Sot kam takuar nje cift qe kane qene bashke me vite por rane ne dashuri per 12 ore. Po, po... 12 ore te dashuruar marrezisht. Kishin nje histori shume romantike, sic me pelqejne mua, a true die-hard romantic. Kaluan thuajse c'do pengese qe mund te kaloje nje cift, qofte duke patur shoqerine kundra, ose (me keq akoma) duke patur njeri tjetrin kunder. Sidoqofte luftuan me vite per ato 12 ore. Natyrisht, synonin te dashuroheshin nje jete te tere, por ishte e thene te zgjaste vetem 12 ore, si nje dite e lene pergjysem.
Duke qene te dashuruar, qofte edhe per 12 ore, njerezit marrin vese shume te keqia. Ndoshta sepse dashuria e vertete krenohet duke turbulluar c'do limit, qofte ne miresjellje, e deri ne identitet -- c'eshte e imja dhe c'eshte e jotja. Edhe pse natyra nuk toleron cenime te tilla, ata donin te zberthenin njeri tjetrin, si te ishin kukulla, te shikonin brenda dhe te ndryshonin cfare nuk ishte ne rregull. Pse jo? Ata vetem perpiqeshin te permiresonin partnerin ne te gjitha aspektet. Nqs si prej shansit ata benin partnerin qe t'u pershtateshe me shume, kjo ishte vec nje plus, asgje me shume. Ajo e bente nga kurioziteti, sikur gervishte nje plage te perthare dhe ndalonte pak para se te rridhte gjak. Ai e bente nga bindja se, duke qene ne dashuri, kishte me se te drejte te ndryshonte perberjen psiko-bio-kimike te partnerit... aq me teper kur e bente me qellim (thuajse) altruist. Prej ketij rituali pushtues linden fatkeqesite qe i ndoqen deri sa u plaken -- lufta e identitetit.
Krijoni Kontakt