Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Solana flet për "rrezikun nga dhuna" në Kosovë

    Qysh more edhe ky keshtu,edhe ketij i ka hy lepri ne bark vallha!


    Edhe perfaqsuesi i larte i BE, Solana flet per "rrezikun nga dhuna" ne Kosove





    BRUKSEL (19 Korrik) -Pas deklarateve per nje dhune te mundshme nga Adem Demaci, edhe Perfaqesuesi i larte i Bashkesise Evropiane, Havier Solana eshte shprehur i shqetesuar per shkak te kercenimeve me dhune te re ne Kosove. Edhe pse deklarata eshte e ashper, Solana nuk e ka saktesuar se per cfare kercenimesh e dhune behet fjale. "Sidoqofte, ai neser gjate vizites ne Prishtine do t'ua veje kete ne dijeni autoriteteve vendore kosovare. Ne qofte se do te kete dhune, atehere nuk mund te kete vleresim pozitiv te standardeve". Keshtu ka deklaruar zedhenesja e tij, Kristina Galak e cila ka nenvizuar se "dhuna, mungesa e dialogut, mangesia e mbrojtjes se pakicave - kane ndikim te madh ne analizen e standardeve, ne vleresimin e tyre pozitiv". db/db(RTK/BalkanWeb)

  2. #2
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    kujdes o shqiptar, nje kurthe e madhe eshte kah montohet per neve!

    vitet 2005 dhe 2006 jane me vendimtaret ne historine tane, keshtuqe ne duhet te jemi gjakftohte ndaj cdo provokimi qe do na behet ne keto dy vite - dhe te jeni te bindur se do na behen provokime mjaft te ashperta.

    ishalla e mrama me hajr
    shihemi n´gjykate

  3. #3
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Meqenëse jam vetëm një i pavlerë në politikë,një Forumist(se në forum dihet qe nuk ka nga politikajt tanë asnjë)po shprehi mendimin tim:
    Dhuna në Kosovë që reklamohet nga Solana,nuk është brengosja e tij por shpresa e tij,pritja e tij,suksesi i tij!Ai është njeriu kryesor që ka për detyrë nga miqt e Serbisë,që ju e dini kush janë në evropë, Kosovën ta pengojë në jetësimin e pavarësisë.Solana ishte ai që e pranoi Serbinë në tëra instancat evropiane përveq UE dhe nato,pranoj kushtetutën Serbe me Kosovën si pjesë të saj,detyroi Malin e zi të heqë dorë nga Referendumi para dy vitesh me arësyetimin se kështu pavarësohet dirrekt Kosova etj.Pra ky është Solana që tani"brengoset"dhe për t`a bërë këtë brengë që të jetësohet sa më shpejt,ai erdhi në Beograd së pari dhe pastaj do vijë dhe në Prishtinë të bisedojë me "lepujt"Kosovarë!...
    Kosova do të pavarësohet nga Solana,atëherë kur të përmbushen Standardet!
    Standardet do të përmbushen atëherë kur të ngjallen Oso Kuka,Vojo Kushi, Adem Jashari...!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    NATO, në rast nevoje në Kosovë do ndërhyjë nga Serbia

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jap de Hoop Scheffer dhe ministri i Jashtëm serbo-malazez Vuk Draskoviq kanë nënshkruar dje në Begrad marrëveshjen për linjat tokësore të komunikacionit nëpërmjet territorit të Serbisë dhe Malit të Zi të trupave të NATO-s dhe KFOR-it, në rast se ato forca do të kenë nevojë që të ndërhyjnë në rajon. Me këtë marrëveshje, siç njoftojnë media serbe, do t'u lehtësohet forcave të KFOR-it që në mënyrë të shpejtë dhe efikase të veprojnë në rast se në territorin e Kosovës përsëritet 17 marsi i vitit 2OO4.

    Ndërkaq, në një takim me kreun e Unionit serbo-malazez Svetozar Mafroviq, Scheffer ka thënë se serbët e Kosovës duhet të hyjnë në institucione. Scheffer, gjithashtu ka deklaruar dje në Beograd, se nuk përbën kërcënim për stabilitetin në Ballkan, referendumi për ndarjen e Serbisë nga Mali i Zi, pavarësisht se liderët serbë deklarojnë të kundërtën.

    Scheffer dhe Drashkoviq, vemendje të veçantë i kanë kushtuar edhe situatës në Kosovë dhe arrestimit të të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mladiq, për të cilin thuhet se fshihet në Serbi. Pikërisht dje janë parë në Nish grafite të shkruara në mbështetje të Mlladicit si: “Gjeneral Mladic, faleminderit për Srebrenicen”, “Zgjidhja e vetme, pastrimi 1OO për qind”, etj. si dhe është vizatuar kryqi i thyer nazist.

    Shekulli.com.al
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Vendndodhja
    aty-ketu
    Postime
    42
    Citim Postuar më parë nga mani
    Edhe perfaqsuesi i larte i BE, Solana flet per "rrezikun nga dhuna" ne Kosove




    Po i hap rruge Solanes baca me intervistat e tij ne gazetat serbe me analizat patriotike pro-Kosovare te tij.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    A thue a eshte keshtu se?????
    Mos me ta marre mendja me u besue fjaleve te ti????
    Dje ky tha dicka tjeter e kryetari na sjelle dicka tjeter!!!!

    Presidenti Rugova takimin me Solanën e vlerësoi mjaft të frytshëm për perspektivën e Kosovës në Evropë

    Prishtinë, 2O korrik - Presidenti i Kosvës Ibrahim Rugova takoi sot përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana me të cilin bisedoi për zvillimet aktuale në Kosovë.
    Presidenti Rugova takimin me zotin Solana e vlerësoi si mjaft të frytshëm, sidomos me mesazhin që kishte sjellë shefi i diplomacisë evropiane për perspektivën e Kosovës në Evropë.
    "Zoti Solana erdhi me mesazhin se Kosova ka perspektiven evropiane dhe Unioni Evropian është i përcaktuar që të realizohet procesi i Selanikut që ka filluar - për Ilirinë perëndimore, pra Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit dhe ky është determinimi ynë", u shpreh pas takimit Presidenti Rugova.
    Ndërkaq gjendjen e përgjithshme dhe atë të sigurisë, Presidenti e vlerësoi stabile, ndërkohë tha po bëhen përpjekje për vlerësimin e progresit, të cilin do ta bëjë ambasadori Kai Aide.
    "Mendoj se ky vlerësim do të jetë pozitiv që të hapet perspektiva për të biseduar për të ardhmen e Kosovës që është pavarësia, e cila është rruga ndërkombëtare, ndërsa unë vazhdimisht e theksoj se një njohje direkte e pavarësisë nga SHBA të dhe Unioni Evropian do të ishte më e shëndetshme, më e mirë dhe më efikase që do ta pranonin edhe fqinjët tanë. Pra një Kosovë e integruar në Unionin Evropian, nëNATO dhe në miqësi permanente me SHBA-të", nënvizoi Presidenti Rugova.
    Ndërkaq Havier Solana nuk u prononcua për media.
    Një takim të veçantë me Havier Solanën e zhvilloi edhe kryeministri Bajram Kosumi, ku është diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës, decentralizimin dhe përmbushjen e sttandardeve./QIK/

    .................................................. .

    Solana kerkon fillimin e menjehershem te procesit te decentralizimit



    PRISHTINE (20 Korrik) -Perfaqesuesi i Larte i Bashkimit Evropian per Politike te Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, kerkoi sot fillim te menjehershem te procesit te decentralizimit dhe angazhim te vazhdueshem ne permbushjen e standardeve. Pas takimeve ne Prishtine me presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi, lideret e dy forcave opozitare, Hashim Thacin dhe Veton Surroin, si dhe perfaqesuesit e pakices serbe ne Kosove, Solana rikonfirmoi mbeshtetjen e plote te Bashkimit Evropian dhe perspektiven evropiane te Kosoves. Solana, u shpreh se eshte i zhgenjyer me ngadalesimin e procesit te reformes se pushtetit lokal, dhe kerkoi nga lidershipi i vendit, te fillojne urgjentisht me zbatimin e pilot-projekteve. Gjate konferences me gazetare ne fund te vizites se tij, Solana, permblodhi shkurt mesazhet qe u kishte percjelle autoriteteve ne Beograd dhe atyre te Kosoves ne Prishtine. "U kam thene lidereve serbe ne Beograd se perfaqesuesit e serbeve te ketushem duhet te marrin pjese ne institucionet e Kosoves. Sic e dini, kete qendrim kam mbajtur qe ne fillim, kurse, lidereve ne Prishtine u thashe se procesi i standardeve, procesi i decentralizimit dhe ne kete kuader, pilot-projektet, nuk mund te mbeten keshtu te ngadalesuara". Ai kerkoi qe serbet e Kosoves te perfitojne se paku dy pilot projekte qe ne fillim te decentralizimit, por shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, i cili ishte po ashtu ne kete konference, tha se fjala ishte per se paku dy zona kadastrale ne nje pilot-projekt, sic kane kerkuar perfaqesuesit serbe. "Ai i ka nxitur institucionet e Kosoves qe te pranojne te pakten dy zona kadastrave ne pilot-projekt". Perfaqesuesi i Larte i Bashkimit Evropian per Politike te Jashtme dhe Siguri eshte takuar fillimisht me presidentin Ibrahim Rugova. Solana ka takuar me pas edhe udheheqesit e dy forcave opozitare, Hashim Thacin e Partise Demokratike dhe Veton Surroin e Partise Ora. Thaci u shpreh se kishin diskutuar per paralizen e institucioneve demokratike ne Kosove, kurse, Veton Surroi pas takimit deklaroi se ORA, si grup parlamentar, ka paraqitur pozicionin qe ka te beje me ndertimin e marreveshjes, konsensusit ne shoqeri. Ne anen tjeter, perfaqesuesit e Listes serbe per Kosoven, deklaruan perfundimisht se nuk do te hyjne ne institucione. Oliver Ivanovic theksoi se Beogradi tashme e ka pasur kete qendrim dhe ata kane pasur nje takim te nivelit me te larte shteteror, dhe se e respektojne kete vendim. em/em(RTK/Balkanweb)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga njani
    Po i hap rruge Solanes baca me intervistat e tij ne gazetat serbe me analizat patriotike pro-Kosovare te tij.
    Nostradamus Ademi!


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Shefi i politikës së jashtme në BE, gjatë qëndrimit në Kosovë, është takuar me gjithë liderët shqiptarë dhe serbë

    Solana në Prishtinë, i zhgënjyer me decentralizimin


    Shekulli

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, kërkoi dje fillim të menjëhershëm të procesit të decentralizimit dhe angazhim të vazhdueshëm në përmbushjen e standarteve. Pas takimeve në Prishtinë me presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi, liderët e dy forcave opozitare, Hashim Thaçin dhe Veton Surroin, si dhe përfaqësuesit e pakicës serbe në Kosovë, Solana rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, tha dje në Prishtinë se është i zhgënjyer me ngadalësimin e procesit të reformës së pushtetit lokal, dhe kërkoi nga lidershipi i vendit, të fillojnë urgjentisht me zbatimin e pilot-projekteve. Gjatë konferencës me gazetarët, në fund të vizitës së tij, Solana, përmblodhi shkurt mesazhet që u kishte përcjellë autoriteteve në Beograd dhe atyre të Kosovës në Prishtinë. “U kam thënë liderëve serbë në Beograd, se përfaqësuesit e serbëve të këtushëm, duhet të marrin pjesë në institucionet e Kosovës. Siç e dini, këtë qëndrim kam mbajtur që në fillim. Kurse, liderëve në Prishtinë u thashë se procesi i standarteve, procesi i decentralizimit dhe në këtë kuadër, projektet-pilot, nuk mund të mbeten kështu të ngadalësuara”. Ai kërkoi që serbët e Kosovës të përfitojnë së paku dy projekte-pilot, që në fillim të decentralizimit, por shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, i cili ishte po ashtu, në këtë konferencë, tha se fjala ishte për së paku dy zona kadastrale, në një pilot-projekt, siç kanë kërkuar përfaqësuesit serbë.
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, është takuar fillimisht me presidentin Ibrahim Rugova. Ky i fundit, tha se Solana i kishte konfirmuar vazhdimësinë e Samitit të Selanikut, që nënkupton vazhdimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës. “E njoftova për gjendjen që në përgjithësi e kemi të qëndrueshme, për përpjekjet që po bëjmë për vlerësimin e progresit, i cili do të përfundohet nga zoti Eide, dhe që mendoj se do të jetë pozitiv, në mënyrë që të hapet perspektiva e bisedimeve për statusin final, pra për pavarësinë”. Kurse kryeministri Bajram Kosumi, pranoi se decentralizimi është ngadalësuar, por për këtë, ai fajësoi mungesën e transparencës nga qeveria e mëparshme dhe Këshilli i Evropës. “Në këtë projekt, nuk ka pasur transparencë të duhur prej të gjitha qeverive që kanë punuar në të, dhe as prej Këshillit të Evropës, dhe qeveria ime tashmë, është dashur të ballafaqohet me të gjitha këto probleme, dhe me ato praktike, siç është gjetja e njerëzve të besueshëm, të cilët do të jenë pjesë e këtyre Asambleve komunale. Por, të gjitha këto punë janë kryer dhe unë pres që brenda dy ose tri ditëve, të fillohet me hapat e parë në këtë drejtim”.
    Solana ka takuar më pas edhe udhëheqësit e dy forcave opozitare, Hashim Thaçin e Partisë Demokratike dhe Veton Surroin e Partisë “Ora”. Thaçi tha se kishin diskutuar, siç u shpreh, për paralizën e institucioneve demokratike në Kosovë. “Ne si Parti Demokratike dhe si opozitë, kërkuam vazhdimin e rolit aktiv dhe shumë domethënës edhe të zotit Solana edhe të Bashkimit Evropian, në mënyrë që t’i zbatojmë standartet dhe të kemi një vlerësim pozitiv, e jo që populli i Kosovës të mbetet viktimë e kësaj qeverisjeje”. Kurse, Veton Surroi, pas takimit, tha se ORA, si grup parlamentar, ka paraqitur pozicionin që ka të bëjë me ndërtimin e marrëveshjes, e të konsensusit në shoqëri. “I kemi ofruar kësaj qeverie ide për ekonomi, edhe ide për decentralizim, por për fat të keq, nuk po shoh se ato ide po i shërbejnë dikujt”, tha Surroi. Në anën tjetër, përfaqësuesit e Listës serbe për Kosovën, deklaruan përfundimisht se, nuk do të hyjnë në institucione. Oliver Ivanoviq tha se Beogradi tashmë e ka pasur këtë qëndrim dhe ata kanë pasur një takim të nivelit më të lartë shtetëror, dhe se e respektojnë këtë vendim. “Beogradi merr përgjegjësinë për tërë atë që do të ndodhë këtu. Kjo e lehtëson pozicionin tonë dhe ne jemi këtu që të ndihmojmë popullin për të qëndruar në këtë vend”,- tha Ivanoviq. Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, para vizitës në Prishtinë ka qëndruar në Beograd, ku ka biseduar me përfaqësuesit më të lartë të këtij vendi.




    21/07/2005
    KATEGORIA: Kosove

  9. #9
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga njani
    Po i hap rruge Solanes baca me intervistat e tij ne gazetat serbe me analizat patriotike pro-Kosovare te tij.
    Meqenëse baca Adem ,nga kosovarët konsiderohet totalisht i pavlerë i kaluar dhe i çmendur,pse duhet të brengoset e tërë evropa e bashkuar(Solana përfaqson tërë Evropën,ai nuk është vetëm një individ) për fjalët e një të çmenduri që në vendin e tij(Kosovë) nuk e dëgjon askushi!
    Apo mos evropa vet, e tëra është e çmendur që e dëgjon këte "matuf"?
    Këtu diçka ka,"ose sopata është e thyer nga tehu,ose druri është më i fortë se sopata!"...Se të kërkosh trupa shtesë për një vend me 8 mijë Km2 sa është Kosova aktualisht,nuk është e arësyeshme dhe joshqetësuese,kur veq janë 20 mijë të vendosur!
    Tundni kokat ju lutem se më duket që mjaft patën shqiptarët e Kosovës eufori politike me politikajt "jo të çmendur"!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Meqenëse baca Adem ,nga kosovarët konsiderohet totalisht i pavlerë i kaluar dhe i çmendur,pse duhet të brengoset e tërë evropa e bashkuar(Solana përfaqson tërë Evropën,ai nuk është vetëm një individ) për fjalët e një të çmenduri që në vendin e tij(Kosovë) nuk e dëgjon askushi!
    .......
    Me duhet me te permiresue pak:
    Solana me fjale te tjera e perfaqeson Serbin!
    Prandaj,lidhi pak gjerat!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Solana: Kosova ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 09:55
  3. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  4. Në Kosovë nuk ka konflikt fetar
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 13:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •