pa dokumentacione), gjithashtu ishte nje mister se si keta emigrant pa punuar asnje dite me pare , dhe mbasi kishin ardhur me arka (se as skafe nuk kane ) te mund te hapnin aktivitete private.

    Kete ka dashur te te thote edhe Brari , qe ka plot myslyman te mire qe enden rrugeve te Amerikes, Spanjes , Anglise dhe vendeve te tjera duke punuar pune nga me rendomtat pa dokumenta nderkohe, qe terroristet jane te gjithe te pajisur me letra , pune dhe shtepi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Era1 : 12-07-2005 më 07:55
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Diçka eshte e qarte ne kete mes, autoret jane te ashtuquajturit myslimane, te pasur sepse jane paguar, ose te varfer e te shfrytezuar. Myslimane me njohuri te siperfaqshme te fese, qe dikur kane vuajtur, ose qe ne nje fare menyre ua kane shpelare trute dhe i perdorin. Kush?
    Cilet jane ne prapaskene nuk e dime? Kush eshte Al-Qaeda? Kush eshte Bin Ladeni? Myslimane...po ose jo. Çfaredoqofshin ata qe i drejtojne keto ngjare, dhe diçka tjeter eshte e qarte, perfundimi i ketyre sulmeve:
    Pushtim (kush te doje ta quaje çlirim) i Irakut, i Afganistanit dhe hija e urrejtjes qe ndjek pas çdo mysliman, me mjeker ose jo. Urrejtja per Islamin, kjo fe e terroristeve, kjo fe vrasese !!!?
    Pas 11 nentorit vrane nje Kristian (nga India me duket) vetem pse kishte mjeker. Jo çdokush vret, por sjane te pakte ata qe urrejne. Kush nuk mendon shume, i ben llogarite ne kete menyre...ata qe vrane..ishin me mjeker/myslimane, pra te gjithe ata me mjeker, te gjithe myslimanet jane vrases, ose te pakten potencial vrasjeje.
    Sa kohe qe thelbi i çeshtjes mbetet i pazbuluar, keq e me keq do vene punet. Myslimanet te urryer nga te tjeret dhe si pasoj urryes. Duhen zbuluar shkaqet e vertete te terrorizmit, duhen zbuluar jo vetem aktoret po dhe skenaristet, dhe ata qe i drejtojne e perfitojne nga keta skenare.
    Te pafajshmit vazhdojne te vdesin si ne Lindjen e Mesme dhe tek tuk ne gjithe boten, aty ku s'e pret...dhe aty ku eshte hedhur fara e vdekjes, mbin pema e urrejtjes (me ose te padrejte) frutat e te ciles jane perseri vdekje. Nje cikel me vete jetese ose me mire ti themi vdekjeje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    U zbulua se njeri prej terroristeve myslimane , ai qe vuri bomben ne autobuzin e Londres , na ishte qytetar britanik, me origjine pakistaneze,22 vjec. I lindur ne Angli , i shkolluar, prinderit me biznese te tyre ,ne xhami po shkonte se toleranca britanike i ka lene te hapin xhami ne cdo qoshe te Anglise, vete bridhte lart e poshte me Benzin e te atit dhe si shperblim.....shkoi e vuri bombe e mori ne qafe gjithe ata njerez te pafajshem! Cfare justifikimi mund te kete pasur ky njeri per kete! ASNJE! Thjesht nje kriminel ordiner...

    Habitem me anglezet si nuk u kane vene drune akoma ketyre kermave!
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    ..... Duhen zbuluar shkaqet e vertete te terrorizmit, duhen zbuluar jo vetem aktoret po dhe skenaristet, dhe ata qe i drejtojne e perfitojne nga keta skenare.
    Te pafajshmit vazhdojne te vdesin si ne Lindjen e Mesme dhe tek tuk ne gjithe boten, aty ku s'e pret...dhe aty ku eshte hedhur fara e vdekjes, mbin pema e urrejtjes (me ose te padrejte) frutat e te ciles jane perseri vdekje. Nje cikel me vete jetese ose me mire ti themi vdekjeje.
    Shkaqet? Si te duket per shkak PERHAPJA E FESE ISLAME me dhune ne te gjithe boten!!!!
    "Who is John Galt?"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2005
    Postime
    37
    Citim Postuar më parë nga Toro
    Shkaqet? Si te duket per shkak PERHAPJA E FESE ISLAME me dhune ne te gjithe boten!!!!
    Pershendetje

    Nuk kisha me thene qe krejt shkaku i saj eshte perhapja e Fese Islame, per shkak se shume shpesh sulme ka edhe ne Egjipt apo ne vende tjera Arabe. Edhe une e shoh qe ka mare fund koha e impinimin ne Fe apo ne Kulture, tash ne trend eshte vetem imponimi politik.
    Po une keto gjera i gjykoj si jo njerzore dhe njekohesishte dhe jo fetare, se ne qoftese nje fe apo nje dicka cka qofte mendon me pase sukses ne te ardhmen duhet me paraqite ne nje menyre tjeter e se paku me dhune ju lutem,Po kete e kisha lidhe une me mentalitetin e te gjithe popujve Arab, qe e kan pase gjat gjithe historise sakrificen pa mare parasyshe pasojat qe i shkaktojn, qe ne kete kohe e kan zgjedhe kete metode, qe sipas tyre me u hakmare, se hakmarrja nuk parashihet en fene islame dhe as ne Kuran me se paku, Se "terorist"nuk jan vetem populli arab ne kete rast po edhe nje far menyre sulme teroriste po ben edhe ETA e IRa, njekohesishte dhe nje Popull ne Japoni, qe po perdore helme te ndryshme ne shume Metro ne Japoni,po tash per tash u be cka u be i mveshet popullit Arab qe shumica e tyre jane Musliman edhe me preteks se kinse ne emer te fese po i bejne keto gjera.
    Qe sipas mendimit tim e vetmja gje qe lidhet me fene islame eshte qe ata njerez qe bejne keto sulme nisen me bindjen qe behen KURBAN i Zoitit, apo Viktimizohen per Zotin, sipas mendimit te tyre po flas. Sepse Agjerimi i Muajit Ramazan behet ne emer te Allahut dhe sakrifikon njeriu epr Allahun duke mos ngrene dhe duke i lene disa gjera anash per nje kohe te shkurter per Allahun. E keta njerez perveq agjerimit e marin edhe sakrificat tjera ne emer te Zotit gjaja se jane shume te afert me Zotin sa qe edhe jeten e japin per Zotin. A ne fene ISlame nuk eshte e lejuar sakrifica me jete per Allahun sepse Allahu eshte ai qe te Krojoj dhe Ai eshte i Vetmi qe ka te drejt te ta mar jeten, kete po e them ne baze te rregullores apo si nje lloj kushtetute mun ta quaj keshtu qe e shte e pershkruar ne Kuran per rregullat e jetes.
    E sipas mendimit tim kjo nuk ka asgje lidhje me Fene Islame a si e perceptojn kete, sulmuesit ajo eshte tjeter cka, se si mendojn me i arrite qellimet e veta ne emer te fese ajo eshte problem i tyre Psiqik kisha me thene se jo tjeter.

    me respekt

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  3. Londër: Burg përjetë vrasësit shkodran
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 21:34
  4. Debati mbi vendlindjen e Gjergj Kastriotit
    Nga Labeati në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 21:22
  5. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •