Close
Faqja 17 prej 28 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 276
  1. #161
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Pakistan: 50 miliardë dollarë humbje nga terrorizmi
    Pakistani tha se prej vitit 2000, humbjet nga terrorizmi janë 50 milirda dollarë, 20 mijë viktima dhe 2.500 pjesëtarë të ushtrisë.
    Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ministri i Jashtëm Mahdum Kurejshi tha se Islamabadi do të mbetet i vendosur në luftën e tij kundër terrorizmit, megjithëse përballet me pasoja shkatërrimtare nga vërshimet katastrofike.

    Pengohet sulm terrorist kundër gazetës daneze
    Tre persona janë arrestuar në Norvegji nën dyshimin se kanë planifikuar sulm terrorist kundër gazetës së Danimarkës, e cila botoi karikatura të Profetit Muhamed në vitin 2005.
    Njëri nga të arrestuarit ka pranuar për planin./BOTASOT/

    Vritet një zyrtar afgan dhe pesë persona të tjerë
    Zyrtarët afganë thonë se një zëvendës guvernator provincial ka humbur jetën sot, së bashku me pesë persona të tjerë, gjatë një sulmi vetëvrasës, në provincën Ghazni.
    Shefi i policisë, Zarawar Zahid, ka thënë se sulmuesi vetëvrasës ka qenë në motoçikletë dh ka shënjestëruar një konvoj makinash, në të cilën gjendej edhe zëvendës guvernatori Mohammad Kazim Allahyar.
    Në sulm është vrarë edhe djali i tij, nipi dhe tre truprojet./BOTASOT/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 28-09-2010 më 19:06

  2. #162

    A mbaruan kamikazet ?

    Pothuajse nje muaj ne tv nuk degjohet me per kamikazet irakene qe shperthenin duke vrare me qindra gra, femije, e c'tu dilte perpara.

    Cfar ka ngjar me to ? Mos valle nuk ka me vullnetare te krisur ? Apo u erdhi mendja dhe nuk marin me pjese ne te tilla akte te shemtuara ?
    Revolution 1848

  3. #163
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Pothuajse nje muaj ne tv nuk degjohet me per kamikazet irakene qe shperthenin duke vrare me qindra gra, femije, e c'tu dilte perpara.

    Cfar ka ngjar me to ? Mos valle nuk ka me vullnetare te krisur ? Apo u erdhi mendja dhe nuk marin me pjese ne te tilla akte te shemtuara ?
    Jane ne kerkim te tru shperlarve, prit ti smbarojn kollaj kta
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    terrorizmi eshte vetem nje forem per te kerkuar te drejtat ose te pakten ato qe keta i quajne te drejta. qellimi i krijimit te nje organizate terroriste mund te jete nga me te ndryshmet spikasin ato politike si organizatat komuniste 17 nentori ne greqi ne mos gaboj emrin, pastaj kemi ato patriotike ose nacionaliste si IRA, ETA dhe te tjera te quajtura terroriste si ato te cecenis UCK( edhe uck eshte klasifikuar organizat terroristesh nga amerika ne fillimet e saj) jane dhe ato fetare sic eshte konsideruar AL QAIDA. po te vesh re mire ato me tipare nacionaliste patriotike per mendimin tim nuk nuk do ti quaj dhe aq terrorist ETA lufton per popullin bask per te drejtat e tij dhe per liri po keshtu ira cecenet dhe uck etj. pra te pakten ne kete rast terroristet jane ata qe quajne keto organizata terrorist. e gjithe kjo behet per te perdhosur emrin e tyre dhe per te perligjur veprimet kunder tyre veprime qe jane zakonisht shtypese ushtarake. gjithmon eshte perdorur nje menyre e tille edhe nga roma popujt qe rebeloheshin quheshin barbar te eger etj te cilet duheshin nenshtruar dhe qyteteruar. nese mund te me thoje dikush mua se perse nuk duhet te jene te lire basket, irlanda e veriut apo cecenet dhe ku qendron terrorizmi ketu te veprimet e tyre i cili eshte thjesh nje akt per lilri e cila eshte e drejta natyrore e njeriut. saper ato fetare dhe politike ka shume per te diskutuar. per ato politike sidomos ato komuniste une jam kunder tyre dhe keshtu per mua mire bejne te shtypen kemi pare picir nga komunizmi. pranoj ketu mendimi im nuk eshte dhe aq objektiv. ndersa per ato fetare ceshtja behet edhe me e komplikuar. menyra me e mire eshte qe keto te mos ekzistojne sepse feja eshte shume e verber shpesh manipulatore ne emer te zotit mund te te bejn te besh shume gjera kujtoni kryqezatat. ne vend te tyre duhet te ekzistoj harmonia fetare njerezit duhet te mesohen nga udheheqesit e tyre fetar shpirteror qe te mos kene paragjykime per fene tjeter te jetojn ne paqe dhe harmini pasi feja eshte thjesh dicka personale e cila sherben vetem per ti bere ata te ndihen me mire te jene me te lidhur me zotin. por ne kete drejtim behet pak si nga feja kristiane dhe ajo islame. per mendimin tim per aq kohe sa do te kete fe ose per aq kohe sa do te kete me shume se nje fe keto probleme do te ekzistojne sepse sic e thashe besimtari eshte shume i verber dhe verpon me shume nga ana emocionale instiktive. ironike po ta mendosh qe ne fakt feja duhej te bente te kenderten. veprimet fondamentaliste fetare mund ti perligjimin deri diku nqs besimtaret e nje feje ndihen te diskriminuar dhe kundershtojn me akte te dhunshme kete diskriminim. edhe ne kete rast mbetet shume e dyshimt ligjshmeria e ketij akti pasi feja sido qe te jete duhet te veroj gjithmon paqesisht( nese dikush te qellon me nje pellemb ti ktheji fawen tjeter). me pak fjal duke e trajtuar ne kete menyre temen ajo behet shume e gjate dhe nuk mbaron kurre. cdo gje varet nga kendveshtrimi. varet shume sidomos se ne cilin ane ndodhesh dhe kjo percakton edhe etalonon me te cilin do ta masesh dhe do ta trajtosh temen.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    E gjithë bota në alarm nga sulmet e terroristëve islamikë

    Gjermania dhe Italia pezullojnë linjat ajrore me vendet arabe
    31-10-2010 / Gazeta 55


    E gjithë bota në alarm nga sulmet e terroristëve islamikë



    Një atentat me bombë ka tronditur mëngjesin e sotëm Stambollin e Turqisë. Një person ka humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur rëndë, kur një kamikaz është hedhur në erë pranë një makine policie të parkuar para një komisariati në sheshin Taksim. Të plagosurit janë nëntë policë dhe 6 kalimtarë. Burime të policisë konfirmojnë se autori i ngjarjes ishte një i ri që mbante mbi vete një sasi të madhe eksplozivi. Nuk ka të dhëna mbi origjinën e tij apo motivet pas këtij atentati. Në momentin e shpërthimit sheshi Taksim ishte i mbushur plot me njerëz dhe turistë. Nisur nga kërcënimet e ditëve të fundit të udhëheqësit islamik të Al-Kaedas, Bin Landen dhe tentativa e dështuar pas zbulimit të disa pakove me lëndë eksplozivë të gjetura në dy avionë transporti nga Dubai dhe Britania e Madhe me destinacion Cikagon, Gjermania dhe Italia kanë pezulluar çdo fluturim ajëror me vendet arabe, kryesisht me Jemenin.



    Alarm nga sulmet terroriste E gjithë bota është vënë nën alarm, pas gjetjes së dy paketa me lëndë shpërthyese në një avion amerikan që vinte nga Jemeni të ulur në Angli dhe Dubai. Shumë vende të botës si Italia dhe Gjermania kanë ndërmarrë masa, duke mos lejuar më asnjë lloj transporti ajror nga Jemeni. Ndërkohë autoritetet e sigurisë të Jemenit kanë arrestuar një grua, e cila dyshohet se i ka futur në avion të dy kutitë postare me eksploziv, me destinacion Çikagon. Në banesën e vajzës që studionte për mjekësi janë gjetur edhe dhjetëra paketa të tjera të dyshimta. Por shtypi amerikan thotë se pas pakove-bombë është një saudit i lidhur me Al Kaedën në Jemen. 28 vjeçari Hasan Al Asiri ndodhet në listat e terroristëve më të kërkuar në Arabinë Saudite Sipas New York Times, pakot-bombë janë prova më e mirë që Al Kaeda po përmirëson vazhdimisht aftësinë e saj për të goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  6. #166
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    shum rrezik eshte a duhet mu ru
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  7. #167
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Ne Turqi e kane me groshet e veta. Pune kurdesh. Nuk kane lidhje me pune fesh. Le qe kto aktet kamikaze feja i denon, dhe pervec ksaj terroriste jane kta italjant e amerikant etj qe shkojne dhe fusin hundet anej ne punet tyre..
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #168
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Shpërthime në dy xhami në Pakistan

    Të paktën 50 vetë e humbën jetën dhe 80 u plagosën nga shpërthimi vetëvrasës gjatë faljes të së premtes një xhami në Pakistan, në një paralagje të Peshauarit.

    Po sot, zyrtarët njoftuan për shpërthim edhe në një xhami në një paralagje tjetër të Peshauarit, me ç’rast e humbën jetën 3 vetë dhe të paktën 14 u plagosën.

    Raportohet se cak i sulmit mund të ketë qenë një udhëheqës fisnor, Malik Vali Kan, që është deklaruar kundër talibanëve.

    Nuk dihet nëse ai është në mesin e të vrarëve.
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  9. #169
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Mbi 50 të vrarë në xhaminë në Pakistan

    Të paktën 50 vetë e kanë humbur jetën dhe 80 janë plagosur nga shpërthimi në një xhami në Pakistan.

    Shpërthimi ndodhi në një paralagje të Peshauarit, kryeqytet i provincës Hyber-Pahtunkua gjatë faljes të së premtes.

    Një zyrtar i provincës tha se shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës.

    Raportohet se cak i sulmit mund të ketë qenë një udhëheqës fisnor, Malik Vali Kan, i cili është deklaruar kundër talibanëve. Nuk është e qartë nëse ai është në mesin e të vrarëve.
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  10. #170
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Agjenti rus: Një organizatë humanitare e ndërlidhur me terrorizëm

    Ish agjenti rus, Sergej Igatçenko, ka dëshmuar se një organizatë humanitare islamike, që njëherë e kishte selinë në Oregon të Shteteve të Bashkuara, i kishte financuar luftëtarët islamikë në Çeçeni.
    Ai tha se kishte informacione se organizata Al-Haramain, e kishte financuar kampin terrorist në Çeçeni dhe se ishte në kontakt me liderët e luftëtarëve islamikë.
    Zoti Igatçenko po dëshmonte me anë të një video lidhjeje, në rastin e bashkë themeluesit të fondacionit, Pete Seda, të cilin prokurorët amerikanë e akuzojnë për financim të militantëve në Çeçeni.
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

Faqja 17 prej 28 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur'ani dhe Bibla (Analizë)
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 31-07-2010, 11:45
  2. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •