Nje nga faktoret e domosdoshem ne zhvillimin e nje shoqerie te shendetshme eshte ekzistenca e nje sistemi te pershtatshem social-ekonomik ,ne cdo epoke njerzve u eshte dashur te meren me pyetjen se : si te perdoren dhe shperndahen burimet dhe risorset e kesaj bote ?
Per me teper ,shoqeria ka nevoje te rregulloje nje sistem qeverisjeje qe te permbushe nevojat ne rritje te anetareve te saj ,pergjigjet qe nje shoqeri u jep ketyre shqetesimive reflektohen ne vlerat social-ekonomike qe ajo shoqeri ndjek
Sot ka dy sisteme qe modelojne perqasjen mbare-boterore te ekonomise dhe te politikes ,vetem pak shtete akoma vazhdojne te ndjekin sisteme politike dhe ekonomike qe mbeshteten ne marksizem(komunizem) ndersa pjesa tjeter kane sisteme te bazuar ne kapitalizem ,ajo qe po behet gjithmone me e qarte eshte se as komunizmi dhe as kapitalizmi nuk plotesojne gjithe nevojat e shoqerise dhe ka ardhur koha per paraqitjen e ideve te reja social-ekonomike qe te permbushin nevojat dhe kerkesat e njerzimit
PROUT eshte unik ne boten e sotme dhe eshte bazuar me shume ne konceptin shpirteror se sa ate material ,te njerzimit dhe universit ,ideja se te gjitha objektet e gjalla dhe jo te gjalla jane pjese e nje vetedijesie supreme te cilat duhen trajtuar si pjeseza te se teres integrale ,eshte thelbi i PROUT
Ashtu si kapitalizmi dhe komunizmi dolen ne nje kohe kur fizikanet dhe filozofet kishin pikepamje materialiste dhe mekaniciste per boten ,PROUT po shfaqet ne kohen kur njerzimi ka filluar te pranoje kendveshtrimin gjithe-perfshires e shpirterot te universit
PROUT kjo baze gjitheperfshirese dhe shpirterore ndihmon ne percaktimin ne percaktimin e nje panorame te re ekonomike-politike-historike dhe ofron shpresen dhe zgjidhjen qe njerzimi mund te gjeje nje rrugedalje nga kriza e sotme social-ekonomike
Per te kuptuar PROUT duhet te shpjegohet kuptimi i fjaleve ,progres ,perdorim,teori,nepermjet te cilave percaktohet kjo teori e re ,sipas prout progresi ne kuptimin e tij te vertete ndodh vetem ne rrafshin shpirteror sepse vetem aty dikush mund te levize drejt nje qellimi pa provokuar kunder-veprim ,ne sferen fizike ne nje ane ka “zhvillim” si p.sh. shpikja e automobilit ,por kjo gje eshte shoqeruar nga prirje kunder vepruese sic eshte ndotja e ambjentit ,mjedisit,apo aksidentet dhe plagosjet ne aksidente
Ne sferen psiqike ose mendore ka gjithashtu zhvillime ,si p.sh. rritja e informacionit tek njerzit ne kohet moderne ,por perseri me rrezulltate negative te tilla si stimi i stresit ,komplekse psiqike, dhe semundje mendore dhe nervore te cilat shoqerojne keto zhvillime
Ideja e progresit e percaktuar nga PROUT ,eshte qe njerzit te pershtatin veten me zhvillimet ndryshuese ne boten fizike dhe psiqike ,ndersa ecin drejt nje qellimi shpirteror
Perdorimi nenkupton qe burimet e (botes) universit te perdoren per mireqenjen dhe lumturine e te gjitheve dhe jo vetem te nje pakice
Perdorimi i burimeve duhet te zbatohet gjithashtu edhe per potencialet metafizike,shpirterore dhe psiqike ,te cilat jane anashkaluar ose injoruar ne shume sisteme dhe perqasje te tjera social-ekonomike ,disa teori te tilla jane zhvilluar nga hipokrite te cilet asnjehere nuk kane patur si qellim ta materjalizojne teorine e tyre,ndersa te tjerat sisteme jane perpunuar nga razionaliste te cilet jane kanaqur duke jetuar ne nje bote abstrakte dhe keshtu pra keto teori nuk kane pasur ndonje perdorim me vlere praktike per masat e njerzve dhe shoqerine
PROUT pohon se sistemi me i mire eshte ai qe bazohet ne nje vleresim te kujdeshmem te ngjarjeve ne bote dhe i cili ka aftesine per tju pershtatur kushteve ne ndryshim
PROUT pra bashkon konceptet e progresit dhe te perdorimit me dobi ne nje sistem qe eshte bazuar ne pese parime baze :
1-asnje individ nuk duhet te lejohet te akumuloje pasuri materjale dhe finanziare pa leje te qarte ose aprovimin e shoqerise
ky parim godet ne dobesine themelore te kapitalizmit i cili lejon qe pak individe te mbledhin pasuri edhe pse nje gje e tille sjell mjerimin e milionave njerzve ,ky parim percakton qarte idene se e konceptit social ne problemet ekonomike ,ky parim percakton qarte dhe kerkon kufizim te pasurise se individeve qe tek e fundit duhet te kete nje mase ,por ky parim nuk kerkon kufizime ne sferen mendore dhe shpirterore ,sepse sfera mendore dhe shpirterore eshte nje thesar i pafund qe nuk duhet penguar ,ne komunizem ky ndryshim i madh midis sferes fizike dhe psiqike nuk ishte kuptuar ,dhe pikerisht kufizimet e rrepta mbi lirine e besimit dhe mendimit cuan ne renien e shume sistemeve te bazar ne kete teori
2-duhet te behet nje perdorim maksimal dhe shperndarje racionale e te gjithe potencialeve tokesore ,pertej-tokesore dhe shpirterore ne (bote) univers
ky parim e nxit shoqerine te beje qe te perdere te gjitha burimet e botes dhe universit per te kanaqur nevojat njerzore,”shperndarje racionale” nenkupton qe nevojat minimale te te gjitheve duhet te garantohen ,por ata individe te cilet kane dhene kontribute te decanta per shoqerine duhet te perfitojne shperblime speciale per te bere qe te nxiten ne punet e tyre dhe te tjereve per te kontribuar me shume ne shoqeri
“shperndarje racionale” nuk do te thote shperndarje e barabarte
3-duhet nje perdorim maksimal i tere potencialeve fizike,metafizike,dhe shpirterore te individit dhe te kolektivit ne shoqerine njerzore
ky parim i referohet perdorimit te burimeve njerzore ,dhe thekson qe nje shoqeri e shendoshe duhet te zhvilloje potencialet e te gjithe njerzve
duke i mohuar shtresave te gjera te njerzimit shanset per zhvillim edukativ dhe ekonomik shoqeria e sotme nuk eshte duke perdorur mire burimet e cmuara njerzore
ky parim gjithashtu terheq vemendjen per nevojen e ekuilibrit midis te mires kolektive dhe te mires individuale
4-duhet nje pershtatje e duhur midis perdorimeve fizike ,metafiziketokesore,dhe pertej tokesore dhe shpirterore
ketu PROUT thote se shoqeria duhet te frymezoje njerzit qe te punojne per te miren individuale dhe kolektive ,dhe kerkon qe te krijohen rezerva keshtu qe te gjithe nepermjet punes se pershtatshme te mund te fitojne dhe te plotesojne nevojat minimale
ky parim gjithashtu i ben thirrje shoqerise qe te perdore me korrektesi dhuntite relativisht te rralla sic eshte spiritualiteti
5-metoda e perdorimit duhet te behet ne perputhje me ndryshimet ne kohe hapesire dhe person,dhe perdorimi duhet te jete i nje nature progresive
ky parim i siguron shoqerise nje menyre pershtatjeje ndaj rrethanave te ndryshueshme dhe gjithashtu kerkon nga njerzimi te zhvilloje kerkime shkencore ,te udhehequra nga parimet e neo-humanizmit me qellimin per te sjelle mireqenje per te gjithe
Krijoni Kontakt