Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 100
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Shkencėtarėt thonė se pėrdorimi i antibiotikėve nga gratė mund tė bėhet shkak pėr zhvillimin e kancerit nė gji. Po megjithatė, shkencėtarėt theksojnė se antibiotikėt vazhdojnė tė jenė ilaēet mė tė efektėshme kundėr infeksioneve.
    Sipas njė studimi tė, botuar nė revistėn Jama, Revista e Shoqatės sė Mjekėve Amerikanė, shkencėtarėt kanė zbuluar njė lidhje tė mundėshme midis antibiotikėve dhe kancerit tė gjirit. Studimi u krye nga mjekėt Christine Velicer dhe John Pitter sė bashku me kolegėt e tyre nga universiteti i Washingtoni. Ata studiuan tė dhėnat mjekėsore tė mbi 10 mijė grave, duke filluar nga viti 1993 deri mė 2001.

    Nga studimi doli se gratė qė pėrdornin antibiotike pėr njė kohė tė gjatė ishin nė rrezik mė tė madh pėr t’u prekur nga kanceri i gjirit. Por edhe gratė qė pėrdornin rrallė antibiotike, ndodheshin nė njė shkallė tė lartė rreziku pėr t’u prekur nga kjo sėmundje Mjekja Velicer thotė se sa mė shumė qė njė grua kishte pėrdorur antibiotike aq mė tė mėdha ishin gjasat qė ajo tė prekej nga kanceri i gjirit.

    Megjithatė duhet theksuar se studimi nuk arrin nė pėrfundimin se antibiotikėt e shtojnė rrezikun e zhvillimit tė kancerit tė gjirit. Megjithatė mjekėt thonė se studimi nuk do tė thotė qė tė ndėrpritet pėrdorimi i antibiotikėve. Mjekėt janė tė njė mendimi se antibiotikėt vazhdojnė tė luajnė njė rol tepėr tė dobishėm nė mjekėsi dhe se ato pėrbėjnė njė mjet mjaft tė efektshėm pėr trajtimin e infeksioneve.
    Reality is wrong, dream is for real

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Lajme tė shkurtra mbi shėndetin.

    STUDIMI/ Kafeja ka veti antioksiduese, pėr tė parandaluar disa patologji tė mėlēisė


    Kafeja, faktor pėr rritjen e jetėgjatėsisė


    Tregojnė se Gustavi III i Zvicrės, nė vitin '700, kėrkonte tė shtonte dhembjet e tė dėnuarve me vdekje, duke pėrdorur doza tė mėdha kafeje. Tė dėnuarit jo vetėm qė nuk vdisnin, por kishin jetėgjatėsi tė lartė. Dihej prej kohėsh qė kafeja nuk dėmtonte shėndetin, por qė tė bėntė mirė, kishte kohė qė nuk kishte ndodhur. Tani ata qė nėnvizojnė efektet mbi jetėgjatėsinė dhe shėndetin tė kėsaj pijeje, janė specialistėt e Insitutit Kombėtar tė Studimeve pėr Ushqimet nė Itali. Sipas tyre, nėse pini 3-5 filxhanė kafe nė ditė jo vetėm nuk ju krijon probleme, por bėn mirė pėr shėndetin e tė gjithėve, madje dhe tė atyre qė vuajnė nga hipertensioni dhe tė grave shtatzėna. “Tashmė duhet tė hidhen poshtė tė gjitha dyshimet rreth efekteve anėsore tė mundshme tė kafesė qė pihet nė doza “normale”, duke u rekomanduar kujdes vetėm atyre qė nuk durojnė kafeinėn, tė cilėt mund tė pėrdorin kafen e ftohtė”.
    Duket se kafeja ka veti mbrojtėse ndaj shumė sėmundjeve, si p.sh. Diabeti i tipit 2, Parkinsoni dhe arteriosklerozave. Nėse hani njė vakt me ushqime tė skuqura, tė pasura me radikale tė lira, kafeja ka veti antioksidante. Kafeja ka rol tė rėndėsishėm nė metabolizėm, falė njė veprimi stimulus qė ka pėr tė ndihmuar pėr tė kaluar momentet e lodhjes dhe rrit pėrqendrimin. Sipas studuesve, kafeja ka veti akntioksiduese pėr tė parandaluar disa patologji tė mėlēisė, nė veēanti cerozėn. Hidhet poshtė gjithashtu ideja se kafeja dėmton gratė shtatzėna, sepse nga studimi ka rezultuar se nuk ekziston asnjė lloj lidhjeje mes pėrdorimit tė kafesė dhe rrerzikut pėr lindje tė parakohshme”,- citohet mes tė tjerash nė raportin “Kafeja dhe shėndeti”.

    MJEKJA/ “Qumėshti i nėnės ndihmon nė asimilimin e lėndėve tė rėndėsishme pėr organizmin”

    Pse duhet preferuar qumėshti i gjirit


    Siguron mbrojtje kundėr infeksioneve dhe garanton njė shkallė tė lartė imuniteti tė organizmit
    TIRANĖ- “Kohėt e fundit periudha e tė ushqyerit me gji sa vjen e po zvogėlohet. Gjithmonė e mė tepėr nėnat po preferojnė qė tė pėrdorin qumėshtin artificial, duke harruar se sado elemente ushyqese tė pėrmbajė ai, nuk e zėvendėson dot kurrė qumėshtin e gjirit”,- thotė Xhemile Topi, mjeke pediatre.

    Pėr mė tepėr, sipas saj, qumėshti i gjirit ndihmon nė krijimin e njė raporti tė pazėvendėsueshėm midis nėnės dhe fėmijės, i cili vazhdon gjatė gjithė jetės. “Ushqyerja me gji ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pasur njė fėmijė tė shėndetshėm dhe tė zhvilluar normalisht. Tė sapolindurit flenė shumė dhe pinė pak, mund tė ndodhė qė tė pinė dhe vetėm 2-3 herė nė ditė, mė pas nisin tė ndjenė uri, duke kėrkuar tė pinė edhe 13 herė nė ditė. Nėse fėmija pi shumė herė, kjo ndodh pėr dy arsye; ose fėmija ka nevojė, pra, ndjen uri, ka dhembje, ndjen kėnaqėsi, por nuk duhet menduar kurrėrsesi se i kthehet nė ves.

    Nė momentin qė nėna do tė ketė njė sasi tė konsiderueshme qumėshti, ai do tė kėrkojė tė pijė mė pak. Por nėna nuk ka pse pėrton, sepse nėpėrmjet ushqyerjes me gji, fėmija jo vetėm heq urine, por njėkohėsisht merr pėrkėdheli dhe ndihet i sigurt”,- thotė mė tej pediatrja. Sipas saj, qumėshti i nėnės pėrfaqėson ushqimin bazė pėr fėmijėn, pėr 6 muajt e parė tė jetės, gjė qė duhet tė vazhdojė deri nė dy vjeē. Ashtu si ēdo ushqim tjetėr, pėrbėhet nga disa elemente tė rėndėsishme pėr ekzistencėn e fėmijės, ai mund tė konsiderohet si ushqimi mė i pėrshtashėm pėr ushqyerjen e tij, sepse ofron shumė pėrparsi. “Pėrparėsia e parė e qumėshtit tė gjirit lidhet me njė varietet pėrbėrėsish qė i garantojnė ēdo fėmije ushqimin qė u pėrshtatet nevojave tė tij, ndryshe nga qumėshti artificial qė gjithmonė ndryshon nė shije dhe nė pėrbėrės. Pėrmban proteina nė sasinė dhe cilėsinė e nevojshme pėr nevojat metabolike tė bebes”,- nėnvizon mjekja.

    Sipas saj, qumėshti i gjirit ndihmon nė asimilimin e lėndėve tė rėndėsishme pėr organizimin nė rritje tė tė voglit, qė garantojnė rritje dhe zhvillimin normal tė tij, si: yndyrnat, hekuri, vitaminat. “Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė rol i shumėfishtė qė luan qumėshti i gjirit pėr mbrojtjen kundėr infeksioneve dhe rrit shkallėn e imunitetit tė organizmit tė fėmijės”,- pėrfundon mjekja.

    Ushqyerja me gji garanton

    - asimilim mė tė mirė tė yndyrnave;

    -asimilim mė tė mirė tė hekurit

    - ul sasinė e kripės nė veshka dhe ul rrezikun pėr dehidratim tė organizmit;

    - nė pėrbėrjen e tij ka vitaminat e nevojshme pėr rritjen dhe zhvillimin normal tė fėmijės.

    -ėshtė i njėjtė nė shije dhe pėrbėrje

    -siguron lidhjen psikologjike nėnė-fėmijė

    STUDIMI/ Pacientet e prekura nga tumori nė gji, qė kryejnė ecje tė rregullta, kanė mė shumė mundėsi pėr tė mbijetuar

    Punėt shtėpiake dhe tė ecurit ndihmojnė pėr kancerin


    UASHINGTON – Ėshtė e vėrtetė se punėt e pėrditshme shtėpiake mund tė mos i pėlqejnė askujt, por bėjnė mirė pėr shėndetin, sepse mund tė ulin rrezikun pėr shfaqjen e disa formave tė tumorit nė mitėr.

    Ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė pėrbashkėt nga njė grup shkencėtarėsh amerikanė dhe kinezė, tė cilėt kanė punuar sė bashku pėr disa muaj.

    Njė studim i dytė ka treguar se pacientet qė janė tė prekura nga tumori nė gji e kanė kryer ecje tė rregullta, kanė pasur mė shumė mundėsi pėr tė mbijetuar. Studimi ka treguar se aktiviteti fizik ndihmon nė uljen e rrezikut pėr shfaqjen e disa formave tumorale, pėrveē se ndihmon nė pėrballimin mė tė mirė dhe madje nė parandalimin e sėmundjeve kardiake dhe tė diabetit.

    “Rezultatet tona pėrqafojnė idenė se rreziku i kancerit mund tė ulet nėse mbahet njė stil jetese aktive, e cila pėrfshin shetitje sa mė gjata dhe kujdesje pėr punėt shtėpiake ,- kanė pohuar autorėt e studimit.

    Ekipi i mjekėve ka arritur tė vėrtetojė se nėse te kėta persona, qė janė tė prekur nga kėto forma tumorale, ecin shumė dhe bėjnė punė shtėpiake, mund tė arrihet qė tė ulet rreziku pėr shfajn e kėtyre problemeve. Pėrfundimi ėshtė arritur pas analizmit tė tė dhėnave tė rreth 974 grave tė moshės nga 30 nė 69 vjeē, te tė cilat ėshtė ulur ndjeshėm niveli i vdekshmėrisė, pas programeve tė rregullta me ushtrime fizike.

    Marre nga gazeta "Dita"

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Buka e bardhė shton rrezikun pėr diabetin

    MJEKĖSI/ Duhet tė pėrdoren frutat, perimet dhe buka me pėrzierje gruri

    Buka e bardhė shton rrezikun pėr diabetin


    Personat qė pėlqejnė bukėn e bardhė duhet tė mėsojnė se ky tip ushqimi, ashtu si tė gjitha ato qė kanė nė pėrbėrje tė tyre amidonin, shton rrezikun pėr t’u prekur nga diabeti i tipit 2, qė ėshtė forma mė e pėrhapur e sėmundjes, pasi ndikon nė rritjen e nivelit tė sheqerit nė gjak. Kėtė hipotezė e ka hedhur Allison Hodge, i “Cancer Council” nė Viktoria, tė Australisė qė kėshillon tė preferohen frutat, perimet dhe buka me pėrzierje gruri. Hodge ka analizuar efektin e glicerinės sė kėtij ushqimi. Pėr tė studiuar efektin qė ka treguesi glicemik nė shfaqjen e diabetit tė tipit 2, Hodge ka analizuar tė dhėnat e 36.787 personave pėr 4 vjet. Kėta nuk vuanin nga diabeti dhe ishin me moshė 40- 69 vjeē. Rreth 400 persona janė prekur nga diabeti gjatė kėtyre 4 vitevė vėzhgimi dhe ata qė kishin ngrėnė mė shumė bukė tė bardhė (gjysma e hanin tė paktėn 17 herė nė javė), ose ushqime tė tjera qė kishin tregues glicemik tė lartė, ishin mė tė rrezikuar pėr t’u prekur nga diabeti i tipit 2, nė disa raste me njė propabilitet 30 pėr qind mė tepėr. “Ky lloj ushqimi, ka shpjeguar Hodge,-shkakton rritjen e peshės dhe njė punė tė madhe pėr pankreasin, gjė qė mund tė shkaktojė ezaurim tė qelizave qė u “ėshtė delaguar” prodhimi i insulinės, qė tė dyja shkaqe tė rritjes sė rrezikut pėr zhvillimin e diabetit tė tipit 2”. Por jo gjithēka ėshtė kaq lineare. Studiuesit kanė vėrejtur se ata qė ndiqnin njė dietė me vlera tė larta karbohidratesh, sheqernash dhe magnezi, duket tė ishin tė mbrojtur nga diabeti i tipit 2. Veēse nuk ėshtė shumė e qartė se pėrse ndodh njė gjė e tillė. Ka mundėsi qė niveli i lartė i karbohidrateve mund tė sjellė njė sasi tė vogėl yndyrnash, rrethanė qė mund tė kontrollojė prodhimin e insulinės.

    STUDIMI/ Analizat kanė treguar se niveli i stresit i shkaktuar nga frika ndaj infertilitetit ka efekte negative te mashkulli
    Stresi nga infertiliteti ndikon nė cilėsinė e spermės


    Studime tė mėparshme kanė treguar pėr ekzistencėn e njė lidhjeje mes stresit dhe infertilitetit mashkullor. Pranė Departamentit tė Psikiatrisė tė “Siegen University” nė Gjermani ėshtė vlerėsuar impakti qė ka stresi ndaj infertilitetit mbi pėrqendrimin e spermės.

    Ekspertėt kanė marrė nėn shqyrtim rreth 120 pacientė, qė i janė nėnshtruar pėr dy herė njė vizite andrologjike pėr tė analizuar fertilitetin e kėtyre personave.

    E kėto janė bėrė nė njė distancė prej 6 muajsh nga njėra-tjetra.

    Pėrpara ēdo analize diagnostifikuese fertiliteti, pacientėve u ėshtė dhėnė tė pėrpilonin njė pyetėsor, me anė tė tė cilit synohej tė vlerėsohej stresi qė shkaktohej nga infertiliteti.

    Analizat kanė treguar se niveli i stresit nga infertiliteti kishte efekte negative nė cilėsinė e spermės.

    Analiza tė mėtejshme kanė treguar se gjendja e fertilitetit nuk kishte asnjė impakt mbi stresin nga infertiliteti.

    Pėrfundimet e kėtij studimi kanė treguar se stresi i krijuar pėr shkak tė infertilitetit ėshtė njė faktor mjaft i rėndėsishėm nė uljen e cilėsisė sė spermės. Marrė nga: Xagena

    NDIHMA E SHPEJTĖ

    Dalja e gjakut nga hunda


    Pacienti duhet tė qėndrojė drejt, me kokėn e pėrkulur pak pėrpara. Vendosja e kokės mbrapa mund tė shkaktojė bllokim tė frymėmarrjes dhe mungesė rehatie. Pacienti duhet tė marrė frymė me anė tė gojės, ndėrsa kap fort pjesėn e butė tė hundės (majėn), derisa tė pushojė gjakderdhja. Shmangni shfryrjen e hundės pėr disa orė pas daljes sė gjakut. Vrimat e hundės duhet tė qėndrojnė tė bllokuara nga gjakmpiksja, e cila nuk duhet hequr. Nėse ndihma e parė jep rezultat dhe gjakderdhja pėrsėritet, konsultohuni me mjekun.

  4. #64
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Mr Big shume teme e nevojshme kjo per forumin, se besoj se te vjen keq
    nese shtojme dhe ne tjeret ndonje gje...!

    P.S Te pashe mrame ne film, se dija se te ka kape zemra ty..lol


    Shtatzania e vonuar, diēka e zgjuar


    Gratė tė cilat nuk kanė lindur fėmijė deri nė moshėn 30 vjeē nuk mund tė mbėshteten detyrimisht nė teknikat artificiale tė lindjes pėr tė mbetur shtatzėnė, tregon njė studim. Autori i studimit shprehet se teknologjitė e riprodhimit si ajo in vitro nuk mund tė kompensojnė plotėsisht kohėn e lindshmėrisė qė kalon me moshė. I bazuar nė pėrllogaritjet kompjuterike Dr. Henri Leridon zbuloi se nėse gratė shtyjnė mbetjen shtatzėnė pėr herė tė parė nga mosha 30-35 vjeē teknologjitė e riprodhimit do tė ndihmojnė vetėm pėr gjysmėn e mundėsisė sė lindshmėrisė qė ato humbin gjatė pesė vjetėve.


    Niveli i ulėt i kolesterolit tregues i kancerit tė gjirit


    Tek gratė e moshuara me mbipeshė, nivelet e ulta tė kolesterolit (tė mirė) HDL mund tė jenė njė tregues i rrezikut tė shtuar tė kancerit tė gjirit, sugjerojnė studimet e kryera nė Norvegji. Mjekja Anne-Sofie Furberg me aktivitet pranė Universitetit Tromso nė Norvegji dhe kolegėt e saj studjuan afro 39.000 gra norvegjeze, tė cilat siguruan tė dhėna pėr lipidet, peshėn, dietėn dhe pėr mėnyrėn e jetesės. Ato u vėzhguan pėr njė periudhė kohore prej 17 vjetėsh, kohė gjatė sė cilės njė numėr total prej 708 grash u prekėn nga
    kanceri i gjirit.



    Konsumimi pijeve alkoolike shton rrezikun nga kanceri i mėlēisė

    Pėrdorimi i tepruarv i pijeve alkoolike, diabeti dhe hepatiti viral kombinojnė sinergjikisht pėr tė shtuar rrezikun e zhvillimit tė kancerit tė mėlēisė, bėhet e ditur sipas njė studimi tė ri. Si kryesues i ekipit tė studimit, mjeku Jian-Min Yuan deklaroi pėr "Reuters Health" se "mjekėt duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr rreziqet e larta tė kancerit tė mėlēisė tek pacientėt qė janė obezė dhe tė cilėt kalojnė rreziqe tė tjera si infektimi me virusin e hepatitit".


    Macet, buburrecat, lagėshtira dhe myku kanė lidhje me astmėn

    Myku qė pėrhapet me anė tė ajrit po konsiderohet gjithnjė e mė tepėr si njė faktor i rrezikshėm pėr astmėn dhe aktualisht njė studim i ri tregon se nivelet e larta tė bakterieve tė tilla gjenden nė brendėsitė e shtėpive tė qyteteve sė bashku me macet, buburrecat dhe problemet qė lidhen me lagėshtirėn. Rezultatet e kėtij studimi tė publikuar nė gazetėn "Journal of Allergy and Clinical Immunology", bazohen nė marrjen nė analizė tė 414 fėmijėve tė ndjeshėm ndaj mykut, tė cilėt vuajnė nga astma. Subjektet nė fjalė u pėrzgjodhėn nga shtatė komunitete urbane nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mjekėt: Ēaji jeshil parandalon kancerin nė prostatė

    STUDIMI/ Nėse pėrdoren ēdo ditė ekstraktet e ēajit jeshil, ulin rrezikun me 90 %
    Ēaji jeshil parandalon kancerin nė prostatė



    Njė studim italian i kohėve tė fundit ka treguar se nėse pėrdoren ēdo ditė ekstrakte ēaji jeshil, arrihet tė parandalohet nė 90 % tė rasteve kanceri nė prostat. Studimi ėshtė kryer te rreth 62 pacientė me lezione pre-malinje nė prostat dhe vetėm njė burrė ėshtė sėmurur, ndėrkohė qė 31 tė tjerė qė formonin grupin, nuk janė prekur nga kjo pathologji. “Studimet paraprake kanė treguar se katekinat e ēajit jeshil, ose EGCG i pastėr (pėrbėrėsi bazė i katekinės), pengojnė zhvillimin e qelizave tė sėmura tė modeleve laboratorikė. Qėllimi ynė ishte tė vėrtetonim tė njėjtin veprim dhe te qelizat njerėzore dhe pėrgjigja ishte pozitive”,- ka nėnvizuar optimist njėri prej studiuesve qė kanė punuar pėr studimin.

    Katekinat janė tė padėmshme te njeriu, por studiuesit kanė parė se EGCG godet direkt qelizat e kancerit tė prostates, duke i ēuar tė vetėvriten, pa prekur qelizat e shėndetshme. Studiuesit italianė kanė identifikuar targetin e mundshėm tė veprimit tė EGCG.

    Kampioni i pacinetėve ishte me moshė nga 45 deri nė 75 vjeē dhe janė pėrjashtuar vegjetarianėt dhe ata qė pėrdornin ēaj jeshil apo antioksidantė. Nga 62 vullnetarėt, 32 prej tyre kanė marrė tre doza tė pėrditshme me katekina, 200 mg pėr dozė dhe pas 12 muaj trajtimi, i janė nėnshtruar tė gjithė biopsisė. Mes atyre qė ishin trajtuar me 600 mg nė ditė me GTCs, u verifikua vetėm njė rast me kancer, ndėrsa nė grupin tjetėr qė trajtohej me pak mg, u vu re njė rritje e rrezikut me 30%.

    Studiuesit kanė pohuar se dieta mesdhetare e pasur me perime, ėshtė mjaft e mirė pėr tė ulur rrezikun nga kanceri nė prostat.

    "Ende nuk dimė saktė se si veprojnė proceset biologjike tė kancerit, por dimė se ai i prostatės ėshtė mjaft i pėrhapur nė Perėndim”,-kanė thėnė studiuesit.

    STUDIMI/ Reagimi ndaj stresit nuk ėshtė e thėnė tė jetė i njėjtė te tė gjithė njerėzit
    Stresi, jo gjithmonė shkak pėr infarkte



    Nėse truri arrin tė pėrballojė stresin, atėherė rreziku pėr tė patur probleme me infarktin eliminohen. Ky pėrfundim ka dalė nga Robert Soufer, i Institutit tė Mjekėsisė Kardiovaskulare nė Universitetin e Jalit, dhe ėshtė publikuar nė numrin e fundit tė revistės “Circulation”.

    Dihej prej kohėsh qė stresi ishte njė ndėr shkaktarėt kryesorė pėr shfaqjen e kėtij problemi dhe se aftėsia pėr tė ruajtur qetėsinė ishte ndihma mė e mirė pėr tė ruajtur zemrėn. Ajo qė nuk arrihej tė kuptohej mirė ėshtė fakti se si truri ynė ndėrhynte pėr tė kontrolluar funksionimin e zemrės, ose se cilat ishin reagimet qė shkaktonin probleme tė tilla.

    Soufer ka fotografuar, duke pėrdorur rezonancėn magnetike nukleare, trurin e personave tė shėndetshėm dhe tė atyre qė gjatė jetės sė tyre kishin patur probleme me zemrėn. Studimi ka arritur tė sqarojė se si zonat e trurit qė “ndizen” nė rastet e shqetėsimeve tė papritura me zemrėn, janė tė njėjtat me ato qė u pėrgjigjen stimujve si frika dhe ankthi.

    “Megjithatė, kaq nuk mjafton pėr tė dalė nė pėrfundimin se nėse ndiheni tė stresuar, do tė provokoni infart. Truri i ēdonjėrit prej nesh ėshtė i ndryshėm dhe nė bazė dhe tė eksperiencės sė jetės, neuronet qė takohen rastėsisht, janė tė ndryshme te secili nga ne”, -nėnvizon Soufer. Bėhet fjalė pėr atė qė njihet si plastikė e trurit, pra aftėsia e neuroneve tona pėr t‘iu pėrgjigjur stimujve tė jashtėm. “Pėr kėtė arsye nuk do tė jetė kurrė njė tru i ngjashėm me njė tjetėr e kėshtu reagimi ndaj stresit nuk ėshtė e thėnė tė jetė i njėjtė te tė gjithė njerėzit ”,- ka pėrfunduar specialisti.

    Marre nga gazeta Dita.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256

    kete e mora ne e-mail

    Nga New York Times: Drejtuesit e nje shtepie botuese po perpiqen te zbulojne se si eshte e mundur qe asnje nuk e vuri re qe njeri prej punonjesve kishte 5 dite qe vazhdonte te rrinte i vdekur i ulur ne tavolinen e tij te punes, derisa dikush e kishte pyetur nese ndihej mire apo jo. George Turklebaum, 51, i cili korigjonte dokumenta ne kete shtepi botimi qe prej 30 vjetesh, pati nje atak zemre ne pune ku ndodheshin dhe 23 punonjes te tjere.
    Ai qetesisht nderroi jete diten e hene, por kete nuk e vuri re njeri deri te shtunen, kur njeri nga pastruesit e godines e pyeti perse ai po punonte per fundjave.
    Shefi i tij, Elliot Wachiaski, tha: "George ishte i pari qe vinte ne pune cdo mengjes dhe i fundit qe largohej ne darke, keshtu qe nuk eshte dicka e pazakonte qe ai ndenji ne te njejtin pozicion per gjithe ate kohe pa thene asgje. Ai ishte gjithmone shume e zhytur ne punen e tij."
    Autopsia vertetoi se ai kishte vdekur qe prej 5 ditesh nga nje atak ne zemer. George ishte duke korrigjuar disa dokumenta mjekesore kur ai vdiq.
    Ju mund t'u jepni kolegeve tuaj nga nje te shtyre me berryl here pas here. \

    Morali i ngjarjes:
    MOS PUNONI SHUME. ASKUSH NUK VE RE.
    TBD

  7. #67
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ja fobitė qė na shqetėsojnė pėrditė


    Shekulli online

    Fobitė janė shpesh nje objekt apo fenomen qe na shkakton frike, sa here qe kujtojme ose gjendemi perballe ketij objekti. Fjala "Fobi" tregon njė frikė tė fortė, joreale nga sendet, ndodhitė apo ndjenjat. Reann Dumont i cili sheron tė sėmurėt nga fobia prej 20 vjetesh, tregon se shumė njerėz pėr t'iu shmangur situatave tė ndryshme bėhen tė burgosur shtėpiake ose jetojnė me njė vėshtirėsi, ku shumica gjejne prehje tek alkooli. Rreth tri tė katėrtat e njerėzve me fobi nuk kėrkojnė ndihmė. Nė shumė raste ndikon edhe turpi, pasi ērregullimet psikike nė disa kultura janė tė stigmatizuara. Disa nuk e kuptojne se ēfarė po ndodh, prandaj nuk ndihen te qete emocionalisht. Ekzistojnė disa fobi tė njohura, por shkenctarėt i klasifikojnė nė tri kategori: Fobitė tė cilat janė tė perqendruara nė objekte, insekte, kafshė, fluturime apo mjediset e mbyllura. Fobia shoqėrore karakterizohet me frikėn nga turpi publik si nė rastet kur duhet tė mbahet ndonjė fjalim.

    Ja disa lloje fobish :

    Ablutophobia- Frika nga pastrimi dhe larja
    Achluophobia- Frika nga terri
    Agliophobia- Frika nga dhimbjet
    Ailurophobia- Frika nga macja
    Anuptaphobia- Frika nga vetmia
    Bibliophobia- Frika nga librat
    Carnophobia- Frika nga mishi
    Catoptrophobia- Frika nga pasqyrja
    Chionophobia- Frika nga bora
    Clinophobia- Frika nga shtrati
    Dikephobia- Frika nga drejtėsia
    Didaskaleinophobia- Frika pėr tė shkuar nė shkollė
    Dystychiphobia- Frika nga aksidentet
    Ecophobia- Frika nga shtėpia
    Eleutherophobia- Frika nga liria
    Eurotophobia- Frika nga gjenitalet femėrore
    Ergophobia- Frika nga puna
    Gamophobia- Frika nga martesa
    Genophobia- Frika nga seksi
    Gerascophobia- Frika nga pleqėria
    Glossophobia- Frika e mbajtjes se fjalimeve nė publik
    Heliophobia- Frika nga dielli
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kafeja ndihmon nė parandalimin e diabetit

    STUDIMI/ Te burrat qė pijnė 6 kafe nė ditė rreziku ulet me 54 pėr qind

    Kafeja ndihmon nė parandalimin e diabetit

    Pėrveēse ėshtė njė minierė antioksidantėsh dhe ndihmon nė dieta, kafeja, nėse pihet rregullisht ēdo ditė, ndihmon nė uljen e rrezikut pėr t’u prekur nga diabeti. Ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė publikuar nė “Annals of Internal Medicine”, i cili ka treguar se te burrat qė pijnė gjashtė ose mė shumė kafe nė ditė, rreziku pėr t’u prekur nga diabeti ulet me 54 pėr qind, ndėrsa te gratė me 30 pėr qind. Beneficet e kafesė sė filtruar, kanė qenė disi mė modeste: kėshtu, te burrat rreziku nga diabeti ulej me 26 pėr qind, ndėrsa te gratė, 15 pėr qind. Po sipas kėtij studimi, ēaji nuk jepte asnjė lloj rezultati.

    Sipas Frank Hu, profesor pranė “Harvard School of Public Health”, qė ėshtė njė nga autorėt e studimit: "prova se kafeja normale ka veti mbrojtėse ndaj diabetit, tashmė ėshtė vėrtetuar”. Veēse sipas tij, ky studim nuk pėrbėn njė justifikim pėr tė pėrdorur nė sasi tė madhe kafenė.

    Pėr tė shmangur njė sėmundje si diabeti, duhet qė tė ruhet nė kontroll pesha trupore, tė hahet mirė dhe tė qėndrohet fizikisht aktiv. Ndryshe nga sa mendojnė shumė persona, se konsumi i sheqerit nuk ndikon nė shfaqjen e diabetit, kjo ėshtė njė formė e sėmundjeve kardiovaskulare, shkaqet e sė cilės duhen kėrkuar te mbipesha dhe nė stilin e jetės.

    Nėse njė person ėshtė mbipeshė dhe bėn njė jetė sedentare, vuan nga hipertensioni ose nga niveli i lartė i kolesterolit nė gjak, tė gjithė organet jetėsorė tė tij ndodhen nėn stres, e pėr pasojė e detyrojnė trupin tė prodhojė pak insulinė dhe tė japė njė pėrgjigje tė pamjaftueshme ndaj insulinės sė prodhuar. Nėse niveli i insulinės nuk ėshtė stabėl, mund tė dėmtohen enėt e gjakut, qė mund tė shkaktojnė qė nga problemet me sytė, deri te ato me veshkat dhe zemrėn.

    Studimi i ri ka analizuar tė dhėnat e rreth 125.000 pacientėve, tė cilėt i janė nėnshtuar disa analizave nga 12 –18 vjet. Studime tė tjera, ende nė fazė fillestare, kanė treguar se pija ka efekte pozitive nė parandalimin e sėmundjes sė parkinsonit, kancerit tė kolitit, cirozės epatike dhe depresionit. Nga ana tjetėr, njė filxhan kafe nė ditė ndihmon ndaj krizave tė astmės.

    Ana tjetėr e medaljes ėshtė fakti se kafeja ndikon nė gjumė dhe nė disa raste shkakton ankth.

    Megjithatė, mbetet pėr t’u studiuar mekanizmi, nėpėrmjet tė cilit kafeja shkakton efekte tė tilla pozitive.

    Sipas Frank Hu, gabimi qėndron nė faktin se vėmendja pėrqendrohet gjithmoė mbi kafeinėn, duke harruar se kjo ėshtė njė pije shumė komplekse, efektet biologjike tė sė cilės ende nuk njihen mirė.

    Sipas Amleto D’Amicis, epidemiolog nė “INRAN”, tashmė janė hedhur poshtė tė gjitha mendimet rreth efekteve tė padėshiruara tė kafesė, dhe po vihet re se ėshtė njė ushqim i pasur me veti antioksidante, potas dhe disa vitamina. “Pėrveē kėsaj, studime tė fundit kanė treguar se nėse konsumohet gjatė njė vakti me bazė tė lartė oksidante, si nė rastin e ushqimeve tė skuqura, kafeja ndihmon pėr tė mbrojtur lipoproteinat”,- ka theksuar mjeku.

    MJEKĖSI/ Gastro-hepatologia Edlira Ibra tregon sekretet e njė stomaku “tė hekurt”

    Menuja e ulēėrave dhe gastriteve

    “Ndikimi i kuzhinės tradicionale shqiptare, qė bazohet nė yndyrė, erėza dhe salca, ushqimet “armike” tė stomakut”

    Aida MALAJ

    TIRANĖ- Tashmė pas vizitės sė fundit te mjeku, ju duhet tė tregoheni tė kujdesshėm nė menunė e pėrditshme? Miqtė ju kanė kėshilluar tė eliminoni mjaft ushqime nga tryeza juaj, por edhe pse po privoheni prej tyre, nuk ndieni ndonjė lloj lehtėsimi? Por ēfarė kėshillojnė mjekėt? Ēfarė duhet eliminuar dhe shtuar nė tryezė, tashmė qė vuani nga gastriti apo nė rastin mė tė keq nga ulēera? A ndikon dieta nė eliminimin e kėtyre problemeve?

    Sipas Edlira Ibras, mjeke gastro-hepatologe pranė Poliklinikės sė lagjes nr. 9, dieta luan njė rol tė rėndėsishėm nė evoluimin e sėmundjes. “Edhe pse nė disa studime botėrore nuk pranohet fakti se elementi dietė luan rol tė rėndėsishėm nė shfaqjen e kėtyre sėmundjeve, unė kam konstatuar nga pėrvoja ime personale si mjeke, se faktori dietik luan rol gati parėsor nė shfaqjen e kėtyre pathologjive. Ndoshta kėtu ndikon edhe kuzhina tradicionale shqiptare, qė bazohet nė pėrdorimin e tepėrt tė yndyrės, ushqimeve pikante dhe salcave, qė janė dhe ushqimet “armike” tė stomakut”,- nėnvizon mjekja specialiste.

    Sipas saj, menuja dhe regjimi ushqimor luan njė rol po aq tė rėndėsishėm nė shfaqjen e rasteve me gastrit ose ulēėr, sa dhe pėrdorimi i duhanit, alkoolit dhe kafesė, seksit, medikamenteve dhe infeksionit nga “helikobakter pilori”, si dhe ndikimi i moshes dhe trashėgimisė.

    “Ēdo njeri duhet tė tregohet i kujdeshėm nė menunė dhe regjimin ushqimor tė pėrditshėm. Tė gjithė duhet tė dinė se ushqimi ėshtė njė nga faktorėt kryesorė nė shfaqjen e mjaft pathologjive kronike, tė cilat nė bazė kanė kequshyerjen dhe mungesėn e elementeve bazė ushqimore, qė garantojnė shėndet. Kėshtu, nėse doni tė parandaloni kėto sėmundje, ėshtė mirė tė tregoheni tė kujdesshėm nė ushqimet qė pėrdorni”,- kėshillon gastro-hepatologia.

    Menuja

    Mund tė hanė:

    -qumėsht jo mė shumė 200-250 ml, si ushqim dhe jo si ilaē

    -supra me makarona dhe oriz

    -mish viēi dhe bagėtie, pula, peshk (tė pjekura ose tė ziera)

    -fruta: mollė, pjeshkė dhe banane

    -bukė tė ndjenjur, jo tė sapodalė nga furra

    -duhet tė hanė pak dhe shpesh (tre vaktet kryesore dhe dy tė ndėrmjetme)

    Ju ndalohen

    -ēajrat

    - pijet shumė tė ftohta

    -lėngjet e gazuara, pėrveē ujit

    -ēdo gjė e skuqur

    -ēdo gjė me salcė e piper

    -tė thartat

    -frutat: portokalli, limoni dhe mandarinat

    -shumė tė ėmbėlat

    -pijet alkoolike

    -cigarja dhe kafeja

    -sallata jeshile dhe sallatrat e tjera turshi dhe konservat

    -bukė e ngrohtė dhe ushqime tė nxehta

    -medikamente si: aspirina, kortizoni etj.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vera dhe birra parandalojnė iktusin dhe infarktin

    Studimi/Alkooli rrit fluksin e gjakut dhe ndikon nė parandalimin e problemeve mendore

    Vera dhe birra parandalojnė iktusin dhe infarktin

    Gratė qė pijnė birrė dhe verė janė “mė inteligjente”. Ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė publikuar kohėt e fundit, i cili ka treguar se kėto pije ndihmojnė nė parandalimin e iktusit dhe infarktit.

    Studimi i publikuar nė “Neė England Journal of Medicine” i kryer nga njė grup studiuesish tė “Harvard School of Public Health” nė Boston, ka analizuar tė dhėnat e njė grupi prej 12.000 grash, tė moshave nga 70 deri 81 vjeē. Kėto gra janė intervistuar nėpėrmjet telefonit dhe u ėshtė kėrkuar t’u pėrgjigjen disa pyetjeve, pėr tė analizuar nivelin e tyre intelektual. Kėto pyetje varionin qė nga memorizimi i disa informacioneve e deri te numėrimi. Dy vjet mė pas, grupi i studiuesve tė drejtuar nga Francine Grodstein, ka marrė nė pyetje sėrish tė njėjtin grup dhe ka konsultuar rezultatet. Gratė qė kishin deklaruar se pinin njė herė nė ditė njė gotė verė apo birrė, kishin rezultate mė tė mira se pjesa tjetėr. Studiuesit nuk kanė vėnė re diferenca thelbėsore mes grave qė preferonin verėn apo birrėn. Si pėrfundim, studiuesit arritėn nė konkluzionin se alkooli rrit fluksin e gjakut, dhe mund tė ndikojė nė parandalimin e problemeve mendore. Grodstein ka saktėsuar se studimi nuk duhet konsideruar si njė nxitje pėr tė pėrdorur alkool ose tė pini mė shumė, sepse abuzimi i fshin tė gjitha beneficet.

    Studime tė tjera kanė treguar se si mund tė krijohet lidhja mes pėrdorimit tė alkoolit dhe njė proteine qė ndikon nė shfaqjen e sėmundjes sė Alzimerit. Kjo proteinė mund tė ēaktivizohet nga alkooli.

    MJEKĖT/ “Mbrojtja e parė e fėmijės fillon qė nė shtatzani. Nė muajin e pestė dhe tė gjashtė gruaja kryen dy doza tė tetanozit”

    Kur duhet tė vaksinohet bebi

    Pėrdorni kompresa me ujė tė ftohtė dhe niseshte nė vendin e vaksinimit. Mbani nėn kontroll temperaturėn me shurup paracetamoli

    TIRANĖ- Pediatrit kėmbėngulin se periudha mė e mirė pėr kryerjen e vaksinave janė 6 vitet e para tė jetės sė fėmijės, kohė kur organizmi i tė voglit ėshtė ende nė formim.

    “Nė fakt mbrojtja e parė e fėmijės fillon qė nė periudhėn e shtatzanisė. Nė muajin e pestė dhe tė gjashtė gruaja kryen dy doza tė tetanozit, tė rėndėsishme pėr zhvillimin e shėndetshėm tė fetusit tė fėmijės.

    Ndėrsa vaksinimi i vėrtetė i fėmijės nis qė ditėn e dytė tė jetės. Qė nė maternitet i vogli bėn vaksinėn e tuberkulozit dhe hepatitit viral. Vaksina e tuberkulozit aplikohet nėn lėkurė, nė supin e majtė dhe pas javės sė tretė ose tė 4 fillon tė skuqet. Kjo kalon vetė dhe nėna nuk duhet ta ngacmojė.

    Mė pas, qė kur i vogli mbush 2 muaj, duhet tė kryejė tre vaksina: hepatitin viral, difterinė+ tetanoz+ pertius dhe poliomelitin”,- sqarojnė mjekėt.

    Hepatiti viral ėshtė i pari qė i jepet fėmijės dhe ėshtė mė i lehti pėr t’u aplikuar, sepse nuk shkakton temperaturė dhe as dhimbje pas aplikimit. “Me qėllim qė fėmija tė mos traumatizohet, kėshillohet qė vaksina e dytė tė jepet pas njė ore. Fėmija duhet tė jetė i shėndetshėm, me peshė normale dhe pa probleme shėndetėsore”,- kėshillojnė mė tej mjekėt.

    Sipas tyre, vaksina e poliomelitit dhe doza e dytė e difteri+tetanoz+pertus, duhet tė bėhet kur fėmija mbush 4 muajsh. “Poliomeliti sėrish merret 2 pika nga goja. Nė rast se fėmija ėshtė i sėmurė atė ditė, vaksina mund tė bėhet deri dy javė mė pas nga data e caktuar. Veēse nuk duhet harruar qė i vogli tė vaksinohet. Mė pas kur fėmija mbush 6 muaj, duhet bėrė sėrish vaksina e hepatit viral, poliomelitit dhe difteri+tetanoz+pertus. Veēse duhet tė kihet parasysh se vaksina e DTP (difteri+tetanoz+pertus) i duhet bėrė fėmijės 1 javė pas aplikimit tė vaksinės sė hepatitit. Kėto mund tė shoqėrohen me temperaturė, prandaj kėrkohet njė kujdes maksimal nga prindėrit, nė mėnyrė qė ajo tė mbahet nėn kontroll e tė mos krijojė komplikacione”,- vazhdojnė mė tej mjekėt.

    Vaksina e rradhės ėshtė ajo e fruth-rubeolės, qė duhet bėrė kur i vogli mbush 1 vjeē. “Kjo vaksinė bėhet nė krah dhe pas 1 jave mund tė japė temepraturė dhe tė shfaqen disa puērra si ato tė vapės, por qė mund tė kalojnė duke pėrdorur pak shurup paracetamoli”,- thonė ata.

    18-24 muajsh mjekėt kėshillojmė tė bėhet sėrish poliomeliti dhe doza e radhės e difteri+tetanoz+pertus. “Nė kėtė moshė fėmija nis tė ecė dhe natyrisht qė do tė ketė mė pak shqetėsime. Kjo ėshtė dhe fundi i problemeve tė vaksinave, sepse tashmė tė voglit do t’i duhet tė vaksinohet vetėm kur tė mbushė 5 dhe 6 vjeē. Kėshtu, nė moshėn 5 vjeē ai duhet tė bėjė fruth-robeolėn, e cila do tė pasohet nė moshėn 6-vjeēare nga poliomelit dhe vetėm difteri+tetonoz”, pėrfundojnė mjekėt.

    Kėshilla pėr vaksnimin

    Pėrpara se tė vaksinoni fėmijėt tuaj, duhet tė keni parasysh kėshillat e mėposhtme:

    Vaksina e poliomeliti nuk jepet kur:

    -Fėmija merr mjekim me antibiotikė

    -Kur fėmija ka diarre, sepse nė kėtė rast vaksina eliminohet.

    -Pas vaksinimit i vogli nuk duhet tė pijė ujė, sepse uji me klor e shkatėrron atė

    -Mė vonė mund t’i jepet ujė i zier

    -Nėse fėmija e pėshtyn ose vjell vaksinėn, ajo duhet tė bėhet sėrish

    -Pas aplikimit nė vendin e vaksinės vendosni kompresa me ujė dhe niseshte

    -Nė rast temperature, kėshillohet paracetamol-shurup nga goja dhe njė banjo komplet e fėmijės

    -Nėse temperatura kalon mbi 38 gradė, jepini paracetamol supost.

    -Kompresat nuk duhet tė jenė me alkool ose raki, sepse shkaktojnė skuqje.

    STUDIMI/ Kush do tė jetojė gjatė, duhet tė hajė peshk tė paktėn njė herė nė dy ditė

    Dieta me bazė peshku, sekreti i jetėgjatėsisė

    TOKIO –Kush do tė jetojė gjatė, duhet tė hajė peshk tė paktėn njė herė nė dy ditė.
    Nuk ėshtė thjesht njė thėnie popullore, por rezultatet e njė studimi tė zhvilluar nė Japoni pėr rreth 19 vjet, nga njė grup shkencėtarėsh tė Universitetit “Shiga”. Studiuesit kanė marrė nė analizė tė dhėnat e rreth 9.252 personash (4.070 prej tė cilėve burra dhe 5.182 gra tė moshave nga 30 deri nė 64 vjeē).

    Pėr burrat studimi provon me saktėsinė me tė madhe se rezultatet e “eliksirit” tė jetėgjatėsisė ėshtė njė dietė me bazė peshku. Sipas studiuesve dieta ėshtė mjaft e dobishme pėr burrat, tė cilėt janė mė pak tė ekspozuar ndaj rreziqeve pėr infarkt dhe iktuse cerebrale. Ndėrsa pėr gratė studimi nuk ka tė njėjtat pėrfundime ndėrmjet kategorive tė ndryshme. “Por kjo nuk do tė thotė,- shpjegojnė studiuesit,- se pėrpara seksit femėr peshku humbet aftėsitė e tij.

    Mendojmė se arsyeja e kėsaj mungese funksionimi qėndron se aspetativa e jetės sė grave ėshtė mė e lartė se ajo e burrave (nė Japoni nė 2003, gratė kishin njė moshė mesatare jetėgjatėsie 84-vjeēare, ndėrsa burrat 78,3)”.

    Sipas studiuesve japonezė, studimi tregon se dieta me bazė peshku ėshtė njė nga sekretet e jetėgjatėsisė sė japonezėve qė prej vitesh janė nė majat e klasifikimeve pėr jetėgjatėsinė si pėr gratė, ashtu dhe pėr burrat.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gratė perėndimore, tė sėmura nga ”perfeksionizmi”

    STUDIMI/Presioni social, qė i shtyn tė bėjnė ēdo gjė nė mėnyrė tė shkėlqyer, bėhet shumė i madh

    Gratė perėndimore, tė sėmura nga ”perfeksionizmi”

    Gratė perėndimore janė tė stresuara dhe “tė sėmura nga perfeksionizmi”. Shumė prej tyre preken nga probleme fizike dhe mendore, pėr shkak tė pėrpjekjeve pėr tė qenė perfekte nė ēdo aspekt tė jetės sė tyre: puna, fėmijėt dhe punėt e shtėpisė. “Janė shtuar kėrkesat te gratė, e tashmė kėto pėrfshijnė ēdo aspekt tė jetės sė tyre”, -nėnvizon psikologia Mahena Stief. “Kėshtu, presioni social, qė i shtyn tė bėjnė ēdo gjė nė mėnyrė tė shkėlqyer, bėhet shumė i madh. Sidomos pėr personat qė ende nuk kanė vendosur prioritetet e tyre nė jetė”. Sipas ekspertes gjermane, kjo situatė vė nė rrezik nė mėnyrė tė veēantė gratė qė bėjnė shumė gjėra njėkohėsisht, duke ngritur kėshtu njė kurth pėr shėndetin e tyre. “Shpesh herė gratė mendojnė se duhet tė bėjnė diēka mė mirė, nga sa presin tė tjerėt”- nėnvizon Jutta Meyer-Kles, konsulente ekonomike nė Gjermaninė Lindore, e kėshtu, super-perfeksionizmi mund tė ēojė nė depresion, sindroma obsesive-kompulsive, madje duke shkaktuar probleme fizike, probleme me gjumin, por dhe ndjeshmėri mė tė madhe ndaj sėmundjeve”,- shpjegon ekspertja. Nėse tensioni i brendshėm ėshtė shumė i lartė, organizmi kėrkon njė valvul pėr ta nxjerrė jashtė. Kriza migrene dhe debulesė manifestohen rregullisht nė fund javė, duke i prishur dhe ditėt e pushimit”,-shton ajo. Kundėr efekteve tė “sėmundjes sė perfeksionizmit” ekspertja gjermane rekomandon pushime tė shkurtra gjatė punės dhe ushtrime qetėsuese qė mund t’i bėni nė shtėpi. Sė fundi, gratė perfeksioniste duhet tė revolucionalizojnė idetė e tyre mbi jetėn. “Tė paktėn njė herė nė vit, duhet tė pyesin veten se ēfarė duan nė tė vėrtetė? Pasi tė kenė pėrcaktuar objektivat, duhet tė fiskojnė prioritetet, duke pėrfshirė mes tyre dhe disa darka me miqtė”. Gjithashtu, ėshtė e nevojshme qė tė mėsojnė tė delegojnė punėt nė zyrė, duke u lėnė partnerėve hapėsirėn e tyre, pa dashur tė bėjnė gjithēka vetė dhe menjėherė. Stresi nga perfeksionizmi mund tė luftohet, edhe duke imponuar ndonjė pushim dhe relas mė tepėr. (Mal/Adnkronos Salute)

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kush ishte nė tė vėrtetė Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 10:42
  3. Mjekėsia popullore, bestytnia e tė sėmurėve
    Nga Davius nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2007, 11:07
  4. Prof. Dr. Isuf Kalo shkruan..
    Nga Brari nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-04-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •