Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 42
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Albo, injoranca dhe fanatizmi nuk jane keshilltare te mire. Shife cfare shkruan:

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kisha Orthodhokse Shqiptare ka patur edhe nje peshkop shkodran qe ti e njeh shume mire, Irene (Ilia) Banushi, te cilen italianet e internuan edhe ne Itali me pushtimin e Shqiperise ne 1939
    Banushet e Shkodres more djale nuk jane shkodrane autoktone por te ardhur ne Shkoder, ndoshta ne shek e kaluar. Ne Shkoder para 1945 komuniteti ortodoks (ne shumice sllav ose maqedonas - furrtaret e bukes) nuk i kalonte kurre 99 vete. Ekziston nje barcalete ne Shkoder se diten qe u bene 100 u vdiq prifti dhe mbeten perseri 99.

    Per me teper te sqaroj se ortodokset e Shkodres jane njohur gjithmone si "shkje", vorret e shkjeve, dhe prifti i tyre asht thirre gjithmone "Pop" se kane qene thuajse te gjithe me origjine sllave.
    Vetem mbas 1990 kjo terminologji ndryshoi per se ishin shtuar edhe ortodokse te minoritetit e Korces, te mbetur nga komunizmi.


    Vija ndarese e Epirit nuk ka qene Shkumbini, pasi Skenderbeu ishte Mbreti i Epirt dhe Maqedonise, dhe jo Mbreti i Ilirise, dhe qendren e tij e kish ne Kruje. Kruja eshte nen Shkumbin apo mbi Shkumbin?
    Vija ndarese geg-toske ka qene dhe eshte Shkumbini, dhe pjesa siper Shkumbinit ne vija te pergjithshme jane katolike -me vone konvertuar ne muslimane suni, ndersa poshte Shkumbinit kane qene e jane ortodokse-te konvertuar ne muslimane bektashi.

    Skenderbeu dihet historikisht e boterisht se ishte katolik dhe gjithe Kruja e Mati po ashtu, perderisa u pagezua katolik, jetoi si katolik, vdiq e u varros ne katedrale katolike, dhe femijet e vet i pagezoi katolike qe e deshmojne edhe pasardhesit e tij ne Itali.


    Tradita mijravjecare? Gjithe Ballkani eshte orthodhoks dhe ti flet per "tradite mijravjecare katolike" ne Ballkan. Tradita mijeravjecare katolike shqiptare qe krenohet ne Vatikan me nje kodik orthodhoks, qe eshte edhe nje prej 6 kodikeve mete vjeter ne bote.
    Gjithe Ballkani nuk ka qene kurre orthodoks, Une te permenda me fakte se deri ne shek 8 ishte pjese e Patriarkanes se Romes. Mandej perandori e shkeputi por Papa nuk e pranoi kurre kete dhunim, keshtu qe politikisht mbeti nen bizant apo bullgare serbe etj por legalisht ishte pjese e Romes, ashtu sic u provua, shqiptaret gege deri para pushtimit turk ishin te gjithe katolike.

    Tashti si me shpjegon ti qe ne Kosove e veri te Shqiperise nuk ka asnje shqiptar ortodoks, por ka katolike?

    Si ka mundesi qe nje popullsi e sunduar per 1000 vjet nga sundimtare ortodokse (bizantine, bullgare, serbe) qe kishen zyrtare e kishin ortodokse, pra popullsia te mbetet katolike?
    Stefan Dushani mbret i Serbise nxori ligje per ekzekutimin e shqiptareve te Kosoves, mbasi nuk pranonin te konvertoheshin ne ortodokse, per kete jau mori kishat dhe vrau klerin shqiptar, megjithate pa sukses.

    Pra edhe nese paskan qene misionet e Vatikanit si thua ti, si ka mundesi qe keta misione qe ishin ilegale nen sundimin bizantino-serb dhe e paguanin me koke, ne mungese te kishave katolike, etj, te konvertonin gjithe popullsine e Kosoves, qe paskesh qene ortodokse? Pse do ta pranonte kete populli?

    E vetmja pergjigje eshte se ata kane qene gjithmone katolike, qe nga perqafimi i krishterimit dhe besnike te kishes latine, duke mbajte kete besim me shume sakrifica nga sunduesit sllavo-bizantine.



    Veriu ka luajtur dhe vazhdon te luaje rolin e vete, por te thuash qe ka luajtur nje rol me te madh se jugu i Shqiperise eshte qesharake. Jugu ishte qendra e Rilindjes, qendra e pavaresise, qendra e nacionalizmit, qendra e luftes nacional-clirimtare qe e gjeti gjithe komunitetin katolik ne sherbim te Italise fashiste.
    Rilindja Kombetare ka 2 shtylla qe u dedikohen kryesisht klerit.
    1) Kleri katolik ne Veri qe na dha gjuhen e shkruar, kulturen etj (Bogdani, Budi, Bradhi, Gjegjovi, Fishta etj etj).
    2)Kleri musliman bektashi ne Jug (Frasherllijte)

    Rilindja shqiptare pat 2 armiq
    1) Kleri ortodoks ne Jug qe mallkoi gjuhen shqipe dhe helmoi prifterijte qe meshonin shqip duke bere thirrje hapur qe shqiptaret ortodokse jane greke dhe ata muslimane turq
    2) Klerin suni ne Veri, i cili ishte shume i lidhur me Turqine, si kler zyrtar qe u vinin rrogat prej Stambollit, dhe si i tille i percante shqiptaret muslimane nga ata katolike.

    Vijme tek Pavarsia;
    1) Ne veri katolike e muslimane bashke ne Malsi te Madhe e Kosove bene Lidhjen e Prizrenit, Mbrojtjen e Plaves, Gucise, Ulqinit, Kryengritjen e Malesise se madhe 1910-1911, etj.
    2) Ne jug nuk pati ndonje levizje, me perjashtim te Cerciz Topullit me 7-8 vete, qe Turqia i kishte burrnot ne hunde.
    Apo do qe te flasim per komunitetin katolik dhe periudhen e monarkise e historise me Mbretin Zog?

    Ndersa papritur komunteti ortodoks fillon e del ne skene mbas shpalljes se pavarsise, duke kapur postet e qeverise, pa e shkrepe asnjihere, si me Fan Nolin, etj, ashtu edhe ne kohe te Zogut, ne kohen e Luftes u bene **** e breke me jugosllavet, si Koci Xoxe, kristo Themelko (maqedonas) etj, ndersa Veriu i urrente komunistet se ishin te lidhur me sllavet (Mosken e Serbet).

    Keshtu pra edhe gjate komunizmit "rastisi" te kishim me shumice shoket Rita, Pali, Simon, Pandi Kristo, Vangjele etj, po nuk patem asnji katolik (perjashto Tukun e shkrete qe e helmuan me 1956), sepse ky komunitet e kleri i tij nuk e pranuan kurre komunizmin sllavo-ortodoks.

    U vrane, u burgosen u masakruan pothuajse i gjithe kleri 40 te vrare 100 te burgosur me dhjetra vjet, po nuk u thyen, nuk dolen neper konferenca per te share Krishtin si ata prifterijte tuaj qe i shetitnin si karnaval neper qytete.

    Keshtu o Albo... dime edhe ne do gjana..

  2. #12
    Albo =pr.F. C.
    Krishterimi e ka burimin e Librin, Biblen nga Lindja. Ndryshimet i ka bërë Roma, është e vërtetë. Është e rëndësishme që ka pasur mëmëdhetarë të flaktë në Jug e Veri, dhe nuk është me rëndësi ku më shumë. Të gjithë kanë vepruar e sakrifikuar për shqiptarët e Atdheun e tyre. Nuk kanë gabuar ata që kanë bashkëpunuar me fashistët, pasi Shqipëria e Kosova kanë qenë më mirë në kohën e fashizmit se në kohën e komunistëve. Ju e lavdëroni Jugun për Luftën N. Çlirimtare! Ajo ka qenë luftë e ndyrë për pushtet, dhe nga okupimi fashist, ka kaluar në okupim më të egër komunist.
    Iliria e para,
    Shkrimtarja serbe Desanka Maksimoviq, ka shkruar për popat - priftërinjtë serbë: "Biblat në breza, thikat në duar". I kam pa në /Pale afër Sarajevës/ si festojnë Patriarku Pavle me shumë peshkopë serbë së bashku me kriminelët Karaxhiq e Mlladiq, që me bekimin e kishës serbe kanë vrarë afër 300 000 civilë boshnjakë. Ata edhe në emër të Krishtit cytin e bekojnë krimet. Ashtu edhe priftërinjtë grekë. Disa rite ortodokse janë më në rregull, /martesa e priftërinjëve është e drejtë, askund Krishti nuk u ka thënë nxënësve: mos u martoni!/, por në rrugën e Dashurisë, Mirësisë e të Zotit nuk janë pothuaj asnjë religjion.
    Derisa të mos ketë barazi gjinore, derisa të mos ketë priftëresha, biskupesha, imamesha - hoxhesha, popeshe, peshkopesha, religjionet janë pseudoreligjione.
    Religjioni i vërtetë nuk është të besoni, por të zbuloni Zotin /farën e Tij/ që e kemi brënda vetes. Dogmat fetare janë si dogmat politike, pothuaj të gjitha kanë edhe shtrembërime, që për interesa të veta, apo nga injoranca i kanë shkruar priftërinjtë. Është fabulë /p.sh. rasti i mollës, Adamit e Evës. I lëhet faji Evës!, padrejtësisht. Kinse Ziti i kushton më shumë kujdes një molle, se dy krijesave njerëzore. Nuk është e vërtetë. Poashtu është i padrejtë edhe kundër principeve të Allahut e të Dashurisë diskriminimi i femrave në botën islame. Njëjtë e çmoj edhe zbatimin sot të Sheri'as /Sheriatit/
    Jam munduar pa vetëdije që 40 vjet të gjejë përgjigje në pyetjet e krijimit, jetës, vdekjes, botës së përtejme etj. e me vetëdije që 20 vjetë, dhe njëfarë Misterioziteti, Force kosmike, Mbinatyrore ekziston. Kam lexuar libra për reinkarnimin, transmigrimin e shpirtrave, për përvojen "afër vdekjes" /përjetimet në koma, dalja nga trupi, disa përjetime dhe kthimi përsëri në trup/, që i ka regjistruar e hulumtuar dr. R. Moody etj.
    U lutem lexoni!, keni kapacitet, mençuri e energji, dhe kam përshtypjen /nga leximet e teksteve Tuaja më përpara/ dini shumë më shumë se kam ditur /unë/ në moshën Tuaj. "Di se asgjë nuk di"! ka thënë dijetari më i madh i antikës, Sokrati. Nuk jam as sa e zeza e thonit të tij, por kjo thënie vlenë për mua, pasi që 44 vjetë lexoj /droga ime/ dhe shumë pak di.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nika : 03-07-2005 më 12:48
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22
    Banushet e Shkodres more djale nuk jane shkodrane autoktone por te ardhur ne Shkoder, ndoshta ne shek e kaluar. Ne Shkoder para 1945 komuniteti ortodoks (ne shumice sllav ose maqedonas - furrtaret e bukes) nuk i kalonte kurre 99 vete. Ekziston nje barcalete ne Shkoder se diten qe u bene 100 u vdiq prifti dhe mbeten perseri 99.
    Aq i paditur je ne tema fetare, aqsa perdor metrin e "ish shkodran puro apo jo" edhe per murgj e prifterinj. Prifti e besimtari nuk matet me kombesi, matet me shembullin e jetes se tij dhe Irene Banushi nuk ishte vetem nje murg i bere prift kunder deshires se tij por se e diktonte kercenimi i Italise fashiste, por eshte edhe nje martir anti-komunist me te cilin Shkodra e gjithe Shqiperia nderohet. Por si "shkodra puro kapadahi" qe je, edhe njerezit e Zotit i barazon me pordhet e pazarit te Shkodres.

    Vija ndarese geg-toske ka qene dhe eshte Shkumbini, dhe pjesa siper Shkumbinit ne vija te pergjithshme jane katolike -me vone konvertuar ne muslimane suni, ndersa poshte Shkumbinit kane qene e jane ortodokse-te konvertuar ne muslimane bektashi.
    Ky zbulim i ri i yti vlen te studohet me imtesi te madhe nga historiane, akademike dhe albanologe, pasi ti mundohesh ta ndash Shqiperine ne jug e ne veri ne lumin shkumbin. A s'me thua, Shqiperine e Mesme ku e le, apo e fute ne veri? Ik e thuaj nje durresaku, elbasanlliu, apo nje tironsi qe ti je geg apo nga Shqiperia e Veriut, dhe hajde na trego se cfare te tha qe ta mesojmee dhe ne. Apo mos ke dashur te thuash qe Veri-perendimi i Shqiperise, Perendimi i Kosoves dhe pjesa shqiptare e Malit te Zi, qe perbejne Malesine Shqiptare, jane edhe qendra e vertete e katolicizmit te hershem ne Shqiperi? Mos u perpiq ti shesesh malesoret si gjithe gegerine se eshte turp per ty qe je vete nga Veriu i Shqiperise.

    Skenderbeu dihet historikisht e boterisht se ishte katolik dhe gjithe Kruja e Mati po ashtu, perderisa u pagezua katolik, jetoi si katolik, vdiq e u varros ne katedrale katolike, dhe femijet e vet i pagezoi katolike qe e deshmojne edhe pasardhesit e tij ne Itali.

    Akoma kembengul me pafytyresine me te madhe mbi trashegimine orthodhokse te Gjergj Kastriotit dhe familjes se tij? E kemi bere njehere ate debat, lexo temen Feja e Gjergj Kastriot Skenderbeut dhe numero sa fakte historike ka sjelle Labeati ne ate teme qe Gjergj Kastrioti dhe familja e tij ishin katolike. Fakti qe familja e tij u dhuroi toke ne Malin e Shenjte ne Greqi nje manastiri orthodhoks, fakti qe babai i Gjergj Kastriotit u varros ne ate manastir orthodhoks, fakti qe i vellai i Gjergj kastriotit u be murg ne Malin e Shenjte dhe vdiq atje, fakti qe Gjergj Kastrioti mori nuse te bijen e Gjergj Arianitit, Doniken, ku Arianitet ishin familja me fisnike shqiptare ne mbare perandorine bizantine, faktin qe Gjergj Kastrioti e beri bekimin e marteses ne manastirin e Ardenices, faktin qe i biri i tij u martua me princeshen e fundit bizantine nga Paleologet, apo flamuri me dy krena e perandorise Bizantine qe e gjejme edhe sot e kesaj dite ne flamurin tone kombetar? Gjej ndonje si vetja e mbushi mendjen se Gjergj Kastrioti ishte katolik. Nese Gjergj Kastrioti do te ishte katolik, Vatikani do te kishte marre mundimin qe ti kushtonte qofte edhe nje faqe te vecante ne enciklopedine e vete katolike "Mbrojtesit te Krishterimit", titull qe ia dha vete Vatikani!

    Gjithe Ballkani nuk ka qene kurre orthodoks, Une te permenda me fakte se deri ne shek 8 ishte pjese e Patriarkanes se Romes. Mandej perandori e shkeputi por Papa nuk e pranoi kurre kete dhunim, keshtu qe politikisht mbeti nen bizant apo bullgare serbe etj por legalisht ishte pjese e Romes, ashtu sic u provua, shqiptaret gege deri para pushtimit turk ishin te gjithe katolike.
    Zere se po i heqim vize te shkuares ne Ballkan dhe po i harrojme te gjitha. Me thuaj sot, kush jane katolike ne Ballkan? Kroatet dhe Sllovenet, popuj sllave ne kufi me Italine dhe Austro-Hungarezet ne veri. Mos jane gje greket, shqiptaret, bullgaret, malazezet, serbet, boshnjaket, maqedonasit, rumunet, apo turqit?

    Dhe mos shkruaj budalleqe te tjera se ne shekullin e 8 nuk kish ardhur akoma skizma e madhe dhe nuk kish "Kishe Katolike" dhe as "Papa i pagabueshem" sic e kemi sot. Por Kisha ishte Nje dhe e vetme dhe Ballkani ishte vetem ne kungim me Kishen e Romes, por jo se ishte i varur nga Roma. Pa harruar qe nga shekulli i IV e deri ne shekullin e XV, ishte qyteterimi bizantin ai qe po shkelqente dhe jo Roma qe po kalonte epoken e saj te erret. Prandaj mos hajde e diskuto aprorira historike pa njohur kontekstin me te gjere historik pasi edhe papagalli di te perseriti fjale, por kjo nuk e ben papagallin te zgjuar, e ben llafazan.


    Tashti si me shpjegon ti qe ne Kosove e veri te Shqiperise nuk ka asnje shqiptar ortodoks, por ka katolike?
    Ti vete thua qe ne Shkoder ka nje komunitet orthodhoks, e vete thua se ne Veri nuk paska orthodhokse. Orthodhokse ka ne Lezhe, Peshkopi, Shkoder edhe ne Malesine Shqiptare gjen fshatra e besimtare orthodhokse, ku Malesia eshte djepi i katolicizmit shqiptar.

    Te kujton se komuniteti katolik eshte vetem 9-10% e popullsise shqiptare dhe ai orthodhoks eshte te pakten dy here me i madh, sipas statistikave te 70 vjeteve me pare te kohes se Zogut. Prandaj mos u mundo te besh mizen buall.


    Si ka mundesi qe nje popullsi e sunduar per 1000 vjet nga sundimtare ortodokse (bizantine, bullgare, serbe) qe kishen zyrtare e kishin ortodokse, pra popullsia te mbetet katolike?
    Une nuk e harxhoj fjalen time me njerez qe nuk kuptojne. Une te kerkoj te me tregosh kishat katolike ne Kosove meqe gjithe shqiptaret e Kosoves na paskerkan qene katolike, ti me thua "kishat katolike i rrezuan dhe mbi to ndertuan kisha orthodhokse". Se pari meso qe Kisha Katolike lindi ne 1054, dhe nuk ka patur "kisha katolike latine". Se dy meso se kishat dhe manastiret e Kosoves i paraprijne 1054 dhe prova ke sa te duash, si ne ndertime edhe ne art kishtar, ikonografi, kodike e doreshkrime qe hedhin drite mbi rrenjet e orthodhoksise ne Kosove. Dhe se treti meso se beteja e fushe Kosoves nuk ishte fatale vetem per Princin Llazar te Serbise, por edhe per Gjergj Balshen qe vdiq ne lufte me turqit ne ate beteje. Dhe se katerti meso, se nese Kosova na paskerka qene 100% katolike, perse gjithe pricerat ballkanike bizantine do te zgjidhnin fushekosoven per betejen e tyre vendimtare me Turqit, kur njihet boterisht rendesia qe princerit shqiptare i vinin fese?!

    Kosova paskerka qene 100% katolike pasi keshtu na meson Labeati, por kur i kerkojme provat na jep pergjigje fantastiko-shkencore pa asnje baze faktuale historike. Tani te te pyes une ty, sa shqiptare nga Kosova po e perqafojne Katolicizmin krah hapur sot qe Kosova eshte cliruar nga pushtuesit serbe? Konvertimi i Dr. Rugoves me sa duket paska mbetur vetem tentative ne leter, pasi Italia e ka bere te qarte tashme se nuk e mbeshtet idene e nje Kosove te pavarur, edhe pse disa shekuj me pare keta banoret e Kosoves ishin "vellezer katolike" sic kemi edhe kroatet edhe sllovenet ne Ballkan. Kurse Vatikani kerkon te ngreje nje katedrale ne mes te Prishtines, ne menyre qe kur Albo te te pyesi ty neser se ku jane kishat katolike shekullore ne Kosove, ti me drejtosh me gisht nga katedralja e bukur ne qender te Prishtines. Shiko sa mire! Mjafton nje katedrale e bukur ne mes te Prishtines dhe Kosova behet 100% katolike brenda pak muajsh.

    Mos kujto se kam mbaruar me ato qe shkruan...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-07-2005 më 20:04

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22
    Rilindja Kombetare ka 2 shtylla qe u dedikohen kryesisht klerit.
    1) Kleri katolik ne Veri qe na dha gjuhen e shkruar, kulturen etj (Bogdani, Budi, Bradhi, Gjegjovi, Fishta etj etj).
    2)Kleri musliman bektashi ne Jug (Frasherllijte)
    Bogdani, Budi, Bardhi, rilindas? Fishta rilindas? Bogdani, Budi, Bardhi mbahen si autoret e shkrimeve me te hershme qe ne njohim ne gjuhen shqipe, pasi arkivat e Vatikanit i shpetuan hordhive otomane, Roma nuk u pushtua sic u pushtua Konstandinopoja. Por kjo nuk i ben ata "rilindas". At Gjergj Fishta nuk i perket Rilindjes, i perket epokes se Pavaresise pasi nuk e mori titullin "Poet Kombetar" ne kohen e xhonturqve, e mori ne kohen e monarkise se Zogut kur ishte dhe deputet i Shkodres dhe nen-kryetar parlamenti.

    Sa per Frasherllinjte, vendlindja ime i ka dhene Shqiperise me shume rilindas se gjithe Shkodra e gjithe Shqiperia te marre se bashku, por nuk me ke pare mua ti bie gjoksit sic i bini ju shkodranet? Bile edhe kokat e prera te klerit orthodhoks kane qene po nga vendlindja ime.

    Rilindja shqiptare pat 2 armiq
    1) Kleri ortodoks ne Jug qe mallkoi gjuhen shqipe dhe helmoi prifterijte qe meshonin shqip duke bere thirrje hapur qe shqiptaret ortodokse jane greke dhe ata muslimane turq
    2) Klerin suni ne Veri, i cili ishte shume i lidhur me Turqine, si kler zyrtar qe u vinin rrogat prej Stambollit, dhe si i tille i percante shqiptaret muslimane nga ata katolike.
    Me keto qe ke shkruajtur me lart, ti nuk e ke idene e historise shqiptare dhe une nuk kam ndermend te te mesoj ty historine ne nje mesazh ne forum. Komuniteti orthodhoks dhe kleri orthodhoks ne vecanti ishin arsyeja perse sot ka nje Shqiperi dhe jo nje Arnavutllek, dhe arsyeja perse u ruajt edhe ajo pak cope Shqiperi, kur serbet dhe greket i shisnin shqiptaret si turq. Sic te thashe edhe me lart, komuniteti katolik eshte aq i vogel dhe aq i izoluar ne Veri-Perendim te Shqiperise, saqe prezenca e vet as e ul edhe as e ngreh Shqiperine si ne nje aspekt politik edhe ne nje aspekt kombetar. (Ne kete pike te vetme jam dakord me Haxhi Qamilin e shekullit te XXI). Dhe meso qe Haxhi Qamili nuk ishte nga sunit e Veriut por nga sunit e Shqiperise se mesme. Kunderforcat e pavaresise se Shqiperise linden pikerisht ne Shqiperine e Mesme dhe ne vilajetin e Manastirit, ku ishte edhe numri me i madh i mbetjeve xhonturke qe nuk kishin kombesi shqiptare. Veriu katolik dhe jugu orthodhoks e mbeshteten rilindjen dhe pavaresine njesoj pasi ishin edhe komunitetet me te vuajtura dhe me te shtypura. Dhe kur vjen fjala tek vuajtjet, vuajtjet e komunitetit katolik nen Turqi kane qene shumefish me te lehta krahasuar me vuajtjet e besimtareve orthodhokse, pasi malesoret jetonin ne Malesi ku nuk shkelte kemba e kalit kollaj, dhe territori qe mbanin nen kontroll nuk kish toke te punueshme dhe nuk kish shume se cfare te ofronte. Nuk mund te thuash te njejten gje per Jugun e Shqiperie qe ka qene historikisht me i zhvilluar se veriu ne cdo drejtim dhe ne cdo qyteterim.

    1) Ne veri katolike e muslimane bashke ne Malsi te Madhe e Kosove bene Lidhjen e Prizrenit, Mbrojtjen e Plaves, Gucise, Ulqinit, Kryengritjen e Malesise se madhe 1910-1911, etj.
    Lidhjen e Prizrenit e udhehoqi nje Frasherlli si Abdyl Frasheri. Per kryengritjet ke te drejte, ato luajten nje rol ndergjegjesues si per shqiptaret brenda dhe jashte Shqiperise, dhe fatkeqesisht edhe per fqinjet tane ballkanike qe ne ato vite e shihnin Shqiperine si Turqi. Une nuk ua mohoj gjakun e dhene per liri malesoreve.

    2) Ne jug nuk pati ndonje levizje, me perjashtim te Cerciz Topullit me 7-8 vete, qe Turqia i kishte burrnot ne hunde.
    Lufta kerkon trima, por vendi kerkon edhe burra te mencur. Dhe trurin e udheheqesit e Rilindjes, Pavaresise i nxorri jugu e jo veriu i Shqiperise. Malesoret dhane kontributin e tyre duke marre pjese ne luften per liri, prandaj cdo 28 Nentor nderohen thinjat e Ismail Bej Vlores dhe trimeria e Isa Buletinit. Flamuri qe u ngrit ne Vlore ishte flamuri i Gjergj Kastriotit me shpiponjen me dy krena, flamuri bizantin, dhe jo gjysem hena turke apo shqiponja me nje koke e Evropes Perendimore Katolike.

    Ndersa papritur komunteti ortodoks fillon e del ne skene mbas shpalljes se pavarsise, duke kapur postet e qeverise, pa e shkrepe asnjihere, si me Fan Nolin, etj, ashtu edhe ne kohe te Zogut, ne kohen e Luftes u bene **** e breke me jugosllavet, si Koci Xoxe, kristo Themelko (maqedonas) etj, ndersa Veriu i urrente komunistet se ishin te lidhur me sllavet (Mosken e Serbet).
    Une te pyeta per kontributin katolik ne hedhjen e themeleve te shtetit te pare modern shqiptar qe lindi nga Kongresi i Lushnjes dhe nga perkushtimi i Ahmet Zogut. Tregoju pak shqiptareve si Shkodra e urrente Ahmet Zogun meqe beri kryeqytet Tiranen e jo Shkodren dhe se ishte matian e jo shkodran. Tregoi edhe se si Mbreti Zog shpenzoi nje jave ne Shkoder per te bere per vete popullin e Shkodres. Tregoju se sa veta nga komuniteti katolik ngriti ne pushtet ne poste kyce si ne ushtri edhe ne diplomaci edhe me poste ministrore, dhe tregoju pak per tradhetite e tyre. Tregoju pak shqiptareve se si kur pjesa tjeter e Shqiperise vajtonte pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste, Shkodra dhe komuniteti katolik festonte clirimin e Shqiperise. Tregoju edhe se si Fishta mori edhe nje medalje nga pushtuesit italiane para se ti mbyllte syte ne 1940 ne nje Shqiperi te pushtuar nga Italia fashiste. Apo mos bej gabim qe e quaj "te pushtuar", pasi per shume katolike edhe sot e kesaj dite Italia e cliroi ate apo jo? Tregoju pak edhe per kostumet e verdhushkat qe i vinin Bajram Currit, Hasan Prishtines, Luigj Gurakuqit nga Italia, aqsa Italia ngriti edhe nje baze per ta per te sulmuar qeverine e Tiranes dhe sovranitetin e vendit.

    Ahmet Zogun, te gjithe ata qe munden ta njohin treguan per aftesite e tij per t'i nuhatur dhe manipuluar te gjithe ata qe perpiqeshin ti hidhnin hi syve apo te demtonin interesat e Shqiperise. Por gjithe ajo mencuri dhe aftesi e fituar per tu marre vesh me gjithe fiset dhe komunitetet shqiptare nuk mjaftoi qe Zogu te bente per vetee dhe komunitetin katolik, qe ishte edhe komuniteti i vetem qe jo vetem qe nuk e ndihmoi shtetin e pare te mirefillte shqiptar ne historine tone moderne, por e minuan ate.

    Sa per komunitetin orthodhoks, ata e ndihmuan dhe e vleresuan ne maksimum monarkine e Zogut pasi fale atij shteti shqiptar shqiptaret orthodhokse arriten qe te fitonin edhe Autoqefaline e Kishes se tyre qe u lejoi qe te perdornin edhe gjuhen shqipe ne liturgjine e tyre. Komuniteti orthodhok nxorri dy kryeministra dhe dy keshilltare te afert te mbretit Zog, te cilet i qendruan besnik atij edhe pas largimit nga Shqiperi dhe me levizjes ne Greqi, France, Angli, Egjipt. E bene kete edhe pse mbreti Zog nuk ishte i krishtere, edhe pse ai nuk ishte jugor por verior. Dhe kjo eshte edhe paradoksi i epokes se monarkise, Zogu gjeti me shume mbeshtetje ne jug te vendit se sa ne veri, me shume mbeshtetje nga komuniteti orthodhoks se sa nga ai katolik.


    Keshtu pra edhe gjate komunizmit "rastisi" te kishim me shumice shoket Rita, Pali, Simon, Pandi Kristo, Vangjele etj, po nuk patem asnji katolik (perjashto Tukun e shkrete qe e helmuan me 1956), sepse ky komunitet e kleri i tij nuk e pranuan kurre komunizmin sllavo-ortodoks.
    Komunizmi nuk lindi si ideologji ne mes te "sllavo-orthodhokseve", por ne rradhet e filozofeve Evropiano Perendimoreve. Ideologjia u shtri dhe u aplikua ne lindje, por nuk lindi ne lindje. (Te pelqen ti anashkalosh gjerat he?)

    Arsyeja perse komuniteti katolik nuk ishte pale e rregjimit te Zogut, rregjimit te Hoxhes, apo rregjimit te Berishes e Nanos, nuk lidhet me faktin se "katoliket nuk behen pale me komunistet", por se katoliket manifestojne simptoma te konvertuarish: barbarizma, paganizma, klanizma. Nuk ndertohet shtet me njerez qe preferojne te jetojne jeten e tyre me Kanun dhe jo me Ligjet Kushtetutese te nje shoqerie. Nuk flitet per "besimtare katolike" ne ato Veri te Shqiperise qe nuk jetojne sipas mesimeve te Ungjillit por sipas mesimeve te Kanunit dhe sipas "nderit e krenarise pagane" ku gjaku lahet vetem me gjak.

    Une do lavderoja Perendine nese komuniteti katolik ne Shqiperi do te hiqte dore nga te gjitha keto fenomene e mentalitete te trasheguara, dhe te pushtonte me gjithe shpirt besimin e krishtere. Nuk kam asgje kunder te qenit katolik apo te shkuarit ne Kishe Katolike. Thjeshte mos zini diellin me shoshe dhe mos shtremberoni te vertetat qe shihen edhe sot e kesaj dite ne dite me diell, dhe mos beni me faj te tjeret per problemet dhe gjendjen e komunitetit tuaj.

    Albo

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Bla bla bal more Albo po kurgje nuk na the.
    Pyetja ime asht e thjeshte.

    Nese ne Kosove kane mbete 5% katolike, ne fshatra e qytete, pse nuk ka mbete asnje SHQIPTAR ortodoks? Ku humben xhanem? Makare 1 fshat i vetem?

    Ne Veri nuk ka asnje fshat ortodoks shqiptar, vetem fshati Vrake 7km larg Shkodres ka nje komunitet rreth 1000 vete malazeze.
    Ti ose je genjeshtar ose me shkruaj cili fshat ne Veri eshte ortodoks?

    Si ka mundesi qe nje vend i mbetur per 1000 vjet nen pushtimin ortodoks bizantin apo serb te mos kete mbetur asnje shqiptar ortodoks por vetem katolike? (Flas per Veriun e Kosoven). E vetmja pergjigje eshte se ata kane qene gjithmone katolike.

    Sa per % ortodokse me shume se 70% e ortodokseve ne Shqiperi jane greke, maqedonas e vllehe.

    Gegeria fillon mbi Shkumbin, Toskeria nen Shkumbin.

    Kleri ortodoks ka qene filogrek deri ne kohen e Zogut, ne kohen e Rilindjes kane mallkuar gjuhen shqipe Mitropoliti grek ne mes te Korces, kane vrare prifterijte atdhetare dhe kane bashkepuinuar me turqit kunder nacionalizmit shqiptar.

    Atehere kur ne Shkoder priftat katolike botonin disa revista e libra shqip.

    Qeveria e Vorio-Epirit Korce-Gjirokaste-Sarande qe kishte shpalle shkeputjen nga Shqiperia kishte 3 peshkope ortodokse nder 5 antaret dhe kjo ne vitin 1914.

    Atehere kur ne Shkoder ne maje te katedrales franceskane me 28 nandor ngrihej flamuri shqiptar i lidhun me nji varg dritash (kandile) me majen e minares se fushe qeles per me tregu se populli shqiptar katolik e musliman asht nji.

    Katoliket kane pase poste ne qeverine e para-komuniste me ministra te sukseshshem si Hile Mosi, Mirash Ivanaj, Rrog Gera etj te Zogut, po ashtu ne kohe te Italise me Ernest Koliqin (themelus i Institutit te Studimeve Shqiptare), dhe ne kohe te Gjermaneve pader Anton Harapi.

    Ndersa me sllavo-komunistat jo se ishin hale ne sy. Ortodokset po me shoket Rita, Pali, Vangjel, Kristo, Koci, Sofokli, Foto, etj etj e kulloten mire ne kohe te komunizmit, kurse kleri katolik u masakrua sepse ishte armiki i komunizmit dhe ishte i kulturuar e jo injorant.

    Apo jo,

    PS nuk po i kthehem Skenderbeut se ti je aq femonor saqe me paraqet argument ku u varros i jati dhe jo ku u varros ai vete

  6. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Labeati, si gjithnje, e pershkruan historine me disa te verteta dytesore, e me gabime esenciale, qe e ekspozojne ate per nje tifoz e bir te denje s'paps s'roms.


    Ne radhe te pare, krishterimi ne trojet shqiptare, vertet, ka qene i lidhur me Romen deri ne 732. Megjithate ketu duhen thy disa MITE qe merren per gratis.
    Varesia kishtare administrative nuk i ka fillimet qe prej shek.1, e as qe ka se si ta kete, pasi vete organizimi administrativ me terrene te varura nga qendra te caktuara, eshte pjese e zhvillimit ne kohe te strukturave kishtare. Dmth, me fjale me te thjeshta per Labeatin, Krishti, kur u ngjit ne qiell, nuk e la kishen te organizuar as me qendra e as se sa tapi i takon seciles qender.


    Ndarja administrative me zona kishtare e me qendra peshkopale ka qene rrjedhoje e vete organizimit te perandorise romake, vijat ndarese te se ciles ka ndjekur edhe kisha. Pra, prape me fjale me te thjeshta per Labeatin, do te ishte njelloj sikur sektet e reja fetare te ardhura ne Shqiperi, te ndanin zonat e influencave territoriale te komuniteteve te tyre, porsa keto sekte te njiheshin zyrtarisht nga shteti shqiptar, sipas ndarjes administrative qe ka vete shteti shqiptar, ne rrethe, komuna etj.


    Mirepo, krishterimi e ka patur kete mundesi reale vetem pas njohjes se tij prej perandorit Konstandin, pas ediktit te Milanit ne 313, dmth ne shek.4.
    Faktikisht krijimi i Vikariatit te Selanikut qe ne emer te papes mbikeqyrte Kishat e Ilirikumit, e ka fillesen qe prej shekullit IV.


    Keshtu qe nga shekulli 4, e deri tek shek 8, kur Ilirikumi u shkeput prej Romes, ashtu sic e thote Labeati, prej perandorit heretik Ikonoklast, Izauri III, mund te themi se trojet shqiptare kane qene prej KATER (e jo TETE) shekujsh nen Romen.


    Megjithate edhe mes ketyre kater shekujve, nuk duhet te harrojme:


    - praktika kishtare e rituale perendimore nuk ka ndryshuar aq shume prej asaj lindore, e sic jua kam treguar ne kete forum prej specialistit katolik I. Duff-it, vete gjuha greke ka qene me ne perdorim se latinishtja ne vete Kishen e Romes (latinishtja fiton terren andej nga shek.4).

    - Dyndjet e popujve prej shek.5 e deri ne shek.8, kur Shqiperia ndahet prej Romes, e kishin demtuar shume, mos derrmuar krejt, aktualitetin e varesise se ketyre trojeve prej Romes. Perjashto ketu qytetet e romanizuara bregdetare.


    - elementi latin fetar konsistonte se shumti ne pjesen e romanizuar bregdetare te vendit.




    Pas 732 e deri ne shek.11, 12, krishterimi bizantin i zoteron keto treva, e disa te tjera edhe me pas. Pa perjashtuar edhe ketu, nga ana tjeter, vazhdimesine e te qenit te lidhur me papatin ne forma te ndryshme, njekohesisht. Nuk duhet te harrojme se ndarja, edhe pas Skizmes, nuk ka qene realitet serioz ne keto treva, per shume arsye injorance, neglizhence, ekonomike, politike - edhe jo domosdoshmerisht BESNIKERIE, sic dun ta paraqesin keta bijt besnike s'pas s'roms.

    Ketu nuk duhet lene pas dore, FAVORI qe elementi sllav serb u ka bere katolikeve ne veri-perendim te Shqiperise, me ane te politikave te tyre anti-bizantine, pa te cilin, ndoshta sot s'kishim per te pase Lab-e-aterit e sotshem.

  7. #17
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mirepo ajo qe duhet verejte eshte se DIHET se:

    pas shekullit TETE, krishterimi Lindor edhe ai Perendimor kishin FITUAR DUKSHEM tiparet e tyre dalluese prej njeri-tjetrit. Keshtu qe koha e sundimit bizantin pas shek.8 e ben Ilirikumin dallueshem ortodoks ne krahasim me pjesen latine jashte trojeve shqiptare.


    Katolicizmi filloi te fitoje terren me ane te Kryqezatave edhe mesymjes ushtarake papale ndaj Ballkanit - BASH si trupat e Musolinit, Dolfit edhe ato te paqes ne keto kohet e funit, te cilave (ketyre te fundit) organizimi papal u pat dhene nje shembull fantastik strategjish e synimesh ushtarako-politike.


    Patjeter qe Shkodra ka pase ortodoks, edhe eshte injorance ta mohosh. Te duhet te lexosh pak me shume se si Balshajt e kane investuar ortodoksine ne Shkoder e Lezhe (lexo psh shuflain).





    Kufiri ndares mes katolikeve e ortodokseve nuk eshte stabil. Ne veri ajo shkon fare mire deri ne Mat, sikurse mund te shkoje ne jug, sidomos pergjate bregdetit deri ne Himare. Megjithate historianet flasin per Durresin (MBI shkumbin) si Metropoli ortodokse te hershme; flasin per Episkopaten ortodokse te Krujes ekzistente edhe ne kohe te Skenderbeut e me pare.


    Lexo lirbin qe ka dale tashti te Kristo Frasherit mbi Skenderbeun.

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22
    Nese ne Kosove kane mbete 5% katolike, ne fshatra e qytete, pse nuk ka mbete asnje SHQIPTAR ortodoks? Ku humben xhanem? Makare 1 fshat i vetem?
    5% e shqiptareve ne Kosove jane katolike, sipas agjensive te lajmeve Labeati? Hera e fundit e pashe nje shifer per katoliket e Kosoves vertitej rreth 70 000 besimtare. Bjeri lapsit edhe njehere dhe shiko eshte 5% apo jo.

    Shqiptare orthodhokse ka ne Kosove, bile gjen edhe ne Mal te Zi, edhe ne Serbi sa te duash. Po te flasesh me malesore shqiptare, do mesosh prej tyre se si vellezer te nje familje jane ndare nga njeri-tjetri dhe jetojne ne vende te ndryshme, njeri me mbiemer shqiptar dhe tjetri me mbiemer serb, njeri katolik e tjetri orthodhoks. Ky laramanizim i shqiptareve orthodhokse dhe mpleksja e tyre me shumicen serbe eshte e ngjashme me historine e arvanitasve ne Greqi: ata u vune ne krye te levizjes per pavaresi te Greqise pasi nuk njihnin me Shqiperine e islamizuar qe nuk ndante me besimin e tyre. E njejta gje edhe me shqiptaret orthodhokse ne Serbi apo Mal te Zi, ata zgjodhen bashkejetesen apo identitetin serb perballe atij shqiptar pikerisht nga feja: feja orthodhokse per ta eshte me i rendesishem se identiteti kombetar apo ai politik i nje shumice muslimane ne Kosove.

    Pa harruar edhe ate tjetren, qe Kosova me shume se pjeset e tjera te Shqiperise u pastrua dhe asimilua mire nga Turqit. Mos harro, beteja per Ballkanin u be ne Fushe-Kosove.


    Si ka mundesi qe nje vend i mbetur per 1000 vjet nen pushtimin ortodoks bizantin apo serb te mos kete mbetur asnje shqiptar ortodoks por vetem katolike? (Flas per Veriun e Kosoven). E vetmja pergjigje eshte se ata kane qene gjithmone katolike.
    Shqiptaret nuk kane qene "te pushtuar" nga perandoria bizantine, pasi shqiptaret ISHIN nje nga shtyllat kryesore te Perandorise Bizantine. Konstandini i Madh lindi ne Nish te Serbise se sotme dhe ai vetem katolik qe nuk ishte, bile ai urrehet nga pjesa derrmuese e evropiano-perendimoreve katolike. Konstandini e levizi qendren e perandorise nga Roma ne Bizantium, pikerisht, se Krishterimi ne Rome po haste ne rezistencen e traditave pagane romake qe jane te gjalla edhe sot e kesaj dite.

    Pika e dyte qe ti harron eshte se per Perandorine Otomane katoliket asnjehere nuk kane perfaqesuar nje kercenim, ata ishin vetem nje pakice e pallogaritshme ne nje cep te perandorise se tyre, kurse Kisha Orthodhokse dhe besimtaret orthodhokse ishin ata qe duhej te asimiloheshin, pasi ata humben dicka nga turqit me shume se katoliket. Kush ishin me te prirur te luftonin Turqine, katoliket e Shkodres qe merrnin mbeshtetjen e Venedikut apo besimtaret orthodhokse qe me renien e Konstandinopojes nuk kishin asnje lloj ndihme nga jashte?

    Fakti qe katoliket ishin nje numer i vogel i pallogaritshem ne Ballkan te izoluar nga natyra nuk i vuri ata ne shenjester te fushatave asimiluese.


    Kleri ortodoks ka qene filogrek deri ne kohen e Zogut, ne kohen e Rilindjes kane mallkuar gjuhen shqipe Mitropoliti grek ne mes te Korces, kane vrare prifterijte atdhetare dhe kane bashkepuinuar me turqit kunder nacionalizmit shqiptar.
    Prifterinjte orthodhokse nuk e benin kete gje se "donin ti benin shqiptaret greke", pasi prifterinjte nuk kane komb, e benin kete gje pasi besonin se mbajtja e liturgjise se shenjte ne gjuhe tjeter nga greqishtja, ishte herezi. Dhe kete kendveshtrim qe ti e shet si anti-kombetar pasi aq kupton, e kane mbajtur edhe shume Papa te Romes qe ne fillimet e Papatit, insistonin ne leximin e Simbolit te Besimit ne greqish, qe ishte edhe gjuha origjinale e perpilimit pasi sipas tyre perkthimi i humbiste shume lutjes.

    Domethene, nese une ndjek kete llogjiken tende te bukur, une duhet te dal e ta quaj gjithe klerin katolik shqiptar si anti-shqiptar, qe edhe sot e kesaj dite perdorin latinishten ne lutjet dhe bekimin e tyre? Une nuk jam aq fodull si puna tende qe te bej gabime te tilla. Dhe sa per dijeni, komuniteti orthodhoks shqiptar eshte i vetmi komunitet fetar AUTOQEFAL qe i lutet Perendise ne shqip. Kisha Katolike shqiptare vazhdon te ngelet nje Kishe jo vetem ne kungim me Seline e Shenjte, por edhe politikish e varur dhe administruar prej saj.


    Ndersa me sllavo-komunistat jo se ishin hale ne sy. Ortodokset po me shoket Rita, Pali, Vangjel, Kristo, Koci, Sofokli, Foto, etj etj e kulloten mire ne kohe te komunizmit, kurse kleri katolik u masakrua sepse ishte armiki i komunizmit dhe ishte i kulturuar e jo injorant.
    Komunizmi paska persekutuar vetem klerin katolik keshtu? Komunizmi i persekutoi te gjitha kleret o shkadrano qe i leshon fjalet pa u menduar. Po te jap vetem nje shifer qe nuk ka nevoje per koment: Deri ne 1967 Kisha Orthodhokse kishte 1000+ peshkope, prifterinj, klerike, murgj ne mbare Shqiperine, kurse ne vitin 1991 vetem 2 prifterinj ishin ende gjalle e ne gjendje qe te mbanin liturgjine e shenjte kur Kisha u hap perseri.

    Katolicizmi ka qene po aq i huaj per shqiptaret sa ka qene edhe islami dhe koha ka per te provuar keto fjale qe une te shkruaj sot pasi nuk ka me as pushtues turk dhe as pushtues italian ne Shqiperi e Kosove, ka vetem shqiptare te lire qe vendosin per besimin dhe jeten e tyre.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-07-2005 më 22:56

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Leri llafet boshe, pyetja ime ishte direkte.

    Me thuaj nji fshat te vetem SHQIPTAR ne Veri te Shqiperise apo Kosove qe eshte ortodoks.

    Ne se do kishin qene kaq shume sa thua ti do te kishte tepruar makare 1 NJECKE more NJECKE nuk e gjen dot

    Cfare perrallash me tregon per "vellezer shqiptare" njeri me mbiemer serb e tjetri shqiptar. Ku i ke pa keto andrra. I vetmi konvertim ka ndodhur ne fiset shqiptare te Kucit e Piperit ku keto fise katolike ju bashkangjiten fiseve malazeze ne shek 17, dhe me kalimin e kohes nga izolimi u kthyen ne ortodokse. Por nga katolike ne ortodokse dhe jo e kunderta.

    Asnje shqiptar te vetem nuk ke ortodoks as ne Shqiperi as ne Kosove, me perjashtem te te ardhurve nga jugu 1-2 shekujt e fundit. Si te thashe ne Shkoder kane qene furrtaret ortodokse te ardhur nga maqedonia ne shek 19 (por shqipfoles).

    Asimilimi ne Kosove dhe konvertimi ne islam, ka ndodhur nga Katolik ne musliman midis shekujve 15-18. Per kete flasin dokumnentacionet e kohes.

    Tashti une te pyes ty edhe se si shpjegohet qe Kosova e Veriu ishin katolike ne kohen e car Dushanit (i cili nxori edhe ligje per ortodoksizimin etyre, per shkak se i quante gjysem-heretike = katolike).

    Si shpjegohet qe Veriu ishte katolik edhe mbas pushtimit turk. Kush e "paska konvertuar" ne katolicizem, mos valle kralet e Serbise apo bullgarise? Kur asnje fuqi latine nuk ka sunduar historikisht ne keto zona? Dhe pse i qenkan bindur kaq masivisht shqiptaret?

    Ka vetem nji pergjigje. Se ate fe kane pase gjithmone qe nga perqafimi i kristianizmin deri ne konvertimin ne islam.
    Dhe ate fe e kane prape ne fshatra te tera ne Kosove, dhe krahina te tera ne Veri si Shkoder, Mirdite, Kurbin, Nje pjese e Pukes, Malesia e Madhe, Dukagjini, Nje pjese e Lezhes.


    Pika e dyte qe ti harron eshte se per Perandorine Otomane katoliket asnjehere nuk kane perfaqesuar nje kercenim, ata ishin vetem nje pakice e pallogaritshme ne nje cep te perandorise se tyre, kurse Kisha Orthodhokse dhe besimtaret orthodhokse ishin ata qe duhej te asimiloheshin, pasi ata humben dicka nga turqit me shume se katoliket.
    Ortodokset nuk humben asgje nga Turqit se bene marrveshje me ta, dhe sulltani ua njohu gjithe te drejtat, ndersa katolicizmi ishte ilegal sepse nuk kishte marrveshje me Vatikanin bile fuqite europiane si Austria etj ishin ne lufte me sulltanin.
    Kur vete Patriarkun Ortodoks e caktonte sulltani dihej se cfare frike do te kishte prej tij apo se i merrte bakshishe sa here i tekej.

    Prifterijte Katoliket ishin ne ilegalitet dhe ndiqeshin e nguleshin ne hunj deri ne shek 19.
    Lexo librin me shenimet e Pjeter Bogdanit, kryepeshkop i Shkupit e Kosoves ne shek e 17 (nuk kemi ndonje ortodoks meqe ra fjala).

    Ti meqe ortodokset na paskan luftuar turkun na tego ndonje beteje, apo i ke harruar hahahah

    ASNJE, sepse kleri ortodoks me turqit hanin ne nji sahan kur ishte puna per percamjen e shqiptareve (flas per peshkopet e klerin e larte jo per priftat e katundeve qe nuk i pyeste kush).


    Prifterinjte orthodhokse nuk e benin kete gje se "donin ti benin shqiptaret greke", pasi prifterinjte nuk kane komb,
    Pikerisht per ti bere greke, se prifterijte ortodokse kane komb e cfare kombi, i kemi pare ne Greqi (Sebastianos) apo edhe ne Serbi, jane ata qe mbajne ne manastire Karaxhiqin e Mlladiqin..


    Domethene, nese une ndjek kete llogjiken tende te bukur, une duhet te dal e ta quaj gjithe klerin katolik shqiptar si anti-shqiptar, qe edhe sot e kesaj dite perdorin latinishten ne lutjet dhe bekimin e tyre?
    Je jashte mode more djale. Vetem shqip thuhet mesha nga fillimi ne fund, Shko e degjoje ne ndonje kishe katolike e mos ja fut p'ordhes kot.

    Por para 1960 ka qene latinisht vetem leximi i ungjillit por JO Predikimi ne kishe, i cili ka qene gjithmone shqip.
    Librat shqip e gazetat shqip vetem kleri katolik i kishte ne shek 18.

    ka qene metropoliti i Korces qe ka mallkuar gjuhen shqipe, ne mes te qytetit.

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22
    Une nuk i kam bredhur fshatrat e Malesise bile nuk kam qene ndonjehere ne Shkoder te te them se cili eshte orthodhoks dhe cili eshte katolik. Por une kam njohur e diskutuar me malesore, kam lexuar edhe ne kete forum rrefime te tyre, kam lexuar edhe njoftimet e KOASH dhe historine e saj. Te dhashe emrin e Imzot Irene Banushit, fis me humoristin e njohur shqiptar Tano Banushi sic kam degjuar, ti me thua nuk eshte "shkodran", eshte i ardhur. Te zura ne goje Kishen Orthodhokse dhe pronat e saj te medha ne Shkoder, ti as ato nuk i quan prova. Te tregoj katedralen e re madheshtore qe eshte ngritur ne Lezhe, ti as Lezhen nuk e quan Veri. Futu tek forumi orthodhoks dhe lexo edhe "Deshmitaret e besimit dhe dashurise ne Krisht" dhe atje do te gjesh edhe listen e klerikeve nga zona te ndryshme te Shqiperise (ke edhe disa emra nga Veriu), por as ato nuk ia mbushin mendjen Labeatit, pasi verioret per Labeatin jane vetem "shkodranet puro" qe vetem Labeati i njeh. Mos jane ata qe kane patur shtetesine venedikase, austriake, serbe, franceze, malazeze, turke, italiane...? Se te gjithe keta e kane shkelur e pushtuar Shkodren.

    Asimilimi ne Kosove dhe konvertimi ne islam, ka ndodhur nga Katolik ne musliman midis shekujve 15-18. Per kete flasin dokumnentacionet e kohes.
    Cilat prova e ke fjalen qe ti lexoj e mesoj edhe une? Ti flet per prova, por vetem prova konkrete nuk jep.


    Tashti une te pyes ty edhe se si shpjegohet qe Kosova e Veriu ishin katolike ne kohen e car Dushanit (i cili nxori edhe ligje per ortodoksizimin etyre, per shkak se i quante gjysem-heretike = katolike).
    Te merren me nje grup te vogel njerezish te izoluar nga pjesa tjeter e botes nga natyra e eger ne te cilen jetojne, qe vazhdojne me ligjet e tyre pagane mesjetare ku gjaku lahet me gjak dhe jeta merret edhe per nje fjale goje? Asnje pushtues nuk eshte marre me komunitetin katolik shqiptar pasi nuk kish perse te merrej pasi nuk duhet te jesh gjeni te shikosh qe feja tek ta luan nje rol minimal dhe kanunet dhe traditat pagane luajne nje rol primar. Prandaj te gjithe pushtuesit i kane perdorur sic u ka dashur qejfi duke i kundervene per hic asgje kunder njeri-tjetrit.

    Ti me flet per komunitetin katolik, por bota pyet cilet jane keta katolike shqiptare qe i lajne hesapet e tyre ne shtepine e Zotit ne mes te Amerikes! Besimi i krishtere nuk vishet thjeshte si robe trupi, ai jetohet! Dhe ajo qe eshte me e bukura, ti e shume te tjere krenoheni me traditat pagane dhe barbarizmat mesjetare qe ende jetojne edhe sot e kesaj dite brenda nje komuniteti te krishtere.

    Kur te kuptosh kete, ke kuptuar gjithcka.

    Albo

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Përgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 16:51
  4. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •