Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Të zbulosh Shqipërinë

    Në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të turizmit në Berlin u zhvillua aktiviteti "Përjetime udhëtimesh në Shqipëri. Mrekullim nga njerëzit, kultura, natyra".

    Renate është duke bërë një udhëtim nëpër Shqipëri. Në një nga ambientet e panairit ndërkombëtar të turizmit në Berlin ajo është duke treguar fotografi nga vendet turistike të Shqipërisë. Fillimisht i duhet të tregojë se ku ndodhet Shqipëria. Jo të gjithë dëgjuesit duhet ta dinë.

    Renate Ndarurinze e nis udhëtimin nëpër Shqipëri nga Veriu me Luginën e Valbonës, Bajram Currin për të vazhduar me Shkodrën, Lezhën, Krujën, Beratin, Gjirokastrën, Pogradecin, Tiranën. Fotografitë tregojnë përzierjen e modernes me tradicionalen, tregojnë natyrën dhe kulturën, por edhe se si mund të udhëtohet, ku mund të flihet dhe ku mund të merret pjesë ne kulturë.

    Sot është dita kur panairi vizitohet vetëm nga specialistët e udhëtimeve, nga njerëzit që venë në lëvizje të gjithë këtë sektor. Publiku që ka vizituar këtë aktivitet për Shqipërnë është i kursyer. Një djalë thotë se ishte duke kaluar rastësisht dhe qëndroi për të dëgjuar sepse ju duk interesante, ndërsa një vajzë nuk e ka kuptuar ende për cilin vend po dëgjon. "Po dëgjoj por nuk e kuptoj për cilin vend po flet. Për Shqipërinë? Eshtë ndihmë për zhvillim?"

    Njw grua po ndjek me vëmendje shpjegimet. Ajo është Sabine Fach, lektore në shtëpinë botuese Trescher Verlag. "Në jemi të specializuar për vendet e Europës lindore dhe juglindore. Ne kemi botuar libra udhëtimi për të gjitha vendet e këtij rajoni. Në fund i erdhi radha dhe Shqipërisë. Në muajin maj do të botohet libri "Të zbulosh Shqipërinë". Në librat tona të udhëtimit ne përqëndrohemi kryesisht në informacione kulturore dhe historike përveç informacione mbi baret, restorantet, vendet e udhëtimit."

    Aktiviteti është organizuar nga Komisioni lindor i ekonomisë gjermane dhe ka si qëllim të ndryshojë mentalitetin e krijuar mbi Shqipërinë. Çfarë mentaliteti është krijuar për Shqipërinë e di mirë edhe Renate Ndarurinze:

    "Kisha bërë plane për të udhëtuar në Shqipëri. Dhe kur i tregova miqve të mi të gjithë më këshilluan të mos e bëja këtë udhëtim. Cfarë do ti astje atje ka luftë në cdo qoshe të Shqipërisë ka njerëz më kalashnikov, do të të bëjnë ndonjë gjë."

    Lidhja e saj me Shqipërinë është mbase histori tipike për miqtë që kanë udhëtuar Shqipërinë vitet e fundit. Me profesion përkthyese ajo e kalon një pjesë të kohës në Greqi, ku ka njohur shumë shqiptarë. Me tregimet e tyre ata e kanë bërë kurioze për vendin që "duhet të jetë ndryshe".

    Shqipëria duket të jetë interesantë të udhëtohet nga njerëzit që kërkojnë aventurën, që kërkojnë atë që është ndryshe. "Ajo që më tërheq në Shqipëri është jeta e cila zhvillohet krejt ndryshe nga ne në Gjermani. Në udhëtimet e mia në Shqipëri, unë nuk e dija kurrë se ku do shkoja të nesërmen dhe si do të shkoja. Informacionet që merrja ishin kontradiktore. Megjithatë gjithnjë mbërrija aty ku doja. Të gjithë njërëzit që pyesja më ndihmonin," thotë ajo.

    "Ich liebe ihr Land", "Unë e dua vendin tuaj", thotë Renate Ndarurince.

    Ndjenjat dhe përvoja e mbledhur në udhëtimet në Shqipëri e kanë ndihmuar atë të jetë bashkautore e librit "Të zbulosh Shqipërinë".


    Aida Cama
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Ta zbulosh Shqipërinë do ta shofësh bagëtinë

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •