Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 100
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Efekti Mozart, pėrse muzika i bėn mirė trurit ?

    Efekti Mozart, pėrse muzika i bėn mirė trurit ?


    O
    lsi Kolami


    Nuk ėshtė e nevojshme tė jetė Mozarti ose Verdi, mjafton edhe njė tingull i vetėm, pėr tė sjellė nė humor trurin tonė. Sipas njė studimi, psikologėt e Universitetit tė Torontos, pohojnė se stimuli dėgjimor, kur pėrceptohet i pranueshėm pėr trurin, ndihmon nė mirėqenien e shėndetit, veēanėrisht tė trurit. Psikologu kanadez Glenn Schnellenberg, pranon se muzika ka njė efekt mirėbėrės dhe potencial nė kapacitetet intelektive. Bėhet fjalė pėr “efektin Mozart”, sipas tė cilit simfonitė e kompozuara nga gjeniu austriak dhe jo vetėm ato qė ka krijuar ai, pėrmirėsojnė gjendjen mendore tek tė sėmurėt e prekur nga Alzheimer. Por nuk bėhet fjalė vetėm pėr efektin Mozart, pasi edhe kur ėshtė dėgjuar muzika e Blur, ėshtė pėrfituar i njėjti, efekt, pra muzika nė pėrgjithėsi, e nxitur nga njė dėgjueshmėri e kėndshme, pėrfiton tė mira pėr shėndetin e trurit. Ky kėrkim shkencor nxjerr nė dukje faktin se aktivitetet jashtėshkollore, veēanėrisht teatri, i cili shėrben si kurė pėr mjekimin fėmijėve qė janė tė turpshė nė shoqėri.




    06/06/2005
    KATEGORIA: Shendeti
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #72
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Po eshte e drejte, gjithashtu eshte pohuar se nenat shtatezene recomandohen te degjojne Muzike klasike, si Mozartin bethoveen ose verdi, pasi ndikon ne zhvillim e trurit te femijes edhe ne zgjuarsine e tij/saj.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    E pėrditshmja qė ēon nė depresion

    Mjekėt/Periudhat e trishtimit janė normale, por nėse zgjasin bėhen tė rrezikshme

    E pėrditshmja qė ēon nė depresion

    Tė gjithė gjenden nė periudha trishtimi, vetmie dhe melankolie. Ėshtė e dhimbshme, megjithatė krejt normale. Por nėse kjo vuajtje morale bėhet shumė e rėndėsishme dhe zgjat pėr njė periudhė tė caktuar kohe, atėherė duhet pasur kujdesm, sepse mund tė kthehet nė depresion. Dhe depresioni ėshtė vėrtet njė sėmundje, jo njė gjendje shpirtėrore. Ai karakterizohet nga njė alternim i humorit dhe njė degradim i gjendjes shpirtėrore qė mund tė zgjasė pėr mė tepėr se 2 javė. Shpesh depresioni shoqėrohet edhe me simptoma tė tjera dhe zakonisht me pagjumėsi dhe anoreksi qė sjellin si pasojė edhe humbjen e interesit pėr tė gjitha aktivitetet e pėrditshme tė jetės. Ndjenja e tė qenit jashtė vėmendjes, simbolizon gjendjen spikologjike tė depresivit: nuk mund tė bėjė mė asgjė ne jetėn e pėrditshme. Nė fakt nuk ekzistojnė shkaqe ekzakte pėr tė treguar se pėrse disa persona bien nė depresion dhe tė tjerė jo. E megjithatė, duket se sėmundja ka edhe njė pėrbėrės trashėgimie familjare. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, nėse dikush i pėrket njė familjeje depresive rrezikon tė jetė gjithashtu depresiv. Por megjithatė, trashėgimia nuk shpjegon gjithēka. Mundet gjithashtu qė dsepresioni tė ketė origjinė mjekėsore, sikurse mendohet. Njė ēekuilibrim i neurotransmetuesve pėr shkak tė agjentėve kimikė tė lokalizuar nė tru mund tė luajė njė rol tė ndjeshėm nė kėtė aspekt. Megjithatė kėrkuesit janė duke e studiuar kėtė rast prej vitesh pėr tė arritur edhe nė luftimin e kėtij problemi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 11-06-2005 mė 14:52
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Aktiviteti fizik lufton kancerin e gjirit

    Studimi/Ka zvogėlim tė rrezikut tė vdekshmėrisė tek femrat ku aktiviteti fizik ishte mė i lartė

    Aktiviteti fizik lufton kancerin e gjirit

    Sipas njė studimi amerikan, femrat e prekura nga kanceri i gjirit dhe qė praktikojnė tė paktėn njė orė ecje ēdo ditė kanė mė tepėr shpresa pėr tė jetuar nė krahasim me tė tjerat. Njė pėrfundim qė pėr momentin mbetet i pashpjeguar. Profesor Mishel Holmes dhe ekipi i tij nė Boston kanė analizuar pėrgjigjet e 3 000 infermiereve tek tė cilat ishte diagnostikuar kanceri nė gji mes viteve 1984 - 1998. tė gjitha iu pėrgjigjėn njė pyetėsori qė pėrmbante njė numėr tė caktuar pyetjesh qė lidheshin me mėnyrėn e tyre tė jetesės. Dhe rezultati tregoi qartė zvogėlimin e rrezikut tė vdekshmėrisė tek femrat ku aktiviteti fizik ishte mė i lartė. Ose sipas autorit, "zakonisht pas diagnostikimit tė njė kanceri nė gji, gratė e ulin rreth dy orė aktivitetin e tyre fizik. Mesatarisht njė nė tre gra ndjek rekomandimet qė janė aktuale nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės". Ėshtė pikėrisht kjo kategori grash qė tregon se kryen nė 5 ditė tė javės 30 minuta ushtrime fizike. Pikėrisht tek ky grup femrash u vu re njė ulje e nivelit tė vdekshmėrisė qė sipas studiuesve lidhet me aktivitetin e tyre fizik, megjithėse arsyet e njė lidhjeje tė tillė ende nuk janė tė qarta.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Hormoni i estrogenit mbron femrat nga problemet kardiovaskulare

    STUDIMI/ Hormoni i estrogenit mbron femrat nga problemet kardiovaskulare

    Gratė, mė pak tė rrezikuara, por mė tė frikėsuara nga infarkti

    Gratė, megjithėse janė mė pak tė rrezikuara nga infarkti se burrat, kanė mė shumė frikė se mos bėhen viktima tė tij. Ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė kryer nga Kėshilli Kombėtar i Studimeve Nazionale tė “FAO”-s.

    Gratė janė mė pak tė rrezikuara nga infarkti sesa burrat, falė njė “ombrelle” estrogeni, hormoni femėror, qė e mbron gjatė gjithė periudhės qė ajo ėshtė e aftė tė bėhet nėnė. Ky konkluzion duhet t’i bėjė gratė ta konsiderojnė veten njė specie tė mbrojtur.

    Pėr tė vlerėsuar kėtė aspekt, pėrveē identifikimit tė personave me propabilitet mė tė lartė pėr tė pėsuar infarkt gjatė 10 viteve tė ardhshėm, specialistėt e FAO-s (Food and Agricolture Organization), kanė ndėrrmarė njė studim “Coronary Heart Disease Prevention Programme”, i cili synon tė evidentojė faktorėt e riskut pėr t’u prekur nga sėmundjet qė prekin sistemin kardiovaskular, si te meshkujt (nga mosha 45 vjeē), ashtu dhe te femrat (nga mosha 50-vjeēare e sipėr, e nėse ishin nė menopauzė nė moshė mė tė re).

    “Studimi – shpjegon pėrgjegjėsi i studimit, Roberto Volp, na ka lejuar tė vlerėsojmė edhe nivelin e riskut te personat qė kanė marrė pjesė nė studim. Nė fakt, pjesėmarrėsve u ėshtė kėrkuar qė pėrpara se t’i nėnshtroheshin skanerit, tė shprehnin njė mendim rreth rrezikut qė u kanosej me njė shkallė vlerėsuese: tė ulėt, mesatar, i lartė, shumė i lartė”.

    Nga studimi, nė tė cilin morėn pjesė 482 punėtorė (272 burra dhe 210 gra) ka rezultuar se 46% e grave nuk shfaqte asnjė lloj shenje se mund tė kishte probleme me sistemin kardiovaskular, ndėrsa te 16% e burrave shfaqeshin tre faktorė risku.

    “Nė fakt - nėnvizon Josef Pille, drejtor i Shėrbimit mjekėsor tė FAO – nga pėrllogaritja e riskut pėr infarkt, ka rezultuar se gratė ishin shumė herė mė pak tė rrezikuara se burrat”.

    Interesant ka qenė dhe lidhja qė ekzistonte mes riskut tė pėrllogaritru dhe riskut tė pėrceptuar prej pjesėmarrėsve nė studim: ndėrsa burrat kanė vlerėsuar si duhet rrezikun qė u kanosej, te gratė ėshtė vėnė re njė tendencė e qartė pėr ta mbingarkuar veten me idenė se ishin nė rrezik tė konsiderueshėm.

    “Duket se te gratė -pėrfundon Volpe – nė kontekste tė ndryshme gjeografike dhe social-kultuore, shfaqen ndoshta mė ankthsioze, por sigurisht mė tė vėmendshme pėr gjendjen e tyre shėndetėsore. Kjo vėmendje e veēantė, pėrveēse ėshtė njė prej aspekteve qė mund tė shpjegojė se pėrse gratė jetojnė mė gjatė se burrat, flet pėr rolin e gruas qė nė pėrgjithėsi nė familjen tradicionale ėshtė mbrojtėsja e shėndetit tė tė gjithėve”.

    Marre nga Dita.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kolesteroli i lartė? Faji i geneve

    STUDIMI/ Shkaktarėt nuk fshihen vetėm te stili i jetesės, por kanė dhe natyrė gjenetike

    Kolesteroli i lartė? Faji i geneve

    Nėse pavarėsisht dietės dhe aktivitetit fizik, nuk arrini tė mbanin nėn kontroll nivelin e kolestrolit tė keq, duhet tė dini se faji nuk ėshtė i stilit tuaj tė jetesės, por i geneve tuaja. Nė fakt, njė grup studiuesish tė koordinuar nga Paul Williams i “Berkeley Lab’s Life Sciences Division” ka zbuluar se gjenet luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė stabilizimin e kolesterolit tė keq nė gjak dhe disa individė duhet tė lodhen mė tepėr se tė tjerėt, sepse janė mė tė ndjeshėm ndaj hiperkolesterolaminės.

    Studimi i kryer nė Kaliforni mbi disa ēifte binjakėsh identikė pranė Departamentin tė Energjisė nė “Lawrence Berkeley National Laboratory” dhe “Children’s Hospital Oakland Research Institute” (CHORI), ėshtė publikuar nė “American Journal of Clinical Nutrition”.

    Studimi duket se ofron njė motiv pėr faktin se disa prej nesh kanė fatin e keq tė kenė nivelin e kolestrolit tė lartė, edhe pse qėndrojnė mjaft tė kujdesshėm ndaj gjithēkaje qė hanė, ndėrsa tė tjerė mund t’i lejojėn vetes shkelje rregullash, pa krijuar probleme me akumulimin e yndyrnave tė dėmshme pėr organizmin. Studiuesit kanė vėzhguar tė dhėnat e 28 ēifteve binjakėsh identikė, me pėrputhmėri gjenetike, por me stile jete tė ndryshme, pėr tė vleėrsuar peshėn e geneve dhe sjelljet mbi nivelin e lipoproteinave me intensitet tė ulėt (LDL) shkaktare pėr prodhimin e kolesterolit tė keq, mjaft tė dėmshėm pėr shėndetin kardiovaskular.

    Ekspertėt i kanė nėnshtruar vullnetarėt ndaj dy tipe dietash alternative, njė me pėrbėrje tė ulėt yndyrnash dhe njė qė pėrmbante shumė yndyrna (qė ėshtė baraz me 40 pėr qind tė kalorive totale qė merr organizmi). Ekspertėt kanė vėnė re se duke kaluar nga dieta e parė nė tė dytėn, niveli i kolesterolit rritej nė mėnyrė tė pashmangshme pėr tė gjithė ēiftet e binjakėve, por ndryshe nga njė ēift nė tjetrin. Pėrveē kėsaj, te dy vėllezėrit ndryshimet e kolesterolaminės dietė-varėsi ishin identike, shenjė kjo e faktit se rolin e rregullatorit e luajėn genet dhe jo stili i jetės tė vetė vėllezėrve. “Ende nuk dihet se cilat janė genet qė pėrfshihen,- kanė pohuar ekspertėt,- veēse ne u kėshillojmė tė gjithėve njė stil tė shėndetshėm jete, regjim ushqimor tė mirė dhe zbatimin e terapive tė kėshilluara nga specialistėt, tė gjitha sjellje qė janė armėt mė tė mira ndaj hiperkolesterolaminės.

    Marre nga Dita.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    :( Shytat, djemte ne rrezik per sterilitet

    Shytat, djemte ne rrezik per sterilitet

    E Diele, 17 Korrik 2005


    Jo vetem Salmonela e rrezikshme ne keto dite te nxehta vere. Semundja e Shytave po gjen prehje jo vetem ne femije por dhe te rritur. Te fryre ne te dyja anet e vesheve, te smeuret me Shyta perjetojne nje gjendje ethesh dhe temperature te larte, por ajo qe perben rrezik eshte efekti anesor i kesja semundje. E njohur ne popull si nje semundje me pasoja tek djemte, Shytat rrezikojne djemte per aftesite riprodhuese, duke i cuar ata ne sterilitet. Mjeku Evi Dani ne ambulancen e madhe tha per "Korrierin" se Shytat jane nje semundje virale qe le imunitet te perhershem. "cdo demtim i organeve te riprodhimit nga orkidet apo infektimi i tyre behet premise per demtimin e tubave seminite, pergjegjese per prodhimin e spermatozoideve"-tha andrologu Dani. Sipas tij pervec enjtjes se gjendrave te peshtymes, karakteristike per kete semundje eshte prekja e indeve testikulare. Mjeku shpjegon se ne studimet epidemiologjike 25 perqind e meshkujve qe kalojne ne orkid, pra ne infeksion te organeve riprodhuese, rrezikojne te mbeten sterile, pra te mos kene femije. Mjeku androlog Evi Dani, keshillon te gjithe te semuret me Shyta qe te marrin mjekim tek mjeku specialist per te marre mjekimin e duhur, dhe te mos rrezikohen nga steriliteti. Sipas tij, 3 perqind e vizitave ne kliniken e tij, jane meshkuj qe ne jeten e tyre kane kaluar ne orkid, pra ne inflamacion te organeve riprodhuese.

    Korrieri.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Salmonela, udhezimi qe mbeti vetem ne leter

    Salmonela, udhezimi qe mbeti vetem ne leter

    E Diele, 17 Korrik 2005


    Nje udhezim i Ministrise se Shendetesise per semundjen e Salmoneles prej nje muaji qendron ne sirtaret e mjekeve te Poliklinikave. Ilace falas per semundjet e renda infektive, mes tyre dhe Tifoja e Zorreve. Mjeku: Asnje kontroll ne kopshte-cerdhe per marrjen e analizave te semureve

    Blerina Moka


    Mbartesit e semundjes se Salmoneles vazhdojne te frekuentojne kopshtet, cerdhet dhe institucione te tjera publike. Kjo fale nje neglizhence te shtetit per te mos ndermarre kontrolle si dikur. Mjeket infeksioniste ne Ambulancen e madhe ne Tirane thane per "Korrierin" se prej 5 vjetesh nuk ekziston ansje kontroll neper institucionet publike per te kryer analizat e duhura per izolimin e te semureve me Salmonele. Sipas tyre depistimi aktiv prej vitesh eshte harruar nderkohe qe ne te kaluaren mjeket infeksioniste te Poliklinikave ishin te detyruar qe ne raste epidemie te kryenin te tilla analiza dhe te ndalonin te semuret te frekuentonin institucionet si kopshte apo cerdhe. " Nje i semure me Salmonele qe sapo ka dale nga spitali, para 5 viteve ndiqej nga mjeku ambulator rigorozisht duke kryer analiza dhe duke marre mjekimin e duhur postspitalor. Sot as qe behet fjale te ndodhe nje gje e tille ne institucionet publike, jo me tek privatet"-tha mjeku infeksionist, Xhemali Peposhi. Sipas mjekut, pas daljes nga spitali, behet i pamundur kontrolli i te semureve me tifo zorresh, si paosje perhapja e epidemise eshte mese e sigurt.

    Mjeku: Udhezimi per ilace falas, vetem ne leter

    Ministria e Shendetesise prej nje muaji ka nxjerre nje udhezim per dhenien e ilaceve falas per te semuret me semundje te renda infektive. Por kjo as qe behet fjale te zbatohet. Jo per faj te mjekeve. Nga ana e institucionit te larte te Shendetesise ishte menduar qe te ngrihej nje farmaci brenda ambienteve te Poliklinikes se Specialiteteve nr.9, ku te semuret qe dilnin nga spitali me semundje infektive, mes tyre dhe salmonela, te merrnin falas ilacet per te ndjekur mjekime te tjera deri ne izolimin perfundimtar te semundjes. Por kjo nuk po ndodh aspak. Mungesa e nje farmacie, dhe aq me keq akoma, ansje e dhene apo statistike per te semuret qe dalin nga spitali pas disa kohehs mjekim. Nuk dine rregullat ose nuk duan ti zbatojne kjo nuk dihet por, mjeket shprehin shqetesim se mjekimet ambulatore te castit, cojne ne perseritjen e semundjes duke e bere personin mbartes te saj, ne rrezik per komunitetin.

    Cfare eshte Salmonela?

    Salmonela eshte semundje bakteriale infektive qe transmetohet nepermjet gojes. Mikrobi i saj merret kryesisht nga ushqimet dhe uji i ndotur. Ushqimet qe preken me shume nga mikrobi i Salmoneles jane bulmetrat, djathi, qumeshti apo gjiza, si dhe mishi, kryesisht ai i pules pa harruar dhe vezen. Sipas mjekeve infeksioniste, semundja e Salmoneles njeh dy natyra, madhore dhe minore. Salmonela madhore apo sic njihet ne popull, Tifoja e zorreve, ka shenja klinike shume te renda te cilat ne qofte se nuk marrin mjekimin ne kohe japin komplikacione qe e cojne pacientin deri ne nderhyrje te veshtira kirurgjikale, me rrezik jete. Pacienti ka heqje barku te shoqeruara me te vjella, dhimbje koke te cilat cojne ne fryrje te zorreve ku konsiston dhe nderhyrja kirurgjikale.

    Korrieri.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėrpara infarktit gratė ndjenin lodhje kronike

    STUDIMI/ Pėrpara infarktit gratė ndjenin lodhje kronike

    Gjumi jo i mirė dhe lodhja, shenjat e para tė infarktit

    Njė studim i publikuar nė revistėn mjekėsore “Circulation”, ka evidentuar simptomat e mundshme tė infarktit tek gratė. Studiuesit e Universitetit tė Arkansės kanė vėnė re se tek gratė qė kanė kaluar njė infarkt ishte vėnė re njė lodhje e stėrzgjatur si dhe probleme me gjumin. Infarkti i miokardit ėshtė shkaktari i vdekjes sė njė numri tė konsiderueshėm qelizash kardiake, fenomen qė ndodh pėr shkak tė mungesės sė njė qarkullimi tė mirė tė gjakut pėr njė kohė tė gjatė. Kjo shkaktohet nga mbyllja e njė dege nė arterien koronare, qė s’ėshtė gjė tjetėr veēse arterie, qė bėn tė mundur ushqyerjen e muskulit tė miokardit. Studiuesit rendisin njė numėr tė madh faktorėsh, tė cilėt mė vete ose tė gjithė bashkė, mund tė shumojnė, tė mbivendosin madje mund tė dėmtojnė arteriet ose tė shkaktojnė njė kontraktim tė papritur tė mureve tė zemrės. Bėhet fjalė pėr faktorė, tė cilėt shkaktohen edhe nga stili i jetės, por qė gati gjithmonė e kanė njė mundėsi pėr t’u eliminuar. Midis kėtyre faktorėve mund tė pėrmendim njė stil jete sedentare, njė dietė jo e rregullt nė tė ushqyer, e cila mund tė ketė shumė kalori ose tė ketė shumė yndyrna, diabeti, hipertensioni, mbipesha, stresi kronik dhe pėrdorimi i tepėrt i kafes dhe i kripės.

    Nė studim janė marrė rreth 515 gra me moshė mesatare 65 vjeēe, tė cilat kanė shfaqur njė diagnozė infarkti akut tė miokardit dhe janė mbajtur nėn vėzhgim pėr gati 4-6 muaj pas ndodhjes nė tij. Gjatė periudhės sė vėzhgimit janė marrė parasysh tė gjitha simptomat si dhe prania e sėmundjeve tė tjera. Simptomat mė tė pėrhapura kanė qenė lodhja (70,7 pėr qind), problemet me gjumin (47,8 pėr qind), probleme me frymėmarrjen (42,1 pėr qind), probleme me tretjen (39 pėr qind), ankthi (35 pėr qind). Vetėm 29,7 pėr qind e pacientėve kishte ndjerė dhimbje ose njė shtypje nė kraharor, tė cilat janė simptomat tipike qė paraqen te njė burrė. Nėse mė parė kjo sėmundje prekte nė shumicėn e rasteve burrat, sot, sipas studimeve, ėshtė bėrė gjithmonė e mė pranishme edhe tek gratė. Shumė duhan dhe kafe, pak lėvizje, e bėjnė e mė tė vėshtirė situatėn.

    Marre Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ēokollata e zezė, mė “e shėndetshme” se ajo e bardhė

    STUDIMI/ Ul tensionin e gjakut dhe prodhon antioksidantė, tė cilėt e ngadalėsojnė plakjen

    Ēokollata e zezė, mė “e shėndetshme” se ajo e bardhė

    Ditėt e fundit janė publikuar dy studime tė reja nė lidhje me efektet e ēokollatės, tė cilat kanė treguar se ēokollata e zezė ndikon nė uljen e vlerave tė tensionit tė gjakut dhe ndihmon nė prodhimin e antioksidantėve, tė cilėt ndadalėsojnė procesin e plakjes dhe tė shfaqjes sė sėmundjeve tė pleqėrisė. Studimi tregoi se grimcat e kakaos pėrmbajnė njė klasė tė hemikalieve tė quajtura fllavonoide, tė cilat po ashtu mund tė hasen nė pemėt, perimet, ēaji dhe vera e kuqe. Hulumtimet paraprake tregojnė se fllavonoidet e rrisin nivelin e holesterollit tė mirė nė gjak (HDL) dhe nė kėtė mėnyrė veprojnė si antioksidantė potencialė tė cilėt, nga ana tjetėr, kontribuojnė jo vetėm drejt ngadalėsimit tė plakjes, por e pengojnė edhe zhvillimin e sėmundjeve tė zemrės dhe tė kancereve tė caktuara. Nė studimin e shkencėtarėve gjermanė, tė botuar nė revistėn e “Asociacionit Mjekėsor Amerikan”, ėshtė treguar se konsumimi i ēokollatės sė zezė mund ta zvogėlojė tensionin e gjakut te personat qė vuajnė nga hipertensioni. Kėshtu, 13 vullnetarėve gjatė dy javėve u ėshtė dhėnė dozė ditore prej 480 kalorish tė ēokolatės sė zezė, ndėrsa grupit tė dytė i ėshtė dhėnė sasia e njėjtė e ēokollatės sė bardhė, nė tė cilėn nuk ka fllavonoide. Nė grupin qė ka konsumuar ēokollatė tė zezė tensioni i gjakut ka shėnuar rėnie tė konsiderueshme, ndėrsa te ata qė kanė ngrėnė ēokollatė tė bardhė, ka mbetur i pandryshuar. Megjithatė, para se tė filloni tė kėnaqeni me ēokollatėn e zezė, mos harroni se megjithatė, ēokollata pėrmban yndyrna, tė cilat mund tė krijojnė probleme mė tė mėdha sesa t`ju ndihmojnė nėse e konsumoni nė sasi tepėr tė mėdha. Megjithatė, fllavoidet mund t`i gjeni edhe nė porcionet mė tė shėndetshme tė konsumimit tė pemėve dhe perimeve.

    Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kush ishte nė tė vėrtetė Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 10:42
  3. Mjekėsia popullore, bestytnia e tė sėmurėve
    Nga Davius nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2007, 11:07
  4. Prof. Dr. Isuf Kalo shkruan..
    Nga Brari nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-04-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •