Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ne Shqiperi fituan Berisha dhe Helenizmi

    Ne Shqiperi fituan Berisha dhe Helenizmi

    E Shtune, 23 Korrik 2005


    E perditshmja greke "Kathimerini", ne nje shkrim te saj, shprehet se fitues i pare i zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi eshte Sali Berisha, ndersa i dyti helenizmi. Ne nje shkrim te Stavros Lygeros, thuhet se rezultatet zyrtare te zgjedhjeve nuk jane njoftuar, por qe tani eshte e qarte se kane dy fitues prej tyre. "I pari eshte lideri i Partise Demokratike Sali Berisha, i cili do te marre pushtetin pas disa ditesh. Dhe megjithese mund te tingelloje paradoksale, fituesi i dyte eshte helenizmi", thote e perditshmja. Sipas saj, per here te pare politikanet shqiptare, shpesh me retorike antigreke, flasin me tone pro-greke.

    "Sali Berisha, i mirenjohur per te kaluaren e tij antigreke, ka ndryshuar radikalisht pikepamjen e tij mbi Greqine dhe minoritetin grek ne Shqiperi, gjate viteve te shkuara", shkruan e perditshmja, duke shtuar se kthimi 180 grade i kryetarit te Partise Demokratike eshte rezultat i perpjekjeve te diplomateve helene ne Tirane.

    Gjithashtu, "Kathimerini" permend si nje sukses edhe rezultatin elektoral te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, qe nga 2,56 % te votave, kur garonte se bashku me Partine Socialiste, tashme arriti te merrte 4,3 % te votave.

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anëtarësuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    Si me grekun, edhe me te tjeret rrotull Shqiperia duhet te kete mardhenie te fqinjesise se mire, por paresore mbeten mardheniet me Ameriken dhe BE.
    Sala viziten e pare si kryeminister ta beje ne Bruksel dhe Washington. Po qe se intenerarin per keto qendra do ta zgjedhe nepermjet Athines, ka per t'i dale rruge e gjate e veshtire qe te arrije ne destinacion.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anëtarësuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    kurse une them qe viziten e pare si kryeminister duhet ta beje ne Kosove, te dyten ne Shba, pastaj ne greqi per punen e imigranteve. Kosova eshte dhe duhet te jete prioritet per cdo albanez qe ka rruzulli toksor.
    Me vjen tja bej puf nga inati kur lexoj jo roline e greqise si negociator per zgjidhjen e problemit te kosoves etj etj. Tallen jevgjit e evropes me nji komb si ne, me fatet tona. Ptuh maskarallik..deri dje pardje po i mbaninm me buke. Nejse keshtu e do politika tani, ti rrahesh shpatullat dhe atij qe eshte per ti q..re motren she sorrollopin

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Viziten e pare Berisha duhet tu a beje atyre brek grisurve an e mban vendit qe i bënë mu.në thas-bidonave e shukave me para te Nano Mafisë e votuan PD-ne..

    Ata jan heronjte e vertete..

    Ne Kosove nuk ka nevoj te shkoj tani per tani Berisha sepse nuk eshte i qarte per situaten atje dhe ne vend te vej vetulla mund tu nxjerri syte atyre qe drejtojne Kosoven..

    Berisha tani duhet te luftoje te marre maksimumin e mandateve ne zonat qe diskutohen.. pastaj ta bej grusht celiku Koalicionin me te cilin qe ne fushate.. .. e pastaj te perpiloje listat me kandidate zyrtare te ndershem qe do drejtojne vendin.. dhe kur te dorzoje Nanua celsat (te cilat me cduken bathet ska ndermend ti dorzoje) ai te filloje punen seriozisht ..

    Berisha duhet te bej kujdes me Lesin..
    Lesi e mbeshteti totalisht dhe vuri kryet ne rrezik si askush tjeter ne betejen kunder Sheikut nga Lunxheria tos Ko-qëndrorasit te Dull nas-Mizit..

    Kurse Tritani me shok priten nga do fryj era.. e 3 korrikut..
    Kurse Xhuvja ishte me hanxhar ne dor gjat 8 viteve kunder Pd-se sikurse Neritani e Milo kalopaskali.

    Natyrisht do ket diplomaci e fleksibilitet per te siguruar nje front te gjere por dhe principet kan rendesi..

    Nejse se po grim kot sallat se sna degjon njeri c'themi ne ketu.

    Sa per Ameriken.. pret ajo..
    Ti veri punet brenda ne vije Berisha se pastaj dhe ameriken e ka ne xhep.. se deri tani ajo amerika po e mban te fort xhambazin Nano..

    Cthot mo ajo Raisa e Ambasades.. ju sheruan kallot nga gersheret qe ja mbante Nanos gjat fushates..
    U lodh e shkreta.. e vate puna dem..

    Te jem si Berisha puna pare ate kerkoj.. largimin e Ambasadores amerikane si person non grata.. per perkrahjen flagrante te paftyre qe i ka bere Ajo dhe paraardhesit e saje (perjashto Rajersonin) MAFIEs KANIBAle me nick "socialiste"..

    Miq te rremë nuk i duhen kti Populli te mjere..

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    Jane percjellur, sepse komshi Serbin,Grekun e Italianin kemi.
    Eshte shume normale qe te shkoje ne Greqi. Ne duhet te shqetesohemi nese shkon dhe nuk rregullon asgje, nese emigrantet tane atje keqtrajtohen e perzihen kur te doje Greqia, nese i jep Greqise monopolin e bizneseve ne Shqiperi, (ne maredheniet afatgjata nese nuk behet diçka per Çamet megjithese eshte e veshtire) etj. etj.
    Ne nuk mund te izolohemi serish si ne Komunizem. Keta jane fqinjet tane, me keta duhet te meremi vesh. Patjeter qe nuk duhen harruar superfuqite.
    Nga ana tjeter nga keta duhet dhe te mbrohemi. Duhet dhe ta ngreme zerin per padrejtesite. Duhet t'ia bejme te ditur BE-se qe Greqia si i vetmi vend i BE-se ne Ballkan po vjedh fondet e saj kushtuar vendeve kandidate, (rolin e ngarkuar nga BE-ja ne Ballkan po e perdor per interesat vetiake, deri ketu ska gje te keqe, por ne dem te vendeve si Shqiperia). Shtimi si kerpudhat pas shiut i Bankave Greke ne rajon nuk eshte aspak rastesi.

    E ke thene shumë me vend, bravo !

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga bledi gjokaj
    Albo

    Konkluzioni jote nuk eshte real

    Berisha kur erdhi ne pushtet erdhi me petkun amerikan e me partner te forte ne Germani te kristjan demokratet e Konservatoret anglez qe i mernin pjes dhe ne mitingjet e tij e ishin ne pushtet.

    Ndoshta je i ri e se mban mend ate kohe.

    Sa morri Sala pushtetin pati nje perplasje me Italianet

    Italianet donin te mbanin ne shqiperi ne baze ne Durres ku ushtaret italian ishin pas operacjonit per shperndarjen e ndihmave ne 1991-1992 , nga qe ne shqiperi as ushtria e asnje tjeter nuk e bente dote kete nga kriza e njerezit qene ne varferi e kishin tendencen te mirnin cdo gje.

    Sali firmosi ikjen e turpave italiane, te cilet u zemeruan shume qofte ne planin diplomatik se donin te rinin, hariten derisa shkateruan dhe pllakat qe kishin vene ne baze nga inati.

    E nuk e beri se qe anti italian apo progrek po se qe Shqiptar e keshtu e donin interesat e shqiperise.
    Kujtoj ketu ca lidhje korruptive te politikave te majt italian me ata shqiptar qe ishin krijuar ne ate kohe remuje kur behej para lehte.

    Keshtu nuk eshte i vertete ajo qe the.

    Sala nuk eshte preh e politikave ballkanike qe shqiperia duhet te zgjedh midis Italise-Greqise --apo Turqise.
    Kjo eshte nje politike perpiqet te diktohet nga ato vende ne konkurence me njera tjeteren, po politikanet me mend shqiptar nuk duhen te bien ne kete vogelsira ballkanike.

    Politika eshte shume me e gjere se sa ky trekendesh, e mundesite e saj e shtete shume te fuqishme me interesa ne rajon se sa keto ballkanike e italia te harxhosh kohen me ata.

    Bile ne kemi pasur suksese nga dalja mbi kete politike, e kemi pasur fitime te medha, bile me superfuqine e vetme Ameriken pastaj Angline Gjermanine e me rradhe shume vende te fuqishme globalisht.

    Trekendeshi i rajonit secili ka interesat e tij e pretendimet e tij per shqiperine---ne do bejme politik me secilin--e nuk jemi te varrur nga asnjeri nga ata---e SKEMI PSE SHOHIM VETEN NE MES TYRE---QE DO ZGJEDHIM NJERIN APO TJETRIN---si ne kohen e pare ku shqiperia qe ne tepsi ku fqinjet secili donte te merrte nje pjese.

    Do kemi mardhenje te mira me secilin ne Europen e Bashkuar po nuk jemi ne dore te asnjerit, e kemi aleanca shume me te medhaja, e vende miq shume me te forte se keto komshinjt.

    NQS DO ZGJEDHIM DICKA ----KETO DO JENE INTERESAT E SHQIPERISE

    Mardheniet mund te levizin sipas keture interesave nje here me shume e nje here me pake sipas ketyre interesave.
    Deri dikun ashtu është..
    Nese e shofim më larg historin, italianët që nga ikja e turqis më 1912 kishin preokupimin e parë që çelsin e Adriatikut, pra Otrantin ta mbaje ajo e jo greqia....pra ne një mënyrë ka dashur qe ti ndihmoje shqipëtart që të mos vijn ruset permes ortodoksizmit grek. Tek e fundit kjo është via e Vtikanit të cilen e zbaton italia.
    E mua s'më vjen mirë që z. Berisha udhton ne Athinë para se të udhtoje në Romë sepse italianet do na qellojn keq dhe aty ku dhemb shumë....
    nesze kete e ben kryeministri i posazgjidhur atëhere ai e ben përe të keqën e shqiperisë...ose pritne fluksin e dyt kur italia do na ktheje shpinen ne do ti kemi punet edhe më keqë se më 1997-ten.

    më falni se e zgjata.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    O albo or toc po ku merr vesh per politike me, ma mbush forumin me shkrime qe sjane te tuat e as je ke idene per ca bohet fjale. Ti me duket s' perponon asgje e ke trurin te ngrire, asfalt bardhe e zi krejt. Nuk arrij ta besoj se si ti ju perparesi Komshijeve tane, qe historikisht nuk na e kane dashur te miren. Po cfare ifluence ka greqia apo italia ne arenen boterore te politikes. Ata thjesht mund te na perzien ne Shqiptareve se me tej nuk arrijne dot ata. U pa shume qarte kush e organizoi ,97, dhe pse u perdor, dhe cfare qendrimesh keto fqinjet tane mbajten. Po ku di ti se c'eshte patriotizmi, me duket se ta dhane naj karte jeshile andej nga greqia. Lexoje me vemendje shrimin numer, 9 apo 10. Aty i gjen te tere pergjigjet e shkrimit tend. Sala nuk erdhi ne pushtet ne Shqiperi sepse fitoi Berluskoni ne Itali apo ai Karamilisi ne Greqi, ai ne erdhi ne pushtet pasi dikush me influence me te madhe se keto te dyja e ndihmuan Salen.
    1. Amerika
    2. Brukseli
    Amerika sepse Berisha eshte i vetmi politikan shqiptar qe eshte thirrur ne shpi te bardhe, si nga bush(senior), apo dhe nga Klintoni. Biles ai eshte thirrur ne texas nga bushi i sotem ne ate kohe guvernator i Texas.
    Brukseli sepse te siguroj, qe ishte lodhur me faxet apo informatat qe shkoshin cdo 6 muaj se si nano orkestronte korrupsjonin ne Shqiperi.
    Sic e kam thene me perpara Berisha kesaj radhe, ka me vehte, njerez qe jane te edukuar ne univesitetet me te mira te perendimit, sic e kane emrin ne Shqiperi komiteti i orientimit te politikave. Sala nuk do shkoje ne greqi qe ti servlisoset , papadhoqeve apo efendikove, ai do tju kerkoje atyre qe emigrantet tane, te mos abuzohen, persekutohen, ne pune rruge shkolla apo burgje, por qe tju njihen me shume te drejta. Shpresojme qe Sala ta ktheje Shqiperine ne vend investimesh, te sigurte, apo me prosperitet qe te gjithe ne te kthehemi nje dite e te punojme per vendin tone. Kur ai te arrije ate shpresojme qe njerez si puna juaj albo te kene ndryshuar mentalitet, te jene pjekur pak, perndryshe te mos i pranoje te kthehen mbrapa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mateo : 02-08-2005 më 14:34
    mateo

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Vizita e rektorit Bexheti në Austri kurorëzohet me sukses
    Nga refik në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 07:32
  2. Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Vizita e kreut të opozitës Rama në Amerikë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-01-2006, 18:24
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Vizita sekrete e Çe Guevarës në Shqipëri
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 16:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •