Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Ndërsa janë ravijëzuar pothuaj të gjithë emrat e kabinetit të ri, tre zyrtarët e lartë ende pa një vendim final

    PD: Kemi gati qeverinë e re


    N.Perndoj

    TIRANË- Partia Demokratike është drejt përfundimit të listës së emrave për formatimin e qeverisë së ardhshme me kryeministër, Sali Berishën. Ashtu siç u shpreh edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode emrat për qeverinë janë në përfundim, dhe se gjithçka do të bëhet e ditur në momentin kur Berisha do t’ia paraqesë Presidentit Alfred Moisiu. Megjithatë, pavarësisht se gjithçka duket se është në mbyllje, tre zyrtarët e lartë të kësaj partie, Bamir Topi, Jozefina Topalli dhe Ilir Rusmali nuk janë përcaktuar ende se çfarë pozicioni do të kenë në qeverisjen e ardhshme. Burime nga Partia Demokratike deklaruan dje për “Shekullin”, se të tre zyrtaret në fjalë, pritet te kenë një përfaqësim të rëndësishëm në qeveri nisur nga përgatitja e tyre profesionale, por që asnjeri prej tyre përveç lakimeve jo zyrtare nuk janë përcaktuar ende se ç’pozicion do të kenë. Kështu nënkryetari i PD-së, Bamir Topi i cili në legjislaturën e kaluar ka qënë edhe kryetar i grupit parlamentar, dhe njihet si specialist i mirë në fushën e bujqësisë, por edhe njohës i mirë i jetës parlamentare duke e vënë në diskutim përfaqësimin e tij në Ministrinë e Bujqësisë apo si Kryetar i Kuvendit. Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli e cila aktualisht ka përfunduar me sukses të gjitha marrëveshjet me ish-aleatet e PS-së, nuk dihet se çfarë pozicioni do të ketë në qeverinë e ardhshme. Topalli ka qënë dhe mbetet tepër aktive në jetën politike të PD-së, gje që është dukur qartë edhe në qëndrimet dhe deklaratat, që ajo ka dhënë në emër të PD-së, pas zgjedhjeve të 3 Korrikut. Megjithatë pozicioni i saj mbetet ende enigmë në qeverisjen e ardhshme. Sekretari për Çështjet Ligjore, Ilir Rusmali, njohës tepër i mirë i ligjeve, nuk dihet se çfarë pozicioni do të ketë në qeveri, edhe pse kohët e fundit ai është përfolur mjaft për drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ndërsa për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode nuk ka më dyshime që do të drejtojë Ministrinë e Financave, ashtu si Genc Ruli do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë. Kryetari i PD-së së Tiranës, Sokol Olldashi, deri më tani është folur se do të drejtojë Ministrinë e Brëndshme, ndërkohë që për Ministrinë e Jashtme kandidatura kryesore mbetet Sekretari për Marrëdheniet me Jashtë, Besnik Mustafaj. Ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes është vendosur të drejtohet nga kryetari i PR-së, Fatmir Mediu. Ministria e Integrimit mbetet ende në pikëpyetje në varësi të qëndrimit, që do të mbajë PDR, edhe pse zyrtarë të saj e kanë mohuar drejtimin e këtij dikasteri. Në lojë për ta është futur edhe Ministria e Arsimit. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale pritet të drejtohet nga një zyrtar i lartë i PBDNJ-së, asnjë prej deputetëve aktuale të kësaj partie.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Republikanëve do t’u jepen edhe dy zv/ministra

    Arrihet pakti PD-PR, Mediu, Ministër i Mbrojtjes

    Nevila Perndoj

    TIRANË- Nuk ka asnjë dyshim që mes Partisë Demokratike dhe asaj Republikane, është arritur marrëveshja. Kjo është dukur qartë në takimin e zhvilluar dje, mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode, homologut të tij republikan, Aleksandër Garuli dhe Nënkryetarit të PR-së, Neritan Alibali. Edhe pse asnjë prej palëve në takim, është shprehur se nuk është folur për emra ministrash, mësohet nga burime të rezervuara nga PD, se Partisë Republikane do t’i jepet Ministria e Mbrojtjes. Ky dikaster pritet të drejtohet nga Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu. Republikanët do të përfaqësohen edhe në dy poste zv/ministrash. Përfaqësimi në këtë nivel luhatet mes Minisrisë së Brëndshme ose Territorit dhe Turizmit, Transporteve apo Ministrisë së Arsimit. Mësohet gjithashtu se republikanët nuk kanë pranuar postin e zv/Kryeministrit, kërkesë kjo e trumbetuar prej kohësh nga ana e tyre, pasi këtë pozicion do ta gëzojë një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike, i cili pritet të mos mbajë portofol tjetër. Pra do të jetë zv/kryeministër pa portofol. Takimi për emrat konkret mes dy partive pritet të zhvillohet brënda kësaj jave.
    Takimi
    “Ne diskutuam thjesht për raportet në parim mes PR-së dhe PD-së dhe pozicioni i PR-së është pozicioni numër dy në këtë qeveri. Do ketë përfaqësim në ministra dhe zv/ministra më shumë sesa partitë e tjera të spektrit politik. Në këtë qeveri, PR do të trajtohet si aleati më i afërt, që do të ketë pjesëmarrje në qeveri më pranë PD-së”,- tha dje Sekretari i Përgjithshëm i PR-së, Alekandër Garuli pas takimit të zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode. Sekretari i Përgjithshëm i Republikanëve shtoi se PR ka qëndruar gjithnjë luajale dhe se si parti, ajo do ti japë prioritet pikërisht bërjes së programit katër vjeçar qeverisës. “Ajo që është më e rëndësishme në strategjinë e PR-së është se ajo do të përpiqet të jetë pjesmarrëse aktive në qeverisjen e ardhshme për të sjellë edhe ajo diçka nga vetja e saj”,- tha Garuli. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode u shfaq tepër optimist për takimin e zhvilluar. Madje, Bode bëri me dije se Partia Demokratike e ka gati përbërjen e qeverisë së ardhshme. Pritet, sipas tij, vetëm thirrja nga Presidenti Alfred Moisiu. “Ne jemi tashmë në përfundim të këtij proçesi, pra kemi formuar koalicion tonë. Tashmë presim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe presim Presidentin e Republikës, që të ngarkojë në mënyrë zyrtare Z.Berisha për të formuar kabinetin. Gjithçka është e përfunduar. Të gjitha janë caktuar. Emrat do t’i merrni vesh në dekretimin, që do t’i dërgohet Presidentit të Republikës”, - tha Bode

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    PBDNJ drejt Ministrisë së Shëndetësisë

    N. P

    TIRANË- Një tjetër marrëveshje duket se është përfunduar me sukses dje, mes Nënkryetares së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli dhe Kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Burime nga të dy partitë deklaruan dje për “Shekullin” se takimi ka përfunduar pozitivisht dhe se PBDNJ do të përfaqësohet në qeveri me një ministri që mund të jetë Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale. Burime nga PBDNJ deklaruan dje se Topalli i ka kërkuar Dules, që të jetë vete në krye të këtij dikasteri. Por mësohet se Dule nuk e ka pranuar drejtimin e këtij dikasteri. Mësohet se këtë ministri do ta drejtojë një tjetër zyrtar i lartë i PBDNJ-së, por që nuk është asnjë prej tre deputetëve të kësaj partie. Mesohet se palët kanë rënë dakort dhe se sot, pritet një takim krejtësisht formal mes Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule për të bërë publike edhe për mediat se marrëveshja mes tyre është arritur. Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli është e vetmja zyrtare e lartë e kësaj partie që ka negociuar me PBDNJ. Takimi i parë mes saj dhe Dules, është bërë menjëherë pas ftesës publike që lideri i opozitës, Sali Berisha i asdresoi kësaj partie, ndërkohe që takimet e tjera kanë qënë më konkrete, lidhur me përfaqësimin që PBDNJ do të kishte në qeverisjen e ardhshme.

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut do të drejtojë Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta

    Berisha-Dule, zyrtarizohet koalicioni

    Partia Demokratike dhe Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, kanë arritur dje një marrëveshje për bashkëqeverisjen e ardhshme. Dikasteri që do të drejtohet nga PBDNJ-ja është Ministria e Punës e Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Këtë lajm e kanë konfirmuar të dy drejtuesit e këtyre partive aleate përkatësisht Sali Berisha dhe Vangjel Dule, pas një takimi të kryer dje në mesditë në Hotel "Rogner" në Tiranë.

    Kryeministri i mazhorancës së re, Berisha, tha për gazetarët se marrëveshja shënon një garanci më shumë për respektimin e të Drejtave Themelore të Njeriut, ndërsa Dule e vlerësoi marrëveshjen si një hap të sigurtë për suksesin e qeverisjes së ardhshme si dhe reformave integruese të vendit në katër vitet e ardhshme.

    Sipas kryetarit të PD-së dhe kryeministrit të ardhshëm Berisha, "mbyllëm ciklin e negociatave që janë zhvilluar me PBDNJ-në dhe ramë dakord që të bashkëqeverisim në mandatin e ardhshëm". Në vazhdim të komentit të tij Berisha u shpreh se, "PD-ja ka shpallur si yll polar të programit të saj Liritë dhe të Drejtat e qytetarëve, në këtë kontekst liritë dhe të Drejtat e Minoritarëve". Lideri demokrat pohoi se, "e sigurova zotin Dule se qeveria e ardhshme do të zbatojë me rigorozitet Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut do të vendosë një bashkëpunim të shkëlqyer me PBDNJ-në për zbatimin e kësaj konvente". "Unë mund t'ju siguroj, tha Berisha, se duke qenë dy parti të qendrës së djathtë, bashkëpunimi ynë programor do të jetë një bashkëpunim i suksesshëm. "PBDNJ-ja angazhohet për të dhënë të gjithë kontributin e saj në qeverisjen e ardhshme në garantimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe të minoritarëve dhe në realizimin e reformave që do të kërkohen", tha Berisha.

    Siç u shpreh kreu demokrat, "ministria që do të drejtohet nga PBDNJ-ja është ajo e Punës dhe e Çështjeve Sociale dhe e Shanseve të Barabarta, sepse kjo ministri do të marrë përsipër çështjen e shanseve të barabarta që është një problem madhor për shoqërinë shqiptare".

    I pyetur nga gazetarët nëse kjo ministri do të drejtohej nga Dule, Berisha tha, se kjo mbetet në dorë të PBDNJ-së. Sipas Berishës "është në të drejtën e PBDNJ-së që të propozojë emrat e duhur për të drejtuar këtë ministri. Unë kam besim se do të sjell kandidatura shumë të mira, unë kam besim se kjo parti ka mbështetës nga njerëz shumë të kualifikuar, por se cili do të jetë personi kjo do të merret vesh më vonë".

    Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka vlerësuar shumë ftesën që Berisha i ka bërë kësaj partie për të marrë pjesë në qeveri, edhe pse koalicioni i kishte numrat e nevojshëm për të krijuar qeverinë. Sipas Dules, "në radhë të parë unë dua të them se gati ne nuk jemi të domosdoshëm për aritmetikën parlamentare, ndërkohë PD dhe Berisha kërkoi bashkëpunimin e PBDNJ-së, dhe kjo e bën edhe më vlerësues nga ne ftesën e PD-së". Ai pohoi në vazhdim se, "PBDNJ, gjithmonë në logjikën e saj të kontributit dhe duke parë në programin e qeverisjes së ardhshme, çështje të cilat edhe në programin e PBDNJ-së përbëjnë prioritet programor dhe janë prioritetet më të rëndësishme të programit qeverisës siç është integrimi europian, reformat e thella dhe të gjithanshme që do ta afronin realitetin tonë përditë e më shumë me realitetet europiane, na fusin në logjikë kontributi dhe bashkëpunimi të ngushtë të gjithanshëm për mbarëvajtjen e të gjitha sfidave politike si shoqëri. I pyetur edhe për emrin e anëtarit të ri të kabinetit Berisha nga kjo parti, Dule tha se, "në kohën e duhur do të komunikohet edhe emri që do të jetë anëtar i kabinetit".

    M.B

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    ..

    E Shtune, 30 Korrik 2005


    RADHE TE GJATA NE PD

    Partiaket e vjeter nuk duan ministra Lulezim Bashen, Majlinda Bregun dhe Genc Rulin. Berisha ne siklet se "kujt t"ia prishe e kujt t"ia ndreqe" atyre qe kane 8 vite te "uritur" per poste e pushtet

    Ajo qe nuk pritej plasi dhe ne PD. Koridoret e PD-se, parti qe tashme eshte ne pushtet, jane mbushur me njerez qe vijne e shkojne ne pritje te posteve ministrore, te nivelit te dyte dhe drejtore doganash e tatimesh. Berisha eshte ne nje siklet teper te madh, aq sa nuk di se kujt t"ia prishe e kujt t"ia ndreqe. Nje fjale e urte popullore thote se kur te vjen pushteti ,te mberrijne te mirat, por dhe te keqijat bashke me te. Pjesa e re qe ka mberritur ne PD nepermjet KOP-it e qe i dha nje imazh te ri e te besueshem ne Perendim zotit Berisha duket e tkurrur dhe nuk bezan me koridoreve, pasi kane mberritur militantet e stazhionuar 8 vjecar ne opozite. Lulezim Basha dhe Majlinda Bregu duket hapur se nuk do te gezojne poste ministrore, ndonese jane imazhi perfekt i hapjes se pare te fushates te PD-se. Lulezim Basha nje jurist i nivelit perendimor nuk do te hyje ne ministrine e Drejtesise, kurse Majlinda Bregu, per hir te xhelozive ne seline blu , nuk do te ngjitet atje ku Berisha e prezantoi para fushates. Genc Ruli i rikthyer dhe me nje autoritet te padiskutueshem ne qarqet nderkombetare ka filluar te shikoje me dylbi ministrine e Ekonomise. Ndersa figura me e plote dhe qendrore, pas Berishes, ajo e Bamir Topit ka shanse te shkoje nga kandidat per zv/kryeminister ne minister Bujqesie. Por Ministria e Bujqesise do te copetohet ne pjese te thekshme per ministrin e perjetshem te te gjitha kraheve zotin Xhuveli. Ky i fundit ka vendosur si kusht qe te marre ministrine e Mjedisit, por ti bashkengjiten edhe drejtorite e Peshkimit, ku jepen licensa anijesh dhe fonde pa limit, pa harruar edhe drejtorine e Ujerave, tamam aty ku nder vite ka bere masakren te cilen po e vuajme sot shqiptaret nga permbytjet. Edhe "avokati i lirise" , sic quhet tashme nga te gjithe zoti Spartak Ngjela, shikohet me inat nga ata qe kane qene 8 vite nder kanatat e selise blu. Pyesin "Ku ishte ky avokati ?!". Te qete dhe te blinduar jane vetem tre veta nga selia blu dhe Koalicioni i Djathte; Ritvan Bode, Jozefina Topalli dhe Fatmir Mediu. Ndersa koridoreve te selise blu enden filozofet e pasfitores deputetet Prec Zogaj dhe Ylli Pango, njeri i rikthyer kur buzeqeshi rikthimi dhe tjetri i konvertuar nga socialdemokrat ne demokratokopist.

    Selia blu nuk "fle" asnje ore. Ay ka plot njerez. Nje pjese qe endin pelhuren e merimanges per te spostuar ata qe quhet te jene fytyra e re e PD-se, ndersa te tjere, te perjetshem deputete apo me pushtet kur ishte PD me superpushtet, rrijne ne koridorin e katit te trete drejt zyres qe shkon kah lideri. Berisha, duke u munduar te jete sa me i qete dhe korrekt me aftesite dhe perkushtimin e sejcilit ka rene ne nje hall te madh qe vetem ai e di dhe asnje tjeter nuk e thote. Nga aleatet i perditshmi dhe i perhershmi ndodhet republikani. Jo Fatmiri , pasi ka nje hall familjar, te tjeret hyjne si triumfatore , duke kerkuar pjesen e tortes prej 20 per qind si parti e pare ne perqindje. Reformatoret e Pollos shume rralle duken, me sakte ndonje qe nuk eshte askushi, kurse demokristianet qe naten e fitores se 3 korrikut, pasi uruan Berishen, nuk jane pare me ne ate seli. Argumenti i tyre mbetet se kur kishte nevoje PD-ja , para 3 korrikut, erdhem dhe u munduam te kontribuonim. Tani qe ka torten per te ndare nuk vijme , pasi do te kujtojne ata qe rrijne koridoreve per pak pushtet, se " mos erdhen demokristianet per pjesen e tyre". PDK deklaroi dje se tre votat e saja do t"ia jape Berishes . Nuk jane pak ato vota nderkohe qe kerkohen vota majtas nga te djathtet !

    Berisha ka vendosur te qendroje larg njerezve qe duan pushtet te pamerituar, te cilet kane filluar te jene fiks ne ora 7 te mengjezit tek selia blu per te pritur e pershendetur liderin qe eshte kryeminister. Por ne nxitim e siper, nga moria e puneve dhe halleve qe mbulon nje lider qe behet kryeminister, harron te vleresoje edhe ata qe iu gjenden ne krah ne koalicion para 3 korrikut. Nuk jane vetem numrat qe ngrejne nje politikan apo nje parti, por pikesepari vlerat, filozofia qe mbart si dhe njerzit qe ofron per qeverisje. Natyrisht qe numrat bejne qeverine dhe pushtetin, por se pari rakordohet me ato parti qe tu gjenden perkrah ne kohe te veshtira dhe gjate zgjedhjeve. Me pas, e me nje konsensus aleatesh , drejtohesh edhe drejt numrave qe te forcojne poziten numerike.

    Selia blu eshte tejngopur me njerez qe presin pushtet. KOP-i hyne ne seli duke kaluar me veshtiresi rradhet e gjata ne koridoret e PD-se dhe kerkon te perfaqesohet ne qeveri, ashtu sic u paraqit para 3 korrikut. Prec Zogaj aty eshte perdite. Ylli Pango po se po, atje eshte .

    Njrezit presin dhe shamatohen per poste qe nuk iu takojne. Ata qe duhet te fitojne rrijne larg selise.

    Alban Mati

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Katër deputetët agrarë konfirmojnë votën e tyre për qeverinë e PD-së

    Deputetët e PAA: Të gjithë jemi me Berishën
    Prenga: Tërheqim kandidatët nga rivotimet


    --------------------------------------------------------------------------------

    Blerina Gjoka


    Katër kartonat e deputetëve agrarë, janë deklaruar dje pro qeverisë së re të PD-së. Pas deklaratave në media se, mandati i tyre është marrë dhe me ndihmën e votave të PS-së, deputetët Ymer Tola dhe Petrit Gjoni, janë rreshtuar në krah të kryetarit të partisë Lufter Xhuveli, duke premtuar votën e tyre për qeverinë e Berishës. Në emër të partisë, ka deklaruar votën unanime sekretari i Përgjithshëm i PAA-së Ndue Prenga, i cili shoqërohej dje në konferencën për shtyp dhe nga tre deputetët që presin të mandatohen në Kuvend, si përfaqësues të kësaj partie. Në kuadër të marrëveshjes me Berishën, ata tërhoqën kandidatët nga zonat ku do të rivotohet dhe e kanë lënë të lirë elektoratin të votojë, ose për PD-në, ose për PS-në.

    Vendimi
    Para se të marrë postin e ministrit të Mjedisit, Ujrave dhe Peshimit, Lufter Xhuveli nuk ka lënë asnjë dyshim për PD-në në votën e tre deputetëve të tjerë të partisë. Kjo u bë për të shuajtur zërat se Xhuveli nuk mbështetej nga grupi i deputetëve të tij. Drita jeshile për t'u futur në qeverinë e re me një post ministror, ka çuar në një unifikim të mendimit, pavarësisht bashkëpunimit që kanë pasur me PS-së gjatë fushatës elektorale të 3 korrikut. Një nga deputetët e rinj të PAA- së Petrit Gjoni, në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", ka pranuar se votat për emrin e tij kanë ardhur dhe nga simpatizantët e PS-së, si pasojë e bashkëpunimit të ngushtë në fushatë. Gjithsesi, ai dhe deputetët e tjerë, Ymer Tola dhe Pilo Kerri, përkrahën vendimin e kryesisë së partisë për të hyrë në koalicion me PD-në. Numri dy i PAA-së Prenga, tha se "të katër deputetët e PAA-së kanë këndvështrim dhe qëndrim të njëjtë politik me atë që PAA- ja ka deklaruar". Sipas tij, megjithë deklaratat e disa deputetëve, "ata asnjëherë nuk kanë patur ndonjë hezitim për të zbatuar vendimet që ne kemi marrë, aq më tepër që janë drejtues të lartë të partisë". Ish-deputeti agrar Ndue Prenga, tha se negociatat me PD-në vazhdojnë dhe po shkojnë drejt përfundimit të tyre. Ai tha se, pretendohet një ministri, por nuk është vendosur akoma.

    Tërheqja
    Unanimiteti i votave agrare të deputetëve është shoqëruar me një tjetër vendim, për të kënaqur PD-në. Kjo parti është tërhequr nga gara elektorale në zonat 2 dhe 64, ku do të rivotohet dhe ka kërkuar nga elektorati i saj, që të votojë për cilin kandidat të duan, qoftë të PS-së, qoftë të PD-së. Por, në këtë tërheqje ata kanë lënë të kuptojnë se, janë në favor të një vote për PD-në, pasi kanë bërë të qartë se janë parti e qendrës dhe se kanë vendosur të hyjnë në koalicion me demokratët. "Gara për të nxjerrë deputetë direkt me sistemin mazhoritar, nuk ka qenë objektivi ynë për fushatën që tashmë ka përfunduar, kështu që nuk ka asnjë arsye që ne të vazhdojmë më tej garën, tani që rezultati i sistemit proporcional është mbyllur",- tha Prenga, duke sqaruar vendimin. Ndërkaq sipas tij, ditën e votimeve elektorati agrar do të jetë i lirë të votojë si të dojë, pa pasur asnjë orientim nga kryesia e partisë. Agrarët në këtë moment po mendojnë për grupin parlamentar ku do të bëjnë pjesë dhe duket se, ka një përgjigje pozitive nga Vangjel Dule, për t'u bashkuar në një grup. Sipas Prengës, preferenca e bashkëpunimit ka të bëjë dhe me faktin se, dy partitë i përkasin qendrës në spektrin politik në Shqipëri. Në këtë kontekst, emri i grupit pritet të jetë i ngjashëm me grupin që këto parti kishin në sesionin e kaluar, "Grupi parlamentar i qendrës".


    Ministria e Mjedisit, Ujrave dhe Peshkimit dhe dy zv.ministra për PAA

    Një Ministri që i shkon për shtat programit të partisë dhe disa poste të dyta dhe të treta kanë nxjerrë shumë të kënaqur agrarët nga negociatat me PD-në. Megjithëse akoma nuk është deklaruar zyrtarisht, nga PD-ja mësohet se Lufter Xhuvelit i është ofruar posti i Ministrit të Mjedisit, Ujërave dhe Peshkimit. Gjithashtu burime pranë PD-së sqarojnë se për agrarët do të ketë dhe poste të dyta dhe të treta. Pritet që PAA të ketë të paktën dy zv.ministra në qeverinë e ardhshme. Nga kjo formulë agrarët, të cilët kanë qeverisur dhe me socialistët në dy mandate rrjesht, kanë dalë shumë të kënaqur dhe kanë pranuar bashkëpunimin. Kur nisën negociatat Xhuveli bëri të ditur se synimi i partisë së tij ishte futja në prioritetet e qeverisë së ardhshme e programit të partisë, program që mbështetej në bujqësinë dhe mjedisin.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Nënkryetarja e PD tha se janë aktet e para ligjore për qeverinë e re

    Topalli: Qeveria e re, negociatat janë mbyllur

    N.Perndoj

    TIRANË- Negociatat mes Partisë Demokratike dhe partive aleate janë në përfundim. Përveç reformatorëve që pritet të japin një përgjigje shumë shpejt, demokratët kanë konkluduar marrëveshjet me partitë e tjera. Mbetet vetëm firma e tyre për t’i hapur rrugë presientit Alfred Moisiu, i cili përmes këshilltarit juridik është shprehur se do të vihet në lëvizje për thirrjen e Kuvendit vetëm pas datës 10 gusht. Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, njëkohësisht edhe negociatorja kryesore me të gjithë partitë që janë ftuar për të bashkëqeverisur, deklaroi dje se realisht negociatat janë të përfunduara.” Ajo që është pozitive, është që gjatë këtyre ditëve negociatat kanë shkuar në një drejtim pozitiv. Unë e shoh koalicionin e ri të ndërtuar dhe të drejtuar nga Sali Berisha si një mundësi pozitive të jashtëzakonshme për të ofruar dhe për të realizuar ato gjëra që ne kemi premtuar gjatë fushatës elektorale. Shumë shpejt do të përfundojnë. Realisht ato janë pothuajse të përfunduara. Është një element formal që nuk do shumë kohë”, - tha dje Topalli. Në fakt, negociatat do të cilësohen krejtësisht të përfunduara vetëm kur të bihet dakord me PDR-në dhe PDK-në. Dihet tashmë që brenda PDR-së ka konflikte lidhur me pretendimet që ata kanë kundrejt përfaqësimit në qeverinë e re. Nga njëra anë është grupi zyrtar që pretendon se kryetari i PDR-së, Genc Pollo, duhet të jetë ose ministër i Jashtëm ose i Arsimit dhe nga ana tjetër janë katër deputetët e tjetër të po kësaj partie, që me sa duket, kanë pranuar ofertën e fundit të PD-së, që Pollo të jetë ministër i Integrimit, me qëllim që edhe ky grupim parlamentar të ketë përfaqësimin me dy zv-ministra. Aktualisht gjithçka ka mbetur pezull deri në qartësimin e konflikteve të brendshme, për të dalë me një qëndrim zyrtar. Ndërkohë edhe PDK-ja në anën tjetër është e pakënaqur nga negociatat. Pas deklaratës së liderit të opozitës, Sali Berisha, se PDK-së përmes negociatorëve, i janë ofruar poste të niveleve të dyta, kryetari i PDK-së, Nikoll Lesi, tërhoqi kërkesën e tij për përfaqësim të demokristianëve në qeveri. Ai bëri publike një tjetër kërkesë ku thuhej se PDK-ja kërkonte tre zv-ministra. Por për kërkesën në fjalë nga PD-ja nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare. Në selinë blu po diskutohen gjatë edhe emrat e tjerë që do të përfaqësojnë kabinetin qeveritar. Megjithatë asnjë prej emrave të përfolur nuk është zyrtarizuar publikisht. Në anën tjetër, ata po përgatiten fort për programin e 100 ditëve të qeverisjes. Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, deklaroi dje se janë gati vendimet, aktet ligjore dhe nënligjore në mënyrë që ditën e parë të qeverisë së re, ata të kenë menjëherë vendimet e gatshme për të filluar punën. ”Ne kemi përgatitur vendimet, aktet ligjore dhe nënligjore, në mënyrë që ditën e parë që miratohet qeveria në Kuvend, ne t’i kemi menjëherë këto vendime të gatshme për t’i filluar”, - tha ajo. Topalli komentoi dje edhe situatën e krijuar në vend. ”Vakuumi institucional ka sjellë jo vetëm rritjen e krimit ekonomik, jo vetëm rënien e të ardhurave në arkën e shtetit, jo vetëm kapjen dhe prekjen e dokumenteve dhe djegien e tyre në arkivat e shtetit, ky vakuum institucional ka sjellë një pasiguri në të gjitha drejtimet, megjithatë ajo që është qesharake është që se të gjitha zonat e fituara nga Partia Demokratike vetëm dy zona kanë ngelur pa u riapeluar. Diferenca në këto zona është shumë e madhe, duke filluar nga 1 mijë deri në 4 mijë vota në favor të Partisë Demokratike”, - tha ajo.

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Ministrat e rinj, lista gati më 10 gusht

    N.P

    TIRANË- Deri në datën 10 gusht, Partia Demokratike do të ketë të përfunduar përbërjen e kabinetit të ardhshëm qeveritar. Ndërsa marrëveshjet që do të nënshkruhen me aleatët do të jenë bilaterale, ku secila prej palëve do të firmosë angazhimet dhe përgjegjësitë që do të marrë me përfaqësimin në qeverinë e re. Burime nga Partia Demokratike deklaruan dje për “Shekullin” se negociatat pritet që të përfundojnë zyrtarisht me Partinë Demokrate të Re dhe me Partinë Demokristiane. Nga secila prej partive po pritet një përgjigje zyrtare, ndërkohë që me partitë e tjera ato tashmë kanë përfunduar. Kështu Partia e të Drejtave të Njeriut do të përfaqësohet në qeverinë e re me postin e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Dikasteri në fjalë nuk do të drejtohet nga asnjë prej deputetëve të PBDNJ-së, por nga një zyrtar tjetër i lartë i kësaj partie ose përfaqësues i shoqërisë civile. Edhe me partinë tjetër, atë Agrare, negociatat janë në përfundim. Pritet vetëm që marrëveshja e rënë dakord në parim të mbështetet nga strukturat e larta të kësaj partie. Partia Demokratike i ka ofruar zyrtarisht PAA-së postin e Ministrisë së Mjedisit që pritet të drejtohet nga kryetari i kësaj partie, Lufter Xhuveli. Ndërsa nga partitë e djathta, marrëveshja është përfunduar formalisht me republikanët. Këta të fundit, edhe pse kanë përfaqësimin më të madh ndër partitë aleate, kanë qenë të vetmit që nuk kanë shfaqur asnjë vështirësi gjatë negociatave. Republikanët do të drejtojnë Ministrinë e Mbrojtjes përmes kryetarit Fatmir Mediu. Ata do të përfaqësohen edhe në dy poste zv-ministrash. Partia e Bashkimit Liberal e drejtuar nga Arjan Starova, do të përfaqësohet në qeverinë e ardhshme në postin e zv-ministrit të Jashtëm, por që nuk do të drejtohet nga kryetari i saj, Arjan Starova, sepse ky i fundit do të jetë deputet dhe posti i zv-ministrit është i papajtueshëm me këtë të fundit. Ndërsa partitë e tjera aleate që lidhën marrëveshje bilaterale si PBKD-ja apo PLBDNJ-ja, do të përfaqësohen në nivele të tjera në qeverinë e re.

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Nënkryetarja e PD-së tha se ministrat do të jenë liderë në fushat ku ata do të drejtojnë

    Topalli: Qeveria, e projektuar

    “Dhjetë emrat nga PD-ja të kabinetit të ri qeveritar, do të publikohen këto ditë”

    Darina Tanushi

    TIRANË – Qeveria e re e udhëhequr nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të publikohet së shpejti, ka bërë të ditur dje nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli. Në një prononcim për mediat, Topalli tha se, megjithëse një ditë më parë u mbyll edhe marrëveshja e fundit me aleatët, ende ka diskutime për emrat e 10 figurave brenda PD-së që do të drejtojnë 10 dikasteret, përveç atij të Mbrojtjes, Arsimit, Mjedisit dhe Punës e Çështjeve Sociale. “Nuk është mbyllur akoma, është e vërtetë që me përfundimin dje të marrëveshjes së fundit të negociuar prej javësh këto ditë do të kemi edhe emrat që do të ulen në karriget e ministrive të caktuara të kabinetit të ri që është një e drejtë e kryeministrit Berisha, pavarësisht pse ai konsultohet edhe me ekipin e tij, por do të bëhen publike kur të finalizohen”, - është shprehur Topalli. Gjithsesi, tha nënkryetarja e PD-së, që është një kandidate për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, ata (figurat brenda PD-së) do të jenë liderë në fushat e tyre dhe në linjat ministrore. Ajo tha se, “do të jenë njerëzit që kanë dhënë kontributin më të madh, që kanë biografi politike, që kanë kontribut, që janë vërtet pjesa më me reputacion dhe integritet profesional”. Topalli tha se lista e emrave tashmë është projektuar dhe do të publikohet së shpejti. Nënkryetarja e PD-së, Topalli, u shpreh se qeveria me 14 ministri do të jetë funksionale dhe me shpenzime të reduktuara. "Do të ketë shkrirje të disa ministrive për një funksionim sa më të mirë, duke reduktuar kështu edhe shpenzimet, të cilat do të jenë shumë më të ulëta”.
    Nënkryetarja e PD-së, nisur edhe nga një urdhër i kryeministrit, që po lë detyrën Fatos Nano për t’i dorëzuar në zyrat e qeverisë pasardhësve nga ana e ministrave aktualë, tha se, “ndoshta është rasti i parë, sepse 1997-a ka kaluar me armë, 2001-shi ka qenë një mandat i palegjitimuar dhe i pabesuar nga shqiptarët, kështu që kjo do të ishte radha e parë që kalohet në mënyrë të butë rrotacioni i pushtetit”. Sipas saj, “nëse një merak që kanë patur ministrat këto kohët e fundit ka qenë meraku i tyre për të qepur dosjet e tyre që të mos u dilnin shifrat e tmerrshme të vjedhjeve dhe të abuzimit që ata kanë bërë, kjo po bëhet. Ajo që mua më tremb, është se në një kohë kur kanë kaluar një muaj e gjysmë nga fitorja e PD-së, i vetmi merak që ata kanë, janë tenderat që vazhdojnë të bëjnë në të gjitha ministritë”, - tha Topalli. Ajo u shpreh në një konferencë shtypi se në komunën Fier- Shegan, kryetari i komunës, Bedri Hida, nuk ka lejuar punonjësin e zyrës së gjendjes civile për t’u dhënë çertifikata qytetarëve, çertifikata të cilat ua kanë refuzuar banorëve të kësaj komune, ndërkohë që kryetari i komunës nën urdhrin e Ethem Rukës dhe të lidershipit të lartë të PS-së, ka bërë thesin e madh me çertifikata dhe i shpërndajnë nëpër shtëpi, për militantët e tyre. “Ky është një nga elemtët që kanë përdorur për zgjedhjet e 3 korrikut, të cilat asnjeherë nuk rezultuan as të liria dhe as të ndershme. Është merita e jashtëzakonshme e shqiptarëve që i dhanë PD-së fitoren. Është rast unik që një opozitë fiton zgjedhjet edhe kur ato nuk janë as të lira dhe as të ndershme, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të cënuar procesin zgjedhor në të tri zonat si në zonën 2, 64 edhe në 90”. “Ne si PD kemi angazhimin e plotë për të bërë të mundur që ky proces të jetë korrekt dhe normal dhe i bëjmë thirrje pjesës tjetër që ende mban pushtetin që të respektojë ligjin, të mos cënojë zgjedhjet, si dhe t’u japin banorëve mundësinë për të votuar”, - tha Topalli.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anëtarësuar
    07-05-2003
    Postime
    37

    A thua te jete e vertete? Topalli presion Berishës: Ministrinë e Jashtëme ose do bëj

    Topalli presion Berishës: Ministrinë e Jashtëme ose do bëj parti të re
    http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=1&lang=

    Kryeministri i ardhshëm, Sali Berisha, ditët e fundit është ballafaquar me një problem të ri të paparashikuar, të krijuar nga nënkryetarja e PD-së, zonja Jozefina Topalli, problem që përbën për Berishën një rrufe në qiell të kthjellët, duke konsideruar se marrëdhëniet mes Topallit dhe Berishës kanë qenë si një qiell i kthjellët pa asnjë re gjatë këtyre tetë viteve, që Topalli ka qenë pjesë e lidershipit të PD-së. Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e ka shokuar kryetarin e PD-së, duke i paraqitur atij një kërkesë që për nga mënyra sesi është formuar përbën ekuvalentin e një ultimatumi. Zonja Topalli i ka bërë me dije Berishës se, në rast se ajo nuk e merr postin e ministres së Jashtme në qeverinë e ardhshme (post për të cilin ditët e fundit janë rritur përsëri shanset e pretendentëve të tjerë), ajo do të largohet nga PD-ja, duke krijuar një parti të re.Presioni që vjen në këtë rast nga nënkryetarja e Partisë Demokratike duket se do të krijojë një realitet të ri në zhvillimet e brendëshme, sepse Topalli deri tani ka mbajtur një peshë të konsiderueshme në gjithë fushatën elektorale, por edhe gjatë tetë viteve kur kjo forcë politike ishte në opozitë. Për momentin, Berisha nuk mund të lejojë një përçarje të re brenda selisë blu, prandaj mundësia e vetme mbetet emërimi i saj në krye të Ministrisë së Jashtëme. Duket se arsyeja përse nuk është zgjidhur ende enigma e këtij posti, buron nga fakti se dilema nuk është zgjidhur akoma nëpër mjediset e afërta të kreut të PD-s

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •