Close
Faqja 10 prej 28 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 276
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    izraeli me bomba atomike.............

    Klubi bërthamor botëror u shtua zyrtarisht më 11 dhjetor me një anëtar të ri, Izraeli. Për herë të parë kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, deklaroi publikisht se shteti i tij disponon armë bërthamore. E reja e kësaj ngjarje nuk është fakti që Izraeli disponon armë bërthamore, por që kryeministri i tij pohon se ka armë berthamore, gjë që autoritetet izraelite e kanë mohuar gjatë 50 vjetëve. Programi izraeli i prodhimit të bombave atomike ka nisur që në mesin e viteve 50’, i ndihmuar nga një marrëveshje e fshehtë me Francën për të ndërtuar dhe furnizuar reaktorin bërthamor në shkretëtirën e Negevit, ... për të cilin zëdhënësi i qeverisë izraelite pat deklaruar atëhere se po ndërtojnë një fabrikë tekstili.
    Që Izraeli kishte armë bërthamore ishte një sekret që dihej nga të gjithë, që nga shtetet arabe e deri tek ato europiane, e natyrisht edhe në SHBA. Ish ministri i jashtëm suedez dhe ish kryetar i ekipit inspektues të OKB-së për armët e shkatërrimit në masë në Irak, Hans Bliks, deklaroi kësaj jave se gjithë bota është e sigurt se Izraeli ka 200 bomba atomike. Por meqë qeveritë izraelite kishin zbatuar që prej 50 vjetësh politikën e ambiguitetit bërthamor, që konsiston në formulën “as mos moho dhe as mos poho” pasjen e armëve bërthamore, shumica e shteteve të botës, sidomos aleatët e tij, bënin sikur nuk dinin gjë. Më 1986 Izraeli dënoi me 18 vjet burg shkencëtarin izraelit Mordekai Vanunu, që punonte në kompleksin bërthamor të Dimonas, sepse në një intervistë në të përditshmen britanike “Sandi Tajms” pohoi se Izraeli ka nje program të armëve bërthamore. Pas deklarimit të tanishëm të kryeministrit izraelit, M.Vanunu tha në një intervistë me AFP-në se “Deklarata e Olmertit nuk është gjë e re, por është mirë që Izraeli vendosi ta bëjë publike. Bota duhet të flasë tani jo vetëm për Iranin, por gjithashtu edhe për Izraelin si një kërcënim bërthamor, me të cilin duhet të përballemi që të kemi një Lindje të Mesme pa armë bërthamore”.

    Deklarata e kryeministrit izraelit ka krijuar një situatë të re. Shumica e diplomatëve dhe analistëve seriozë bashkohen në mendimin se ajo nuk qe një rrëshqitje gjuhe apo shpëtim fjale pa dashje. Deklarata e tij është bërë në një intervistë televizive me televizionin gjerman, të dhënë jo në mënyrë direkte, por e parapërgatitur dhe e xhiruar në Izrael, para nisjes së vizitës së tij në Gjermani. Besohet se kryeministri dhe qeveria e tij e kanë lëshuar qëllimisht këtë mesazh, i cili duhej të merrej si një kërcënim bërthamor në adresat, ku kryeministri izraelit mendonte se do të kuptohej si i tillë. Adresa e parë, ku rezulton se synonte të shkonte mesazhi kërcënues izraelit është Irani, presidenti i të cilit ka deklaruar disa herë se Izraeli duhet të fshihet nga harta.

    Pohimi zyrtar i disponimit të armëve bërthamore bëhet në një kohë kur faktori ndërkombëtar, e sidomos shtetet perëndimore, SHBA dhe BE, janë angazhuar në një fushatë të lodhëshme diplomatike për të bindur Iranin të heqë dore nga programi i tij bërthamor, që Teherani thote se është për qëllime civile, ndersa perendimi shpreh drojën se mund të përdoret për të prodhuar armë bërthamore në të ardhmen. Mesazhi kërcënues izraelit është llogaritur si element i nevojshem në zbatimin e diplomacisë se bisedimeve dhe kërcënimeve ndaj Iranit. Sepse duket jo në vijë logjike që kryeministri izraelit shpall disponimin e armëve bërthamore në kohën , kur ka ndërmarrë një tur diplomatik në Europë për të nxitur më shumë shtetet europiane t’i bëjnë presion Iranit që të mos shndërrohet në një shtet bërthamor.

    Lëvizja e Olmertit nuk duket se është bërë pa një lloj bashkëpunimi dhe koordinimi me aleatin dhe protektorin më të madh të shtetit të Izraelit, SHBA. Gjashtë ditë përpara pohimit të Olmertit, sekretari i ri amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, i cili ka qenë dhe drejtor i CIA-s, deklaroi në një komision të senatit amerikan se Izraeli disponon armë bërthamore. Kur SHBA dhe Izraeli deklarojnë zyrtarisht dhe njëkohësisht se Izraeli është fuqi bërthamore, kuptohet se ata e kanë gjykuar oportune ta ndërmarrin një hap të tillë për lëshimin e një mesazhi bërthamor në adresën apo adresat, që ata dëshërojnë.

    Por çeshtja shfaqet më e komplikuar se sa synimi për të arritur në një adresë të caktuar. Pohimi zyrtar izraelit, sado dhe sido që ta ketë objektivin tek Irani, i cili nuk kufizohet me Izraelin, efektin më të madh mendohet se do ta ketë në proçeset dhe zhvillimet, ku Izraeli dhe fqinjtë e tij të drejtpërdrejtë arabë ndodhen dhe janë të implikuar, pra në Lindjen e Mesme.
    Dalja zyrtare e Izraelit si shtet bërthamor ka dhe do të ketë reperkusionet e veta në proçeset e bisedimeve për paqë në Lindjen e Mesme dhe ne përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit rreth 60 vjeçar palestinezo-izraelit.

    Shtetet arabe, shumica e të cilëve aleatë të afërt të SHBA, reaguan me ashpërsi ndaj kësaj situate të re. Lidhja Arabe, e cila përbëhet nga 22 shtete, i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së t’i bëjë presion Izraelit që të lejojë inspektimin ndërkombëtar të komplekseve të tij bërthamore. Lidhja Arabe u kërkoi që të prononcohen lidhur me këtë çeshtje ato shtete, që i japin ndihmë Izraelit dhe veçanërisht që e furnizojnë me uranium dhe me ujë të rëndë. Këshilli i Bashkëpunimit të shteteve të Gjirit, ku përfshihet Arabia Saudite, Kuvajti, Omani, Katari, Bahreni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkuan që të vendosen sanksione ndaj Izraelit.

    Shtetet arabe nuk është se nuk e dinin faktin e armëve bërthamore izraelite. Egjipti vazhdimisht ka kërkuar që Izraeli të inspektohet nga Agjencia Ndërkombtare e Energjisë Atomike, ANEA, dhe që të nënshkruajë Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore. Me pohimin e fundit zyrtar, shtetet arabe i japin vetes të drejtën t’i kërkojnë SHBA-së dhe ANEA-s që të ndërmarrin inspektime ndërkombëtare në Izrael dhe t’i kërkojnë atij të nënshkruajë Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, gjë të cilën ka refuzuar ta bëjë deri tani. Por situata e re mund të detyrojë shtetet arabe të rishikojnë strategjitë dhe politikat e tyre të mbrojtjes, duke nxitur disa prej tyre t’i hyjnë të njëjtës rrugë me Izraelin, prodhimit të armëve bërthamore. Ata e dinë se të ulesh në tavolinë me një partner, që disponon bomba atomike, do të thotë të ulesh nga pozitat e më të dobtiët. Këtë e ka pranuar dikur ish presidenti egjiptian Anvar El Sadat, kur nënshkroi traktatin e paqes me Izraelin dhe iu justifikua aleatëve arabë se e bëri këtë ngaqë e dinte se Izraeli dispononte armë bërthamore.

    Është pothuaj e sigurt se kjo do të sjellë një valë tensioni në marrëdhëniet, edhe ashtu të acaruara, mes SHBA dhe vendeve të Lindjes së Mesme. Sepse nuk duket se do të funksionojë p.sh. nisma e re amerikane e një Lindje të Mesme pa armë bërthamore , të cilën kësaj jave e promovoi ambasadori i SHBA në ANEA, Gregory Shulti, në takimet me ambasadorët e shteteve arabe. Është lehtë të imagjinohet pozita e vështirë e ambasadorit amerikan në këto bisedime pas pohimit zyrtar izraelit.

    Kryeministri izraelit ka vënë në pozitë të vështirë edhe Bashkimin Europian, i cili nuk ka pasur një qendrim zyrtar lidhur me armët bërthamore izraelite dhe i cili ka qenë i mekur në reagimin ndaj situatës së re. Vetëm Finlanda, e cila ka presidencën e BE-së, i kërkoi Izraelit, nëpërmjet ministrit të saj të mbrojtjes, që të japë shpjegime të mëtejshme se ç’do të thotë ky informacion i ri. Kjo pozitë e vështirë e BE-së konsiston në faktin se diplomacia europiane, që ka patur një rol qendror në tratativat me Iranin, do ta ketë më të vështirë në planin diplomatik dhe etik të bëjë presion ndaj Iranit, pa marrë si kundërpërgjigje kritika për një standart të dyfishtë në marrëdhëniet ndërkombëtare, kur një shteti i lejohet të ketë armë bërthamore e një shteti nuk i lejohet as program bërthamor për qëllime civile. Ish ministri i jashtëm i izraelit, Silvan Shalom e theksoi këtë situatë, kur deklaroi në lidhje me disponimin e armëve bërthamore se “ne vazhdimisht pyetemi pse ne mundemi e Irani nuk mundet t’i ketë”.”

    Pajisja me armë bërthamore është konsideruar si mjet frenues dhe përmbajtës, por historia e luftës së ftohtë ka dëshmuar se paqja u ruajt nga “ekuilibri i terrorit” dhe jo nga animi i peshores së forcës vetëm në njërën anë. Që do të thotë se “ekuilibri i terrorit” përfaqësonte disponimin e armëve bërthamore në të dy polet e kundërta. Që do të thotë se një Izrael me bomba atomike nuk krijon bindje se do t’i shërbejë zgjidhjes afatgjatë dhe paqës në Lindjen e Mesme. Që do të thote se bota nuk bëhet më e sigurt me shtimin e anëtarëve të klubit të frikshëm bërthamor.




    gazeta shqiptare

  2. #92
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Vritet njeriu i Bin Ladenit. Komandonte jugun e vendit.

    Një komandant i lartë taleban, i konsideruar si një nga personat më të afërt të kreut të Al Kaedës, Bin Laden dhe Mulla Omarit, u vra gjatë një sulmi ajror këtë javë, në kufirin në afërsi me Pakistanin. Lajmi i bërë i ditur nga komanda ushtarake amerikane është përgënjeshtruar ndërkohë nga zëdhënësi i talebanëve. Sipas burimeve amerikane, komandanti i rëndësishëm u vra së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij të afërt. Mulla Akhtar Mohammad Osmani konsiderohej si një nga tre njerëzit më të afërt të Mulla Omarit dhe ai është më i larti në hierarkinë e talebanëve, i vrarë që nga sulmi i amerikanëve në Afganistan në vitin 2001. Për amerikanët, kjo vrasje konsiderohet një fitore e rëndësishme, por që personi i asgjësuar do të zëvendësohet shumë shpejt nga një tjetër. I sapovrari ishte një person me një ndikim shumë të madh ideologjik dhe thuhet se kishte marrë pjesë dhe në shkatërrimin e statujave të Budës në Afganistan, në vitin 2001. Veç të tjerash, ai ishte përgjegjës për veprimet ushtarake të talebanëve në jug të Afganistanit në zonën ku janë përqendruar më së shumti talebanët. Ai mendohet të ketë qenë në krye të sulmeve me autobomba dhe grabitjeve të ndryshme në këto zona. Vrasja vjen para një momenti shumë të rëndësishëm për trupat amerikane, ofensivës së shkurtit, e cila pritet të jetë më e rëndësishme deri më tani për goditjen e talebanëve.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #93
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Dështimi i "luftës kundër terrorizmit"

    “Nese ia tregon një populli një genjeshter të madhe dhe duke e perseritur ate vazhdimisht populli do ta besoje si te vertete. Kjo genjeshter do te zgjatë deri sa Shteti do ta mbroje popullin nga pasojat e genjeshtrës qofshin ato politike, ekonomike dhe ushtarake.

    Pastaj behet shume e rendesishme per Shtetin qe t'i shfrytezoje te gjitha forcat per ta fshehur kete genjeshter pasiqe e verteta eshte armiku vdekjeprures ndaj genjeshtres kurse kjo ne pergjithesi dmth: E verteta eshte armiku i Shtetit.”

    Joseph Goebbels

    - Sulmet e 11 shtatorit ndaj SHBA-ve ishin ngjarjet më të mëdha në politikën moderne prej dështimit të Bashkimit Sovjetik kurse tash është bërë 5 vjetori i këtyre ngjarjeve historike.

    11 Shtatori “ndryshoi çdo send”, ishin fjalët që i tha George W. Bush. Pas sulmeve u deklarua “Lufta Kunder Terrorizmit” duke u bazuar ne grupet terroriste dhe shtetet që përkrahnin organizatat terroriste (Shtetet që nuk ishin proamerikane) te ashtuquajtura nga SHBA-te (anti-SHBA grupe).

    Së pari, sulmuesi i dyshuar ishte organizata Al-Kaida me udhëheqesin e tyre Osama bin Laden. Sot, Bin Ladeni akoma nuk është kapur përskaj insistimit të SHBA-ve që të kapej “I gjallë ose I vdekur”. Intelegjenca perëndimore thekson se kjo organizatë ka marrë dëme të mëdha por tërheq vëmendjen se kjo organizatë akoma mund të funksionojë dhe te veproje si frymezim per organizatat tjera qe kane te njejtat qellime si ato te Al-Kaides. Disa nga qellimet jane: Kundershtimi ndaj shtetit te Izraelit, largimi i prezencës Amerikane në Lindjen e Afërme si dhe pengimi i përhapjes së demokracisë nëpër botën Islame me perkrahjen e Amerikës ndaj regjimeve “miqësore”.

    Një bazë e ashtuquajtur Guantanamo në Kubë u hap per t'i marrë në pyetje, torturë bile edhe t'i vrasë të dyshuarit për sulme në vend se të kapen të dyshuarit për sulmet.

    Tashmë edhe George W. Bushi ka pranuar se ekzistojnë kampe tjera nëpër vende tjera ku të dyshuarit mbahen dhe torturohen.

    Nuk ka nevoje qe te imagjinohet shumë rreth torturave që i nënshtrohen të dyshuarit duke pasur parasysh imazhet e felliqura nga burgu i Abu Graib, që u publikuan më herët.

    Fakti që këto arrestime dhe tortura jane të ndaluara me ligjet ndërkombëtare bile as që po i pengon punës së përditshme të Administrates së Bushit. Konventa e Gjeneves për trajtimin e te burgosurve ishte e definuar si “antike” nga Prokurori publik i administratës së Bushit. Asnjë nga të dyshuarit e mbajtur në SHBA nuk do te akuzohet për krime të bëra. Keto kampe torturash kane përshkruar aq bukur (saqe as Al-Kaida nuk mund ta bente më mire) që SHBA-të nuk respektojne të drejtat njerëzore dhe ligjet nderkombetare, nderkohë që për ushtarët e saj te jene te mbrojtur po nga te njejtat te drejta dhe ligje.

    Se dyti, Bombardimi dhe invazioni i Afganistanit u pa si një fitore e hershme dhe e rëndësishme për luftën e Bushit kunder terrorizmit.

    Regjimit Taliban i ishte servuar një ultimatum që të bënte dorezimin e Osama bin Ladenit me 20 shtator 2001. Regjimi Taliban me plot të drejtë kërkoi prova (dëshmi) për involvimin e të kërkuarve në sulmet e 11 shtatorit.

    Kjo kërkese është parë nga SHBA-të si shokuese, kështu që pa ndonjë deklaratë lufte filloi te ndodhë nje bombardim masiv ajror mbi Afganistanin më 7 tetor 2001. Sipas parimeve legale kjo ishte “ilegale”. Nese kjo ka logjike të shendoshe atëhere ne do ta arsyetonim nje sulm te papritur të Anglise mbi Amerikën ngase disa nga anetaret e IRA-s jetonin dhe vepronin në Amerike (1980) ose do ta kishim arsyetuar nje sulm te Spanjës mbi Francen ngase disa separatistë Bask të grupit ETA jetonin atje.

    Bota shikoi heshtazi bombardimin e një shteti shumë të varfur dhe të shkatërruar nga lufta me bomba dhe mjete tjera shkaterruese. Afganët, të cilët asnjëhere nuk kishin dëgjuar për Al-Kaiden, ndërsa vriteshin dhe mbyteshin për diçka që nuk ishte pergjegjësi e tyre dhe po përballonin armet më moderne dhe të sofistikuara që njerezimi kishte parë.

    Ngjarjet e fundit ne Afganistan demonstruan se sa sipërfaqesor është suksesi i SHBA-ve dhe se kishin nencmuar kapacitetin e atij populli për luftime të gjata guerile.

    Udhëheqesat e NATO-s pranuan se nuk kontrollonin 4/5-tat dhe se Talibanët ishin duke u përforcuar dhe sofistikuar vazhdimisht. Kryetari i zgjedhur nga SHBA-të, Hamid Karzai, është gjithashtu i njohur si “Prefekti i Kabullit” nga shkaku i paaftësisë së tij të kontrollojë pjesët tjera të shtetit kurse ngjarjet e fundit demonstruan se edhe Kabulli nganjeherë është shumë i madh për ta kontrolluar.

    Karzai është i mbrojtur nga mercenaret Amerikan nga shkaku se ai beson që afganët nuk janë të aftë për këtë detyrë dhe se edhe familja e tij qëndron jashtë shtetit për shkaqe sigurie.

    Veprimi i trete i Luftes kunder terrorizmit ishte invazioni dhe okupimi i Irakut në fillim të 2003-tës. Gjatë 2002 u bë e qartë se Administrata e Bushit bënte çmos që të gjente pretekst për fillimin e invazionit të Irakut. Problemi ishte gjetja e diçkaje që do të përkrahte një invazion të tillë nga publiku amerikan dhe koalicioni i mundshem nga shtetet tjera. Qeveria amerikane filloi duke thënë se ekziston një lidhje mes Sadam Huseinit dhe 11 shtatorit, dhe se Iraku po prodhonte armë për shkaterrim masiv (kimike dhe biologjike) dhe se duhej patjetër të ndalet para se t'ia jepte keto armë për shkatërrim masiv Al-Kaides. Problemi me këtë deklarate ishte jo vetem që nuk ishte e vertete por edhe vetë Qeveria Amerikane e dinte fare mirë që nuk ishte e vertete. Nuk kishte asnje lidhje mes Sadam Huseinit dhe Bin Ladenit dhe kjo u vertetua me raportin e Senatit Amerikan të leshuar më 8 shtator 2006 që detyroi të heshtin ata që thonin se ky ishte rasti për futjen në Irak. Në lidhje me Armet për shkatërrim masiv, Sadam Huseini lejoi inspektorët nga Kombet e Bashkuar për hetime të plota dhe të papenguara mu ashtu siç kërkohej nga Rezoluta 1441 e KB. Në dhjetor 2002, Iraku i dha Këshillit të Sigurimit te Kombeve te Bashkuara nje dokument me 12.000 faqe ashtu siç parashikonte rezoluta 1441. SHBA-ja mori të vetmen kopje kurse Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara iu dha një kopje e ndryshuar. Ambasadori Amerikan ne KB, Negroponte, pohoi se SHBA-ja i kishte dhënë anëtarëve të KB një kopje me disa shtesa teknike. Delegacioni Sirian kundërshtoi pranimin e ketij dokumenti të ndryshuar nga SHBA dhe kërkoi dokumentin original, i cili asnjëherë nuk u dorezua.

    Të trishtuar nga fakti se inspektoret e KB duhej të raportonin në mesin e 2003 se Iraku nuk posedon Armë për Shkaterrim masiv, qeveria Amerikane deklaroi se Sadami po mundohet të blejë kohë dhe kështu që duhej një aksion urgjent dmth: duhej invazion dhe okupim i Irakut para se të bëhej shumë vonë. Parashihej se Ushtria Irakiane nuk mund t'i kundervohej një ushtrie tepër e armatosur e cila ishte e përgatitur financiarisht në mënyrë superiore mirepo Kryengritja Irakiane dëshmoi se çdo superfuqi ka "limited" dhe ka përgënjeshtruar mitin Amerikan për një ushtri Amerikane të padukshme.

    Menjëherë pas pushtimit të Irakut u formua Grupi për Studim të Irakut nga Bushi për raportim te gjetjes së Armeve për Shkaterrim masiv, e cila ishte e udhehequr nga një mik i vjeter i Bushit. Ky Grup me 30 shtator 2004 konkludoi se nuk kishte arme biologjike dhe kimike në Irak para okupimit dhe as që u gjet prova për planifikim të krijimit të tyre. Pasi që mungon një Rezolutë nga KB për ndalim të çdo sulmi ushtarak ndaj ndonjë shteti pa patur ndonjë dëshmi, e në këtë rast si të qeverisë Amerikane për deshmi të rreme, e gjithë bota mendon se qeveria e Bushit ka vepruar në menyrë ilegale.

    Si rezultat i kësaj është plagosja dhe vrasja e mijerave Irakenëve të pafajshem, shkatërrimi i infrastruktures, shkatërrimi i ligjit dhe rendit publik gjatë okupimit dhe emigrimi i mijëra irakenëve intelektualë, të cilët nuk munden ose nuk duan që të kthehen dhe të jetojnë nën okupimin brutal të Amerikës. Si do të kompensohet Iraku nga ky veprim i paligjshëm i Amerikës është vështirë të kalkulohet si në term qenjësor ashtu edhe financiar. Nëse hyrja në luftë me dëshmi të rreme – e sidomos në këtë rast – atëhere çdo qeveri e ardhshme legjitime e Irakut duhet të kërkon nga Kombet e Bashkuara se lufta e Irakut ka qenë Krim Lufte dhe se Iraku duhet te kompensohet totalisht. Lajmi më i mirë për botën është se shumica e popullit Amerikan ka kuptuar se Bushi dhe qeveria e tij kanë genjyer dhe mbi 60% e popullit amerikan besojne se okupimi i Irakut ka qenë gabim dhe se populli Amerikan ka qenë i keq udhehequr nga qeveria e tyre.

    Tashme bëhen 5 vjet, dhe Lufta Kunder Terrorizmit ka qenë shumë e suksesshme në krijimin e armiqve të rinj dhe të llojllojshem. Gjithashtu ka bërë që shtetet si Izraeli dhe Rusia te shtypin brutalisht myslimanet dhe të arsyetohen se kinse ata tashme e kanë “Luften e tyre kundër Terrorizmit.”

    Do të duhej një person shumë i guximshem dhe budalla për të deklaruar se “Lufta Kunder Terrorizmit” kishte fituar në njefarë mënyre. Asgje s’do të mund ta dëshmonte pakësimin e perkrahjes ndaj kësaj lufte perveç se para 5 viteve një gazetë franceze vendosi në titull “Ne jemi me Amerikanët” kurse para 3 javëve në protestat e Londrës shiheshin banerat “Ne jemi me Hezbollahun”.

    Lufta Kunder Terrorizmit nuk ka përfunduar dhe nuk do te mbarojë përderisa në SHBA kemi udheheqës neo-konzervativ por me rëndësi është se paaftësitë dhe gënjeshtrat e tyre tashmë i dijmë të gjithë.

    Dr. Steven Harris

    Përktheu: Omar bin Fehmi

    Steven Harris,
    22.9.2006

  4. #94
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga BBC Shqip

    Pakistani arreston një udhëheqës taleban

    Njoftimet nga Pakistani thonë se forcat e sigurisë kanë arrestuar një ish-ministër afgan taleban mbrojtje -- Mullah Obaidullah.

    Njoftohet se ai është arrestuar të hënë në Quetta, disa orë pas vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Dick Cheney, në Pakistan.

    Nuk ka komente zyrtare nga Pakistani, por burime amerikane të cituara nga gazeta New York Times e kanë konfirmuar arrestimin e tij.

    Ai është anëtar i këshillit udhëheqës taleban dhe thuhet se është një figurë kyçe në drejtimin e kryengritjes në Afganistan.

    Por një zëdhënës taleban, Quri Yussef, i tha BBC-së me telefon se ky njoftim ishte i rremë dhe tha se zoti Obaidullah ishte në Afganistan.

    Një zyrtar i lartë kundër terrorizmit në Pakistan gjithashtu i ka mohuar njoftimet për arrestimin.

    Javët e fundit Pakistani është vënë nën presion në rritje amerikan për të bërë më shumë kundër luftëtarëve talebanë që strehohen në rajonet e tij kufitare.

    Zyrtarë afganë dhe perëndimorë e kanë akuzuar Pakistanin se lejon udhëheqësit kryengritës të marrin strehë në Quetta, një akuzë që Islamabadi e hedh poshtë.

    Por NATO-ja e ka falenderuar kohët e fundit Pakistanin për ndihmën në disa operacione kundër kryengritësve, përfshirë një sulm ajror që vrau një komandant të lartë taleban.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Terrorizmi perëndimor, ringjallja e Brigadave të Kuqe

    Një çerek shekulli pas shpërbërjes së celulave të fundit, Evropa detyrohet akoma edhe një herë të përballet me të kaluarën e terrorizmit, të shkaktuar nga grupimet e së majtës ekstremiste


    Lirimi nga burgu i ish-ekstremistes së krahut të majtë, Brixhit Monhaupt, i programuar për në fund të muajit mars, ka ndezur një debat të fortë në Gjermani. Por, në të kaluarën edhe Italia e Franca janë përballur me vendimin e vështirë për mënyrën e luftimit të terroristëve të ekstremit të majtë. Grupi italian marksist-leninist, Brigadat e Kuqe, u shpërbë zyrtarisht në vitet 1980, por mbetjet e tij janë ende aktive, sikurse dëshmojnë edhe arrestimet e së hënës. Autoritetet italiane kanë arrestuar 15 persona të dyshuar si anëtarë të Brigadave të Kuqe, të cilët kishin planifikuar disa sulme mbi objektiva të rëndësishme, mes të cilave edhe një kompani mediatike, pronë e ish-kryeministrit, Silvio Berluskoni. Grupi, i themeluar në vitin 1973, ka qenë joaktiv që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Por gjatë periudhës kohore mes viteve 1970-1980, ai ka qenë përgjegjës për mijëra akte dhune. Brigadave të Kuqe u atribuohet vdekja e më shumë se 400 personave. Terrori i ushtruar nga kjo organizatë, arriti kulmin në vitin 1978, kur grupi rrëmbeu dhe më pas vrau, ish-kryeministrin italian, Aldo Moro. Kjo periudhë përkon me ditët më dramatike të kaluara nga Italia që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

    Gjatë viteve ’70, grupime të majta ekstremiste sikurse Brigadat e Kuqe në Itali, kanë ekzistuar edhe në Gjermani dhe Francë. Të gjitha grupet kërkonin ndërtimin e një “fronti evropian anti-imperialist”, pohon Ralf Tophoven, drejtor i Institutit për Kërkime mbi terrorizmin dhe Politikat e Sigurisë, me qendër në Esen të Gjermanisë.

    Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe në Gjermani, Brigadat e Kuqe në Itali si dhe Aksioni i Drejtpërdrejtë në Francë kishin të përbashkët moton revolucionare. “Ata ishin kundër shtetit, kundër shfrytëzimit, në mbrojtje të interesave të klasë punëtore”, thekson Tophoven. Instrumenti i përdorur prej tyre për realizimin e objektivave ishte dhuna, ndërkohë që në shënjestër të sulmeve qëndronin kryesisht politikanë dhe biznesmenë të dëgjuar. Por, e përbashkëta mes këtyre grupimeve nuk i kapërceu asnjëherë kufijtë e një lidhjeje ideologjike.
    Mes tyre, bashkëpunimi ndërkufitar, i praktikuar aktualisht nga grupet terroriste islamike, nuk ka ekzistuar asnjëherë

    Të penduarit ndihmuan në shpërbërjen e Brigadave të Kuqe

    Brigadat e Kuqe ëndërronin një rend komunist në Itali. Rezultati i kësaj politike ishte një klimë pasigurie dhe dhune, e shkaktuar nga sulme dhe rrëmbime të shumta. Shpërbërja e kësaj organizate erdhi pas vrasjes së Moros.
    Kryeministri i atëhershëm italian, Aldo Moro qëndroi në duart e Brigadave të Kuqe plot 55 ditë, përpara vrasjes. Ngjarja tronditi Italinë. Për herë të parë, në vend u krijua një front i gjerë në luftën kundër terrorit, front në të cilin përfshiheshin të gjitha partitë politike.

    Një aspekt vendimtar në luftën kundër terrorizmit në Itali ishin edhe të ashtuquajturit “pentiti” (të penduar), të cilët vendosën të bashkëpunonin me policinë. Kjo e fundit u kishte ofruar krerëve të lëvizjes dënime më të buta, nëse do të bashkëpunonin me shtetin. Kjo çoi në shpërbërjen e Brigadave të Kuqe, në vitin 1982. Mbi 200 aktivistë u dënuan, 85 prej të cilëve me burgim të përjetshëm. Megjithatë, ndërkohë shumë prej tyre janë liruar nga burgu. Në vitin 1998, kur një prej themeluesve të Brigadave të Kuqe, Renato Curcio u lirua pas 24 viteve burg, niveli i debatit në Itali ishte po aq i nxehtë sa edhe debati që ka shoqëruar lirimin e pritshëm të Monhaupt në Gjermani.

    Opinioni publik në Francë shkakton reagimi e qeverisë

    Ndërkohë që, në Francën e viteve ’80-të, qeveria dhe presidenti Fransua Miteran fillimisht reaguan disi të rezervuar ndaj veprimeve të organizatës, Action Directe. Ndryshe nga Gjermania, udhëheqësit francezë, nuk e konsideronin si të rrezikuar rendin. Por me shënimin e viktimave të para, si pasojë e aksioneve të kësaj organizate, opinioni publik ndryshoi. Gazetat më të mëdha liberale të krahut të majtë, si Le Monde dhe Libération i dënuan veprimet e Action Directe. Në publikimet e tyre kritikohej mungesa e referencës ndaj klasës punëtore, në emër të së cilës operonte grupi. Qeveria franceze do të mbante një qëndrim më të ashpër, pas vrasjes në vitin 1986 të Gjeneralit Rene Audran dhe Drejtorit të Renault, Georges Besse. Një vit më pas, themeluesit e grupit, Jean-Marc Rouillan, Nathalie Ménigon dhe Georges Cipriani u arrestuan dhe Action Directe pushoi së ekzistuari. Në vitin 2006, tre të burgosurit kërkuan lirimin me kusht, pasi kishin shlyer minimumin e kërkuar prej 18 vitesh burgim. Por autoritetet vendase refuzuan kërkesën duke argumentuar me mungesën e pendimit nga të burgosurit.

    Vetëshpërbërja e Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe

    Pas suksesit në Itali, programi i trajtimit të dëshmitarëve nisi të praktikohej edhe në Gjermani. Por, Fraksioni i Ushtrisë së Kuqë u vetëshpërbë. Në një letër të vitit 1992, organizata deklaroi kotësinë e luftës së saj, duke e cilësuar si të dështuar eksperimentimin.
    Pas vendimit për lirimin me kusht të Mohnhaupt, tre anëtarë të kësaj organizate mbeten ende në burg: Kristian Klar, Eva Sybille Haule dhe Brigit Hogefeld. Vendimet e tyre mund të ndryshohen vetëm pas vitit 2009.

    Deutsche welle

  6. #96
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga BBC Shqip

    I dyshuari për 11 shtatorin pranon fajin

    Pentagoni thotë se personi që mendohet se ishte arkitekti i sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Amerikë, Khalid Sheikh Mohammed, ka pranuar se ishte përgjegjës për operacionin, nga fillimi deri në fund.

    Në të njëtën kohë, ai ka pranuar se ishte organizatori i një serie sulmesh të pasuksesshme terroriste në mbarë botën.

    Khalid Sheikh Mohammed prej kohësh dyshohej si organizatori i sulmeve të 11 shtatorit, por sipas Pentagonit, tani ai ka pranuar dhe shumë sulme të tjera.

    Njoftohet se ai i bëri këto deklarata gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjirin Guantanamo.

    Pretendime

    Nga transkriptimet e seancës, mësohet se Khalid Sheikh Mohammed, mori përsipër përgjegjësinë jo vetëm për sulmet mbi qendrën Botërore të Tregtisë dhe mbi Pentagon.

    Ai ka pranuar dhe sulmin me bomba të klubit të natës në Bali dhe sulme mbi objektiva të huaja, britanike e të tjera, në Turqi.

    Ai po ashtu ka marrë përsipër përgjegjësinë dhe për disa sulme të dështuar mbi objektiva në Londër si Big Beni, aeroporti Heathrow dhe mbi Canary Wharf, si dhe sulme ndaj ish-presidentëve amerikanë dhe Papës së mëparshëm.

    Khalid Sheikh Mohammed është njëri nga 14 personat e dyshuar si terroristë që u transferuan në Guantanamo Bay pasi u mbajt disa vjet në burgjet sekrete të CIA-s.

    Sipas një transkriptimi të seancës, ai pretendon se është torturuar gjatë mbajtjes në burg, por shton se kishte dëshmuar me vullnet të lirë.

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    "Rrëfehet" në Guantanamo organizatori i sulmeve të 11 shtatorit

    “Unë jam përgjegjësi kryesor për organizimin e sulmeve të 11 shtatorit”. Është pikërisht kjo deklarata e pakistanezit, Kalid Sheik Mohamed, gjatë procesit të nisur kundër tij në Guantanamo, ku qëndron i burgosur që nga shtatori i vitit të kaluar. “Unë isha drejtori operativ i Osama Bin Laden për organizimin, planifikimin, zhvillimin dhe ekzekutimin e operacionit”, ka deklaruar Muhamed.

    Gjithçka përmblidhet në një procesverbal prej 26 faqesh të shpërndarë nga Pentagoni, ku Muhamed pretendon se ka organizuar edhe atentatin e parë ndaj Kullave Binjake në vitin 1993, për atentatin e dështuar të Riçard Reid, terroristit me këpucët plot eksploziv si dhe autor i 26 projekteve të ekzekutuar apo të mbetur thjesht në letër. Muhamed është një nga 14 të burgosurit e Guantanamos, të cilët konsiderohen si “superterroristë” nga Uashingtoni dhe që për vite me radhë janë ruajtur në burgjet sekrete të CIA-s.

    Gjykimi i tyre kryhet me dyer të mbyllura, pa praninë e avokatëve, gazetarëve apo vëzhguesve. Deri në momentin e arrestimit të tij, në maj të vitit 2003, në Pakistan, Sheik Muhamed ka shërbyer si drejtues ushtarak dhe përgjegjës për “departamentin e aksioneve të jashtme” të Al Kaedës.

    SHBA-të e konsiderojnë si përgjegjësin operativ për atentatet e 11 shtatorit. Vetë Muhamed, duke folur fillimisht në anglisht dhe më pas në gjuhën e tij arabe, ka pohuar se është një armik i Shteteve të Bashkuara, duke pranuar përgjegjësinë e tij të plotë për sulmet kryesore terroriste kundër objektivave amerikane dhe aleatëve gjatë dhjetë viteve të fundit. Sipas tij, viktimat e pafajshme ishin pasoja të pafata të këtij konflikti.

    Ndërkohë Pentagoni ka qenë këto ditë në qendër të kritikave të shumta ndërkombëtare për zgjedhjen e tij për zhvillimin me dyer të mbyllura të procesit kundër 14 të burgosurve specialë, pa praninë e gazetarëve apo vëzhguesve ndërkombëtarë. Një vendim i tillë është motivuar nga Departamenti Amerikan i mbrojtjes me parashikimin se gjatë këtyre proceseve mund të zbuloheshin informacione të rezervuara. Por, kritikët e kanë akuzuar Pentagonin se pas kësaj fshihet dëshira për të penguar të burgosurit që të shprehen mbi kushtet e jetesës së tyre në qelitë e burgjeve të CIA-s si dhe për metodat e marrjes në pyetje.

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2007
    Postime
    200

    Terrorizmi eshte realitet dhe irealitet.

    Terrorizmi eshte nder fenomenet qe sot po trondit boten. Sic eshte thene edhe me lart, shumica e gjerave jane gri. Sot me terrorizmin identifikohet dhe nenkuptohet kryesisht Lindja e Mesme, ose bota arabe-islame. Si mund te shmanget terrorizmi?
    Shmangia e paragjykimeve
    Shumica e njerezve paragjykon, psh muslimanet paragjykohen se jane terroriste. Mirepo paragjykimi vjen nga injoranca, nga kultura dhe nga njohuria jo e mjaftueshme. Pra rruga kryesore per te shmangur paragjykime te tilla eshte informimi i drejte, marrja e nje kulture te mjaftueshme neper shkolla e universitete, botimi i artikujve e librave qe bejne nje analize te holle per kete fenomen, e shume masa tjera. Mirepo ne kete pike paraqitet nje pengese e madhe. Shumica e njerezve nuk jane te interesuar per libra e informacion. Pse? Pasi secili ka arsyet e veta. Dikush ka nje pune te caktuar dhe derisa ajo i siguron jetesen, ai nuk interesohet per boten qe e rrethon (ky eshte nje aspekt i injorances). Shumica e te rinjve kane te dashurat e tyre, klubet e nates, alkoolin, duhanin,ndokush drogen, kane si parim ekzistencializmin (jetoje jeten, se njehere te jepet) dhe cfare ndodh rrotull tyre nuk u ben shume pershtypje, pasi ato kane qejfet e punet e tyre. Ne Europen Perendimore sundon materializmi dhe si pasoje njerezit jane me se shumti te prirur drejt parase. Te gjitha keto jane nje pjese e injorances.
    Njeriu u krijua nga Zoti qe te ishte "njerezor", por me terrorizmin njeriu shnderrohet ne antinjerezor. Pse? Mos valle grupe te caktuara kane interesat e tyre, qe te njeriu te shnderrohet ne antinjeri? Pergjigjja eshte po dhe per nje arsye krejt te thjeshte. A nuk po shfrytezohet sot terrorizmi ne favor te interesave te caktuara? Kete e shohim mjaft qarte. Shtete te caktuara fillojne te paraqiten sikur kane lidhje me terrorizmin (qe muaj, vite e dekada perpara) dhe i fryhet kesaj ceshtje shume e me shume. Por nuk mjafton kaq. Gjate rruges nxirren edhe pika te tjera si mosrespektimi i te drejtave te njeriut, arme berthamore, e ku e di une se sa te tjera mund te dalin, dhe nje dite presioni behet aq i madh sa lufta eshte pasoje qe cdokush e di se do te jete afer. Shembull konkret kemi USA e cila po "nxjerr dhjam nga pleshti" ne kuptimin e vertete te fjales, pasi nga nje grup shume i vogel terrorist po identifikohet krejt Islami dhe shpata i bie ketij te fundit, pavaresisht se e ka denuar terrorizmin qe para se te lindte. Zoti nuk e udhezoi njeriun te behej antinjerezor. Po marr si shembull rastin e USA me boten islame, pasi eshte rasti me koherent dhe me i mprehte. Pra, paska grupe te cilat perkrahin dhe investojne qe njeriu te behet antinjerezor, ne menyre qe te realizojne interesat e tyre.
    Me kaq pak sa thashe, shihet se eshte nje sistem i tere i vene ne levizje shume kohe perpara (pasi punojne sot per 100 vjet me pas) dhe sot po jep efektet e veta. Nje injorance e tille e cila nuk luftohet kryesisht ne vendet e zhvilluara, terrorizmi i cili perhapet ne vende te varfera (nga shfrytezimi i rrethanave te tilla te mjera nga interesaxhinjte) dhe pastaj zbatimi i interesave jane ato qe e bejne terrorizmin te pranishem sot.
    Njeriu (ne rastin konkret ne Perendim) brymoset me idealin e pakuptimte "interes" (materializmi dhe darvinizmi), dhe njerezit (apo TURMA sipas Shopenhauerit) privohen ne rradhe te pare vete nga dija si pasoje e sistemit te tyre te jeteses dhe pastaj rrethohen nga lajmet e informacionet e shtrembera te "interesaxhinjve" qe i udheheqin. Ne anen tjeter kemi shfrytezimin nga "interesaxhinjte" te rrethanave te mjera ekonomike, politike, ushtarake,por kryesisht shpirterore te popullatave te tjera (qe nuk i perkasin sistemit jetesor te tyre). Pasojat kuptohen. Nqs ideologjia e "interesaxhinjve", terrorizmi, perhapet sado pak, fillon procesi i cili nje dite do te bjere luften.
    Si pasoje terrorizmi mbet gjithmone i pranishem mes nesh derisa "interesaxhinjte" kane ndikimin e tyre ne qeveri (te kushedi se kujt).
    Derisa padrejtesia sundon, atehere do te kete lufte te pashmangshme, vetem nqs i padrejti behet i drejte ose i drejti i padrejte. Por kam pershtypjen se probabiliteti qe kjo te ndodhe sot eshte zero, pasi te dyja klasat qe perfaqesojne keto rryma sot jane te betuara ne parimet e tyre. Te drejtet ne drejtesine e tyre dhe te padrejtet ne interesin e tyre. Vetekuptohet: Lufte do te kete derisa drejtesia te triumfoje e te mbaje nen kontroll padrejtesine, ose qe drejtesia te zhduket krejt.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar
    Kur Presidenti Bush deklaroi lufte kunder terrerrorrizmit "War on Terror" e kish fjalen per nje epoke te gjate lufte dhe shperndarje/pozicionimi te trupave ushtarake. "War on Terror" eshte si Lufta e Ftohte dhe ka mundesi te marri aq gjate. Nga presioni per te larguar trupat nga Iraku USA & UK ka per ti rene Iranit dhe kane per ti pozicionuar trupat per nje kohe te gjate ne Iran. Vetem mendohuni pak, cfare do beje gjithe ajo armate amerikane nese kthehet ne US?
    Po te shikoni historine p.sh ishte politika moskonfromentuese e Romes qe e shthuri ushtrine e Hannibalit te Kartagjenes. Ky i mundi romaket ne shume beteja ne token e tyre dhe ishte pikerisht mos "engagement" jo perballimi ne beteje qe e shkaterroi ushtrine formidable te Hannibalit! Ata ishin mesuar per lufte dhe ishte mungesa e luftes qe i shkaterroi dhe shthuri.
    Keshtu qe edhe puna e Amerikes. Sa te kete kokqiper si Sadami apo ai majmuni Ahmedinaxhad qe duket sikur e kane nxjerre nga minierat e Iranit, Amerika do vazhdoje ti mbaje trupat te pozicionuar ne bote!
    Mos u merzisni sepse bota gjithnje ka patur zot dhe kesaj rradhe eshte Amerika dhe kete here me Hollywood qe e embelson pak situaten.
    Tung

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Fatkeqsisht terrorizmi eshte nje problem ekzistant qe kurre nuk ka fituar seriozitetin e duhur...
    ***
    Por ndodhi si 11 Shtatori, Beslani dhe sot Londra nuk mundet vecse te na shqetesojne. Sepse nuk eshte gje e bukur te shikosh trupa te ndare ne mes dhe femije qe qajne, mjaft me! ...
    PO mire Kryeplaku,fatkeqsisht terrorizmi eshte nje problem ekzistant qe kurre nuk ka fituar seriozitetin e duhur ....
    pse eshte keshtu.....?Kush jan terrorriste,Vetem ata qe i kunderpergjigjen apo edhe ata qe pergjigjen indirek...?
    Pergjigje ime eshte kjo qe vijon me posht..
    Nese do te dish shkakun e fatkeqesive dhe kush munden me qene, te kisha propozu te analizosh thelbin e filmit vizatimor te Maces dhe Miut(Tom&Jerry).
    Edhe miu,qe eshte i vogel dhe dinak,na ben te brengosemi,apo ta konsideroj si shkaktar te luftes me macen...!!!
    War on Terror ,nje emer i vjeter me origji fashiste dhe raciste,eshte ripertri per te sulmu peshkun ne deti...poa grep
    Ndryshuar për herë të fundit nga Stefan07 : 14-04-2007 më 13:54

Faqja 10 prej 28 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur'ani dhe Bibla (Analizë)
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 31-07-2010, 11:45
  2. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •