Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383

    Kam rene ne mendime...

    "Kam rene ne mendime" Nuk eshte kjo nje forme e cuditshme per t'u shprehur ?
    Te biesh ne mendime . Ku bie ? Nga bie ?
    Mendimet valle ndodhen diku tjeter pervec kokes tone ? Ndodhen diku , ne nje ene ? Jane mbledhur aty dhe ne here pas here hidhemi si ne nje pishine dhe zhytemi ne te .... apo ... ne to ? Apo mos ndoshta ndodhen ne nje vid , ne nje hapesire qe s'eshte hapesire , sepse nuk ekziston , por qe ekziston sepse ne "biem " ne te . Nga biem ? Ku kemi hipur qe te biem ?
    " Bie ne mendime " Sikur jemi dy gjera te ndryshme , ekzistenca dhe mendimet . Sikur nuk jemi nje .... Apo vertete eshte keshtu ... ?
    Fizikisht , fiziologjikisht , trurin e kemi me vete , madje eshte organi me i mbrojtur i trupit tone . Eshte i futur komplet ne nje kuti kocke . Asnje organ nuk e ka kete privilegj ... apo kete fatkeqesi ... te themi ...
    Ndoshta , pikerisht kjo kuti qe nuk lejon zgjerim e ka fajin , qe ne " biem " ne te . Po te ishte truri i lire , po te ruhej vetem nga nje cipe e holle dhe disa brinje , si mushkerinjte , apo vetem nga nje pelte dhjami , si zorret , apo po te dilte jashte , i zgurdulluar si syte .... atehere , ndoshta , dhe ne , do ekzistonim bashke me mendimet . Do ecnim perdore me to dhe nuk do qe nevoja te benim kaq perpjekje dhe gjera te rrezikshme sic eshte " renia ".
    Ne pergjithesi njerezve nuk u pelqen te bien , te bien nga lartesi , te bien ne det , te bien nga bicikleta , te bien ne dashuri . Kane frike nga renia . Ndoshta pikerisht nga kjo frike , te cilen shpeshhere , ne prag gjumi , e ndjejme dhe dridhemi duke u zgjuar , qe te kuptojme , te ndjejme dhe te sigurohemi , qe jemi shtrire ( fizikisht pozicioni me i ulet ) , pra pikerisht nga kjo frike e renies , e rrenjosur ne qenien tone , nuk biem as ne mendime .
    Jeta eshte shume me e thjeshte po te mos mendosh . Eshte me e sigurt .
    Qe ketu , kuptohet fare thjeshte komentimi :
    " Mos u mendo shume se te dalin thinja .... "
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpirta : 08-07-2005 mė 17:48

  2. #2
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,430
    "Shpirta" si je xhan? Top? Shpresoj te jesh top edhe te dalesh nga mendimet qe ke rene.

    Tani per ket qe ke shkrujt me lart nuk e kuptoj mire cke dash te besh. Nqs ke dash te shprehesh, hajd mo me vaj e uthull po e shtyjme meqe ke nxjerr dufin.

    Nqs eshte ndonje tip krijimi, atehere me vjen keq po letersine e paske pas ose e ke 5 me paterica.

    Ne fillim na thua qe "Ke rene ne mendime", ne fund na ciceron e na thua "Mos u mendo shume se te dalin thinjat".

    Nuk na e ke nxjerr ne pah ate cka do te thuash. Vetem ke shkruajtur me ndjenjat e momentit. Me fantazine e momentit.
    Ne jete duhet te mendohesh Shpirta, se po su mendove pak nga pak do te duhet te mendosh njehere e mire kur te jene mbledh te gjitha edhe ndoshta kur rruget e zgjidhjes se problemeve do te jene shume te kufizuara. Pra me mire mendo perhere nga pak se sa njehere edhe me themeli edhe pa rezultat.

    Kshu tani. Te degjofsha zene e mire.
    HOLLAND...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Faleminderit per shkrimin Tenor

    T'a marrim pak e nga pak. Letersine nuk e kam pas 5 me paterica , ndoshta ti e ke pasur te tille... Pa ofendime eee? Miqesisht .

    Kam rene ne mendime - pikerisht se UNE, kam rene ne mendime nder kohe qe SHUMICA nuk para bien, (per te mos dhene shembuj) prandaj dhe ka dale shprehja e famshme te cilen ciceroj une ne fund.

    C'kam dashur te them ? Pikerisht kete qe thashe edhe me siper, qe shumica , njerezia nuk para bien ne mendime. Por kete gje nuk e kam thene thjesht, e kam thene pak me ndryshe.

    Shpresoj te te kem sqaruar sadopak. Nese jo, me vjen keq.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,215
    Citim Postuar mė parė nga Shpirta
    "Kam rene ne mendime" Nuk eshte kjo nje forme e cuditshme per t'u shprehur ?
    Te biesh ne mendime . Ku bie ? Nga bie ?
    Mendimet valle ndodhen diku tjeter pervec kokes tone ? Ndodhen diku , ne nje ene ? Jane mbledhur aty dhe ne here pas here hidhemi si ne nje pishine dhe zhytemi ne te .... apo ... ne to ? Apo mos ndoshta ndodhen ne nje vid , ne nje hapesire qe s'eshte hapesire , sepse nuk ekziston , por qe ekziston sepse ne "biem " ne te . Nga biem ? Ku kemi hipur qe te biem ?
    " Bie ne mendime " Sikur jemi dy gjera te ndryshme , ekzistenca dhe mendimet . Sikur nuk jemi nje .... Apo vertete eshte keshtu ... ?
    Fizikisht , fiziologjikisht , trurin e kemi me vete , madje eshte organi me i mbrojtur i trupit tone . Eshte i futur komplet ne nje kuti kocke . Asnje organ nuk e ka kete privilegj ... apo kete fatkeqesi ... te themi ...
    Ndoshta , pikerisht kjo kuti qe nuk lejon zgjerim e ka fajin , qe ne " biem " ne te . Po te ishte truri i lire , po te ruhej vetem nga nje cipe e holle dhe disa brinje , si mushkerinjte , apo vetem nga nje pelte dhjami , si zorret , apo po te dilte jashte , i zgurdulluar si syte .... atehere , ndoshta , dhe ne , do ekzistonim bashke me mendimet . Do ecnim perdore me to dhe nuk do qe nevoja te benim kaq perpjekje dhe gjera te rrezikshme sic eshte " renia ".
    Ne pergjithesi njerezve nuk u pelqen te bien , te bien nga lartesi , te bien ne det , te bien nga bicikleta , te bien ne dashuri . Kane frike nga renia . Ndoshta pikerisht nga kjo frike , te cilen shpeshhere , ne prag gjumi , e ndjejme dhe dridhemi duke u zgjuar , qe te kuptojme , te ndjejme dhe te sigurohemi , qe jemi shtrire ( fizikisht pozicioni me i ulet ) , pra pikerisht nga kjo frike e renies , e rrenjosur ne qenien tone , nuk biem as ne mendime .
    Jeta eshte shume me e thjeshte po te mos mendosh . Eshte me e sigurt .
    Qe ketu , kuptohet fare thjeshte komentimi :
    " Mos u mendo shume se te dalin thinja
    .... "
    Shpirta,

    Ka rėnje e rėnje…dikush bie nė mendime kot sė koti, kurse dikush mendon edhe kur nuk bie nė mendime…por kur biem nė mendime, ēfarė prodhojnė ato mendimet tona?
    Turbullira, trazira, ndėrskamca etj. (edhe pėr kėto duhet rėnė nė mendime apo jo?), apo progres, prosperitet, zbulime, shkencė, kulturė, letėrsi etj.
    Pra sipas meje rėnja nė mendime do tė duhej tė prodhoj efekte pozitive pėr tė mirėn personale dhe tė tė tjerėve, sepse pėr ata qė nė mendime bien me qėllim tė keq do tė ishte mė mirė tė mos nxisin thinja kot sė koti.
    Dhe definitivisht, truri si organ i tė menduarit duhet vėnė nė pėrdorim, sepse pėrndryshe do tė pėrjetonte fatin sikur tė pjesėve metalike qė nėse nuk pėrdoren i mbulon ndryshku (korrozioni) dhe pastaj nuk vehen dot nė funksion, pra lubrifikimi i trurit bėhet duke e vėnė nė funksion apo duke “rėnė” nė mendime….
    Mė fal qė e zgjata kaq shumė….
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Poeti : 12-07-2005 mė 16:55
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    40
    Postime
    268
    Renia ne mendime ...

    Njeriu duhet te ket force qe te mendoje

    Por ai duhet te kete nje force edhe me te madhe qe te dale nga nje situate katatonike e "vetem mendoj" habitese
    ..dhe te ktheje mendimet ne aksione e me vone ne eksperience personale..

    Une i pari, si shume te tjere , duhet ta bej kete shpesh

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Poeti , i dashur!
    Po edhe ti !!!

    Ato qe ke nenvizuar , ose theksuar , (he qe te shprehemi korrekt se kollaj na merren per te keq dhe kollaj interpretohen gjarat ) nuk jane bindja ime !!!!! Ato aty jane thene komplet me ironi....

    Shadow , mendimet nuk kane vlere nese nuk materializohen. Ndoshta prandaj nuk jam filozofe..

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    40
    Postime
    268
    Nuk eshte e vertete

    Jo te gjitha mendimet kane nevoje qe te materializohen per te qene te rendesishme.

    Dhe persa i perket fjales "Filozof" ne kuptimin e saj te mirefillte , as une nuk jam . Dhe me vjen keq .

    "Filozof" ne menyren se si ne shqiptaret e perdorim ate fjale , ajo eshte dicka tjeter.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,215
    Citim Postuar mė parė nga Shpirta
    Poeti , i dashur!
    Po edhe ti !!!

    Ato qe ke nenvizuar , ose theksuar , (he qe te shprehemi korrekt se kollaj na merren per te keq dhe kollaj interpretohen gjarat ) nuk jane bindja ime !!!!! Ato aty jane thene komplet me ironi....

    Shadow , mendimet nuk kane vlere nese nuk materializohen. Ndoshta prandaj nuk jam filozofe..

    Shpirta,

    Nuk e mendova pjesėn e nėnvizuar si akuzė ndaj teje e nderuar, por si pikėnisje nga fjalėt tona popullore, pėr trajtimin e mendimit tim nė temėn e hapur.
    Ndoshta edhe nuk ia kam qėlluar, por ajo qė postova ėshtė mendim i imi, i cili edhe mund tė jetė i gabuar!

    Prandaj:
    Nė jetė bėjmė shumė gabime
    Sa mirė do tė ishte sikur mos gabojmė,
    Por ja qė nuk e bėjmė jetėn ndryshe
    Por me gabime atė e jetojmė?!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Ok, m'u duk , nga cfare kishe shkruar , qe doje te me mbushje mendjen per nje gje qe une jam dakort qe eshte ashtu si thua ti

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,558

    per kete punen e renies - pa fjalime apo keshilla (pa art, pra... lol)

    Kur kalonte nje Ira, djemte e ngacmonin duke therritur, "Iiiiiiiii... raaaa!"
    Kjo ia kthente, "Thefsh qafen!"
    E po si mos biesh ti pastaj? lol

    ... qe me kujton nje tjeter. Ne Durres ishte nje vajze bjonde, kacurrelse, nja 10 vjet me e madhe se une, me sycka blu qe e kishte emrin Ira. Irat m'i kane pershkruar si te bukura dhe kjo Ira Durrsakja (e njeh gje?) nuk ka bere perjashtim me sa mbaj mend une, qe ia lakmoja volumin e kacurrelave dhe ngjyrat qe e perbenin. Hell, i lakmoja qimet e zverdhura te parakraheve! Me dukeshe si e rene nga nje planet tjeter drejt e ne buze te trotuarit ne mes te nates, apo ne verande ne nje mbasdite me qiell te vranet. (E kam pare per here te fundit ne Nentor 1999, tek rruga per tek Vollga... sapo kishim kaluar nje dyqan ne te djathte ku ne vere shisnin akullore.)

    Si konkluzion, qe s'ka shume te beje me gjithe c'llomotita me siper -- Reniet, pra, trazokan spektatoret... cuditerisht jo ata te "renit."
    Fenomen qesharak, e? Me jep pershtypjen se keta spektatoret qe s'duan qe ne te hidhemi, jane te gjithe te zhytyr ne kete pishine llumi aq sa u vjen tek mjekra. EUREKA! per Arkimedet tane moderne, qe rrenimin per argjend nen ar e kane marre persiper si detyre morale. Po u zhytem dhe ne me ta, do fundosen te gjithe. Prandaj me mire te na frikesojne, te na keshillojne, te rrahin gjokset qe mos biem edhe ne me ta.

    Qe me kujton te te pyes, ke komardare ti? lol
    Cfare pyetje... te gjithe Durrsaket kane (i sheh turmat ne 7-8 te mengjesit duke ecur per tek autobusi, me ushqime, peshqira e me komardare ne dore... sa vijne e shtohen turmat qe kane dysheke keto kohet e fundit). Une kisha 3 komardare kur jetoja ne Durres. Aty ku fillon deti Jon, ku kane me shume shkembinj se sa rere, s'i perdorin komardaret. Vendasit qe zhyten zhyten duke pasur parasysh rrezikun. Ose trimat nuk zhyten fare dhe thone se u zhyten. lol

    P.S.: Si vajti Piktura e Dorian Gray-it? Beja dhurate ndo nje Arkimedi. lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 15-07-2005 mė 03:05
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  11. #11
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,558

    s'rrija pa shtuar edhe kete per reniet

    Sot kam takuar nje cift qe kane qene bashke me vite por rane ne dashuri per 12 ore. Po, po... 12 ore te dashuruar marrezisht. Kishin nje histori shume romantike, sic me pelqejne mua, a true die-hard romantic. Kaluan thuajse c'do pengese qe mund te kaloje nje cift, qofte duke patur shoqerine kundra, ose (me keq akoma) duke patur njeri tjetrin kunder. Sidoqofte luftuan me vite per ato 12 ore. Natyrisht, synonin te dashuroheshin nje jete te tere, por ishte e thene te zgjaste vetem 12 ore, si nje dite e lene pergjysem.

    Duke qene te dashuruar, qofte edhe per 12 ore, njerezit marrin vese shume te keqia. Ndoshta sepse dashuria e vertete krenohet duke turbulluar c'do limit, qofte ne miresjellje, e deri ne identitet -- c'eshte e imja dhe c'eshte e jotja. Edhe pse natyra nuk toleron cenime te tilla, ata donin te zberthenin njeri tjetrin, si te ishin kukulla, te shikonin brenda dhe te ndryshonin cfare nuk ishte ne rregull. Pse jo? Ata vetem perpiqeshin te permiresonin partnerin ne te gjitha aspektet. Nqs si prej shansit ata benin partnerin qe t'u pershtateshe me shume, kjo ishte vec nje plus, asgje me shume. Ajo e bente nga kurioziteti, sikur gervishte nje plage te perthare dhe ndalonte pak para se te rridhte gjak. Ai e bente nga bindja se, duke qene ne dashuri, kishte me se te drejte te ndryshonte perberjen psiko-bio-kimike te partnerit... aq me teper kur e bente me qellim (thuajse) altruist. Prej ketij rituali pushtues linden fatkeqesite qe i ndoqen deri sa u plaken -- lufta e identitetit.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,215
    Mė bind tė tė bind qė e ke gabim!
    Apo bindem qė nuk jam i pagabueshėm nė botėn e gabueshme, sa filozofi e gabueshme!
    Nisem drejt lartėsive duke dashur tė ik nga gabimet dhe zhytem edhe mė shumė nė gabimet qė i sjell jeta qė nė vehte ėshtė vet njė gabim.
    E pra si mos tė bie nė mendim dhe ate nė greminėn e thellė tė mendimeve tė cilave nuk iu shihet fundi, nė greminen e mendimeve tė pa fund!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

Tema tė Ngjashme

  1. Mendime mbi librin "Shqipja dhe Sanskritishtja"
    Nga baaroar nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 07:08
  2. Mendime Tė Trazuara
    Nga Dr. Leone nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 18:50
  3. Mendime rrethrrotulluese nga Tos Lubonja
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-12-2005, 06:47
  4. Mendime rreth zgjidhjes se ceshtjes afatgjate te liderave shqiptare!
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 04:23

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •