Në një aksident automobilistik në Serbi kanë gjetur vdekjen katër anëtarë të familjes Behluli nga Ohri
Leskovc, 8 korrik -
Në një aksident të rëndë automobilistik kanë gjetur vdekjen katër anëtarë të familjes shqiptare Behluli nga Ohri i Maqedonisë. Sipas mediave serbe bëhet fjalë për Fatmir Behlulin (46) dhe bashkëshorten e tij Ilminë (46) si dhe të birin Jetmirin (12) dhe të bijen Ajtenen (16).
Aksidenti ka ndodhur të enjtën në mbrëmje në rrugën Nish-Shkup në momentin kur vetura "Golf", në të cilën ndodhej familja Behluli, me regjistrim të Austrisë është përplasur me veturën "Mercedes" të cilën e drejtonte Dejan Jovanoviq. Shkaku i aksidentit thuhet të ketë qenë shpejtësia e madhe e "Golfit" gjatë tejkalimit.
Krijoni Kontakt