Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 100
  1. #91

    Borziloku i Shenjte, bima qe mund stresin!

    Duket e cuditshme, por eshte e vertete, pasi Borziloku i Shenjte (Ocimum Sanctum) eshte nje bime me mijera cilesi. Vjen nga India, ku vete populli e konsideron kete bime sit e shenjte, aq sa e perdorin edhe per te zbukuriuar tempujt e tyre. Ayurveda, shkenca mjekesore indiane, e perdor prej shekujsh borzilokun per trajtimin dhe sherimin e shume semundjeve.
    Nje nga karakteristikat kryesore te kesaj bime eshte pasi mund te perdoret si anti-stresant dhe minimizon efektet anesore. Borziloku ndihmon ne qetesimin e trupit largimin e stresit, clodhjen si dhe rifitimin e fuqive. Fale vitamines C, karotenit, kalciumit dhe fosforit, forcon mbrojtjen nga rrezatimet diellore si dhe pakeson efektet e plakjes, ne menyre te vecante te lekures.
    Veprimi i tij antioksidues eshte shume i madh, duke zvogeluar radikalet e lira.
    Borziloku po perdoret gjeresisht si nje qetesues dhe mund te perdoret ne forme te kapsulave, por edhe si caj. (Gazeta "FAKTI")

    ZeM
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #92

    Arrow Dy molle ne dite, KUNDER DUHANIT!

    Dy molle ne dite kunder duhanit

    Nje grup shkencetaresh kane arritur te tregojne se pirja pasive e duhanit, sidomos gjate viteve te para te jetes se njeriut, shkakton probleme serioze ne aparatine frymemarrjes. Studimi eshte kryer ne Singapor dhe eshte punuar mbi nje kamp prej 35.000 individesh ne moshe madhore, qe nuk pinin duhan.
    Nga analizimi i te dhenave ka rezultuar se te gjithe ata persona qe gjate femijerise kishin jetuar me prinder qe pinin duhan, vuanin nga probleme qe prekin aparatin e frymemarrjes.
    Por ajo qe duhet nenvizuar eshte perfundimi se ata persona qe kishin perdorur shume fruta, soja dhe ushqime te tjera qe permbanin fibra, kishin rezultuar me te mbrojturnga disa efekte te demshme per shendetin, qe kishin si burim ekspozimin e parakohshem, ndaj tymit te duhanit. Studimi eshte kryer nga nje grup studiuesish te « National Institute of Environmental Health Science » (NIEHS), « National Institute of Health », Universiteti i Minesotes dhe te « National University of Singapore » dhe eshte publikuar ne faqen e Internetit ne « Thorax ».

    “Ky studim sjell fakte te reja per tezėn se, pirja pasive e duhanit gjate viteve te para te jetes, shkakton probleme serioze mbi shendetin, te cilat lene shenje gjate gjithe jetes”, komenton David Schwarz, drejtor i “NIEHS”.
    Sipas studiuesve, nje sasi prej 7,5 gram fibrash ne dite (baraz me dy molle), ndihmon per te lehtesuar kollen kronike, e shkaktuar nga ekspozimi ndaj tymit te duhanit, fale aftesise se tyre per te ulur perqendrimin e glukozit ne gjak, per te ulur inflamacionin dhe favorizuaqr proceset antioksidante, duke mbrojtur organet e aparatit te frymemarrjes. ("FAKTI")

    ZeM
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 12-09-2005 mė 05:52
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #93
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Pjesė kėmbimi pėr njėriun!

    Pranvera Bino

    Shkencataret keto dite njoftuan se kane krijuar ne laborator fshikeza urine dhe kane qene ne gjendje t’i transplantojne me sukses te pacientet me anomali te renda te fshikezes se urines. Kjo arritje, e para ne histori, jo vetem ofron nje alternative tjeter kurimi, por njekohesisht cel deren e sekretit te shenjte te mjekėsise; prodhimin e pjeseve te kembimit per njerezit. Perpjekjet per te tjera pjese kembimi tashme kane filluar... shkencetaret shpresojne te ofrojne nje dite nje dyzine organesh te rritura ne laborator perfshire ketu shpretka, melci, zemra si dhe rrjete te qarkullimit te gjakut

    Anthony Atala dhe Alan Retik ne degen e mjekesise te Universtetit Wake Forest te Karolines se Veriut dhe te Universitetit te Harvardit ne SHBA, thone, duke buzeqeshur; ajo qe na u duk si nje ide e thjeshte dhe qe mund te arrihej lehte, zgjati 16 vjet; sidoqofte jemi teper te kenaqur me krijimin dhe funksionimin e mire te fshikezave te rritura ne laborator.

    Fshikezat e laboratorit apo “neo-fshikezat” e kane origjinen te nje grup qelizash te marra nga secili prej pacienteve e qe jane ushqyer ne laborator per t’ u zhvilluar e per te formuar organet e plota te fshikezave te urines. Me pas organet e “rritura” ne laborator, jane transplantuar te pacientet per te zevendesuar organet difektoze.

    Transplantimi i organeve eshte nje mjet kurimi i njohur prej vitesh. Gjithsesi, edhe ne vendet me te zhvilluara te botes, transplantimi i organeve nuk eshte nje procedure e thjeshte dhe nuk garanton kurrsesi sherimin e plote te njeriut. Disa prej organeve per transplantim si, per shembull, veshka apo palca kurrizore dhurohen, ne me te shumten e rasteve nga pjesetare te familjes se pacientit, te ngjashem gjenetikisht me te semurin. Per organe te tjera me te rendesishme, pacienti pret vdekjen aksidentale te nje individi te shendetshem dhe mundesisht sa me te ngjashem me te. Ne Amerike, me te kaluar me sukses provimin per marrjen e patentes, te behet pyetja: Ne rast aksidenti automobilistik, a deshironi qe organet e tuaja te perdoren per transplantim?”. Nje pyteje qe bie si nje dush i ftohte mbi gezimin e marrjen e patentes, por personi ne sportel nuk ben asnje veprim tjeter pa marre pergjigjen e, ne varesi te saj, ne kutizen e caktuar te kartes plastike shenohet “po”, “jo” ose “i pavendosur”.

    Gjetja e nje organi te pershtatshem nuk eshte e lehte; trupi yne ka aftesine t’i njohe dhe te reagoje ndaj qelizave apo organeve te huaj, dhe, shpeshhere, ky reagim mund te sjelle komplikacione e madje dhe vdekje. Te vetmet qeliza qe pranohen pa rezistence jane ato te prodhuara nga trupi vete. Pikerisht ketu qendron dhe mrekullia e entuziazmi qe mbart ky lajm i diteve te fundit per njerezit e shkences, te mjekesise dhe per te gjithe ne; rritja e organeve ne laborator jo vetem do te shkurtoje kohen e pritjes per transplantim, por duke qene se keto organe lindin apo formohen nga qeliza te vete pacientit, transplantimi nuk do te sjelle komplikacione.

    Fshikeza e urines eshte si nje qese e gjalle e perbere nga tri shtresa: siperfaqja e jashtme e qeses perbehet nga nje shtrese muskuli. Ne siperfaqen e brendshme ndodhen qeliza te vecanta te fshikezes, te njohura si “urothelium” dhe, midis dy shtresave, nje shtrese kolagjeni, nje substance qe mban te lidhura me njera-tjetren shtresen e brendshme dhe te jashteme te qeses. “Shkurt, nje torte me tri shtresa”, thote me shaka A. Atala, njeri prej protagonisteve te ketij eksperimenti.

    Per krijimin e fshikezave te urines pacienteve te lindur me anomali te ketij organi iu mor nje copez e vogel e fshikezes ne madhesine nje pulle poste te prere pergjysme. Qelizat u izoluan ne laborator per nje jave dhe me pas u rriten ne pranine e nje rrjete ne madhesine e fshikezes se urines. Pas shtate javesh ne inkubator, rrjeta ne fjale, qe sherben si skelet per formimin e “neo-fshikezes”, vishet nga qelizat e shumefishuara e qe formojne dy shtresat e jashtme dhe te brendshme te fshikezes. Skeleti i fshikezes perbehet nga nje material qe me kohen degradohet (shperbehet) dhe absorbohet nga trupi, pra pak kohe pas transplantimit, ne trup mbeten vetem qelizat e rritura ne laborator por qe tanime te shumefishuara e te zhvilluara kane krijuar nje organ te ri, “neo-fshikezen”, e cila vazhdon te formohet e te zhvillohet deri ne formen e saj te plote brenda trupit te pacientit.

    Ndonese transplantimet nuk kane sjelle sherimin e plote te pacienteve, kushtet e tyre jane permiresuar ndjeshem. Organeve te krijuara ne laborator u mungon rrjeti nervor dhe si te tille nuk jane plotesisht nen kontrollin e pacientit. Gjithsesi, ky eshte nje tjeter gur kilometrazhi tejet i rendesishem ne fushen e inxhinierise gjenetike; ne te njejten menyre mund te krijohen organe per te zevendesuar organet e prekura nga kanceri apo te tjeraorgane te demtuara “Neo- fshikeza” eshte nje tjetėr hap qe na sjell paksa me prane deshires dhe shpreses se gjithkujt: Te rrojme sa me mire dhe sa me gjate!
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #94
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kujdes nga Paracetamoli!

    Sipas ekspertėve tė mjekėsisė, shumė tableta, qė disa i gėlltisin me shumicė kundėr dhimbjes sė kokės, pėr qetėsimin e dhimbjeve tė dhėmbėve, si dhe dhimbjeve tė tjera, pėrmbajnė tė gjitha Paracetamol.

    Ky analgjetik, mjaft mirė ėshtė njė nga zėvendėsuesit mė tė mirė tė Aspirinės, si dhe ėshtė i pėrshtatshėm pėr personat qė kanė probleme nė stomak, si dhe pėr ata qė, herė pas here kanė melenė. Por kujdes! Doktorėt thonė sė Paracetamoli dėmton veshkat. Kėshtu, ata qė e shfrytėzojnė kanė mundėsi tri herė mė shumė tė sėmuren nga veshkat se ata qė nuk pėrdorin ilaēe qė nuk kanė Paracetamol.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #95
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Transplanti i palcės kurrizore, tani edhe nė Shqipėri

    Operacione tė vėshtira nė zemėr, kirurgji nė okulistikė, ortopedi, apo transplanti i palcės sė kockave pėr tė sėmurėt me talasemi do tė kryhen edhe nė Shqipėri. Dje, ėshtė prezantuar struktura e re e spitalit "Zonja e Kėshillit tė Mirė". Investimi ėshtė miratuar nga Ministria Italiane e Punėve tė Jashtme. Spitali "Zonja e Kėshillit tė Mirė" qė pritet tė fillojė aktivitetin klinik, pavarėsisht se nuk ėshtė nė varėsi tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, do tė jetė njė pjesė e rėndėsishme e sistemit tė hartės spitalore. Pėrfaqėsuesit italianė qė do tė realizojnė projektin e transformimit dhe tė pajisjeve tė spitalit u shprehėn se fondi i dhėnė pėr kėtė qėllim ėshtė 20 milionė euro. Tė dyja fazat e realizimit tė kėtij investimi do tė pėrfundojnė brenda dy vjetėsh. Brenda kėsaj periudhe, struktura do tė jetė nė shėrbim tė pacientėve dhe studentėve. Ky spital konsiderohet ndihmė pėr shėndetėsinė shqiptare, pasi aty do tė realizohen edhe ndėrhyrje tė pamundura nė strukturat publike.

    Spitali ka njė sipėrfaqe prej 24 mijė metrash katrorė dhe sipas drejtuesve tė fondacionit, do tė ketė rreth 250 shtretėr. Spitali do tė ketė njė bllok operator me tri salla operacioni, terapi intensive (reanimacion), njė laborator analizash, imazheri, qendėr transfuzioni, urgjencė mjekėsore, poliklinikė dhe spital ditor. Ky spital ėshtė i pari nė vendin tonė jashtė sistemit publik.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Bravo shum bukur...vazhdoni...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #97
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Diagnoza H5N1, testi nė 30 minuta

    Tė gjitha masat e marra nga ISUV pėr parandalimin e influencės haviare

    Shpėrthimi i mundshėm i epidemisė sė Gripit tė Shpendėve ka rritur nivelin e masave nė vendin tonė. Pėr tė mėsuar mbi masat qė po merren pėr parandalimin e shpėrthimit tė epidemisė, “GT”-ja ka kontaktuar me specialistin e Departamentit tė Virusologjisė nė Institutin e Sigurisė Ushqimore dhe Veterinare, Valentin Shtjefni. Sipas specialistit Shtjefni, prej disa kohėsh Ministria e Bujqėsisė, Instituti i Shėndetit Publik dhe Instituti i Sigurisė Ushqimore dhe Veterinare kanė marrė masa konkrete, si monitorimi e pularive tė pėrqėndruara ashtu dhe tė pularive tė fermerėve tė vegjėl; mbledhja e kampionėve ndėr shpendėt e egėr nė tė gjitha lagunat dhe liqenet e vendit, pėr vetė faktin se shpendėt migratorė janė bartėsit mė tė rrezikshėm tė virusit; pėrgatitja e njė materiali njohės, nė formėn e njė manuali pėr tė gjitha kategoritė e njerėzve, qė janė mė tė prekura nga influenca haviare. Kėtu pėrfshihen qė nga veterinerėt, fermerėt e deri te nxėnėsit e shkollave, tė cilėt duke qenė se jetojnė nė komunitet janė mė tė rrezikuarit nga infeksionet. Nga ana tjetėr, sipas Shtjefnit, Instituti Veterinar ka marrė edhe masa pėr furnizimin e laboratorėve tė rretheve me testin e diagnozės sė shpejtė, veshjet mbrojtėse, dezinfektantė etj. Duhet theksuar fakti qė specialistėt, nė rast tė shfaqjes sė sėmundjes, janė tė pajisur me njė material diagnostikues, qė quhet materiali “testi i diagnozės sė shpejtė”. Me anė tė kėtij testi, veterineri i laboratorit tė rrethit brenda 30 minutash mund tė nxjerrė njė konkluzion lidhur mbi dyshimet qė mund tė kenė mbi sėmundjen.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #98
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mjalti ėshtė shumė i dobishėm, si dhe mjaft efikas pėr shpėlarje dhe laksativ.

    Pėrmban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorrėt nga papastėrtitė. Eliminon bllokimin e mėlēisė, tė veshkave edhe tė fshikėzės urinare. Nė mesin e preparateve tė tjera natyrore ndihmon nė ruajtjen e ilaēeve mjekėsore. Mjalti gjithashtu ndihmon nė parandalimin e hyrjes sė lagėshtisė nė zorrė, siē ndodh te tė sėmurėt me diarre. Prandaj, nėse hahet tej mase, mund tė jetė i dėmshėm, nėse nuk tretet me uthull shkakton vrer. Ėshtė i mirė pėr njerėz tė moshuar, ndal kollitjen dhe nė mjekėsi ėshtė pėrdorur pėr shėrimin e sekrecioneve jo tė pastra nė lukth, si dhe pėr tė nxehur tėrė strukturėn e trupit, pėr shkak tė vlerės kalorike tė madhe. Mjalti gjithashtu ėshtė ilaē i mirė qė kthen oreksin e humbur dhe, kur pihet i tretur nė ujė tė nxehtė dhe nė shurup trėndafili ndihmon shėrimin e tė sėmurėve nga tėrbimi. Ėshtė konstatuar se vepron si sistem mbrojtės kundėr infeksioneve tė mėtejshme. Gjithashtu, ėshtė pėrdorur si kundėrhelm pėr ata qė pėrdorin drogė, por edhe si antitoksim.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Mjalti i vertet i perzier me uj te nxet dhe limon ne mengjes asht super, po edhe me shurup lulesh po ketu ne perendim nuk ka ..nuk ka ka natyral po me ngjyr ka ...
    Kam ble mjalt nga bari sivjet ne Ks kishte ngjyr e qelt por i kendshem per ta perzi siq thash me siper .
    nji shoqes time mjeku i kishte then me perzi langun e nji karrote ,gjysem limoni, nji portokall dhe nji karrote te kuqe sheqeri te gjitha keto ne maqinen shtrydhse e me i perzi me nji lugź majt bari (livadhi)per kondicion se ajo humbete pesh qdo ditź ...ah ishte super ...
    Pse ariu e don mjalten ?
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #100
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Studiuesit kanė zbuluar njė gen, qė zgjat jetėn

    Studiuesit amerikanė kanė zbuluar njė gen, qė zgjat jetėn tek krimbat e tokės, kur ata hanė shumė mė pak se sa normalisht. Njerėzit kanė gene tė ngjashme dhe nė se ato funksionojnė njėsoj si tek krimbat e tokės, njė ilaē qė kopjon kėtė funksionim, mundet nė tė ardhmen, nėse nuk e zgjat jetėn, tė paktėn ta bėjė atė mė tė shėndetshme.

    Studimet qė prej viteve 1930-tė kanė treguar se kafshėt, qė nga mizat e uthullės, deri tek majmunėt e shtojnė jetėgjatėsinė deri nė 40 pėrqind, nė se ato jetojnė vetėm me njė djetė minimale, vetė sa pėr tė mbijetuar. Njė avanatazh i dytė ėshtė, njė rrezik mė i vogėl, pėr t’u prekur nga kanceri, diabeti, sėmundjet e zemrės dhe sėmundje tė shkaktuara nga degjenerimi i nervave.

    Ngrihet pyetja: Pse ka pėrfitime nga njė dietė e tillė? Pėrgjigja nuk ka qėnė e qartė, por studjuesit nė Institutin Salk pėr Studime Biologjike nė universitetin La Jola nė Kaliforni thonė se kanė gjetur njė faktor gjenetike. Nė njė artikull tė botuar nė revistėn Natyra, ata identifikojnė njė gen i quajtur Fa-4, qė i bėn krimbat e urritur tė tokės tė jetojnė mė gjatė.

    “Ky ėshtė geni i parė qė ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe specifik pėr gjetjen e pėrgjigjes qė lidhet me kufizimin e dietės”.

    Studjuesi Endrju Dillin i Institutit Salk thotė se eksperimentet e tij zgjatėn ose shkurtuan jetėgjatėsinė e krimbave tė tokės, duke ndryshuar ndikimin e genit Fa-4. Kėta krimba me nivele normale tė geneve Fa-4 jetuan mė gjatė kur ishin nė njė dietė me kalori shumė tė ulėt. Kur studiuesit pėrforcuan genin, krimbat jetuan edhe mė gjatė, edhe kur hanin normalisht. Nė kushtet normale tė genit, krimbat kishin njė jetėgjatėsi standarte.

    Zoti Dillin thotė se njerėzit kanė 3 gene tė ngjashme me Fa-4, madje sugjeron se ato janė pjesė e njė mekanizmi tė brėndshėm mbrojtės kundėr urisė.

    “Nuk ka dyshim qė tė pangrėnėt tė shkurton jetėn, por edhe dieta me kalori tepėr tė larta po ashtu tė shkurton jetėn. Por ekziston njė nivel i mesėm qė nė fakt shton jetėgjatėsinė tek gjitarėt me 30 deri 40 pėrqind. Pra ekziston si tė thuash njė dritare shumė e vogėl, nė kufirin midis kalimit nė uri dhe tė qėnit i shėndoshė. Kjo ėshtė pikėrisht dritarja e kalorive tė kufizuara, qė nė fakt zgjat jetėn”.

    Studiuesi Dillin thotė se ia vlen tė studjohet nėse versionet e genit Fa-4 tek njerėzit funksionojnė nė tė njėjtėn mėnyrė si tek krimbat e tokės. Objektivi do tė ishte prodhimi i njė ilaēi qė do t’i aktivizonte ato nė mėnyrė qė njerėzit tė pėrfitojnė prej tyre pa qėnė nevoja qė tė mbajnė njė diet duke ngrėnė fare pak.

    Studjuesi thotė se objektivi nuk ėshtė nė se njė gjė e tillė do tė zgjaste apo jo jetėn e njeriut. Objektivi duhet tė jetė pakėsimi i sėmundjeve qė lidhen me moshėn.

    VOA

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema tė Ngjashme

  1. Kush ishte nė tė vėrtetė Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 10:42
  3. Mjekėsia popullore, bestytnia e tė sėmurėve
    Nga Davius nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2007, 11:07
  4. Prof. Dr. Isuf Kalo shkruan..
    Nga Brari nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-04-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •