Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 43
  1. #31
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    O Ti Manaxher javash mo mere zjar si pushka e jevgut

    Un si musliman jame i indinjuar dhe ndjej keqardhje dy here e pare per jetet e njerezve te pafajshe dhe e dyta indinjohem kur ndodhin nga muslimanet

    Un shqip po te sqaroj ti cke qe flet me kete gjuhe apo mos ke qene ne ndonje lulishte naten e te permori ndonje londinez ne koke
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 16-07-2005 më 01:44
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    njeri nga kamikazet ishte me origjine nga xhamajka , shpresojme qe anglo-amerikanet te mos bejne ndonje plan per te pushtuar xhamajken tani

  3. #33
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mos shkoni me tutje, vetem shihni psikozen tek dy anet e medaljes ne keto vargje, edhe beni lidhjet e pjeseve te theksuara, qe jane sjelle diku ne postimet siper:






    Feja jonë nxit për përmbushjen e obligimeve dhe na ndalon nga braktisja e këtyre obligimeve. Allahu ka thënë:



    "O ju që besoni, përmbushni obligimet e juaja
    ".



    Vrasja e padrejtë e qenieve njerëzore në Islam është e ndaluar. Allahu thotë:



    "Mos vrisni asnjeri të cilin e ka ndaluar Allahu, përveç me arsye të drejtë".

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Seminarist e nxorre koken ti mo?...

    Hehehe...Shqiptari gati eshte me hedhe balte...(pa dallim feje e...edhe muslimanet e bejne ndonjehere kete)

    Te vinte mire ty kur ta shanin gjithe klerin ortodoks pse doli nje prift homo?
    JO, me siguri. As mua s'me vinte mire, sinqerisht. S'me vinte mire as kur media i vuri shkelmin te gjithe Deshmitareve te Jehovait. S'me vinte mire se u dogj i njomi nga i thati. Edhe tani rri urte e mos u gezo pse hedhen bomba disa mysliman ne Londer, se nuk del gjekundi. Mos perfito nga rasti te fillosh nga propaganda. Po pate ndonje gje me mend per te thene thuaje, perndryshe gjej ndonje qosh e mos e trego veten se ça je! Mos na fol ktu per psikoza!

    Mos me shkeput citate nga Kur'ani sa andej ketej duke nenvizu pjese qe te duken me interesante, se dihet tashme se muslimanet ne pergjithesi s'jane per akte te tilla dhe vete ISLAMI s'urdheron vrasjen e te pafajshmeve. Po t'ja vazhdojme ketu me lufte citatesh, me pjese te nxjerruna nga konteksti etj. bahet "lufte" e madhe, grupo...

    Njerez!

    Runi qetesine dhe mos ndillni URREJTJE!

    PAQE per te gjithe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 16-07-2005 më 05:24

  5. #35
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Albo
    ku jane kleriket dhe besimtaret muslimane qe te dalin e leshojne fatua kunder te gjithe atyre muslimaneve qe ndermarin akte te tilla?
    Hidhi nje sy faqes me lajme te google. Kerkova Condemn+London dhe "per çudi" 4 titujt e pare ishin per myslimanet qe i denojne keto akte.

    Muslim chiefs condemn London blasts
    Scotsman, UK - 8 hours ago

    Muslim Scholars Condemn London Attack
    Guardian Unlimited, UK - 14 hours ago

    Shocked Islamic leaders condemn London blasts
    Hindu, India - Jul 13, 2005

    Muslim clerics condemn London attack, but are radicals listening?
    Christian Science Monitor - Jul 13, 2005


    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ku jane muslimanet shqiptaret qe i denojne akte te tilla dhe ata muslimane qe i ndermarin akte te tilla ne kete teme?
    Nese e ke fjalen per forumistet, shih tek tema Shperthime ne Londer dhe do te lexosh qe jane shprehur kunder si anetaret e tjere(nuk po jap listen e anetareve myslimane, dihen pak a shume). Nese e ke fjalen per lideret myslimane ne Shqiperi, diku ne nje nga temat e ketij forumi lexova qe Kryemuftiu e denoi kete akt. Keto jane shume normale, qe myslimanet te denojne vrasjen e te pafajshmeve, por kush sdo ta shohe e besoje kete i anashkalon dhe lajmet dhe realitetin per t'ia pershtatur atij stereotipit qe ka ne tru.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Shteti nuk do tia dije se cfare race, feje apo etnie i perket, sot jane muslimanet ne Amerike, 60 vjet me pare ishin emigrantet japoneze qe u mbyllen ne kampe perqendrimi gjate LIIB. E ka emrin siguri kombetare dhe siguria kombetare fillon pikerisht me ate sigurine qe terroristet duan te shkaterrojne, sigurine e jetes se shtetasit te thjeshte.
    Po shteti nuk do dhe nuk duhet t'ia dije per terroristin, duhet ta mbroje qytetarin e thjeshte. Po jo ne dem te perseri qytetarit tjeter te thjeshte te pafajshem. Nuk mund ti fuse ne nje thes te gjithe e ti denoje pastaj, vetem pse i perkasin komunitetit qe nxorri njerez te rrezikshem. Nuk ka llogjike kjo. Nuk denohet shoqeria per individin, nuk sakrifikohet shoqeria per individin. E kunderta po (per konservativet, se per liberalet as e kunderta nuk ndodh, pra as individi nuk sakrifikohet per shoqerine) Nuk denohet mendimi por vepra. Nuk po vazhdoj me me keto principe themelore te organizimit te shoqerise.

    Perendimi duhet te pranoje dhe nje realitet tjeter. Pushtoi Irakun pa te drejte, dhe beri qe te vriten njerez te pafajshem (disa amerikane e shume Irakene), e te vrasin njeri tjetrin ne kaos.
    Perendimi nuk duhet te jete dyfytyresh, te toleroje disa diktatore vetem se i leverdis dhe te luftoje disa te tjere, te denoj disa krime kundra njerezimit dhe te mbylle syte ndaj disa te tjerave, ose te kryeje vete keto krime. Perndryshe, askush nuk e beson ate qellimin "humanitar" per te çliruar boten e per te çuar demokraci. Perndryshe te gjitha luftrat shihen sipas rastit per qellime vetiake, pushtim per Petrol e per perllogaritje gjeostrategjike, dhe te vuajturit i pergjigjen.
    Perendimi dhe te gjithe ne jemi ne dijeni te rrezikut te terrorizmit por nderkohe nuk luftojme ate qe ne rrenje po e ndezim akoma te teper. Nese do vazhdohen te shihen myslimanet e Islami si rreziku atehere qofte si shperblim te urrejtjes me urrejtje, qofte per vetembrojtje do te kemi shume raste te tjera per te denuar si akte terroriste e per fat te keq shume te pafajshem qe vdesin ne te dyja palet. Ky eshte dhe realiteti i dhimbshem i perhershem, e pesojne te pafajshmit per shkak te disa te çmendurve.

    Le te themi, e te veprojme per, paqe.

    SG
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #36
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga perestae00



    Po he mo Toro, pse i lejojne anglezet ato "imame edhe hoxhallare te pellasin ne mes Londres e te shajne perendimin"? Edhe une, ashtu si gjithe te tjeret, e bej te njejten pyetje? Tashi anglezet nuk jane aq budallenj sa ti lejojne keta predikues "te pellasin" urrejtje kunder perendimit ashtu kot. Duhet te kene edhe anglezet nje arsye qe e lejojne nje gje te tille. Mos valle anglezeve u duhen keta "mjekercjaper" qe kur te ndodhin raste terroriste si ky i nje jave me pare te kene "scapegoats"? Ndoshta, nuk i dihet ... plako!
    Po zoteri, arsyeja eshte RESPEKTIMI i Te Drejtes se Fjales! Se sic ka te drejte cdo kush ta lavderoje Perendimin, po ashtu ka te drejte dhe ta shaje. Problemi nuk qendron perse ka njerez qe e shajne dhe pse lejohen. Problemi qendron kur "sharja" e drejte apo e padrejte kthehet ne propagande dhe lavazh truri ne ate shkalle sa dikush te marre nje bombe dhe te hedhi veten e vet megjithe ata qe ka perreth ne ere.

    Tendeca juaj ( ne pergjithesi e atyre qe vene ne dyshim autoresine e ketyre ngjarjejeve) duket tek standarti juaj i dyfishte ne gjykimin e ngjarjejeve. Ju jeni ata ( ti personalisht dhe te tjere qe shohin teori konspiracioni ne kete mes) qe nderkohe qe SHBA ka kapur ne LUFTE, ne beteje, te armatosur kundra ushtareve amerikane , ata 250-400 veta, kerkoni ti liroje se i ka kapur me te padrejte dhe po u mohon te drejtat e njeriut ne Guantanamo, nderkohe qe kur vjen puna per njerez qe flasin e mbjellin urrejtje ne Londer , por ushtrojne te drejten e fjales se lire, ju kerkoni ti syrgjynosni pa asnje lloj motivacioni tjeter.

    Pra perendimi ne pergjithesi eshte ne mes dy zjarreve. Nese do tu mbylli gojen mjekercjeperve, perseri ti do te jesh i pari qe do thuash se po u shkel te drejtat myslimaneve dhe po ben lufte kunder Islamit. Nese i le te lire te flasin, ja sec ndodh dhe perseri ti je i pari qe ve ne dyshim reagimin e Perendimit. Pra si kudo ketu nuk e ka fajin terroristi, por viktima qe u tregua e bute e njerezore me te!
    "Who is John Galt?"

  7. #37
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris



    Perndryshe te gjitha luftrat shihen sipas rastit per qellime vetiake, pushtim per Petrol e per perllogaritje gjeostrategjike, dhe te vuajturit i pergjigjen.
    Perendimi dhe te gjithe ne jemi ne dijeni te rrezikut te terrorizmit por nderkohe nuk luftojme ate qe ne rrenje po e ndezim akoma te teper. Nese do vazhdohen te shihen myslimanet e Islami si rreziku atehere qofte si shperblim te urrejtjes me urrejtje, qofte per vetembrojtje do te kemi shume raste te tjera per te denuar si akte terroriste e per fat te keq shume te pafajshem qe vdesin ne te dyja palet. Ky eshte dhe realiteti i dhimbshem i perhershem, e pesojne te pafajshmit per shkak te disa te çmendurve.

    Le te themi, e te veprojme per, paqe.

    SG
    Cilet jane te pervuajturit ne kete rast? Ne 99% te terroristeve ( duke filluar nga ata 19 qe rrezuan Kullat e hodhen aeroplanet ne Pentagon e Pensilvani) kane qene njerez me mireqenie materiale, te shkolluar e te edukuar ne Perendim, frekuentues te xhamive qe Perendimi i keq i ka lene te hapura dhe....me kryesorja deri me sot asnje nga ata te "pervuajturit" nuk kane qene as palestineze, as irakene as afgane. Perkundrazi kane qene nga shtete, te cilat Amerika e Perendimi as i ka pushtuar as i konsideron armike. Duke filluar nga Osama bin Laden e deri tek Zarkaui, asnje prej tyre nuk eshte as palestinez, as irakian, as afgan. Njekohesisht, askush nga myslimanet e tjere nuk i ka zgjedhur keta njerez per perfaqesues te Islamit apo te levizjeve te rezistences kundra Perendimit!

    Me fal zoteri, une jam i krishtere ortodoks, por kjo nuk me jep as deshiren as te drejten tu dal per zot serbeve, grekeve e ruseve. Dhe serbet kane vuajtur e jane bombarduar nga Perendimi( te fajshem e te pafajshem) , por nuk ka dale asnje shqiptar i krishtere ortodoks, as i ndonji kombesie tjeter tiu dali per mbrojtje as per zot. As ndonji ukrainas e rus nuk ka marre bomba e te dali te hedhi ne ere Londren apo Romen apo Nju Jorkun perse keto shtete sulmuan Serbine!
    "Who is John Galt?"

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Publikohet foto e të dëshuarve për sulmet


    Të dyshuarit janë kapur nga një kamera ndërsa shkonin në drejtim të Londrës
    Policia në Londër ka bërë publike një foto të katër personave që besohet se kanë kryer sulmet me bomba javën e shkuar në kryeqytetin britanik, të cilat kanë shkaktuar të paktën 55 të vrarë.
    Imazhet e katër burrave janë regjistruar nga një kamera survejimi në stacionin Luton, në veri të Londrës, ndërsa ata po udhëtonin së bashku në drejtim të stacionit King's Cross, pranë vendeve ku ndodhën katër shpërthimet.

    I dyshuari më i fundit emri të të cilit bëhet publik, është Germaine Lindsay, një 19-vjeçar i lindur në Xhamajka.

    Familja e tij e përshkruan atë si një bashkëshort dhe baba të mirë dhe të dashur, i cili nuk tregoi ndonjë shenjë se do të kryente atë që ata e quajtën "krim të tmerrshëm".

    Të dyshuarit e tjerë quhen Mohammed Sidique Khan, Shahzad Tanweer, dhe Hasib Hussain.

    Njëri prej të dyshuarve Shahzad Tanweer besohet të ketë kaluar disa kohë në një medrese në qytetin lindor të Lahorës në Pakistan.

    Autoritetet pkistaneze nuk e kanë konfirmuar këtë vizitë dhe vetë medreseja, që besohet se ka lidhje me një organizatë të ndaluar militante, e ka mohuar me forcë lajmin se Tanweer ka studiuar ndonjëherë atje.

    Masa të rrepta

    Pakistani thotë se do të mbajë nën kontroll më të rreptë medresetë dhe ceremonitë fetare pas njoftimeve se një nga autorët e sulmeve në Londër mund të ketë kaluar një pjesë kohe atje.

    Ministri i brendshëm i Pakistanit, Aftab Khan Sherpal, tha në një intervistë për BBC-në se Medresetë që predikonin vijën ekstremiste të mendimit do të viheshin nën kontroll më të rreptë.

    Zoti Shapal tha se qeveria do të veprojë kundër çdo medreseje që predikon Xhihad apo indoktrinon të rinjtë.

    Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, ka urdhëruar forcat e sigurisë të veprojnë kundër udhëheqësve të organizatave që predikojnë urrejtje në publik dhe të ndalojnë përhapjen e literaturës dhe videove që promovojnë urrejtje fetare.

    Analistët thonë se këto urdhra të lëshuara të premten janë një pranim i hapur se fushata kundër ekstremizmit lë shumë për të dëshiruar ndërsa disa udhëheqës të lidhur me luftën e militantëve në Kashmir janë ende e të lirë të dalin hapur në vend.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Po zoteri, arsyeja eshte RESPEKTIMI i Te Drejtes se Fjales! Se sic ka te drejte cdo kush ta lavderoje Perendimin, po ashtu ka te drejte dhe ta shaje.
    Ore zoteri, nuk eshte ne pyetje respektimi i te drejtes se fjales, por abuzimi me te drejten e lirise se fjales. Imamet ekstremiste (shumica e te cileve jane refugjate ne Perendim, te kerkuar nga qeverite e shteteve te tyre) nuk shprehin vetem mendimin e tyre te lire por nxisin urrejtje dhe dhune nderfetare (biles edhe kunder vete muslimaneve qe nuk jane salafiste), edhe nxitja e urrejtjes edhe konfliktit nderfetar eshte e denueshme me ligj. Tashi pse anglezet lejojne nxitjen e urrejtjes dhe konfliktit nderfetar eshte enigmatike dhe diskutabile, por une mendoj se anglezet duhet ta kene nje arsye. Tolerimi i ekstremizmit i bene njerezit mjaft skeptik.
    Ju jeni ata ( ti personalisht dhe te tjere qe shohin teori konspiracioni ne kete mes) qe nderkohe qe SHBA ka kapur ne LUFTE, ne beteje, te armatosur kundra ushtareve amerikane , ata 250-400 veta, kerkoni ti liroje se i ka kapur me te padrejte dhe po u mohon te drejtat e njeriut ne Guantanamo,
    Toro, mos be paralelizem me te burgosurit e Guantanamos. Ashtu sic ke shkruajtur ti me lart, te burgosurit ne Guantanamo jane kapur ne lufte duke luftuar kunder ushtareve amerikane, prandaj edhe quhen rob lufte. Si rob lufte, ata gezojne disa te drejta qe ua garanton konventa e Gjeneves "per te drejtat e roberve te luftes", nenshkruese e se ciles eshte edhe vete Amerika. Mirepo Amerika, perkunder faktit qe keta te burgosur u kapen ne lufte, nuk i njef si rob lufte por si terroriste. Edhe jo vetem kaq, por Amerika refuzon te ngreje akt-padi kunder atyre qe dyshohet per terrorizem duke e lene ceshtjen pezull. Ketu qendron edhe kritika qe organizatat nderkombtare si Amnesty Inetrnational, i bejne politikes Amerikane. Amerika si shtet demokratik duhet te respektoj konventat edhe ligjet nderkombetare. Ne fakt, eshte respektimi i ketyre ligjeve dhe konventave nderkomebtare qe dallon Ameriken si shtet demokratik, nga shtete autokratike qe nuk respektojne ligje si psh: Rusia, Greqia apo Libia.
    Me fal zoteri, une jam i krishtere ortodoks, por kjo nuk me jep as deshiren as te drejten tu dal per zot serbeve, grekeve e ruseve. Dhe serbet kane vuajtur e jane bombarduar nga Perendimi( te fajshem e te pafajshem)
    Ore Toro, serbet "vuajtjen" edhe bombardimin e kane nga politika e tyre gjenocidale, edhe serbet per "vuajtjet" e tyre duhet te fajesojne vetm veten e tyre. Sado te kene vuajtur serbet, vuajtja e tyre eshte e vogel ne krahasim me vuajtjet qe serbet u kane shkaktuar te tjereve.
    por nuk ka dale asnje shqiptar i krishtere ortodoks, as i ndonji kombesie tjeter tiu dali per mbrojtje as per zot.
    Ne fakt ka dale shqiptar orthodoks qe u ka dale ne mbrojtje serbeve, biles edhe anetare te ketij forumi. Besoj qe nuk eshte nevoja te jap emra. Sa per orthodokset e kombesive te tjera nuk do komentoj gjate, mjafton te te rikujtoj tentativen per te sulmuar ambasaden amerikane ne Moske, si dhe vrasjen e atasheut ushtarak te ambasades britanike ne Athine nga terroriste grek.
    Qashtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga perestae00 : 18-07-2005 më 17:42

  10. #40
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga perestae00
    Ore zoteri, nuk eshte ne pyetje respektimi i te drejtes se fjales, por abuzimi me te drejten e lirise se fjales. Imamet ekstremiste (shumica e te cileve jane refugjate ne Perendim, te kerkuar nga qeverite e shteteve te tyre) nuk shprehin vetem mendimin e tyre te lire por nxisin urrejtje dhe dhune nderfetare (biles edhe kunder vete muslimaneve qe nuk jane salafiste), edhe nxitja e urrejtjes edhe konfliktit nderfetar eshte e denueshme me ligj. Tashi pse anglezet lejojne nxitjen e urrejtjes dhe konfliktit nderfetar eshte enigmatike dhe diskutabile, por une mendoj se anglezet duhet ta kene nje arsye. Tolerimi i ekstremizmit i bene njerezit mjaft skeptik.
    Pra ti sugjeron qe sherbimet policore apo te sigurimit, angleze apo amerikane, evropiane etj te dergojne perfaqesuesit e tyre neper xhami dhe te pergjojne cfare thote nje hoxhe apo imam? Apo duhet qe cdo xhami te kete nje prokuror mbikeqyres? Atehere pse jo dhe cdo kishe?
    Toro, mos be paralelizem me te burgosurit e Guantanamos. Ashtu sic ke shkruajtur ti me lart, te burgosurit ne Guantanamo jane kapur ne lufte duke luftuar kunder ushtareve amerikane, prandaj edhe quhen rob lufte. Si rob lufte, ata gezojne disa te drejta qe ua garanton konventa e Gjeneves "per te drejtat e roberve te luftes", nenshkruese e se ciles eshte edhe vete Amerika. Mirepo Amerika, perkunder faktit qe keta te burgosur u kapen ne lufte, nuk i njef si rob lufte por si terroriste. Edhe jo vetem kaq, por Amerika refuzon te ngreje akt-padi kunder atyre qe dyshohet per terrorizem duke e lene ceshtjen pezull. Ketu qendron edhe kritika qe organizatat nderkombtare si Amnesty Inetrnational, i bejne politikes Amerikane. Amerika si shtet demokratik duhet te respektoj konventat edhe ligjet nderkombetare. Ne fakt, eshte respektimi i ketyre ligjeve dhe konventave nderkomebtare qe dallon Ameriken si shtet demokratik, nga shtete autokratike qe nuk respektojne ligje si psh: Rusia, Greqia apo Libia.
    Lexoji mire konventat nderkombetare se cfare te drejtash kane roberit e luftes dhe cilet quhet rober lufte! Te cilesohesh rob lufte sipas konventave nderkombetare duhet te kesh a) nje uniforme dinstiktive nga popullsia civile b) te kesh nje organizim lidershipi ( te kesh nje komande) , 3) ti njohesh keto konveta dhe ti si pale kundershtare dhe ti zbatosh , jo te presesh ti zbatoje vetem kundershtari, 4) te zbatosh rregullat nderkombetare te luftes , popullsine civile , Kryqin e Gjysmehenen e Kuqe etj.
    Nuk mund te ankohesh ti per padi ndaj disa krimineleve qe jane kapur me arme ne dore kunder ushtrise amerikane, kur ana tjeter u pret kokat civilave dhe i dergon mesazhet ne internet. Nuk mund te ankohesh per shkelje te te drejtave te njeriut, kur ketyre personave, Kurani dhe se nga eshte Meka si drejtim ua u ka dhene ushtria amerikane, duke respektuar te drejten e faljes 5 here ne dite. Hapi konventat nderkombetare dhe po gjete te shkruhet gjekundi se cfarelloj ushqimi duhet te hane te burgosurit sipas perkatesise fetare, dhe sa here duhet te falen ne dite une jam gati ta ha faqe me faqe Kuranin e Biblen bashke.
    Pas 1945, kapitullimit te Gjermanise, SHBA , Britania e Madhe, Franca dhe BRSS mbajten te burgosur jo 250, por plot 1,7 milion ushtare gjermane si rober lufte. U mbajten deri ne 1947. Plot 2 vjet! 20 mije oficere e ushtare gjermane u denuan nga gjyqet e denazifikimit, ndersa 15 mije ushtare te thjeshte vdiqen nga kushte te ndryshme ( uria, semundjet, ekzekutime te drejta apo te padrejta). Nga 90 mije rober te kapur ne Stalingrad, vetem 4500 u kthyen ne Gjermani ne 1957!!!!( pas 14 vjetesh) .Nuk doli njeri ti mbronte. As gazetare, as aktiviste te te drejtave te njeriut. Ti pret qe Amerika te liroje apo te gjykoje sipas ligjeve nderkombetare 250 kriminele qe nuk kane respekt per jeten e tyre dhe jo me te te tjereve? Perse? Lufta kunder Terrorit akoma nuk ka mbaruar. Cila pale nderluftese ne historine e shumelufterave te njerezimit ka liruar "roberit e luftes" akoma pa u mundur kundershtari?
    Ore Toro, serbet "vuajtjen" edhe bombardimin e kane nga politika e tyre gjenocidale, edhe serbet per "vuajtjet" e tyre duhet te fajesojne vetm veten e tyre. Sado te kene vuajtur serbet, vuajtja e tyre eshte e vogel ne krahasim me vuajtjet qe serbet u kane shkaktuar te tjereve.
    Pati dhe serbe qe vdiqen si "collateral damage" gjate bombardimeve. Jo te gjithe t evraret e bombardimeve ishin ithtaret e Miloshevicit.
    Ne fakt ka dale shqiptar orthodoks qe u ka dale ne mbrojtje serbeve, biles edhe anetare te ketij forumi. Besoj qe nuk eshte nevoja te jap emra. Sa per orthodokset e kombesive te tjera nuk do komentoj gjate, mjafton te te rikujtoj tentativen per te sulmuar ambasaden amerikane ne Moske, si dhe vrasjen e atasheut ushtarak te ambasades britanike ne Athine nga terroriste grek.
    Qashtu
    A mund te me thuash nje emer te vetem shqiptari ortodoks qe paska vene bomba ne kurriz dhe ka hedhur ne ere veten ne metrone e Romes, Londres apo NY perse keto shtete bombarduan Serbine? Mos ngaterro pra lirine e fjales ( pavaresisht nese te pelqen apo jo) me veprimet!
    Ashtu sikurse asnje shqiptar mysliman, nuk u be "suicide bomber" dhe te hidhte veten ne ere ne Beograd, Moske apo Athine.
    Jane disa gjera te cilat nuk i kemi tradite si komb. Nje nga keto eshte dhe terrorizmi ndaj te pafajshmeve!
    "Who is John Galt?"

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  3. Londër: Burg përjetë vrasësit shkodran
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 21:34
  4. Debati mbi vendlindjen e Gjergj Kastriotit
    Nga Labeati në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 21:22
  5. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •