Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 100
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Anti-trupa kunder semundjeve

    Pėr mė shumė se njė shekull shkencėtarėt janė pėrpjekur tė gjejnė njė mjet tė efektshėm pėr tė sulmuar agjentėt e caktuar qė shkaktojnė sėmundje tė ndryshme Zhvillimet e sotme bioteknologjike premtojnė ta bėjnė punėn e shkencėtarėve mė tė lehtė.

    Njė firmė nė Kaliforni po pėrdor pikėrisht sistemin mbrojtės tė vetė organizmit tė njeriut, kėtė radhė me ndihmėn e minjve, pėr tė zhvilluar kura pėr sėmundjet mė tė rrezikėshme.

    Aftėsia e sistemit imunitar tė njeriut pėr t’u mbrojtur nga sėmundjet dihet, por ndonjėherė organizmi lufton vetveten. Shkencėtarėt besojnė se disa sėmundje nga mė tė rėndat shkaktohen nga prodhimi jo normal i disa proteinave. Po ashtu ata kanė provuar se anti-trupat arrijnė t’i ē’aktivizojnė kėto proteina kur antitrupat futen nė organizėm nė formė ilaēesh.

    Doktor Ray Withy i firmės Abgenix thotė se njė antitrup shkon nė kėrkim tė objektivit tė tij e gjen atė dhe nuk i ndahet. Nė provat e deritanishme antitrupat merreshin nga minjtė. Por trupi i njeriut i shikon antitrupat e miut si tė huaj. Shkencėtarėt pranė firmės Abgenix thonė se kanė arritur t’i ndryshojnė antitrupat e miut duke ia pėrshatur ata organizmit tė njeriut.

    Drejtuesit e firmės Abgenix thonė se misioni i tyre kryesor ėshtė pėr tė pėrmirėsuar shėndetin e njeriut dhe besojnė se rezultatet klinike tė terapisė me antitrupa do tė sjellin njė kontribut tė dukshėm nė kėtė drejtim.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Metode e re per Ekzaminimin e Gjirit

    Shkencėtarėt kanė krijuar njė metodė tė re pėr ekzaminimin e gjirit pėr zbulimin e ndonjė shenjė tė kancerit tė gjirit tek gratė qė nė fazat e herėshme.

    Nėpėrmjet kėsaj metode, gjiri zhytet nė njė solucion tė posaēėm, pastaj skanohet nėpėrmjet njė drite tė fortė me reze lazer. Skanimi prodhon njė imazh jo vetėm tė gjirit por edhe tė venave tė gjakut brenda tij, dhe tregon zonat ku ka mundėsi tė krijohen tumoret.

    Mjekja Micheline Bouchard thotė se me kėtė metodė mund tė zbulohen jo vetėm tumoret, por edhe tė pėrcaktohet nėse tumori ėshtė beninjė apo malinjė. Kjo shmang plotėsisht nevojėn e biopsisė.

    Metoda e re ndodhet nė fazat eksperimentale dhe mjekėt thonė se nė varėsi tė rezultateve, mund tė duhen disa vjet para se ajo tė pėrdoret nė klinika e spitale.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Veshgimi i Qelizave Nervore

    Shkencėtarėt thonė se pėr herė tė parė janė nė gjendje tė vėzhgojnė qelizat individuale tė trurit tė kafshėve tė gjalla pėr njė kohė tė gjatė, por ata kanė arritur nė pėrfundime tė ndryshme rreth ēėshtjes nė se kjo ka lidhje me trurin e njeriut.

    Ėshtė hera e parė qė shkencėtarėt janė nė gjendje tė vrojtojnė qelizat individuale tė trurit nė veprim. Ata thonė se kjo arritje mund tė krahasohet me shpikjen e mikroskopit.

    Duke pėrdorur njė teknikė tė re, shkencėtarėt pranė laboratorit Cold Spring Harbor, vėzhguan pėr disa muaj synapset, ose fijet midis qelizave nervore tė njė miu tė gjallė. Shkencėtari Karel Svoboda thotė se gjatė kėrkimeve ajo vuri re se disa nga kėto synapse tė holla sa njė e mijta e fijes sė flokut, krijojnė lidhje tė qėndrueshme e tė tjera vetėm pėr disa ditė.

    Por shkencėtarėt nė njė laborator tjetėr, nė universitetin e New Yorkut, duke pėrdorur tė njėjtėn teknikė vunė re se synopset ishin tė qėndrueshme nė 96 pėrqind tė rasteve. Doktor Wenbiao Gan thotė se nė pėrgjithėsi kėto lidhje mund tė zgjasin gjatė gjithė jetės, ēka do tė thotė se kjo mund tė pėrbėjė njė bazė fizike pėr grumbullimin e tė dhėnave ose kujtesės.

    Shkencėtarėt gjithashtu thonė se dy eksperimente tė ngjashme me rezultate tė ndryshme i bėn ata tė mendojnė se puna e tyre nė studimin e qelizave nervore sapo ka filluar.

    Ata thonė se kjo teknikė e mund tė pėrdoret nė tė ardhmen pėr studimin e sėmundjeve tė alcajmerit ose parkinsonit si dhe pėr tė kuptuar veprimtarinė e trurit gjatė procesit tė krijimit tė kujtesės.

  4. #54
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Dėmet nga Pijet Alkoholike

    Njė studim i ri tregon se 50 pėrqind e konsumatorėve tė pijeve alkoholike nė Shtetet e Bashkuara janė tė tė rinj nėn moshėn e lejuar dhe tė rritur qė pijnė tej mase. Sipas standarteve tė departamentit tė shėndetėsisė, mė shumė se dy gota nė ditė pėr burrat dhe mė shumė se 1 gotė nė ditė pėr gratė njė cilėsohen si pirje tej mase.

    Profesorja Susan Foster qė kryesoi studimin pranė universitetit Columbia thotė se tė rinjtė nėn moshėn e lejuar konsumojnė thuajse 20 pėrqind tė pijeve alkoholike nė Shtetet e Bashkuara, ndėrsa tė rriturit qė pijnė tej mase kosumojnė 30 pėrqind tė kėtyre pijeve. Studimi arriti nė pėrfundimin se ata qė pėrdorn pije alkoholike tej mase shpenzojnė rreth 57 miliardė dollarė nė vit. Kjo ėshtė sa gjysma e shumės sė pėrgjithėshme qė amerikanėt shpenzojnė pėr pije alkoholike gjatė njė viti.

    Pėrdorimi i tepruar i alkoholit i kushton shoqėrisė rreth 180 miliardė dollarė, kėtu pėrfshihen aksidentet, problemet shėndetsore, cėnimi i rendit dhe ligjit, ulja e prodhimit e tė tjera

    Studime tė tjera kanė treguar se problemi i tė pirit fillon qė nė moshė tė re, dhe kjo nxjerr edhe njė herė nė pah rolin edukues qė duhet tė luajnė prindėrit dhe institucionet arsimore e mbarė shoqėria pėr tė shmangur tė rinjtė nga pėrdorimi i pijeve alkoholike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 01-04-2003 mė 07:23

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Nje e treta e patologjive tumorale papilare te tiroides, qe perfaqsojne 75% te te gjithe formave tumoriale te tiroides shkaktohet nga nje difekt gjenetik. Ky zbulim u be nga nje grup mjekesh te "John Hopkins Medical Institutions" ne vazhdim te vezhgimit te mutacionit te genit BRAF ne 68% te tumoreve ne kampionet e analizuara (24 ne 35). Behet fjale per nje mutacion te lehte te barthames baze gje perben ADN-ne (adenina, timina, citosina dhe guanina) te cilat zhvillojne kete difekt.

    Informacioni qe genet i komunikojne qelizave varet nga gjendja e berthames baze. Persa i perket BRAF, ka nje alteracion te berthames ne te cilen behet nje zevendesim i timines me adeninen. Dhe eshte pikerisht ky gabim - sipas kerkueseve - i cili jep nje prodhim te ekzagjeruar te qelizave te tiroides te cilat prodhojne masen tumorale.

    Sipas kerkueseve ku zbulim do te japi nje ndihme te madhe ne zbulimin e kesaj patologjie . Ne kete menyre mund te nderhyet me terapite e duhura shume me pare sesa semundja te arrije ne nje gjendje te avancuar. Perveē kesaj ku zbulim do te lejoje zhvillimin e terapive me efikase per te luftur pasojat e mutacioneve. Ky zbulim eshte publikuar nga "Journal of the National Cancer Institute".
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 26-05-2003 mė 06:18
    Reality is wrong, dream is for real

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    SARS: Perqindje e larte vdekshmerie..

    Ne fillim SARS-it i i jepej nje perqindje vdekshmerie rreth 5%, por realiteti eshte krej ndryshe. Sipas OMS e cila eshte bazuar ne analizat e monitorimeve te fundit ne Kine, Kanada, Hong Kong, Vietnam dhe Singapore, SARS ka efekte me te renda. Nga zero deri ne 50%, sipas moshes se pacienteve qe eshte infektuar. Edhe prezenca e semundjeve te tjera ne zonat e goditura nga SARS eshte determinante.

    Ne personat me moshe nen 24 vjeē perqindja e vdekshmerise eshte me pak se 1%, ndersa ne personat me moshe 25-44 vjec eshte 6%. Me te prekur nga kjo semundje jane moshat 65 vjeē e lart me rreth 50% vdekshmeri . Megjithate ne fazat e evolucionit te nje epidemie llogaritjet e vdekshmerise se nje semundje jane te komplikuara nga shume faktore.

    Zakonisht vdekja nga SARS arrin mbas disa javesh nga momenti i infektimit dhe nje sherim perfundimtar do me shume kohe. Vetem ne perfundim te kesaj epidemie, qe deshirojme te vij sa me shpejt, mund te behen bilancet me te sakta te vdekjeve, te shtruareve ne spital dhe te atyre e jane sheruar. Deri ne fund te muajit Maj te semuret me SARS ishin 7200,ndersa vdekjet ishin 600. Te dhena qe jane te destinuara te rriten - sipas OMS - dhe mund te rriten shume fare nese nuk gjendet sa me shpejt nje terapi efikase.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Reality is wrong, dream is for real

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Numri i vdekjeve nga gripi i shpendėve nė Azi arriti nė tė paktėn 15, pas konfirimit tė viktimave tė reja nė Tailandė and Vietnam.
    Zyrtarėt tajlandezė thanė sot se njė djalė gjashtėvjeēar vdiq nga gripi i shpendėve, duke u bėrė viktima e pestė e konfirmuar nė kėtė vend nga sėmundja. Para kėsaj, zyrtarėt vjetnamezė njoftuan viktimėn e dhjetė nga ky virus nė vendin e tyre.

    Ndėrkohė, njė zyrtar i Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė tha se virusi ėshtė mė i pėrhapur nė Azi se sa mendohej mė parė. Ai shtoi se nuk ka arėsye pėr panik, por paralajmėroi se sėmundja po lėviz me shpejtėsi kudo nė rajon.
    Reality is wrong, dream is for real

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Shumė nga viruset qė prekin njerėzit, si HIV-i qė shkakton Sidėn, Ebola, lia e majmunit dhe SARS-i mendohet qė fillimisht tė kenė prekur kafshėt. A po bėhen kėshtu njerėzit mė tė ekspozuar ndaj viruseve tė ardhura nga kafshėt?
    Mbi 1000 shkencėtarė, mjekė dhe zyrtarė qeveritarė diskutuan mbi shkaqet dhe mjekimet e mundshme pėr SARS-in nė njė konferencė javėn e kaluar, organizuar nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė nė Kuala Lumpur. Tė paktėn 800 vetė kanė vdekur si pasojė e SARS-it. Besohet se njė lloj kafshe qė jeton nė Kinėn jugore, ia transmetoi virusin njerėzve.

    Nė Shtetet e Bashkuara, tė paktėn 84 vetė u prekėn nga njė virus i panjohur mė parė nė Hemisferėn Perėndimore: lia e majmunit. U zbulua qė ky virus ishte hasur nė fillim tek njė lloj brejtėsi nga Shtetet e Bashkuara. Kėto brejtės besohet ta kenė marrė virusin nga njė lloj miu i madh i Gambias, i importuar nga njė tregėtar kafshėsh shtėpiake.

    Shumė nga viruset qė prekin njerėzit e kanė origjinėn tek kafshėt. Shkencėtarėt po debatojnė nėse raste tė tilla janė bėrė mė tė shpeshta, apo thjesht se po zbulohen mė shpesh.

    Doktor Anthony Fauci drejton kėrkimet pėr sėmundjet infektive nė Institutet Kombėtare tė Shėndetit nė Shtetet e Bashkuara.

    “Teknologjia qė po arrin tė krahasojė viruset qė ndeshen tek kafshėt dhe tė shikojė se si ndryshon pėrbėrja e tyre molekulare me ato qė hasen tek njerėzit, na ka dhėnė mundėsinė qė tė dokumentojmė atė qė e quajmė kapėrcimin nga njėra specie nė tjetrėn. Teknologjia e para 100 vjetėve nuk e lejonte njė gjė tė tillė”.

    Por para 100 vjetėsh, nuk kishte aeroplanė qė tė ēonin njerėzit, kafshėt dhe insektet nė vende ekzotike. Tani njė sėmundje ngjitėse mund ta pėrshkojė globin nė njė ditė.

    Doktoreshė Diane Griffin e Fakultetit tė Mjekėsisė nė Universitetin John Hopkins thotė se tani jemi mė tė ekspozuar ndaj virusit.

    Para 100 vjetėsh, numri i njerėzve nė planet ishte mė i vogėl dhe askush nuk e kishte dėgjuar shprehjen “ngrohje globale”. Ndėrsa toka ngrohet gjithnjė e mė shumė, insektet, mikrobet dhe qeniet e tjera tė gjalla nga zona me klimė tė ngrohtė pėrhapen mė shumė duke mbartur viruse qė mund tė infektojnė gjallesat qė gjendeshin atje mė parė.

    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė po ngre njė sistem mbikqyrjeje globale pėr t’u kundėrpėrgjigjur ndaj viruseve tė reja.

    Kjo i ndihmoi zyrtarėt e shėndetėsisė qė ta pakėsojnė shumė ndjeshėm pėrhapjen e SARS-it, sipas doktor David Brandling-Bennet tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė.

    “SARS-i ėshtė njė shembull i asaj qė mund tė bėjmė. Sigurisht qė ka vend pėr pėrmirėsime, por me SARS-in u bė shumė mė tepėr nė shkallė ndėrkombėtare dhe u veprua mė me shpejtėsi se nė raste tė mėparshme”.

    Nė sistemin e mbikqyrjes globale bėjnė pjesė rrjete epidemiologjėsh qė mbledhin informacion, laboratore pėr tė identifikuar viruset dhe mjekė pėr tė kuruar pacientė.

    Doktor Bennett thotė se Kina jugore dhe tropiku i Afrikės nuk janė vendet e vetme qė ngjallin shqetėsim.

    Ndėrsa popullsia rritet dhe zonat urbane kanė probleme higjenike, mbeturinat mund tė krijojnė kushtet pėr disa viruse qė mund tė infektojnė brejtėsit, ose insektet qė pastaj mund tė infektojnė njerėzit. Doktor Bennett thotė se ka shanse qė kjo tė bėhet njė dukuri mė e shpeshtė.

    “Pse? Sepse po jetojmė nė njė planet mė tė populluar, ka gjithnjė e mė shumė vende ku njerėzit dhe kafshėt jetojnė bashkė, jo vetėm nė Kinėn Jugore, por edhe nė lagjet e papastra nė qytete tė gjithė botės, kėshtuqė shanset pėr pėrhapjen e agjentėve tė rinj nga kafshėt tek njerėzit dhe mes njerėzve vetė do tė rriten”.

    Por doktor Griffin thotė se jo tė gjitha viruset e reja do tė kenė forcė tė madhe infektuese.

    “Ajo qė nuk dimė plotėsisht nė lidhje me SARS-in dhe me linė e majmunit, ėshtė se sa lehtė ato mund tė transmetohen nga njė person nė tjetrin, sepse nė fakt njė gjė e tillė pėrcakton nėse ato kthehen nė njė problem tė jashtėzakonshėm, apo diēka qė mund tė frenohet”.

    Njė faktor tjetėr pėrcaktues ėshtė reagimi i komunitetit ndėrkombėtar. Nė Konferencėn Botėrore tė Shėndetit nė Kuala Lumpur, doktorėt, shkencėtarėt dhe zyrtarėt e qeverive shpresojnė tė vėnė nė zbatim pėr ndonjė epidemi tjetėr vdekjeprurėse, mėsimet e nxjerra nga SARS-i.
    Reality is wrong, dream is for real

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Nė qytetin Isaqua tė shtetit Washington, lajmi pėrhapet me shpejtėsi; 2 minuta ajėr tė pastėr pėr 1 dollar

    Por ky nuk ėshtė thjesht ajėr i pastėr, ky ėshtė oksigjen, me aromė sipas shijes sė ēdo personi. Gjithsej 16 aroma tė ndryshme. Qyteti Issaqua, i cili ka klube e birrari tė shumta, tashmė ka edhe klubin e Oksigjenit ku njerėzit shkojnė pėr tė thithur ose pirė oksigjen. Joice Adams e provoi oksigjenin dhe thotė se do tė vijė pėrsėri.

    Kur erdha kėtu, sytė mė digjnin dhe mė dhimbnin, tani dhimbja mė kaloi dhe sytė ndjehen mirė. Tė tjerė thonė se vizita tė herėpashershme nė kėtė klub me tė vėrtetė janė tė efektėshme. Pas thitjes sė oksigjenit, ata thonė se ndjehen tė shlodhur, mė energjik dhe sikur pėrtėrihen. Por shoqata amerikane e mushkrive i vė nė dyshim kėto pretendime, pasi marrja e oksigjenit nė sasi tė shumta ėshtė e dėmshme.

    Megjithatė shoqata amerikane shton se nuk ka tė dhėna pėr ndonjė rrezik nga oksigjeni nė nivele tė ulta qė pėrdoret nė klube. Pra mesazhi ėshtė KUJDES.
    Reality is wrong, dream is for real

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Shkencėtarėt njoftuan se kanė zbuluar njė gjen, pėr tė cilin thuhet se dyfishon rrezikun qė njė person tė pėsojė goditje nė zemėr, ose bllokim arteresh. Nė njė artikull tė botuar nė numrin e revistės “Nature Geneticks” nė internet, shkencėtarėt thonė se gjeni i ndryshuar u gjet nė 29 pėr qind tė pacientėve tė sėmurė me infarkt, tė cilėt u pėrfshinė nė studimin nė Islandė. Shkencėtarėt thonė se gjeni shkakton prodhimin me shumicė tė tė njė proteine tė njohur me emrin leukotrine, e cila mund tė shkaktojė bllokimin e arterieve tė gjakut. Prova tė tjera klinike tė ilaēit parandalues janė caktuar tė fillojnė nė fund tė kėtij muaji.
    Reality is wrong, dream is for real

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kush ishte nė tė vėrtetė Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 10:42
  3. Mjekėsia popullore, bestytnia e tė sėmurėve
    Nga Davius nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2007, 11:07
  4. Prof. Dr. Isuf Kalo shkruan..
    Nga Brari nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-04-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •