Ashtu siç kishte ndodhur me Dioklenë, pothuaj dy shekuj më parë, edhe në Arbër, procesi i ngjizjes politike u mbështet edhe nga një apostasi fetare nga Bizanti. S'ka dyshim që klasa e aristokracisë vendase ishte protagonistja e këtij emancipimi të dyfishtë. Në fund të shek. XII familja fisnike e Skurrajve të Tiranës kishte hedhur një hap vendimtar drejt bashkimit të saj me Kishën e Romës. Varri monumental i sebastit, Mihal Skurra, i vitit 1201, që krahas mbishkrimit në greqishten bizantine, ka dhe versionin e tij në latinisht, në kishën e Shën Mërisë së Brarit, me afreske të stilit roman e mbishkrime latine, është një
provë e gjallë e këtij orientimi perëndimor kulturoro–fetar të Arbërit e të fisnikërisë së tij. Por në vitin 1208 princi i Arbërit, Dhimitri, bëri hapin vendimtar në këtë drejtim, duke i kërkuar papës Inocenti III ta pranonte atë dhe popullin e tij në gjirin e kishës së Romës. Arqidhjaku katolik i Durrësit pati një rol të veçantë në "përpunimin" e krerëve të Arbërit, shenjë kjo që Durrësi, krahas Tivarit nga veriu, u bë propolsor i besimit katolik në ato anë
Krijoni Kontakt