Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 43
  1. #11
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    nga keto akte terroriste te kryera nga pseudo-mysliman kam filluar edhe une qe e quaj veten mysliman ti urrej ata "mjekrroshat " per te cilet flet "brari".
    sa here qe shoh njerez te tille me duket qe po e shoh nje fanatik potencial per terrorist.

    akte te tilla - kete e kupton cdo njeri i shendosh - nuk kan aspak lidhje me fene, por jane thjesht akte te shemtuara nga psikopat te shemtuar!

    POR - se paku ne sulmin mbi kullat binjake pashmangshem lind pyetja: pse u lejua ai sulm nga organet e sigurise??
    apo seriozisht besoni qe eshte e mundur te rrembehen njekohesisht 4 aviona mbi qiellin e superfuqise se vetme boterore? dhe si kulminacion i gjith kesaj ngjarjeje te sulmohet PENTAGONI - ky organ te cilit si shpeton pa zbuluar as pordha e nje bubrreci ne maje te himalajes (sdi a ka bubrreca atje,veq po them...)

    FAKT eshte qe 11.09 ndryshoj teresisht jo vetem marveshjet mes botes myslimane dhe asaj krishtere, por edhe jeten e secilit njeri veq e veq.

    rezultati i arritur nga ky terror eshte urrejtje nga te gjitha anet.
    urrej ata terrorista qe ne emer te allahut a.s. bejne akte te qorroditura te cilat anjshere nuk i meson feja, meqe vete fjala "islam" do te thot "paqe" - po ne te njejten kohe urrej edhe ata qe nuk hezitojn te flasin per "terrorin islamik"...

    ku e marrin te drejten shtetet e perendimit per nje emertim te tille??
    nese p.sh. ne gjermani behet nje akt terrorist nga nje gjerman, te nesermen do lexojme per vepren e nje "psikopati" dhe PIK
    po ta bej nje mysliman nje gje te tille, ai nuk eshte me "psikopat", por "terrorist mysliman", sepse ndryshe se han pazari ate story...

    hajt pra shnet te gjithve

  2. #12
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    pse di do qe te quhen psikopat vetem??!!! ato padyshim jane psikopat, por ka psikopat qe kur shkojne e hedhine ne ere vehten ne nje vend puplik , per te marre me vehte dhe femij , gra , pleq e plaka, dhe kete per ideale te nje krimineli apo organizate kriminele, quhen njekohesisht dhe terrorist, te pelqen kjo ty apo nuk te pelqen.
    Kuptohet lehte ne c'shtrese beni pjese ju qe i urreni te dyja palet.
    Ju jeni shume te afert me grekerit. Habitesh!!??? mos u habit.
    Mbas 09/11 ne stadium para nje ndeshje, te djelen mbas atentatit, kur po mbahej 1 minut zi per viktimat e kullave, (pasi viktimat e Pentagonit pothuaj askush nuk i ze me goje, pasi keta or ti, ate e quajne "fair game" sulme kunder ushtrise), greket fishkelluan.
    Fishkelluan se i behet qejfi qe sulmohet amerika, dhe perendimi, pra peshtyjne aty ku hane.
    Keshtu jane dhe ata qe i "urrejne" te dy palet, ne fakt "ata" urrejne vetm nje pale.
    Mos peshtyni aty ku hani!
    Shkoni e emigroni nje here ne Iran,Afganistan, Irak, Siri, Libi,Saudi,Jordani..... eku di une, dhe pastaj beni krahasimet me perendimin.
    Mos u beni buke shkeles.....

    Hajt me t'mira.........

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga Toro
    U zbulua se njeri prej terroristeve myslimane , ai qe vuri bomben ne autobuzin e Londres , na ishte qytetar britanik, me origjine pakistaneze,22 vjec. I lindur ne Angli , i shkolluar, prinderit me biznese te tyre ,ne xhami po shkonte se toleranca britanike i ka lene te hapin xhami ne cdo qoshe te Anglise, vete bridhte lart e poshte me Benzin e te atit dhe si shperblim.....shkoi e vuri bombe e mori ne qafe gjithe ata njerez te pafajshem! Cfare justifikimi mund te kete pasur ky njeri per kete! ASNJE! Thjesht nje kriminel ordiner...

    Habitem me anglezet si nuk u kane vene drune akoma ketyre kermave!
    Po nje kriminel ordiner eshte, po nga e dime neve kush qendron pas tij? Nje gje qe me bene pershtypje per keto sulme, ashtu si edhe ato ne Amerike, eshte se vetem 24 apo 48 ore pas sulmeve, autoritetet britanike na japin te dhena mjaft te detajuara ne lidhje me terroristet edhe me aktivitetet e tyre mu para sulmeve, biles autoritet vendore jane aq te informuar saqe ma merr mendja jane ne gjendja te thone edhe kur terroristet e kane perdorur nevojtoren per here te fundit. Tashi shtrohet pyetja ku i gjeten gjithe keto te dhena. Kjo le te kuptohet qe vete autoritetet britanike ashtu si edhe ato amerikane kane pasur informacion per sulmet edhe nuk kane bere gje per ti parandaluar. Shume enigmatike puna .

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga perestae00
    Po nje kriminel ordiner eshte, po nga e dime neve kush qendron pas tij? Nje gje qe me bene pershtypje per keto sulme, ashtu si edhe ato ne Amerike, eshte se vetem 24 apo 48 ore pas sulmeve, autoritetet britanike na japin te dhena mjaft te detajuara ne lidhje me terroristet edhe me aktivitetet e tyre mu para sulmeve, biles autoritet vendore jane aq te informuar saqe ma merr mendja jane ne gjendja te thone edhe kur terroristet e kane perdorur nevojtoren per here te fundit. Tashi shtrohet pyetja ku i gjeten gjithe keto te dhena. Kjo le te kuptohet qe vete autoritetet britanike ashtu si edhe ato amerikane kane pasur informacion per sulmet edhe nuk kane bere gje per ti parandaluar. Shume enigmatike puna .
    Po per ata qe kerkojne justifikime sigurisht qe eshte enigmatike. Per ata qe logjikojne s'ka asgje te pashpegueshme. 90% e krimeve qe zgjidhen ne Amerike (po supozoj dhe ne Angli do jete e njejta gje) zgjidhen brenda 48 oreve. Gjithashtu shumica e teritorit Anglez eshte e mbuluar nga kamerat, dhe nje person mund te vezhgohet fare thjeshte qe nga momenti qe del nga shtepia dheri momentin kur kthehet. Keto gjera jane te qarta per kedo qe jeton ne Angli.

    Meqe je kaq i apasionuar pak brockullave te konspiracionit, brenda mundesive na sill ndonje shpegim "enigmatik" se pse myslymanet e Algjerise masakrojne fshatra te tera me te krishtere civile, qe si kane rene kurre ne qafe?
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Po per ata qe kerkojne justifikime sigurisht qe eshte enigmatike. Per ata qe logjikojne s'ka asgje te pashpegueshme. 90% e krimeve qe zgjidhen ne Amerike (po supozoj dhe ne Angli do jete e njejta gje) zgjidhen brenda 48 oreve. Gjithashtu shumica e teritorit Anglez eshte e mbuluar nga kamerat, dhe nje person mund te vezhgohet fare thjeshte qe nga momenti qe del nga shtepia dheri momentin kur kthehet. Keto gjera jane te qarta per kedo qe jeton ne Angli.
    Nuk eshte ashtu; shume nga krimet me ordinere ne Amerike edhe Angli kerkojne nje kohe te gjate per tu zgjidhur. Ne rastin e sulmeve terroriste ne Londer dhe Amerike nuk kemi te bejme me krime ordinere por me sulme terroriste mjaft te sofistikuara. Tashi ti mendoje vete se si eshte e munduar qe sulme qe kerkojne muaj, per te mos thene vite te tera, te planifikohen edhe egzekutohen, te zgjidhen vetem per 24-48 ore. Ka shume te ngjare, per te mos thene eshte e sigurte, qe vete sherbimet sekrete amerikano-angleze te jene ne dijeni te planifikimit te sulmeve. Nuk perjashtohet mundesia qe keto sherbime sekrete te kene edhe gisht ne sulmet e fanatikeve.
    Qe te mos keqkuptohem, une nuk them qe fanaticizmi islamik nuk egziston, apo qe fanatiket jane "njerez te zotit" qe nuk urrejne kend, por ama dyshoj ne aftesine e ketyre fanatikeve islamik te godasin superfuqite boterore si Amerika edhe Anglia (qe shpenzojne biliarda $ per sherbimet e tyre sekrete te zbulimit) aty ku te duan edhe atehere kur tu teket. Nje nga keta terroristet e Londres paska qene nje 18-19 vjecar. Mendoje vete si eshte e mundur nje "teenager" ti shpetoje zbulimit nga agjente me pervoje te CIA-se apo MI6?

    Meqe je kaq i apasionuar pak brockullave te konspiracionit, brenda mundesive na sill ndonje shpegim "enigmatik" se pse myslymanet e Algjerise masakrojne fshatra te tera me te krishtere civile, qe si kane rene kurre ne qafe?
    Salafistet e Algjerise nuk "masakrojne fshatra te tera me te krishtere civil" se ne Algjeri nuk ka te krishtere, por masakrojne fshatra me muslimane civil qe jane lojal te qeverise algjeriane e qe nuk e perkrahin ideologjine fanatike salafiste. Tashi per ate se pse keta "muslimane" fanatik masakrojne muslimane te tjere eshte mire te pyesish vete ata, por e di qe konflikti civil ne Algjeri ka karakter politik. Ne fillim te viteve '90-ta u mbajten zgjedhje ne Algjeri qe i fituan salafistet (ektremiste islamik), por qe qeveria Algjeriane i shpalli zgjedhjet te pavlefshme dhe nuk i pranoj rezultatet. Si kunderpergjigje salafistet algjerian filluan "kryengritjen" e tyre duke vrare e prere fshatare qe ata i konsiderojne mbeshtetes te qeverise. Qe atehere daton edhe "kryengritja" e fanatikeve salafiste islamik.
    Qashtu

  6. #16
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Une shpreh indinjate te thelle per fyerje te cilat sduhet te egistojne ne fjalet e njerzve me llogjike dhe sidomos ne shqiptareve qe vuajme nga i njejti fenomen.(per shkak te dikujt shikohet me sy te keq te gjithe shqiptaret)

    Nuk mund te pergjithsosh sot mbi nje miliarde muslimane me disa persona qe bejne akte terroriste.Po keshtu dhe miliona emigrante me keto njerez.Kjo do te quhej cmenduri.

    Ne cdo klase ose bashkesi njerzish gjen persona me cilesi agresive dhe patjeter keto cilesi nuk i japin te njetin emertim te gjitheve.

    Zoti ka vendos drejtesine ne disa ceshtje.

    Une mendoj se nese vendet perendimore shkojne dhe pushtojne vende si Iraku per te marre nafte atehere nuk mendoj se eshte e keqe qe njerez te ndershem muslimane punojne neper europe ose perendim.Askush prej jush nuk ka te drejte qe te ofendoje dhe shaje si bukshkale njerez sepse u perkasin nje besimi te caktuat per te vetmnen arsye sepse ne kategorine ose bashkesine e tyre gjendet njerez agresive .

    Cmendoni ju per protestat qe u zhvilluan ne Itali duke u rritur urretja kunder shqiptareve vetem se nje shqiptar goditi me thike nje italian ne nje ndeshje futbolli.Filluan italianet te dalin neper sheshe dhe te leshojne parrullla kunder shqiptareve biles disa prej tyre dhe jane goditur.

    Cmendoni ju per shqiptaret e vrare ne greqi vetem pse brohoriten "Rrofte Shqiperia" ne nje ndeshje futbolli dhe ky djalosh i ri u godit me thika derisa nuk e gezon jeten sot .Mos duhet te themi qe populli grek eshte popul racist.Jo une mendoj se ka dhe greke tolerante megjithese egzistojne si pakice por prape nuk i pergjithsoj.


    Atehere une ju them se Hilary Klinton ka deklaruar ne 1996 se

    "Islami është religjioni i cili më së shpejti rritet në Amerikë, udhëheqje dhe shtyllë e stabilitetit për shumë nga njerëzit tanë..." Hillary Rodham Clinton, LOS ANGELES TIMES, 31 Maj, 1996, f.3

    Une mendoj se per ta ndaluar kete lum ideologjik hyjnor ne vendet perendimore duhet nje politike sikurse me kujtohet dhe sot e kesaj dite politika e luftes me mullite e eres ku ne cdo mbledhje ose edicion informativ do te flitej kunder imperialzmit amerikan, revizionizmit rus etj me rradhe.Une mendoj se nese Prezhnjevi pushto Cekosllavkine meqe donte te fuste disa politika te reja ne Socializem te njeten gje po ben sot perendimi ne lidhje me fene Islame.Ndoshta objektivi i luftes se ftohte eshte kthyer nga Islami.Nuk them qe vetem muslimanet qe kane bere akte vetvrasese jane fajtore porse une e shikoj fajtorin dhe diku ku juve sdoni ta pranoni per ne realitet jeni koshiente se dhe keto vende kane faj.

    Une e shikoj fajtorin pervec njerzve vetvrases tek Amerika dhe politika e saj destabilizuese boterore.Qe me sulmet me rraketa tomahok kunder Sudanit dhe fabrikes farmacautike.Une e shikoj qe ne prekrahjen ilegjitime qe i ben amerika Izraelit ne luften e tij te ashper kunder femijve dhe njerzve palestineze.Une e shikoj kete gabim qe ne lobet ekstremiste evangjeliste kristiane qe sundojne sot politiken amerikane duke cituar ketu fjalen e Bushit mbas 11 shtatorit qe Tani do te filloje "kryqezata".Une mendoj se faj ka dhe Toni bler per genjeshtrat dhe mashtrimet qe i beri zgjedhesve dhe popullit te tij ne lidhje me armet e Shkatarrimit ne mase duke vrare sherbimet sekrete angleze dhe shkecetarin qe hodhi ne shtyp keto mashtrime.
    Ju te gjithe jeni me mua per keto fakte dhe skeni pse i kundershtoni vetem nese ju shtyn nje ego e semure.

    Une mendoj se njerzit e Londres dhe Anglise ne pergjithesi para sulmeve te Londres ishin te vetdijshem se Lufta e Blerit ne Irak ishte e paligjshme atehere si pasoje e renies nervore kunder muslimaneve cdo gje do te kishte nje skenar por se mendoja kurre qe popullaritetin pro luftes ne Irak Toni bler do ta rriste duke sakrifikuar njerez te pafajshem.Une mendoj se fakti se Ambasada Izraelite eshte njoftuar para sulmeve se te kete kujdes se do ndodhin sulme terroriste me ben mua te dyshoj per ate cka ndodhi ne Londer.Megjithate une shpreh indinjaten time rreth disa personave te cilet nuk i kalojne caqet e zgjuarsise duke etikuar muslimanet te gjithe me mjekrra pa mjekkra se jane njerez te ndyre.Une ju bej te ditur ju zoteri injorante se te gjithe kamikazet deri tani ne keto akte kane qen pa mjekrra.Pse ju doni ta beni mjekkren simbol te terrorizmit.Me mjekerr shqiperia ka pasur shume burra te urte muslimane.Ismail Qemalin. Naim Frasherin, Sami Frasherin, Hasan Prishtinen, Bajram Currin etj edhe keto valle kane simbole terrorizmi.Jo zoteri, ju gaboheni, sepse cdo dite ju para pasqyres beni "aktin e vetvrasjes" me briskun ne dore duke rrjepur lekuren tuaj feminore perverse qe tregon me se shumti se sa llogjike keni, kur arsyetoni dhe analizoni.

    Ja si thote nje poet gjeni Ervin Hatibi

    Duke veçuar bukur faktin se ndonëse me një "çetë profetësh" të përbashkët me traditën judeo-krishtere, tekstet islamike nuk e kanë përfshirë kurrë historinë e kreshnikut Samson, studiuesi britanik Abdal-Hakim Murad (ish- Timothy Winter) fshin edhe të fundmin spekullim teologjik që mund të akuzojë mendësinë muslimane për përligjje të "akteve heroike vetvrasëse"(Judges 16:26-30). Bëhet fjalë pra për tregimin biblik, dramatizuar nga Noli ynë me mjekërr, me trimin Samson I cili I zënë rob tek filistinët, shembi shtyllat e tempullit pagan, dhe "rrëmbeu me vete, në vdekje, më shumë filistinë sesa kishte vrarë gjatë tërë jetës së tij." Fuqinë e vet titanike, Samsoni e kishte tek flokët (kam përshtypjen se tek "Israelitë dhe filistinë" Noli ka shtuar edhe mjekrrën.(Judges 16:26-30) Po prapë, nuk ka dyshim se rrëzimi I ndërtesave dhe vrasja e të pafajshmëve, sot nuk është punë qimesh dhe nuk është punë besimtarësh me mjekërr, apo edhe pa mjekërr; mjafton vetëm të kenë kuptuar vërtetë çfarë është mjekrra. Se mjekrra është paqë me Zotin duke mos prishur atë (mjekrrën) që Ai krijoi me mirësi; është paqë me veten, duke mos u kacafytur përditë para pasqyrës në një koreografi vetvrasjeje me thikë në fyt; është paqe me ata njerëz që duan paqe, të cilëve kështu u dhuron mundësinë të të identifikojnë, të të përkufizojnë, të ta dijnë kufirin…
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    ....varja dhe kesaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga R2T : 14-07-2005 më 17:08
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Hap ndonje gazete ndonjehere, pastaj shkruaj, se jo gjithmone do kem kohe te pergenjeshtroj te pavertetat e tua. Ndiq linkun e meposhtem per te pare se 1. Algjeria ka popullsi te krishtere. 2. Myslymanet ne emer te Allahut po masakrojne kete popullsi.

    http://www.freeworldnow.com/VOMPrayerMap.htm
    Ti vuan prej komplekseve mer djale. Ne Algjeri popullsia e krishtere (me pak se 1% e popullsise) konsiston vetem prej pasardhesve te kolonisteve Europian, kryesisht franceze dhe italiane, dhe jeton ekskluzivisht ne qytete. Ti ne rast se s'beson pune per ty. Une s'kam cu beje komplekseve tua qe here pas here i c'faq ne kete forum.
    Qashtu

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga perestae00
    Ti vuan prej komplekseve mer djale. Ne Algjeri popullsia e krishtere (me pak se 1% e popullsise) konsiston vetem prej pasardhesve te kolonisteve Europian, kryesisht franceze dhe italiane, dhe jeton ekskluzivisht ne qytete. Ti ne rast se s'beson pune per ty. Une s'kam cu beje komplekseve tua qe here pas here i c'faq ne kete forum.
    Qashtu
    Je plotesisht ne rregull.

    Ajo faqe eshte thjeshte bullshit. Genjeshtra nga me te ndryshmet. Jetoj ne Turqi dhe e di mire realitetin ketu. Ja se ç'thote per Turqine:

    Turkey's Ottoman Empire was for centuries the guardian of the holy places of Islam. Today, the influence of the Muslim faith is rising. For the few in Turkey who dare to be opening Christian, life can be dangerous. In January 1998, the St. Therapon Greek Orthodox Church in Istanbul was plundered and set on fire. The body of the 73-year old caretaker of the church was found, with hands bound and skull caved in, at the bottom of the church’s well. Turks tend to place Christians in the same category as Armenian terrorists and Jehovah's Witnesses.

    Qe te jete e rrezikshme te jetuarit si Kristian nuk eshte aspak e vertete. Ne Ankara, ne kryeqytetin e Turqise, kam pa misionare qe shperndajne Bibla popullsise. Nuk eshte aspak e vertete qe te jesh i krishtere eshte rrezik. Perkundrazi, te krishteret shihen me interes, si diçka e ndryshme. Sapo marrin vesh se je i krishtere, habiten dhe fillojne e bejne pyetje. Asnje prej studenteve te krishtere ketu nuk perballet me probleme per shkak te fese, e jo me rrezik jete.

    Pra, shkurt muhabeti, ajo faqe thjeshte e ka ba qimen tra, per nje qellim te caktum...

    E di qe s'ka lidhje me temen dhe po pertoja shume me shkru po e ndjeva te nevojshme kur pashe ate faqe dhe se ça shkruhej ne te...

    QASHTU!

  10. #20
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Cvlere ka kapja e autorit kur u vrane gjithe ato njerez dhe u bene gjithato deme.,Anglia ka Sherbimin e inteligjences me me fame dhe eksperience ne europe.Turp,nuk parandalohen bombat dhe krimet terroriste.Demi me i madh eshte terrori psikologjik,psikoza e frikes qe mbillet ne europe dhe amerike e kudo tjeter,duke krijuar ndjenjen e frikes pasigurise se publikut.Do duhet shume kohe te rivendoset vertet qetesia.Njihet si fakt qe Londra ka numrin me te madh te videokamerave ne rruge dhe ambjente publike e metro.A mund te kontrollosh nje metro me videokamera ku vershojne me mijra njerez.Eshte e pamundur te diktosh nje person te dyshime apo nje mbartes bombe.Nuk ka vlere,U vertetua
    me ngjarjen qe sapo ndodhi.Ironia e realitetit eshte qe organizata arabe terroriste kane zyra ne Londer!!!!Mendo se cfare behet.A kontrollohen llogarite bankare te arabeve ne Londer,transaksionet qe behen???? Asgje nuk thuhet.
    Shteti aty dhe parlamenti e ka ne dore vete qe te nxjerre nje ligj te vecante qe gjithe arabet qe jetojne ne angli te largohen nga anglia,pavarsisht nga mosha seksi,eshte student apo eshte biznesmen apo eshte,mekanik,mesues,fetar, i kuq jeshil blu,hiqi te gjithe qeroji jashte anglise,pastro Angline.Te mos lejohet ne aeroport dhe kufi me ligj futje e personave me prejardhje dhe shtetesi arabe.Jo viza per arabet per te hy ne Angli.Tua bllokoje llogarine bankare te gjithe arabeve.Dhe eshte e drejte,pasi askush nuk e di se nga te vjen dhe kur te vjen bomba.Shteti e ka ne dore vete.eshte me mire keshtu se sa te shpenzojne miliona extra per personel,aparatura dhe polici me shume per sigurine publike.
    Imagjino vetem nje aparat skaner per bagazhet ne nje aeroport kushton 1 miljon dollare.Imagjino sa shpenzime do kerkoje ruajtja e publikut dhe kerkimi per te zbuluar terroristat.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  3. Londër: Burg përjetë vrasësit shkodran
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 21:34
  4. Debati mbi vendlindjen e Gjergj Kastriotit
    Nga Labeati në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 21:22
  5. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •