Close
Faqja 8 prej 23 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 221
  1. #71
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Rrëfimi i Suzana Delishit dhe Nik Berishës. Frikë dhe ankth mes emigrantëve

    Shqiptarja: Unë në metronë ku shpërthyen bombat


    Nga Londra
    Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare



    Frika pllakosi edhe rreth 20 mijë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Londër. Atentatet e përgjakshme i kanë tronditur rëndë ata, që tashmë vrapojnë për të komunikuar me miqtë e të afërmit gjithë ankth për jetën e tyre. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk rezultonte asnjë shqiptar i vdekur apo i plagosur nga atentatet, siç konfirmoi edhe vetë ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Kastriot Robo. Ambasada shqiptare njoftoi se "po e ndjek situatën hap pas hapi dhe po mban kontakte me Ministrinë e Jashtme Britanike që për momentin nuk ka njoftime për për ndonjë shtetas shqiptar të humbur". Por, pavarësisht kësaj, atmosfera e rënduar i ka tmerruar të gjithë ata emigrantë, që dje u përpoqën të mos dalin fare nga shtëpia.
    Suzana Delishi, e cila në mëngjes do të udhëtonte nga stacioni Stratford për në stacionin "Liverpol Street", ku ndodhën shpërthimet e fuqishme. "Mbërrita nga stacioni i Barkingut në atë të Stratfordit. Po pija një kafe brënda në stacion, kur policia dhe punonjësit e metrosë na njoftuan se duhet të largoheshim menjëherë", rrëfen ajo. "Të gjithë në stacion filluan të largoheshin në kaos me telefona në duar, pasi morën vesh lajmin e shpërthimeve ne stacionin e Liverpool Street që ndodhet vetëm gjashtë stacione më larg nga ku ne ishim. Ishte një eksperiencë e frikshme të cilën e përjetova keq...", përfundon vajza.
    Të njëjtën situatë të rëndë ka përjetuar dje edhe Nik Berisha, presidenti i kompanisë "Alban Travel" tregon për "Gazetën" se "po shkonte me makinë për në punë, kur pa njerëz që dilnin me shpejtësi nga stacioni i trenit në stacionin Edgware Rd". "Kujtova se mos kishte ndodhur ndonjë vrasje, pasi pashë një polic, i cili po rrethonte zonën me shirit", tregon shqiptari. "Të gjithë po dilnin nga stacioni të hutuar. Me të mbërritur në zyrë mora vesh se kishte qënë një shpërthim bombe dhe më pashë në ekranet e televizioneve pasojat e tragjedisë". E gjithë qendra e Londrës u transformua në një qytet fantazmë. Pas atentateve të mëngjesit, disa tregje u mbyllën, transporti u bllokua dhe taksitë nuk gjendeshin askund. Njerëzit ecnin mbi trotuare duke mos gjetur mjete të tjera lëvizjeje, metroja dhe autobusi nuk funksiononin. Disa prej tyre qëndronin të hutuar tek stacionet e autobusit. Një seri atentatesh që ndodhën mëngjesin e djeshëm në metronë e Londrës dhe në një autobus shkaktoi të paktën 45 të vdekur dhe 1000 të plagosur, sipas bilanceve zyrtare. Taksitë punonin vetëm në rastet kur ishin të rezervuara dhe nuk ndalonin kur njerëzit kishin nevojë. Pothuajse asnjë makinë nuk qarkullonte, përveç disa makinave të policisë. Lagjet më turistike, Trafalgar, Square, Picadilly Cicus, Oxford Circus ishin pothuajse të shkretuara dhe një në dy dyqane ishte i mbyllur."Nuk arrij ta besoj. Kam përshtypjen se qyteti ka vdekur", thotë një vajzë e vogël në Aldwych, pranë tregut turistik të Covent Garden. Ngjarja e rëndë ndodhi më pak se 24 orë pasi londinezët morën lajmin e organizimit të Lojrave Olimpike të vitit 2012. Jeta e një qyteti u vendos në dy gjendje emocionale ekstreme brenda prak orësh. "Dielli i gëzimit dhe festimeve të natës së kaluar në Londër, lindi këtë mëngjes një ditë të një krimi të tmerrshëm shkatërrimtar", deklaroi Ministri Britanik i Mbrojtjes John Reid. Shefi i Lojrave Olimpike, i cili dha lajmin e gëzuar të fitores së Londrës para delegacionit britanik në Singapor, ndjehej i zymtë dhe i dëshpëruar. "Jam thellësisht i dëshpëruar që kjo ndodh në zemrën e një qyteti olimpik. Fatkeqësisht Londra nuk është një strehë e sigurtë. Asnjë qytet nuk është i sigurt", deklaroi ai.



    Ambasadori: S'ka njoftime për viktima shqiptare

    LONDER - Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Kastriot Robo bëri të ditur dje për televizionin NEWS24 se nuk ka njoftime për viktima shqiptare nga shpërthimet në autobuse, metrotë dhe trenat në Londër. Ai u shpreh se ende nuk dihet bilanci i viktimave, ndërsa ai i të plagosurve konsiderohet të jetë shumë i madh. Sipas policisë londineze, numri i të vdekurve nga shpërthimet për momentin është 44 persona, numri i të plagosurve është 370 persona, ndërsa shumë prej tyre janë shtruar në spitale në gjendje të rëndë.
    __________________

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,075
    Ambasadori: S'ka njoftime për viktima shqiptare

    LONDER - Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Kastriot Robo bëri të ditur dje për televizionin NEWS24 se nuk ka njoftime për viktima shqiptare nga shpërthimet në autobuse, metrotë dhe trenat në Londër. Ai u shpreh se ende nuk dihet bilanci i viktimave, ndërsa ai i të plagosurve konsiderohet të jetë shumë i madh. Sipas policisë londineze, numri i të vdekurve nga shpërthimet për momentin është 44 persona, numri i të plagosurve është 370 persona, ndërsa shumë prej tyre janë shtruar në spitale në gjendje të rëndë.
    __________________
    tani po lexoj ne internet qe jane 4 kosovare te plagosur , apo kosovaret nuk jane shqiptare

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga san-antonio
    tani po lexoj ne internet qe jane 4 kosovare te plagosur , apo kosovaret nuk jane shqiptare
    Ne se nuk kane nenshtetesine shqiptare per qeverine britanike nuk jane shqiptare. Kur i nepen ambasadave numri i shtetasve te tyne, i deklarohet ne baze te nenshtetesise.

    Citim Postuar më parë nga san-antonio
    kur shikon se si i trajtojne emigrantet e thjeshte nuk me vjen keq per cfare po ndodh
    Nuk te vjen keq?! Sikur ajo vajza shqiptare te ishte nja gjashte stacione ma andej s'kishte me te ardhe keq?! Nuk te vjen keq per kosovaret e plagosun?!

  4. #74
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Citim Postuar më parë nga Toro
    Si nuk te vjen turp nga vetja!
    Kur nuk ke gje per te thene me mirr hesht dhe respekto dhimbjen e tjetrit o kelysh i Bin Ladenit!

    I dashur toro me vjen keq qe flet keshtu per ate shkruesin e meparshem sidomos, sepse ti me gjuhen qe perdor agresive dhe aspak tolerante ngjan me shume si kelysh bin ladeni se ai i shkreti qe kerkon paqe neper botedhe respekton dhimbjen e kujtdo qe ka humbur te afermit e tij ne keto konflikte barbare qofshin ata angleze, spanjolle, amerikane afgane, apo iraken...e mos harro te hidhesh nga ana e me te fortit eshte me e lehta, te jesh me drejtesine eshte me e veshtira.
    Me respekt
    teddy


    P.s Mendohet se ka te pakten 200.000, shifrat reale duke marre parasysh sinqeritetin amerika duhet te jene 5-fish, dhe nuk do ti dime kurre, civil irakene te vdekur ne kete lufte, civile kuptoni,femije. perse per ata nuk flitet kurre, mos jeta e tyre ka me pak vlere se jeta e nje perendimori? derisa te kete mendime te tilla nuk mund te kete paqje

    poshte terrorizmi, poshte bombat amerikane!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Teddy : 08-07-2005 më 07:38

  5. #75
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Sulmet terroriste jane te pajustifikushme dhe duhen denuar nga te gjithe .....Me keto viktima te pafajshme do shtohet edhe me shume hendeku midis emigranteve myslimane dhe popullsise vendase ......

    Shume analiste tremben nga nje konflikt qe po ashpersohet midis botes se myslimaneve dhe botes europiane moderne ...
    Vetem INTEGRIMI i emigranteve myslimane ne keto vende europiane eshte zgjidhja ...
    Pa ndihmen e vete myslimaneve veshtire te goditet terrorizmi i Bin Laenit ....


    Numri i viktimave e kaloi 50 ...ka akoma kufoma ne galeri.

    Nderkohe shtypi britanik po akuzon sherbimin e fshehte Anglez ... i pafuqishem dhe e pakujdesshem...
    Gjithashtu kritikohet edhe largimi ne mase i trupave te policise drejt SKOCISE per G8...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  6. #76
    Freedom Maska e Bianconero
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Citim Postuar më parë nga [DelFini]
    metvertet tragjike kjo qe ka ndodh ne londer, po aq sa osht tragjike ngjarja aq osht tragjike mendimi i shumices se kto sulme jan kryer prej muslimanve , kjo qe fajin ja hedhin gjith muslimanve osht shum gjest i poshter.
    Tragjedia vazhdon kur muslimanet budallenj besojn qe kto sulme jon kry prej "vllezerve t`tyne musliman" e shkojn thojn " mir jau kan bo se kqyr qka po na bojn kta neve"...

    eeeh sa keq me kon i pasigurt ne cdo hap
    Mendimi se keto akte kryhen nga ''Muslimane'' nuk eshte tragjik dhe aspak jashte realitetit perderisa pasi hedhin nje bombe apo kepusin nje koke, kendojne kengen: ''allah ykber'' (dicka e tille). Kuptohet qe pjesa me e madhe e muslimaneve e denojne kete barbarizem (te pakten urojme). Kete ''kengen'', muslimanet e ndershem ne mbare boten duhet t'jua zene ne gryke ketyre monstrave qe perfaqesojne ''zotin e tyre'' dhe jo t'i perkrahin. Terrorizmi duhet urryer dhe luftuar nga cdo njeri pa marre parasysh se c'besim kane terroristet. Ai qe vret njerez te pafajshem nuk ndan te njejtin besim me mua sepse une adhuroj zotin e ai djallin. Keshtu qe mendoj se ne shqiptaret kemi lajthitur pak por jemi akoma ne kohe qe te reflektojme. Ndoshta kemi lindur BUKESHKALE dhe kjo eshte fatkeqesi por nese vdesim te tille s'do na falet.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  7. #77
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Disa pershkrime te ethshme pershkruhen ne gazeten e mengjesit "Metro" per nja dy raste kur nje nga mjeket qe shkonte per te asistuar dike kishte pare nje njeri "copa - copa " te shperndare ne rruge apo kur nje nga pasagjeret thoshte se pamja me makaber per te kishte qene kur kishte pare nje njeri te cilit i ishte bere koka sterre e zeze nga djegia ndersa gjaku i kullonte pa pushim si lume ne te gjithe fytyren

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Shtet tolerant? Ne fakt me shume i shkon shtet injoranto-idiot. Cudia nuk ka fund me ''injorancen'' angleze, para disa muajsh diskutohej qe te ndalohej festa e Krishtlindjeve sepse fyheshin muslimanet emigrante te ardhur nga fundi i botes!!! Dmth kjo eshte gjeja me injorante qe kam degjuar gjate jetes sime te deritanishme dhe sigurisht qe me lirine e tepruar, ose shkerdhatacionin, Anglia po fundos veten.
    Pse si mendon ti bianconero anglezet, qe sot sundojne me boten, jane aq "naive," aq "injorante", aq "budallenj" saqe kane mbetur qe nje shtetas i nje shteti kalbaraq si Shqiperia, ti mesoj se c'duhet bere? Mos ua qa hallin anglezeve plako, e dine mire anglezet se c'kane bere edhe c'bejne. Prosperiteti ekonomik, pasuria edhe toleranca qe sot gezon Anglia ka ardhur pikerisht si rezultat i shfrytezimeve te ketyre njerezve nga "fundi i botes," apo "dreqistanasve" sic preferon tu thuash ti. Pastaj edhe ne rast se keta "dreqistanas" kane shkuar te jetojne dhe shijojne te mirat e Anglise, une them se eshte e drejta e tyre; eshte koha qe Anglia ti akomodoj ish-te kolonizuarit e saj. Sic thote ajo idioma angleze "the chickens have come to roost."

    Ne jemi Shqiptar, nuk i perkasim Islamizmit dhe as Krishterimit por vetem Shqiptarise, te ciles i perksinin te paret tane se perndryshe ''fara'' jone do ishte zhdukur me kohe. Nuk jemi ose nuk duhet te jemi, ose nuk mund te jemi me bindje kaq trashanike sic ishte njeri ne Gjermani para disa vitesh qe kur e pyesje ''nga je''. Nuk te thoshte qe jam Shqiptar nga Bosnja por pergjigjej shkurt, ''jam musliman''!
    Nuk e di se sa e njef historine, gjeografine edhe etnografine e vendeve jashte atyre kufijve londineze te Shqiperise, po te tregoje qe ne Bosnje nuk ka shqiptar. Boshnjaket jane sllave muslimane, dhe ne ish Jugosllavi u thonin musliman edhe ne kuptim etnik te fjales, keshtu qe ai "robi"qe ka thene "jam musliman" ka pasur te drejte.

    Sa per sulmet terroriste ne Londer, duhet denuar kushdo qofte autori i krimit.
    Qashtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga perestae00 : 08-07-2005 më 16:53

  9. #79
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Mendohet Qe Numri I Te Vdekurve Te Rritet Ne 70 ,,ndersa Jan Komfirmuar 49 Te Vdekur !!!

    20 Persona Trupat E Te Cilve Rezultojne Te Humbur Mendohen Te Jene Ne Germadhat E Undergroundit !!!

    Sulmi I Autobuzit Nuk Ishte Kamikaz Sic U Perhap ,te Gjitha Sulmet Kane Pasur Pako Te Vecanta Te Vendosoura Ne Trena Dhe Ne Atobuze !!!

    Networku Londinez I Celularve U Mbyll Dje Per Ore Te Tera Pasi Sulmet Mendohet Te Vinin Me Ane Te Celularve !!

    Gjithashtu Jan Gjetur Edhe Dy Bomba Te Tjera Te Pashperthyera Te Lena Ne Dy Stacione, Emri I Eshte Lene Anonim !!!

    Ndersa Tragjedia E Djeshme Ishte Shume E Dhimbshme Per Te Gjithe Ne ,muret Te Perlyera Nga Gjaku I Te Pefajshme ,kembe E Dur Te Shkeputura Nga Pjeset E Trupit Te Gjetura Ne Rruge ETJ ETJ ,shume E Dhimbshme !!!

    Ndersa ,se Kush E Ka Marr Persiper Kte Akt Terrorrist Akoma Nuk Dihet !!!

    Por Mendohet Te Jete Al Caida !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Moltisanti : 08-07-2005 më 17:32

  10. #80
    Freedom Maska e Bianconero
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Citim Postuar më parë nga perestae00
    Pse si mendon ti bianconero anglezet, qe sot sundojne me boten, jane aq "naive," aq "injorante", aq "budallenj" saqe kane mbetur qe nje shtetas i nje shteti kalbaraq si Shqiperia, ti mesoj se c'duhet bere? Mos ua qa hallin anglezeve plako, e dine mire anglezet se c'kane bere edhe c'bejne. Prosperiteti ekonomik, pasuria edhe toleranca qe sot gezon Anglia ka ardhur pikerisht si rezultat i shfrytezimeve te ketyre njerezve nga "fundi i botes," apo "dreqistanasve" sic preferon tu thuash ti. Pastaj edhe ne rast se keta "dreqistanas" kane shkuar te jetojne dhe shijojne te mirat e Anglise, une them se eshte e drejta e tyre; eshte koha qe Anglia ti akomodoj ish-te kolonizuarit e saj. Sic thote ajo idioma angleze "the chickens have come to roost."


    Nuk e di se sa e njef historine, gjeografine edhe etnografine e vendeve jashte atyre kufijve londineze te Shqiperise, po te tregoje qe ne Bosnje nuk ka shqiptar. Boshnjaket jane sllave muslimane, dhe ne ish Jugosllavi u thonin musliman edhe ne kuptim etnik te fjales, keshtu qe ai "robi"qe ka thene "jam musliman" ka pasur te drejte.

    Sa per sulmet terroriste ne Londer, duhet denuar kushdo qofte autori i krimit.
    Qashtu
    Une po ju qaj hallin atyre qe vdiqen dhe atyre qe ndoshta do kene te njejten vdekje nga e njejta dore e zeze, nga kjo skam ndonje garanci se do shpetoj as une dhe as mijera shqiptare gjate kohes qe do jemi ketu. Shqiptare ka rreth 30-40 000 ketu, nje nder ta jam dhe une. Personalisht me pare kam udhetuar qindra here me Trenat ''e vdekjes'', gjithashtu edhe shumica e shqiptareve te tjere. Shqiptaret ne kete rast ishin me fat sepse ''shperthimet'' ndodhen jashte orarit qe zakonisht udhetojne emigrantet shqiptare, te cilet ne oren 8 ndodhen ne pune. Kurse te shkollave zakonisht skane nevoje per udhetime me tren por perdorin autobusin per te cilin nuk mendohej se do te sulmohej edhe pse pritej te ndodhte kjo qe ndodhi. Flm zotit, nga ne s’kishte viktima, gjithsesi dhimbja eshte e madhe per ata tjeret qe ishin njerez sic jemi ne, ndoshta dhe me te mire. Dhimbja eshte e madhe dhe per ata njerez qe vdesin cdo dite ne Irak dhe ne shume vende te botes si nga lufta, semundjet, uria etj.

    Ti ja ke fut pak kot ne fakt sepse une skam ne mend t'i mesoj se e di qe eshte e pamundur por thjesht kam bere nje postim qe ska asnje lloj vlere ne nje ''cop'' forum shqiptar dhe kaq. Ajo qe duket qarte tek une eshte qe; nuk dua qe shqiptaret te bien ne nivelin e funderrimave dhe te perkrahin terrorizmin, as per kete sme pyet kush mua, gjithsesi e them ta lexojne dhe pasi s’do ju pelqeje, le te nxjerrin vrer sa te duan se aq me ben mua. Edhe nese Anglia ka gabuar ne ''politiken e jashtme'', vrasja e njerzve te pafajshem edhe komplet dicka tjeter. Ne fund, cdo njeri do qe ta jetoje jeten e tij dhe nese vdes, ka vdekur bota (e tij). Anglezet i bejne mire llogarite por askujt nuk i dalin 100% dhe nje dite ky postimi im (aty ku dua te dal) i mesiperm do vehet pak a shume ne jete sepse nese vazhdon keshtu, sdo quhet Angli me dhe kur te vija puna per te humbur emrin, keta sigurisht qe do e tregojne ''patriotizmin'' e tyre.

    Me ate serbo-boshnjako-muslimanin flisnim shqip ne dhe ishte shqiptar qe kishte jetuar gjithe jeten aty, ishte dhe azilant i regjistruar si shqiptar, gjithsesi kujt i plasi per ate, ke shqiptare ''puro'' sa te duash qe kane fene para kombit, kjo eshte e keqe e madhe, mundesisht ka dhe prej atyre qe ankohen nese jua shan nje ''vella '' apo te gjithe ''vellezerit'' pakistanez!!!

    Qishtu

    Tung
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

Faqja 8 prej 23 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria dërgon si dipllomat në Londër një zooteknik
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 07:57
  2. Bombat në Londër, identifikohet autori
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 17:34
  3. Londër, shqiptarët bashkë në fushat e futbollit
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 05:19
  4. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •