Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kapen vrasėsit e Behar Kastratit

    RD

    --


    Akt terrorist tre ditė pas pėrfundimit tė zgjedhjeve.

    Policia, tėrėsisht inekzistente


    Zhduket kryetari i PD Has, Behar Kastrati


    Ėshtė zhdukur qė prej mbrėmjes sė djeshme kreu i Partisė Demokratike nė Has dhe drejtuesi i shtabit elektoral tė kandidatit pėr deputet Jemin Gjana, Behar Kastrati. Rrėmbimi i Kastratit ka ndodhur pas orės 22.30. Deri nė kėtė orė mėsohet se Kastrati ka qenė duke ndjekur nė lokal intervistėn e dhėnė nga kryetari i PD, Sali Berisha, nė televizionin "Klan". Sipas familjarėve, pas kėsaj ore nuk ėshtė mėsuar mė asgjė pėr Kastratin. Pėr kreun e PD tė Hasit nuk kanė informacion as punonjėsit e spitalit tė qytetit. Lajmi pėr zhdukjen e Kastratit ėshtė bėrė i ditur nga zėdhėnėsi i fushatės sė Partisė Demokratike, Lulzim Basha, i cili gjatė njė konference pėr shtyp u shpreh se nė vendin e rrėmbimit tė kreut demokrat tė Hasit janė gjetur ēelėsat e makinės dhe shtėpisė. Duke theksuar se Kastrati nuk ka asnjė precedent penal dhe asnjė hasmėri, Basha ka akuzuar forcat e policisė sė kėtij qyteti pėr neglizhencė tė punės sė saj pėr gjetjen e kreut tė Partisė Demokratike tė kėtij qyteti. Ndėrkaq burime nga policia e Hasit shprehen se kanė nisur hetimet, por nuk bėjnė tė ditur pistat nė tė cilat po hetohet.


    Policia, indiferente


    Uniformat blu tė policisė sė Hasit, pas denoncimit tė bėrė nga familjarėt e Kastratit, thuajse nuk kanė reaguar fare. Familjarėt kanė protestuar pėr kėtė zvarritje tė hetimeve dhe gjetjen e familjarit tė tyre, por gjithēka ka hasur nė veshin e shurdhėr, deri nė mėngjesin e ditės sė djeshme. Sipas zėdhėnėsit tė fushatės sė PD, Basha, janė lajmėruar menjėherė tė gjitha institucionet e larta shtetėrore, pėrfshi edhe Presidentin e Republikės.

    Sipas Ibrajt, policia menjėherė pasi ka marrė tė dhėnat e nevojshme nga familjarėt e Kastratit, tė cilėt kanė depozituar njė denoncim pėr zhdukjen e tij si dhe nga tė gjithė dėshmitarėt e mundshėm, ka filluar hetimet. Ibraj u shpreh se pėr zhdukjen e kreut demokrat tė Hasit janė vėnė nė dijeni drejtuesi i Qarkut tė Kukėsit, Asllan Ndoka, dhe kryebashkiaku i Hasit, Bardhyl Peka. Por sipas familjarėve tė Kastratit, kėto veprime tė policisė janė marrė me shumė vonesė dhe vetėm pasi ėshtė lajmėruar PD, e cila e ka vėnė alarmin nė tė gjitha institucionet shtetėrore. Nuk ėshtė rasti i parė gjatė kėtyre zgjedhjeve qė policia bėn veshin e shurdhėr ndaj dy ngjarjeve mjaft tė rėnda qė kanė ndodhur. Edhe nė vrasjen e komisionerit republikan, Learton Vathi, policia, megjithėse gjendej shumė pranė atentatorit tė Vathit, nuk ka reaguar. Ndėrsa mė pas, Ministria e Rendit reagoi pėrmes njė komunikate pėr shtyp ku mashtronte dhe deklaronte se vrasja ishte kryer pėr motive ordinere. Vetėm pas zbardhjes sė plotė tė vrasjes nga kandidati pėr deputet i PD nė kėtė zonė tė Tiranės, Edi Paloka, policia reagoi duke ndryshuar njoftimin e dhėnė mė parė pėr mediat lidhur me kėtė vrasje.


    Moisiu kėrkon reagim tė menjėhershėm tė SHISH dhe policisė


    Sipas njė njoftimi pėr shtyp, Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, thirri dje nė njė takim Shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė, Gjeneral Lejtnant Pėllumb Qazimi, Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, drejtues Bajram Ibraj, Prokurorin e Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, dhe Drejtorin e SHISH-it, Bahri Shaqiri.

    Biseda e zhvilluar me kėtė rast trajtoi ēėshtje tė masave kundėr kėrcėnimeve tė mundshme terroriste, pas aktit tė djeshėm barbar nė Londėr. Por sipas burimeve mediatike, kreu i shtetit ka kėrkuar reagimin e menjėhershėm tė SHISH dhe tė policisė, pėr tė bėrė tė mundur lirimin e Kastratit. Reagimi i Moisiut ka ardhur edhe pas njoftimeve qė kanė mbėrritur nė Presidencė nga selia e PD. Njoftime nga Hasi bėnė tė ditur dje se kanė mbėrritur nė qytet edhe oficerė nga SHISH dhe policia.


    Gjendje e tensionur nė Has


    Situata ka qenė mjaft e tensionuar dje nė qytetin e Hsait. Me qindra e mijėra banorė jaė mbledhur para Bashkisė sė kėtij qyteti, duke kėrkuar reagimin e institucioneve shtetėrore pėr lirimin e menjėhershėm tė kreut tė Partisė Demokratike nė Has dhe drejtuesit tė shtabit elektoral tė kandidatit pėr deputet Jemin Gjana, doktor Behar Kastratit. Motivet e kėtij rrėmbimi nuk kanė asnjė pistė personale, pasi Kastrati nuk ka pasur asnjė lloj konflikti apo hasmėrie.





    ---------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    misteri i zhdukjes
    denoncimi

    PD denoncon te Moisiu humbjen misterioze tė kryetarit tė PD-sė, Has


    PD akuza policisė pėr zhdukjen e Behar Kastratit



    Bledar Hoti
    Kryetari i PD-sė sė Hasit, njėkohėsisht shef i shtabit tė fushatės elektorale tė Jemin Gjanės, Behar Kastrati, ėshtė zhdukur mbrėmjen e sė enjtes pa lėnė gjurmė.

    I menjėhershėm ka qenė reagimi zyrtar i Partisė Demokratike, e cila ka fajėsuar policinė pėr ndėrhyrje me vonesė nė kėrkimin e zyrtarit demokrat. Zėdhėnėsi i Partisė Demokratike, Lulzim Basha, ka denoncuar dje zhdukjen e kryetarit tė PD-sė sė Hasit, Behar Kastrati. Sipas Bashės “mesnatėn e njė nate mė parė, persona tė panjohur kanė rrėmbyer nė afėrsi tė shtėpisė sė tij, kryetarin e Partisė Demokratike tė Hasit dhe drejtuesin kryesor tė fushatės elektorale pėr deputetin, Jemin Gjana, doktor Behar Kastratin”. Po sipas zėdhėnėsit tė PD-sė, nė vendin e ngjarjes dje janė gjetur ēelėsat e shtėpisė sė tij. Megjithėse policia e Hasit ėshtė njoftuar, tha Basha, ajo nuk ka bėrė asgjė pėr tė nisur hetimin. “Doktor Behar Kastrati ėshtė njė nga personat mė tė nderuar dhe njė mjek i pėrkushtuar dhe i respektuar i komunitetit”, ka theksuar Basha. Gjithashtu ai ka deklaruar se “Partia Demokratike ka njoftuar edhe Presidentin e Republikės, Alfred Moisiu, pėr kėtė akt kriminal dhe kėrkojmė ndėrhyrjen urgjente tė shtetit”. Zėdhėnėsi i Partisė Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza tė forta dhe ndaj policisė sė shtetit pėr tė cilėt ka thėnė se janė treguar indiferentė dhe kjo indiferencė e policisė, sipas Bashės, hedh hije tė forta mbi kėtė akt. Drejtuesit e policisė e kanė hedhur poshtė deklaratėn e bėrė nga zėdhėnėsi i PD-sė se “strukturat e policisė janė njoftuar dhe nuk kanė nisur hetimet”. Ibraj tha se kjo nuk ėshtė e vėrtetė dhe u ka kėrkuar aktorėve tė politikės shqiptare qė tė mos pėrpiqen tė hedhin baltė mbi punėn e policisė sė shtetit, e cila ėshtė i pari institucion i shtetit shqiptar qė sapo ka marrė njė certifikatė tė pakundėrshtueshme dhe krejtėsisht pozitive pėr qėndrimin ligjor dhe tė depolitizuar gjatė procesit zgjedhor tė 3 korrikut”. Ndėrkohė burime zyrtare tė Ministrisė sė Rendit pohuan se krahas policisė lokale, ngjarjen ėshtė duke e hetuar edhe njė grup special i Drejtorisė sė Luftės kundėr Akteve terroriste dhe Krimeve tė hapura. Menjėherė nė drejtim tė Krumės, vendit ku ka ndodhur rrėmbimi i shtetasit Behar Kastrati, ėshtė nisur edhe vetė drejtori i kėsaj drejtorie, Rebani Jaupaj, i cili do tė drejtojė hetimet speciale lidhur me kėtė ngjarje tė rėndė



    Shokėt: Ēdo pasdite mblidheshim pėr tė luajtur futboll
    Behari, mjeku nė krye tė demokratėve hasianė

    HAS- Qyteti i vogėl i Krumės e ka pėrcaktuar si njė ndėr njerėzit mė tė dashur dhe tė respektuar. Tipi i tij i qeshur, sportiv e gjithmonė me dėshirė dhe i gatshėm pėr t’u qenė pranė tė tjerėve janė karakteristikat e pėrshkruara pėr Behar Kastratin. Duket se tė gjitha kėto veti, 40-vjeēarit ia kishte ngjizur dhe profesioni i mjekut. Ai ėshtė lindur nė fshatin Brut tė Kukėsit pėr t’u shpėrngulur mė pas me familjen e tij nė qytetin e Krumės. Rezultatet e shkėlqyera gjatė shkollės sė mesme i hapėn atij dyert e Universitetit tė Tiranės pėr tė pėrfunduar studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė. Pas pėrfundimit tė universitetit, Kastrati nuk mjaftohet me kaq, por vazhdon studimet pasuniversitare, duke u specializuar si mjek patolog. Qė nga koha e pėrfundimit tė shkollės, Behari ka punuar nė spitalin e qytetit tė tij, nė Krumė dhe njihet si njė ndėr mjekėt e rrallė specialistė pėr sėmundjet e brendshme. Vitet pas ’90-ės e kanė angazhuar atė vrullshėm nė politikė, duke pėrkrahur lėvizjet demokratike nė vend e mė pas pėrfshirjes direkt nė tė. Prej disa vitesh Kastrati ėshtė zgjedhur kryetar i degės sė Partisė Demokratike nė Has dhe aktualisht anėtar i Kėshillit Bashkiak. Gjatė fushatės pėr zgjedhjet e fundit parlamentare, ku kandidoi dhe fitoi kandidati i PD-sė Jemin Gjana, Behar Kastrati ishte udhėheqėsi i shtabit elektoral tė kėsaj partie. Ai ka qenė i angazhuar gjatė gjithė fushatės, duke nisur qė nga organizimi i saj, me pritjen e kryetarit tė PD-sė, Sali Berisha nė vizitėn e tij nė Has, takimet nė ēdo zonė tė qytetit dhe nė ēdo fshat. Madje, anėtarė tė stafit tė tij pohojnė se ka qenė Behar Kastrati ai qė ka udhėhequr fushatėn deri nė zonat mė tė thellė kufitare tė Hasit. Por jo vetėm pacientėt dhe politikanėt janė miqtė e tij. Tė rinjve tė qytetit tė Hasit u ka munguar dje mjeku sportist, i cili bashkohej ēdo pasdite nė fushėn e futbollit pėr tė luajtur me ta. Shokėt e tij e cilėsojnė si tip sportiv, me dėshirė pėr tė qėndruar pranė njerėzve qė kanė nevojė pėr tė, qoftė nga ana profesionale, si mjek, qoftė si politikan e qytetar, me qėllimin e mirė pėr tė zgjidhur problemet nga detyra nė Kėshillin Bashkiak. Behar Kastrati ėshtė i martuar dhe baba i tre fėmijėve, dy vajzave dhe njė djali. Pėr ta ėshtė tepėr e vėshtirė tė mendojnė se dikush i ka bėrė keq babait tė tyre, i cili respektohej nga tė gjithė bashkėqytetarėt e tij nė Has. Ai ka pesė vėllezėr, dy prej tė cilėve jetojnė nė Durrės, ndėrsa tė tjerėt nė qytetin e Krumės.
    --
    misteri i zhdukjes
    ngjarja

    Dėshmia e njė miku: E pashė nė errėsirė duke debatuar me dy burra


    Has, zhduket kryetari i PD-sė

    Dyshimi: Eshtė rrėmbyer teksa hynte nė shtėpi


    Ka pritur sa kryetari i partisė sė tij, Sali Berisha ka thėnė “natėn e mirė” nė “Opinion” dhe ėshtė ngritur nga lokali i vėllait pėr tė ikur nė shtėpi.

    Behar Kastrati, kreu i demokratėve tė Krumės, ėshtė pėrshėndetur me shokėt, pa e ditur se tė gjithė do t’i shkonin nė shtėpi, kur tė mėsonin zhdukjen e tij pa lėnė gjurmė. Ora sapo kishte kaluar 23.00 tė sė enjtes, kur, sipas dėshmisė sė personit tė fundit qė e ka parė, Behari ka qenė pranė hyrjes sė pallatit, duke debatuar me dy persona. Mė pas asnjė lajm, heshtje.

    Zhdukja
    Behar Kastratin, kryetar i Partisė Demokratike, dega Krumė, mbrėmja e sė enjtes e ka gjetur tė veshur me tuta sportive, nė njė tavolinė tė mbushur me shokė. Nė lokalin e vėllait tė Beharit, qė tė gjithė sy e veshė ishin duke dėgjuar liderin demokrat Berisha pėr premtimet qė do tė realizonte, nėse bėhej kryeministėr, nė njė emision televiziv. Nė pėrfundim tė emisionit ka lėshuar secili batutat pėr pretendentin pėr kryeministėr dhe kanė nisur qė tė largohen njė e nga njė nga lokali. Behari, bashkė me njė polic bashkiak, mik i tij, kanė bėrė bashkė disa dhjetėra metra dhe mė pas janė ndarė. (Shtėpia e Beharit ndodhet vetėm 200 metra larg lokalit tė vėllait). Mė pas janė ndarė dhe Behari ka vazhduar i vetėm atė pjesė tė rrugės qė i ngelej pėr tė bėrė. (Sipas dėshmisė sė policit bashkiak, rruga ishte krejt bosh nė momentin qė janė ndarė dhe Behari ka vazhduar vetėm). Por kur i ėshtė afruar shtėpisė ku banonte me gruan dhe fėmijėt, aty Behari ka qėndruar. Sipas dėshmisė sė njė personi tjetėr, shok i tij, ai e ka parė Beharin nga larg, duke debatuar me fjalė me dy persona. Vetėm kaq. Tė nesėrmen nė mėngjes, tė gjithė kanė mėsuar se Behari atė natė nuk kishte arritur dot tė hapte portėn e shtėpisė. Nė mėnyrė misterioze, ai ishte zhdukur pa lėnė gjurmė. Pėrtokė, disa metra para hyrjes sė pallatit, ėshtė gjetur tufa me ēelėsa, qė, si duket, i kishte rėnė pa e pasur mendjen. Familja ka pritur deri nė mėngjesin e sė premtes se Behari kthehej, por mė kot. Ai shkonte edhe nė ndonjė fshat tė largėt pėr ndonjė urgjencė, por kėtė radhė telefoni i tij ishte i fikur. Nuk kishte bėrė vaki qė tė largohej ndonjėherė nė kėtė mėnyrė. Kur ka zbardhur familjarėt kanė kėrkuar edhe nė spital, por sėrish mister. Nuk kishte asnjė gjurmė tė Beharit. Atėherė nuk ngeli gjė tjetėr veēse tė jepej alarmi.

    Kėrkimet
    Me dhjetėra forca policie janė nisur nga Kukėsi, njė helikopter ka mbėrritur nga Tirana, drejtori i Policisė sė Kukėsit Asllan Noga, drejtori i pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Bajram Ibraj, drejtues tė strukturave tė policisė sekrete, tė antiterrorit dhe tė forcave speciale kanė zbarkuar paraditen e djeshme nė Krumė. Asnjėherė nė qytetin e vogėl verilindor nuk kishte pasur njė dyndje tė tillė uniformash blu. Forcat e rendit nga toka dhe helikopteri nga ajri kanė krehur gjatė gjithė paradites sė djeshme tė gjithė zonėn qė rrethon qytetin e Krumės, me fusha e me kodra, me pyje e mė gėrxhe. Asnjė shenjė, apo lėvizje e dyshimtė nuk e ka tėrhequr vėmendjen e policisė. E ndėrkohė qė policėt bėnin detyrėn nė terren, drejtori Ibraj ka mbėrritur nė shtėpinė e Behar Kastratit, ku ėshtė takuar me babanė dhe familjarėt e tė zhdukurit. Pasi i ka ngushėlluar pėr gjendjen nė tė cilin ndodheshin, Ibraj ėshtė shprehur: Unė kam punuar vetė nė Kukės e Has dhe e njoh mirė mentalitetin e zonės. Ky krim nuk ka tė bėjė aspak me kėtė zonė. Ky ėshtė njė krim tipik mafioz, i cili do tė zbulohet shumė shpejt. Kemi angazhuar forca tė mėdha policore dhe kėrkojmė edhe bashkėpunim tuaj si familje”. Mė tej Ibraj, ka pyetur edhe nė lidhje me ndonjė konflikt qė mund tė kishte pasur Behari me persona tė dytė. Ka qenė babai i Beharit, Faiku, ai qė i ka sqaruar kryepolicit Ibraj, se jo vetėm Behari, por asnjė nga 6 djemtė e tij nuk kishin probleme personale. “Unė besoj se zhdukja e djalit tim ka tė bėjė thjesht me fushatėn dhe asgjė mė shumė. Iu bėj thirrje atyre qė mė kanė rrėmbyer djalin, qė tė ma sjellin nė shtėpi dhe me mua nuk do tė kenė asnjė borxh. Le tė merret shteti me ta, nė se do”.



    Pas tyre edhe demokratėt me Gjanėn dhe Meminė
    Socialistėt vizitė nė shtėpinė e rivalit tė zhdukur

    Megjithėse njė ngjarje qė i ka dhimbur nė shpirt tė gjithė qytetit tė Krumės, demokratė e socialistė kanė mbėrritur tė ndarė nė shtėpinė e Behar Kastratit. Askush nuk di se ēfarė emri t’i vejė kėsaj ngjarjeje tė paprecedentė nė zonėn e Hasit: rrėmbim, zhdukje, marrje peng... Tė gjithė janė tė shastisur. Edhe aludimet pėr motivet janė nga mė tė ndryshmet, qoftė edhe duke pėrfshirė agjenturat e huaja nė kėtė ngjarje misterioze. Por si emėrues tė pėrbashkėt, tė gjithė i venė motivin politik.
    Tė parėt qė kanė hyrė nė derėn e hapur tė familjes tė Kastrati kanė qenė pėrfaqėsuesit vendorė, si prefekti, nėnprefekti, kryetari i bashkisė, drejtori i policisė Ibraj, si dhe kandidati humbės socialist Rexhep Ukperaj. Qė tė gjithė kanė shprehur pikėllimin pėr njė ngjarje tė tillė dhe i kanė premtuar familjes Kastrati se do tė venė nė dispozicion tė gjithė pushtetin qė zotėrojnė pėr t’iu gjendur pranė.
    Rreth njė orė mė vonė, nė kėtė familje kanė mbėrritur edhe pėrfaqėsuesit e djathtė. Jemin Gjana, i cili fitoi edhe zgjedhjet nė kėtė zonė, Shaban Memia dhe shumė anėtarė tė tjerė tė Partisė Demokratike, ku Kastrati ishte kryetar, kanė shprehur dhimbjen e tyre, njėkohėsisht edhe habinė pėr kėtė ngjarje.
    Gjatė gjithė natės kanė vazhduar edhe operacionet e kėrkimit pėr Beharin, por sėrish nuk ka pasur asnjė gjurmė nga ai.



    kronologjia

    Ora 22.00
    Behar Kastrati ėshtė nė lokalin e vėllait tė tij, bashkė me njė grup shokėsh, duke parė liderin demokrat nė njė emision televiziv
    Ora 23.00
    Behar Kastrati del nga lokali i vėllait dhe niset drejt shtėpisė, i shoqėruar nga njė mik i tij, qė punonte nė policinė bashkiake
    Ora 23.03
    Njė mik e shikon Behar Kastratin, i cili ishte afėr shtėpisė sė tij dhe po debatonte nė errėsirė me dy persona tė shėndoshė
    Ora 08.00
    Fėmijėt gjejnė para derės sė shtėpisė njė tufė ēelėsash tė Behar Kastratit, qė gjendeshin pėr tokė
    Ora 10.00
    Familja e Behar Kastratit bėn denoncimin nė polici pėr zhdukjen e tij, pasi nuk e gjejnė as nė spital ku shėrbente si patolog
    Ora 19.00
    Nė familjen e Behar Kastratit mbėrrin drejtori i pėrgjithshėm i policisė Bajram Ibraj, i shoqėruar nga drejtues tė tjerė vendorė
    Ora 20.00
    Nė familjen e Behar Kastratit mbėrrin njė grup deputetėsh tė djathtė, tė cilėt ishin nė njė parti me tė zhdukurin pa lėnė gjurmė


    --gazeta Panorama.--


    ---


    ...




    Edhe Hoxha i Gostivarit qe u rrembye para 1 viti e ca nuk eshte gjetur akoma.
    Duket qe i njejti brume qe rrembeu Hoxhen vepron dhe ne Has.

  3. #3
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015

    Per Brarin

    Brari pas kesaj fitore te Berishes a ke shprese te ktheheshe e te punoshe aty ku ke punuar me pare???!!!E meriton se per bese i ke kallur tre kompjuter deri me tani duke i bere transparence Berishes e PD-se!Por fitore jo stabile po me duket Brari,apo si e komenton ti?

    Brari per hogjen e Gostivarit mos baje kasavete ti...se hogja duhet te ruhet e jo ti ngacmoj grate e huaja...rrezik tensioni i nalte ti perzihesh shqiptarit ne moral...
    Lulash hogje kishte qene edhe ai...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    marinar ..i Thaq Qose jakupit..

    shkove votove por nuk fitove..
    adhahile sa ishit atje prej jush ne sherbim te Nanos?
    A ju piu uje ai thesi me certifikata ?



    Bukur po mundohesh ta justifikosh zhdukjen e Hoxhes se Gostivarit..

    Ngo marinari..
    Ata qe ngucin grate juve (ju enveristo-kloso-nano-kriminelet e Kosoves ) i beni kryetara qe te qeverise ne hije. Kurse tutoret tuaj..enveroisto-nano-rucoistet e Shqiperise ngucesit e grave bile dhe vrasesit e grave i bejne kryetara partie e qeverie..

    kjo parulla jote se kinse hoxha i Gostivarit eshte zhduk per pun femrash eshte shum pa krip...e nuk mashtron njeri..
    Kjo verteton se ti personalisht ke lidhje me kte ceshtje..
    Hoxha u rrembye ne Gostivar (maqedoni) u kalua i lidhur neper Kosove e pastaj neper Has e Kukes dhe zhduken gjurmet deri ne vLore..
    ju i kerkua te vllait te hoxhes mbi 1 milion euro qe ju duheshin mafies tuaj LPK-iste ..
    Te gjitha gjurmet e faktet tregojne se jeni juve banditet enveriste te Kosoves dhe banditet nanoiste te Kukesit autore te zhdukjes se Hoxhes.

    Nuk e permenda kot Hoxhen tani me rastin e zhdukjes se atdhetarit dhe Demokratit Humanist te zones Kukes-Krume .. Behar Kastratit..

    Sepse dhe ti me nderhyrjen tende me binde qe jeni po ju te lidhur me keto kidnapime e vrasje..

    sic e shikon o HIJE.. Populli ju ndeshkoi me Vote si ne Kosove si ne Shqiperi..

    Kjo eshte nje Mrekulli.

    Po ju vjen fundi.

    Besoj ke bere shoqerimin per ne Kosove te kriminelit Kulla qe vrau diten e votimit veprimtarin demokrat Vathin..
    edhe Jaho Salihin e mbajtet atje te fshehur disa kohe.

    Por ditet i keni te numeruara.

    Po ju vjen gjyqi i madh..

  5. #5
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Brari me te vertete ti di te dredheshes e te zdhdredhesh!!!
    Merre me mend se ē'ka shkruan:hogjen e muaren lidhur nga Gostivari dhe neper Kosove te lidhur e kaluan ne Krume e Has e deri ne Vlore...si te ishte zone operative kjo e kontrolluar nga partizanet e xhaxhit....Brari edhe hogjes ja kenda *qervishin poashtu edhe ai ka halete apo jo?
    Tjeter eshte krejt rasti i Komisionerit Kastrati,por ti nga pa dija i perzien gjerat e i ben skllote...
    Rasti i komisionerit Kastarati ka prapavije politike,kjo shihet qarte!

    Brari tani pasi deshtoi "ideali"yne ne votime,une kam frike te vij ne Shqiperi tani e tutje nga ti dhe shoket tuaj.Por une besoj qe do e hani karroten edhe ju?!Si?!Ju demokratet se pari vitin e pare jeni idealiste dhe e mbani pushtetin,por ne vitin e dyte ju kaloni ne korrupsion dhe e pate puna e pushtetit.Keshtu ngadale,ngadale te dhenur pas korrupsionit e harroni idealizmin dhe i dorzoni ne pjate PS pushtetin shume shpejt....dhe keshtu e hani karroten.Nuk mbani pushtet stabil ju se jeni cuba...
    Hajde Brari pergjigju a ja kam qelluar?Ua njohe surratin une juve demokratve te Sales.U kam studjuar mire heret...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Prapavijat politike or ti Marinar tek Paraja i keni se ideale tjera nuk dim ne se keni.
    Ata qe kidnapuan Imamin e Gostivarit kerkuan miljona euro e ata ishin disa njerz te cilet shpesh i sheh ne Tv e gazeta si partizan te vijave te forta..s kinse Per Bashkim Kosov Shqiperi etjetj..
    Por ideali tyre eshte ne fakt Paraja e kjo duket qarte tek ai Kryetari LPK-s enveriste i cili direkt esht i lidhur ne rrembim e Hoxhes.
    Keshtu eshte dhe shoku juaj Idajet Beqiri..
    Marinar.. ti nuk e ke pas fatin te njohesh Demokratet.. sepse Demokrati sa po ju nuhat ne fjalen e pare ju kthen shpinen juve enveristave qe dhe ne tiran kur keni ardh ishit me sherbim nga sigurimi..
    Doktor Saliun ju nuk e urreni se eshte Sala hajn e ju nuk i duroni hajnat.. perkundrazi ju me hajnat bukur shum merreni vesh.
    Sala i mori votat pikerisht sepse nuk eshte Hajn.. dhe populli kete radhe denoi Hajnat.. pra tutori juaj o Marinar..PS..ja eshte nje hajneshe dhe ju hajna e kjo e vertetuar sa here kur kfori ju ka gjet dysheket plot me euro.. (vllaun e Thaqit e Sabri Fejzullahun..)
    Mjafton te kujtoj ty servilizmin tuaj ndaj Nanos.. megjithse e dini mir qe esht hajn..
    Ju per xhepat e Nanos bet dhe "luften" .. at luft qe i kushtoj mijra e mijra te zhdukur e te masakruar Kosoves..
    shyqyr qe na doli Nato e i ka shpetue ata 3 miljon Shqiptar se ju ishit gati me ja ba ata 3 milion kurban bajonetave te Arkanit.. vec xhepi Nanos mos te mbetej bosh..
    Bukur shume na sqaron ne popullin qe nuk i dim me kohe planet tuaja te fshehta ajo biseda e Rognerit mes Nanos dhe Abdiut..
    Ajo bised ju a ka nxjerr lakuriq krejt ndyresit..
    Ju ishit te tmerrshem..
    Tash o Marinar njerzit do marrim frym lirisht.. e kushedi ckemi per te degjuar..
    Brari ska pas poste kurre por Krimet tuaja njihen edhe nga njerzit e thjeshte..

    Marinar.. kur Nanon e gjeti Kamera ne Selanik duke bere orgjira ne dit-zine e aksidentit te gjimnazistave ju plaset nga marazi jo per gjimnazistet por se Enveri juaj u zu me presh ne duar.. por ju u mobilizuat e deri sa me dhune i moret familjaret zemer plagosur e ja cuat Nanos ne zyre nuk ju zuri gjumi..
    Ky rast do mbahet mend sii vepra me servile dhe me e neveritshme e qose jakupo Thaqo Halitoistave te Kosoves..


    Tash te shohim cthon Gazetat..




    Shekulli

    --


    --

    Arrestohen dy persona, emrat e tė cilėve ishin pėrmendur nė letėr.
    Sipas letrės, Behar Kastrati ishte vrarė nė Cahan

    Letra: Kreu i PD-sė sė Hasit ėshtė ekzekutuar


    Bashkim Shala

    HAS - Ndėrsa vazhdojnė kėrkimet pėr gjetjen e kryetarit tė PD-sė sė Hasit, Behar Kastrati, qė rezulton i zhdukur qė prej mesnatės tė sė enjtes, njė letėr e gjetur nė mėngjesin e djeshėm, pranė godinės sė bashkisė sė Krumės ka ēorientuar policinė dhe tė afėrmit e tij. Nė letėr thuhej se Behar Kastrati ėshtė ekzekutuar nga dy persona, nė fshatin Cahan tė rrethit tė Hasit. Madje shkruesi i letrės kishte treguar dhe emrat e dy personave qė e kishin rrėmbyer atė dhe mė pas e kishin ekzekutuar. Fill pas gjetjes sė kėsaj letre, policia e Hasit e ndihmuar dhe nga forcat speciale qė kanė mbėrritur nė kėtė rreth kanė ndėrmarrė aksionin pėr ndalimin e dy personave. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se kanė ndaluar shtetasit S. Gjenci dhe G. Sahini, emrat e tė cilėve janė pėrmendur nė letrėn e gjetur. Grupi hetimor nuk jep asnjė detaj tjetėr lidhur me dy personat e dyshuar si autorė tė rrėmbimit tė kreut tė PD-sė sė Hasit, njėkohėsisht dhe mjek i njohur nė kėtė rreth. Burimet thanė se ata janė marrė nė pyetje lidhur me kėtė ngjarje dhe konkluzionet do tė jepen nė ditėt nė vazhdim.

    Letra dhe policia
    Burimet thanė pėr gazetėn se nė mėngjesin e djeshėm, nė afėrsi tė godinės sė bashkisė sė qytetit tė Krumės u gjet njė letėr e shkruar me gėrma kapitale, ku thuhej se Behar Kastrati ėshtė eliminuar fizikisht nė fshatin Cahan tė rrethit tė Hasit. Dy personat tashmė tė arrestuar, sipas letrės, ishin protagonistė tė rrėmbimit dhe tė ekzekutimit tė mjekut pathollog, njėherazi dhe kryetar i PD-sė sė rrethit tė Hasit. Fill pas gjetjes sė kėsaj letre, forca tė policisė kanė shkuar nė fshatin Cahan tė Hasit, por nuk kanė gjetur asnjė gjurmė qė tė ēonte nė gjetjen e trupit tė Behar Kastratit ashtu siē ishte shkruar nė letėr. Megjithėse policia ka arrestuar dy personat, emrat e tė cilėve implikoheshin nė letėr pėr rrėmbimin e Kastratit, grupi hetimor nuk pėrjashton mundėsinė se letra ėshtė shkruar pėr tė ēorientuar uniformat blu nė veprimet e saj. Gjithsesi dhjetėra forca tė policisė sė qarkut tė Kukėsit janė vėnė nė kėrkim tė Behar Kastratit, qė rezulton i zhdukur qė prej mesnatės tė sė enjtes. Nė Krumė ndodhen dhe drejtues tė lartė tė policisė sė shtetit, tė cilėt po drejtojnė operacionet e kėrkimit pėr gjetjen e 40-vjeēarit tė zhdukur. Drejtori i Policisė sė Shtetit, Bajram Ibraj, qė ka mbėrritur menjėherė nė Krumė pas ngjarjes sė rėndė, tha se pėr kėtė ngjarje ėshtė njoftuar dhe UNMIK-u nė Kosovė, pasi nuk pėrjashtohet mundėsia se pengmarrėsit mund tė kenė kaluar kufirin bashkė me pengun. Burimet thanė se policia shqiptare po mban kontakte tė vazhdueshme me policinė e UNMIK-ut nė Kosovė, pasi dyshohet se Kastrati mbahet i izoluar nė rajonin e Prizrenit. Nė Krumė janė instaluar dhe pėrfaqėsues tė strukturave mė tė larta tė Shėrbimit Informativ Shtetėror.

    Zhdukja
    Behar Kastrati, me profesion mjek dhe njėkohėsisht kreu i PD-sė sė rrethit tė Hasit, rezulton i zhdukur qė prej orės 23:40 tė sė enjtes. Ai mendohet tė jetė rrėmbyer nė afėrsi tė shtėpisė sė tij, nė qytetin e Krumės. Sipas njė dėshmitari, emri i tė cilit mbahet sekret nga policia, rreth orės 23:40 tė sė enjtes ai (dėshmitari) ka parė dy persona qė po bisedonin me Behar Kastratin, por pa ditur se kush ishin dhe ēfarė qėllimi kishin. Zhdukja e mjekut Kastrati u denoncua nė paraditen e djeshme nga tė afėrmit e tij. Behari nuk kishte qenė pranė familjes gjatė natės duke u gdhirė dita e djeshme, por familjarėt nuk janė shqetėsuar, pasi ai zakonisht punonte si mjek roje nė spital, apo shkonte pėr ndonjė urgjencė nė ndonjė fshat tė rrethit tė Hasit. Shqetėsimi i familjarėve lindi kur telefoni i Beharit dilte gjithmonė i mbyllur. Ndėrsa gjetja e ēelėsave tė kreut tė PD-sė, pranė shtėpisė sė tij, e ka rritur dhe mė tepėr shqetėsimin e tė afėrmėve qė mė pas kanė lajmėruar policinė.


    Behar Kastrati
    Behar Kastrati, me profesion mjek, ėshtė baba i tre fėmijėve, mė i vogli i tė cilėve ėshtė vetėm njė muajsh. 40-vjeēari ėshtė njė njeri i njohur nė zonė, jo vetėm pėr profesionin qė kryen, por dhe si aktivist dhe drejtues i PD-sė. Nė fushatėn pėr zgjedhjet e 3 korrikut Kastrati ishte mjaft aktiv. Ai ishte shef i shtabit elektoral tė kandidatit Jemin Gjana, qė fitoi ndaj rivalit tė tij socialist.


    Rrėmbimi

    Behar Kastrati, me profesion mjek dhe njėkohėsisht kryetar i PD-sė pėr rrethin e Hasit, rezulton i zhdukur qė prej orės 23:40 tė sė enjtes. Kastrati ishte duke u kthyer nė shtėpinė e tij, pasi kishte ndjekur nė njė lokal emisionin “Opinion”, ku ishte i ftuar kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare, Sali Berisha. Njė dėshmitar ka thėnė se nė ato orė tė vona tė natės ka parė Kastratin duke debatuar me dy persona


    Zhdukja e Imamit
    Rrėmbimi i Behar Kastrait nė qytetin e Krumės, pason atė tė imamit tė Gostivarit, Irfan Idrizi, i cili rezulton i zhdukur qė prej tre vjetėsh. Nė bazė tė dėshmive, Imami i Gostivarit mendohet se ka qarkulluar edhe nė rrethin e Hasit dhe atė tė Kukėsit, ku dhe mendohet tė jetė marrė peng. Madje lidhur me zhdukjen e Imamit janė katėr persona nga rrethi i Kukėsit dhe njė maqedonas, tė cilėt tashmė janė nė gjyq



    10/07/2005

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ministria e Rendit, inekzistente nė kryerjen e hetimeve pėr gjetjen e kryetarit tė PD tė Hasit


    Policia hesht pėr rrėmbimin e Behar Kastratit



    Kanė kaluar pesė ditė nga zhdukja e kryetarit tė Partisė Demokratike tė Hasit, Behar Kastrati, dhe ende nuk dihet asgjė pėr fatin e tij. Ndonėse zhdukja e mjekut dhe kreut tė PD tė Hasit u njoftua menjėherė nga familja, policia nuk ndėrhyri nė kohė pėr gjetjen e tij dhe zbulimin e autorėve tė kėtij akti terrorist. Kryetari i PD tė Hasit, Behar Kastrati, ishte njėkohėsisht edhe kryetar i shtabit elektoral tė kandidatit demokrat nė zgjedhjet e 3 korrikut dhe zhdukja e tij u krye pas pėrfundimit tė zgjedhjeve ku doli fitues kandidati i PD, Jemin Gjana.

    Ministria e Rendit ende nuk ka asnjė tė dhėnė pėr zhdukjen e kryetarit tė PD tė Hasit. Kjo ministri vuri nė dispozicion njė shumė qesharake pėr shtetasin qė jep informacion pėr vendndodhjen e kryetarit tė PD tė Hasit, Behar Kastrati. Ministria e Rendit deklaroi se ka vėnė nė dizpozicion 1 milion lekė pėr informatorėt njė ditė pasi Partia Demokratike kishte vėnė njė premio pėr cilindo qė kishte informacion pėr kryetarin e PD tė Hasit. Nė fakt ishte detyrė e Ministrisė sė Rendit qė tė hetonte dhe tė pėrdorte ēdo mjet pėr tė gjetur kryetarin e Partisė Demokratike tė Hasit, por ky dikaster nuk ka ndėrhyrė nė kohė pėr gjetjen e tij.

    Rrėmbimi i kreut tė PD tė Hasit, Behar Kastrati, ėshtė njė akt terrorist politik dhe si i tillė ky veprim kėrkonte edhe ndėrhyrje tė menjėhershme nga strukturat e policisė sė Toskės. Kastrati ėshtė rrėmbyer nga persona ende tė panjohur menjėherė sapo ai ka dalė nga lokali i vėllait tė tij ku kishte ndjekur intervistėn e kryetarit tė PD, Sali Berisha nė "Tv Klan". Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 23:30 tė natės sė enjte dhe familjarėt kanė njoftuar menjėherė nė mėngjes policinė pėr rrėmbimin e kryetarit tė PD, Behar Kastrati, por policia nuk ndėrhyri nė kohė.

    Megjithėse kanė kaluar pesė ditė nga rrėmbimi i kryetarit tė PD-sė sė Hasit, asgjė nuk dihet pėr fatin e tij. Para tre ditėsh u bė e ditur se ishte gjetur njė letėr ku flitej pėr ekzekutimin e Kastratit dhe nė letėr ishin shkruajtur edhe dy emrat e personave qė kishin kryer aktin kriminal, por dy personat e shoqėruar tė shtunėn nė mesditė nė policinė e Kukėsit, pasi emrat e tyre ishin shkruar nė letrėn anonime qė i implikonte ata nė rrėmbimin e Kastratit, u liruan tė dielėn nė mbrėmje. Dy tė ndaluarit nga policia ishin Skėnder Ngjeēi e Gėzim Cahani nga qyteti i Krumės. Shoqėrimi i tyre u bė pas publikimit tė njė letre anonime, e shkruar me dorė dhe me gėrma kapitale nė tė cilėn thuhej se dy personat e shoqėruar ishin tė implikuar nė pengmarrjen e Behar Kastratit. Sipas letėrshkruesit, kryetari i PD-sė sė Hasit ėshtė ekzekutuar nė fshatin Cahan, rreth 20 kilometėr nė lindje tė qytetit tė Krumės, por pas kontrolleve nuk ėshtė gjetur asnjė gjurmė pėr eleminimin e Kastratit.

    Mjeku Behar Kastrati, i PD-sė pėr rrethin e Hasit dhe njėkohėsisht kryetar i shtabit elektoral tė kandidatit tė PD pėr deputet, Jemin Gjana, u rrėmbye rreth orės 23:30 tė sė enjtes nė afėrsi tė shtėpisė sė tij, nė qytetin e Krumės. Njė dėshmitar ka bėrė tė ditur se rreth orės 23:30 tė sė enjtes ka parė dy persona qė po bisedonin me Behar Kastratin, por ai nuk i ka njohur ata dhe nuk ka ditur se ēfarė qėllimi kishin. Zhdukja e mjekut dhe kryetarit tė PD tė Hasit, Behar Kastrati, u denoncua nga familjarėt paraditen e sė premtes.

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, i ka kėrkuar Presidentit tė Republikės qė tė ndikojė pranė organeve kompetente pėr shpejtimin e hetimeve rreth zhdukjes sė kryetarit tė Degės sė PD Has, Behar Kastrati. Berisha tha gjatė njė konference shtypi, se nisur nga hetimet e deritanishme, "ka tė dhėna serioze qė bėjnė tė dyshohet se zhdukja e Kastratit ėshtė njė akt terrorist i mirėfilltė politik, i stampės politike". Berisha bėri tė ditur se, "PD ėshtė e vendosur tė caktojė njė prim, njė shpėrblim pėr tė gjithė ata qė japin tė dhėna tė sakta pėr krimin e shėmtuar, ndėrsa kėrkojmė nga Presidenti i Republikės tė urdhėrojė organet pėrkatėse tė bėjnė ēdo gjė, nė mėnyrė qė zhdukja e politikanit kryesor tė Hasit tė hetohet me shpejtėsi dhe transparencė". Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, "hetimet e deritanishme faktojnė se Behar Kastrati, ky mjek, prind, qytetar i mrekullueshėm, politikan i talentuar, nuk ka patur asnjė lloj ngatėrrese familjare apo personale me njeri".

    R.P



    RD

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Has/ Zhdukja e kryetarit tė PD-sė. Shpallet nė kėrkim pronari i "Peugeut" tė bardhė

    Mjeku Kastrati peng nė Kosovė?
    Drejtori Ibraj dje takim urgjent me UNMIK-un




    Dyshimi se kreu i PD sė Hasit, Behar Kastrati mund tė mbahet peng nė Kosvė, ka dėrguar dje pasdite me urgjencė drejt Prishtinės, drejtorin e pėrgjithshėm tė policisė shqiptare Bajram Ibraj. Sipas burimeve zyrtare nga ministria e rendit, Ibraj ka realizuar njė takim me drejtuesit e UNMIK-ut nė lidhje me ēėshtjen "Kastrati", por nuk bėhet e ditur nėse ka siguruar informacione tė vlefshme pėr zbardhjen e saj. Dyshimi pėr mbajtjen peng tė mjekut tė mirėnjohur tė Hasit, tė zhdukur qė prej pesė ditėsh e ka ngritur fillimisht shtypi kosovar, sipas tė cilit njė grup keqbėrėsish e kishin strehuar Kastratin nė njė lokalitet praėn Prizrenit. Edhe pse, UNMIK-u nuk e ka konfimuar zyrtarisht njė fakt tė tillė, kreu I policisė shqiptare ka kaluar dje rreth orės 17.00 pikėn e kalimit kufitar tė Morinės pėr tė realizuar njė takim me homologėt e policisė kosovare. Njė hetim I tillė I ka ringjallur mė tepėr shpresat e familjarėve dhe tė afėrmve tė kryetarit tė PD-sė sė Hasit, tė cilėt nuk kanė marrė asnjė sinjal prej tij qė prej disa ditėsh.

    Hetimi
    Nga burime tė grupit special hetimor qė po merret me ēėshtjen "Kastrati" mėsohet se gjatė ditės sė djeshme ėshtė lėshuar njė urdhėr drejtuar policisė pėr tė identifikuar dhe ndaluar njė shtetas tė dyshuar(pėr arsye tė sekretit hetimor nuk po e publikojmė emrin e tij) se ka dijeni rreth kėsaj ngjarjeje. Sipas burimit tė cituar thuhet se "personi i dyshuar ėshtė nga veriu i vendit dhe mendohet se ka lidhje familjare me trungun farefisnor tė viktimės. Ky shtetas ėshtė i skeduar nga policia pasi ka patur precedentė penalė dhe nė tė shkuarėn, madje ka qenė dhe i arrestuar. Ky person i identifikuar nė rrugė operative ėshtė parė tė qarkullojė nė rrethin e Hasit para ngjarjes me njė autoveturė tė prodhimit francez tip "Peugeut", me ngjyrė tė bardhė e targa tė Hasit". Burimi i cituar nuk ka dhėnė detaje nė lidhje me dyshimet qė rėndojnė mbi kėtė person dhe rolin e tij nė zhdukjen e mjekut Kastrati. Grupi hetimor nuk e ka pėrjashtuar pistėn e transportimit tė mjekut Kastrati drejt Kosovės nga autorėt, qė kanė organizuar rrėmbimin e tij, madje njė version tė tillė e ka mbėshtetur tre ditė mė parė dhe njė gazetė serioze nė Prishtinė.

    Letra
    Grupi special hetimor dhe policia e rretheve Has e Kukės nuk kanė ende asnjė vizion tė qartė nė lidhje me fatin e mjekut Behar Kastrati edhe pse kanė kaluar pesė ditė nga zhdukja misterioze e tij. Shoqėrimet e njė numri tė madh personash nuk kanė dhėnė asnjė drejtim pėr zbulimin e ēėshtjes, e cila vazhdon tė jetė e mbuluar nga njė mjegull e denduar. Hetuesit shpresojnė tė arrijnė diēka nga ekspertiza qė po i bėhet letrės sė hedhur nga njė person anonim pranė bashkisė sė Krumės. Pavarsisht faktit se dy personat emrat e tė cilėve ishin shėnuar nė letėr si ekzekutorėt e Kastratit u liruan, pėr shkak se paraqitėn njė alibi tė fortė pėr pafajėsinė e tyre, hetuesit mendojnė tė nxjerrin diēka prej saj. Letra anonime qė u gjet mėngjesin e sė shtunės, po i nėnshtrohet analizave laboratorike nė Institutin Shkencor tė Kriminalistikės. Po analizohet shkrimi dhe gjurmėt e gishtėrinjve qė mund tė jenė lėnė nga autori nė sipėrfaqjen e letrės. Autori i saj dyshohet tė ketė dijeni mbi fatin e mjekut 40- vjeēar Behar Kastrati, dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė pėrpjekur tė ēorientojė hetimet rreth zhdukjes sė tij. Kaligrafia e autorit tė letrės ka qenė mjaft e keqe por nuk janė humbur shpresat qė tė zbulohet identiteti i tij.


    19-vjeēari Zijadin Kastrati humbi nė Kosovė

    Si u zhduk pesė vjet mė parė kushėriri i mjekut Kastrati
    Pesė vjet mė parė njė kushėri i mjekut Behar Kastrati ėshtė zhdukur nė rrethana misterioze dhe deri sot nuk ka asnjė dijeni pėr fatin e tij. Ka qenė 19 shtatori i vitit 2000, kur Zijadin Kastrati 19 vjeē, sėbashku me njė grup bashkėmoshatarėsh ėshtė nisur nė drejtim tė Kosovės pėr tė blerė njė autoveturė, pasi ēmimet e tyre matanė kufirit ishin mė tė lira se nė Shqipėri. Sipas familjarėve tė tij Zijadini ka patur me vete 4 milionė lekė tė vjetra, me tė cilat do tė blinte autoveturėn. Familja ka pritur qė ai tė kthehet nė darkė, por njė gjė e tillė nuk ka ndodhur as tė nesėrmen. Tė shqetėsuar nga kjo ngjarje familjarėt e viktimės kanė pyetur personat me tė cilėt ai kishte shkuar nė Kosovė, por nuk kanė marrė asnjė pėrgjigje. Qysh nga ajo kohė e deri mė sot familja e Zijadin Kastratit e ka kėrkuar djalin e vet nė gjithė brezin kufitar, nė Kosovė e gjithkund tjetėr, por nuk ka marrė asnjė pėrgjigje. Kjo familje pati vėnė nė dispozicion dhe njė shumė parash pėr personin qė do tė tregonte mbi fatin e tė birit, apo vendodhjen e trupit tė tij, nėse ai ishte vrarė. Dyshimet e familjes janė se Kastrati mund tė jetė vrarė pėr t'i marrė paratė, qė kishte me vete dhe trupi i tij tė jetė groposur.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kj
    -
    E Merkure, 13 Korrik 2005


    ENIGME FATI I KASTRATIT

    Tirane - Pas bisedimeve te dy diteve me pare te Drejtorit te Pergjithshem te Policise Bajram Ibraj me Komisionerin e Larte te UNMIK-ut per policine, Kai Vittrup per zhdukjen e kryetarit te PD-se, dega Has, Behar Kastrati, u mor vendimi per ngritjen e nje grupi pune, i cili do te kryesohet nga Drejtori i Luftes Kunder Krimit te Organizuar, kolonel Friedrich Scheidt. Sipas zedheneses se Drejtorise se Policise se Shtetit, Edlira Teferici, mesohet se edhe policia shqiptare ka intensifikuar hetimet per kete ceshtje. Kryekomisari Rebani Jaupaj eshte nisur drejt Hasit ne date 8 korrik me urdher te drejtorit Ibraj. Keto dy grupe pune do te mbajne kontakte te vazhdueshme, duke vleresuar dhe analizuar cdo informacion qe ndihmon ne zbardhjen e ceshtjes. Grupi i punes eshte ngritur pas supozimeve te bera nga gazeta kosovare se Kastrati ndodhet ne Kosove dhe eshte marre peng. Por nje dite me pas zedhenesi i UNMIK-ut Shefki Morina, eshte shprehur se nga informacionet zyrtare qe kjo polici disponon nuk i rezulton qe Behar Kastrati te kete kaluar kufirin. Por megjithate kane filluar hetimet dhe policia Kosovare ka kryer kontrolle ne zonat kufitare me Shqiperine. Prej gjashte ditesh funksionari i PD-se Behar Kastrati figuron I zhdukur dhe ende asnje gjurme nuk eshte gjetur per vendndodhjen e tij. Policia e Kukesit ka kryer shoqerimin e mbi 30 "te personave.

    D.S

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    ..
    Kalon java nga rrėmbimi i Behar Kastratit. Familjarėve u shuhen shpresat qė ėshtė gjallė


    Mjeku i zhdukur, 70 persona nė pyetje

    Mbėrrin nė Has delegacioni i PD-sė kryesuar nga Bode

    Nga i dėrguari ynė nė Has
    Afro 70 persona janė marrė nė pyetje deri tani pėr zhdukjen e mjekut dhe kryetarit tė Partisė Demokratike, Behar Kastrati. Familjarėt e 40-vjeēarit tė zhdukur qė mė 7 korrik tashmė nuk kanė mė shpresa se Behari ėshtė gjallė.

    Asnjė sinjal apo presion nga dikush qė kėrkon diēka nė kėmbimin tė lirisė tė Beharit nuk ėshtė ofruar. Nė familjen Kastrati dhimbja dhe tmerri kanė pllakosur bashkė me lumin e njerėzve, qė vėrshon ēdo ditė nė shtėpi. Partia Demokratike e ka thyer heshtjen, duke nisur nga Tirana njė grup deputetėsh tė kryesuar nga Ridvan Bode. Kėta tė fundit, pasi kanė bėrė vizitė nė shtėpi, kanė kontaktuar edhe me autoritetet lokale, pėr tė mėsuar mbi ecurinė e hetimeve. Deri tani, tė gjitha pistat e hedhura nė shtyp konsiderohen thjesht sensacione dhe nė to nuk ka asgjė tė vėrtetė. Enigma e zhdukjes sė mjekut patolog tė spitalit tė Krumės sa vjen e thellohet. Policia e Kukėsit dhe Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ende nuk kanė njė pistė tė pėrcaktuar qartė, rreth sė cilės po hetohet. Burime nga grupi hetimor bėjnė tė ditur se nuk ka tė paktėn njė gjurmė qė mund tė vėrtetojė se Kastrati ka pasur probleme personale tė pazgjidhura. Gjithashtu, edhe pėrgjimi i telefonatave nuk ka nxjerrė gjė nė dritė. Megjithatė, policia vazhdon tė mbajė shpresa se vetėm nė kėtė mėnyrė do tė arrihet diku. Sakaq, numri i forcave policore tė pėrqendruara nė Has ėshtė reduktuar. Policia e Kukėsit ka pohuar se krahas pėrgjimeve telefonike, edhe nė terren nuk ėshtė ndėrprerė kėrkimi. Nga ana tjetėr e kufirit, nė Kosovė, nuk ka asnjė shenjė qė Kastrati tė jetė dėrguar atje.
    Hetues tė ēėshtjes kanė marrė nė pyetje dhe familjarėt e Kastratit. Nga marrja nė pyetje e familjarėve dhe gruas sė tij nuk rezulton nė asnjė rast qė ai tė jetė kėrcėnuar ose tė ketė pasur probleme me njeri. Pėr familjarėt, pista e vetme mbetet ajo politike, pasi ai u rrėmbye vetėm pasi u zgjodh kryetar i degės sė PD-sė sė Hasit dhe kjo parti doli fituese nė zgjedhjet e fundit parlamentare nė kėtė rreth. Po nga familja mėsohet se, pista tė tilla sikur Kastrati ka pasur grindje me ndonjė person tjetėr qė nė vitin 1995 dhe se ai ka tentuar tė vrasė njė person pėr motive pronėsi nė Krumė hidhen kategorikisht poshtė. “Ka shumė thashetheme qė vetėm sa e zgjasin humbjen e njeriut tonė. Ne nuk ua kemi vėnė seriozisht asnjėherė veshin kėtyre thashethemeve, qė synojnė tė largojnė vėmendjen nga pista e saktė e ngjarjes. Ne kėtu jemi prej 23 vitesh dhe ia kemi kaluar shumė mirė me tė gjithė njerėzit. I kemi respektuar, na kanė respektuar, sidomos Beharin qė ua ka shėrbyer njerėzve dhe ėshtė votuar prej tyre si kėshilltar i bashkisė dhe si kryetar i partisė. Politika e ka marrė peng njeriun tonė”, ėshtė shprehur Vjollca Behari.
    Enigmė ka mbetur dhe identifikimi i atyre personave qė kanė shkruar letrėn qė aludonte pėr dy bashkėqytetarė tė Beharit si pengėmarrės tė tij. Pas arrestimit tė tyre, kjo alibi ra poshtė ndėrkohė qė dy tė akuzuarit vizituan familjen Kastrati, duke u betuar edhe para Kanunit se nuk kishin gisht nė zhdukjen e djalit tė tyre. Behar Kastrati u mor peng mesnatėn e sė enjtes, kur po shkonte nė shtėpinė e tij. Disa fėmijė tė nesėrmen gjetėn ēelėsat e makinės sė tij dhe mė pas u dha alarmi i zhdukjes. Mbėrritja e grupit tė deputetėve demokratė, pritet tė ndikojė nė pėrshpejtimin e hetimeve.



    Familja Kastrati

    Familja e Behar Kastratit ėshtė mė origjinė nga fshati Brrut, pranė Kukėsit tė vjetėr, i pėrmbytur i tėri nga ujėrat e liqenit qė nė vitin 1978. Pas shpėrnguljes sė fshatit, familja e Beharit u vendos nė Krumė, nė njė prej pallateve tė qytetit dhe nuk kishin asnjė pronė nė kėtė qytet.




    ..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vrasesit me pagese
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 03-07-2013, 07:44
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Londer-Dy vrasėsit shqiptarė me pagesė nė gjykatė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 12:36
  4. Londėr: Burg pėrjetė vrasėsit shkodran
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 21:34
  5. Pse kaq pak vjet burg per vrasesit?
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-11-2004, 03:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •