Shkurt muhabeti si e thua edhe vete:
Ashtu siç kishte ndodhur me Dioklenë, pothuaj dy shekuj më parë, edhe në Arbër, procesi i ngjizjes politike u mbështet edhe nga një apostasi fetare nga Bizanti. S'ka dyshim që klasa e aristokracisë vendase ishte protagonistja e këtij emancipimi të dyfishtë. Në fund të shek. XII familja fisnike e Skurrajve të Tiranës kishte hedhur një hap vendimtar drejt bashkimit të saj me Kishën e Romës. Varri monumental i sebastit, Mihal Skurra, i vitit 1201, që krahas mbishkrimit në greqishten bizantine, ka dhe versionin e tij në latinisht, në kishën e Shën Mërisë së Brarit, me afreske të stilit roman e mbishkrime latine, është një provë e gjallë e këtij orientimi perëndimor kulturoro–fetar të Arbërit e të fisnikërisë së tij. Por në vitin 1208 princi i Arbërit, Dhimitri, bëri hapin vendimtar në këtë drejtim, duke i kërkuar papës Inocenti III ta pranonte atë dhe popullin e tij në gjirin e kishës së Romës. Arqidhjaku katolik i Durrësit pati një rol të veçantë në "përpunimin" e krerëve të Arbërit, shenjë kjo që Durrësi, krahas Tivarit nga veriu, u bë propolsor i besimit katolik në ato anë
Tashti na mbetet te filozofojme si ka mundesi qe deri ne fshatrat e thella te Kosoves paska depertuar katolicizmi mbas 2-3 shekujsh imponim te kishes bizantine?Në aktet e mbretërve serbë të shek. XIII–XIV (Kodi i Dushanit), përveçse në dokumentet e shumta papale, bëhet fjalë për "fenë latine", "besimtarë latinë", e "priftërinj latinë", deri edhe në fshatra të thella të Kosovës, tregues ky i një pranie të konsiderueshme të ritit roman në ato treva.![]()
Shume e thjeshte:
Feja ortodokse per shqiptaret e veriut ishte feja shteterore e pushtuesi greko-sllav, ndersa orientimi dhe tradita ishin kisha e perendimit.
se nuk ma merr mendja qe Venedikut i plaste shume per fshatrat e thella te Kosoves, kur duheshin nja 7-8 dite te mira maje mushkes per te mberrite deri atje, pa llogarite "policine" rrugore serbe.![]()
Gabimi jot eshte se ngaterron kishen zyrtare me orientimin fetar te popullsise. Peshkopi mund te ishte serb (ortodoks) po ashtu kishat e pushtuara, por po flasim per popullin shqiptar qe e mbijetoi fene e te pareve, perkunder dhunes shteterore bizantine-sllave.
Krijoni Kontakt