Close
Faqja 0 prej 30 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 298
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Japoni: Vendi goditet nga tërmetet dhe tsunami. Raportohen mijëra të vdekur

    Valë të njëpasnjëshme cunami godasin Japoninë
    - Kërcënohen 53 shtete që janë afër oqeanit Paqësor nga cunami!
    - U rrëzua kulmi i një ndërtese të madhe pas një ceremonie universitare
    - Panik nëpër rrugë,ndaluan punën linjat hekurudhore dhe transporti publik


    Cunam me lartësi 10 metra goditi brigjet e Sendai në Japoninë verilindore,pas një tërmeti të shkallës 8.9 rihter,njoftuan mediat japoneze.
    Aeroporti i Sendai është përmbytur krejt nga uji dhe ka marrë pamjen e një liqeni të vogël.Valë me lartësi shumë të mëdha kanë përmbytur edhe zona të tjera të Japonisë veri-lindore.
    Alarm për cunam kanë dhënë edhe Indonezia,Filipinet dhe Taivani.Alarm për cunam katastrofik u lëshua edhe për të gjithë Japoninë,Rusinë,Ishujt Mariana dhe qendrës Kontrolluese të Paqësorit.

    Sipas njoftimit të Qendrës së Paqësorit, "një tërmet i kësaj shkalle mund të shkaktojë një cunam katastrofik për të përmbytur zonat pranë epiqendrës brenda disa minutave dhe brigjet më të largët brenda disa orëve."
    Qendra paralajmëroi gjithashtu se një cunam mund të përbëhet nga një seri valësh me një distancë prej pesë minuta deri në një orë çdo nga vala në valë dhe vala e parë ndoshta nuk është e fortë.
    Qendra dërgoi alarmin edhe në ishullin Guam, Tajvan, Ishujt Marshall, Indonezi, Papua Guinea e Re, Nauru dhe Hawai.

    Mijëra njerëz u ngjitën në taracat e shtëpive të tyre për të shpëtuar nga cunami që merrte ç'gjente përpara.
    Deri në këto momente është gjetur një i vdekur,ndërsa bëhet fjalë për shumë të plagosur dhe për shkatërrime të shumta banesash.

    TEC-e bërthamore dhe rafineri nafte janë mbyllur krejt për të parandaluar të keqen.Një zjarr i madh shpërtheu në një rafineri në Lisihara afër Tokios.Tërmeti ishte 8.9 dhe jo 7.9 rihter ,siç njoftuan fillimisht.
    Tërmeti tronditi Japoninë në orën 06:46 (ora shqiptare), 14:46 në Japoni, kur shumica e njerëzve ishin në punët e tyre. Ky është një prej tërmeteve më të fortë që goditi vendin.
    Ministria japoneze e Mbrojtjes ka vënë në dispozicion tetë anije luftarake për të monitoruar shkallën e dëmit pas tërmetit me magnitudë 8.9 ballë që goditi Japoninë veri-lindore, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.
    Tërmeti tronditi Japoninë në orën 06:46 (ora shqiptare), 14:46 në Japoni, kur shumica e njerëzve ishin në punët e tyre. Ky është një prej tërmeteve më të fortë që goditi vendin.
    Në shumë zona janë pezulluar të gjith afluturimet ajrore,trenat dhe mjetet e tjera të transportit publik.
    Parashikohet qe tsunami te kaloji ne Hawai,Chili,Zhlanden e Re dhe ne Australi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga YaSmiN : 11-03-2011 më 05:37

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Katastrof, Japonezet kan nje sistem te avancum mbrojtes kunder cunamit dhe termeteve , por sic duket ka qen termet i fort.
    8.9 te ne do ta bente rrafsh , ndertesat do te binin si kulla prej letre.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Japonia goditet nga tërmeti dhe cunami
    Një tërmet masiv e ka goditur sot bregun verilindor të Japonisë. Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tërmeti e kishte intensitetin 8.9 shkallë, pasi informacioni i mëhershëm ishte se ky intensitet ishte 7.9 shkallë.
    Ky tërmet ka shkaktuar një cunmai me lartësi katër metra, i cili i ka bartur makinat e në disa raste edhe ndërtesat përgjatë bregut, afër epiqendrës.
    Agjencia japoneze e lajmeve, Kjodo, raportoi se shumë njerëz janë lënduar në pjesën veriore të Japonisë. Në Tokio, disa ndërtesa i ka përfshirë zjarri.
    Vërejtja për cunami është dhënë edhe për vendet që ndodhen buzë Paqësorit. Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti ka goditur edhe në thellësi prej 24 kilometrash, në Honshu të bregut lindor të Japonisë.

    vidio.linku.http://www.botasot.info/def.php?category=13&id=108538
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    aii sa gjynah - te gjitha te keqiat ne nje dite shpresoj te mos kete shume viktima
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  7. #7
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Katastrof, Japonezet kan nje sistem te avancum mbrojtes kunder cunamit dhe termeteve , por sic duket ka qen termet i fort.
    8.9 te ne do ta bente rrafsh , ndertesat do te binin si kulla prej letre.
    e vertete. jane shume te pergatitur japonezet.
    termeti ne haiti i para nje viti ishte 7,2 dhe e pame te gjithe se cfare beri...
    ky ne japoni ishti 8,9 dhe nuk ka shkaktuar as 5% te demit te atjeshem.
    mgjs epiqendra e ketij ne japoni ishte 130 km nga bregu me duket...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    shikoni cfare tmerri...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Ka nej shifer kund se spo gjej gja, sa estimohen viktimat? Sa tmerr, ka lujt menq toka.
    D'Oh!

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Homer Lexo Postimin
    Ka nej shifer kund se spo gjej gja, sa estimohen viktimat? Sa tmerr, ka lujt menq toka.
    39 te vdekur dhe nja 30 te humbur...

    ka edhe nje alarm berthamore thone.
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 0 prej 30 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •